Tag: maroken

  • Përforcim në mesfushë, një maroken për Romën

    Përforcim në mesfushë, një maroken për Romën

    Roma ka ndërhyrë në merkato. Klubi i Serie A ka njoftuar afrimin e mesfushorit maroken Neil El Aynaoi nga Lens. Ai ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2030.
    24-vjeçari ka luajtur 24 ndeshje në sezonin e kaluar dhe ka shënuar 8 gola. Më herët, Neil ka luajtur për  Nancy.

    “Përshëndetje fansa të Romës. Jam shumë i lumtur të jem këtu, mezi pres të iu shikoj në Olimpico”- tha Neil El Aynoi në një videomesazh për faqen e Romës.

  • Dy të arrestuar për vrasjen e Ermir Dedjes! Shpallet në kërkim edhe një maroken

    Dy të arrestuar për vrasjen e Ermir Dedjes! Shpallet në kërkim edhe një maroken

    Dy persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e Ermir Dedjes më 20 maj në Durrës. Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe Xhuljano Dyrmishi.
    Kjo e çon në pesë numrin e personave të përfshirë në këtë ngjarje kriminale, pasi më herët janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë, mes të cilëve edhe një maroken.
    Policia njoftoi sot më 4 Qershor se arrestuan 36-vjeçarin Erion Ndoni dhe 35-vjeçarin Klodian Berisha për kontrabandë mallrash.

    Nga hetimet rezulton se ata, bashkë me Dyrmishin, kanë futur në Shqipëri dy automjete tip “Seat” njëri prej të cilëve është shitur dhe më pas është përdorur gjatë vrasjes së Dedjes.
    Uniformat blu thonë se kanë gjetur edhe makinën tjetër tip “Seat” të kontrabanduar, sipas të cilëve do përdorej në një ngjarje tjetër kriminale.
    Ndaj Dyrmishit rendon edhe vepra penale e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.
    Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur më herët në kërkim dy persona për sigurim kushtesh për vrasje dhe trafikim të mjeteve motorike. Mes tyre është edhe një maroken.
    Sipas asaj që ka njoftuar policia, tre shtetasit e shpallur në kërkim rezultojnë të jenë jashtë vendit.
    “Vijon puna në bashkëpunim me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e tyre”, njoftoi policia.
    Për zbardhjen e vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja, janë duke u ndjekur disa pista. Hetuesit janë duke verifikuar tek e shkuara e të riut, për të gjetur të dhëna që mund ti ndihmojnë. Ermir Dedja rezulton personazh i njohur për policinë.
    Në 2015-ën, u arrestua pasi i shiti drogë një grupi që synonte ta trafikonte në Kosovë. Dy vite më vonë, u arrestua sërish, këtë herë për përkrahje ndaj Ismail Nuredinit, autor i një plagosjeje në Shijak.

  • Vetëvrasja e emigrantit maroken në Itali pas qëndrimit në Gjadër, aktivistë shqiptarë e të huaj protestë para kampit

    Vetëvrasja e emigrantit maroken në Itali pas qëndrimit në Gjadër, aktivistë shqiptarë e të huaj protestë para kampit

    Vetëvrasja e një emigranti maroken në Itali, pas më shumë se një muaji qëndrimi në kampin e Gjadrit në Lezhë, ka shkaktuar reagime të forta nga organizatat dhe aktivistët për të drejtat e refugjatëve.

    Të prekur nga ky rast, aktivistë shqiptarë dhe të huaj u mblodhën përpara ambienteve të kampit, ku zhvilluan homazhe për të ndjerin dhe një protestë simbolike për të denoncuar kushtet e çnjerëzore në të cilat, sipas tyre, mbahen emigrantët.
    Aktivistët kërkuan hetim të pavarur për rastin e 42-vjeçarit që i dha fund jetës, ndërsa denoncuan raste të tjera incidentesh që po ndodhin çdo ditë brenda kësaj strukture.
    Ngjarja ka risjellë në vëmendje shqetësimet e shprehura më herët nga organizatat ndërkombëtare mbi menaxhimin e refugjatëve në Shqipëri.
     

    Top Channel

  • Vetëvritet në burg emigranti maroken i kthyer nga Gjadri: “Më mirë në burg se në atë qendër!”

    Vetëvritet në burg emigranti maroken i kthyer nga Gjadri: “Më mirë në burg se në atë qendër!”

    Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Itali dhe Shqipëri: një emigrant maroken, Hamid Badoui, 42 vjeç, është vetëvrarë në burgun e Torinos, vetëm pak ditë pasi ishte kthyer nga qendra e Gjadrit në Shqipëri, ku kishte qëndruar për afro një muaj.
    Sipas mediave italiane, Badoui i dha fund jetës duke u varur me lidhëset e këpucëve në qelinë e tij. Ai ishte arrestuar menjëherë pas kthimit në Itali dhe në një takim me avokatin, kishte shprehur ankth dhe frikë të thellë për mundësinë e rikthimit në qendrën e Gjadrit, që sipas tij ishte më e keqe se burgu.

