Tag: marko

  • Petro Marko: Nuk shkova në Kosovë. Kjo është dhimbja ime!

    Petro Marko: Nuk shkova në Kosovë. Kjo është dhimbja ime!

    Nga: Petro Marko

    Ëndrra ime për të vajtur qoftë edhe një herë të vetme në Kosovë, ku më respektonin si shkrimtar dhe luftëtar dhe më quanin vëlla, nuk u realizua kurrë deri më sot.Mbeti një ëndërr. Këtë dëshirë e kam shfaqur me të gjithë kosovarët.Për çudi, për mua kufiri ishte i pakapërcyeshëm. Edhe kjo është një nga dhembjet e mia.E dua Kosovën gjer në dhembje, se është Shqipëri!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ARSHI PIPA: FAIK KONICËN E VERBOI PASIONI, NUK ISHTE SHKRIMTAR…, ISHTE “SHIJUES”

  • Vllaznisë i bllokohet merkato për tre sesionet e ardhshme, çështje e tre pagave të Marko Juric

    Vllaznisë i bllokohet merkato për tre sesionet e ardhshme, çështje e tre pagave të Marko Juric

    FIFA ka njoftuar Vllazninë se i është bllokuar merkato për tre sesionet e ardhshme. Ky është lajmi i bërë publik nga EuroNews Albania, që tregon nga afër situatën dhe sesi pritet të zgjidhet.
    Sa i përket Vllaznisë, sipas medias në fjalë, kuqeblutë nuk do të kenë mundësi të regjistrojnë lojtarë të rinjë derisa të mbyllin detyrimet nga gjyqi i humbur me Marko Juric. Bëhet fjalë për tre paga të padhëna nga mbrojtësit, por asgjë serioze pasi pritet që brenda javës të shlyhen këto detyrime. /Sport Ekspres/

  • Si e përndiqnin Petro Markon, ja çfarë shkruante Sigurimi i Shtetit më 1946

    Si e përndiqnin Petro Markon, ja çfarë shkruante Sigurimi i Shtetit më 1946

    Shkrimtari Petro Marko është ndjekur në mënyrë të vazhdueshme, nga Sigurimi i Shtetit gjatë regjimit komunist, për shkak të qasjeve të tij jo miratuese ndaj mënyrës sesi po qeverisnin komunistët.

    Që në ditët e para të pushtetit komunist ata e kishin nën shënjestër Petro Markon, duke verifikuar lidhjet e tij me amerikanët dhe të tjerë që kishin kontakte me botën perëndimore.

    Madje, edhe një përpjekje të tij për të rigjeneruar prodhimin e qitros në zonën e Himarës, Sigurimi e konsideronte një veprimtari kundërshtare, transmeton ‘konica.al’.

    Më poshtë, sjellim një pjesë nga ajo që raportonin “sipër” agjentët e sigurimit mbi Petro Markon, e shkëputur nga gazetarja Luljeta Progni, në librin e saj “Media shqiptare, rrugëtimi i vështirë drejt lirisë”:

    Çfarë shkruante Sigurimi në vitin 1946 për Petro Markon:

    Me ardhjen e Fultzit dhe të Anton Stevens, ky vjen për një herë në kontakt me këta dhe sipas angazhimeve të marruna fillon nga aktiviteti si agjent i amerikanëve.

    Si kryeradaktor i “Bashkimi”-t, amerikanët me anë të Petro Markos u informuan mbi aktivitetin që kishte treguar kjo fletore deri tani.

    Petro i furnizonte vazhdimisht me informata të ndryshme, ka dhënë hollësira rreth personelit që punonte aty tue i cilësuar se kush ishin më të besuar dhe kush jo.

    Marko dhënë biografira të personaliteteve të ndryshme. Në bazë të udhëzimeve të marruna nga Fultz-i Petro Marko desh ta bënte gazetën “Bashkimi” mjet propagande për Amerikën dhe për këtë disa herë mundi të ketë përfundime të mirë për ta.

