Tag: marrëdhënie

  • U kallëzua për abuzim seksual, ndalohet  punonjësi i policisë në Dibër

    U kallëzua për abuzim seksual, ndalohet punonjësi i policisë në Dibër

    Foto nga ngjarja

    DIBËR- Një punonjës i policisë së Dibrës është ndaluar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të rritur dhe ka shpërdoruar detyrën. Pak ditë më parë, shtetasja me inicialet L.H. ka kallëzuar punonjësin e policisë shtetasin J.U, duke pretenduar se ai, përmes shantazhit dhe kërcënimit, e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.
    AMP ka kërkuar të hetohen edhe dy shtetas të tjerë, një burrë dhe një grua. Sipas informacioneve, të dy kanë qenë në dijeni dhe kanë përkrahur punonjësin e policisë në lidhje me ngjarjen. Ndalimi i tij është bërë në pikën kufitare me Kosovën, pasi ai ishte larguar nga vendi drejt Kosovës për disa ditë.
    NJOFTIMI I POLICISË
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës–Dibër) ka ndaluar punonjësin e policisë, Inspektor J.U., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale nën/Specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Dibër, dhe aktualisht me detyrë nën/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 102 dhe 248 të Kodit Penal.
    Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 17.11.2025, pas kallëzimit të shtetases L.H., e cila pretendon se punonjësi i policisë, nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, AMP ka dërguar materiale procedurale shtesë edhe për shtetasen M.U., të dyshuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, parashikuar nga neni 311 i Kodit Penal, si dhe për shtetasin A.K., të dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit në krim”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.
    Pas hetimeve me metoda speciale hetimi, u konstatua se punonjësi i policisë ishte larguar në Republikën e Kosovës, dhe ditën e sotme u bë i mundur ndalimi i tij nga agjentët e AMP-së në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë./ZËRI

  • Dibër/ Vajza denoncon policin: Më shantazhoi dhe kreu marrëdhënie sek*uale me dhunë

    Dibër/ Vajza denoncon policin: Më shantazhoi dhe kreu marrëdhënie sek*uale me dhunë

    Një rast i shantazhit dhe abuzimit seksual raportohet të ketë ndodhur në radhët e policisë, në qytetin e Dibrës.

    Një vajzë ka denoncuar se punonjësi i policisë, Inspektor J.U nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

    Pas denoncimit të vajzës, polici është arrestuar nga AMP, ndërsa përpos tij ka nisur hetimi edhe për dy persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.
    Njoftimi i i AMP
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor J.U., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Nd/Specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Dibër dhe aktualisht me detyrë Nd/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar në nenet 102 dhe 248 të Kodit Penal.
    Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 17.11.2025, ku pas kallëzimit të shtetases L.H., e cila ka ngritur pretendimin se punonjësi i policisë nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, AMP ka dërguar materialet proceduriale shtesë edhe për shtetasen M.U., e dyshuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” parashikuar në nenin 311 të Kodit Penal dhe shtetasin A.K., i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit në krim” parashikuar në nenin 302 të Kodit Penal.

  • “Më shantazhoi dhe kreu marrëdhënie seksuale me dhunë”, një vajzë denoncon punonjësin e policisë së Dibrës

    “Më shantazhoi dhe kreu marrëdhënie seksuale me dhunë”, një vajzë denoncon punonjësin e policisë së Dibrës

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor J.U., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Nd/Specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Dibër dhe aktualisht me detyrë Nd/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar në nenet 102 dhe 248 të Kodit Penal.
    Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 17.11.2025, ku pas kallëzimit të shtetases L.H., e cila ka ngritur pretendimin se punonjësi i policisë nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, AMP ka dërguar materialet proceduriale shtesë edhe për shtetasen M.U., e dyshuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” parashikuar në nenin 311 të Kodit Penal dhe shtetasin A.K., i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit në krim” parashikuar në nenin 302 të Kodit Penal.

