Gjykata e Lezhës ka dënuar me 12 vite burg Simon Gjokën, 38 vjeç nga Miloti, i cili fillimisht u arrestua për vjedhje bagëtish, ndërsa gjatë hetimeve u zbulua se kishte pasur marrëdhënie me një vajzë të mitur.
Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 18 vite burg, por duke përfituar uljen e 1/3 së dënimit për gjykim të shkurtuar, Gjoka do të vuajë 12 vite heqje lirie për akuzat “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Pavarësisht mohimeve të tij gjatë procesit gjyqësor, trupi gjykues e shpalli fajtor në të dy veprat penale.
Në dëshminë e vajzës 13-vjeçare, e marrë në prani të nënës dhe psikologut, ajo ka pranuar se kishte lidhje me 38-vjeçarin dhe se gjithçka kishte ndodhur “me dëshirë”, siç është shprehur në hetim. Ajo ka shtuar se Gjoka e kishte prezantuar me persona të tjerë, çka ngriti dyshime për shfrytëzim për prostitucion, shkruan A2 CNN.
Në telefonin e të miturës u gjetën foto intime që i ishin dërguar të pandehurit, i cili kishte marrëdhënie miqësore me nënën e saj, një grua që shiste qirinj pranë kishës së Shna Ndout në Laç.
Simon Gjoka u arrestua në shkurt 2025, pasi hetimet zbuluan se ishte përfshirë në vjedhjen e bagëtive të trasha në fshatin Gajush dhe dyshohet për disa raste të tjera vjedhjesh në zonat përreth. Gjatë përgjimeve të telefonit të tij, policia konstatoi komunikime komprometuese me të miturën, çka e çoi më pas në zgjerimin e hetimeve dhe ngritjen e akuzës së dytë.
Tag: marrëdhënie
-

12 vite burg për 38-vjeçarin, u kap për vjedhje bagëtish, por u zbulua se kishte lidhje me të mitur
-

Këto shenja duhet të bëjnë shumë kujdes pas 21 tetorit
Më 21 tetor do të ndodhin ndryshime të reja për secilën shenjë horoskopi, pasi Hëna e re sjell një cikël të ri referuar marrëdhënieve. Hëna e re është periudha më e mirë që të hedhësh farat për të ardhmen, ndaj ki parasysh që gjërat që ndodhin gjatë kësaj kohe, ndoshta janë për të mirën tënde.
Dashi
Hëna e Re në Peshore të inkurajon të krijosh marrëdhënie domethënëse të reja ose të thellosh ato që ke. Është koha për të dëgjuar, bashkëpunuar dhe për të gjetur gjysmën tjetër. Sa më shumë që lësh pas të shkuarën (sado sfiduese të jetë ajo) dhe të pranosh kompromisin, aq më të forta bëhen lidhjet.Shmang premtimet e marra shpejtësi ose varësinë tek të tjerët; bashkëpunimi funksionon më mirë kur ka barazi dhe përgjegjësi.
Demi
Hëna e Re në tetor nxjerr në pah rutinën tënde dhe marrëdhëniet në punë. Mund të të vijë frymëzimi për të sjellë harmoni më të madhe midis kolegëve, ose të vendosësh kufij me ata që po marrin energjinë tënde. Kjo nuk do të kalojë pa debate, por nëse je i/e qetë, bashkëpunimi mund të rrjedhë më lehtë.
Por, kujdes! Ndërveprimi midis Hënës dhe Jupiterit mund të të bëjë të tërhiqesh nga tensioni në vend që të përballesh me të. Komunikimi i qartë dhe mirësjellja mund të forcojnë lidhje dhe të rikthejnë paqen.
Binjakët
Në këtë Hënë të Re, zemra jote hapet, në fushën e romancës dhe kreativitetit do të zgjohet. Lidhjet e ndjeshme dhe shprehja emocionale mund të kenë rol kryesor, çka do të thotë se do të lësh pas (me drama) ato që të pengojnë.
Megjithatë, Hëna me Jupiteri të bëjnë të idealizosh dashurinë ose të mos vësh re flamujt e kuq. Qëndro me këmbë në tokë; dashuria autentike lind kur dy njerëz ndihen të vlerësuar dhe të kuptuar.
