Tag: marko

  • Denoncimi i Ramës për gjyqtarin që ktheu në punë zyrtarin e shkarkuar për ndërtim pa leje dhe mashtrim, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

    Denoncimi i Ramës për gjyqtarin që ktheu në punë zyrtarin e shkarkuar për ndërtim pa leje dhe mashtrim, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

    Pas denoncimit publikisht nga kryeministrit Edi Rama për vendimin e dhënë nga gjykatësi Marko Boshku për kthimin në detyrë të një zyrtari të shkarkuar për ndërtim pa leje dhe mashtrim me dokumentacionet e legalizimit, ka reaguar Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve.  

    Në një deklaratë publike, Shoqata shprehet se kanë “konstatuar të revoltuar se sërish kreu i ekzekutivit shqiptar, në një mënyrë tërësish të paprecedentë dhe të papranueshme, ka sulmuar një tjetër gjyqtar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, z. Marko Boshku”.
    Teksa i shpreh mbështetjen gjyqtarit Boshku, Shoqata i bën  thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të marrë një pozicion më të qartë në mbrojtje të pushtetit gjyqësor në tërësi dhe gjyqtarëve të caktuar në veçanti.
    “I bëjmë thirrje të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë për të mbështetur pa rezerva sistemin e reformuar të drejtësisë, i cili është më së pari produkt i ndihmës së tyre të pakursyer, si dhe të bëjnë të mundur që zëri i tyre në këtë drejtim të dëgjohet nga ata që u ka humbur kjo shqisë në raport me aktorët e brendshëm.
    Së katërti, i kujton përfaqësuesit më të lartë të pushtetit ekzekutiv se çdo deklaratë denigruese në drejtim të gjyqtarëve përbën ndërhyrje në veprimtarinë e tyre dhe se, referuar nenit 145, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një veprim i tillë passjell përgjegjësi sipas ligjit.
    Shoqata u garanton të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë se ajo nuk do të tolerojë asnjë veprim, shfaqje apo koment fyes e poshtërues të kryer nga funksionarë të lartë shtetërorë, të kujtdo pushteti që ata t’i përkasin.
    Kjo Shoqatë nuk do të ndalet vetëm në bërjen e deklaratave që dënojnë sjellje të tilla apo që shprehin solidaritet me gjyqtarët por, sipas rastit, do të ushtrojë çdo mjet tjetër ligjor. Postime dhe komente si ai që është bërë ndaj gjyqtarit Marko Boshku janë në kufijtë e veprës penale dhe, si të tilla, do të monitorohen nga kjo Shoqatë, duke vendosur dhe hapat që do të ndërmerren në çdo rast.
    Sulmi ndaj gjyqtarëve të veçantë përbën sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe kjo, pa mëdyshje, është jo vetëm një tentativë për uzurpimin të këtij pushteti por mund të ketë pasoja në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
    Parimi i ndarjes së pushteteve është një nga tiparet që e dallon një shtet të së drejtës nga një shtet diktatorial dhe kjo ndarje pushtetesh fillon nga kultura e pranimit të ekzistencës së sferave të kompetencave që nuk të përkasin.
    Sulmi ndaj një pushteti tjetër jo vetëm që e minon këtë parim gurthemelës të Kushtetutës sonë por është shprehje e një mentaliteti që i përket një regjimi tjetër”, thuhet në këtë deklaratë.

    Top Channel

  • Bardhyl Londo: Petro Marko e kish lënë amanet t’mos i bëhej asnjë nderim shtetëror…

    Bardhyl Londo: Petro Marko e kish lënë amanet t’mos i bëhej asnjë nderim shtetëror…

    Nga Bardhyl Londo

    Petro Marko mbylli sytë një ditë të premte. U ktheva rreth orës tetë të mbrëmjes në shtëpi kur mora vesh lajmin e hidhur. Atëherë drejtoja gazetën “Drita” dhe duhej shkruar diçka patjetër. Por koha ishte shumë e shkurtër. Kompjutera ende nuk kishim, shtypshkronja punonte ende me radhitje me dorë. Unë e njihja mirë jetën dhe vetë Petro Markon dhe nuk e pata të vështirë shkrimin. Shkrimtari që mundi tre diktatura. Më vonë shkrimi u botua në librin tim “Panteoni”, brenda dhe jashtë.Por nga nxitimi kisha bërë një gabim: nuk ishin tre regjimet që kishte luftuar shkrimtari i madh, por katër: kisha harruar luftën e tij kundër diktaturës së Frankos në Spanjë.Petro Marko si republikan ishte nga gazetarët më aktivë kundër mbretërisë së Zogut, si antifashist u internua në pushtimin fashist, ndërsa në regjimin komunist provoi burgun por sidomos censurën e rafinuar komuniste një nga censurat më të tmerrshme që ka njohur njerëzimi. Librat e tij pasi botoheshin (jo të gjitha) pas shumë peripecive, disa ndaloheshin, bëheshin karton siç ndodhi me romanin “Një emër në mes të katër rrugëve”. Por goditjen më të tmerrshme ia dhanë me të birin, Jamarbërin të cilën e burgosën në moshë shumë të njomë në burgun e tmerrshëm të Spaçit. Më vone Jamarbri vrau veten.Kur vdiq Petro Marko e kish lënë amanet të mos i bëhej asnjë nderim shtetëror, të mos përcillej nga asnjë zyrtar dhe të varrosej në vendlindje, në Dhërmi. Ndonëse është nga shkrimtarët më të mëdhenj të gjuhës shqipe ai nuk pranoi deri sa vdiq asnjë dekorim shtetëror.