    Top Channel

  • “Real Madridi po bën gjithçka kundër Tebas, nuk e do në krye të La Liga-s”

    “Real Madridi po bën gjithçka kundër Tebas, nuk e do në krye të La Liga-s”

    Joan Laporta nuk u përmbajt ndaj Real Madridit: “Në asamble e tyre sulmuan edhe presidentin e La Liga-s, kjo më bën të mendoj keq. Edhe unë kam pasur mosmarrëveshjet e mia me Javier Tebas, por është person fisnik dhe e jeton me shumë pasion detyrën e tij. Kemi një marrëdhënie normale, jo të privilegjuar, dhe nuk e kërkojmë një të tillë.
    Kemi një marrëdhënie normale, ndërsa Real Madridi ka marrëdhënie konfrontuese me La Liga-n dhe është fiksuar ta largojë dhe të vendosë dike tjetër…  Kjo nuk më jep besim. Javier Tebas bën gjithçka që mundet për të mirën e La Liga-s, që të jetë kompetitive, ndaj më bën të dyshoj fakti që përpiqen ta heqin për të vendosur kë? Nuk i besoj kësaj strategjie”.
    Humbja ndaj Chelsea – “Fola me Flick, duke u kthyer nga Londra… Më pëlqeu reagimi i Hansit dhe ekipit, që po bashkohen. Trajneri është optimist dhe unë besoj se ai rezultat do të jetë një pikë kthese. Shpeshherë, në historinë tonë, një rezultat i keq na ka katapultuar drejt një sezoni të mirë, me suksese. Jam i sigurt që kështu do të ndodhë. E shoh ekipin të bashkuar”.
    Kritikat ndaj Ronald Araujo – “Kartoni i parë ndaj tij ishte shumë i rreptë. Dua ta mbroj dhe inkurajoj atë. Është kritikuar shumë, çka nuk e konsideroj të drejtë. Ai jep gjithçka në fushë, është kapiteni ynë. Duhet ta kalojë këtë moment. E ka përjetuar keq. Dua t’i them që jemi me të, se fitojmë dhe humbim të gjithë bashkë. Jemi një ekip. Nuk ka një njeri të vetëm përgjegjës për fitoret apo humbjet”.

  • Deklarata e fortë e kreut të Urdhrit të Punonjësve Socialë: 11% e fëmijëve të ngacmuar seksualisht! Pedofilët krijojnë marrëdhënie besimi me…

    Deklarata e fortë e kreut të Urdhrit të Punonjësve Socialë: 11% e fëmijëve të ngacmuar seksualisht! Pedofilët krijojnë marrëdhënie besimi me…

    Ai theksoi se pedofilët shpesh paraqiten si “njerëz krejt normalë” dhe ndërtojnë marrëdhënie besimi jo vetëm me fëmijët, por edhe me familjet e tyre, çka i bën rastet edhe më të vështira për t’u identifikuar.

    Duke iu referuar një studimi shkencor të vitit 2013, Vata ngriti alarmin se 11% e fëmijëve në Shqipëri kanë qenë të ngacmuar seksualisht të paktën një herë, ndërsa 5% kanë përjetuar abuzim seksual. Kjo shifër sipas tij, dëshmon qartë se fenomeni nuk është aspak i izoluar.

    Në një shoqëri ku viktimat shpesh përballen me stigmë dhe fajësim, ai nënvizoi se abuzimi seksual mbetet një nga krimet më të vështira për t’u raportuar, ndërsa kërkoi ndërgjegjësim dhe mbështetje më të madhe si për fëmijët, ashtu edhe për familjet e tyre.