Gaforrja
Hëna e Re drejtohet nga shtëpia, familja dhe bazat emocionale. Është momenti për të rikthyer ekuilibrin në marrëdhënie të brendshme ose për të shëruar çështje që kanë mbetur pezull në familje, edhe nëse ka sherre!
Me Jupiterin në shenjën tënde, ndjenjat mund të jenë të forta. Mos u mbyll në guaskën tënde, shpreh ndjenjat me butësi dhe sinqeritet. Shërimi fillon kur secili ndihet i dëgjuar, jo kur gjithçka është “perfekte”.
Luani
Komunikimi është aleati yt më i fortë këtë periudhë, jo nervat. Hëna në Peshore i jep energji sektorit të bisedës dhe marrëdhënieve, duke të të ofruar mundësinë për të lënë pas keqkuptime dhe për të forcuar besimin.
Megjithatë, me Jupiterin në pozicion aspak të favorshëm, bëj kujdes që egoja apo krenaria të mos pengojë marrëdhënien.
Virgjëresha
Hëna e Re sjell në fokus shkëmbimet emocionale dhe financiare. Do të rishikosh sa jap dhe sa marr, jo vetëm në dashuri, por edhe në marrëdhënie financiare dhe emocionale
Por Jupiteri mund të të tundojë të injorosh tensionet që vijnë nga marrëdhënie jo të barabarta. Të adresosh problemet tani, do të sjellë një paqe afatgjatë. Bëj biseda të vështira, pa marrë parasysh pasojat!
Peshorja
Kjo është Hëna jote; një rifreskim emocional vjetor mëse i merituar po vjen për ty. Universi të nxit të ripërcaktosh identitetin, marrëdhëniet dhe mënyrën se si të shfaqesh në botë. Je gati të tërhiqesh partnerë që pasqyrojnë rritjen tënde, jo ata që të thithin energjinë.
Sidoqoftë, si rrjedhojë e forcës së Jupiterit, kemi një sugjerim: Shto vëmendjen ndaj ngarkesës emocionale, se s’mund t’i kënaqësh të gjithë. Vendos si prioritet harmoninë për veten, jo miratimin e të tjerëve.
Akrepi
Hëna e re ndez nënvetëdijen dhe çlirimin emocional. Ndjenja të fshehura mund të dalin në sipërfaqe dhe janë çështje që duhet të mbyllen. Ti mund të kesh dëshirë për të qëndruar vetëm për të “rindërtuar” kufijtë e brendshëm, por ndoshta s’do të jetë shumë e mundur.
Jupiteri mund të të bëjë nostalgjik, por mos u ngjit pas së shkuarës. Shërimi kërkon sinqeritet, falje dhe tolerancë.
Shigjetari
Kjo Hënë e re aktivizon sektorin e miqësive dhe rrjeteve sociale. Është koha për të ribashkuar grupin tënd ose për të krijuar aleanca që përputhen me vlerat që po kultivon. Marrëdhënie me qëllim të përbashkët janë prioritet!
Por Jupiteri mund të të nxisë të premtosh shumë! jep vetëm atë që zemra dhe koha jote mund të përballojnë.
Bricjapi
Marrëdhëniet publike dhe profesionale po ndriçohen. Kjo Hënë të re të inkurajon të ndërtosh partneritete që të çojnë përpara karrierën e qëndrojnë në përputhje me integritetin tënd.
Kujdes! Jupiteri mund të të bëjë të eksperimentosh më tepër për të ruajtur paqen, por kujto që kufijtë e shëndetshëm janë respekt ndaj vetes!
Ujori
Kjo periudhë të frymëzon për harmoni, projekte të reja dhe marrëdhënie që kalojnë kufijtë. Dashuria ose puna me dikë që vjen nga larg mund të ketë rëndësi.
Por, energjia e Jupiterit mund ta bëjë që të kesh emocione të forta! Kariko mirë veten para se të japësh shumë, sidomos kur bësh një bashkëbisedim të rëndësishëm.
Peshqit
Intimiteti emocional dhe çështjet financiare bëhen prioritet. Hëna e re të inkurajon të thellosh besimin dhe të tregohesh i/e ndjeshëm/me me dikë që vlerëson besueshmërinë.
