Rei Manaj pritet të largohet nga Sivaspori. Marrëdhënia e tij me trajnerin e ekipit është krisur dhe duket se vera do ta gjejë në një tjetër ekip. Interesimi për të nuk mungon.
“Fotospor”-i bën me dije se Samsunspori po shqyrton mundësinë për të bërë pjesë të grupit Rei Manajn. Ekipi në fjalë aktualisht renditet në vendin e 3-të në Superligën turke, me një pikë më shumë se sa Beshiktashi i vendit të 4-t./Sport Ekspres/
Tag: marrëdhënien
-

Ka krisur marrëdhënien e tij me Sivasporin, Manajn e kërkon ekipi i vendit të 3-të në Turqi
-

Ledri Vula flet për marrëdhënien me Xhensila Myrtezajn: Kemi shumë kimi
Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj janë një nga dyshet më të pëlqyera nga publiku shqiptar, sidomos pas bashkëpunimit të tyre muzikor që rezultoi një sukses i madh. Por përtej muzikës, duket se raporti mes tyre është edhe më i thellë.
Në një interviste të fundit, Ledri ka folur për lidhjen që ka me Xhensilën, duke theksuar se mes tyre ka pasur gjithmonë një energji pozitive dhe një ndjesi të fortë bashkëpunimi.“Kemi pasur shumë kimi. Edhe në studio, edhe në klip… edhe në shoqëri. Jemi shumë shokë me Xhensilën,’- është shprehur reperi.
Deklarata e tij ka ngjallur menjëherë reagime në rrjete sociale, ku fansat kanë filluar të spekulojnë për një afërsi më të madhe mes tyre. -

‘Folëm deri në mesnatë për marrëdhënien tonë’, Mark Samson tregon detaje të reja nga vrasja e Ilaria Sulës
Detaje të reja ka rrëfyer autori i vrasjes së Ilaria Sulës teksa ka zbuluar sesi ka vepruar pasi i mori jetën 22-vjeçares shqiptare. Autori Mark Samson në një letër drejtuar prokurorëve të Romës ka shpjeguar versionin e tij rreth ngjarjes. Sipas 23-vjeçarit më 25 mars ai dhe Ilaria kanë biseduar deri në mesnatë.
“Nga ora 22:15 e 25 marsit deri në mesnatë folëm për marrëdhënien tonë, për faktin se më shqetësonte dhe isha lodhur duke pritur dhe ndërkohë ajo kërkonte njerëz të tjerë për t’u lidhur”, shkruan 23-vjeçari në letër, në të cilën tregon fazat që i paraprinë goditjes me thikë të 22-vjeçares në apartamentin ku jetonte.Në letër ai zbulon se me trupin e Ilaria të mbyllur në valixhe brenda makinës ka ndaluar për të blerë cigare dhe një çakmak në një dyqan. I riu shkruan se mbrëmjen e 25 marsit Ilaria e pyeti nëse mund të qëndronte në shtëpinë e tij pasi ishte vonë.
“I dhashë një palë pizhame që të flinte rehat. U shtrimë në shtratin tim dhe filluam të flisnim për gjërat e mira që kishim kaluar së bashku, përvojat, udhëtimet dhe nofkat që i vinim njëri-tjetrit. “Dashuri, zemër, jetë…” dhe pastaj kaluam tek ato shqipe “Shpirt”, “Zemra ime” dhe së fundmi tek ato filipinase “‘Bebe Ko’, ‘Mahal’, ‘Asaëa’…”.
Në letër, 23-vjeçari më pas ndalet tek ajo që ndodhi pas goditjes me thikë, mëngjesin e datës 26, dhe te përpjekja e tij për të hequr qafe trupin duke e mbyllur në një valixhe dhe duke e hedhur në një përrua në zonën e Capranica Prenestina.
“E nxora karrocën nga ndërtesa, ishte një ditë me një diell të ndritshëm e verbues. Shoh dy vajza që vinin në drejtimin tim, i lashë të kalonin dhe menjëherë pas kësaj e ngrita karrocën pa ndihmën e askujt: Hapa ndarjen e bagazheve dhe ndalova për një moment për të rifituar forcën. E ngre çantën dhe e vendos në anën e djathtë të bagazhit dhe largohem pa një drejtim të saktë. Rreth orës 16:30 ndalem te një tabakino dhe blej cigare dhe një çakmak,” rrëfen filipinasi. -

