Tag: marrëveshja

  • Rikthehet në funksion marrëveshja, nga nesër largohen kontrollet në kufirin Kosovë-Shqipëri

    Rikthehet në funksion marrëveshja, nga nesër largohen kontrollet në kufirin Kosovë-Shqipëri

    Marrëveshja për lëvizjen e lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës do të rikthehet në funksion nga 1 maji, pasi funksioni i saj ishte pezulluar nga 1 marsi. Nga data 1 maj, rikthehet marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për veturat me targa të të dy shteteve. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, nuk do të kryhen kontrolle kufitare, duke mundësuar lëvizje të shpejtë dhe të pakufizuar.
    Marrëveshja e lëvizjes së lirë e nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror. Edhe këtë sezon, lehtësimi i procedurave do të zbatohet gjatë nëntë muajve të vitit, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasardhës. Ndërkohë, udhëtarët që kalojnë kufirin përmes pikave të përbashkëta Shqipëri-Kosovë, deri të mërkurën në orën 24 janë të obliguar t`i paraqesin dokumentet e identifikimit, për shkak të nevojës për përpunimin dhe regjistrimin e saktë të të dhënave të automjeteve.

    Për të përballuar fluksin e shtuar të udhëtarëve, autoritetet kufitare në të dyja vendet kanë angazhuar të gjitha sportelet në dispozicion, me qëllim që të shmangin pritjet e gjata dhe të garantojnë kalim sa më të shpejtë dhe efikas. Në ditët e fundit është vërejtur rritje e ndjeshme e qarkullimit në të dyja anët e kufirit. Sipas të dhënave nga Dogana e Morinës, gjatë tre ditëve të të fundit në territorin e Shqipërisë kanë hyrë rreth 10 mijë shtetas më së shumti të Kosovës dhe 6 mijë mjete, ndërsa në dalje janë regjistruar 4 mijë shtetas të Shqipërisë dhe rreth 2 mijë mjete.
    Në mars të vitit 2025 ishin rikthyer kontrollet kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, për shkak se ishte e nevojshme të bëhej përpunimi i të dhënave të drejtuesve të automjeteve dhe udhëtarëve me procedurë të përshpejtuar. Kjo masë synonte edhe shmangien e radhëve dhe pritjeve, për shkak të fluksit të lartë të mjeteve dhe udhëtarëve, nisur edhe nga përmirësimi i kushteve të motit. Ndërkohë, gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, lëvizja realizohej pa kontrolle për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës. Marrëveshja për lëvizjen e lirë, e nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e vitit 2024, kishte për qëllim shmangien e trafikut dhe lehtësimin e lëvizjes kufitare gjatë sezonit veror./ Monitor

  • Zyrtarizohet marrëveshja! Usyk dhe Dubois sërish në ring për një “mbret” të vetëm në peshën e rëndë, ja detajet

    Zyrtarizohet marrëveshja! Usyk dhe Dubois sërish në ring për një “mbret” të vetëm në peshën e rëndë, ja detajet

    30 Prill 2025

    10:30

    Telesport

    Tashmë është zyrtare! Është arritur marrëveshja për të zhvilluar sfidën e unifikimit të titujve kampionë bote në peshën e rëndë mes boksierit ukrainas Oleksandr Usyk dhe atij britanik Daniel Dubois.
    Ajo do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin “Wembley” të Londrës. Kjo do të jetë përballja e dytë mes këtyre dy boksierëve, me Usyk që fitoi me KO në raundin e 11-të sfidën e parë, në gusht të 2023-shit.
    Ajo përballje pati mjaft polemika, me Dubois (22 fitore e 2 humbje në karrierë) që hodhi në tapet ukrainasin (raundi i nëntë), por ajo u konsiderua një goditje nën brez. Gjyqtari ndali duelin, dënoi britanikun e më pas Usyk rikuperoi e fitoi.
    Tashmë është koha për revansh, me Usyk që konsiderohet favorit (23 fitore e asnjë humbje). Ukrainasi u bë një herë kampion i padiskutueshëm i peshës së rëndë, kur në maj të vitit të kaluar mposhti Tyson Fury dhe mori gjithë titujt.
    Më pas, Usyk dorëzoi titullin e kategorisë IBF, pasi nuk e mbrojti dot (preferoi revanshin me Fury), titull që më pas e fitoi Dubois (mundi me KO Joshua). Usyk është mbajtësi i titujve WBC, WBA dhe WBO.

