Tag: marrëdhëniet

  • Putin sinjal pozitiv Europës, presidenti rus: Herët a vonë marrdhënia jonë do rregullohet

    Putin sinjal pozitiv Europës, presidenti rus: Herët a vonë marrdhënia jonë do rregullohet

    Herët a vonë, marrëdhëniet midis Rusisë dhe Evropës do të rregullohen patjetër, tha presidenti rus, Vladimir Putin, duke folur në një aktivitet edukativ.

    “Situata tani është më e ndërlikuar sesa ishte atëherë (gjatë Luftës së Madhe Patriotike) – e bardhë dhe e zezë, e kuqe dhe kafe… Nuk kam dyshim se herët a vonë marrëdhëniet tona me Evropën do të rivendosen, kjo është e sigurt”, theksoi presidenti rus.
    Përveç kësaj, siç përmendi ai, ka shumë njerëz në Evropë që ndajnë qëndrimin e Rusisë, por pak prej tyre e shprehin mendimin e tyre.
    “Në Evropë në tërësi, ka shumë njerëz që ndajnë qëndrimin tonë. Disa heshtin, disa shprehin diçka shumë modeste, në mënyrë që të mos dëgjohen veçanërisht”, theksoi Putin.
     

    Top Channel

  • “Mafia e qeverisë rrezikon marrëdhëniet me fqinjët për interesat e saj”, Berisha kërkon votën e shqiptarëve në Selanik: Më 11 maj përmbysni narkoshtetin

    “Mafia e qeverisë rrezikon marrëdhëniet me fqinjët për interesat e saj”, Berisha kërkon votën e shqiptarëve në Selanik: Më 11 maj përmbysni narkoshtetin

    Lideri i opozitës, Sali Berisha udhëtoi këtë të diel drejt Selanikut, aty takoi shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në qytetin grek.

    “Jeni bërë sot një faktor i rëndësishëm i jetës së këtij vendi, keni emër të mirë anë e kënd të Greqisë dhe shkëlqeni në çdo fushë. Dhe më shumë do të shkëlqeni në kohërat që vijnë. Akti më i shëmtuar akti i Ramës ndaj Belerit. Rama përdori truket e vjetra të sigurimit të shtetit për t’i rrëmbyer mandatin që i dhanë qytetarët e Himarës Fredi Belerit, dhe kjo vetëm se Beleri nuk pranoi të shitej dhe të kandidonte për Ramën.
    Prapa qëndrimit antikushtetues, shkelmimit të kartës europiane të drejtave të njeriut, nuk e lejoi as të bënte betim dhe mori çdo masë kundër tij, sepse e dinte se nga toka që po grabit në manastirin e Skutarasë dhe kanionet e Gjipesë, e dinte se Beleri nuk do i jepte asnjë metër dhe  do mbronte pronat.
    U ndala këtu për të treguar se për çfarë është e aftë mafia që për interesa të vetat të dëmtojë statusin e gjysmë milion shqiptarëve dhe marrëdhëniet me fqinjët. Në 11 maj jepni kontributin për shpëtimin e Shqipërisë, përmbysni narkoshtetin”, tha Berisha.
    Kreu i Partisë Demokratike u ka kërkuar votën shqiptarëve të Selanikut, për të larguar nga pushteti Edi Ramën.

    Top Channel

  • Berisha nga Selaniku: Për interesat mafioze Rama sakrifikon shqiptarët dhe marrëdhëniet me fqinjët

    Berisha nga Selaniku: Për interesat mafioze Rama sakrifikon shqiptarët dhe marrëdhëniet me fqinjët