Por Jupiteri mund të sjellë idealizëm apo bujari të tepruar, ndaj kujdes të mos japësh pa marrë diçka në këmbim. Marrëdhëniet shëndetshme janë reciproke, jo sakrificë. -

Fiks Fare/ Shantazhoi gruan dhe të dashurën të kryenin marrëdhënie në grup e të filmonin skenat. Dy gratë tentojnë vetëvrasjen
Një histori tronditëse është bërë publike në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku një qytetare ka rrëfyer përjetimet e saj dramatike gjatë martesës me ish-bashkëshortin, të cilin e akuzon për dhunë dhe shantazh seksual.
Historia përfshin marrëdhënie seksuale treshe të detyruara, filmime të skenave intime dhe tentativë vetëvrasjeje nga viktimat e përfshira.
Ajo deklaron se pas zbulimit të tradhtisë bashkëshortore, burri i saj e detyroi të përfshihej në marrëdhënie intime me të dhe një grua tjetër. Sipas saj, ai kërkonte që marrëdhëniet të ndodhnin në prani të saj dhe të xhiroheshin me kamera, në disa raste nga vetë ajo dhe në disa raste nga e dashura e tij.
“E bëja sepse isha nën dhunë të vazhdueshme. Nuk kisha zgjidhje tjetër,” – u shpreh ajo. Ajo thotë se e ka dokumentuar situatën me video që tashmë i ka vënë në dispozicion të emisionit.
Në të njëjtën kohë, sipas saj, gruaja tjetër përfshihej nën shantazh, pasi ish-bashkëshorti e kërcënonte se do t’i tregonte burrit të saj për lidhjen jashtëmartesore.
Ngjarjet shkuan deri në një moment të rëndë psikologjik, ku denoncuesja dhe gruaja tjetër tentuan të vetëvriteshin në malin e Dajtit, të dërrmuara nga presioni, frika dhe turpi.
“Na kishte ardhur fundi. Shkuam për të mbyllur gjithçka, por një telefonatë nga mamaja ime na shpëtoi jetën,” – tha denoncuesja.
I kontaktuar nga “Fiks Fare”, ish-bashkëshorti mohoi akuzat, duke deklaruar se ish gruaja, ishte ajo që e detyronte të kryente marrëdhënie me të dashurën në prani të saj. Ai e akuzon për manipulim dhe pretendon se gruaja donte të nxirrte fajtor atë për gjithçka, ndonëse kishte qenë vetë ajo që kishte tradhtuar e para.
Ai përmendi edhe një incident ku, sipas tij, ish gruaja mori të dashurën e tij në makinë dhe e çoi deri në Dajt me qëllimin për ta sulmuar me kaçavidë – një akuzë që më pas u rrëzua nga vetë e dashura.
Gruaja tjetër, e përfshirë në këtë trekëndësh shantazhi, tregoi se ishte vazhdimisht nën presion. Ajo thotë se shantazhohej nga ish-bashkëshorti i denoncueses me kërcënimin se do ta demaskonte tek burri i saj, nëse nuk pranonte të përfshihej në takime intime me çiftin.
“Sa herë më merrte në telefon gruaja e tij, më binte të fikët nga frika. Isha e paralizuar emocionalisht,” – tha ajo. Ajo konfirmon se kanë shkuar në Dajt, por jo për ta vrarë atë, siç pretendon burri, por sepse të dyja ishin në gjendje të rënduar emocionale.
Përveç kësaj, denoncuesja akuzon ish-burrin se nuk i paguan pensionin ushqimor për djalin e tyre 10-vjeçar. Ndërkohë, zyra e përmbarimit i kërkon asaj të paguajë për dy vajzat mbi 18 vjeç që jetojnë me të atin – edhe pse, sipas saj, ato janë në punë dhe jo vetëm në shkollë.
Stafi i “Fiks Fare” iu drejtua zyrës së Përmbarimit për sqarim. Përmbaruesi i çështjes, Ardit Firaj, nuk pranoi të flasë, ndërsa drejtori i zyrës, Pjetër Caka, u kontaktua në telefon, por deri në momentin e publikimit të rastit nuk është dhënë asnjë përgjigje zyrtare.Top Channel
-

Aktori i njohur pranon se ka pasur marrëdhënie me meshkuj
Charlie Sheen ka hapur një faqe të re të jetës së tij duke zbuluar një pjesë të errët të së kaluarës së tij. Në një rrëfim të thellë të bërë përmes librit të tij “The Book of Sheen” dhe dokumentarit të Netflix “aka Charlie Sheen”, aktori ka pranuar se gjatë periudhës kur përballej me varësinë nga droga, kishte pasur marrëdhënie me meshkuj.
