Marrëveshja e bashkëpunimit mes shoqërisë “Fincantier” dhe shoqërisë shqiptare ‘KAYO’ për sipërmarrjen e përbashkët në industrinë ushtarake u nënshkrua sot në Portin e Durrësit.
Gjithashtu u nënshkrua edhe Letra e Qëllimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare.
Pjesë e ceremonisë ishte edhe kryeministrit Edi Rama.
“Dua t’i siguroj të gjithë që kjo është më shumë se aspekti material, sepse po punojmë për të krijuar një sinergji të rëndësishme dhe për të krijuar bashkë një energji të re, për të ecur përpara dhe për të transformuar dhe thelluar edhe më shumë këtë miqësi dhe marrëdhënie mes dy shteteve.
T’u japim mundësi përpjekjeve të reja, dhe është shumë e qartë që duhet të bëjmë ç’është e mundur, nuk ka rëndësi nëse je i vogël apo i madh, por besoj se kjo lidhje me Italinë do të thotë edhe më shumë për punën e bërë bashkë. Dua të falënderoj të gjithë skuadrën. Dua të falënderoj edhe kreun e Ushtrisë italiane për të gjitha dhuratat dhe padyshim për kujtimet e bukura që mora. Është vërtet një kënaqësi dhe shpresoj të jenë të gëzuar me këtë marrëveshje. Ne duhet ta vlerësojmë edhe këtë dhuratë të madhe nga ana e Italisë”, u shpreh Rama.
Tag: marrëveshja
-

Firmoset marrëveshja me italianët për prodhimin e armëve, ushtarake me kompaninë italiane, Rama: Të thellojmë marrëdhënien mes dy shteteve
-

Nënshkruhet marrëveshja mes Doganave dhe Policisë për lehtësimin e procedurave të eksportit
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave si dhe ajo e Policisë së Shtetit nënshkruan sot një marrëveshje. Kjo për lehtësimin e procedurave të eksportit, uljen e numrit të subjekteve që i nënshtrohen skanimit, përshpejtimin e kalimit të ngarkesave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike që bashkëveprojnë në port.
Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje sjell më pak burokraci, më shumë efikasitet dhe procedura që vendosin në qendër biznesin shqiptar dhe mbështesin eksportuesit.Porti i Durrësit, është një nga infrastrukturat më të rëndësishme portuale, jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë rajonin, pasi shërben si porta kryesore hyrëse për mallrat në Shqipëri dhe Kosovë, gjithashtu dhe për tranzitet për Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë dhe anasjelltas.
Mbingarkesa e krijuar për shkak të rritjes së fluksit të mjeteve dhe të kontenierëve ka sjellë dhe rritje të numrit të skanimeve nga Skaneri, te cilat arrijnë dhe në 330-350 mjete në ditë, duke shkaktuar vonesa të zgjatura në këtë proces. -

Firmoset marrëveshja për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë, Balluku: U vendos një gur kilometrik
Sot gjatë vizitës në Shqipëri të zv/presidentes së Komisionit Europian, Kaja Kallas dhe në prani të kryeministrit Edi Rama, është nënshkruar marrëveshja për hapjen e parë të hekurudhës së Korridorit 8.Marrëveshja për financimin e projektit strategjik të hekurudhës Durrës–Rrogozhinë, si pjesë e Korridorit VIII, do të lidhë Shqipërinë me rrjetin europian të transportit.
Nënshkrimi u bë nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe drejtori i Bankës Europiane për Investime.“Një marrëveshje që i jep një tjetër gur kilometrik Shqipërisë në zhvillimin e transportit hekurudhor Durrës Rrogozhinë, duke nisur kështu një rrugëtim që do të bashkohet dhe do të ndërlidhet edhe me hapat e tjerë që kemi hedhur për Korridorin e 8, sic është autostrada apo edhe autostrada energjitike që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.
Të gjithë këto komponentë po plotësojnë një puzzle të madh të transportit hekurudhor, një nga transportet më të rëndësishme për BE, duke qenë se i ofron eficencë financiare cdo qytetari dhe nga ana tjetër është miqësor me ambjentin.
Tashmë jemi në hapat e fundit të ndërtimit të hekurudhës Tiranë – Durrës, e cila si ndërtim dorëzohet brenda vitit 2025, duke i lënë vitit 2026 edhe plotësimin e komponentëve të tjerë. Atë të elektrifikimit të kësaj hekurudhe, por edhe krijimin e stokut të vagonëve dhe lokomotivave që do të operojnë”, u shpreh Balluku. -