    Lexo edhe:

    LAJM I HIDHUR, NDËRROI JETË POETI I NJOHUR, BARDHYL LONDO

  • Gjykimi ndryshe për më të fundit gjykatës të sulmuar nga Rama,

    Gjykimi ndryshe për më të fundit gjykatës të sulmuar nga Rama,

    Avokati i njohur Jordan Daci ka tjetër gjykim për Marko Boshkon, sulmuar së fundi nga Rama në lidhje me një vendimmarrje ndaj një zyrtari shtetëror të shkarkuar.
    Sipas njeriut të mbrojtjes, kolegu verdiktdhënës është shembull në drejtësi e jo siç thotë kryeministri për të.
    “Ne avokatët dhe palët shkojmë kot në gjykatat tona sidemos  ato administrative përsa kohë Kryeministri i merr me emer dhe me foto, sa herë nuk i pëlqen një vendim që është i ankimueshëm!
    Sot e kishtë radhën Gjyqtari Marko Boshko, një gjyqtar shumë i përgatitur, me intengritet të pashoq, i ri dhe pa asnjë barrë mbi vete, përveç peshës së detyrës.
    Unë nuk flas kurr për gjyqtarë, por ky magjistrat i ri (sikurse as të tjerët), nuk meriton të linçohet publikisht nga askush. Për mua ndaç si profesor, ndaç si avokat, ndaç si jurist dhe ndaç si qytetar, ai është modeli i shpresës për një gjyqësor të pavarur, profesional, të përgjegjshëm dhe pa njollë!
    Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë duhet të reagojë me urgjencë, sepse kështu prania jonë në procese është e kotë. Sa për KLGJ dhe KLP, uroj që kësaj here të thonë ‘Mjaft’.
    Pa gjyqtarë të pavarur dhe të mbrojtur, drejtësia nuk ekziston dhe në Shqipëri drejtësia po kthehet në lluks!”, shkruan Daci. /tesheshi.com/

  • Petro Marko: Fatkeqësi që Shqipëria u çlirua e fundit në Ballkan…

    Petro Marko: Fatkeqësi që Shqipëria u çlirua e fundit në Ballkan…

    Nga Petro Marko

    “…Fatkeqësia ishte se Shqipëria u çlirua e fundit në Ballkan. Himara kishte ushqyer shpirtin e aneksartisë, autonomisë, si Suli, i cili pak nga pak u greqizua.

    Dhe, pasi u çlirua Shqipëria, me kufijtë të cunguar shumë, propaganda greke e ushqeu shumë idenë e autonomisë së Himarës: as shqiptarë, as greke! Kishte hedhur rrënjë të thellë kjo propagandë në shpirtin e himarjotëve, të cilët sytë i mbanin nga Greqia.

    Krerët himarjotë, si Spiro Miloja, një luftëtar që e ndihmoi shumë Greqinë, ishte në krye të kësaj propagande, me gjithë farefisin dhe sojin e tij të përndarë në Dhërmi, Vuno e gjetkë.

    Spiro Miloja ishte nga Progonati. Në fshatin tonë ai kishte farefis Llukë Zh. e të tjerë, që propagandonin ndarjen e Himarës nga Shqipëria. Si bazë kryesore të propagandës përdornin dhe këtë: Pse Labëria u bë turke?

    E pse të mos bëhemi edhe ne me Greqinë, që është armike e betuar e Turqisë, siç jemi dhe ne armiq të betuar të turkut. Shumë fanatikë ishin fshatarët e mi! Njëzet e gjashtë kisha kishte. Mbaj mend unë se kishte tetë priftërinj.

    Lidhjet ekonomike, privilegjet në Greqi, interesimi i Greqisë për himarjotët, sillogu vorioepiriot ndikuan shumë për t’i bërë himarjotët t’i kthenin sytë nga Greqia dhe të ëndërronin për një autonomi. Pastaj, edhe në kohën e pavarësisë himarjotët panë se asnjë qeveri e Tiranës nuk u kujdes asnjëherë për ta. Nuk shkonin as xhandarë dhe nuk merreshin me asnjë punë.

    Ata pëlqyen të mërgonin: herën e parë në Llavrion, ku kishte miniera; në Korint, për të hapur kanalin; në Vllahi, në Rusi, pastaj në Amerikë, në Francë, në Meksikë, në Argjentinë, në Australi, Kanada e gjetkë. Kështu ne dinim më mirë ku binte Buenos Airesi sesa Kukësi, që nuk ia kishim dëgjuar kurrë emrin. Dinim ku binte Australia dhe jo Kosova, që nuk ja kishim dëgjuar kurrë emrin. Dinim ku binte Athina dhe Korfuzi ose Tirana e Shkodra. Ishim pa asnjë lidhje me atdheun tonë”.

    *Shkëputur nga:

    ObserverKult  

    Lexo edhe:

    PETRO MARKO: “LUTUNI TË NA VIJË TËRMETI TJETËR, SE…”

    Nga Petro Marko

    “…para një viti kishte rënë tërmet. Shkaktoi dëme të mëdha, madje edhe të vdekur. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe shtetet fqinje dërguan ndihma të mëdha. Vodhi qeveria, vodhën autoritetet e fshatit, po mbeti dhe për fshatarët.

    U nda miell e sheqer, makarona e kuti mishi, voza me sardele, tesha, mbulesa dhe para. Neve, për një të çarë të murit, na dhanë dyzet napolona. Kështu që fshati i madh, pasi ra në bollëk, harroi të vdekurit dhe me atë bollëk kërciste vera e rakia, byrekët, shqerrat e kecërit e pjekur!

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Petro Marko: Arrestimi i djalit, gjëja më e rëndë e jetës sime

    Petro Marko: Arrestimi i djalit, gjëja më e rëndë e jetës sime

    Petro Marko

    Kishte provuar shumë burgje dhe vuajtje, por asnjëra nuk ishte aq e madhe sa ajo që përjetoi atë ditë gushti të vitit 1975, kur i arrestuan të birin.

    Pastaj, shumë të njohur e miq as nuk do i flisnin, por shkrimtari nuk bën me faj askënd. Frika kish modifikuar sjelljet njerëzore. Të rrallë ishin ata që e mposhtën frikën, për hir të miqësisë, si Koço Kosta, që u kthye nga rruga dhe i tha: “Do të të përqafoj një herë, pa le të më varin”.

    Përjetimet e Petro Markos në ditën e arrestimit të të birit dhe në vitet që e ndoqën, të shkruara nga vetë ai.

