Tag: marrëdhënie

  • Si është raporti sot mes Beniadës, Jorit dhe Heidit?

    Si është raporti sot mes Beniadës, Jorit dhe Heidit?

    Beniada Nishani ka ndarë me ndjekësit e saj një anë më personale të marrëdhënieve që ka me dy mikeshat e saj, Jori Delin dhe Heidi Baçin. Përmes një pyetjeje në “Instagram Story”, ku ajo ftonte ndjekësit të bënin pyetje e kuriozitete, një prej tyre e pyeti: “Çfarë marrëdhënie ke me Jorin dhe Heidin?”
    Modelja u përgjigj me sinqeritet, duke treguar se me Jorin e lidh një miqësi shumëvjeçare, e bazuar në mirëkuptim dhe afërsi shpirtërore.
    “Me Jorin njihemi prej shumë vitesh. Është një nga ato marrëdhënie që nuk kanë nevojë për fjalë apo shprehje të bukura. Mund të jemi larg për ditë apo javë të tëra, por është sikur flasim çdo ditë,”- shkroi ajo, duke treguar se lidhja mes tyre nuk ndikohet nga distanca apo rutina e përditshme.
    Ndërsa për Heidin, Beniada zbuloi se njohja e tyre ka nisur pas eksperiencës në “Big Brother VIP”, ku të dyja u bënë të dashura për publikun shqiptar.“Me Heidin jemi njohur pas eksperiencës së ‘Big Brother’-it. E vlerësoj shumë, është një person shumë e sinqertë. Edhe pse shihemi më rrallë për shkak të ritmeve të jetës dhe punës,” – shtoi ajo.
    Beniada i tregoi ndjekësve se pavarësisht famës dhe angazhimeve, ajo i çmon fort miqësitë e vërteta, ato që nuk kanë nevojë për fjalë të mëdha për t’u ndjerë të thella.
    Screenshot
     
  • A do kishte rrjedhur historia ndryshe?/ Një histori mes Ramiz Alisë, Fatos Nanos dhe gjermanëve në 1986

    A do kishte rrjedhur historia ndryshe?/ Një histori mes Ramiz Alisë, Fatos Nanos dhe gjermanëve në 1986

