Tag: marrëdhëniet

  • Erë e re mes Tiranës e Athinës! Gerapetritis takon Hasanin: Ju mbështesim për integrimin! Kujdes minoritetin

    Erë e re mes Tiranës e Athinës! Gerapetritis takon Hasanin: Ju mbështesim për integrimin! Kujdes minoritetin

    Qysh në fillim nga mënyra e pritjes te përqafimet dhe shtrëngimet e herëpashershme të duarve, u duk se takimi mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë do të rrezatonte një atmosferë tepër miqësore, pas shumë muajve problematikë në marrëdhëniet dypalëshe.

    Duke iu referuar zhvillimeve gjeopolitike globale të dhimbshme, kreu i diplomacisë greke, Gjerapteritis, ka theksuar se bashkëpunimi rajonal, veçanërisht mes vendeve fqinje, merr një rëndësi të jashtëzakonshme për forcimin e stabilitetit dhe mirëqenies në rajon dhe se hijet që kanë rënduar në marrëdhëniet mes Athinës e Tiranës duhet të zhduken dhe të mos përsëriten.
    “Duhet të shohim nga e ardhmja me një këndvështrim pozitiv, mbi bazën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe në kërkim të marrëdhënieve miqësore dhe të fqinjësisë së mirë. Duke lënë pas nacionalizmat ballkanikë dhe faktorët që sjellin prapambetje dhe destabilizim.Është në interes të të dy popujve që të kultivojmë interesat e përbashkëta dhe të punojmë për të luftuar stereotipet”, u shpreh ministri i jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapteritis.
    Gerapetriti i është referuar respektimit të plotë dhe të detyrueshëm për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të Pakicës Kombëtare Greke, që përbën një përparësi të madhe për Athinën.
    “Pakica Kombëtare Greke është një nga hallkat më të forta në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona. Prej shekujsh përbën një urë komunikimi dhe mirëkuptimi mes dy popujve.E njëjta gjë mund të thuhet edhe për numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi”, tha Gerapteritis.
    Ministri i jashtëm grek ka bërë me dije edhe një fakt që pak ishte i njohur për origjinën e homologut të tij shqiptar.
    “Kemi fatin e mirë që në Shqipërinë fqinje të shërbejë si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme një njeri me aftësi të jashtëzakonshme dhe një njeri që flet gjuhën tonë: Gjuhën e arsyes evropiane. Por edhe gjuhën greke, për shkak të prejardhjes së tij greke, të cilën sot e nderon”, tha ai.
    Nga ana e tij, ministri Hasani theksoi lidhjet historike mes dy vendeve dhe angazhimin e përbashkët për thellimin e marrëdhënieve strategjike.
    “Sot me mikun tim, afirmuam angazhimin tonë të përbashkët për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe në një frymë miqësie, partneriteti dhe respekti të ndërsjellë. Këto marrëdhënie bazohen në interesat tona strategjike, në partneritetin tonë në NATO dhe synimin e përbashkët për një Evropë më të bashkuar“, tha Hasani.
    Gjithashtu. kryediplomati shqiptar ka shtuar se ky është një moment i përshtatshëm për zgjidhjen e një sërë çështjesh të pazgjidhura të trashëguara nga e kaluara.
    “Sa i përket çështjeve të hapura, ndamë bindjen se ky është momenti i duhur për t’i trajtuar me qasje të pjekur dhe konstruktive. Është në interesin e përbashkët të të dy vendeve që këto çështje që burojnë nga e kaluara historike apo sfida të së tashmes, të adresohen në mënyrë të përgjegjshme përmes dialogut të hapur, mekanizmave të dakordësuar dhe në respekt të së drejtës ndërkombëtare“, u shpreh Hasani.
    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Igli Hasani më pas është pritur edhe nga presidenti i Greqisë, një pritje që nuk bëhet për gjithë ministrat e Jashtëm që vizitojnë Greqinë.

    Top Channel

  • Çështja e detit, marrëdhëniet me Athinën dhe vota e emigrantëve, ministri Hasani për median greke: Jemi në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE!

    Çështja e detit, marrëdhëniet me Athinën dhe vota e emigrantëve, ministri Hasani për median greke: Jemi në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE!

