Tag: marrëdhëniet

  • Trump i ndalon stafit në Kinë marrëdhëniet seksuale me qytetarët kinezë

    Trump i ndalon stafit në Kinë marrëdhëniet seksuale me qytetarët kinezë

    Qeveria e SHBA-së ka ndaluar personelin e qeverisë amerikane në Kinë, si dhe anëtarët e familjes dhe kontraktorët me leje sigurie, nga çdo marrëdhënie romantike ose seksuale me qytetarët kinezë, për shkak të frikës se agjentët e Pekinit mund t’i transmetojnë informacione sekrete komunistëve në pushtet.
    Lajmi është publikuar nga “Associated Press”, bazuar në deklaratat e 4 personave që kishin dijeni për këtë çështje, të cilët folën në kushte anonimiteti.
    Megjithëse disa agjenci amerikane kishin rregulla strikte për marrëdhënie të tilla, një politikë e përgjithshme “mos-vëllazërimi”, ka qenë e padëgjuar publikisht që nga Lufta e Ftohtë. Nuk është e pazakontë që diplomatët amerikanë në vende të tjera të takohen me vendasit dhe madje të martohen me ta.
    Një version më i kufizuar i politikës u miratua verën e kaluar që ndalonte personelin amerikan nga “marrëdhëniet romantike dhe seksuale” me qytetarët kinezë që punonin si roje dhe staf tjetër mbështetës në Ambasadën e SHBA dhe pesë konsullata në Kinë.
    Por Nicholas Burns, ambasadori në largim, e zgjeroi atë në një ndalim të plotë të marrëdhënieve të tilla me çdo shtetas kinez në Kinë në janar, disa ditë përpara se presidenti Donald Trump të merrte detyrën.

  • Kremlini: Këshilltari i Putin mund të vizitojë Uashingtonin këtë javë

    Kremlini: Këshilltari i Putin mund të vizitojë Uashingtonin këtë javë

    Kirill Dimitrev

    MOSKË- Kirill Dmitriev, këshilltar i lartë i Kremlinit dhe kryetar i një fondi të madh investimesh të mbështetur nga shteti, pritet ta vizitojë Uashingtonin këtë javë, për bisedime me zyrtarët amerikanë në lidhje me Ukrainën dhe marrëdhëniet dypalëshe, tha Kremlini të mërkurën. Lajmi për vizitën e pritur të Dmitrievit vjen ndërsa Uashingtoni dhe Moska po përpiqen t’i ndreqin marrëdhëniet që u prishën para pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
    Dmitriev, i cili drejton Fondin Rus të Investimeve të Drejtpërdrejta, ka marrë rol më të spikatur në negociatat me zyrtarët amerikanë muajt e fundit. Ai së fundmi u takua me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, kur ai udhëtoi në Moskë për ta takuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe zyrtarë të tjerë.
    Duke folur me gazetarët të mërkurën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi raportimet e Reuters dhe CNN se vizita e Dmitrievit mund të ndodhë këtë javë.
    “Po, e konfirmoj. Kjo vizitë mund bëhet. Ne po vazhdojmë të flasim me amerikanët. Nuk do të jap më shumë hollësi”, tha Peskov.
    Në një postim në X, duke iu përgjigjur një raportimi tjetër mbi vizitën, Dmitriev shkroi “ndoshta.”
    CNN dhe Reuters, duke cituar zyrtarë anonimë, thanë se Dmitriev do të takohet me Witkoffin. Reuters raportoi se takimi pritet të zhvillohet po të mërkurën. CNN raportoi se Dmitriev duhet të marrë vizë të posaçme, pasi ai është nën sanksione amerikane.
    Të dy vendet kanë promovuar hapa për t’i përmirësuar marrëdhëniet, të cilat filluan të përkeqësohen në vitin 2012 gjatë presidencës së Barack Obamas dhe më pas u përshkallëzuan ndjeshëm pas pushtimit të Ukrainës. Donald Trump e ka bërë dhënien fund të luftës mbi trivjeçare në Ukrainë një nga prioritetet e tij kryesore në politikën e jashtme.
    Për dallim nga paraardhësi i tij, Joe Biden, i cili nuk pranoi të bisedonte me Moskën, administrata e Trumpit ka ndjekur një qasje tjetër, duke zhvilluar të paktën dy telefonata me Putinin dhe duke dërguar këshilltarë të lartë, përfshirë sekretarin e Shtetit Marco Rubio, në Arabinë Saudite muajin e kaluar për t’i nisur bisedimet.
    Megjithatë, javën e kaluar Trump e kritikoi ashpër Putinin dhe kërcënoi Rusinë me tarifa të reja ndaj produkteve të naftës, nëse Moska bllokon nismat e tij për armëpushim. Gjatë një interviste telefonike me NBC News më 30 mars, Trump tha se ishte “shumë i zemëruar” dhe “i inatosur” kur Putin bëri thirrje për krijimin e një qeverie tranzitore në Ukrainë, e cila mund ta rrëzonte presidentin aktual, Volodymyr Zelensky.
    Dmitriev mori pjesë në bisedimet në Arabinë Saudite, të cilat u përqendruan jo vetëm në përfundimin e luftës, por edhe në rivendosjen e marrëdhënieve SHBA-Rusi. I cilësuar si aleat i ngushtë i Putinit, ai shihet si një figurë kyçe në negociatat për ringjalljen e investimeve mes dy vendeve./REL

  • Nëse Berisha fiton, integrimi në BE rrezikohet? Zekthi zbulon detajet: Raportet me Brukselin mund të tensionohen

    Nëse Berisha fiton, integrimi në BE rrezikohet? Zekthi zbulon detajet: Raportet me Brukselin mund të tensionohen

    Analisti Fitim Zekthi thotë se edhe nëse Sali Berisha fiton zgjedhjet, marrëdhëniet me zyrtarët europiane do t’i ketë të tensionuara.
    Në njëemision televiziv, Zekthi u shpreh se kjo do të varet edhe nga qëndrimi që Berisha do të mbajë ndaj SPAK, pasi ka deklaruar se do e shkrijë si institucion.
    “Marrëdhëniet e kryeministrit Berisha do jenë më të tensionuara, por do përshtatet menjëherë. Nuk i ka marrëdhëniet e mira me të djathtën europiane. Kjo është opozita më e izoluar ndërkombëtarisht, pas asaj të 1996. Macron, Sanchez, edhe Mitsotakis, pra, do ketë marrëdhënie të tensionuara. Por do varet edhe nga marrëdhënia me SPAK. Do varet që do ketë vendimi i qeverisë Bersha, që SPAK të shkrihet. Besoj se do kishte problem serioz në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE. Berisha do orientohej drejt marrëdhënieve me presidentin Trump, nëse do të fitojë”, theksoi ai.