    Kur diskutohet për futjen e Shqipërisë me BE, sot ka pesimizëm të lartë. Por Shqipëria ka patur të paktën dy momente të mira që nëse do ishin shfrytëzuar nga elita politike, sot vendi do ishte prej kohësh pjesë e klubit europian dhe historia ndoshta do kishte rrjedhur ndryshe.
    Ka shumë që mendojnë me të drejtë se ajo që ndodhi në 1997 na largoi përfundimisht nga axhenda e europianëve, pas një starti nën mbrojtjen amerikane që nisi menjëherë pas ndërrimit të kontrolluar të sistemit.
    Kjo është e drejtë, por edhe para kësaj ka patur një moment që nuk është analizuar sa duhet.
    Në vitin 1989, Shqipëria pati shansin e artë të vendoste marrëdhënie tregtare dhe politike me Bashkimin Europian me ndërmjetësimin e Gjermanisë.
    Por ky shans u humb. Ramiz Alia, nuk i ktheu përgjigje ofertës së Gjermanisë – dhe këtë histori e ka treguar vetë ish-Kryeministri Fatos Nano, i ndarë dje nga jeta.
    Në një rrëfim disa kohë më parë, ai ka zbuluar disa nga prapaskenat para rrëzimit të komunizmit. Nano tha se në vitin 1989 ka qenë pjesë e një vizite në Gjermani dhe përpiloi vetë raportin për këtë vizitë, ku në fund përcillej një “ofertë” e papërsëritshme e Gjermanisë për Shqipërinë.
    Pyetje: A kishte shanse Shqipëria në atë kohë, në vitet ’85-’86, të hapej drejt Perëndimit përpara vendeve të tjera të Lindjes? Dhe a pati tratativa për të në atë kohë?
    Fatos Nano: Kam një përvojë personale për këtë gjë. Në mes të vitit 1988, u bëra pjesëtar i një grupi pune të kryesuar nga Abdyl Baca. Detyra ishte të prisnim në Tiranë në 5 dite pune drejtorin e Europës në Ministrinë Federale të Ekonomisë Gjermane, i cili do të na fliste për politikat e BE-së, institucionet e BE-së, politikat ndaj Mesdheut.
    Nuk kaloi shumë, por pas 6 muajsh, vjen ftesa nga Ministria Gjermane e Ekonomisë për të parë në vend dhe për t’u takuar me më shumë personalitete. Vizita ime në ’89 në Gjermani ka qenë e rrallë, e organizuar kaq mirë. Më çuan me Luan Çaullarin, zv/kryetari i komisionit të planit. Filluam nga Mynih për të dalë në Hamburg, vizituam 5 lande, u takuam me zyrtarët e Ministrive përkatëse, u takuam me botën akademike, u takuam me CEO të kompanive kryesore gjermane.
    E gjitha kjo përfundoi në një raport rreth 20 faqe që e kam shtypur vetë, i cili përfundoi me mesazhin që na dha Gjermani, që ishte: “Ju mjafton të merrni një vendim politik, që jeni të gatshëm të hapeni ndaj BE-së. Ne do t’ju marrim për dore, do t’ju çojmë në Bruksel, do ju tregojmë ku të trokisni, nuk do jemi ne brenda, por do gjeni atmosferë shumë miqësore. Merreni vendimin politik dhe do t’ju shoqërojmë për të krijuar të parët marrëdhënie preferenciale me BE-në”.
    Pyetje: Ju e përcollët këtë mesazh?
    Fatos Nano: Ky material i shkoi Ramiz Alisë.
    Pyetje: Çfarë ndodhi?
    Fatos Nano: Nuk u dha asnjë përgjigje për 1 vit e ca. Kur kam takuar Ramizin për herë të parë në ’90, i them: “Po ç’u bë ai materiali i gjermanëve”. Po se ku ma zhduku Hekurani – tha – nëpër sirtarë.
    Pyetje: Kur e gjykoni sot me intuitën tuaj, mund të shkonte deri me pranimin e Shqipërisë në BE si një projekt pilot?
    Fatos Nano: Ishte fillimi i rrugës për të krijuar marrëdhënie preferenciale tregtare dhe pastaj bashkëpunimi më të gjerë ekonomik.
    Pyetje: Pra, duhej vetëm vendimi ynë?
    Fatos Nano: Duhej vendimi ynë.
    Pyetje: Që nuk e morëm…
    Fatos Nano: E humbi Hekurani pra. Që do të thotë… Prandaj kam thënë që Ramiz Alia ngeli takticien, nuk u bë kurrë strateg. Ky ishte një nga vendimet strategjike që duhet të merrte.
    Pyetje: Që nuk e mori kurrë.
    Fatos Nano: Nuk e mori kurrë!/Tema/

  • “Vit vendimesh të rëndësishme për Binjakët!”- Horoskopi i letrave tarot për vitin 2026: Akrepi do t’i japë fund marrëdhënieve toksike, peshqit…

    “Vit vendimesh të rëndësishme për Binjakët!”- Horoskopi i letrave tarot për vitin 2026: Akrepi do t’i japë fund marrëdhënieve toksike, peshqit…

