Tag: marrëveshja

  • Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping

    Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping

    Trilleri disamujor rreth fatit të mbylljes së TikTok në SHBA pritet të ketë një fund të lumtur, pasi gjithçka tregon se marrëveshja përfundimtare do të nënshkruhet deri në fund të javës, me shumë mundësi të enjten, si pjesë e takimit të shumëpritur midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping.

    Marrëveshja, e cila do të transferojë pronësinë e operacioneve të aplikacionit në SHBA, vlerësohet të jetë me vlerë 14 miliardë dollarë.
    Çështja e TikTok është mbartur që nga administrata Biden, e cila kishte caktuar 18 janarin si afatin e mbylljes së aplikacionit kinez në SHBA, për arsye sigurie kombëtare siç pretendonte administrata e atëhershme.

    Top Channel

  • “Nuk ka tregti pa ndaluar luftën!” Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin

    “Nuk ka tregti pa ndaluar luftën!” Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin

    Tajlanda dhe Kamboxhia kanë nënshkruar sot, 26 tetor, një marrëveshje të zgjeruar për armëpushim, në prani të presidentit amerikan Donald Trump, gjatë samitit të ASEAN në Kuala Lumpur, Malajzi.
    Marrëveshja vjen si një vazhdim i armëpushimit që i dha fund luftimeve të përgjakshme kufitare në muajin korrik.
    Kryeministri kamboxhian Hun Manet dhe ai tajlandez Anutin Charnvirakul firmosën marrëveshjen pas ardhjes së Trump në samit. Presidenti amerikan deklaroi se “u realizua diçka që shumë njerëz e panë të pamundur”, duke e nënshkruar marrëveshjen së bashku me kryeministrin malajzian Anwar Ibrahim, mikpritës i samitit.
    Kryeministri tajlandez e quajti marrëveshjen si “bazë për një paqe të qëndrueshme”, ndërsa Hun Manet e cilësoi këtë si një “ditë historike”.
    Masa të parashikuara në marrëveshje
    Marrëveshja parashikon lirimin e 18 ushtarëve kamboxhianë nga Tajlanda, si dhe heqjen e armëve të rënda nga rajoni kufitar, ndërsa forcat malajziane do të vendosen për të parandaluar rifillimin e luftimeve.
    Territori përgjatë 800 km të kufirit mes dy vendeve ka qenë objekt mosmarrëveshjesh për dekada.
    Përveç armëpushimit, Trump nënshkroi gjithashtu marrëveshje ekonomike me Kamboxhian dhe Tajlandën, duke përfshirë një marrëveshje për tregti reciproke me Phnom Penh dhe një marrëveshje mbi minerale kritike me Bangkokun.
    Raportimet nga Tajlanda tregojnë se marrëveshja e së dielës konsolidon “ato që ishin vendosur më parë”. Qytetarët dhe ushtria tajlandeze e shohin marrëveshjen si “fillimi i fundit” të konfliktit, por jo si zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjes kufitare, duke e konsideruar si një proces që do të matet nga detajet e zbatimit.

  • Kontroll të rreptë të mallrave ushtarake, nënshkruhet marrëveshja mes Doganes dhe AKSHE

    Kontroll të rreptë të mallrave ushtarake, nënshkruhet marrëveshja mes Doganes dhe AKSHE

    Në prani të ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe ministrit të Financave, Petrit Malaj, u nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE).
    Marrëveshjen e firmosën drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gnet Gazheli, dhe drejtori i AKSHE, Andrea Shllaku. Kjo marrëveshje ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve për zbatimin e kuadrit ligjor dhe zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta në kontrollin e mallrave me përdorim të dyfishtë dhe atyre ushtarake.
    Palët u angazhuan për krijimin e një platforme efektive për komunikim dhe shkëmbim informacioni, si dhe për ofrimin e asistencës teknike gjatë identifikimit dhe klasifikimit të mallrave që hyjnë apo dalin nga territori i Shqipërisë.
    Për më tepër, institucionet do të realizojnë analiza të përbashkëta të riskut me qëllim minimizimin e rreziqeve lidhur me transferimet ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, duke përfshirë edhe parandalimin e trafikut të paligjshëm të tyre.
    Zbatimi i kësaj marrëveshjeje pritet të sjellë rezultate të prekshme, si rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë institucionale, përmirësimi i kohës së reagimit dhe verifikimit, si dhe forcimi i mbrojtjes kundër përdorimeve të paligjshme të mallrave strategjike.
    Kjo iniciativë kontribuon në garantimin e sigurisë kombëtare, mbrojtjen e interesave strategjike të shtetit dhe përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë.

