Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, shpjegoi detaje të marrëveshjes ushtarake tre palëshe mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë
Duke folur në A2 CNN, Vengu tha se marrëveshja ka parime shumë të qarta, të cilat sipas tij, bazohen në prioritetet strategjike të BE-së në rajon.
Duke e cilësuar atë si një iniciativë e hapur, Vengu ftoi edhe Serbinë që të behej pjesë e saj, duke theksuar më tej se Beogradi dhe presidenti Vuçiç ka qenë paragjykues për këto nisma.
“Shqipëria si vend amë ka përgjegjësi përtej shqiptarëve të Kosovës, por edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Serbisë. Marrëveshja jonë ka parime shumë të qarta: bazohet mbi kompasin dhe prioritetet strategjike të BE në rajon, mbi prioritetet strategjike të NATO-s në rajon dhe është thjeshtë një kërkesë për më shumë vëmendje të të dyja këtyre entiteteve përsa i përket sigurisë në rajon, siç e lexon Kroacia, Shqipëria dhe Kosova.
E dyta ne kemi edhe elementë të tjerë në marrëveshje, që kanë të bëjnë me rigjenerimin e industrisë ushtarake në vendet tona. Jemi duke synuar mundësinë e prokurimit të përbashkët të mjeteve, pajisjeve dhe sistemeve të mbrojtjes. Kjo pasi e gjithë Europa është në një situatë ku duhet të rrisim shpenzimet ushtarake për efekt të sigurisë kolektive.
Dhe ne nuk mund ta konsiderojmë të plotë mekanizmin e sigurisë kolektive, duke e lënë Kosovën mënjanë këtyre mekanizmave. Kjo është një iniciativë e hapur, që nëse vende të tjera të rajonit, përfshirë edhe Serbinë, kanë dëshirë që t’i atashohen këtij mekanizmi, patjetër që e kanë mundësinë që t’i atashohen këtij mekanizmi.
Më bën të kuptoj nga të gjitha këto lexime që kam parë dhe reagime të përfaqësuesve të ndryshëm në Serbi, që ata nuk e dëshirojnë një gjë të tillë, e paragjykojnë çdo bashkëpunim të palëve të tjera për vetëmbrojtjen e tyre dhe jo kundra Serbisë”, tha Vengu, cituar nga A2 CNN. /tesheshi.com/
Tag: marrëveshja
-

Marrëveshja ushtarake që tronditi Serbinë: një reagim nga Tirana për Begradin
-

Marrëveshja mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Ministri Vengu ka 2 fjalë për Vuçiç
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu ka shpjeguar detaje të marrëveshjes ushtarake 3-palëshe mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Vengu tha se marrëveshja mes 3 vendeve ka parime shumë të qarta, të cilat sipas tij, bazohen në prioritetet strategjike të BE-së në rajon. Ministri shtoi gjithashtu se marrëveshja mes tre vendeve është një iniciativë e hapur dhe ftoi edhe Serbinë që të behej pjesë e saj, teksa tha më tej se Beogradi dhe Presidenti Vuçiç ka qenë paragjykues për këto nisma.
”Shqipëria si vend amë ka përgjegjësi përtej shqiptarëve të Kosovës, por edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Serbisë. Marrëveshja jonë ka parime shumë të qarta. Bazohet mbi kompasin dhe prioritetet strategjike të BE në rajon, mbi prioritetet strategjike të NATO-s në rajon dhe është thjeshtë një kërkesë për më shumë vëmendje të të dyja këtyre entiteteve përsa i përket sigurisë në rajon, siç e lexon Kroacia, Shqipëria dhe Kosova.E dyta ne kemi edhe elementë të tjerë në marrëveshje, që kanë të bëjnë me rigjenerimin e industrisë ushtarake në vendet tona. Jemi duke synuar mundësinë e prokurimit të përbashkët të mjeteve, pajisjeve dhe sistemeve të mbrojtjes. Kjo pasi e gjithë Europa është në një situatë ku duhet të rrisim shpenzimet ushtarake për efekt të sigurisë kolektive.
Dhe ne nuk mund ta konsiderojmë të plotë mekanizmin e sigurisë kolektive, duke e lënë Kosovën mënjanë këtyre mekanizmave. Kjo është një iniciativë e hapur, që nëse vende të tjera të rajonit, përfshirë edhe Serbinë, kanë dëshirë që t’i atashohen këtij mekanizmi, patjetër që e kanë mundësinë që t’i atashohen këtij mekanizmi.
Më bën të kuptoj nga të gjitha këto lexime që kam parë dhe reagime të përfaqësuesve të ndryshëm në Serbi, që ata nuk e dëshirojnë një gjë të tillë, e paragjykojnë çdo bashkëpunim të palëve të tjera për vetëmbrojtjen e tyre dhe jo kundra Serbisë”, tha Vengu në A2 CNN. -