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe drejtuesit e koalicionit ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ kanë zhvilluar një takim me diasporën shqiptare në Selanik.
    Gjatë fjalës së mbajtur në takim, Berisha akuzoi Edi Ramën se, për interesa të veta, ka vendosur që të sakrifikojë interesat e gjysëm milionë shqiptarëve.
    Deklaratat Berishës erdhën, pasi akuzoi Edi Ramën për grabitjen e mandatit të kryebashkiakut të Himarës, duke arrestuar Fredi Belerin dhe duke grabitur tokat e banorëve të Himarës
    ‘Mafia për interesa të vetat të bëjë, të sakrifikojë, të dëmtojë, pavarësisht statusit të gjysmë milioni shqiptarëve, marrëdhëniet me fqinjët të cilat janë gjithnjë shumë të rëndësishme për interesa mafioze personale. Ky është Edi Rama, miqtë e mi’, tha Berisha.
    Deklarata e Berishës:
    Të dashur bashkëatdhetare dhe bashkëatdhetarë të emigracionit në Selanik. Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju, të pranishëm në këtë sallë, për të gjithë shqiptarët në emigracion, në Selanik dhe në mbarë Greqinë.
    Të gjithë shqiptarët në emigracion, kudo që janë, por një përshëndetje të përzemërt kam edhe për ata demokrate e demokratë që janë sot në këtë sallë. Erdhën nga veriu i Europës dhe të katërta anët për t’u bashkuar me ju në këtë ditë të shënuar.
    Unë, do përshëndes këtu praninë e drejtuesve të degës lokale të PD në Selanik, të gjithë anëtaret dhe anëtarët e kësaj dege.
    Përshëndes drejtuesit e partive politike të koalicionit për Shqipërinë Madhështore, kandidatë për deputetë të këtij koalicioni të pranishëm në këtë sallë.
    Një përshëndetje të përzemërt për miqtë, punëdhënësit, bashkëpunëtorët tuajë grekë dhe mirënjohje të pakufishme për mikëpritjen e tyre ndaj jush.
    Faleminderit shumë, ju shqiptarë të diasporës, me energjinë, me optimizmin, me entuziazmin, u shndërruat, de facto, në udhëheqësit e fushatës së fitores. Ju, u shndërruat në himnin e kësaj fushate. Energjia, entuziazmi, dashuria juaj për Shqipërinë, ngrohu mendjet dhe zemrat e mbarë shqiptarëve dhe sot, kudo në Shqipëri zhvillohet një nga fushatat më të bukura të 32 viteve.
    Prandaj dhe, viti 2025, do gdhendet në muret e kohërave të kombit si viti i diasporës shqiptare. Do gdhendet me germa të arta. Zoti ju bekoftë!
    Të dashur miq, kam pritur me shumë kënaqësi t;ju takoj sot ju në Selanik, Greqinë mike, vend në të cilin, qytete dhe rrethina në të cilat jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë. Kurse në Greqi mbi gjysmë milioni shqiptarë.
    Miq, në një vend që jetojnë gjysmë milioni shqiptarë, për një vend të tillë, mirënjohja është e pakufishme. Një vend mik, një vend të cilit ne i detyrohemi shumë për qëndrimin që ka mbajtur ndaj jush.
    Ndaj dhe, Zoti e bekoftë Greqinë dhe kombin mik grek.
    Por dhe ju, keni ardhur në këtë vend drejt të panjohurës. Keni ardhur si njerëz të guximit, keni ardhur si, burra dhe gra që i besonit ëndrrës tuaj. Erdhët ta ndërtonit në këtë vend ëndrrën, dhe jeni bërë sot një faktor i fuqishëm i jetës ekonomike, shoqërore, artistike, kulturore të këtij vendi. Keni emër të mirë anë e kënd Greqisë. Shkëlqeni në çdo fushë, dhe më shumë do të shkëlqeni në kohërat që vijnë, njëlloj si, arvanitasit sot janë në të gjitha nivelet e këtij vendit, janë krenari për Greqinë, po janë krenari dhe për Shqipërinë.
    Marrëdhëniet midis dy vendeve dhe kombeve tona janë marrëdhënie miqësore. Jemi të vetëdijshëm, marrëdhëniet midis fqinjëve njohin gjithnjë ulje dhe zbritje. Por duhet të pranojmë miq se, akti i dy viteve më parë i narkodiktatorit të Tiranës Edi Rama, ndaj eurodeputetit, Fredi Beleri, është një nga aktet më të shëmtuara në historinë e demokracive europiane.
    Edi Rama përdori truket e vjetra të Sigurimit të Shtetit, përdori të njëjtët elementë për t’i rrëmbyer Fredi Belerit mandatin që i dhanë qytetarët e Himarës. Dhe kjo, vetëm e vetëm se, Fredi Beleri, nuk pranoi të shitej, nuk pranoi të kandidonte për Edi Ramën. Jo, i tha, unë jam i djathtë. Unë nuk tradhtoj ato parime të miat.
    E vërteta është se, prapa qëndrimit antikushtetues, qëndrimit të shkelmimit të Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut që u mbajt ndaj Fredi Belerit, diskriminues. Pse diskriminues?
    Çdo njeri tjetër para Fredi Belerit që ndodhej i burgosur është lejuar të bëjë betimin, sepse Kushtetuta e lejon të bëjë betimin, kurse Edi Rama mori çdo masë kundër tij në kundërshti me Kushtetutën, sepse e dinte nga 220 mijë katrorë tokë që po grabit të Manastirit të Skutarasë dhe të kanionit të Gjipesë, Fredi Beleri nuk do t;i jepte asnjë metër katror.
    Fredi Beleri do të mbronte pronat e bashkëfshatarëve, e bashkëqytetarëve të tij. Kjo është e vërteta.
    Po pse u ndala këtu? U ndala miq, për të treguar se për çfarë është e aftë mafia për interesa të vetat të bëjë, të sakrifikojë, të dëmtojë, pavarësisht statusit të gjysmë milioni shqiptarëve, marrëdhëniet me fqinjët të cilat janë gjithnjë shumë të rëndësishme për interesa mafioze personale. Ky është Edi Rama, miqtë e mi

  • Horoskopi i datës 24 prill 2025, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    Horoskopi i datës 24 prill 2025, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    DASHI
    Yjet po shkëlqejnë, duke sinjalizuar një periudhë rikuperimi të madh. Projektet e punës dhe dashuria bëhen sërish qendrore falë kalimit të radhës të Venusit në shenjë. Marsi dhe Mërkuri në aspektin pozitiv ofrojnë energji dhe kurajo për takime dhe iniciativa të reja.
    DEMI