Firmoset marrëveshja me BE për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë, Balluku: Përfundon në 2028
Sot, gjatë vizitës në Shqipëri të zv/Presidentes së Komisionit Europian, Kaja Kallas është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e fazës së parë të hekurudhës së Korridorit VIII, në segmentin Durrës–Rrogozhinë.
Marrëveshja u firmos nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe përfaqësuesit e Bankës Europiane për Investim, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të transportit hekurudhor në vend.
“Ky projekt është një gur kilometrik për Shqipërinë dhe një pjesë e rëndësishme e puzzle-it të madh të transportit hekurudhor europian”, u shpreh zv/kryeministrja Balluku.
Ajo shtoi se ky investim jo vetëm që ofron efikasitet financiar për qytetarët, por është gjithashtu një alternativë miqësore për mjedisin. Më tej Balluku informoi se hekurudha Tiranë–Durrës pritet të dorëzohet brenda vitit 2025, ndërsa në vitin 2026 do të përfundojë elektrifikimi dhe do të krijohet stoku i trenave për operim.
Ndërkohë, në vitin 2025 pritet të nisë ndërtimi i një tjetër segmenti kyç hekurudhor, ai Vorë–Hani i Hotit, i cili do të forcojë ndërlidhjen rajonale dhe pritet të përfundojë në vitin 2029.
Balluku bëri me dije më tej se gjatë këtij viti do të prezantohet edhe projekti i hekurudhës kombëtare Shqipëri–Kosovë, me stacionin kryesor në Shkodër dhe lidhje direkte drejt Gjakovës.
“Në ditët në vazhdim ne do të kemi edhe një prezantim të projektit kombëtar, një projekt me interes shumë të madh për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe të Kosovës. Bëhet fjalë për hekurudhën e kombit, e cila do të prezantohet në Shkodër, aty ku do të jetë dhe stacioni nga Shkodra për në Gjakovë”, u shpreh Balluku.
Zv/kryeministrja më tej u ndal te projekti për hekurudhën Durrës–Rrogozhinë, duke thënë se do të jetë gati brenda vitit 2025.
“Ndërtimi i këtij segmenti parashikohet të dorëzohet në vitin 2028, duke u pasuar dhe nga segmenti Rrogozhinë – Pogradec, i cili do të dorëzohet në vitin 2029”, tha Balluku.
Ministrja shprehu falënderime për Bashkimin Europian dhe delegacionin e tij në Tiranë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm. -

Firmoset marrëveshja me BE për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë
“Vizita e shefes së diplomacisë europiane në Tiranë dhe një hap tjetër i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës tonë”- shkruan kryeministri Rama.
U firmos marrëveshja për financimin e projektit strategjik të hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, një arterie kyçe që do të lidhë Shqipërinë me rrjetin europian të transportit hekurudhor dhe do të forcojë më tej rolin e vendit tonë si një nyje lidhëse në rajon.Ndërkohë po punohet për mbarimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.
-

Pjesë e Korridorit VIII, firmoset marrëveshja për financimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë
Firmoset marrëveshja për financimin e projektit strategjik të hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe drejtori i Bankës Evropiane për Investime Lionel Rapaille.Ky projekt do të shërbejë si një arterie kyçe që do të lidhë Shqipërinë me rrjetin europian të transportit dhe do të forcojë më tej rolin e vendit tonë si një nyje lidhëse në rajon.
Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të vizitës së Përfaqësueses së Lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas e cila u takua me kryeministrin Rama dhe presidentin Begaj. -

Marrëveshja për mineralet e rralla, Ukraina nis ekipin e negociatorëve në SHBA
Ukraina do të dërgojë një ekip në Uashington javën e ardhshme për të filluar negociatat mbi një draft të ri të një marrëveshjeje mbi mineralet e Ukrainës. Ministrja e Ekonomisë e Ukrainës, Yuliia Svyrydenko e tha këtë në një intervistë me AP të publikuar në faqen e internetit.
“Draft-marrëveshja e re e SHBA-së tregon se synimi për të krijuar një fond ose për të investuar së bashku mbetet”, tha Svyrydenko. Delegacioni i Kievit do të përfshijë përfaqësues të Ministrive të Ekonomisë, Punëve të Jashtme, Drejtësisë dhe Financave.
-