    “Çështjet e pazgjidhura dypalëshe mund të përballohen dhe të zgjidhen”, ka theksuar ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani në një intervistë për gazetën TA NEA, disa orë para vizitës së tij në Athinë dhe takimit me homologun grek Giorgos Gerapetritis.

    I pyetur në se çështja e delimitimit të zonave detare (përcaktimit të kufijve mes dy territoreve) është në krye të agjendës së këtij takimi dhe në se hapi i mëtejshëm është siç është rënë dakord në vitin 2020 paraqitja e kësaj mosmarrëveshjeje në Hagë, Hasani ka garantuar  se qeveria shqiptare në këtë mandat të katërt të qeverisë Rama mbetet e hapur dhe plotësisht e përkushtuar për të nxitur dialogun mbi të gjitha çështjet e pazgjidhura dypalëshe duke mos e përjashtuar si mundësi.
    “Ne marrim pjesë në këto diskutime me respekt të ndërsjellë me qëllim arritjen e zgjidhjeve të drejta dhe të qëndrueshme që pasqyrojnë interesin tonë të përbashkët, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe stabilitetin rajonal nëpërmjet dialogut të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit konstruktiv. Unë besoj se është e mundur të adresohen të gjitha çështjet përkatëse në përputhje me normat ndërkombëtare, bazuar në lidhjet e qëndrueshme historike dhe afërsinë gjeografike që lidhin dy popujt tanë”- ka thënë ai.
    Hasani ka thënë gjithashtu se marrëdhëniet shqiptaro-greke duhet të vazhdojnë të zhvillohen në një frymë pozitive dhe progresive, të rrënjosura në partneritetin strategjik të bashkëpunimit të ngushtë në NATO dhe ambiciet evropiane.
    “Greqia mbetet një partner i rëndësishëm për Shqipërinë. Dy popujt tanë kanë jetuar krah për krah për shekuj, duke ndarë kufij, përvoja dhe shkëmbime të panumërta shoqërore dhe kulturore. Kjo afërsi ka ndezur një lidhje të thellë njerëzore që tejkalon politikën dhe nënvizon rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve të pazgjidhura përmes dialogut”, shprehet më tej ministri Hasani.
    Sipas kryediplomatit shqiptar, kjo vizitë në Athinë është një mundësi për të ndërtuar mbi këto themele dhe për të riafirmuar angazhimin e ndërsjellë për një dialog të hapur konstruktiv dhe të vazhdueshëm. Ai ka nënvizuar gjithashtu se Tirana vlerëson veçanërisht mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për integrimin evropian të Shqipërisë, bashkëpunimin në energji, tregti, iniciativa rajonale dhe platforma shumëpalëshe ,ndërsa ekziston një potencial i madh për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
    Sa i përket pranimit të Shqipërisë në BE deri në 2030, ministri i Hasani ka thënë se Shqipëria është plotësisht në rrugën e duhur drejt anëtarësimit, pas reformave të gjera, ndërsa ndodhet në një fazë vendimtare të procesit të anëtarësimit me katër grupe negociuese që tashmë kanë hapur progresin në fusha kyçe si sundimi i ligjit, qeverisja demokratike dhe administrata publike, të cilat kanë hedhur një themel të fortë.
    “Ne mbetemi të përkushtuar për përshpejtimin e reformave, veçanërisht në integritetin e gjyqësorit, periudhën ekonomike gjashtëvjeçare dhe forcimin e institucioneve, qëllimi ynë është të fillojmë së shpejti mbylljen e kapitujve për negociata të plota deri në vitin 2027, duke e përgatitur Shqipërinë për anëtarësim deri në vitin 2030”, ka thënë ai.
    I pyetur se ku bazohet përqindja e lartë e votave që siguroi Rama nga emigrantët shqiptarë në Greqi në zgjedhjet e 11 Majit ,ai tha se ky fakt pasqyron besimin e tyre të vazhdueshëm në udhëheqjen e kryeministrit shqiptar, angazhimin e qeverisë për reforma thelbësore dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

    Top Channel

  • Barcelona ndërpret marrëdhëniet me Izraelin, kryebashkiaku: nuk do ketë miqësi pa rivendosur…

    Barcelona ndërpret marrëdhëniet me Izraelin, kryebashkiaku: nuk do ketë miqësi pa rivendosur…

    Këshilli i qytetit të Barcelonës votoi për të ndërprerë marrëdhëniet e tij institucionale me qeverinë izraelite dhe marrëveshjen e miqësisë me qytetin e Tel Avivit, “derisa të rivendoset respekti për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat themelore të popullit palestinez”.

