Tag: marrëdhënie

  • Abuzoi me të miturën/ Ngjarja që tronditi Vlorën, Gjykata lë në burg Rinald Rakipajn

    Abuzoi me të miturën/ Ngjarja që tronditi Vlorën, Gjykata lë në burg Rinald Rakipajn

    Gjykata e Vlorës

    VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 40-vjecarin Rinald Rakipaj, i cili u vendos në pranga 2 ditë më parë. 40-vjeçari akuzohet për “marrëdhënie seksuale me të mitur “si dhe për “nxitje për përdorimin e drogës”. Ndaj edhe në seancën e sotme, gjyqtari Bevil Beqiraj pranoi kërkesën e Prokurorisë së Vlorës, duke e lënë në burg Rakipajn.
    Ngjarja e rëndë ndodhi 22 mars, ku Rakipaj, bashkë me një tjetër person për të cilin ka nisur procedimi penal kanë nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqet e saj, po ashtu të mitura që të shkojnë me to në hotel.

    Atje kanë konsumuar lëndë nakortike të llojit kokainë dhe më pas, 40-vjeçari ka kryer marrëdhënie me të miturën. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, dy adoleshentet e tjera kanë pohuar që kanë pirë lëndë narkotike me 33-vjeçarin, teksa kanë mohuar që të kenë kryer marrëdhënie seksuale./ZËRI
     

  • Drogoi tre të mitura dhe me njërën prej tyre kreu marrëdhënie, Gjykata e Vlorës lë në burg 40-vjeçarin Rinald Rakipaj

    Drogoi tre të mitura dhe me njërën prej tyre kreu marrëdhënie, Gjykata e Vlorës lë në burg 40-vjeçarin Rinald Rakipaj

    Gjykata e Vlorës ka marrë vendimin ditën e sotme për ti caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj Rinald Rakipaj. 40-vjeçari u arrestua dy ditë më parë pasi akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “nxitja për përdorimin e drogës”.
    Rakipaj dyshohet se më datë 22 mars ka kryer marrëdhënie me një 15-vjeçare. Prokuroria e Vlorës ka kërkuar arrest ne burg, kërkesë e pranuar nga gjyqtari Bevil Beqiraj i cili ka drejtuar seancën e masës së sigurisë duke caktuar arrest ne burg.
    40-vjeçari dyshohet së bashku edhe me një tjetër persona për të cilin ka nisur procedimi penal kanë nxitur 15-vjeçaren dhe dy vajza të tjera të mitura, 15 dhe 16 vjeç të konsumojnë lëndë narkotike

  • E rëndë në Vlorë! 40-vjeçari kryen marrëdhënie sek*uale me 15-vjeçaren! E nxit të miturën bashkë me dy shoqet e saj edhe për të konsumuar lëndë natkotike

    E rëndë në Vlorë! 40-vjeçari kryen marrëdhënie sek*uale me 15-vjeçaren! E nxit të miturën bashkë me dy shoqet e saj edhe për të konsumuar lëndë natkotike

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.

    Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • “Merr edhe shoqet”/ Si e joshi 40-vjeçari adoleshenten që të konsumonte drogë, abuzoi me të në hotel

    “Merr edhe shoqet”/ Si e joshi 40-vjeçari adoleshenten që të konsumonte drogë, abuzoi me të në hotel

    Foto ilustruese

    VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 40-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, vetëm 15 vjeç. Rinald Rakipaj akuzohet në bashkëpunim me mikun e tij, 33-vjeçarin e identifikuar deri më tani me iniciale F. Q., ka kryer marrëdhënie me të miturën dhe dy shoqët e saj, po ashtu adoleshente. Edhe pse pretendon se vajza e mitur ka kryer marrëdhënie me dëshirën e saj të plotë, ai është vendosur në pranga dhe po përballet me akuzat: “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”; ndërsa ka nisur procedimi penal për 33-vjeçarin për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”.
    Si u zbulua ngjarja e rëndë?
    Ishte e ëma e 15-vjeçares ajo që ka shkuar në Komisariatin e Vlorës për të bërë denoncimin se e bija ishte abuzuar seksualisht nga një person shumë herë më i madh se ajo. Ajo e bazoi kallëzimin e saj në rrëfimin që i kishte bërë e bija në gjendje të rëndë emocionale. Edhe pse e rënduar emocionalisht, e mitura ka treguar se ka shkuar me 40-vjeçarin në një hotel, duke theksuar se ka qenë me dëshirën e saj. Sipas saj, kishte kohë që komunikonte me të në rrjetet sociale dhe jo vetëm.
    Po ashtu, ka treguar se “i dashuri” i saj e kishte bindur që të merrte me vete dhe dy mikeshat e saj, të cilat kishin pranuar që të shkonin me djemtë në hotel. Fillimisht, të 5-të kanë konsumuar lëndë narkotike të llojit kokainë dhe më pas, Rakipaj është ndarë nga grupi me një prej vajzave dhe ka nisur ndaj saj abuzimin seksual. Ndërsa shoku i tij, ka qëndruar me dy vajzat e tjera, edhe ai duke konsumuar kokainë, por është konfirmuar se me asnjë prej tyre nuk ka kryer marrëdhënie intime. 
    Gjatë marrjes së tij në pyetje, fillimisht nuk e ka pranuar se ishte pjesë e grupit, por më pas, pasi u ballafaqua me prova tregoi gjithë dinamikën e ngjarjes. Ai është shprehur se me një prej vajzave të mitura kishte komunikim prej kohësh dhe gocat e mitura kanë shkuar vetë në hotel me dëshirë./ZËRI