Sheen e ka përshkruar këtë periudhë si një kohë të mbushur me frikë dhe stres, duke shpjeguar se ishte detyruar të mbante këto aspekte të jetës së tij të fshehura për shkak të shantazheve të vazhdueshme. Ai ka pranuar se për të mbrojtur privatësinë e tij, ka paguar shuma të mëdha parash për të parandaluar që informacionet e tij personale të dilnin në publik. Sheen ka zbuluar gjithashtu se një nga momentet më të errëta të jetës së tij ka qenë kur mësoi se ishte HIV pozitiv, duke theksuar se kjo ishte një ngarkesë e rëndë emocionale që i solli shumë shqetësime dhe frikë për sigurinë e tij.
Një ndër episodet më të dhimbshme të këtij cikli të errët ishte kur disa individë e shantazhuan me informacionin e tij të shëndetit dhe madje fotografuan medikamentet e tij gjatë gjumit. Sheen ka pohuar se për të mbajtur këto sekrete, i ka shlyer shuma të mëdha, duke përfshirë një shumë prej 1,4 milion dollarësh.
Tani, aktori ka treguar se është pajtuar me të kaluarën dhe ka ndjerë nevojën për të çliruar veten nga ky peshë, duke e bërë publik këtë rrëfim si një akt të lirimit personal. -

Jepet vendimi për Dervish Hasin/ Kirurgu që kreu marrëdhënie me të miturën dhe e quante gruan e katërt…
Kirurgu, Dervish Hasin është dënuar me 15 muaj burg sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës. Mjeku me 4 gra u mor i pandehur për akuzën e pornografisë, por gjykata bëri rikualifikim të veprës penale dhe e dënoi atë për dhunë në familje.
Kujtojmë se Dervish Hasi me profesion mjek kirurg kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare. Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera.
E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe. -

Askush nuk mund t’i ndryshojë: Shenjat e zodiakut që e vënë gjithmonë veten në vend të parë
Disa njerëz duken të përkushtuar dhe të dashur në fillim, por sapo vendosen rehat në një marrëdhënie, tregojnë anën e tyre më egoiste. Për këta persona, dashuria për veten vjen para çdo gjëje tjetër. Edhe pse mund t’ju japin shumë në fillim, ajo që mbetet për ju është shpesh thjesht “çfarë ka tepruar”.
Luani (Leo)Nëse e njihni një Luan, e dini mirë që ai e sheh veten si qendër të botës. Është tipikisht egoist, egocentrik dhe kërkon adhurim. Ai dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe pret që të tjerët ta ndjekin verbërisht. Ndaj, mos prisni shumë nga një marrëdhënie me të, në fund, ju mbeteni thjesht “pjesë e oborrit të tij mbretëror”.
Shigjetari (Sagittarius)Në fillim premton shumë, por rrallë mban fjalën. Ai është mjeshtër i fjalëve të bukura dhe i premtimeve që vezullojnë, por më pas kërkon gjithçka nga partneri pa dhënë asgjë në këmbim. Kur përballeni me mungesën e barazisë në marrëdhënie, do t’ju thotë se jeni “të ndjeshëm” apo “pa arsye”.
Dashi (Aries)I pavarur dhe kokëfortë, Dashi gjithmonë i vendos nevojat e tij përpara të tjerëve. Ai është spontan, por nuk mendon për pasojat që sjellin veprimet e tij në marrëdhënie. Çfarë merrni prej tij? Vetëm atë që bie rastësisht ndërkohë që ai ndjek dëshirat e veta.
Demi (Taurus)Duket i qëndrueshëm, por në të vërtetë është shumë kërkues. Ai pret kujdes dhe përkushtim pa qenë domosdoshmërisht i gatshëm t’i ofrojë ato vetë. Nëse i thoni që nuk po merrni sa jepni, do t’ju shohë me habi sepse në sytë e tij, gjithçka është në rregull… për aq kohë sa ai është rehat. -

Çfarë thonë sot yjet? Zbuloni shenjën që merr një vendim të madh dhe atë që rrezikon një rikthim të papritur në dashuri
DashiSot mund të ndiheni të nxitur për të bërë një zgjedhje të rëndësishme që keni lënë pas dorë. Zemra dhe arsyeja kërkojnë harmoni, mos ngutni, por as mos hezitoni shumë gjatë. Në dashuri, fjalët që keni shmangur më parë mund të kenë ndikim, komunikoni me sinqeritet. Në punë, iniciativa juaj mund të jetë e vlerësuar, bëni hapin që mendoni se ia vlen.