    Mirgit Vataj: Unë kam një eksperiencë goxha të gjatë në sektorin e mbrojtjes së fëmijëve dhe kam ndeshur persona që kanë pasur sjellje pedofilie në të gjitha shkallët e shoqërisë. Pra ne nuk duhet të presim që një pedofil ka një pamje prej gogoli, por janë njerëz krejt normalë, në sektorë të ndryshëm të shoqërisë. Aq më tepër që në shoqërinë tonë shqiptare, pedofilët shpesh për të ndërtuar atë marrëdhënien e besimit, krijojnë marrëdhënie edhe me familjarët e fëmijëve. Ne kemi parë sjellje pedofilie në shkollë nga mësuesit, kemi parë sjellje pedofilie në aktivitetet kulturore dhe artistike që fëmijët marrin pjesë.

    Aldo:  Sa e përhapur është në shoqërinë tonë, apo është thjesht si temë diskutimi?

    Mirgit Vataj: Nuk duhet ta mendojmë që është e izoluar. Të paktën në vitin 2013, unë kam qenë pjesë e një studimi shkencor, i cili lidhej me matjen e abuzimit seksual tek fëmijët. Nga të dhënat që dolën nga ai studim, 11% e fëmijëve ishin ngacmuar të paktën vetëm një herë seksualisht në jetën e tyre. Ngacmimi është faza e parë që abuzuesit mundohen që të ndërtojnë një marrëdhënie besimi me fëmijët dhe fillojnë dhe i molestojnë, ndërsa 5% e këtyre fëmijëve ishte abuzuar të paktën një herë në jetën e tyre seksualisht. Pra do të thotë që ne kemi të dhëna që tregojnë se ka një numër abuzimit seksual, të fëmijëve dhe të adoleshentëve në Shqipëri. Është një moment të cilit ne duhet t’i kushtojmë vëmendje. Unë nuk mendoj se janë raste të izoluara. Abuzimi seksual është një ndër format më të vështira për t’u raportuar me gjithë procesin që kalojnë viktimat, që nga faza e manipulimit e deri tek trauma. Aq më tepër me qëndrimet që ne mbajmë si shoqëri ndaj abuzimit seksual. Fatkeqësisht në Shqipëri kemi pasur edhe një lloj sensibilizimi me abuzuesit, që vajzat kërkojnë vetë, nga mënyra se si ekspozohen, se si vishen…etj. Janë edhe këto stigma që izolojnë akoma më tepër edhe për shkak të qëndrimit që ne mbajmë dhe diskriminimit që vetë viktimat hasin.

  • Yjet sjellin mundësi, Horoskopi sot: Për çfarë duhet të përgatiteni

    Yjet sjellin mundësi, Horoskopi sot: Për çfarë duhet të përgatiteni

    Dashi
    Energjia të shoqëron gjatë gjithë ditës dhe mund të shtysh përpara projekte që kanë kërkuar guxim. Në marrëdhënie, sinqeriteti është arma jote më e fortë. Kujdes me shpenzimet impulsive.
    Demi