    Vendimi u miratua nga këshilli i qytetit me mbështetjen e Partisë Socialiste në pushtet dhe partive të majta radikale dhe pro-pavarësisë.
    Teksti i miratuar nga këshilli i qytetit të Barcelonës përmban rreth 20 pika, duke përfshirë ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me “qeverinë aktuale të Izraelit”.
    Ai gjithashtu pezullon “marrëveshjen e miqësisë” të 24 shtatorit 1998, midis kryeqytetit katalanas dhe Tel Aviv-Yafo, “derisa të rivendoset respekti për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të garantohen të drejtat themelore të popullit palestinez”.
    “Niveli i vuajtjeve dhe vdekjeve që Gaza ka përjetuar gjatë një viti e gjysmë të kaluar, si dhe sulmet e përsëritura nga qeveria izraelite në javët e fundit, e bëjnë çdo marrëdhënie midis dy qyteteve “të paqëndrueshme”, tha kryebashkiaku socialist i Barcelonës, Jaume Colboni.
    Ndër masat e tjera, disa prej të cilave bien jashtë juridiksionit të komunës, është një kërkesë drejtuar bordit të Ekspozitës së Barcelonës që të mos presë pavione të qeverisë izraelite ose “kompani armësh ose ndonjë sektor tjetër që përfiton nga gjenocidi, pushtimi, aparteidi kundër popullit palestinez dhe vendbanimet” e territoreve palestineze.
    Një rekomandim i ngjashëm po shqyrtohet për portin e Barcelonës, në mënyrë që të mos pranojë anije të përfshira në transferimin e armëve në Izrael.
    Kjo nuk është hera e parë që Barcelona ka pezulluar marrëdhëniet me qeverinë e Benjamin Netanyahut. Në shkurt të vitit 2023, ish-kryetarja e bashkisë, aktivistja Ada Colau vendosi të “pezullojë përkohësisht” marrëdhëniet e saj me Izraelin, si dhe marrëveshjet e binjakëzimit me komunën e Tel Avivit.
    Ky vendim, i cili ishte kritikuar, u pezullua disa muaj më vonë kur Colboni fitoi zgjedhjet komunale.
    Qeveria spanjolle e socialistit, Pedro Sánchez njohu shtetin e Palestinës më 28 maj 2024, së bashku me Irlandën dhe Norvegjinë. Në muajt e fundit, Madridi është bërë një nga zërat më kritikë brenda Bashkimit Evropian kundër qeverisë Netanyahu.

