Dhuratat zyrtare të marra nga kryeministrja Giorgia Meloni do të shiten në ankand dhe të ardhurat mund të dhurohen për organizata jofitimprurëse dhe bamirësi.
Nga seti i bizhuterive të marra nga Libia te palë këpucët blu prej pitoni me taka të arta, te tableta e dhuruar nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky: disa qindra dhurata i janë dhënë kryeministres gjatë vizitave të saj zyrtare në Itali dhe në mbarë botën gjatë tre viteve të fundit. 270, siç u zbulua më 3 maj, nga lista e paraqitur në Dhomën e Deputetëve pas një pyetjeje të paraqitur nga deputeti i Italia Viva, Francesco Bonifazi.
Sipas ligjit, dhuratat me vlerë 300 euro ose më shumë nuk mund të mbahen, dhe ato më të vlefshmet mbahen në një kasafortë.
Në fund të tetorit, Sekretari i Përgjithshëm i Palazzo Chigi urdhëroi shitjen e këtyre aseteve dhe ditët e fundit një rezolutë ia besoi “menaxhimin e shitjes në ankand të dhuratave zyrtare të marra nga Presidenca e Këshillit të Ministrave” Bertolami Fine Art.
Lista e dhuratave që do të dalin në ankand nuk dihet ende. Shtëpia e ankandeve dhe galeria e artit romake do të vlerësojnë vlerën e tyre, pasi kanë fituar kontratën prej 40,000 eurosh duke ofruar “5% të të ardhurave si shpërblim”.
Tag: marra
-

Dhuratat e marra nga kryeministrja Meloni dalin në ankand, ja ku do të shkojnë të ardhurat
-

Berisha: Rama e rrëmbeu mandatin, por nuk do ta gëzojë, çanta e Lubisë kushton sa…
Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama e rrëmbeu mandatin e katërt.
Por theksoi Berisha, “misioni ynë është që të mos e gëzojë këtë mandat”.
Kryedemokrati lidhi situatën në vendin tonë me atë në Nepal, teksa u shpreh “U kishin nxjerrë ornamente, gjyzlykët e kushtueshme, 500 euro, këpucë 1000 euro, xhaketa 700 euro, por të gjitha ato të marra së bashku nuk kushtojnë sa çanta e Lubisë apo Elisa Spiropalit, imagjino çanta Louis Vuitton e Ulsi Manjës, të gjitha të marra nuk kushtojnë aq”.
Sali Berisha: Ne përmbushim kësaj here misionin, Edi Rama rrëmbeu mandatin e katërt, misioni ynë është që të mos e gëzojë këtë mandat.
Po shikoja sot, por edhe e postova, spote kundër korrupsionit të qeverisë komuniste të Nepalit.
U kishin nxjerrë ornamente, gjyzlykët e kushtueshme, 500 euro, këpucë 1000 euro, xhaketa 700 euro, por të gjitha ato të marra së bashku nuk kushtojnë sa çanta e Lubisë apo Elisa Spiropalit, imagjino çanta Louis Vuitton e Ulsi Manjës, të gjitha të marra nuk kushtojnë aq.
Këta nuk i fshehin por krenohen me vjedhjet e tyre. -

Nga gëzimi i dasmës bllokuan Unazën me makinat e marra me qira, dy të proceduar
Policia e Tiranës bën me dije se ka proceduar penalisht dy persona dhe po punon për shoqërimin e një personi të tretë të cilët, teksa kanë qenë duke festuar në një dasëm, me një autokolonë makinash kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve të Unazë të Madhe.
Ndërkohë, vijojnë kontrollet për kapjen dhe identifikimin e drejtuesve të 4 automjeteve të tjera, të përfshirë në këtë rast, të cilat nga verifikimet e deritanishme rezultojnë të marra me qira.
Konkretisht, u identifikuan 3 shtetas, E. D., 36 vjeç dhe D. M., 22 vjeçe, për të cilët nisi procedimi penal në gjendje të lirë, dhe Xh. A., 28 vjeç, i cili u shpall në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. -