S’mori pjesë në seancën e divorcit/ Kryemadhi pas daljes nga SPAK: Nuk ka pse të kem seancë pajtimi me dikë që do të ndërpresë marrëdhënien me mua
Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në SPAK, pas zbatimit të masës ‘detyrim paraqitje’.
Pas daljes nga SPAK, Kryemadhi ka folur për mediat teksa ka dhënë arsyen se pse nuk ishte e pranishme në seancën e divorcit.
Ajo u shpreh se nuk ka arsye pse t’i lutet apo të presë të pajtohet nga dikush që do të ndërpresë marrëdhënien me të.
Më tej ka deklaruar se vazhdon të bëjë fushatë për të siguruar vota për babain e fëmijëve të saj, Ilir Meta, me të cilin u divorcua pak ditë më parë.
Pjesë nga deklarata për gazetarët:
Monika Kryemadhi: Jam përfshirë në fushatë për babain e fëmijëve të mi.
Pse nuk shkuat në seancë?
Monika Kryemadhi: Kush ka iniciuar divorcin le ta komandojë. Nuk ka pse të kem seancë pajtimi për një gjë që dikush do të ndërpresë marrëdhënien me mua, nuk kam pse të lutem dhe të pres të pajtohem.
Nuk është shkaktare politika?
Monika Kryemadhi: Mendoj se ishte justifikim, për mua s’ka gjë dmth. Për shkak të politikës nuk shkatërrohet familja.
Do të keni të njëjtin intensitet në angazhimin tuaj elektoral?
Monika Kryemadhi: Patjetër ndoshta pak më shumë për hir të fëmijëve, se janë fëmijët ata që janë më mua në çdo hap në çdo takim, i kam marrë si dëshmitar duke qenë se stafi i ngushtë i Metës me turpësinë më të madhe thonë “mos dëgjoni Monikën se po kërkon votë për PS|” kur në të vërtetë paaftësia e tyre për të shkuar derë më derë tek njerëzit është në një justifikim të tillë. -

“Kam debatuar disa herë me Ramën”, Ndreu flet për raportet me kryeministrin
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka folur për marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama, gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24.
Ndreu pranoi se puna me Ramën është sfiduese, por edhe motivuese për ata që synojnë të ecin përpara.
“Me Edi Ramën nuk është e lehtë të punosh. Kërkesat janë shumë të larta, të kapësh ritmin është shumë e vështirë,” – tha ai, duke shtuar se përkushtimi i tij ndaj detyrës ka sjellë ndryshime të dukshme në Lezhë.
Duke folur për marrëdhënien me kolegët e tjerë socialistë, ai vlerësoi bashkëpunimin dhe tha se bashkitë e drejtuara nga PS kanë ulur ndjeshëm borxhin.
“Në të gjitha bashkitë është ulur borxhi në 60%. Kemi marrë bashkinë dhe kemi ecur përpara,” – u shpreh ai.
Lidhur me debatet me kryeministrin, Ndreu u tregua i hapur, duke theksuar se Rama vlerëson argumentin e ndershëm dhe nuk toleron gënjeshtrën.
“Unë me Edi Ramën kam bërë debat disa herë. Është përrallë që thuhet se nuk flitet me të. Mund ta kundërshtosh, por duhet ta bësh me argument. Nëse ai kupton se argumenti jot është real dhe pa ndonjë gjë poshtë tavolinës, nuk duhet ta gënjesh asnjëherë. Duhet t’ia thuash troç ato që ke,” – theksoi Ndreu. -

Tarifat amerikane/ Si ndikon lufta tregtare në marrëdhënien mes Kinës dhe Tajvanit?
Lufta tregtare përfshin edhe gjendjen e gjeopolitikës në rang global.
Bllokimi i vazhdueshëm tarifor mund të ndikojë në marrëdhënien e tensionuar mes Kinës dhe Tajvanit.
Sky News shkruan se kinezët po marrin një mundësi të madhe për të zgjidhur atë që ata e shohin si ‘çështja e Tajvanit’. Shkak është bërë lufta tregtare e ‘shpallur’ nga presidenti amerikan Donald Trump.
“Mesazhi i tyre për Tajvanin është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i zhgënjejë dhe se kjo është koha më e mirë për të arritur një marrëveshje paqeje. Ata do të thonë ‘bëni një marrëveshje me ne tani sa mundeni, sepse pas disa vitesh ne thjesht do ta pushtojmë”, shkruan media britanike, duke cituar analistin Michael Clarke.Top Channel
-