    Fokusohu te stabiliteti dhe mos lejo që ritmi i të tjerëve të të shtyjë në vendime të nxituara. Në planin personal, një bisedë e qetë mund të zgjidhë keqkuptime të vogla. Dita favorizon organizimin financiar.
    Binjakët
    Ide të reja vijnë natyrshëm dhe bashkëpunimet mund të sjellin rezultate të mira. Në sferën emocionale, trego më shumë disponueshmëri. Shmang multitasking-un e tepruar.
    Gaforrja
    Intuita të udhëheq drejt zgjedhjeve të duhura. Ambienti familjar të jep ngrohtësi dhe mbështetje. Profesionalisht, një detaj i vogël mund të të hapë rrugë të reja.
    Luani
    Rezaton vetëbesim dhe mund të marrësh vëmendjen që kërkon. Në punë, është moment i mirë për të prezantuar një ide apo projekt. Mos harro t’i kushtosh kohë pushimit dhe vetes.
    Virgjëresha
    Dita sjell qartësi në çështje që të kanë shqetësuar. Mund të gjesh zgjidhje praktike për probleme të vjetra. Në marrëdhënie, maturia dhe fjala e butë krijojnë harmoni.
    Peshorja
    Ekuilibri është fjala kyçe. Në fushën profesionale, bashkëpunimet janë të favorshme. Në planin emocional, përpiqu të shmangësh konfliktet e panevojshme duke vendosur kufij të shëndetshëm.
    Akrepi
    Dita sjell mundësi për transformim dhe vendime të rëndësishme. Në marrëdhënie, sinqeriteti hap dyer të mbyllura. Në punë, qëndrimi i qetë të jep avantazh.
    Shigjetari
    Energjia pozitive dhe humori i mirë të ndihmojnë të kapërcesh çdo sfidë. Është koha e duhur për të planifikuar udhëtime apo projekte afatgjata. Në dashuri, spontaniteti shpërblen.
    Bricjapi
    Përqendrimi në objektiva të sjell rezultate konkrete. Megjithëse dita është e ngarkuar, vullneti yt i fortë të ndihmon të menaxhosh gjithçka. Në marrëdhënie, tregohu më i hapur ndaj kompromisit.
    Ujori
    Kreativiteti është në kulm dhe sjell frymëzim në punë e jetën personale. Një takim apo bisedë mund të sjellë ide të reja. Kujdes me vendimet e nxituara financiare.
    Peshqit
    Shprehja emocionale të vjen natyrshëm dhe të afron me njerëzit e rëndësishëm. Në punë, intuita të ndihmon të shmangësh gabime. Mbrëmja është e favorshme për qetësi dhe reflektim.

  • Zbulohen email-et e reja në lidhje me skandalin në Britani, Princi Andrew kishte marrëdhënie të fshehtë me punonjësen e Jeffrey Epstein

    Zbulohen email-et e reja në lidhje me skandalin në Britani, Princi Andrew kishte marrëdhënie të fshehtë me punonjësen e Jeffrey Epstein

    Një seri e re dokumentesh të çështjes Epstein ka hedhur dritë mbi një komunikim privat ku ish-gazetari amerikan Landon Thomas Jr i shkruante financierit Jeffrey Epstein se “Princi Andrew kishte pasur marrëdhënie konsensuale” me një punonjëse të tij.

    Emaili, i dërguar në janar 2015, sugjeron se lidhja publike e Andrew me Epstein po “mbante gjallë historinë”. Në mesazh, Thomas Jr i kërkon financierit të distancohet nga ish-anëtari i familjes mbretërore britanike, duke theksuar se pikërisht Andrew ishte arsyeja pse akuzat po vazhdonin të riktheheshin.
    Princi Andrew ka mohuar gjithmonë se ka pasur dijeni apo përfshirje në krimet seksuale të Epstein, pavarësisht miqësisë së tyre të ngushtë.
    Thomas Jr, i cili konsiderohej i afërt me Epstein, u kontaktua nga The Telegraph pas publikimit të dokumenteve. Ai deklaroi se nuk kishte informacion të drejtpërdrejtë nga Epstein dhe se komentet e tij në email thjesht pasqyronin raportimet e medias së kohës.
    Publikimi vjen vetëm pak ditë pasi një email tjetër i Ghislaine Maxwell – e dënuar për trafikim seksual – tregonte se Andrew kishte marrë një “masazh” në shtëpinë e saj në Belgravia. Emri i Andrew është i lidhur prej vitesh me rastin, sidomos pas akuzave të Virginia Giuffre, e cila pretendon se ka pasur marrëdhënie me të në moshën 17-vjeçare.
    Mes presionit të vazhdueshëm publik, Mbreti Charles i hoqi Andrew të gjitha titujt mbretërorë muajin e kaluar, shkruan The Sun.
    Ndërkohë, anëtarë të Kongresit amerikan i kanë dërguar ish-Dukut të York një thirrje zyrtare për të dëshmuar rreth “miqësisë së tij afatgjatë” me Epstein, edhe pse ai nuk ka detyrim ligjor të paraqitet.
    Kjo valë e re zbulimesh vjen në prag të publikimit të një pakoje të madhe dokumentesh të tjera mbi çështjen Epstein, të cilat pritet të deklasifikohen brenda 30 ditëve. Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve i kanë dhënë tashmë miratimin, dhe dosjet presin firmën e Presidentit Donald Trump për t’u bërë publike.