    Ka nxjerë fotografi të luftës që bën ushtria amerikane, botuar artikuj nga revista amerikane, të cilat i sillte Stevensi.

    Ai ka dhënë Stevensit informata të ndryshme mbi shtypin, numurin e fletoreve që dilnin në Shqipëri, se këta drejtoheshin nga organet e pushtetit, se shtypi privat ishte i ndaluar, mbi sasinë e letrës që dispononte pushteti, çfarë mungesa kishte, ç’libra të reja kanë dalë deri aherë në shtyp, mbi libra të ndryshme sovjetike nese silleshin gratis ose me të holla.

    I ka dhënë informata rreth qëndrimit politik të profesorave të shkollave të mesme. Ka njoftuar Stevensin për Karaman Yllin, i cili do të shkonte si ministër i Shqipërisë në Francë.

    Këtë gjë akoma nuk e dinte njeri. Përpos këtyre ky merr kontakte dhe me Stefan Peterson (Trebicka) të cilin e ka informuar mbi shumë gjëra dhe sidomos mbi shtypin dhe jetën kulturore të vendit tonë. Ka qenë njëri i besuar i Hillit aq sa ka patur raste që ka dhënë letër rekomandimi personave të ndryshëm.

    Petro Marko ka informuar duke bërë një revolucion mbi prodhimin e qitrove në rrethin e Himarës dhe ua dërgon atyre. Ka pasur miqësi të ngushtë me Selahudin Toton.

    Petro Marko i ka dhënë Selaudinit artikuj të ndryshëm anglisht të maruna nga amerikanët siç qe porositur për t’i përkthyer dhe pastaj i botonte në gazetë. Si njeri i besimit që ishin, Petro, Selaudini ka biseduar shumë gjëra kundër pushtetit. Aktiviteti kundërshtar i Petro Markos bënet me i dukshëm kur nxirret nga redaksia e gazetës “Bashkimi”.

    Atëherë ky vjen në kontakt me grupin e deputetëve dhe merr pjesë në biseda të ndryshme politike qoftë në Dajti, qoftë në shtëpitë e tyre. Sidomos relacion të mirë ka pasur me Enver Sazanin, me të cilin ka biseduar shpesh herë kundër pushtetit.

    Në procesin e tij ky është përpjekur të mohojë aktivitetin e tij, por këto vërtetohen nga deklaratat që ka lëshuar vetë më parë, ku vë në dukje gjith aktivitetin e tij prej agjenti në shërbim të spiunazhut amerikan në Shqipëri si një nga agjentët më të besuarë të tyre…”.

    Lexo edhe:

    “PO LARGOHEM ME NJË PENG”, ËNDRRA E PAREALIZUAR E PETRO MARKOS

    ObserverKult

  • Më doli lakuriq dhe më kërkoi seks, ja si ndodhi ngjarja, rrëfehet Tejlor Tivarit që vrau Marko Beqirin në Durrës

    Më doli lakuriq dhe më kërkoi seks, ja si ndodhi ngjarja, rrëfehet Tejlor Tivarit që vrau Marko Beqirin në Durrës