    Ishte afruar si një dallgë vigane, me një uturimë të brendshme, e pashmangshme, derisa ishte përplasur mbi ta. Mesnatën e 7 gushtit 1975, forcat e Sigurimit kishin hyrë në shtëpinë e Petro Markos dhe kishin arrestuar djalin e tij, Jamarbër Marko. Ishte dallga e radhës në detin e trazuar të jetës së Petro Markos, por asnjë më parë nuk kish qenë kaq shkatërruese.

    “Më 7 gusht 1975, në orën 12 të natës, djali u arrestua në shtëpi… Pasi i vunë prangat djalit dhe e morën, nuk lanë gjë pa kontrolluar. Arrestimi i djalit qe gjëja më e rëndë e jetës sime”, shkruan Petro Marko në kujtimet e tij, të përmbledhura në librin “Retë dhe Gurët” i OMSCA-1, i botuar 20 vite më parë.

    Petro Marko kishte qenë disa herë i dënuar, fillimisht në burgjet fash iste dhe më pas për 3 vjet në burgun e Tiranës, i dënuar nga pushtetarët e rinj që quheshin komunistë, siç ishte dhe Petroja në idealet e tij. Pasi kishte dalë nga burgu, në 1950-ën, kishte provuar njëra pas tjetrës goditjet e sistemit, të cilët i censuronin librat, e kërcënonin me internim, i hiqnin të drejtën e shkrimtarit. E godisnin si dallgë, pas së cilave dukej se kishte pak qetësi e pastaj e godisnin sërish.

    Gjatë këtyre viteve, rritej edhe i biri, i cili pak nga pak nisi të kuptojë çfarë ndodhte përreth dhe të revoltohej. Dëshirat e të rinjve, siç shkruan Petro Marko, ishin dhe të tijat: për muzikë të huaj, letërsi moderne, modë perëndimore, flokë të gjatë. Të gjitha këto ndaloheshin duke provokuar një zemërim që këta të rinj nuk mund ta përmbanin ndaj dhe shfaqnin mendime kundër sistemit.

    E dinin që kjo ishte me pasoja, por ata ishin të rinj dhe guxonin. Djali i Petros, ndiente, veç shtypjes së përgjithshme, dhe goditjet e padrejtësitë që i bëheshin të atit, çfarë e bënte edhe më të vështirë për të ta pranonte sistemin. Kishte mbaruar studimet për gazetari në atë kohë e megjithatë nuk po i jepej e drejta e punës.

    Ndërkohë, arrestimet dhe internimet shpërthenin rreth e rrotull tyre dhe e bënin ajrin gjithmonë e më të rëndë. Ishte burgosur shoku i klasës së gjimnazit, Fatos Lubonja. Ishte internuar miku i të atit dhe profesori i tij i fakultetit, Vangjush Gambeta. Erdhi edhe radha e tij.

    Atë natë, Petroja, bashkëshortja, Safo dhe e bija, Arianita e gdhinë kokë më kokë duke menduar sesi do u vinte halli pas kësaj, çfarë do ndodhte me punën e Safos dhe studimet e Arianitës, por mbi të gjitha çfarë do të ndodhte me djalin.

    “Mora kontakt me hetuesin, një djalë i ri shumë i sjellshëm. Ai më tha: “Vetëm një emër të më thotë, dhe unë e nxjerr që tani, ta marrësh me vete”. Mbas pesë muajsh në hetuesi, më 31 dhjetor 1975, u dha vendimi i gjyqit: gjashtë vjet heqje lirie për agjitacion dhe propagandë.

    Në takimin e parë me djalin, përpara se të nisej për në Spaç, takim me dy palë hekura mes nesh, ai ishte jashtë mase i tronditur, i verdhë, i ënjtur, i deformuar. Ne e pyesnim dhe ai heshtte. Shqiptoi vetëm disa fjalë të pakuptimta për ne: “Jam këtu për të dytin”.

    Kishte menduar se ne ishim të internuar, pasi gjatë gjithë kohës i tregonin urdhrin e internimit. Ishim të gjithë jashtëzakonisht të tronditur, por për mua ishte më e rënda. Se e pashë tim bir prapa hekurave, njëlloj si veten time”, ka shkruar Petro Marko.

    Familja do të kalonte ditë të vështira. Miqtë do u largoheshin. Asnjëri nuk i afrohej Petro Markos dhe ai nuk i afrohej askujt. Nuk bën me faj askënd, në kujtimet e tij, por veçon ata pak që nuk iu ndanë: shokët e Luftës së Spanjës, si “i miri dhe i guximshmi Skënder Luarasi”. Përmend edhe një episod me mikun, Koço Kosta.

    Një ditë në bulevardin, e vetmisë tanimë, ai po ikte poshtë, por pastaj kishte ndryshuar kah dhe ishte drejtuar për nga Petroja. “M’u afrua dhe më tha:-Do të të përqafoj një herë, pa le të më varin…-dhe m’u hodh në qafë.” Qetësues kishte qenë dhe një takim me dy lexues, vëlla e motër, nipër të një prej burrave që kishin marrë pjesë në Luftën e Vlorës, që Petroja e kishte bërë personazh në romanin e tij “Ultimatumi”.

    Familja po shkonte për në Fier me tren, për të marrë më pas autobusin drejt Ballshit, ku djali i Petro Markos, u transferua në burg, pas Spaçit. Poshtë sediljeve kishin trasta me ushqime dhe ndërresa që i fshihnin me këmbë për t’u dukur si udhëtarë të zakonshëm.

    Nuk donin t’i njihte askush, por ja që të rinjtë kishin këmbëngulur sepse dëshironin t’i shprehnin mirënjohje Petro Markos dhe më pas, i kishin ndihmuar edhe me trastat duke i thënë se e dinin për burgun e djalit, se nuk duhej të mërzitej, se ishin gjëra që ndodhnin, fjalë thuajse të kota, por me aq vlerë në atë univers heshtjeje dhe ftohtësie që mbështillte prej vitesh Petro Markon dhe familjen e tij.