    Top Channel

  • Ambasadori Marco Alberti: Jemi mirënjohës! Më shumë se 1 milion shqiptarë japin kontribut në ekonominë italiane

    Ambasadori Marco Alberti: Jemi mirënjohës! Më shumë se 1 milion shqiptarë japin kontribut në ekonominë italiane

    Ambasadori italian në Tiranë, Marco Alberti në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për procesin e integrimit të Shqipërisë.
    Gjatë intervistës, ambasadori italian nënvizoi se Shqipëria dhe Italia kanë treguar një qëndrueshmëri të marrëdhënieve mes tyre.
    “Negociatat politike nuk e zhbëjnë bashkëpunimin mes Italisë e Shqipërisë dhe nuk zhbëjnë të gjitha proceset që duhet të realizohen brenda 2027. Por unë besoj se ka një qëndrueshmëri të marrëdhënieve mes vendeve që nuk lindin tani, sigurisht ka pasur uljet dhe ngritjet e veta. Megjithatë kanë vijuar të jenë të qëndrueshme. Pesha e një pranie strategjike, e bëjnë të rëndësishëm procesin. E rëndësishme është që kjo aleancë të ndërtohet tani, sepse nuk kemi kohë të humbim. Shqipëria ka bërë progres, por sigurisht kur bie kambana e xhiros së fundit sigurisht bëhet fjalë për xhiron më të vështirë dhe na thërret të bëjmë këtë hap të fundit”, tha ai.
    Më tej ambasadori italian u shpreh se mbështetja e Italisë ndaj Shqipërisë do të vazhdojë pavarësisht se kush qeveris.
    “Marrëdhënia është një marrëdhënie e qëndrueshme sepse bazohet edhe në rrënjë të thella historike dhe një marrëdhënie të bazuar në mirënjohje të ndërsjellë. Edhe ne kemi arsye për të shprehur mirënjohje ndaj Shqipërisë. Më shumë se 1 milion e gjysmë shqiptarë japin një ndihmëse dhe një kontribut të vyer në ekonominë italiane. Pra kemi detyrën të krijojmë dhe realizojmë projekte që kanë lindur nga marrëdhënia mes dy kryeministrave, që përvijojnë dhe do të vijojnë të realizohen. Me rëndësi është që kemi një marrëdhënie më të gjerë. Ne kemi përzgjedhur sektorë kyç që do shkojnë përtej anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kemi përparësi gjeopolitike që jepet edhe nga pozicioni gjeografik”, tha ai.

  • Bëni kujdes me shpenzimet ekstra! Horoskopi ditor, çfarë ju paralajmërojnë yjet sot

    Bëni kujdes me shpenzimet ekstra! Horoskopi ditor, çfarë ju paralajmërojnë yjet sot

    Dashi
    Energjia të përqendrohet tek detyrat praktike dhe zgjidhja e çështjeve që kanë mbetur pezull. Një situatë e vogël mund të kërkojë më shumë durim, por arrin ta menaxhosh me qetësi. Organizimi i mirë të kursen kohë dhe lodhje.
    Në marrëdhënie, ka më shumë hapësirë për mirëkuptim. Një bisedë e shkurtër, por e sinqertë, ndihmon të qetësosh një tension të vogël. Lidhjet forcohen nëse ruan tonin e butë dhe të qëndrueshëm.