DemiSot kërkoni stabilitet, brenda vetes dhe në marrëdhënie. Mos i përkëdhelni dilemave të vogla, por përqendrohuni në thelbin e çështjeve tuaja. Në dashuri, lejoni që emocionet t’ju udhëheqin, nuk është momenti për të ftohur situatat. Në planin profesional, durimi dhe përkushtimi do të sjellin fryte gjatë rrugës.
BinjakëtKomunikimi është armë e fortë për ju sot. Mos hezitoni t’i shprehni mendimet dhe ndjenjat, veçanërisht në marrëdhënie që kanë nevojë për rikthim dialogu. Idetë e reja që vijnë në punë mund të sjellin mundësi, por zgjidhni një drejtim dhe mos përhapni energji në shumë fronte.GaforrjaEmocionet mund të jenë të intensifikuara sot, do të ndiheni më të ndjeshëm se zakonisht. Në dashuri, mos i lini keqkuptimet të grumbullohen, sqarimet e sinqerta mund të bëjnë diferencën. Në punë, përpiquni të ruani qetësinë përpara se të reagoni, vendimet e nxituara mund të kenë kosto.
LuaniSot ju favorizohet të hyni në skenë, merreni me projektet që ju bëjnë të ndiheni të gjallë dhe të shprehur. Në dashuri, tregohuni të guximshëm, çfarë mendoni, thoni, sepse nuk është momenti për lojëra. Në punë, mund të merrni vëmendjen e të tjerëve, përdoreni plotësisht këtë avantazh.
VirgjëreshaSot analiza juaj ka rëndësi, por kini kujdes mos bini në rrjetë të dyshimeve. Në dashuri, nëse ndiheni të pakënaqur, fjalët që nuk i thoni mund të rriten, përpiquni të silleni me hapje dhe ndershmëri. Në punë, organizimi dhe qartësia janë çelësi, mos e humbisni ritmin me detaje që e zvarrisin progresin.
BricjapiProgresi sot vjen nga vendosmëria e qetë. Mos kërkoni momentin perfekt për të vepruar, më mirë nisni me atë që mund të bëni. Në dashuri, mund të ndiheni të tensionuar ndërmjet arsyes dhe dëshirës, zgjedhni balancën. Në punë, prano ndryshimet që ju vijnë si mundësi për rritje dhe përshtatje.
UjoriLiria dhe ideja e ndryshimit ju tërheqin, por mos e humbni kontaktin me realitetin. Në dashuri, ju tërhiqen marrëdhënie që sfidojnë normat, por ruajini parimet tuaja në proces. Në punë, intuita juaj mund t’ju udhëzojë drejt projekteve që tërheqin vëmendje, mos i lërini ato pa u eksploruar.