Nëna e ish të dashurit nuk e donte Ilaria Sulën: Ma shpërqendronte djalin!
Mark Samson dhe Ilaria Sula
ITALI- Nosr Manlapaz, nëna e Mark Samsonit, ka folur për marrëdhënien e djalit të saj me Ilaria Sulën, 22-vjeçaren që ai e vrau në shtëpinë e familjes. “Repubblica” shkruan se nëna e vrasësit ishte kundër lidhjes së tyre, dhe këtë mendim nuk e kishte mbajtur për vete. Përkundrazi! E kishte shprehur hapur sa herë kishte mundur. Por ishte viktima shqiptare ajo që me dëshirën e saj vendosi t’i jepte fund lidhjes me 23-vjeçarin filipinas.
“Unë nuk doja që djali im të dilte me këtë vajzë. Ai duhej të studionte, të diplomohej në arkitekturë. Në vend të kësaj ai humbiste kohë me të. Kjo është arsyeja pse unë nuk isha dakord me këtë marrëdhënie.”
Këtë version e konfirmojnë edhe miqtë e familjes së Samsonëve, të cilët ende nuk mund të shpjegojnë se çfarë ka ndodhur.
“Është një familje e respektuar, shumë fetare. Marku ka qenë një djalë altari që fëmijë. Ka qenë gjithmonë shumë i turpshëm dhe i rezervuar, i qeshur.”
Pasi u diplomua nga gjimnazi, Samsoni u regjistrua në fakultetin e Arkitekturës në Via Flaminia, jo shumë larg një “McDonald’s” ku punonte së bashku me Ilarian, e cila më vonë u bë e dashura e tij. Ata që e mbajnë mend qartë marrëdhënien e tyre janë qiramarrësit e ndërtesës në via Tiburtina, në San Lorenzo, ku Ilaria jetonte së bashku me studentë të tjerë.
“E shihja shpesh duke i sjellë lule, trëndafila dhe ëmbëlsira vajzës. Nga jashtë dukeshin si një çift normal, i rezervuar. Nga sa duket nga larg, ai ishte djali perfekt. Por, përkundrazi ai ishte një përbindësh”.
Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, i cili ndodhet në qeli. Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet./ZËRI -

Parashikimi i horoskopit 28 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
Dashi
Krijoni një pamje të mirë në mendjen tuaj për të ngritur moralin. Bëni kujdes me disa objekte të rëndësishme në shtëpinë tuaj. Mos bëni ankesa të tepërta në marrëdhënien tuaj në çift.
Demi
Ndiqni një regjim të shëndetshëm ushqimor duke e shoqëruar me ushtrime fizike. Gjendja juaj financiare do të jetë e qëndrueshme dhe do të mund të zgjidhni disa probleme financiare.
Binjakët
Do të jeni në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht një dite të ngarkuar. Ekziston mundësia që partneri juaj t’ju kërkojë ndjesë rreth një çështeje të caktuar. Shefat në punë mund të shprehin pakënaqësi.
Gaforrja
Ka gjasa që gjatë kësaj dite të mos ndiheni komod, një mikut tuaj mund të qetësoheni. Dëgjoni muzikë për t’u ndjerë të relaksuar. Partneri juaj mund të ketë nevojë për më shumë vëmendje.
Luani
Sjellja juaj e nxituar mund të shkaktojë probleme në jetën tuaj bashkëshortore. Mendoni përpara se të veproni. Ekziston mundësia të arrini një marrëveshje financiare.
Virgjëresha
Përpiquni të tregoheni të duruar para kritikave që mund t’ju bëjnë sot. Shmangni personat që iu afrohen në ditë të vështira. Përpjekjet e shumta në punë, shumë shpejt do t’ju shpërblehen.
Peshorja
Pikëpamjet tuaja të sinqerta mund të lëndojnë një mikun tuaj. Kujtoni që duhet të tregoheni bashkëpunues si në shtëpi ashtu edhe në punë. Ka gjasa të debatoni me bashkëshortin tuaj rreth një të fshehte.
Akrepi
Bëni mirë të gjeni pak kohë për t’u relaksuar pasi lodhja e tepërt do të ndikojë negativisht. Në dashuri do të përjetoni momente të këndshme. Nëse keni bërë ndërmend të investoni, nuk është dita e duhur.
Shigjetari
Do të ndiheni të relaksuar dhe do të keni dëshirë ta shijoni ditën sa më shumë. Do të përfitoni nga ndihma e një prej familjarëve tuaj. Rekomandohet të jeni më kreativ në marrëdhënien tuaj romantike.
Bricjapi
Nëse ndjenjat tuaja mund t’i harmonizoni me veprime të arsyeshme, do të jeni edhe më shumë të sigurt. Ndriçojeni jetën tuaj në dashuri, përpiquni që të silleni me entuziazëm ndaj partnerit/partneres suaj.
Ujori
Kontrolli emocionet dhe shmangni frikën sa më shpejt të jetë e mundur, pasi kjo do të ndikojë vetëm negativisht tek ju. Tensionet në punë nuk do t’ju lënë kohë për familajrët. Përpiquni ta shfrytëzoni më mirë kohën tuaj të lirë.
Peshqit
Tregoni më kujdes për shëndetin e partnerit/partners suaj. Rekomandohet t’i paraqisni në mënyrë më tërheqëse idetë, në mënyrë që të merrni një reagim pozitiv dhe përkrahje nga bashkëpunëtorët. -