    Top Channel

  • Sulmet në Gaza, Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin

    Sulmet në Gaza, Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin

    Këshilli i qytetit të Barcelonës votoi për të ndërprerë marrëdhëniet institucionale me qeverinë izraelite dhe marrëveshjen e miqësisë me qytetin e Tel Avivit, “derisa të rivendoset respekti për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat themelore të popullit palestinez”.
    Teksti i miratuar nga këshilli i qytetit të Barcelonës përmban afërsisht 20 pika, përfshirë ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me “qeverinë aktuale të Izraelit”.
    Gjithashtu pezullon “marrëveshjen e miqësisë” të 24 shtatorit 1998 midis kryeqytetit katalanas dhe Tel Aviv-Jaffa, “derisa të rivendoset respekti për të drejtën ndërkombëtare dhe humanitare, derisa të garantohen të drejtat themelore të popullit palestinez”.
    “Niveli i vuajtjeve dhe vdekjeve që Gaza ka përjetuar gjatë një viti e gjysmë, si dhe sulmet e përsëritura nga qeveria izraelite në javët e fundit, e bëjnë çdo marrëdhënie midis dy qyteteve “të paqëndrueshme”, shpjegoi kryebashkiaku socialist i Barcelonës, Jaume Colboni.
    Ndër masat e tjera, disa prej të cilave bien jashtë juridiksionit të bashkisë, është një kërkesë drejtuar bordit të Ekspozitës së Barcelonës që të mos presë pavione të qeverisë izraelite ose “kompani armësh apo ndonjë sektor tjetër që përfiton nga gjenocidi, pushtimi, aparteidi kundër popullit palestinez dhe kolonizimi” i territoreve palestineze.
    Një rekomandim i ngjashëm po shqyrtohet edhe për portin e Barcelonës, në mënyrë që të mos pranojë anije të përfshira në transferimin e armëve në Izrael.
    Kjo nuk është hera e parë që Barcelona ka pezulluar marrëdhëniet me qeverinë e Benjamin Netanyahut. Në shkurt të vitit 2023, ish-kryetarja e bashkisë dhe aktivistja Ada Colau vendosi të “pezullojë përkohësisht” marrëdhëniet e saj me Izraelin, si dhe marrëveshjet e binjakëzimit me bashkinë e Tel Avivit.
    Ky vendim, i cili ishte kritikuar, u pezullua disa muaj më vonë, kur Colboni fitoi zgjedhjet komunale.
    Qeveria spanjolle e socialistit Pedro Sanchez njohu shtetin e Palestinës më 28 maj 2024, së bashku me Irlandën dhe Norvegjinë. Në muajt e fundit, Madridi është bërë një nga zërat më kritikë brenda Bashkimit Evropian kundër qeverisë Netanyahu.

  • Konfliktet në botë, Papa Leoni takim në Vatikan me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance dhe Sekretarin Rubio

    Konfliktet në botë, Papa Leoni takim në Vatikan me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance dhe Sekretarin Rubio

    Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilluan takimin e tyre të parë zyrtar me Papa Leoni në Itali, ndërsa administrata Trump kërkon të rivendosë marrëdhëniet me Vatikanin duke punuar së bashku për zgjidhjen e luftës në Ukrainë dhe duke hequr dorë nga mosmarrëveshjet themelore mbi politikën ndaj migrantëve.
    Vance zhvilloi më pas bisedime me Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher, Sekretarin e Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
    Sipas një deklarate nga Sekretariati i Shtypit i Vatikanit, bisedimet e zhvilluara konfirmuan kënaqësinë për marrëdhëniet e mira dypalëshe, ndërsa në të njëjtën kohë të dyja palët u përqendruan në bashkëpunimin midis Kishës dhe shtetit, si dhe në çështje me rëndësi të veçantë si lufta Rusi-Ukrainë.
    Sic shkruan “Washington Post”, takimi erdhi një muaj pasi zëvendëspresidenti u takua me Papa Françeskun, i cili dikur kishte vënë në pikëpyetje krishterimin e Presidentit Donald Trump.

    Ai gjithashtu kishte thënë se Vance kishte interpretuar gabimisht një koncept katolik mesjetar, për të mbrojtur goditjen e administratës kundër imigracionit. Një ditë pas takimit, Papa Francesku nderroi jetë.
    Tani, zyrtarët amerikanë shohin një mundësi për të forcuar marrëdhëniet me Papa Leonin, papën e parë amerikan, fokusi i të cilit për përfundimin e konflikteve më shkatërruese në botë përputhet me vizionin që Trump.
    Në Meshën gjatë inaugurimit të tij të dielën, Leoni bëri thirrje për paqe në tre rajone të shkatërruara nga lufta, Gaza, ku fëmijët, familjet dhe të moshuarit që mbijetojnë janë të prirur drejt urisë, Mianmari, ku trazirat kanë prerë jetë të të rinjve të pafajshëm dhe Ukraina, e cila pret negociata për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

  • Sulmi ndaj gazetarëve në protestën e PD/ Berisha: Çdo politikan duhet të ketë kujdes në marrëdhëniet me reporterët, por…

    Sulmi ndaj gazetarëve në protestën e PD/ Berisha: Çdo politikan duhet të ketë kujdes në marrëdhëniet me reporterët, por…