  • Irani: S’jemi të detyruar të respektojmë “kufizimet” për programin bërthamor

    Irani: S’jemi të detyruar të respektojmë “kufizimet” për programin bërthamor

    Irani tha se nuk është më i detyruar që të respektojë kufizimet mbi programin e tij bërthamor, pasi ka skaduar marrëveshja 10-vjeçare mes tij dhe fuqive botërore, ndonëse Teherani përsëriti më 18 tetor “angazhimin tonë ndaj diplomacisë”.
    Marrëveshja e vitit 2015 – e nënshkruar në Vjenë nga Irani, Kina, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara – parashikonte heqjen e sanksioneve ndërkombëtare kundër Republikës Islamike në këmbim të kufizimeve mbi programin bërthamor të Teheranit.
    Por, nga marrëveshja Uashingtoni u tërhoq në mënyrë të njëanshme gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, ndërsa më pas edhe Irani u tërhoq nga angazhimet e tij.

    Muajin e kaluar, ndaj Iranit u rivendosën sanksionet e Kombeve të Bashkuara. Mekanizmin e vendosjes automatike të sanksioneve e aktivizuan nënshkrueset evropiane të marrëveshjes së vitit 2015.
    Nga tani, “të gjitha dispozitat [e marrëveshjes], përfshirë kufizimet mbi programin bërthamor iranian dhe mekanizmat përkatës, konsiderohen të përfunduara”, tha Ministria e Jashtme e Iranit në një deklaratë në ditën e skadimit të paktit.
    “Irani shpreh fuqishëm përkushtimin e tij ndaj diplomacisë”, shtoi ajo.
    Prej kohësh, fuqitë perëndimore e kanë akuzuar Iranin se po synon të zhvillojë armë bërthamore, akuzë që Teherani e ka refuzuar vazhdimisht dhe ka këmbëngulur se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime civile, si prodhimi i energjisë.
    “Dita e përfundimit” të marrëveshjes ishte përcaktuar për 18 tetor 2025, saktësisht 10 vjet pas miratimit të saj në rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
    Marrëveshja e kufizonte pasurimin e uraniumit të Iranit në 3.67 për qind pastërti, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Sipas Agjencisë për Energji Bërthamore, Irani është i vetmi vend pa program të armëve bërthamore që pasuron uraniumin deri në 60 për qind pastërti. Ky nivel është pranë pragut prej 90 për qind që nevojitet për një bombë bërthamore./REL

  • Shkelet marrëveshja! Izraeli sulmon minibusin në Gaza, 11 të vdekur nga e njëjta familje

    Shkelet marrëveshja! Izraeli sulmon minibusin në Gaza, 11 të vdekur nga e njëjta familje

    Njëmbëdhjetë anëtarë të një familjeje u vranë pasi Izraeli sulmoi një automjet në Zeitun, në qytetin e Gazës, duke e akuzuar atë për kalimin e të ashtuquajturës “vijë të verdhë”, e cila përcakton zonat nën kontrollin ushtarak izraelit.
    Hamasi dënoi atë që e quajti një “masakër” dhe tha se familja u shënjestrua pa justifikim.
    Grupi i bëri thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe ndërmjetësve të bëjnë presion mbi Izraelin që të respektojë marrëveshjen e armëpushimit.
    Sipas Al Jazeera Izraeli ka vrarë 28 persona që kur armëpushimi hyri në fuqi.