    Shumë persona mund të kenë lidhur marrëveshje, të kenë filluar drejtime të reja ose të kenë ndryshuar role, të kenë zgjeruar interesat e një kompanie, të kenë përfunduar blerjet. Është e rëndësishme të mbani mend se megjithëse njerëzit e Demit nuk i pëlqejnë variacionet, ndonjëherë ato janë të nevojshme. Ata që kanë marrë vendime në mënyrë aktive do të ndihen më të qetë pas një periudhe pasigurie, të tjerëve mund t’ju duhet të përshtaten me situatat në ndryshim.
    BINJAKËT
    Kalimi i Venusit në opozitë sugjeron që disonancat dhe tensionet ende shfaqen në marrëdhëniet familjare dhe romantike. Është e mundur që disa të jenë ndjerë të frustruar, ose janë bërë të ndjeshëm ndaj pasigurive të vogla të një marrëdhënieje, madje këto tensione janë relative. Në fakt, prilli tashmë po duket si një muaj shumë më i thjeshtë dhe vendimtar për marrëdhëniet. Në 48 orët e ardhshme, nervozizmi mund të shfaqet më qartë. Jini të kujdesshëm me një ish ose nëse ka çështje në pritje të parave.
    GAFORRJA
    Do të ishte gjithashtu një ide e mirë për të rinovuar një ndjenjë, e kemi fjalën për marrëdhëniet afatgjata, veçanërisht nëse zakoni ka pushtuar pasionin. Ju duhet të përqendroheni në kthimin e disa ndjenjave. Është koha gjithashtu. të mendosh për punën. Është mirë të filloni të planifikoni diçka për verën, do të ketë mundësi për t’u shfrytëzuar dhe do të jetë më e lehtë për të marrë telefonata.
    LUANI
    Prania e Venusit premton një qiell të favorshëm, duke krijuar një atmosferë pasioni dhe vullnet për të ndërmarrë veprime të dobishme, edhe për ata që kanë mbetur vetëm për një kohë të gjatë. Një kohë kur mund të fitoni një sfidë, qoftë ajo personale apo relacionale, fuqia e tërheqjes nuk mungon dhe karizma do të jetë e theksuar.
    VIRGJËRESHA
    Lajme janë në horizont duke filluar nga muaji i ardhshëm, do të ketë mundësi për të rizbuluar dhe rinovuar lidhjet emocionale. Në fakt, Hëna në opozitë nuk përjashton divergjencat dhe tensionet. Edhe nëse situata po përmirësohet në përgjithësi, ka ende ankthe që lidhen me projektet e afërta që duhen përballuar me qetësi dhe kthjelltësi.
    PESHORJA
    Vetëm dashuria është më pak tonike në këtë fazë të vitit. Për disa njerëz, marrëdhëniet romantike rrezikojnë të bien në plan të dytë, ndërsa fokusi i tyre është kryesisht në aspektet profesionale ose bashkëpunuese. Kjo nuk do të thotë se dashuria mungon, por Peshoret priren të kërkojnë përsosmërinë dhe harmoninë, gjë që mund ta bëjë të vështirë gjetjen e personit të përsosur. Të mos dëshpërohemi, e ardhmja ka surpriza.
    AKREPI
    Kapaciteti për veprim rritet dhe njohuritë që dalin në këtë moment rezultojnë të jenë tregues. Ju keni një ndjeshmëri të veçantë. Kjo dhuratë i lejon dikujt të perceptojë ndryshimet dhe zhvillimet përpara se ato të bëhen të dukshme për të tjerët. Në punë, dy muajt e fundit kanë sjellë ndryshime në synime, furnitorë apo partnerë të rinj. Konfirmimet nga qershori.
    SHIGJETARI
    Jupiteri nuk do të jetë më kundër jush pas disa javësh! Pikërisht në këto momente pauze ne mund të reflektojmë dhe të kuptojmë më mirë veten dhe nevojat tona. Njohja dhe pranimi i kësaj faze tranzicioni është një hap vendimtar. Më mirë të prisni dhe të mendoni me kujdes përpara se të bëni zgjedhje drastike. Ndonjëherë mundësitë më të mira vijnë kur ne nuk i presim ato dhe kur jemi më të hapur për t’i pranuar ato.
    BRICJAPI
    Një fazë tranzicioni sjell gjithmonë ndryshime rrënjësore si në sektorin e punës ashtu edhe në atë të dashurisë. Këshillohet që të shmangni kompromentimin e mëtejshëm të situatave tashmë delikate. Frika nga komprometimi i një lidhjeje mund t’ju shtyjë të heshtni, është thelbësore që të merrni kohë për të sqaruar ndjenjat dhe pozicionin tuaj. Do të jetë e dobishme të përcaktoni rolet dhe dinamikat me kolegët ose partnerët tuaj, duke krijuar marrëdhënie më të qarta dhe më produktive.
    UJORI
    Neveria ndaj përsëritjes i shtyn të lindurit e kësaj shenje të kërkojnë mënyra alternative për t’u përballur edhe me detyrat më të zakonshme, të përsëritura, duke u përpjekur të përshpejtojnë dhe shpikin diçka unike. Ata që janë tashmë në një histori dashurie do të gjejnë konfirmim dhe stabilitet në lidhje, për ata që duan të bëjnë një angazhim serioz, dy muajt e ardhshëm, maji dhe qershori do të jenë periudha ideale për të marrë në konsideratë martesën apo bashkëjetesën. Kini kujdes që interesi juaj të mos shkojë tek një person që është shumë larg ose ndoshta tashmë në një lidhje.
    PESHQIT
    Sot do jeni të motivuar dhe entuziastë. Çështjet profesionale nuk do privilegjohen shumë, ndërkohë që marrëdhënia sentimentale do favorizohet gjithë kohës. Nëse jeni në një lidhje do shmangni çdo lloj mosmarrëveshjeje dhe në përgjithësi do jetë harmonia ajo që do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët do preferoni të kaloni eksperienca të vogla dhe jo të filloni lidhje serioze menjëherë. Yjet do ju krijojnë ambientin e duhur./vizionplus.tv