  • Rikthehet marrëveshja Kosovë-Shqipëri, nga 1 maji hiqen kontrollet kufitar

    Rikthehet marrëveshja Kosovë-Shqipëri, nga 1 maji hiqen kontrollet kufitar

    Nga data 1 maj, rikthehet marrëveshja mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për veturat me targa të të dy shteteve. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, nuk do të kryhen kontrolle kufitare, duke mundësuar lëvizje të shpejtë dhe të pakufizuar.
    Udhëtarët që e frekuentojnë këtë pikë-kalimi me Shqipërinë në Vërmicë, nga e enjtja e 1 majit do të kalojnë pa pengesa. Udhëtarët e shumtë që kalojnë në këtë pikë kufitare me Shqipërinë thonë se kontrollet e deritanishme nuk krijuan shumë probleme.
    “Jo, jo kurrfarë problemi s’ka, shumë sillen mirë, si këta të Shqipërisë si këta tanët”, thekson ushtari, Emin Musliu.
    Kurse, udhëtarja Sevdije Veliqi deklaron se çdo kufi që të hiqet rreth Kosovës është i mirë, përveç me Serbinë.
    E udhëtari tjetër, Artan Qaushi tha se deri tash ka pas pak ndalesa.
    Për bashkatdhetarët që vijnë me pushime dhe dëshirojnë ta vizitojnë Shqipërinë, lajmi për heqjen e ndalesave në pikën kufitare të Vërmicës është shumë i mirë.
    “Nga Mitrovica vijmë, përndryshe në Gjermani jam duke punuar që disa vjet. Po shkojmë në Shqipërinë tonë me u shtetit, a e dini se nga 1 maji nuk do të ketë ndalesa?”, tha Sheremet Ala, udhëtar.
    Marrëveshja e lëvizjes së lirë e nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e vitit të kaluar, shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror. E transportuesit e udhëtarëve mendojnë se do ta kenë më të lehtë.
    “Tani sikur ka filluar pak, por ka filluar edhe sezoni, nuk ka faj edhe shteti, kjo është sezon dhe normalisht do të zhvillojë pak edhe trafik…Po mirë është për Shqipërinë dhe Kosovën, tani do fillojë edhe bregdeti mbushet plot”, tha Kosta Alla, transportues.
    Edhe këtë sezon, lehtësimi i procedurave do të zbatohet gjatë nëntë muajve të vitit, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasardhës.
    Ndërkohë, udhëtarët që kalojnë kufirin përmes pikave të përbashkëta Shqipëri-Kosovë, deri të mërkurën në orën 24 janë të obliguar t`i paraqesin dokumentet e identifikimit, për shkak të nevojës për përpunimin dhe regjistrimin e saktë të të dhënave të automjeteve.
    Për të përballuar fluksin e shtuar të udhëtarëve, autoritetet kufitare në të dyja vendet kanë angazhuar të gjitha sportelet në dispozicion, me qëllim që të shmangin pritjet e gjata dhe të garantojnë kalim sa më të shpejtë dhe efikas.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Drejt përfundimit afati dy mujor/ Nga 1 maji rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë

    Drejt përfundimit afati dy mujor/ Nga 1 maji rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë

    Nga data 1 maj do të rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, pra qytetarët nuk do të përballen më me kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, nga 1 marsi kishte pushuar së funksionuari, ndërsa rikthehet sërish pas një periudhe dymujore.Udhëtarët që e shfrytëzuan pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, nga 1 marsi paraqitën dokumentet e identifikimit, për arsye se nga kjo datë për dy muaj rresht u krye përpunimi i të dhënave të sakta i automjeteve.