  • Roli i Trump në armëpushimin në Gaza ishte vendimtar, por jo një udhërrëfyes për paqen

    Roli i Trump në armëpushimin në Gaza ishte vendimtar, por jo një udhërrëfyes për paqen

    Udhëtimi i shpejtë i Donald Trump në Izrael dhe Egjipt ishte fitorja që ai donte. Ai u shfaq si një lider që shijonte pushtetin e tij, mes duartrokitjeve në parlamentin izraelit dhe pranisë së liderëve botërorë në Sharm el-Sheikh. Një diplomat veteran tha se Trump i trajtonte liderët e tjerë si figurantë në filmin e tij.
    Trump e paraqiti marrëveshjen si një pikë kthese historike: “Gjithçka që kam bërë në jetë janë marrëveshje. Ndoshta kjo është më e madhja nga të gjitha.” Por puna nuk ka përfunduar.
    Pa dyshim, Trump ka meritë për marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimin e pengjeve. Katari, Turqia dhe Egjipti përdorën ndikimin e tyre mbi Hamasin për ta detyruar të pranojë. Por pa presionin që bëri Trump ndaj Netanyahu-t për të pranuar kushtet që më parë i kishte refuzuar, marrëveshja nuk do të ishte nënshkruar.
    Marrëveshja nuk është një traktat paqeje, madje as fillimi i një procesi paqeje. Plani 20-pikësh i Trump-it kërkon që Gaza të çarmatoset dhe të qeveriset nga një komitet palestinez që raporton te një Bord Paqeje i kryesuar nga Trump. Por detajet janë ende të paqarta.
    Nuk ka vullnet politik për një paqe të vërtetë. Lufta në Gaza mund të ketë përfunduar, por pa një marrëveshje të qëndrueshme, armëpushimi është i brishtë. Vetëm 24 orë pas kthimit të pengjeve, filluan të shfaqen përçarje. Hamasi ka kthyer vetëm 7 nga trupat e 28 pengjeve të vrarë, duke thënë se është e vështirë t’i gjejë në rrënojat e krijuara nga bombardimet izraelite.
    Izraeli ka reaguar duke përgjysmuar ndihmën për Gazën dhe duke mbyllur kalimin në Rafah me Egjiptin. Ministri ekstremist Smotrich tha se “vetëm presioni ushtarak sjell kthimin e pengjeve.”
    Forcat izraelite ende kontrollojnë 53% të Gazës dhe kanë vrarë palestinezë që i janë afruar pozicioneve të tyre. Rregullat e angazhimit përfshijnë dy “vija imagjinare” që palestinezët nuk i njohin, një sistem i rrezikshëm për kontrollin e turmave.
    Hamasi po rikthen kontrollin në rrugë, duke sulmuar klane rivale dhe duke ekzekutuar bashkëpunëtorë të dyshuar me Izraelin. Këto veprime tregojnë se Hamasi ka mbijetuar dhe nuk ka ndërmend të çarmatosej.
    Pika 15 e planit të Trump-it parashikon një Forcë Ndërkombëtare Stabilizimi për Gazën, por kjo është e pamundur pa një armëpushim të fortë. Hamasi mund të dorëzojë disa armë të rënda, por nuk do të çarmatoset plotësisht.
    Trump ka shpallur se marrëveshja e tij do të sjellë paqe mes arabëve dhe hebrenjve, dhe më gjerë në Lindjen e Mesme. Por pa përkushtim të dyanshëm dhe sakrifica të dhimbshme, paqja nuk mund të arrihet. Presidentët amerikanë kanë besuar më parë se mund ta sjellin paqen, por historia ka treguar se nuk mjafton vetëm dëshira e një lideri, sado i fuqishëm të jetë.
    Shkrim nga Jeremy Bowen për BBC

  • “Na u deshën 3000 vjet!” Marrëveshja që ndal luftën në Gaza: Trump e quan “më të rëndësishmen e jetës sime”