  • Takimi Meloni-Vance: Marrëdhëniet SHBA-Itali janë të shkëlqyera

    Takimi Meloni-Vance: Marrëdhëniet SHBA-Itali janë të shkëlqyera

    Qeveria italiane, përmes një deklarate ka ndarë detaje nga takimi i sotëm mes kryeministres Giorgia Meloni dhe zëvendëspresidentit amerikan J.D.Vance.
    Deklarata nënvizon se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera.
    Në deklaratë thuhet gjithashtu se gjatë bisedës “u nënvizua vullneti i përbashkët për të forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe progresit teknologjik, siç përcaktohet në deklaratën e përbashkët të miratuar gjatë takimit të fundit të kryeministres Giorgia Meloni me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington”.

    Sipas qeverisë italiane, biseda Meloni-Vance lejoi diskutime të mëtejshme të thelluara mbi çështjet tregtare dhe çështjet kryesore të aktualitetit politik ndërkombëtar, duke filluar me përpjekjet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë./vizionplus.tv

  • Nga tregtia te Ukraina, çfarë biseduan zv.presidenti amerikan dhe Meloni në Romë

    Nga tregtia te Ukraina, çfarë biseduan zv.presidenti amerikan dhe Meloni në Romë

    Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, mbërriti në Romë mëngjesin e sotëm, ku u prit nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni në Palazzo Chigi, në një takim që u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe në çështje ndërkombëtare të rëndësishme si negociatat tregtare dhe lufta në Ukrainë. “E vlerësoj thellësisht miqësinë mes dy vendeve tona”, deklaroi Vance, duke theksuar rëndësinë e partneritetit SHBA–Itali. Nga ana e saj, Meloni e quajti takimin “një mundësi tjetër për të forcuar bashkëpunimin tonë” dhe shtoi se është “shumë krenare për këtë marrëdhënie të privilegjuar”.
    Takimi nisi me një atmosferë të ngrohtë dhe batuta miqësore. “Më ka marrë malli, nuk të kam parë prej kohësh”, i tha Meloni me humor Vance, gjatë pritjes zyrtare në oborrin e Palazzo Chigi.Vance iu përgjigj po me të njëjtën frymë miqësore dhe batutash, duke shtuar me shaka se “edhe sikur të më kishte fyer, do ta kishte bërë në gjuhën më të bukur që mund të imagjinohet”.
    Më pas, të dy drejtuesit shtetërorë shqyrtuan gardën e nderit të Marinës, ndërsa në sfond intonoheshin himnet kombëtare të dy vendeve.
    Në qendër të diskutimeve ishin marrëdhëniet tregtare mes SHBA-së dhe Bashkimit Europian. “Do të flasim për negociatat që janë në vazhdim dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera që kemi ndërtuar edhe gjatë takimeve me Presidentin Trump,” theksoi Vance.
    Ai gjithashtu përmendi zhvillimet më të fundit në luftën Rusi–Ukrainë, duke shprehur një qasje pozitive: “Kemi një ndjenjë optimizmi për negociatat. Shpresojmë se mund t’i japim fund kësaj lufte brutale.”
    Në një moment gjatë takimit, Meloni tregoi një anë më informale të saj duke marrë përsipër përkthimin personal të deklaratës së saj: “A ka njeri që mund ta përkthejë? Jo, do ta përkthej vetë,” tha ajo me buzëqeshje. Pas përkthimit të saj, Vance konfirmoi në anglisht: “Ne jemi ok, ne e bëmë vetëm.”
    Avioni me JD Vance dhe familjen e tij u ul në orën 07:44 në aeroportin Ciampino të Romës, duke shënuar fillimin e një vizite që konfirmon edhe një herë marrëdhëniet e ngushta mes Italisë dhe Shteteve të Bashkuara.

  • JD Vance zbarkon në Romë, takim me Melonin/ Nga tregtia te Ukraina, për çfarë biseduan zv.presidenti amerikan dhe kryeministrja italiane

    JD Vance zbarkon në Romë, takim me Melonin/ Nga tregtia te Ukraina, për çfarë biseduan zv.presidenti amerikan dhe kryeministrja italiane

    Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, mbërriti në Romë mëngjesin e sotëm, ku u prit nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni në Palazzo Chigi, në një takim që u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe në çështje ndërkombëtare të rëndësishme si negociatat tregtare dhe lufta në Ukrainë.