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

  • Marrëveshja për shërbimin shëndetësor/Rama: QSUT, si një pikë referimi për Ballkanin

    Marrëveshja për shërbimin shëndetësor/Rama: QSUT, si një pikë referimi për Ballkanin

    Ditën e sotme është firmosur marrëveshja mes QSUT dhe Universitetit të Mjekësisë në Tiranë me Qendrën Spitalore Universitare të ekselencës evropiane “San Raffaele” dhe universitetin “Vita- Salute San Raffaele”.
    Ky partneritet synon ta bëjë QSUT dhe Universitetin e Mjekësisë në Tiranë pjesë integrale të tyre, duke u bërë një ofrues të një niveli evropian kujdesi dhe edukimi mjekësor.
    I pranishëm në këtë event ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është një moment historik.
    Sipas tij, me këtë marrëveshje synohet që QSUT-ja të kthehet si pikë referimi për Ballkanin.
    “Është një moment historik edhe për Shqipërinë, pasi sot ne hapim një faqë të re një një rrugë të gjatë, jo e lehtë dhe kishte një pikënisje që të thuash dëshpëruese është pak në një situatë ku e vetmja vlerë e padyshimtë ishte vlera e profesionistëve të sistemit të cilët në kushte skandaloze luftonin për të shpëtuar jetë. Ndërkohë as nuk mendonin më dot se një ditë kushtet do të bëheshin ata që janë sot.
    Ne jemi shumë më ambicioz se kaq. Nuk jemi të kënaqur, duam të shkojmë më tutje dhe duam ta bëjmë këtë qendër shëndetësore pikë referimi për të gjithë Ballkanin dhe ta kthejmë një qendër ekselence mes qendrave të ekselencës në Europë. Kjo është e mundur.
    Përshtypja për personelin është e jashtëzakonshme dhe njësoj si ata më parë edhe nga miqt tanë ne kemi dëgjuar fjalët më të mira për ju dhe kjo është baza e besimit të tyre, besimit tonë që ne mund ta transformojmë qendrën në një qendër ekselence për të gjithë Ballkanin. Paralelisht me qendrën ne duam të transformojmë edhe Universitetin e Mjekësisë. Të gjitha këto, synimi nuk është që thjeshtë të kemi një partner më shumë, apo të bëjmë një binjakëzim më shumë.
    Synimi është që deri në 2030 QSUT të pësojë atë transformim që grupi i San Raffaelës ka sjellë në Poloni duke u përfshirë drejtëpërdrejt në të gjitha proceset, menaxhimin  qendrës, në të gjitha proceset dhe duke bashkuar profesionistët e të dyja anëve. Ndërkohë që e njëjta ambicie është për Universiteëtin.
    Të vijnë studentë nga e gjithë Europa dhe në fund për të marrë një diplomë që është e njejtë me San Raffaelën dhe Tirana të jetë një degë e Universitetit të San Raffaelës.
    Marrëveshja e sotme e hap këtë kapitull dhe sot nuk është më çudi që të imagjinojmë që në këto vite ne do të arrijmë që t’ju japim atyre që kanë nevojë për tu kuruar ta bëjnë këtu në Shqipëri, ku të marrin shërbimin e nivelit më të lartë Europian dhe t’ju japim mundësi të gjithë vajzave dhe djemve nga Shqipëria dhe Kosova që të vijnë të studiojnë në Universitetin e Mjekësisë dhe të dalin me një diplomë të nivelit Europian”, tha Rama.