    Dashi (21 Mars – 19 Prill) – Kulla 
    Viti 2026 sjell ndryshime të papritura që mund t’ju trondisin. Kulla simbolizon çlirimin nga strukturat dhe zakonet e vjetra. Ky është viti kur do të detyroheni të hiqni dorë nga gjithçka që ju pengon, megjithëse procesi do të jetë i trazuar. Përfundimisht, një forcë e re do të dalë nga rrënojat. Jini të hapur ndaj mundësive të reja dhe mos kini frikë të merrni rreziqe. 
    Demi (20 Prill – 20 Maj) – Perandor 
    Viti që vjen premton stabilitet dhe siguri materiale. Perandori ju kujton se nëpërmjet disiplinës, durimit dhe vendimeve të mençura, mund të arrini rezultate të shkëlqyera. Përqendrohuni te financat dhe karriera, por mos harroni të ushqeni edhe marrëdhëniet emocionale, ato do të jenë mbështetja juaj. 
    Binjakët (21 maj – 20 qershor) – Të dashuruar 
    Viti 2026 do të jetë një vit vendimesh të rëndësishme. Të dashuruarit tregojnë harmoni dhe dilema në marrëdhënie. Do të ketë raste kur do t’ju duhet të zgjidhni midis zemrës dhe logjikës suaj. Jini të ndershëm me veten dhe të tjerët, sepse vetëm atëherë mund të krijoni marrëdhënie të qëndrueshme dhe kënaqësi personale. 
    Gaforrja (21 qershor – 22 korrik) – Cikli hënor 
    Grafiku i Hënës sjell një vit introspektiv dhe emocional. Intuita do të jetë udhërrëfyesi juaj më i madh. Do të lindin situata që do të testojnë qëndrueshmërinë tuaj emocionale. Ndiqni zërin tuaj të brendshëm dhe mos u nxitoni në vendime, qartësia vjen kur mendimi është i qetë. 
    Luani (23 korrik – 22 gusht) – Dielli 
    Në vitin 2026, Luanët do të rrezatojnë forcë dhe optimizëm. Dielli sjell sukses, kreativitet dhe njohje. Ky është viti kur energjia juaj do të reflektohet në të gjitha sferat e jetës – punë, dashuri dhe zhvillim personal. Jini të guximshëm, sepse bota do ta vërejë punën dhe talentin tuaj. 
    Virgjëresha (23.08–22.09) – Eremit 
    Eremiti ju mëson durimin dhe paqen e brendshme. Viti 2026 mund të jetë i qetë nga jashtë, por kërkues nga brenda. Përkushtohuni ndaj vetëzhvillimit dhe planifikimit për të ardhmen. Tërheqja dhe puna introspektive tani sjellin përfitime afatgjata. 
    Peshorja (23.09–22.10) – Drejtësi 
    Drejtësia simbolizon ekuilibrin dhe vendimet e sakta. Viti 2026 do të jetë viti i përballjes me pasojat e vendimeve të së kaluarës. Tregoni ndershmëri në të gjitha sferat dhe punoni për harmoninë në marrëdhënie. Ekuilibri që arrini tani do të formësojë të ardhmen tuaj. 
    Akrepi (23 tetor – 21 nëntor) – Vdekja 
    Mos kini frikë nga ndryshimi – Vdekja simbolizon fundin e një cikli dhe fillimin e një të riu. Viti 2026 do të kërkojë çlirim nga e kaluara. Lënia pas dore e modeleve të vjetra sjell transformim dhe forcë të brendshme. Jini të hapur ndaj një rrjedhe të re jetësore. 
    Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor) – Forcë 
    Forca sjell energji, guxim dhe kontroll mbi fatin e dikujt. Viti 2026 është viti kur do të jeni në gjendje të kapërceni pengesat duke përdorur mençuri dhe vendosmëri. Përqendrohuni te vetëbesimi dhe disiplina e brendshme, aftësitë tuaja do të njihen. 
    Bricjapi (22.12–19.01) – Bota 
    Bota sjell përfundimin e një cikli dhe një ndjenjë arritjeje. Viti 2026 është viti kur do të korrni frytet e punës dhe punës suaj të palodhur. Objektivat e biznesit dhe ato personale mund të arrihen, dhe paqja e brendshme më në fund mund të arrihet. Qëndroni me këmbë në tokë, por festoni sukseset tuaja. 
    Ujori (20.01–18.02) – Yll 
    Ylli simbolizon shpresën, frymëzimin dhe ëndrrat. Viti 2026 sjell mundësi për shprehje krijuese dhe fillime të reja. Jini të hapur ndaj inovacionit dhe ndiqni intuitën. Vizioni juaj tani mund të bëhet realitet, por duhet besim tek vetja. 
    Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars) – Rruga e Qumështit / Hëna 
    Peshqit hyjnë në një vit me thellësi introspektive. Hëna ju udhëheq përmes sfidave dhe iluzioneve emocionale. Kini kujdes në marrëdhënie dhe mos besoni gjithçka që shihni në sipërfaqe. Intuita dhe forca juaj shpirtërore do t’ju ndihmojnë të dalloni të vërtetën dhe të merrni vendime të mençura. 

  • Horoskopi i letrave Tarot/ Çfarë rezervon viti 2026 për ju ?

    Horoskopi i letrave Tarot/ Çfarë rezervon viti 2026 për ju ?

  • “Kam pasur një marrëdhënie shume të mirë më të”, Trump i hapur për një takim me Kim Jong Un

    “Kam pasur një marrëdhënie shume të mirë më të”, Trump i hapur për një takim me Kim Jong Un

    Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet se është i hapur për një takim me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë vizitës së tij në Azi, megjithëse nuk ka asnjë plan të konfirmuar zyrtarisht.