    Sali Berisha: Personalisht, kam falënderuar me sinqeritet gazetarët për kontributin që kanë dhënë në denoncimin e farsës elektorale. Ata kanë qenë kontribues i çmuar, ato kronika të tyre kanë qenë të çmuara. Të sugjeroj të lexosh raportet e OSBE çfarë thonë për mediat në Shqipëri. Ato thonë se mediat u sollën si diktaturë. S’e kam për gazetarët e kronikës, unë i përjashtoj gazetarët e kronikës, ka prej tyre që kanë rrezikuar veten në raportimet që kanë bërë. E thotë raporti si asnjë tjetër. Unë nuk e kam të gjithë episodin parasysh, por ju në këtë anë keni bërë pyetje dhe keni marrë përgjigje për çdo pyetje. Çdo politikan duhet të ketë kujdes të veçantë në marrëdhëniet me gazetarët. Por besoj se gazetari s’duhet të marrë porosi dhe të zbatojë porosi ku nuk është vendi se mund të shkaktojë gjaknxehtësi. Por marrëdhëniet me PD ju i keni pasur normale.

    Top Channel

  • Përçahen marrëdhëniet midis Trump dhe Netanyahut? Sekretari amerikan i Mbrojtjes anulon udhëtimin në Izrael

    Përçahen marrëdhëniet midis Trump dhe Netanyahut? Sekretari amerikan i Mbrojtjes anulon udhëtimin në Izrael

    Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka anuluar udhëtimin e tij në Izrael të planifikuar për javën e ardhshme.

    Media Ynet raportoi se Hegseth e anuloi vizitën në mënyrë që të mund të shoqëronte Presidentin Donald Trump në vizitën e tij në rajon (Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe), e cila nuk do të përfshijë Izraelin.
    Më herët këtë javë, media tjetër Axios raportoi, duke cituar dy zyrtarë izraelitë, se Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së ishte planifikuar të mbërrinte në Izrael të hënën për t’u takuar me homologun e tij izraelit, Israel Katz , dhe kryeministrin Benjamin Netanyahu.
    Të martën, Presidenti Trump njoftoi se Huthitët e kishin informuar se nuk do të sulmonin më anijet amerikane dhe, për këtë arsye, SHBA-të do të ndërprisnin sulmet ndaj tyre.
    Reuters, theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr kërkesën e tyre që Arabia Saudite të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin si kusht për promovimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë bërthamore politike.

    Top Channel

  • SYRI TV/ DASH rrëzon vendimin e Blinken për Berishën: Neni 7031(c) u përdor si armë politike

    SYRI TV/ DASH rrëzon vendimin e Blinken për Berishën: Neni 7031(c) u përdor si armë politike

    Edhe Associated Press ka raportuar sot për ndryshimin e qëndrimit të Departamentit të Shtetit Amerikan (DASH) në lidhje me opozitën shqiptare dhe Sali Berishën.

    Në një artikull kushtuar zgjedhjeve në Shqipëri, Associated Press ndalet edhe tek marrëdhëniet Shqipëri–SHBA, duke cituar gjithashtu një reagim nga kompania lobuese ‘Continental Strategy’.

    Sipas zëdhënëses së ‘Continental Strategy’, Melissa Stone, neni 7031(c) është përdorur nga administrata e mëparshme si një armë politike kundër Sali Berishës.

    Pas publikimit të lajmit se Departamenti i Shtetit ka rrëzuar vendimin e Sekretarit Blinken ndaj Sali Berishës dhe se ky vendim ka qenë i politizuar, ka reaguar edhe kompania ‘Continental Strategy’, e angazhuar nga opozita shqiptare për mbrojtjen e kauzave të saj.

    Melissa Stone, zëdhënëse e kompanisë, tha për Associated Press se puna e tyre ka si synim heqjen e masave non grata, të cilat janë përdorur si mjete politike edhe ndaj liderit të opozitës.

    “Puna jonë po financohet nga një biznesmen shqiptaro-amerikan dhe lider aktiv i diasporës shqiptaro-amerikane, i cili e do Amerikën dhe e do Shqipërinë,” – tha Stone.