    “E vlerësoj thellësisht miqësinë mes dy vendeve tona”, deklaroi Vance, duke theksuar rëndësinë e partneritetit SHBA–Itali. Nga ana e saj, Meloni e quajti takimin “një mundësi tjetër për të forcuar bashkëpunimin tonë” dhe shtoi se është “shumë krenare për këtë marrëdhënie të privilegjuar”.
    Takimi nisi me një atmosferë të ngrohtë dhe batuta miqësore. “Më ka marrë malli, nuk të kam parë prej kohësh”, i tha Meloni me humor Vance, gjatë pritjes zyrtare në oborrin e Palazzo Chigi.
    Vance iu përgjigj po me të njëjtën frymë miqësore dhe batutash, duke shtuar me shaka se “edhe sikur të më kishte fyer, do ta kishte bërë në gjuhën më të bukur që mund të imagjinohet”.
    Më pas, të dy drejtuesit shtetërorë shqyrtuan gardën e nderit të Marinës, ndërsa në sfond intonoheshin himnet kombëtare të dy vendeve.
    Në qendër të diskutimeve ishin marrëdhëniet tregtare mes SHBA-së dhe Bashkimit Europian. “Do të flasim për negociatat që janë në vazhdim dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera që kemi ndërtuar edhe gjatë takimeve me Presidentin Trump,” theksoi Vance.
    Ai gjithashtu përmendi zhvillimet më të fundit në luftën Rusi–Ukrainë, duke shprehur një qasje pozitive: “Kemi një ndjenjë optimizmi për negociatat. Shpresojmë se mund t’i japim fund kësaj lufte brutale.”
    Në një moment gjatë takimit, Meloni tregoi një anë më informale të saj duke marrë përsipër përkthimin personal të deklaratës së saj: “A ka njeri që mund ta përkthejë? Jo, do ta përkthej vetë,” tha ajo me buzëqeshje. Pas përkthimit të saj, Vance konfirmoi në anglisht: “Ne jemi ok, ne e bëmë vetëm.”
    Avioni me JD Vance dhe familjen e tij u ul në orën 07:44 në aeroportin Ciampino të Romës, duke shënuar fillimin e një vizite që konfirmon edhe një herë marrëdhëniet e ngushta mes Italisë dhe Shteteve të Bashkuara.