    “Nuk e kam përmendur më parë, por do të doja ta takoja, nëse ai dëshiron. Kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Kim. Ai më pëlqen dhe nëse dëshiron të takohemi, unë do të jem në Azi”, tha Trump për gazetarët në Air Force One.
    Trump pritet të marrë pjesë këtë javë në Samitin e CEO-ve të Bashkëpunimit Ekonomik të Paqësorit Aziatik (APEC) në Korenë e Jugut. Kur u pyet nëse do të zgjasë vizitën për një takim të mundshëm me Kim, ai u përgjigj: “Mendoj se përgjigjja do të ishte po, do ta bëja, sigurisht. Është ndalesa jonë e fundit, kështu që është mjaft e lehtë për t’u bërë.”
    Në lidhje me nxitjet që SHBA-ja mund t’i ofrojë Koresë së Veriut, Trump u shpreh: “Kam një marrëdhënie të mirë me të, dhe do të doja ta takoja”.
    Takimet e mëparshme midis Trump dhe Kim Jong Un gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan nuk prodhuan rezultate konkrete, pavarësisht nga momentet historike, përfshirë kalimin e Trump në Korenë e Veriut gjatë një vizite në Zonën e Demilitarizuar (DMZ) në 2019, një rast historik që e bëri atë presidentin e parë amerikan në detyrë që hyri në vendin e izoluar autokratik.

    Top Channel

  • Dashuria do të jetë e qetë, përmirësimi i komunikimit me partnerin mund të sjellë kënaqësi të reja…Horoskopi sot

    Dashuria do të jetë e qetë, përmirësimi i komunikimit me partnerin mund të sjellë kënaqësi të reja…Horoskopi sot

    Dashi 
    Në marrëdhënie dashurie, sot mund të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj, por është e rëndësishme të shmangni keqkuptimet. Në punë, do të keni mundësi të shfaqni aftësitë tuaja, ndaj mos ngurroni të merrni iniciativën. Në aspektin financiar, shmangni shpenzimet e panevojshme dhe mendoni më gjatë para se të investoni. 
    Demi 
    Sot do të ndjeni nevojën për më shumë harmoni në marrëdhëniet personale, ndaj komunikoni hapur me të dashurit tuaj. Në punë, mund të përballeni me disa sfida të vogla, por këmbëngulja do t’ju ndihmojë të arrini sukses. Shëndeti kërkon pak më shumë vëmendje, veçanërisht në aspektin emocional. 
    Binjakët 
    Dashuria sot do të sjellë emocione të reja dhe për beqarët mund të shfaqet dikush interesant në jetën tuaj. Në punë, idetë tuaja do të vlerësohen, prandaj mos hezitoni t’i ndani me të tjerët. Shëndeti është i mirë, por kushtojini vëmendje dietës suaj. Në aspektin financiar, mund të merrni një lajm të mirë ose një pagesë të vonuar. 
    Gaforrja 
    Në marrëdhënie, sot është koha e duhur për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të forcuar lidhjet me partnerin. Në punë, mund të përfitoni nga bashkëpunimet ose projektet në grup. Shëndeti do të përmirësohet nëse i kushtoni vëmendje aktivitetit fizik. Në financa, është momenti të bëni plane afatgjata dhe të kurseni më shumë. 
    Luani 
    Marrëdhëniet dashurore do të jenë të qeta, por mund të ndjeni nevojën për pak më shumë liri personale. Në punë, do të keni energji të mjaftueshme për të përfunduar detyrat e grumbulluara, por mos harxhoni kohë me detaje të panevojshme. Financat mund të përmirësohen nëse jeni të kujdesshëm me shpenzimet. 
    Virgjëresha 
    Sot do të ndiheni të mbështetur nga partneri dhe familja, duke sjellë harmoni në marrëdhënie. Në aspektin profesional, mund të merrni një ofertë të re ose të nisni një projekt të rëndësishëm. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos e anashkaloni ushqimin e shëndetshëm. Në planin financiar, është mirë të shmangni rreziqet dhe të jeni më pragmatik. 
    Peshorja 
    Dashuria do të jetë në plan të parë dhe ndjenjat reciproke do të forcohen më shumë. Në punë, priten ndryshime pozitive që do t’ju japin mundësi për avancim. Shëndeti është i mirë, por nuk duhet të neglizhoni pushimin dhe gjumin e mjaftueshëm. Financat do të jenë të stabilizuara, por mos investoni para në projekte të pasigurta. 
    Akrepi 
    Sot mund të përjetoni momente pasioni në çift, ndërsa beqarët do të kenë mundësi të reja për njohje. Në punë, do të keni sukses nëse bashkëpunoni me kolegët dhe tregoheni të hapur ndaj ideve të reja. Financat janë të mira, por planifikoni shpenzimet për të shmangur surpriza të pakëndshme. 
    Shigjetari 
    Në marrëdhënie, mund të hasni disa tensione të vogla, por dialogu do t’ju ndihmojë t’i zgjidhni. Në punë, do të përballeni me sfida që kërkojnë vendosmëri dhe organizim. Shëndeti është i qëndrueshëm, por kujdesuni për aktivitetin fizik. Financat kërkojnë vëmendje, ndaj shmangni blerjet impulsive. 
    Bricjapi 
    Dashuria do të jetë e qetë, por përmirësimi i komunikimit me partnerin mund të sjellë kënaqësi të reja. Në aspektin profesional, është dita e duhur për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt qëllimeve tuaja. Shëndeti paraqitet i mirë, por mos e neglizhoni pushimin. Në financa, ka gjasa të merrni një ofertë të favorshme ose të përfitoni nga një mundësi e re. 
    Ujori 
    Në marrëdhënie do të ndiheni të sigurt dhe të vlerësuar, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë në çift. Në punë, mund të merrni përgjegjësi të reja që do të rrisin reputacionin tuaj. Shëndeti është i mirë, por është e këshillueshme të ushtroni më shumë aktivitet fizik. Financat janë të stabilizuara, por planifikoni më mirë për të ardhmen. 
    Peshqit 
    Dashuria sjell lajme të mira, veçanërisht për ata që janë në një lidhje të re, pasi do të ndjeni përkushtim të ndërsjellë. Në punë do të keni mundësi të tregoni aftësitë tuaja kreative, çka mund t’ju sjellë vlerësime. Financat do të përmirësohen falë një vendimi të mençur që keni marrë kohët e fundit. 
     