    “Na u deshën 3000 vjet!” Marrëveshja që ndal luftën në Gaza: Trump e quan “më të rëndësishmen e jetës sime”

    Në samitin historik për paqen në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi marrëveshjen e armëpushimit për Gazën, duke u shprehur se duheshin tre mijë vite për këtë marrëveshje.
    “Na u deshën 3,000 vjet për të ardhur deri këtu, a e besoni?”, tha Trump teksa firmoste dokumentin, duke shprehur besimin se marrëveshja do të jetë efikase.
    Pas tij, edhe liderë të tjerë rajonalë, përfshirë presidentin e Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi, emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al Thani dhe presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, firmosën dokumentin, që synon të vendosë paqen dhe të ndalë përplasjet në rajon.
    “Të gjithë janë të lumtur”, deklaroi Trump në ceremoninë e nënshkrimit, duke falënderuar të gjithë, për mbështetjen e dhënë gjatë negociatave për armëpushimin.
    Ai shtoi se kishte përjetuar “marrëveshje të mëdha më parë”, por kurrë kaq të rëndësishme sa kjo.
    Presidenti amerikan gjithashtu theksoi se parashikimet për një Luftë të Tretë Botërore në Lindjen e Mesme nuk do të realizohen, falë kësaj marrëveshjeje.
    Ceremonia e nënshkrimit u përmbyll me duartrokitje nga pjesëmarrësit dhe shpresë për një paqe të qëndrueshme në një rajon prej dekadash të trazuar.

  • Nënshkruhet marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: Na u deshën 3,000 vjet për të ardhur deri këtu, a e besoni?

    Nënshkruhet marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: Na u deshën 3,000 vjet për të ardhur deri këtu, a e besoni?

    Në samitin historik për paqen në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi marrëveshjen e armëpushimit për Gazën, duke u shprehur se duheshin tre mijë vite për këtë marrëveshje.
    “Na u deshën 3,000 vjet për të ardhur deri këtu, a e besoni?”, tha Trump teksa firmoste dokumentin, duke shprehur besimin se marrëveshja do të jetë efikase.
    Pas tij, edhe liderë të tjerë rajonalë, përfshirë presidentin e Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi, emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al Thani dhe presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, firmosën dokumentin, që synon të vendosë paqen dhe të ndalë përplasjet në rajon.
    “Të gjithë janë të lumtur”, deklaroi Trump në ceremoninë e nënshkrimit, duke falënderuar të gjithë, për mbështetjen e dhënë gjatë negociatave për armëpushimin.
    Ai shtoi se kishte përjetuar “marrëveshje të mëdha më parë”, por kurrë kaq të rëndësishme sa kjo.
    Presidenti amerikan gjithashtu theksoi se parashikimet për një Luftë të Tretë Botërore në Lindjen e Mesme nuk do të realizohen, falë kësaj marrëveshjeje.
    Ceremonia e nënshkrimit u përmbyll me duartrokitje nga pjesëmarrësit dhe shpresë për një paqe të qëndrueshme në një rajon prej dekadash të trazuar.

  • (VIDEO)Me grushtin lart dhe duke thënë ‘faleminderit’/ Trump mbërrin në Izrael: Marrëveshja e paqes, sukses i madh diplomatik

    (VIDEO)Me grushtin lart dhe duke thënë ‘faleminderit’/ Trump mbërrin në Izrael: Marrëveshja e paqes, sukses i madh diplomatik