    Ata e vizitonin çdo muaj, djalin, në fillim në Spaç e më pas në Ballsh duke u përballuar me vështirësitë e rrugës, vapën në verë dhe të ftohtin në dimër.

    “Nuk mund t’i harroj udhëtimet për në Spaç hipur mbi karroceritë e kamionëve në mes të dimrit, në ato male të ashpra ku të ngrinte veriu, unë me një pardesy fësh-fëshe. Në këto rrugë mora shumë herë bronkopneumoni, që më shkaktoi këtë emfizemë pulmonare, e cila po më merr jetën tani”, ka shkruar Petro Marko në vitet e fundit të jetës, ndërkohë që kur ende nuk ishin ndryshuar regjimet, përpjekjet e Alfred Uçit, Sofo Lazrit dhe Dr. Shefqet Ndroqit për ta çuar shkrimtarin për kurim jashtë shtetit, kishin marrë përgjigje negative.

    Rruga ishte aq e vështirë sa Petro Marko ka shkruar se mendonte që nuk duhej të udhëtonin të tre bashkë për në Spaç, nga frika mos rrokulliseshin në rrëpira. “Atëherë ç’do të bëhej me djalin?”, ishte frika përmbi frikën për jetën. Ndërsa rrugës drejt barakave të kampit të riedukimit të Ballshit, ngaqë përvëlonte dielli në verë, vinin në kokë lecka të lagura dhe ecnin pambarim të ngarkuar me trasta.

    Ishin një shkrimtar dhe dy piktore, që shkonin të takonin një poet. Ai në burg, por dhe ata të dënuar për pasojë. Ishin një familje e ndarë, pjesët e së cilës afroheshin në humbëtirat e Spaçit dhe Ballshit, por nuk takoheshin dot prej hekurave. Ishte Petro Marko, njeriu që pësoi shumë goditje të padrejta, por nuk ia kursyen as këtë që i dhembi më shumë: dënimin e të birit./kujto.al

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FRAGMENT NGA “NATA E USTIKËS” E PETRO MARKOS, UDHËTIMI I TË BURGOSURVE ME ANIJE…

    ObserverKult

  • Letra e Ramiz Alisë: Romani i Petro Markos të ndalohet dhe të bëhet karton e asnjë kopje të mos qarkullojë

    Letra e Ramiz Alisë: Romani i Petro Markos të ndalohet dhe të bëhet karton e asnjë kopje të mos qarkullojë

    Nga: Dashnor Kaloçi

    Kohë më parë u publikuan disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë të cilat i përkasin viteve 1972 – ’73, ku ndodhet një korespodencë midis Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri” dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, lidhur me romanin “Një emër në katër rrugë”, të shkrimtarit Petro Marko, (ku trajtohej figura e Enver Hoxhës), i cili u botua pas recensionit të kritikut Dalan Shapllo dhe miratimit të Drejtorit të Shtëpisë, Ali Abdihoxha dhe redaktorit Llazar Siliqi. E gjithë korespodenca midis dy sekretarëve të Komitetit Qëndror, Ramiz Alia dhe Hysni Kapo, me Ministrinë e Arsimit dhe Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, lidhur me gjetjen e fajtorëve që kishin lejuar botimin e librit të shkrimtarit Petro Marko dhe masat që duheshin marrë ndaj tyre, duke filluar nga dëmshpërblimi i librit që me urdhër të tyre do të bëhej karton dhe asnjë kopje e vetme e tij të mos qarkullonte!

    Trajtimi i figurës së Enver Hoxhës në një vepër letrare apo dhe në artet figurative nga ana e shkrimtarëve dhe artistëve gjatë periudhës së regjimit komunist të para viteve ’90-të, ishte një problem me mjaft zarar dhe paraqiste një risk të madh për autorët që merrnin përsipër trajtimin e “figurës së udhëheqësit kryesor”, sidomos kur ai ishte në epiqendër të veprës si personazh kryesor i saj. Risku që mbartnin mbi vete krijuesit në rast të mos aprovimit të veprës, e cila trajtonte “figurën e udhëheqësit’, nuk dëmtonte vetëm autorin e veprës, por edhe redaktorët, recensentët apo drejtuesit e Shtëpisë Botuese dhe ata të Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve që kishin dhënë aprovimin për botimin e saj. Sidoqoftë kësaj, atë rrisk e patën marrë përsipër dhe provuar një numër jo i pakët shkrimtarësh e artistësh, por jo të gjithë arritën ta kalojnë me sukses “provën e zjarrit”, mbi të cilën endej e ravijëzohej “figura dhe roli i udhëheqësit kryesor” në fantazinë e tyre krijuese.

    Ndër të parët që e pësoi këtë gjë, ishte dhe shkrimtari i njohur Petro Marko, i cili që në vitet 1972-’73, në romanin e tij me temë historike “Një emër në katër rrugë”, (i cili u konsiderua si roman autobiografik, merrte përsipër e trajtonte edhe figurën e Enver Hoxhës, kryesisht për periudhën e Monarkisë së Zogu. Madje duke e trajtuar atë gati-gati si personazh kryesor të veprës së tij, e cila jo vetëm që nuk u lejua të qarkullonte pas botimit të saj nga ana e Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”, por ajo shkaktoi një furtunë të vërtetë për të gjithë ata që lejuan botimin e saj. Dhe e gjitha kjo, pasi në veprën e tij, Petro Marko “nuk kishte trajtuar drejt figurën dhe rolin e Enver Hoxhës”?! Siç duket, fati i keq vazhdonte ta ndiqte “këmba-këmbës” Petro Markon, (në vitet e para të pas Luftës, vuajti disa vjet burg politik), pasi botimi i librit të tij koncidoi edhe me fillimin e pranverës së vitit 1973, kur Enver Hoxha ndërmori “furtunën” e madhe ndaj shkrimtarëve dhe artistëve, ku autori me origjinë nga Bregu, u ndodh papritur në qendër të atij “cikloni”, madje krejt i zbuluar.