  • Horoskopi i të premtes! Zbuloni çfarë ju pret sot në dashuri dhe punë

    Horoskopi i të premtes! Zbuloni çfarë ju pret sot në dashuri dhe punë

    Dashi
    Sot është dita që sinqeriteti juaj të dalë në pah: folni me qartësi dhe sjellje të qëllimshme. Në punë, mund të lindin keqkuptime nëse fshihni ndjenjat, hapuni dhe qetësia do të vijë.
    Demi

    Ka një lëvizje të brendshme sot, ndjenja se po jeni në një proces, edhe pse nuk duket menjëherë në sipërfaqe. Lejo që dikush t’ju ndihmojë dhe mos mendo se duhet të bëni gjithçka vetë.
    Binjakët
    Mund të ndjeheni të shpërqendruar nga njerëz ose situata që ju marrin energji. Sot është mirë të shikoni se çfarë po ju shteron dhe të vendosni përpara vetes me kujdes.
    Gaforrja
    Sot mund të ndjeni se keni marrë mbi supe peshë emocionale që nuk është e juaja. Në punë, shmangni të merreni me më shumë se ç’është detyra juaj; në dashuri, qartësoni kufijtë.
    Luani
    Emocionet sot vinë më të fuqishme se zakonisht – vëreni tensionin në trupin tuaj dhe mos e injoroni. Në punë, një vonesë mund të jetë në shërbim të shmangies së një gabimi – mos nxitohuni.
    Virgjëresha
    Ju mund të ndjeheni të mbingarkuar nga nevoja për perfeksion. Sot, mjafton të jeni prezent – nuk duhet gjithçka të jetë e përkryer. Në marrëdhënie, shfaqeni ashtu siç jeni dhe do të lidheni më mirë.
    Peshorja
    Ndryshimet e brendshme janë aty, ndoshta nuk duken ende në sipërfaqe, por po ndodhin. Në punë dhe dashuri, fokusi nuk është te rezultatet e menjëhershme, por te ritmi që po ndërtoni.
    Akrepi
    Sot intuita juaj është veçanërisht e mprehtë, përdoreni atë për të marrë vendime në financa dhe marrëdhënie. Në dashuri, përvojat mund të jenë intensive – por nëse jeni të sinqertë, mund të çojnë në thellim.
    Shigjetari
    Sot përkushtimi dhe durimi janë çelësi për përparim të qëndrueshëm, shmangni veprimet impulsive në financa. Në dashuri, ritmi i vogël dhe i përditshëm ka më shumë rëndësi se gjestet e mëdha.
    Bricjapi
    Fuqia që fshihet në heshtje është më e madhe se ajo që thuhet me zë. Përdorni momentet e qetësisë për të reflektuar dhe për të lënë veprimin të vijë natyrshëm.
    Ujori
    Bëni një hap mbrapa për të parë çfarë ju bën të ndiheni të vërtetë, sot është dita për të ndërlidhur veprimet me vlerat tuaja. Një marrëdhënie apo një punë mund të kërkojë nga ju zgjedhje të qarta: të jeni ju.
    Peshqit
    Nuk jeni prapa, jeni në rrugën tuaj unike. Sot shmangni krahasimet; çojeni marrëdhënien tuaj me kohën dhe ritmin tuaj. Në punë dhe në dashuri, sinqeriteti është udhërrëfyesi juaj më i mirë.