  • Ancelotti drejt largimit nga “Los Blancos”, marrëveshja me Brazilin shumë pranë

    Ancelotti drejt largimit nga “Los Blancos”, marrëveshja me Brazilin shumë pranë

    Zërat po bëhen gjithnjë e më të fortë, Carlo Ancelotti është shumë pranë largimit nag Real Madridi. Vendimtar ka qenë fundi i sezonit, me merenguesit e zbehtë dhe pak motivim. Ajo e mbrëmjes së të shtunës kundër Barcelonës mund të ketë qenë finalja e fundit e trajnerit italian në pankinën e “Los Blancos”.
    Orët e fundit janë intensifikuar zërat për një marrëveshje të mundshme me Brazilin. Sipas asaj që raporton “Sky Sports News”, bisedimet me CBF (Konfederata Braziliane e Futbollit) do të vazhdojnë në maj. Trajneri italian pritet të largohet nga Real Madridi madje edhe para Kupës së Botës për Klube, që do të zhvillohet në SHBA.
    Federata Braziliane është optimiste, objektivi i saj është të marrë “dritën jeshile” të Ancelottit sa më shpejt të jetë e mundur. Në ndeshjen e kthimit kundër Arsenalit, humbje që e acaroi edhe më shumë marrëdhënien midis trajnerit dhe ambientit të Real Madridit, në “Bernabeu” u pa një njeri i besuar i presidentit aktual të Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues.
    Tashmë po flitet me detaje edhe për kontratën. Marrëveshja e mundshme pritet të ketë kohëzgjatje 4-vjeçare, pra deri në Botërorin e vitit 2030 (duke përfshirë edhe atë të vitit 2026 në Meksikë, Kanada dhe SHBA). Brazili nuk arrin një finale të Kupës së Botës që nga viti 2002. Do të jetë një sfidë e vështirë për Ancelottin, i cili dëshiron të fitojë edhe si trajner i një kombëtareje, pasi ka fituar gjithçka me klubet, në ligat më të forta të Europës.
     

  • Nga 1 maji rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë

    Nga 1 maji rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë

    Nga data 1 maj do të rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, pra qytetarët nuk do të përballen më me kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
    Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, nga 1 marsi kishte pushuar së funksionuari, ndërsa rikthehet sërish pas një periudhe dymujore.
    Udhëtarët që e shfrytëzuan pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, nga 1 marsi paraqitën dokumentet e identifikimit, për arsye se nga kjo datë për dy muaj rresht u krye përpunimi i të dhënave të sakta i automjeteve.

  • Armë ‘made in Albania’, Rama zbulon partnerët e ‘rilindjes ushtarake’ shqiptare

    Armë ‘made in Albania’, Rama zbulon partnerët e ‘rilindjes ushtarake’ shqiptare

    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama pati një takim në qytetin e Vlorës me fokus ecurinë e projekteve strategjike në fushën e transportit, kryesisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës dhe zhvillimin e Portit të këtij qyteti.

    Rama u ndal te marrëveshja e firmosur me një nga kompanitë më të mëdha të botës në industrinë ushtarake, për ngritjen e akademisë së aviacionit në Vlorë.
    Rama tha se partnerët janë jo vetëm Izraelin por dhe SHBA, apo shtete të tjera të BE, si dhe Turqia.
    “Marrëveshja për këtë akademi është hap i rëndësishëm në funksion të mbështetjes, qoftë të aviacionit civil, dhe forcave tona të armatosura ajrore, me kapital njerëzor të kualifikuar cilësisht.
    Thelbi është që ne duam të rilindim industrinë e mbrojtjes dhe prodhimit ushtarak. Kemi partnerët dhe aleatët e duhur që janë lider në këtë fushë, jo vetëm Izraelin por dhe SHBA, apo shtete të tjera të BE, patjetër edhe Turqinë, dhe ne jemi duke punuar intensivisht në disa drejtime.
    Rritjen e buxhetit të mbrojtjes të cilin ne e kemi fokusuar te mbështetja për FA, do ta vazhdojmë duke shtuar mbështetjen për ushtarakët tanë, në të gjitha aspektet, deri te strehimi”, u shpreh numri një i qeverisë.