    Të gjitha këto duken dhe nga këto dokumente arkivore që publikohen për herë të parë dhe të plota në faqet e këtij libri, ku krerët më të lartë të udhëheqjes, duke filluar nga Ramiz Alia, Hysni Kapo, Manush Myftiu, Mantho Bala etj., kanë bërë një sërë shënimesh mbi to, duke dhënë orientimet përkatëse për dënimin e autorit Petro Marko, si dhe atyre që kishin lejuar e dhënë viston për botimin e atij libri, si; Pipi Mitrojorgji, Ali Abdihoxha, Alqi Kristo, Dilaver Dilaveri, Dhurata Xoxe, Dalan Shapllo etj. etj.

    Aq i madh ka qenë alarmi i shkaktuar nga ai roman, saqë Ramiz Alia si rrallë ndonjë herë në të gjitha dokumentet që ai ka parë dhe nënshkruar, ka mbushur disa faqe të tëra me shkrimin e tij për ndëshkimin e atyre që lejuan botimin e tij, (gjë e cila duket dhe nga faksimilet përkatëse që Memorie.al po i publikon ekskluzivisht në këtë shkrim), libër i cili u botua vetëm me shembjen e regjimit komunist pas viteve ’90-të.

    Recensioni i romanit të Petro Markos nga Dalan Shapllo

    Recension për romanin“Gjikë Bua”, (“Një emër në katër rrugë”) të Petro Markos

    Romani i ri i Petro Markos, që pasqyron ngjarje të periudhës së Zogut, në tërësinë e vet është një vepër pozitive. Vlera e romanit lidhet me pasurinë e fakteve që sjell autori, me vërtetësinë e ngjarjeve dhe me riprodhimin besnik të atmosferës së kohës. Autori e ka pasur për qëllim të tregojë rrugën e formimit të katër fshatarëve (me emrin Gjikë), nën ndikimin e rrethanave shoqërore dhe si pasojë e karakterit të tyre. Në përgjithësi, Petro Marko ja arriti kësaj dhe tregoi formimin apo degjenerimin e këtyre tipave. Përmes faktit të tyre del tabloja e jetës asi kohe, me gjithë të palarat e oborrit, të qarqeve të shthurura, me injorancën dhe brutalitetin. Përveç kësaj autori është munduar të japë edhe lëvizjen revolucionare të kohës, njerëz të thjeshtë të popullit me ëndrrat dhe aspiratat e tyre.

    Vepra është shkruar me një stil të formuar, me letërsi dhe thjeshtë. Në pjesët kryesore romani zgjon interes dhe besohet. Romani ka vlera edukative.

    Po vepra ka nevojë të ripunohet në disa drejtime dhe në disa pika të rëndësishme. Ripunimi është i domosdoshëm që vepra të dalë më realiste, më bindëse dhe të jetë në nivelin e krijimeve të mira të autorit.

    Karakteret ecin në rrugën e vet që ka si logjikë jetësore dhe artistike, por në këtë vështrim, vërehen dhe dobësitë dhe inkonsekuenca. Mirë është dhënë në përgjithësi degjenerimi i një tipi shoqëror si Argjiri. Karakteri i Mërtirit është dhënë mirë dhe ka kuptimin e vet shoqëror, por nuk është shpurë gjer në fund. Kështu, Mërtiri, një njeri i ndershëm, po me luhatje dhe dashuriçka, i mprehtë, por jo i thellë, vështirë se mund të vriste veten më 7 prill. Ose duhet ndryshuar duke e lidhur me lëvizjen përparimtare, ndryshe, duhet përgatitur shumë që të bindemi për atë gjest. Po kështu nuk i përgjigjet edhe çmenduria e xha Fotit që bënte gjithmonë shaka. Në marrëdhëniet me femrat, Mertiri duhet të paraqitet i përmbajtur: Nuk ka sepse të takohet me Donikën, pasi ajo ka degjeneruar. Ndryshe bëhet antipatik dhe pa karakter. Po kështu duhet të zgjidhet edhe midis Qazimes dhe Marisë, sepse njëra është e tepërt.

    Edhe degjenerimi i Donikës mund të tregohet më mirë, sepse kalimi te italiani, pas dashurisë me Zogun, vjen i shpejtuar dhe duket ca si meskine.

    Vërejtjet që bëra lidhen me formcimin e realizmit të veprës. Po kështu, në këtë aspekt, autori mund të ketë parasysh edhe momente të tjera. Romani ecën në shtratin e letërsisë me drejtim social, duke u mbështetur te parimi i historizmit. Ka edhe tendenca natyraliste, të grumbullimit dhe të futjes së materialit pa kriter, të ndodhive dhe anekdotave të shumta.

    Romani mund të forcohet në realizmin e vet duke u pastruar nga anekdotizmi, nga ndodhitë e shkurtra dhe romuzet që tregohen në fshat. Disa prej tyre janë të këndshme dhe alternojnë ngjarjet e rënda, tragjike, flasin për humorin dhe vitalitetin e popullit. Por duhet ruajtur ndjenja e masës. Veç kësaj është mirë të depërtojë, herë pas here, drama e jetës, vështirësitë dhe autori të mos mbetet vetëm me intermexo humoristike.

    Për të forcuar realizmin e veprës dhe të trajtimit të figurave është e domosdoshme që mbreti Zog të mos nxirret vetëm me aventurat e tij ironike, po si një njeri politik, dinak, tiran dhe djallëzor në kurdisjen e planeve.

    Në pjesën e parë (lidhja e Argjirit me vëllanë e Mbretit dhe Lejlanë), romani merr një udhë jo aq realiste, kalon deri diku në një lloj aventure dhe sentimental si në romanet e psherëtimave mesjetare gjë që vërehet dhe në stil. Kjo pjesë mund të shkurtohet e të rregullohet, sepse në përgjithësi vepra është realiste.