  • E rëndë në Korçë/ 16-vjeçari dhunon dhe kryen marrëdhënie me të miturën, të përfshirë edhe persona të tjerë

    E rëndë në Korçë/ 16-vjeçari dhunon dhe kryen marrëdhënie me të miturën, të përfshirë edhe persona të tjerë

    Një djalë 16-vjeçar nga Korça është arrestuar nga policia nën akuzën e përdhunimit.

    Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 15 vjeçare, po nga qyteti i Korçës.
    Burimet kanë bërë me dije se e mitura 15-vjeçare prej disa ditësh bashkëjetonte me 16-vjeçarin, duke qenë në një lidhje me të.
    Për lidhjen ka qenë në dijeni edhe nëna e 15-vjeçares, e cila e ka lejuar këtë të fundit të bashkëjetojë me 16-vjeçarin për disa ditë.
    Në deklaratën në polici, e mitura fillimisht ka thënë se 16-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike, ndërsa më pas ka pretenduar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.
    Nga ana e grupit hetimor, po bëhen ende hetime për të zbuluar më tej rreth kësaj ngjarje, pasi dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë.
    Mësohet se 15 vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, ku mbahet nën vëzhgim nga psikologet

    Top Channel

  • Lezhë/ Kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, dënohet me 12 vite burg Simon Gjoka

    Lezhë/ Kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, dënohet me 12 vite burg Simon Gjoka

    Gjykata e Lezhës ka dënuar me 12 vite burg Simon Gjokën, 38 vjeç nga Miloti, i cili fillimisht u arrestua për vjedhje bagëtish, ndërsa gjatë hetimeve u zbulua se kishte pasur marrëdhënie me një vajzë të mitur.
    Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 18 vite burg, por duke përfituar uljen e 1/3 së dënimit për gjykim të shkurtuar, Gjoka do të vuajë 12 vite heqje lirie për akuzat “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
    Pavarësisht mohimeve të tij gjatë procesit gjyqësor, trupi gjykues e shpalli fajtor në të dy veprat penale.
    Në dëshminë e vajzës 13-vjeçare, e marrë në prani të nënës dhe psikologut, ajo ka pranuar se kishte lidhje me 38-vjeçarin dhe se gjithçka kishte ndodhur “me dëshirë”, siç është shprehur në hetim. Ajo ka shtuar se Gjoka e kishte prezantuar me persona të tjerë, çka ngriti dyshime për shfrytëzim për prostitucion.
    Në telefonin e të miturës u gjetën foto intime që i ishin dërguar të pandehurit, i cili kishte marrëdhënie miqësore me nënën e saj, një grua që shiste qirinj pranë kishës së Shna Ndout në Laç.
    Simon Gjoka u arrestua në shkurt 2025, pasi hetimet zbuluan se ishte përfshirë në vjedhjen e bagëtive të trasha në fshatin Gajush dhe dyshohet për disa raste të tjera vjedhjesh në zonat përreth.
    Gjatë përgjimeve të telefonit të tij, policia konstatoi komunikime komprometuese me të miturën, çka e çoi më pas në zgjerimin e hetimeve dhe ngritjen e akuzës së dytë.

  • I akuzuar për marrëdhënie intime me të miturën, Gjykata e Lezhës dënon me 12 vite burg 38-vjeçarin

    I akuzuar për marrëdhënie intime me të miturën, Gjykata e Lezhës dënon me 12 vite burg 38-vjeçarin