Rama në Izrael, pritet marrëveshja për ngritjen në QSUT të qendrës Sheba
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Izrael, ku vizitoi Qendrën Mjekësore Sheba në Tel Aviv.
Qendra Sheba është e renditur e 8-ta në botë, me të cilën po jetësohet marrëveshja e partneritetit me QSUT.
Puna do të nisë nga Onkologjiku ku tanimë ekipi i Sheba dhe ekipi dhe ai i mjekëve shqiptarë po kujdesen bashkarisht, për të vazhduar me ngritjen në QSUT të qendrës së Sheba-s për inovacionin dhe inteligjencën artificiale.“Faleminderit është një nder i madh. Mezi po prisja të vija prej shumë kohësh. Takimi u bë realitet si edhe takimi me mjekët dhe me ekipin e mjekëve të spitali “Nënë Tereza”. Jemi shumë të lumtur për sa i përket të ardhmes dhe falë pranisë tuaj në Tiranë dhe mbështetjes suaj që e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë”, tha kryeministri Rama.
-

Rutte: Marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci s’ka të bëjë me NATO-n
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se situata e sigurisë në Kosovë është shumë e rëndësishme për ta, teksa ritheksoi se kanë kërkuar nga Presidenti Vuçiç të punojnë për llogaridhënie sa i përket sulmit në Banjskë. Rutte nuk pranoi të komentonte marrëveshjen për mbrojtje mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë si dhe atë mes Serbisë dhe Hungarisë, duke thënë se NATO nuk është e përfshirë.
”Marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci nuk ka të bëjë me NATO-n. Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është një shqetësim për ne dhe prandaj NATO ka praninë e tij si në Kosovë ashtu edhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Gjithashtu, kemi 5 aleatë të NATO-s në rajon: Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kroacia dhe Sllovenia dhe punojmë shumë ngushtë bashkë, por duhet të kuptoni se si Sekretar i Përgjithshëm nuk mund të komentoj çdo gjë që ndodh në çdo vend të botës, përfshirë Ballkanin Perëndimor.U takon individualisht vendeve aleate të vendosin. Po ka shumë marrëveshje të tilla dypalëshe, trepalëshe. Duhet të sigurohemi që stabiliteti i arritur që nga viti 1999 të vazhdojë. Sa u përket ngjarjeve në Banjskë dhe sulmit ndaj forcave të NATO-s në vitin 2023, serbët duhet të punojnë për të mbajtur përgjegjësi. Kjo ishte tema e diskutimit tonë me presidentin Vuçiç në telefon, si dhe gjatë darkës që kishim në Bruksel dy javë më parë”, tha Rutte.
-

Mineralet e Ukrainës, kërcënon Trump: Zelensky do të përballet me probleme të mëdha nëse tërhiqet nga marrëveshja
Presidenti amerikan Donald Trump thotë se homologu i tij ukrainas, Volodomyr Zelenskydo të përballet me “probleme të mëdha, të mëdha” nëse tërhiqet nga marrëveshja e mineraleve me SHBA.
“Ai po përpiqet të tërhiqet nga marrëveshja. Nëse ai e bën këtë, do të ketë disa probleme. Probleme të mëdha, shumë të mëdha. Ne bëmë një marrëveshje për tokat e rralla. Dhe tani ai po thotë, ‘epo ju e dini, unë dua të rinegocioj marrëveshjen‘”, tha Trump.
Duke folur gjatë rrugës nga Florida për në Uashington, ai shtoi “Zelensky dëshiron të jetë anëtar i NATO-s”.
Trump pranoi se “ka urrejtje të jashtëzakonshme” midis Zelenskyt dhe Putinit, një tregues i ri që negociatat mund të mos prodhojnë përfundimin e shpejtë që ai premtoi gjatë fushatës.
Vërejtjet e presidentit amerikan vijnë disa orë pasi ai kritikoi Vladimir Putinin për komentet që ai bëri për Zelenskyn.
Kujtojmë se javën e kaluar, dolën raporte se Trump po shtynte për më shumë në marrëveshjen e mineraleve.
Top Channel