    Përshkrimi i lëvizjeve, i fillimeve të propagandës komuniste revolucionare bëhet mirë në roman dhe ndihmon në krijimin e atmosferës së veprës. Por, mendoj, se më shumë duhet të dalë fryma morale që është karakteristike për njerëzit e rinj. Si bartës të një ideologjie të re, të normave të reja morale, ata ishin dashur të çiltër me njëri tjetrin dhe të ndershëm në dashuri. Nuk është fjala që të krijohen marrëdhënie asketike e pedante, por për një ideal të qartë e më njerëzor. Është e nevojshme që autori të bëjë një punë të menduar mirë për të lehtësuar veprën nga erotizmi i tepërt, pa kriter, nga goditjet e Suzit ( e cila nuk e meriton aq vëmendje megjithëse mund të mbetet diçka si një e vërtetë e kohës), nga afeksimi seksual i të dy motrave për Mërtirin, nga sensualizmi edhe i Mari Shirokës (që jepet kalimthi), etj. Vepra duhet të përshkohet më mirë nga një moral i ri dhe nga një atmosferë më e virtytshme.

    Figura e shokut Enver, në ato përmasa që e ka vënë autori mendoj se del mirë, me disa tipare të theksuara revolucionare dhe njerëzore. Por përsëri duhet menduar që të konkretizohet më tepër në ndonjë rast e sidomos pas çlirimit në bisedën me personazhet kryesore. Ky moment nuk duhet të jepet kalimthi.5. Në mënyrë të veçantë e quaj të nevojshme të them se vepra mund të shkurtohet mjaft: marrëdhëniet me Lejlanë dhe Xheladinin, anekdotat e fshatit për historitë jashtë atdheut etj. Vepra ka mundësi të ngjishet, të çlirohet nga materiali i tepërt, të përcaktohet më mirë rruga e disa karaktereve, komentet e rralla emfatike, agjitative të shihen (sidomos fillimi dhe fundi, kur i jepet rëndës Argjirit).

    Me një punë të vëmendshme, romani do të bëhet i mirë dhe do të ndihmojë për njohjen e asaj kohe dhe për edukimin e të rinjve, të cilët, për të kuptuar më mirë të sotmen, duhet të njohin edhe të kaluarën.

         Dalan ShaplloTiranë, 17 nëndor 1972

    Shënimi i Ramiz Alisë mbi recensionin e Dalan Shapllos

    Po si autobiografi a nuki bie në sy Dalanit.Këto të meta që thekson Dalani, a nukjanë ideologjike? A nuk i japin vulën romanit?E si atëhere është një vepër pozitive?

    Ramiz

    Shënimet e Ramiz Alisë për ndëshkimin e atyre që lejuan botimin e romanit të Petro Markos

    Shoku Pipi

    Lidhur me romanin e Petro Markos, siç del nga propozimet tuaja e të Ministrisë, të veprohet menjëherë:Të thirret Petro Marko nga shoku Mantho Bala, ku të jetë edhe shoku Dritëro Agolli dhe Thanas Leci e Ali Abdihoxha dhe t’i thuhet që libri i tij nuk lejohet të qarkullojë. Të kritikohet me argumenta ky libër si ideologjikisht i shtrembër dhe që dëmton edukimin e masave.Por Manthua të përgatitet mirë dhe të bisedojë që edhe Dritëroi të kritikojë librin.

    Të shtrohet në organizatën bazë të Ndërrmarjes dhe të diskutohet përgjegjësia e Ali Abdihoxhës, që lejoi botimin e librit. Përgjegjësia e tyre është akuza më e madhe, sepse recensentët, siç që shprehen pozitivisht, kanë bërë vërejtje që romani duhesh ndrequr. Dalani ka vërejtje të rëndësishme. Pse s’u morr parasysh? Duhet të nxirren një nga një këto vërejtje.

    Po kështu në organizatën bazë duhet të kritikohet Llazar Siliqi e Dalan Shapllo. Llazari si redaktor kish edhe vërejtjet e recenzentëve. Pse nuk nguli këmbë të paktën t’i ndreqte, pa lere që edhe ky pranoi romanin. Dalani megjithqë bëri vërejtje, disa herë parimore, pse shfaq mendimin se romani është vepër pozitive e me vlerë, pra të botohet? Askush nuk tërheq vëmëndjen që ky libër është autobiografik. Pse kështu?

    Duhet të merren të gjitha masat shtetërore përkatëse. Edhe pushimi i Ali Abdihoxhës, por edhe dëmshpërblimi. Të gjithë kanë marrë para: Që nga Petrua tek Llazari, recensentët e redaktorët. Simbas rregullave duhet të caktohet si do veprohet.

    Libri të kalojë në karton, të prishet dhe asnjë kopje të mos lihet në qarkullim.

    E kam thënë edhe një herë tjetër, në mbledhjen që kishim me gjithë përgjegjësit e shtypit, që në Kosovë në asnjë mënyrë nuk duhet që të dërgojmë dorëshkrime, por mund të dërgojmë kopje të librave, pasi dalin tek ne në qarkullim. Të merren masa për të tërhequr librin e Petro Markos nga Kosova. Sidoqoftë në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që libri të botohet atje.

    Këto materiale që keni në këtë dosje, t’i lexojë edhe shoku Manush, sepse Komiteti i Partisë së Tiranës duhet të jetë në dijeni dhe të ndjekë ç’bëhet në institucionet e Tiranës.

    11.XII.1973                                Ramiz Alia

    Letra e Pipi Mitrojorgjit

    Me porosi të shokëve Hysni dhe Ramiz po ju dërgoj materialet që bëjnë fjalë mbi romanin e Petro Markos “Një emër në katër rrugë”. Pasi t’i lexoni, ju lutem që t’i ktheni.

    12.XII.1973                         Pipi Mitrojorgji

    Letra e Hysni Kapos për Ramiz Alinë lidhur me romanin e Petro MarkosShoku Ramiz

    Dalan Shapllo dhe Dilaver Dilaveri janë recenzentë të librit që i ka ngarkuar Ndërrmarja e Botimeve. Recenzionin e kanë bërë në nëndor 1972. Pra kjo dëshmon se sa koncepte të gabuara kanë recenzentët dhe akoma më keq është për Ali Abdihoxhën, Xoxen etj, që kur kanë parë recenzën ashtu si janë bërë, në to thuhet se romani duhesh ndrequr, kurse këta e shtypin.