    Në financa dhe punë, një detaj i vogël të tregon drejtimin e duhur. Mbaji shpenzimet nën kontroll dhe shmang vendimet impulsive. Përmirësimi vjen gradualisht.
    Demi
    Dita sjell një ritëm më të qetë, duke të lejuar të fokusohesh në prioritetet e tua. Qëndrimi praktik të ndihmon të kalosh sfida që më parë të dukeshin të lodhshme. Energjia fizike përmirësohet.
    Në marrëdhënie, ka më shumë afërsi dhe mirëkuptim. Një moment i qetë me partnerin ose dikë të dashur sjell siguri emocionale. Nëse je single, një kontakt i thjeshtë mund të të tërheqë vëmendjen.
    Në aspektin financiar, dita është e qëndrueshme. Kujdes me blerjet e panevojshme. Në punë, përfundon me sukses një detyrë të rëndësishme.
    Binjakët
    Mendja është aktive dhe kap shpejt çdo detaj. Ke energji për ide të reja dhe për projekte që kërkojnë kreativitet. Mund të marrësh një lajm interesant që të hap një mundësi.
    Në marrëdhënie, komunikimi është i rrjedhshëm. Dikush afër teje mbështet një ide ose plan tëndin. Një bisedë e sinqertë e bën ditën më të lehtë.
    Në punë dhe financa, dita është pozitive për plane të vogla. Shmang shpërqendrimet, pasi produktiviteti mund të rritet shumë nëse mban fokusin.
    Gaforrja
    Energjia emocionale qëndron e qëndrueshme dhe të ndihmon të menaxhosh detyra me qetësi. Dita është e mirë për përfundimin e çështjeve familjare ose personale. Ndihesh më i organizuar se zakonisht.
    Në marrëdhënie, një gjest i vogël afërsie sjell shumë ngrohtësi. Një situatë e paqartë qartësohet falë komunikimit të hapur. Mirëkuptimi rritet në mënyrë natyrale.
    Në financa, dita është neutrale, por e sigurt. Në punë, një udhëzim ose koment pozitiv të motivon të vazhdosh me ritëm të qëndrueshëm.
    Luani
    Ndihesh energjik dhe i gatshëm të marrësh iniciativa. Dita sjell mundësi për t’u vënë në qendër të vëmendjes ose për të treguar talentin tënd. Motivimi i fortë të nxjerr përpara.
    Në marrëdhënie, ka një rritje të spontanitetit dhe ngrohtësisë. Një moment i këndshëm me partnerin ose me dikë që të pëlqen forcon lidhjen. Komunikimi mbetet i sinqertë dhe i gjallë.
    Në financa, shmang vendimet e shpejta. Në punë, një detyrë e vogël të hap derën drejt një mundësie më të madhe.
    Virgjëresha
    Dita sjell qartësi mendore dhe aftësi të fortë për të organizuar gjithçka. Arrin të vlerësosh me saktësi situatat dhe të marrësh vendime të drejta. Një detaj i harruar më parë të bie në sy.
    Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i butë dhe i sinqertë. Ke mundësi të përmirësosh një situatë emocionale përmes durimit. Harmonia rritet gradualisht.
    Në punë, dita është produktive dhe e qëndrueshme. Financat kërkojnë vëmendje të moderuar, por nuk ka shqetësime të mëdha.
    Peshorja
    Ndihesh më i lehtësuar emocionalisht dhe kjo të jep qetësi për të planifikuar më mirë ditën. Energjia sociale rritet dhe mund të marrësh pjesë në një bisedë të këndshme.
    Në marrëdhënie, balancimi vjen natyrshëm. Një situatë që të ka shqetësuar bëhet më e thjeshtë falë një komunikimi të butë. Afërsia rritet nëse shprehesh hapur.