Skandali i Phica.eu – një kronikë e dhunës digjitale ndaj grave
Nga Alba Kepi
Prej gati dy dekadash funksiononte në heshtje një nga faqet më të errëta të internetit italian: Phica.eu. Një portal i hapur në vitin 2005, që u shndërrua me kalimin e kohës në një forum me mbi 200 mijë përdorues aktivë, ku shpërndaheshin pa pëlqim imazhe të grave të marra nga rrjetet sociale, nga momentet private apo të manipuluara në formë deepfake. Për viktimat – shumica gra të zakonshme, por edhe politikane të njohura – ky ishte një dënim publik digjital, i shoqëruar me mijëra komente seksiste e të dhunshme.
Alarmi i parë
Alarmi i parë u dha nga Valeria Campagna, 27 vjeç, këshilltare e Partisë Demokratike dhe nënsekretare e PD Lazio. Ajo zbuloi se një seksion i tërë i faqes ishte ndërtuar rreth imazheve të saj, të postuara e të komentuar çdo herë që shfaqej një foto e re.
“Nuk është thjesht problemi im, është problemi i të gjitha grave. Kjo është kulturë përdhunimi: e neveritshme, e papranueshme, që trajton trupin e gruas si mall për t’u konsumuar”, – denoncoi Campagna.
Rrëfimi i saj zbuloi një botë të tërë të dhunës seksuale virtuale: gra të ekspozuara pa dijeninë e tyre, foto të marra nga pushimet, nga momentet e jetës publike e private, të shndërruara në material për komente të turpshme e kërcënuese.
Politikanet në shënjestër
Një seksion i posaçëm i forumit i dedikohej grave në politikë. Në listë gjendeshin emrat e kryeministres Giorgia Meloni, sekretares së PD Elly Schlein, si dhe deputeteve, ministreve e ish-ministreve si Alessandra Moretti, Alessia Morani, Maria Elena Boschi, Mara Carfagna, Mariastella Gelmini, Licia Ronzulli, Anna Maria Bernini, Daniela Santanché, Susanna Ceccardi, Chiara Appendino, Alessandra Mussolini e të tjera.
Imazhet ishin të marra nga rrjetet sociale, të zmadhura në mënyrë abuzive apo të manipuluara me deepfake pornografikë. Një “gogje digjitale” që synonte të zhveshte publikisht figurat femërore të jetës politike italiane.
Hetimet dhe mbyllja e faqes
Pas denoncimeve publike dhe reagimit të dhjetëra politikaneve, Policia Postale hapi një hetim penal kundër administratorëve të faqes. Faqja u bllokua dhe më pas u mbyll. Por ndërkohë doli në dritë një praktikë edhe më alarmuese: viktimave u kërkohej të dërgonin dokumente identiteti ose të paguanin shuma parash për të fshirë imazhet, një formë shantazhi e pastër.
Një plagë shoqërore
Skandali i Phica.eu vjen pak ditë pas mbylljes së grupit famëkeq në Facebook “Mia moglie”, me mbi 32 mijë anëtarë. Dy raste që dëshmojnë se dhuna seksiste digjitale nuk është episod i izoluar, por pjesë e një kulture të rrënjosur patriarkale, e cila e sheh trupin e gruas si pronë të tjetrit dhe jo si subjekt të lirë.
Ky rast ka hapur një debat politik e shoqëror mbi mungesën e mbrojtjes ligjore efektive dhe mbi nevojën për një strategji të qartë kombëtare e evropiane kundër dhunës digjitale me bazë gjinore.
-

‘Artefaktet e Kosovës të marra nga Serbia’ – Ekspozita ndërgjegjësuese kërkon kthimin e trashëgimisë kulturore
Pas Prizrenit dhe Gjakovës, ekspozita ndërgjegjësuese “Artefaktet e Kosovës të marra nga Serbia” ka mbërritur në Ferizaj, duke u hapur për publikun me qëllim sensibilizimin mbi një plagë të vjetër të trashëgimisë kulturore të vendit. Në këtë ekspozitë shpalosen fotografitë e dhjetëra artefakteve arkeologjike dhe historike, që ndodhen ende në Serbi, të marra gjatë kohës së luftës dhe që prej më shumë se njëzet vitesh nuk janë kthyer më në Kosovë.
Sipas të dhënave të dokumentuara nga organizata EC Ma Ndryshe, më shumë se 1,247 artefakte janë marrë nga Kosova dhe janë dërguar në Beograd, fillimisht për qëllime ekspozimi, por që nuk janë rikthyer kurrë në vendin prej nga janë marrë. Këto objekte përfaqësojnë një pasuri të çmuar të trashëgimisë kulturore, që përfshin objekte arkeologjike, artifakte etnografike, monedha të vjetra dhe elemente të tjerë të historisë së lashtë dhe moderne të Kosovës, transmeton KultPlus.
Përmes fotografive dhe kartolinave me imazhe dhe mesazhe për kthimin e artefakteve, ekspozita sjell në kujtesë një realitet që për shumëkënd mund të jetë i panjohur: që kultura materiale e Kosovës vazhdon të mbetet jashtë kufijve të saj, pa një afat për kthim dhe pa vullnet konkret politik nga Serbia për t’ia kthyer vendit atë që i takon.
Ky aktivitet është pjesë e një fushate më të gjerë për ndërgjegjësimin e publikut dhe institucioneve për nevojën imediate të kthimit të artefakteve në vendin e origjinës. Organizatorët theksojnë se këto objekte nuk janë vetëm pjesë e së kaluarës së Kosovës, por janë dëshmi e identitetit, trashëgimisë dhe historisë së saj, të cilat nuk duhet të qëndrojnë më si “peng i politikës”.
Përmes ekspozitës, EC Ma Ndryshe synon jo vetëm të informojë publikun, por edhe të rrisë presionin ndaj institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që kjo çështje të trajtohet seriozisht në tryezat diplomatike e kulturore.
Ekspozita në Ferizaj është vetëm një ndalesë në një turne të planifikuar në qytete të ndryshme të Kosovës, ku qytetarët do të kenë mundësi të shohin nga afër pasuritë që i mungojnë vendit dhe të bashkohen në kërkesën për kthimin e tyre. Ky aktivitet përbën një akt simbolik rezistence kulturore, duke refuzuar që harresa të mbulojë një padrejtësi që vazhdon për dekada.
Ekspozita “Artefaktet e Kosovës të marra nga Serbia” është një thirrje e qartë: trashëgimia kulturore nuk është vetëm histori, ajo është identitet, kujtesë dhe sovranitet. Dhe ashtu si çdo pjesë tjetër e historisë së një vendi, ajo duhet të kthehet aty ku i përket, në tokën e saj, në sytë e popullit të saj./KultPlus.com
-