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbarkoi në Izrael pak para orës 9:45 të mëngjesit të së hënës. 
    Ai do të takohet me pengjet e liruara, do t’i drejtohet Knessetit dhe do të udhëtojë për në Sharm El Sheikh të Egjiptit, për të kryesuar një samit mbi Gazën, ku pritet të nënshkruhet një marrëveshje paqeje për rajonin. Donald Trump zbriti nga avioni Air Force One me grushtin ngritur, duke u thënë “faleminderit” në anglisht anëtarëve të komitetit mikpritës. 
    Presidenti amerikan u prit nga Presidenti izraelit Isaac Herzog , së bashku me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe bashkëshorten e tij, Sara. Të tre madje biseduan për disa minuta. 
    Komiteti amerikan përfshinte vajzën e Trump, Ivanka, dhëndrin e tij Jared Kushner, të cilit shumë ia atribuojnë marrëveshjen e Gazës, të dërguarin special Steve Witkoff dhe ambasadorin e SHBA-së në Izrael Mike Huckabee. 
    Në fakt, në momentin që të mbledhurit në Sheshin Homer u njoftuan për uljen e Air Force One, ata shpërthyen në një britmë “faleminderit” për presidentin e SHBA-së. 
    Kujtojmë se “Marrëveshja e Sharm el-Sheikh” synon t’i japë fund konfliktit në Gaza, me presidencën egjiptiane që thekson se objektivat e Samitit janë: 
    – ndërprerja e armiqësive,– forcimin e përpjekjeve për paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme dhe– “hapja e një faqeje të re” në sigurinë rajonale. 
    “Lufta mbaroi, a e kupton?”Pak para se Air Force One të nisej nga Uashingtoni, Trump siguroi se lufta në Rripin e Gazës kishte “mbaruar”. 
    “Lufta ka mbaruar. A e kuptoni këtë?” u tha ai gazetarëve që e shoqëronin, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me konfliktin e Izraelit me Hamasin. 

    ABD Başkanı Trump Tel Aviv’de!
    Trump’ı İsrail Cumhurbaşkanı Herzog ve Başbakan Netanyahu, Ben Gurion Havalimanı’nda karşıladı.
    Trump’ı karşılayanlar arasında kızı Ivanka ve damadı Jared Kushner de yer alıyor. pic.twitter.com/R8jZyxYAzB
    — (@HamdiCelikbas) October 13, 2025

    Marrëveshja e paqes/ Trump: Ky është suksesi im më i madh diplomatik 
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë me agjencinë e lajmeve izraelite Channel 12 Neës se marrëveshja e arritur për t’i dhënë fund luftës në Gaza mund të  konsiderohet si “suksesi i tij më të madh diplomatik si president deri më tani”. 
    “Kjo mund të jetë gjëja më e madhe në të cilën kam qenë i përfshirë ndonjëherë”, theksoi Trump. 

  • Putin: Marrëveshja bërthamore me SHBA nuk është domosdoshmëri

    Putin: Marrëveshja bërthamore me SHBA nuk është domosdoshmëri

    Presidenti Vladimir Putin deklaroi këtë të premte se Rusia po zhvillon armë të reja strategjike dhe se mungesa e një vendimi nga SHBA për zgjatjen e marrëveshjes “New START” nuk do të ishte problem i madh për Moskën. Marrëveshja, që vendos kufij për kokat bërthamore, skadon vitin e ardhshëm.
    Duke folur gjatë një samiti në Taxhikistan, Putin tha se një garë e re armatimesh ka nisur dhe Rusia është e gatshme të zgjasë marrëveshjen nëse SHBA bën të njëjtën gjë. Ai paralajmëroi gjithashtu se Rusia do të vazhdojë testimet dhe zhvillimin e armëve bërthamore të gjeneratës së re.
    “Ne jemi gati të negociojmë, por nëse amerikanët nuk e duan, nuk është problem i madh për ne,” tha Kreu i Kremlinit.

    Putin paralajmëroi gjithashtu për mundësinë që vende të tjera të kryejnë testime bërthamore, duke theksuar se Rusia do të reagojë në mënyrë të ngjashme, gjë që mund të shkaktojë efekt zinxhir në tensionet globale. Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se kjo mund të përshkallëzojë garën e armatimeve dhe të rrisë pasigurinë gjeopolitike.
    Presidenti rus theksoi se disa vende tashmë po shqyrtojnë mundësinë e testimeve bërthamore dhe Rusia do të veprojë njësoj nëse këto plane realizohen, duke paralajmëruar se kjo do të ndikojë negativisht në frenimin e garës së armatimeve.