    Unë mendoj se përveç masave shtetërore dhe materiale që duhet marrë ndaj tyre, të japin llogari edhe para organizatave bazë të partisë ku bëjnë pjesë.

    Gjithë këto materiale unë mendoj që t’i shoh edhe shoku Manush, mbasi të gjithë këto kuadro janë nën varësinë dhe si efektiv i Komitetit të Partisë së Tiranës dhe Partia në rreth duhet të ketë dijeni të plotë dhe të ndjeki çështjet.

    11.XII.1973                            Hysni Kapo    

    Memorie.al     

    ObserverKult

    ——————–

    Lexo edhe:

    PETRO MARKO: TANI FLI O GORI, SE NESËR KEMI “DASMË”                                          

  • Vetëm 19-vjeç, por po kërkohet për vrasje! Kush është adoleshenti që fshihet pas ekzekutimit të anëtarit të klanit “Skaljar”

    Vetëm 19-vjeç, por po kërkohet për vrasje! Kush është adoleshenti që fshihet pas ekzekutimit të anëtarit të klanit “Skaljar”

    Marko Ljubiša Khan

    MAL I ZI- Klanet e Kotorrit po rekrutojnë gjithnjë e më shumë të rinj, mezi të mbushur moshën ligjore, të cilët pranojnë të kryejnë krimet më të rënda për një shumë të vogël parash. Që nga e enjtja e kaluar, hetuesit malazezë kanë qenë në kërkim të një adoleshenti nga Serbia (19 vjeç), i cili dyshohet se ka tentuar të vrasë Marko Ljubiša Khan, një anëtar i klanit Skaljar, më 7 gusht, duke u shtirur si mysafir i një hoteli në Pržno. Kjo nuk është diçka e re që klanet përdorin brezin e ri për ekzekutorë.
    Identiteti i rremë

    Jovan G.

     
    – Hetimi deri më tani ka vërtetuar se i dyshuari ka qëndruar në një hotel disa ditë para përpjekjes për vrasjen, ku është regjistruar me emrin e rremë Jovan G. Ai është sjellë i qetë, por gjithë kohës ndiqte Khan dhe po kërkonte një mundësi për ta vrarë. Hetuesit malazezë u ndihmuan edhe nga fakti që adoleshenti la gjurmë të shumta ADN-je rreth hotelit. Në fakt, ai e demaskoi veten sepse ishte pa përvojë.
    Rekrutimi i “ushtarëve të rinj”

    – Shumë shpesh ndodh që të rinj pa mjekër, kryesisht nga brendësia e Serbisë, punësohen për ekzektuime. Ata punësohen për shuma të vogla parash ose droge. Këta të rinj kanë precedentë kriminalë, por kryesisht për krime të vogla. Nuk është e pazakontë që ata të paguhen me kokainë, ose edhe të mos paguhen fare sepse po paguajnë ndonjë borxh me vrasje ose duke u ngjitur në shkallët e krimit. Për shkak të dëshirës së madhe për të qenë pjesë e klanit dhe për të provuar veten në krimet më të rënda, adoleshentë të tillë shumë shpesh bien dakord të kryejnë vrasjet më të rënda për shumë pak para.
    Tarifa prej 500 eurosh
    – Të rinjtë nga zonat e varfra pranojnë punë për 500, 1.000 euro, ndërsa profesionistët kërkojnë minimum 50.000 euro, madje shifra shkon deri në disa miliona. Dhe çmimi gjoja rritet nëse objektivi pozicionohet lart në hierarkinë e një klani.
    Marko Ljubiša Kan është një person që ka qenë në shënjestër të disa sulmeve kriminale të ngjashme për shkak të angazhimit të tij me të ashtuquajturin “grupi Budvan”, të cilët janë të afërt me klanin Škaljar. Ai ka qenë në shënjestër edhe 5 herë para këtij sulmi, madje dhe Policia e kishte paralajmëruar se duhet të ruhej pasi jeta e tij ishte në rrezik. Megjithatë, edhe pas kësaj, Ljubisha vazhdoi të vizitonte vendet që kishte vizituar më parë.
    I shënjestruar disa herë
    Ljubiša Kan ishte shënjestër e sulmuesve më shumë se një herë. Ai u plagos në vitin 2009 dhe 2013 në Beograd, dhe në vitin 2019 u sulmua në Budva, kur iu shmang të shtënave nga kallashnikovët. Ai mbeti i padëmtuar atëherë, ndërsa dy nga miqtë e tij, Goran Slovinić dhe Goran Marković, u plagosën. Në vitin 2021 Lubisha u sulmua sërish në Budva. Në shkurt të vitit 2023, Marko Ljubiša Kan u arrestua pasi policia kontrolloi një restorant ku qëndrojnë shpesh anëtarët e një grupi kriminal dhe gjeti një pistoletë të markës “Česká zbrojovka” me një karikator me 17 fishekë. Vetë Khan konsiderohet si person me precedentë penalë, emri i të cilit ka qenë i pranishëm në raportet mbi ngjarjet kriminale në bregdetin malazez për vite me radhë. Megjithatë ai i mohon akuzat./ZËRI

    3jpg

    2jpg

  • Atentati ndaj kreut të mafies në Malin e Zi, publikohet video kur autori qëllon Marko Ljubishan

    Atentati ndaj kreut të mafies në Malin e Zi, publikohet video kur autori qëllon Marko Ljubishan