    Ajo shtoi se, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ata po kërkojnë nga administrata Trump të ndërmarrë një rishikim të plotë dhe të përmbysë përdorimin politik të nenit 7031(c) gjatë administratës Biden ndaj liderëve konservatorë pro-amerikanë, përfshirë edhe Presidentin Sali Berisha.

    Sipas deklaratës së DASH, “Shtetet e Bashkuara nuk mund të lejojnë që interesat e politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës Biden.”

  • DASH: Sali Berisha mund të vijë në SHBA, marrëdhëniet me Shqipërinë nuk mund të cënohen nga vendimet politike të Biden

    DASH: Sali Berisha mund të vijë në SHBA, marrëdhëniet me Shqipërinë nuk mund të cënohen nga vendimet politike të Biden

    SHBA- Gazetari amerikan Marc Caputo, i cili punon për agjencinë “Axios” i ka drejtuar një pyetje Departamentit Amerikan të Shtetit nëse kryedemokrati Sali Berisha mund të vizitojë SHBA-t. 
    Përmes një postimi në “X”, ai lajmëroi se Berisha mund të vizitojë SHBA-në.
    “E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA”, shkruan gazetari, i cili më tej publikon edhe përgjigjen e DASH.
    Në përgjigje DASH shkruan se ka disa rregulla që lejojnë përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA. Ndërsa, nënvizon se DASH nuk do të lejojë që politika e jashtme dhe marrëdhëniet me Shqipërinë të cënohen nga vendimet e administratës së ish-presidentit Joe Biden.

    “Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it”, thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dërguar për gazetarin./ZËRI
     

    img 20250507 wa0032

    sali berisha 1

  • Berisha mbron faljen e detit në favor të Greqisë: Rama nga presioni i Erdogan prishi marrëveshjen me Athinën!

    Berisha mbron faljen e detit në favor të Greqisë: Rama nga presioni i Erdogan prishi marrëveshjen me Athinën!

    Në një intervistë për median greke LiFO, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet politike në Shqipëri dhe marrëdhëniet me Greqinë, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 11 maj.
    Berisha ka theksuar se marrëveshja për Zonën Ekonomike Ekskluzive (EEZ), e arritur gjatë qeverisjes së tij me Greqinë, ishte ‘më e mira e mundshme’, ndërsa ka akuzuar kryeministrin aktual, Edi Rama, se e bllokoi atë për interesa politike dhe të jashtme.
    “Jam shumë i lumtur dhe shumë optimist që do të heqim qafe qeverinë e Edi Ramës, e cila nuk respekton asnjë ligj, asnjë rregull, asnjë kriter, asnjë standard”, u shpreh Berisha në intervistën për LiFO.
    Gazetarët grekë e pyetën për marrëdhëniet greko-shqiptare dhe mundësinë për përmirësimin e tyre.
    “Absolutisht”, u përgjigj ai. “Mund të ishin më mirë. Nuk ka asnjë arsye pse të mos jenë më mirë dhe jam thellësisht i bindur për këtë.”
    Berisha përmendi nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit më 1996 me presidentin grek Costis Stefanopoulos, duke e cilësuar si një arritje historike që zgjidhi shumë prej problemeve të trashëguara mes dy vendeve.
    Media greke kujton se marrëdhëniet mes qeverisë së Berishës dhe asaj të Kostas Karamanlisit ishin të ngushta, duke kulmuar me firmosjen e Marrëveshjes për Delimitimin e Shelfit Kontinental dhe Zonave të Tjera Detare.
    Por marrëveshja nuk u ratifikua kurrë, pasi pas ndërhyrjes së opozitës shqiptare të udhëhequr nga Edi Rama, ajo u çua në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, ku u bllokua.
    “Edi Rama ishte njeriu që, sipas bindjes sime të thellë, veproi kundër interesit kombëtar të Shqipërisë, duke bllokuar një marrëveshje që ishte më e mira që mund të kishim pasur. Ishte një marrëveshje fitimtare për të dyja palët”, tha Berisha për LiFO.
    Ai shtoi gjithashtu se vendimi për ta dërguar marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese mund të ketë ardhur si rezultat i presioneve të jashtme.
    “Edi Rama ndoshta, nga presioni i Rexhep Tajip Erdogan, e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese,” përfundon ai.