    Top Channel

  • ‘Java më e mirë e vitit’ /Horoskopi 14-20 prill nga Jorgo Pulla

    ‘Java më e mirë e vitit’ /Horoskopi 14-20 prill nga Jorgo Pulla

    I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 14-20 prill, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla, kjo javë do të ketë ndikime të forta planetare dhe pa frikë mund të cilësohet si java më e mirë e vitit. “Kjo javë sjell ndryshime të rëndësishme astrologjike, me Afërditën që kthehet në rrugën e duhur. Ndërsa Mërkuri, Marsi dhe Dielli lëvizin në pozicione dinamike duke sjellë një javë ideale, sidomos në marrjen e vendimeve. Priten mundësi për rritje në marrëdhënie, komunikim dhe plane profesionale, por kujdes, dhe sfida që kërkojnë vëmendje!”, paralajmëron Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
    DASHI
    Kjo javë është plot energji dhe dinamizëm për ju, pasi nis me ecurinë përpara të Afërdita, duke sjellë zhvillime pozitive në marrëdhëniet tuaja personale. Hyrja e Mërkurit në Dash të Mërkurën ju jep mundësinë për të shprehur mendimet tuaja me lehtësi dhe për të marrë iniciativa të reja. Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm ndaj tendencës tuaj për t’u bërë i tepruar ose i nxituar. Marrëdhëniet tuaja këtë javë kanë potencial për t’u përmirësuar ndjeshëm, me ndikimin pozitiv të Afërditës. Dita e sotme  është një ditë e rëndësishme për marrëdhëniet, pasi nevojat tuaja emocionale duket se shfaqen më intensivisht. Nëse jeni në një lidhje, sigurohuni që të mos tërhiqeni nga tensionet e vogla dhe të komunikoni hapur. Në jetën tuaj profesionale, hyrja e Marsit në Luan të premten ju ofron shtysë dhe besim për të vazhduar me veprimet në pritje. Në financa java kërkon kujdes me shpenzimet, sidomos nga fundi i javës, me Diellin që hyn në Dem.
    DEMI
    Kjo javë është ideale për të rivlerësuar marrëdhëniet tuaja personale dhe profesionale.Venusi kalon te Peshqit të hënën e mirë, duke ju ndihmuar të rivendosni komunikimin ose të rishikoni qasjet që nuk kishin funksionuar. Hyrja e Mërkurit në Dash të Mërkurën mund të sjellë zhvillime të shpejta në çështjet që lidhen me planet tuaja. Në sferën emocionale, kjo javë sjell mundësi të reja dhe komunikim më të qartë. E hëna e mirë mund të sjellë një rinovim shumë të nevojshëm në marrëdhëniet tuaja, ndërsa energjia e Marsit në fund të javës mund të krijojë disa tensione, veçanërisht nëse pritshmëritë tuaja nuk përmbushen menjëherë. Në jetën tuaj profesionale, hyrja e Diellit në shenjën tuaj të Shtunën thekson nevojën për lëvizje strategjike dhe organizim. Edhe pse fillimi i javës mund të sjellë disa vonesa, drejt fundit, rritja e vetëbesimit do t’ju ndihmojë të hidhni hapa të rëndësishëm profesional.
    BINJAKET
    Sundimtari juaj Mërkuri kalon në Dash nga e Mërkura dhe ju ndihmon me ide të reja, ndërsa Marsi gjithashtu e kalon të Premten në një pozicion veçanërisht të dobishëm që ju jep vitalitet dhe oreks. Nga e shtuna, Dielli, duke lëvizur në Dem, ju ndihmon të përgatitni hapat e ardhshëm me kujdes. Në sektorin emocional, java fillon me Afërditën në rrugën e duhur, kështu që gradualisht do të shihni se marrëdhëniet që kishin kaluar në një provë serioze po zbuten, megjithatë ju duhet ende pak kohë derisa të stabilizohen. Pas një kohe të gjatë kur financat tuaja po kalonin një periudhë të vështirë për shkak të Marsit në Gaforre, i cili ka sjellë shumë shpenzime prej muajsh, më në fund është koha për të marrë frymë ndërsa planet tuaja profesionale po ecin përpara.
    GAFORRJA
    Afërdita kalon te Peshqit të hënën, duke sjellë një periudhë më harmonike për marrëdhëniet dhe partneritetet tuaja. Mërkuri kalon në Dash të Mërkurën, duke ju mundësuar të organizoni më mirë mendimet tuaja dhe të komunikoni me qartësi. Nga e Premtja e Madhe, me Marsin në Luan, energjia juaj mund të përqendrohet në marrëdhëniet personale, duke shkaktuar konflikte nëse nuk jeni të kujdesshëm. Në sektorin emocional, Afërdita është në rrugën e duhur duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja, si për beqarët ashtu edhe për njerëzit e përkushtuar. Mërkuri ndihmon me shprehjen e qartë, ndërsa Marsi sjell tension, veçanërisht me partnerin. Të shtunën Dielli hyn në Dem, duke sjellë një qasje më praktike në punën dhe detyrimet tuaja. Diskutimet profesionale janë energjike, por intensiteti i Marsit kërkon durim. Dielli në Dem ju inkurajon të merrni përgjegjësi në sektorin e punës.
    LUANI
    Nga e mërkura, Mërkuri, duke kaluar në Dash, ju sjell informacione shumë të rëndësishme, por lajmi më i rëndësishëm është se Marsi të premten e mirë rikthehet në shenjën tuaj pas muajsh dhe ju mbush sërish me energji (edhe nëse jeni të rrëmbyer nga impulsiviteti), por sigurisht që ju nxjerr nga një periudhë jo aktive  që kishit më parë. Në sferën emocionale, klima fillon të përmirësohet, ndërsa Venusi kthehet drejtpërdrejt të hënën e mirë te Peshqit dhe tani e tutje ju mund të shihni peizazhin duke u pastruar. Sunduesi juaj, Dielli, në tranzit të shtunën tregon se për periudhën e ardhshme do të përqendroheni më shumë në çështjet tuaja profesionale, ndërsa Afërdita nga Peshqit premton një vazhdimësi më të mirë në financa.
    VIRGJERESHA
    Një javë me shumë ndryshime për ju! Sundimtari juaj Mërkuri, duke lëvizur te Dashi të mërkurën, tregon se po diskutoni më me kujdes lëvizjet tuaja për periudhën e ardhshme, ndërsa Marsi, duke lëvizur në shenjën e mëparshme të premten, tregon se nga tani deri në mes të Qershorit do kaloni një periudhë të mirë intensive dhe me lëvizje të qarta. Afërdita është kthyer tashmë në zonën e partneritetit, kështu që ju mund të shihni më në fund çështjet e marrëdhënieve tuaj përpara. Tani planet që keni  po bëhen me të qarta dhe do  merrni përgjigjet që dëshironi. Në aspektin profesional, hyrja e Diellit në Dem të shtunën sjell një periudhë shumë më komode për punët tuaja, por me Marsin në Luan tani e tutje, kini kujdes që të mos merrni përsipër përgjegjësitë e të tjerëve.