    Shefi i një bande mafioze në Budva të Malit të Zi u plagos të enjten në një atentat ndaj tij në pishinën brenda një kompleksi hotelier në qytetin e Budvës. Shënjestra e atentatit është Marko Ljubisha, i njohur me nofkën ‘Kan’. Ljubisha, një shtetas malazez, është kreu i bandës së Budvës, e afërt me klanin famëkeq ‘Shkalar’.
    Një burrë i veshur me rroba të lehta, pantallona të shkurtra dhe me një çantë mbi shpatull, zbret shkallët e hotelit dhe i afrohet ‘Kanit’ dhe e qëllon me pistoletë, tregojnë pamjet e publikuara nga Vijesti.
    Videoja tregon sulmuesin duke zbritur tinëz shkallët, duke qëlluar shefin e bandës dhe duke ikur nga vendi i ngjarjes. Marko Ljubisa u plagos, por jeta e tij nuk është në rrezik, sipas informacioneve fillestare nga policia malazeze.
    ‘Kan’ është etiketuar si një person me interes për sigurinë, emri i të cilit ka qenë i pranishëm në raportet e aktiviteteve kriminale në bregdetin malazez për vite me radhë.
    Ai konsiderohet i afërt me klanin kriminal ‘Shkaljar’ dhe kundër tij ishin organizuar tre atentate të mëparshme nga klani rival ‘Kavaç’ në Mal të Zi.

  • Po merrte rreze buzë pishinës! Atentat kriminelit nga Mali i Zi, ia hedh paq vetëm me një gërvishtje në kokë

    Po merrte rreze buzë pishinës! Atentat kriminelit nga Mali i Zi, ia hedh paq vetëm me një gërvishtje në kokë

    Pamje nga ngjarja

    BUDVA- Marko Ljubiša Kan u qëllua dje teksa po merrte rreze dielli në pishinën e një kompleksi hotelesh në Budva. Ai u qëllua nga afër nga një burrë i paidentifikuar, i cili më pas u largua me vrap. Autori në moshë më të re, ishte veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra blu dhe mbante një peshqir rreth qafës, për të mos e ekspozuar fytyrën. I riu që qëlloi Kan, kishte marrë informacione që shënjestra e tij ndodhej prej muajsh në hotel dhe ishte regjistruar edhe vetë si pushues. Pasi vëzhgoi nga afër viktimën e tij, vendosi dje që të qëllonte. Tashmë hetuesit po kontrollojnë dhomën e hotelit ku ai ka qëndruar për të zbuluar identitetin e tij. Po ashtu, po kërkohen të dhënat ADN-je edhe nga peshqiri që ai mbante mbi gojë.
    Policia gjeti edhe një xhip pranë plazhit Crvena Glavica, e cila dyshohet se është braktisur aty nga autori. 
    Aktualisht i plagosuri ndodhet në spitalin e Risanit, ku po merr edhe një ndihmë mjekësore. Fatmirësisht edhe pse është qëlluar në kokë, plumbi vetëm sa e ka gërvishtur dhe nuk i ka cënuar jetën. 
    Marko Ljubiša Kan është një person që ka qenë në shënjestër të disa sulmeve kriminale të ngjashme për shkak të angazhimit të tij me të ashtuquajturin “grupi Budvan”, të cilët janë të afërt me klanin Škaljar. Ai ka qenë në shënjestër edhe 5 herë para këtij sulmi, madje dhe Policia e kishte paralajmëruar se duhet të ruhej pasi jeta e tij ishte në rrezik. Megjithatë, edhe pas kësaj, Ljubisha vazhdoi të vizitonte vendet që kishte vizituar më parë.
    I shënjestruar disa herë
    Ljubiša Kan ishte shënjestër e sulmuesve më shumë se një herë. Ai u plagos në vitin 2009 dhe 2013 në Beograd, dhe në vitin 2019 u sulmua në Budva, kur iu shmang të shtënave nga kallashnikovët. Ai mbeti i padëmtuar atëherë, ndërsa dy nga miqtë e tij, Goran Slovinić dhe Goran Marković, u plagosën. Në vitin 2021 Lubisha u sulmua sërish në Budva. Në shkurt të vitit 2023, Marko Ljubiša Kan u arrestua pasi policia kontrolloi një restorant ku qëndrojnë shpesh anëtarët e një grupi kriminal dhe gjeti një pistoletë të markës “Česká zbrojovka” me një karikator me 17 fishekë. Vetë Khan konsiderohet si person me precedentë penalë, emri i të cilit ka qenë i pranishëm në raportet mbi ngjarjet kriminale në bregdetin malazez për vite me radhë. Megjithatë ai i mohon akuzat./ZËRI

  • Atentat brenda kompleksit/ Në shënjestër bosi i mafias në Budva, publikohen pamjet e rënda (VIDEO)

    Atentat brenda kompleksit/ Në shënjestër bosi i mafias në Budva, publikohen pamjet e rënda (VIDEO)

    Cak i atentatit është Marko Ljubisha, i njohur me nofkën ‘Kan’. Ljubisha, një shtetas malazez, është kreu i bandës së Budvës, i afërt me klanin famëkeq ‘Shkalar’.
    Shefi i një bande mafioze në Budvë të Malit të Zi është plagosur të enjten në një atentat ndaj tij në pishinën brenda një kompleksi hotelier në qytetin e Budvës.
    Një burrë i veshur me rroba të lehta, pantollona të shkurtra dhe me një çantë mbi shpatull, zbret nga shkallët e hotelit dhe i afrohet ‘Kanit’ dhe e qëllon me pistoletë, tregojnë pamjet filmike të publikuara nga Vijesti.
    Videoja e shfaq sulmuesin duke zbritur tinëz shkallët, duke qëlluar bosin e bandës dhe duke ikur nga vendi i ngjarjes. Marko Ljubisha u plagos, por jeta e tij nuk është në rrezik, sipas informatave fillestare nga policia malazeze.
    ‘Kan’ është etiketuar si një person me interes për sigurinë, emri i të cilit ka qenë i pranishëm në raportet e aktiviteteve kriminale në bregdetin malazez për vite me radhë.
    Ai konsiderohet i afërt me klanin kriminal ‘Shkaljar’ dhe ndaj tij ishin organizuar tashmë tri atentate më parë nga klani rival i ‘Kavaçve’ në Mal të Zi.