Tag: marota

  • Marota jo vetëm president, tani me aksione te Inter

    Marota jo vetëm president, tani me aksione te Inter

    Nga drejtor në president klubi, tani me aksione te kompania Oaktree.

    Xhuzepe Marota nuk është më vetëm president i Interit, por edhe aksioner. Njoftimi u bë nga vetë klubi zikaltër, me drejtorin e emëruar në rolin e drejtuesit të lartë një vit më parë nga mbledhja e aksionarëve, i cila bleu gati 2% të aksioneve, duke forcuar partneritetin me Oaktree.

    Ky investim nënvizon, nëse është e nevojshme, përkushtimin e Marotës ndaj klubit dhe kauzës, një zgjedhje që pasqyron angazhimin e tij dhe qëllimet e përbashkëta afatgjata për zhvillimin e klubit.

    Siç u njoftua nga vetë klubi, emërimi i presidentit shënon një hap tjetër në udhëtimin e konsolidimit të Interit. Nga njeri i tregut të transferimeve në lider, Marota i ka shtuar një pjesë tjetër “Interizmit” të tij. Ky angazhim financiar dhe i sinqertë tregon unitetin brenda Interit.

    “Afërisht një vit pas emërimit të tij si Presidentr, si Marotta ashtu edhe fondet e menaxhuara nga Oaktree Capital Management, L.P. (“Oaktree”), kanë forcuar partneritetin e tyre. Investimi i Marottës pasqyron angazhimin e tij ndaj Klubit dhe marrëveshjen e tij të plotë me Oaktree në lidhje me objektivat afatgjata të Klubit për zhvillimin e tij të vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar të Interit

    Vazhdo leximin

  • “PSG-ja na la në hije në gjithçka”, Marota flet hapur: Italia nuk është më parajsa e futbollit, më të mirët po largohen nga ne

    “PSG-ja na la në hije në gjithçka”, Marota flet hapur: Italia nuk është më parajsa e futbollit, më të mirët po largohen nga ne

    Interi e përfundoi në mënyrë tejet zhgënjyese rrugëtimin në Ligën e Kampionëve. Humbja 5-0 kundër PSG-së në finale e zbehu ecurinë e zikaltërve në Europë, ku më parë eleminuan skuadra favorite si Bajernin e Mynihut dhe Barcelonën. Presidenti Marota është treguar i sinqertë pas ndeshjes, kur deklaroi për mediat se Italia nuk është parajsa e futbollit dhe se futbolli italian nuk ka më fuqi ekonomike. Megjithatë, ai ka theksuar se kjo finale nuk duhet t’i fshijë meritat e Interit në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.
    “Italia nuk është më një parajsë futbolli. Jemi një lëvizje futbollistike në tranzicion. Më të mirët po largohen nga Italia. Fuqia ekonomike nuk është në Itali, për shembull është te PSG-ja, e cila ka një buxhet të pakufizuar. Nuk është një alibi, unë ende besoj se “Made in Italy” mujd t’i arrijë këto objektiva. Por ekipet favorite janë me siguri të tjera dhe janë ata që më pas fitojnë.
    Ishte një mbrëmje negative, kundërshtari na la në hije në gjithçka. Kjo nuk duhet ta fshijë rrugëtimin në Ligën e Kampionëve. Ramë në një mënyrë shumë të brishtë sot (dje), por dua t’i falenderoj lojtarët dhe trajnerin, të cilët mundën skiadra si Bajerni dhe Barcelona. Ky klub e meriton këtë skenë”, ka deklaruar Bepe Marota./Sport Ekspres/

  • Reagon Marota: Inter nuk duhet kryqëzuar, ishte një mbrëmje ‘Jo’

    Presidenti i Interit Bepe Marota komentoi pa shumë fjalë për humbjen e rëndë të Interit në finalen e Ligës së Kampionëve me PSG 5-0:

    “Ishte një mbrëmje negative, kundërshtari na mposhti në gjithçka. Kjo nuk duhet ta fshijë udhëtimin tonë në Ligën e Kampionëve. Ne ramë shumë të brishtë sonte, por dua të falënderoj lojtarët dhe trajnerin që mundën ekipe si Bajern dhe Barcelona.”

  • “Flasin shumë, sepse na kanë zili”, Marota: Inzagin e kemi marrë me fat

    “Flasin shumë, sepse na kanë zili”, Marota: Inzagin e kemi marrë me fat

    Xhuzepe Marota i ka dhënë përgjigje zërave që flasin për një falimentim të Interit. Presidenti i zikaltërve ka deklaruar se kemi të bëjmë vetëm me fjalë që vijnë prej zilisë. Ai shpjegon se klubi ka financa të shëndosha dhe çdo gjë shkon normalisht. Marota gjithashtu ka folur edhe për Simone Inzagin, për të cilin shprehet se i ndihmoi edhe fati për ta marrë në krye të pankinës.
    “Flasin shumë. Është kultura tipike e zilisë. Kurrë nuk kemi rrezikuar asgjë. Kemi një hua, të cilën e kontrollojmë shumë mirë. Nuk jemi debitorë kundrejt furnitorëve, kundrejt bankave. E paguajmë borxhin tonë rregullisht. Inzagi? Ishim me fat që firmosëm me Inzagin në kohën e duhur. Kur Kontja u largua nuk kishte shumë mundësi. Ai (Inzagi) ishte duke rinovuar me Lacion, por fatmirëisht nuk kishte firmosur ende. Ai është i ri, por i ka të gjitha njohuritë që duhen, madje edhe në menaxhim”, ka deklaruar Xhuzepe Marota./Sport Ekspres/