    PESHORJA
    Kjo javë fillon me Afërditën që kthehet direkt tek Peshqit të hënën, duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja dhe duke ofruar mundësi të reja për pajtim. Nga e mërkura, me Mërkurin që kalon te Dashi, do të ndiheni më të fortë dhe më komunikues, gati për të kërkuar atë që dëshironi. Hyrja e Marsit në Luan të premten e mirë sjell sfida për partneritetet tuaja dhe kërkon vëmendje ndaj mosmarrëveshjeve intensive. Afërdita është në rrugën e duhur dhe sjell zhvillime pozitive në marrëdhënie. Mërkuri në Dash rrit disponimin tuaj për komunikim, ndërsa Marsi në Luan shkakton tension, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve. Mos lejoni që egoja të pushtojë dhe preferoni komunikimin e sinqertë! Të Shtunën, Dielli hyn në shenjën e Demit duke ju dhënë më shumë energji dhe humor për zhvillim personal. Megjithatë, partneritetet tuaja kërkojnë kujdes për shkak të intensitetit të Marsit, por hyrja e Diellit në Dem ju inkurajon të organizoni detyrimet tuaja profesionale dhe t’i kushtoni vëmendje financave.
    AKREPI
    Java fillon me Afërditën  që shkon direkt tek Peshqit të hënën, duke ofruar ndryshime pozitive në marrëdhëniet tuaja, kryesisht në nivel familjar. Nga e mërkura, me Mërkurin në Dash, komunikimi juaj bëhet më efektiv dhe dinamik. Afërdita është në rrugën e duhur dhe sjell harmoni në jetën tuaj personale. Mërkuri rrit disponimin për diskutime, por Marsi sjell tension në marrëdhënie. Të shtunën, Dielli hyn në Dem, duke forcuar perspektivat tuaja romantike dhe duke ofruar mundësi për zhvillim emocional. Në jetën tuaj profesionale, hyrja e Diellit në Dem ju ndihmon të organizoni planet tuaja dhe të arrini të kapërceni pengesat e mundshme. Megjithatë, hyrja e Marsit në Luan të premten  shkakton tensione, duke kërkuar kujdes.
    SHIGJETARI
    Kjo javë është plot me mundësi dhe fillon me Afërditën që kthehet drejtpërdrejt te Peshqit të hënën, duke përmirësuar marrëdhëniet dhe duke ju dhënë mundësinë për të rivendosur komunikimin me njerëzit afër jush. Nga e mërkura, Mërkuri kalon te Dashi, duke sjellë dinamizëm dhe mundësi për bashkëpunime apo udhëtime të reja. Afërdita është në rrugën e duhur dhe sjell përmirësim në marrëdhëniet, ndërsa Mërkuri forcon disponimin tuaj për diskutime të hapura. Megjithatë, intensiteti nga Marsi mund të shkaktojë tensione në jetën tuaj personale. Hyrja e Marsit në Luan të Premten e Mirë krijon tension në mjedisin tuaj profesional dhe ju bën thirrje të keni kujdes ndaj qëndrimit tuaj agresiv. Të shtunën, Dielli hyn në Dem, duke ju dhënë vetëbesim dhe stabilitet më të madh në përditshmërinë tuaj, dhe në të njëjtën kohë ju ndihmon të organizoni më mirë detyrimet tuaja dhe të përmirësoni financat.
    BRICJAPI
    Kushte më të mira për bashkëpunime profesionale! Kjo javë fillon me Afërditën që kthehet direkt te Peshqit të hënën duke ofruar një ndryshim pozitiv në marrëdhëniet me miqtë dhe kolegët. Nga e mërkura, me Mërkurin në Dash, do të ndiheni më të komunikueshëm dhe të aftë për të shprehur më mirë idetë tuaja. Nga e premtja, me hyrjen e Marsit në Luan, mund të lindin disa marrëveshje në marrëdhëniet personale dhe profesionale. Afërdita është në rrugën e duhur dhe sjell komunikim më të mirë me njerëzit e afërt, ndërsa flirti dhe njohjet e reja do të favorizohen në mënyrë fantastike. Mërkuri rrit komunikimin, ndërsa Marsi shkakton tensione në marrëdhënie. Hyrja e Marsit në Luan kërkon vëmendje ndaj partneriteteve. Megjithatë, prania e Diellit tek Demi nga e shtuna e në vazhdim do të përmirësojë perspektivat tuaja profesionale dhe gjendjen tuaj financiare.
    UJORI
    Përshtatje me kushtet e reja profesionale! Java fillon me Afërditën që kthehet në rrugën e duhur tek Peshqit të hënën, duke ofruar lehtësim dhe rivendosje në marrëdhëniet dhe çështjet financiare. Nga e mërkura, me Mërkurin tek Dashi, do të gjeni mundësi të reja për lëvizje profesionale dhe udhëtime. Megjithatë, hyrja e Marsit në Luan të Premten e Madhe shkakton tension, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve personale dhe të jetës së përditshme. Afërdita është në rrugën e duhur dhe sjell përmirësim në marrëdhëniet, për sa kohë ato kanë baza të forta. Mërkuri në Dash sjell mundësi të reja komunikimi, ndërsa Marsi shkakton tensione në sferën personale pasi mendoni se partneri juaj ka shumë kërkesa ndaj jush. Të shtunën, me Diellin në Dem, do të fokusoheni në riorganizimin e detyrimeve tuaja financiare dhe profesionale, duke hedhur hapa drejt progresit. Por nuk duhet të nxitoni dhe të rrezikoni imazhin tuaj!
    PESHQIT
    Mundësi për rinovim dhe komunikim në marrëdhënie! Java fillon me Afërditën që kthehet në rrugën e duhur në shenjën tuaj, duke ofruar kushte më të mira për marrëdhëniet dhe çështjet tuaja personale. Nga e mërkura, Mërkuri kalon te Dashi, duke forcuar komunikimin tuaj, por edhe duke theksuar gatishmërinë tuaj për të ndërmarrë veprime. Nga e premtja, me hyrjen e Marsit në Luan, tensionet rriten kryesisht në planin profesional, ndërsa nevoja për pavarësi intensifikohet. Afërdita është në rrugën e duhur dhe sjell ndryshime të këndshme, pasi më në fund mund ta shihni qartë dhe të merrni vendimet e duhura në lidhje me personin që ju intereson. Por Saturni mbetet në shenjën tuaj dhe kërkon zgjedhje që ju nderojnë! Hyrja e Marsit në Luan kërkon vëmendje për çështjet profesionale, ndërsa Dielli në Dem të shtunën  ju ndihmon të organizoni financat tuaja në mënyrë më efektive.
     