    Një ftesë për të kryer marrëdhënie seksuale, u bë shkaku kryesor i vrasjes me disa goditje thike i Valbon alias Marko Beqiraj në qytetin e Durrësit.
    Ngjarja u regjistrua në Durrës në 26 shtator, ku shkak ka qenë pikërisht ndjenjat sentimentale që viktima, i ka shfaqur autorit të krimit, Tejlor Tivarit.
    Për shkak të refuzimit për të kryer marrëdhënie seksuale, viktima e ka kërcënuar me një thikë, Tejlor Tivarin, dhe ky i fundit ka filluar të përleshet, duke çuar në një kacafytje me njëri-tjetrin, ku të dyja palët i kanë shkaktuar dëme të ndërsjella në trup.
    Tivari në dëshminë e tij thotë se ka marrë një thikë tjetër në kuzhinë dhe më pas e ka qëlluar plot 11 herë në pjesën e gjoksit, qafës dhe kokës, Marko Beqiraj.
    Pas kryerjes së krimit të rëndë, ai ka kërkuar ndihmën e një shokut të tij, Xhenis Dakoli, i cili e ka çuar me makinë në shtëpi.
    Pikërisht në banesë ai ka folur për ngjarjen me nënën e tij, e cila i ka sugjeruar që të vetëdorëzohej në polici, dhe Tejlor Tivari, është vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Qarkut Durrës, duke treguar se ai ishte autori i vrasjes dhe rrëfyer ngjarjen.
    Gazetari Elton Qyno, ka mundur të sigurojë dëshminë e plotë të autorit të krimit, i cili ndër të tjera ka treguar si më poshtë vijon:
    Tejlor Tivari, ka pretenduar dëmtime trupore dhe policia gjatë këqyrjes fizike, ka vërejtur dëmtime tek duart dhe në parakrahun e krahut të djathtë.
    Në deklarimet e dhëna në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, Tejlor Tivari, ka sqaruar njohjen me viktimën, Marko Beqiri, duke shpjeguar se njohja ka lindur për shkak se në dy raste ka blerë lëndë narkotike tek ky person.
    Tivari, ka sqaruar se në 24 shtator 2025, rreth orës 09:00, ka komunikuar në telefon për tu takuar për të blerë lëndë narkotike.
    Pas komunikimit viktima e ka ftuar që të shkonte në banesën që ndodhet tek pallati nr.983 tek tregu i fruta-perimeve në Durrës, banesë e cila ndodhet në katin e katërt.
    Më tej Tivari, ka shpjeguar se pasi është ngjitur lart në apartament, ka gjetur në banesë vetëm Marko Beqiraj, i cili sipas tij në një moment është zhveshur lakuriq fare dhe është afruar duke e joshur që të kryenin marrëdhënie seksuale.
    Tivari, ka deklaruar se është stepur nga ky veprim dhe pastaj e ka shtyrë duke u larguar prej tij. Më pas ai thotë se Marko Beqiraj ka veshur mbathjet dhe nuk e ka lejuar Tejlori të largohet, duke e kërcënuar me një thikë që mbante në dorë, me teh në formë sharre.
    Më tej ai deklaron se janë përleshur dhe në një moment deklaruesi i ka marrë thikën dhe me të e ka goditur në trup dhe kjo thike është shkëputur (thyer) afër bishtit.
    Autori i krimit ka treguar se ka vijuar konfliktin dhe ka marrë një thikë tjetër dhe me këtë send, e ka goditur shumë herë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas është larguar duke marrë me vete thikën, të cilën gjatë rrugës e ka hedhur.
    Më pas, ai ka treguar se i kërkuar ndihmë të largohej diku shokut të tij Xhenis Dakoli, i cili pastaj e ka marrë me makinë duke e dërguar tek banesa e tij.
    Gjatë rrugës Tejlori i ka thënë që kishte bërë një sherr të keq dhe i ka kërkuar që të shkonte tek banesa e tij.
    “…në mbrëmje i kam treguar mamasë dhe vëllait tim ngjarjen, që kam kryer e më pas, nëna më ka thënë që të dorëzohehesha në polici…”– ka treguar Tejlor Tivari.
    Aktualisht ndaj këtij të fundit Gjykata e Durrësit, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërsa në burg mbeti dhe Xhenis Dakoli, i cili akuzohet nga prokuroria e rrethit për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Moskallëzimit të krimit”
     
     

  • Një tjetër kandidaturë për Bashkinë e Tiranës, ja kush është emri që do të dalë përballë Qorit, Binajt dhe Manastirliut

    Një tjetër kandidaturë për Bashkinë e Tiranës, ja kush është emri që do të dalë përballë Qorit, Binajt dhe Manastirliut

    Marko Dajti, kryetari i Frontit të Majtë pritet të jetë kandidati i radhës për Bashkinë e Tiranës.
    Dajti brenda pak ditësh do të shpallë kandidaturën për të sfiduar Ogerta Manastirliun e Partisë Socialiste dhe Florian Binajn.
    Sa i përket aktorit, ai do të kandidojë si i pavarur dhe do të mbështetet nga forcat opozitare.
    Sakaq vlen të kujtohet se Marko Dajti ka garuar edhe në vitin 2023 për Bashkinë e Tiranës, ku arriti që të merrte 2809 vota.