Muri i ndërtesës që po shembte e zë poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari në Dimal
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dimal, ku një 51-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është zënë poshtë nga muri i një ndërtese që po shembte.
Policia njofton se dëmtimet kanë qenë tepër të rënda dhe 51-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
“Paraditen e sotme ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit pa shenja jete shtetasi A. H., 51 vjeç, banues në fshatin Kutalli, Dimal. Nga informacionet e marra shtetasi A. H., ka qenë duke prishur një ndërtesë të vjetër në banesën e tij, muri i ndërtesës është rrëzuar dhe e ka dëmtuar, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ndodhi tragjedia. -

Trump paralajmëron rregullimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi: Biden mori disa vendime të marra, por unë do i rregulloj
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përmendur ditën e sotme çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump është shprehur se paraardhësi i tij, Joe Biden, “e ka dëmtuar perspektivën afatgjate” mes dy vendeve, me disa vendime të cilat ai i quajti “shumë të marra”, ndërsa paralajmëroi se “do ta rregullojë” këtë.
Trump tha më tej se në mandatin e tij të parë, ai ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij, situata mes dy vendeve ishte përshkallëzuar me intensitet të madh.
“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin duke e përshkallëzuar situatën me intensitet, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt i vjetër ishte gati të shpërthente në luftë”, shkroi Trump.
“Unë e ndala. Biden e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të marra, por unë do ta rregullojë, përsëri!”, tha ai më tej. -

Helmimi në Gramsh, AKU: Vezët u kontaminuan në ambientet e kopshtit
Në lidhje me situatën e ndodhur në Kopshtin Nr. 1, në qytetin e Gramshit sqarojmë opinionin publik se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas verifikimeve zyrtare të gjurmueshmërisë për produktin VEZË konfirmon:
Mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm).
Mostrat e marra në subjektin e furnizuar nga prodhuesi dhe njëkohësisht furnizues i Kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp.
Mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonelë spp.
Nga këto informacione të marra deri në këto momente mendohet se kontaminimi i vezëve ne Kopshtin Nr.1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e Kopshtit Nr.1 Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë).
Vlen të theksohet se nga komunikimi me njësitë e NjKVSh nuk kemi pasur raste të tjerë problematikë me Salmonelë spp, për të cilët jemi në komunikim të vazhdueshëm ndër-institucional.
Nga ana tjetër, postime të shpërndara në rrjete të caktuara sociale, të ndryshme nga ky njoftim zyrtar i AKU, nuk janë te sakta dhe në vetvete përbëjnë dezinformim publik
Kjo për arsye se komentet mbi ngjarjen dhe rezultatet e analizave në fjalë nuk mund të ndalen vetëm në komentimin e analizave të mostrave te Kopshtit Nr. 1 Gramsh, subjekt i ngjarjes.
Në zbatim të Ligjit Nr. 9863 “Per Ushqimin” (i ndryshuar), VKM 760, datë 16.09.2015 “Për Kërkesat Për Gjurmimin dhe Ushqimit Për Kafshë Përgjatë Zinxhirit Ushqimor” saktëson proceset e gjurmueshmërisë për rastet kur produkti ushqimor rezulton i dëmshëm.
Kushdo që ndjen nevojën e komenteve në raste të tilla duhet të jetë në pritje për sa kohë procesi i gjurmueshmërise dhe analizat respektive nuk kanë dalë për të gjitha hallkat e procesit të gjurmueshmërisë, i cili kalon nga subjekti i ngjarjes, tek furnizuesi dhe deri tek prodhuesi.
Duhet mbajtur parasysh se në të ardhmen kushdo që do të bëjë deklarata të papërgjegjshme apo të pasakta mund të jetë objekt i një procedimi penal.
Analizat e konfirmuara sipas ketij informimi publik te AKU në lidhje me rezultatet negative për Salmonelë spp tek subjekti prodhues dhe tek subjekti furnizues, nxjerrin në pah pasaktësinë e postimeve të caktuara në rrjete sociale. -