    Në financa dhe punë, dita është e qetë. Mund të marrësh një sinjal pozitiv për një projekt apo bashkëpunim.
    Akrepi
    Intuita funksionon fuqishëm gjatë ditës dhe të ndihmon të marrësh një vendim të saktë. Energjia është e thellë dhe e qëndrueshme, duke të shtyrë të fokusohesh në gjërat që kanë vërtet rëndësi.
    Në marrëdhënie, ka thellim emocional. Një bisedë intime ose një moment i sinqertë sjell afërsi të madhe. Pasiguri të vogla zhduken natyrshëm.
    Në punë dhe financa, dita është e mirë për planifikim. Disa ndryshime të vogla mund të përmirësojnë të ardhurat.
    Shigjetari
    Dita sjell entuziazëm dhe dëshirë për lëvizje. Mund të marrësh një lajm që të hap një mundësi ose një plan të ri. Energjia optimiste të jep forcë për të ecur përpara.
    Në marrëdhënie, komunikimi bëhet i gjallë dhe i drejtëpërdrejtë. Një moment i këndshëm me partnerin forcon lidhjen. Nëse je single, një kontakt i ri mund të të intriguojë.
    Në financa, është mirë të shmangësh riskun. Në punë, një ide e jotja mund të pranohet ose vlerësohet.
    Bricjapi
    Dita sjell qartësi dhe disiplinë. Arrin të organizosh gjithçka me rend dhe të marrësh vendime të qëndrueshme. Ritmi i ngadaltë, por i sigurt, të çon drejt rezultateve të mira.
    Në marrëdhënie, qasja jote e qetë ndihmon të shmangen keqkuptimet. Një bisedë e matur sjell stabilitet emocional. Lidhjet forcohen përmes durimit.
    Në financa, dita është e qëndrueshme. Në punë, je më produktiv dhe më i fokusuar se zakonisht.
    Ujori
    Kreativiteti të shoqëron gjatë ditës dhe të lejon të gjesh zgjidhje të zgjuara për çdo detyrë. Ndihesh më i lirë dhe më në kontroll të situatave.
    Në marrëdhënie, komunikimi është i lehtë dhe i rrjedhshëm. Dikush mund të shfaqë interes të veçantë për ty. Afërsia rritet në mënyrë të natyrshme.
    Në financa dhe punë, dita është pozitive. Ide të reja të çojnë drejt përmirësimit të projekteve aktuale.
    Peshqit
    Dita sjell qetësi emocionale dhe të ndihmon të reflektosh. Intuita është e fortë dhe të udhëzon drejt vendimeve të drejta. Energjia është e butë, por e qëndrueshme.
    Në marrëdhënie, ka afërsi dhe mirëkuptim. Një moment i qetë me dikë të dashur sjell ngrohtësi të thellë. Lidhjet përmirësohen përmes empatisë.
    Në punë dhe financa, mba një ritëm të qëndrueshëm. Rezultatet vijnë nga durimi dhe organizimi.

  • E MARTË, DITË “TERSI”? Jo për këto DY shenja! Por bëni kujdes dhe mos e teproni me kapriçot

    E MARTË, DITË “TERSI”? Jo për këto DY shenja! Por bëni kujdes dhe mos e teproni me kapriçot

    Dashi
    Energjia të përqendrohet tek detyrat praktike dhe zgjidhja e çështjeve që kanë mbetur pezull. Një situatë e vogël mund të kërkojë më shumë durim, por arrin ta menaxhosh me qetësi. Organizimi i mirë të kursen kohë dhe lodhje.
    Në marrëdhënie, ka më shumë hapësirë për mirëkuptim. Një bisedë e shkurtër, por e sinqertë, ndihmon të qetësosh një tension të vogël. Lidhjet forcohen nëse ruan tonin e butë dhe të qëndrueshëm.
    Në financa dhe punë, një detaj i vogël të tregon drejtimin e duhur. Mbaji shpenzimet nën kontroll dhe shmang vendimet impulsive. Përmirësimi vjen gradualisht