VIDEO/ Egli ”kërc*non” Gjestin: Ti ke një detyrim…
Showbiz E Premte, 28 Mars 2025 14:58
Një bisedë mes Eglit dhe Gjestit ka sjellë sërish në vëmendje marrëdhënien e tyre të dikurshme dhe pritshmëritë e publikut. Teksa qëndronin jashtë, Egli i tha Gjestit se ai ”ka llogari për të dhënë për njerëzit jashtë shtëpisë”, duke nënkuptuar pritshmëritë e audiencës lidhur me raportin e tyre.
I befasuar nga kjo deklaratë, Gjestin e pyeti për çfarë e kishte fjalën saktësisht, ndërsa Egli sqaroi se bëhej fjalë për ata që kishin besuar se dyshja do të vazhdonte lidhjen e tyre deri në fund të spektaklit.Egli dhe Gjesti krijuan një lidhje romantike, por gjithçka ndryshoi kur Egli u eliminua nga shtëpia. Jashtë saj, ajo u njoh me disa deklarata të Gjestit për të, të cilat duket se ndikuan në vendimin e saj për të mos e vazhduar më marrëdhënien pas rikthimit në lojë. Ky moment ka ngjallur diskutime mes fansave të formatit, të cilët janë ndarë në mendime në lidhje me qëndrimin e tyre ndaj njëri-tjetrit dhe rrjedhën që ka marrë raporti i tyre.
-

VIDEO/ Egli ”kërcënon” Gjestin: Ti ke një detyrim…
Showbiz E Premte, 28 Mars 2025 14:58
Një bisedë mes Eglit dhe Gjestit ka sjellë sërish në vëmendje marrëdhënien e tyre të dikurshme dhe pritshmëritë e publikut. Teksa qëndronin jashtë, Egli i tha Gjestit se ai ”ka llogari për të dhënë për njerëzit jashtë shtëpisë”, duke nënkuptuar pritshmëritë e audiencës lidhur me raportin e tyre.
I befasuar nga kjo deklaratë, Gjestin e pyeti për çfarë e kishte fjalën saktësisht, ndërsa Egli sqaroi se bëhej fjalë për ata që kishin besuar se dyshja do të vazhdonte lidhjen e tyre deri në fund të spektaklit.Egli dhe Gjesti krijuan një lidhje romantike, por gjithçka ndryshoi kur Egli u eliminua nga shtëpia. Jashtë saj, ajo u njoh me disa deklarata të Gjestit për të, të cilat duket se ndikuan në vendimin e saj për të mos e vazhduar më marrëdhënien pas rikthimit në lojë. Ky moment ka ngjallur diskutime mes fansave të formatit, të cilët janë ndarë në mendime në lidhje me qëndrimin e tyre ndaj njëri-tjetrit dhe rrjedhën që ka marrë raporti i tyre.