  • Sfidon Manastirliun, Binajn dhe Qorin! Hyn në garë edhe komunisti Marko Dajti

    Sfidon Manastirliun, Binajn dhe Qorin! Hyn në garë edhe komunisti Marko Dajti

    Marko Dajti, kryetari i Frontit të Majtë pritet të jetë kandidati i radhës për Bashkinë e Tiranës. Burime për A2CNN bëjnë me dije se Dajti brenda pak ditësh do të shpallë kandidaturën për të sfiduar Ogerta Manastirliun, Arlind Qorin dhe Florian Binajn.
    Sa i përket aktorit, ai do të kandidojë si i pavarur dhe do të mbështetet nga forcat opozitare. Lidershipi i Partisë Demokratike në një mbledhje të zhvilluar paraditen e së hënës vendosi që në morinë e emrave të mbështesë Binajn, i cili kishte shprehur interesin e tij për të qenë në garë vetëm dy ditë më parë.
    “PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj”, tha kreu i PD, Sali Berisha, në konferencë për mediat, përcjell A2 CNN.
    Sakaq vlen të kujtohet se Marko Dajti ka garuar edhe në vitin 2023 për Bashkinë e Tiranës, ku arriti që të merrte 2809 vota.
     “Jam i majtë i pandryshueshëm kurrë”. Kështu e cilësonte veten Marko Dajti, në një intervistë për A2 CNN në vitin 2023, kur kandidoi për Bashkinë e Tiranës.
    Ai vjen nga radhët e partisë Fronti i Majtë, një devirat i Partisë së Punës dhe sipas Dajtit, e majta në Shqipëri ka devijuar nga parimet e saj.
    “Vendosa të kandidoj pasi pash që e majta nuk po përfaqësohet nga të majtët e vërtetë. Ne po na përfaqëson Erion Veliaj që nuk ka lidhje me të majtën shqiptare dhe duke parë që votat tona po keqpërdoren nga një njeri që nuk ka lidhje me të majtën, unë vendosa që të përfaqësoj të majtën”, shprehej ndër të tjera Dajti.
    Që ditën e parë që njoftoi se do të garonte për Tiranën, Marko Dajti u cilësua si “komunisti”, por ai tha për A2 CNN dy vite më pare se ky epitet nuk është i duhuri për të.
    “Mund ta përdorin këtë që garoj si komunist, por unë jam i majtë. Për mua komunizmi nuk ka vend sot për sot në Shqipëri. Unë jam i majtë, idealit. Komunistët ishin të tjerë, ishin të tjerë burra që kanë bërë gjëra të tjera. Nuk e besoj që jemi në atë stad që të themi që jam komunist”.

  • ‘…Më doli lakuriq dhe më kërkoi seks…’, ja rrëfimi i Tejlor Tivarit që vrau Marko Beqirin/ U dorëzua pasi foli me nënën…

    ‘…Më doli lakuriq dhe më kërkoi seks…’, ja rrëfimi i Tejlor Tivarit që vrau Marko Beqirin/ U dorëzua pasi foli me nënën…

    Nga Elton Qyno/

    Një ftesë për të kryer marrëdhënie seksuale, u bë shkaku kryesor i vrasjes me disa goditje thike i Valbon alias Marko Beqiraj në qytetin e Durrësit.