  • SHBA ndalon marrëdhëniet romantike apo seksuale të personelit të saj në Kinë me shtetasit kinezë

    SHBA ndalon marrëdhëniet romantike apo seksuale të personelit të saj në Kinë me shtetasit kinezë

    Qeveria amerikane ka ndaluar të gjithë personelin e saj zyrtar në Kinë, përfshirë familjarët dhe kontraktorët me certifikata sigurie, të kenë marrëdhënie romantike apo seksuale me shtetasit kinezë, sipas një raportimi të Associated Press.
    Ky vendim është marrë nga ambasadori i larguar Nicholas Burns në janar, pak para se të linte postin. Politika u komunikua në mënyrë elektronike dhe verbale, por nuk është bërë publike zyrtarisht.
    Megjithëse disa agjenci amerikane kishin rregulla të rrepta mbi këto marrëdhënie, një ndalim i përgjithshëm i tillë nuk ishte parë që nga Lufta e Ftohtë. Deri më tani, diplomatëve amerikanë u lejohej të kishin marrëdhënie me vendas në vende të ndryshme, përfshirë Kinën, me kusht që t’i raportonin.
    Ky ndalim i ri prek ambasadën në Pekin dhe konsullatat në Guangzhou, Shanghai, Shenyang, Wuhan dhe Hong Kong. Personeli me marrëdhënie të mëparshme me shtetas kinezë mund të kërkojë përjashtim, por nëse refuzohet, duhet ose të ndërpresin lidhjen ose të largohen nga detyra.
    Arsyeja pas këtij vendimi lidhet me shqetësimet e sigurisë kombëtare. Uashingtoni ka raportuar më parë raste kur agjentë kinezë kanë përdorur lidhje romantike për të përfituar informacione sekrete nga zyrtarë amerikanë, në atë që njihet si taktika e “honeypot”.
    Ish-analisti i CIA-s, Peter Mattis, tha se Kina vazhdon të shfrytëzojë çdo lidhje personale për të mbledhur informacione. Sipas tij, Ministria kineze e Sigurisë së Shtetit është bërë më agresive në përpjekjet për të depërtuar në rrjetet amerikane diplomatike.
    Ndërkohë, edhe vetë Kina ka rregulla të rrepta për zyrtarët e saj, duke ua ndaluar marrëdhëniet me të huaj dhe duke ua kufizuar udhëtimet jashtë vendit pa leje të posaçme.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Tarifat e Trump, Kanadaja: Marrëdhëniet me SHBA-në nuk do të jenë më kurrë të njëjta!

    Tarifat e Trump, Kanadaja: Marrëdhëniet me SHBA-në nuk do të jenë më kurrë të njëjta!

    Marrëdhëniet e Kanadasë me Shtetet e Bashkuara “nuk do të jenë kurrë të njëjta” pasi Donald Trump vendosi tarifa të reja , tha të premten ministrja e Punëve të Jashtme Melanie Jolie.

    “SHBA-ja dëshiron t’i bëjë gjërat ndryshe, dhe ne e kuptojmë këtë. Pra kjo është arsyeja pse ne do të kërkojmë të sigurohemi që të arrijmë një marrëveshje për tregtinë, por edhe për sigurinë,” tha Jolie.
    Trump “respekton pushtetin “, kjo është arsyeja pse Kanadaja ka vendosur tarifa të ngjashme me vlerë 60 miliardë dollarë kanadezë për produktet amerikane, shtoi ministrja kanadeze. “Ne njoftuam dje anti-tarifat e reja për makinat, sepse besojmë se në fund të fundit është mënyra më e mirë për të arritur përfundimisht një marrëveshje të mirë,” tha ajo, duke shtuar se Kanadaja po ushtron “presion maksimal” mbi administratën Trump.
    Ndërkohë, ndërsa nuk u vendosën tarifa të mëtejshme ndaj Kanadasë dhe Meksikës, dy nga partnerët kryesorë tregtarë të Amerikës, Trump kishte njoftuar më parë tarifa prej 25 për qind për të dy vendet për ato që ai i quajti përpjekje të pamjaftueshme për të frenuar imigracionin dhe trafikun e fentanilit.

    Top Channel