    Top Channel

  • Rama nga Vlora për projektet strategjike: Të krijojmë industrinë tonë të mbrojtjes dhe prodhimit ushtarak

    Rama nga Vlora për projektet strategjike: Të krijojmë industrinë tonë të mbrojtjes dhe prodhimit ushtarak

    Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi sot një takim në qytetin e Vlorës me fokus ecurinë e projekteve strategjike në fushën e transportit, kryesisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës dhe zhvillimin e Portit të këtij qyteti.
    Në fjalën e tij, Rama u ndal te marrëveshja e firmosur me një nga kompanitë më të mëdha të botës në industrinë ushtarake, për ngritjen e Akademisë së Aviacionit në Vlorë.

    “Marrëveshja për krijimin e kësaj Akademie është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm në funksion të mbështetje, qoftë të aviacionit civil, qoftë të Forcave tona të Armatosura ajrore me një kapital njerëzor të kualifikuar cilësisht për kohën që jetojmë”.
    “Sot bëjmë të mundur një marrëveshje që i hap rrugën pastaj kontratës me një ndër ekselencat botërore në fushën e industrisë së mbrojtjes LB Systems”, tha Rama.
    Ndërkohë, kryeministri u shpreh se, “jemi në një moment kthese historike në fushën e mbrojtjes. Kthesë historike që diktohet pa diskutim nga konteksti botëror, por edhe nga konteksti evropian”.
    “E mësuam në mënyrën më brutale të mundshme që lufta nuk është një film dokumentar bardhezi, por është një realitet fatkeqësisht në dyert e Evropës. Ndërkohë që po përpjetojmë një proces tërësisht befasues dhe të paimagjinueshëm vetëm pak vite më parë të qasjes ndaj mbrojtjes, të qasjes ndaj idesë së luftës, në një botë ku konfliktet nuk duket se do shkojnë duke u shuar, por po bëhën gjithmonë e më të ndërlikuara për shkak të teknologjisë që përparon në mënyrë marramendëse”, tha Rama.
    Patjetër, shtoi Rama, “që edhe për ne ka lindur, jo nevoja, por domosdoshmëria që t’i qasemi këtij procesi transformimi me një strategji të re. Dhe kjo strategji e re ka filluar të jetësohet hap pas hapi. Pjesë e këtij jetësimi është edhe marrëveshja që sapo u firmos me partnerë strategjikë të besuar të Republikës së Shqipërisë. me miq dhe aleatë të padyshimtë të popullit shqiptar, të kombit shqiptar”.
    “Jemi në një proces diskutimesh në disa drejtime, por thelbi është që ne duam të rilindim industrinë tonë të mbrojtjes dhe industrinë tonë të prodhimit ushtarak”, tha Rama.
    “Jemi shumë optimistë për hir të së vërtetës. Kemi partnerët dhe aleatët e duhur që janë liderë në këtë fushë, jo vetëm Izraelin, por edhe SHBA-në, edhe shtete të tjera të BE-së dhe patjetër edhe Turqinë, që është një aleat strategjik i yni, dhe ne jemi duke punuar në disa drejtime”.

  • “Vladimir Stop!”, Trump për sulmet ruse në Kiev: Të kryejmë marrëveshjen e paqes

    “Vladimir Stop!”, Trump për sulmet ruse në Kiev: Të kryejmë marrëveshjen e paqes

    Presidenti amerikant Donald Trump ka reaguar për sulmet ruse në Kiev, ku mbetën të vrarë 9 persona e dhjetëra të tjerë u plagosën.Në rrjetin e tij social Truth, Trump apelon Putin të ndalojë, ndërsa kërkon të arrihet sa më parë marrëveshja e paqes.
    “Unë nuk jam i kënaqur me sulmet ruse në Kiev. Të panevojshme, dhe në një kohë shumë të keqe. Vladimir, STOP! 5000 ushtarë në javë po vdesin. Le të kryhet Marrëveshja e Paqes!”-shkruan Trump.Në orët e para të ditës së sotme, Rusia lëshoi raketa dhe drone në Kiev, ku raportohen zyrtarisht 9 të vdekur dhe të paktën 70 të plagosur nga shërbimet e emergjencës. Sulmi u komentua nga Përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme të BE Kaja Kallas. Ajo shkroi në “X” pas sulmeve se pengesa për paqen nuk është Ukraina, por Rusia.