Marrëveshja ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, Vengu ka ‘2 fjalë’ për Vuçiç
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka shpjeguar në emisionin ‘Debat’ me gazetaren Alba Alishani në A2 CNN, detaje të marrëveshjes ushtarake 3-palëshe mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.
Vengu tha se marrëveshja mes 3 vendeve ka parime shumë të qarta, të cilat sipas tij, bazohen në prioritetet strategjike të BE-së në rajon, shkruan A2 CNN.
Ai tha gjithashtu se ka edhe elementë të tjerë në marrëveshje, që kanë të bëjnë me rigjenerimin e industrisë ushtarake në vendet tona. Vengu shtoi se jemi duke synuar mundësinë e prokurimit të përbashkët të mjeteve, pajisjeve dhe sistemeve të mbrojtjes.
Ministri shtoi gjithashtu se marrëveshja mes tre vendeve është një iniciativë e hapur dhe ftoi edhe Serbinë që të behej pjesë e saj, teksa tha më tej se Beogradi dhe Presidenti Vuçiç ka qenë paragjykues për këto nisma.
“Shqipëria si vend amë ka përgjegjësi përtej shqiptarëve të Kosovës, por edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Serbisë. Marrëveshja jonë ka parime shumë të qarta. Bazohet mbi kompasin dhe prioritetet strategjike të BE në rajon, mbi prioritetet strategjike të NATO-s në rajon dhe është thjeshtë një kërkesë për më shumë vëmendje të të dyja këtyre entiteteve përsa i përket sigurisë në rajon, siç e lexon Kroacia, Shqipëria dhe Kosova.
E dyta ne kemi edhe elementë të tjerë në marrëveshje, që kanë të bëjnë me rigjenerimin e industrisë ushtarake në vendet tona. Jemi duke synuar mundësinë e prokurimit të përbashkët të mjeteve, pajisjeve dhe sistemeve të mbrojtjes. Kjo pasi e gjithë Europa është në një situatë ku duhet të rrisim shpenzimet ushtarake për efekt të sigurisë kolektive.
Dhe ne nuk mund ta konsiderojmë të plotë mekanizmin e sigurisë kolektive, duke e lënë Kosovën mënjanë këtyre mekanizmave. Kjo është një iniciativë e hapur, që nëse vende të tjera të rajonit, përfshirë edhe Serbinë, kanë dëshirë që t’i atashohen këtij mekanizmi, patjetër që e kanë mundësinë që t’i atashohen këtij mekanizmi.
Më bën të kuptoj nga të gjitha këto lexime që kam parë dhe reagime të përfaqësuesve të ndryshëm në Serbi, që ata nuk e dëshirojnë një gjë të tillë, e paragjykojnë çdo bashkëpunim të palëve të tjera për vetëmbrojtjen e tyre dhe jo kundra Serbisë”, tha Vengu. -

Arrihet marrëveshja për detin e zi, Trump: Rusia mund të tentojë të zgjasë luftën
Shtetet e Bashkuara arritën marrëveshje të veçanta me Ukrainën dhe Rusinë për të ndalur sulmet në Detin e Zi dhe kundër objektivave të energjisë. Nga ana e tij Uashingtoni është zotuar të heqë disa sanksione kundër Moskës.
Ndërsa nuk ishte e qartë se kur ose si do të fillonin marrëveshjet e sigurisë detare të Detit të Zi, marrëveshjet janë angazhimet e para zyrtare nga dy palët ndërluftuese që nga inaugurimi i Presidentit Donald Trump. Marrëveshja e SHBA-së me Rusinë shkon më tej se marrëveshja me Ukrainën, me Uashingtonin që angazhohet të ndihmojë në kërkimin e heqjes së sanksioneve ndërkombëtare ndaj bujqësisë ruse dhe eksporteve të plehrave, një kërkesë prej kohësh ruse.
Menjëherë pas njoftimeve të SHBA-së, Kremlini tha se marrëveshjet e Detit të Zi nuk do të hynin në fuqi nëse nuk rivendoseshin lidhjet midis disa bankave ruse dhe sistemit financiar ndërkombëtar. Ndërkohë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se kuptimi i tij ishte se marrëveshjet e armëpushimit nuk kërkonin lehtësimin e sanksioneve për të hyrë në fuqi dhe do të hynin në fuqi menjëherë, duke e quajtur deklaratën e Kremlinit një përpjekje për të “manipuluar” marrëveshjet. Zelenskiy tha se nëse Rusia i shkel ato, ai do t’i kërkojë Trumpit të vendosë sanksione shtesë ndaj Moskës dhe të sigurojë më shumë armë për Ukrainën. “Ne nuk kemi besim te rusët, por do të jemi konstruktiv,” tha ai.
Ndërkohë Trump, në një intervistë për Newsmax, pranoi se Rusia mund të përpiqet të vonojë përfundimin e luftës.
“Unë mendoj se Rusia dëshiron të shohë një fund të saj, por mund të jetë se ata po zvarriten. Unë e kam bërë këtë gjatë viteve,” tha ai.
Sakaq, disa orë pas njoftimeve, Rusia dhe Ukraina akuzuan njëra-tjetrën për sulme me dronë, por nuk pati raportime për goditje në Detin e Zi apo objektiva energjetike.