PeshqitIntuita juaj është e mprehtë sot, ju ndjenjat dhe perceptimet “pas sipërfaqes” janë të forta. Në dashuri, mos prisni që tjetri ta marrë hapin, shprehni veten. Një marrëdhënie që ka hasur pengesa mund të ketë shansin për rikthim nëse ju tregoheni të hapur. Në punë, idetë krijuese mund të lindin në çaste të qeta, jepni vetes hapësirë për frymëzim. -

Fier/ Bie në pranga çifti që kryente marrëdhënie sek*uale në sy të fëmijëve
Një çift është arrestuar në Fier për kryerjen e marrëdhënieve seksuale para fëmijëve të mitur, pas publikimit të një videoje tronditëse që shfaqte ngjarjen. Videoja, e xhiruar në një fshat të Fierit, ka shokuar opinionin publik, ku pamjet tregojnë çiftin që kryen marrëdhënie seksuale në një dhomë. Ajo që e bën ngjarjen akoma më tronditëse është fakti që në të njëjtën dhomë ndodhen edhe fëmijët e mitur të familjes.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Protagonistja e videos është halla e tre fëmijëve, e cila shfaqet së bashku me partnerin e saj. Ata jetojnë në një shtëpi të vjetër dhe të degraduar, pa furnizim me energji elektrike dhe pa kushte jetese të përshtatshme. Nën të njëjtën çati, ndodhet edhe nëna e fëmijëve, që ka katër fëmijë të vegjël, ndërsa bashkëshorti i saj punon jashtë vendit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Familja jeton në kushte të vështira ekonomike dhe sociale, në një ambient ku mungon çdo mbikëqyrje dhe kontroll. Ky mjedis ka krijuar kushte të rrezikshme për fëmijët, të cilët rriten në mes të varfërisë dhe pakujdesisë, duke u ekspozuar ndaj sjelljeve të papranueshme të të rriturve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Pas denoncimit, policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar çiftin, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas denoncimit të bërë nga emisioni “Piranjat”, se dy shtetas kanë kryer vepra të turpshme në prezencë të fëmijëve të mitur, kanë bërë ndalimin e shtetasve V. Y., 40 vjeç dhe A. Gj., 40 vjeçe, të dy banues në Grecalli, për veprën penale “Vepra të turpshme”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi V. Y dhe shtetasja A. Gj., kanë kryer marrëdhënie seksuale në prezencë të 3 fëmijëve të mitur të vëllait të shtetases A. Gj”
-

U burgos një vit më parë në Dubai për marrëdhënie me një të mitur, 19-vjeçari vdes në një aksident në Londër
Marcus Fakana, 19 vjeç, i cili tronditi Britaninë me rastin e tij vitin e kaluar, është vrarë në një aksident me makinë në veri të Londrës, vetëm tre muaj pas lirimit të tij nga një burg në Dubai.
Aksidenti ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit të së premtes, kur makina me të cilën ai udhëtonte nuk u ndal në sinjalin e policisë. Pak më vonë, ai u përplas ballë për ballë me një automjet tjetër në The Roundway, Tottenham. Marcus u plagos rëndë dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë në spital.
Shoferi 19-vjeçar u arrestua me akuzën e drejtimit të rrezikshëm të mjetit dhe refuzimit për të ndaluar në sinjalin e policisë.
Rasti që shkaktoi një zemërim global
Marcus u burgos në Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2024, pas një ankese nga nëna e një turisteje britanike 17-vjeçare me të cilin ai kishte pasur një marrëdhënie gjatë pushimeve në Dubai. Edhe pse marrëdhënia ishte konsensuale dhe vajza duhej të mbushte moshën madhore brenda një muaji, ligjet e rrepta të vendit çuan në arrestimin e tij dhe një dënim me një vit burg.
Rasti shkaktoi një reagim të ashpër, me grupin ligjor Detained in Dubai që mori mbrojtjen e tij dhe denoncoi dënimin joproporcional dhe kushtet çnjerëzore të paraburgimit. Pas presionit nga publiku britanik dhe kontaktet diplomatike, Marcus iu dha një falje mbretërore dhe u lirua në korrik 2025.
“Ai donte të fillonte nga e para”
Sipas Radha Sterling, themelueses së Detained in Dubai, Marcus kishte filluar të rindërtonte jetën e tij. “Ai ishte mirënjohës për mbështetjen që mori dhe kishte gjetur besimin në Zot dhe shpresën për të ardhmen. Është tragjike që ai nuk jetoi më shumë se tre muaj i lirë”, tha ajo.
Miqtë dhe familja e tij u mblodhën në shtëpinë e tij në Londër, të zhytur në pikëllim. “Ne luftuam për lirimin e tij dhe tani ai është humbur kaq padrejtësisht”, shkroi një mik i ngushtë në mediat sociale.
Policia Metropolitane po heton rrethanat e aksidentit dhe u ka bërë thirrje kujtdo që ka pamje vizuale ose informacione të kontaktojë autoritetet. Zyra e Pavarur e Mbikëqyrjes së Policisë (IOPC) është informuar gjithashtu, siç kërkohet në raste të tilla.
Marcus Fakana, i cili punonte në ndërtim, kishte shprehur keqardhjen e tij për rastin në Dubai, duke kërkuar “rimëkëmbjen e jetës së tij”. Siç doli, shans i dytë për të ishte jetëshkurtër.Top Channel