    “Më mirë në një burg sesa në atë CPR”, – mësohet të ketë thënë ai, duke iu referuar qendrës për refugjatë në Gjadër.

    Hamid Badoui kishte jetuar për 13 vite në Piemonte, por për shkak të varësisë nga droga dhe disa vjedhje të vogla, iu refuzua azili dhe përfundoi në Gjadër me urdhër dëbimi.
    Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra nga opozita italiane dhe organizatat e të drejtave të njeriut. Amnesty International Italia kritikoi ashpër modelin e qeverisë Meloni për trajtimin e emigrantëve, duke deklaruar se “modeli Meloni sjell vuajtje dhe vdekje”.
    Kjo ngjarje ngre pikëpyetje serioze për standardet e trajtimit të emigrantëve në qendrat e ndalimit të ngritura në kuadër të marrëveshjes Itali–Shqipëri, dhe për pasojat psikologjike që këto kushte po shkaktojnë tek personat e prekur.

  • I sapokthyer nga Gjadri, vetëvritet emigranti maroken

    I sapokthyer nga Gjadri, vetëvritet emigranti maroken

    Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje vetëvrasjes së një emigranti maroken në burgun e Torinos i sapokthyer nga kampi i Gjadrit në Shqipëri, ku kishte qëndruar për rreth 1 muaj.
    42-vjeçari, Hamid Badui, i dha fund jetës duke përdorur lidhëset e këpucëve. Pas qëndrimit në Shqipëri ai ishte lënë i lirë vetëm pak ditë, por ishte vënë menjëherë në pranga.
    Në takimin me avokatin ai kishte shprehur shqetësime të forta për kushtet e qëndrimit në Gjadër duke iu frikësuar një tjetër dërgimi aty.
    “Më mirë në një burg sesa në atë CPR”, – ishin fjalët e 42-vjeçarit sipas avokatit të tij.
    Badui kishte jetuar për 13 vite në Piemonte, por për shkak të varësisë nga droga kishte kryer vjedhje të vogla që pasuan me një sërë denimesh. Kjo bëri që t’i refuzohej azili dhe për këtë përfundoi në Gjadër me qëllim kthimin në vendin e tij. Për ngjarjen kanë reaguar përfaqësues të shumtë të opozitës italiane që kanë kritikuar qeverinë për mënyrën si po trajton emigrantët.
    Një reagim të ashpër ka bërë edhe organizata e të drejtave të njeriut “Amnisty International Italia” që thotë se modeli “Meloni” sjell vuajtje dhe vdekje./ Tv Klan

  • I sapokthyer nga kampi në Gjadër, vetëvritet emigranti maroken: Më mirë në burg se në atë qendër

    I sapokthyer nga kampi në Gjadër, vetëvritet emigranti maroken: Më mirë në burg se në atë qendër

    Një emigrant maroken u vetëvra në burgun e Torinos i sapokthyer nga kampi i Gjadrit në Shqipëri, ku kishte qëndruar për rreth 1 muaj.
    42-vjeçari Hamid Badui, i dha fund jetës duke përdorur lidhëset e këpucëve. Pas qëndrimit në Shqipëri ai ishte lënë i lirë vetëm pak ditë, por ishte vënë menjëherë në pranga. Në takimin me avokatin ai kishte shprehur shqetësime të forta për kushtet e qëndrimit në Gjadër duke iu frikësuar një tjetër dërgimi aty.

    “Më mirë në një burg sesa në atë kamp”,-ishin fjalët e 42-vjeçarit sipas avokatit të tij. Një reagim të ashpër ka bërë edhe organizata e të drejtave të njeriut “Amnisty International Italia” që thotë se modeli “Meloni” sjell vuajtje dhe vdekje.

  • Shqiptari nga Italia: Ka dyshime se Ilaria u rrëmbye nga filipinasi dhe një maroken

    Shqiptari nga Italia: Ka dyshime se Ilaria u rrëmbye nga filipinasi dhe një maroken

    Duke folur për emisionin “People”, Luan Hallulli, një sipërmarrës shqiptar në Itali, tha se ka dyshime të mëdha që Ilaria Sula, para se të vritej në shtëpinë e ish-të dashurit të saj Mark Samson, është rrëmbyer nga ky i fundit dhe një shoku i tij maroken.
    “Flitet se ai e ka bërë këtë veprim me një shokun e tij. Të gjitha veprimet e tij janë të paramenduara”, tha Hallulli.
    Ai shtoi se Filipinasi, së bashku me shokun e tij maroken, mund të kenë marrë me forcë vajzën dhe ta kenë çuar në shtëpinë e Mark Samson.
    “Flitet se këta dy të rinj e kanë hipur me zor Ilaria Sulën në makinë dhe e kanë çuar në shtëpinë e Filipinasit”, tha për Euronews Albania, Luan Hallulli.