Salmonelë në Gramsh, AKU: Vezët u kontaminuan në ambientet e kopshtit nga….
Në lidhje me situatën e ndodhur në Kopshtin Nr. 1, në qytetin e Gramshit sqarojmë opinionin publik se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas verifikimeve zyrtare të gjurmueshmërisë për produktin vezë konfirmon:
Mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm).
Mostrat e marra në subjektin e furnizuar nga prodhuesi dhe njëkohësisht furnizues i Kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp.
Mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonelë spp.
Nga këto informacione të marra deri në këto momente mendohet se kontaminimi i vezëve ne Kopshtin Nr.1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e Kopshtit Nr.1 Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë).
Vlen të theksohet se nga komunikimi me njësitë e NjKVSh nuk kemi pasur raste të tjerë problematikë me Salmonelë spp, për të cilët jemi në komunikim të vazhdueshëm ndër-institucional.
Nga ana tjetër, postime të shpërndara në rrjete të caktuara sociale, të ndryshme nga ky njoftim zyrtar i AKU, nuk janë te sakta dhe në vetvete përbëjnë dezinformim publik
Kjo për arsye se komentet mbi ngjarjen dhe rezultatet e analizave në fjalë nuk mund të ndalen vetëm në komentimin e analizave të mostrave te Kopshtit Nr. 1 Gramsh, subjekt i ngjarjes.
Në zbatim të Ligjit Nr. 9863 “Per Ushqimin” (i ndryshuar), VKM 760, datë 16.09.2015 “Për Kërkesat Për Gjurmimin dhe Ushqimit Për Kafshë Përgjatë Zinxhirit Ushqimor” saktëson proceset e gjurmueshmërisë për rastet kur produkti ushqimor rezulton i dëmshëm.
Kushdo që ndjen nevojën e komenteve në raste të tilla duhet të jetë në pritje për sa kohë procesi i gjurmueshmërise dhe analizat respektive nuk kanë dalë për të gjitha hallkat e procesit të gjurmueshmërisë, i cili kalon nga subjekti i ngjarjes, tek furnizuesi dhe deri tek prodhuesi.
Duhet mbajtur parasysh se në të ardhmen kushdo që do të bëjë deklarata të papërgjegjshme apo të pasakta mund të jetë objekt i një procedimi penal.
Analizat e konfirmuara sipas ketij informimi publik te AKU në lidhje me rezultatet negative për Salmonelë spp tek subjekti prodhues dhe tek subjekti furnizues, nxjerrin në pah pasaktësinë e postimeve të caktuara në rrjete sociale.
Në zbatim të detyrimit ligjor, me angazhimin e vet të drejtpërdrejtë dhe në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, AKU do të mbetet në komunikim të vazhdueshëm në vijim. -

Helmimi i fëmijëve me salmonelë, reagon AKU: Veza rezulton e infektuar, por është kontaminuar në ambientet e kopshtit
Në lidhje me situatën e ndodhur në Kopshtin Nr. 1, në qytetin e Gramshit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka deklaruar se pas verifikimeve zyrtare të gjurmueshmërisë për produktin, konfirmon se rezultatet kanë dalë negative te veza.
“Mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm).
Mostrat e marra në subjektin e furnizuar nga prodhuesi dhe njëkohësisht furnizues i Kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp”, thotë AKU.
Ndërkohë thuhet se nga mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonelë spp, por se nuk ka qenë nga veza.
Sipas AKU, “nga këto informacione të marra deri në këto momente mendohet se kontaminimi i vezëve në Kopshtin Nr.1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e Kopshtit Nr.1 Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë)”.
Top Channel