    Ngjarja u regjistrua në Durrës në 26 shtator, ku shkak ka qenë pikërisht ndjenjat sentimentale që viktima, i ka shfaqur autorit të krimit, Tejlor Tivarit.

    Për shkak të refuzimit për të kryer marrëdhënie seksuale, viktima e ka kërcënuar me një thikë, Tejlor Tivarin, dhe ky i fundit ka filluar të përleshet, duke çuar në një kacafytje me njëri-tjetrin, ku të dyja palët i kanë shkaktuar dëme të ndërsjella në trup.

    Tivari në dëshminë e tij thotë se ka marrë një thikë tjetër në kuzhinë dhe më pas e ka qëlluar plot 11 herë në pjesën e gjoksit, qafës dhe kokës, Marko Beqiraj.

    Pas kryerjes së krimit të rëndë, ai ka kërkuar ndihmën e një shokut të tij, Xhenis Dakoli, i cili e ka çuar me makinë në shtëpi.

    Pikërisht në banesë ai ka folur për ngjarjen me nënën e tij, e cila i ka sugjeruar që të vetëdorëzohej në polici, dhe Tejlor Tivari, është vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Qarkut Durrës, duke treguar se ai ishte autori i vrasjes dhe rrëfyer ngjarjen.

    Gazetari Elton Qyno, ka mundur të sigurojë dëshminë e plotë të autorit të krimit, i cili ndër të tjera ka treguar si më poshtë vijon:

    Tejlor Tivari, ka pretenduar dëmtime trupore dhe policia gjatë këqyrjes fizike, ka vërejtur dëmtime tek duart dhe në parakrahun e krahut të djathtë.

    Në deklarimet e dhëna në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, Tejlor Tivari, ka sqaruar njohjen me viktimën, Marko Beqiri, duke shpjeguar se njohja ka lindur për shkak se në dy raste ka blerë lëndë narkotike tek ky person.

    Tivari, ka sqaruar se në 24 shtator 2025, rreth orës 09:00, ka komunikuar në telefon për tu takuar për të blerë lëndë narkotike.

    Pas komunikimit viktima e ka ftuar që të shkonte në banesën që ndodhet tek pallati nr.983 tek tregu i fruta-perimeve në Durrës, banesë e cila ndodhet në katin e katërt.

    Më tej Tivari, ka shpjeguar se pasi është ngjitur lart në apartament, ka gjetur në banesë vetëm Marko Beqiraj, i cili sipas tij në një moment është zhveshur lakuriq fare dhe është afruar duke e joshur që të kryenin marrëdhënie seksuale.

    Tivari, ka deklaruar se është stepur nga ky veprim dhe pastaj e ka shtyrë duke u larguar prej tij. Më pas ai thotë se Marko Beqiraj ka veshur mbathjet dhe nuk e ka lejuar Tejlori të largohet, duke e kërcënuar me një thikë që mbante në dorë, me teh në formë sharre.

    Më tej ai deklaron se janë përleshur dhe në një moment deklaruesi i ka marrë thikën dhe me të e ka goditur në trup dhe kjo thike është shkëputur (thyer) afër bishtit.

    Autori i krimit ka treguar se ka vijuar konfliktin dhe ka marrë një thikë tjetër dhe me këtë send, e ka goditur shumë herë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas është larguar duke marrë me vete thikën, të cilën gjatë rrugës e ka hedhur.

    Më pas, ai ka treguar se i kërkuar ndihmë të largohej diku shokut të tij Xhenis Dakoli, i cili pastaj e ka marrë me makinë duke e dërguar tek banesa e tij.

    Gjatë rrugës Tejlori i ka thënë që kishte bërë një sherr të keq dhe i ka kërkuar që të shkonte tek banesa e tij.

    “…në mbrëmje i kam treguar mamasë dhe vëllait tim ngjarjen, që kam kryer e më pas, nëna më ka thënë që të dorëzohehesha në polici…”- ka treguar Tejlor Tivari.

    Aktualisht ndaj këtij të fundit Gjykata e Durrësit, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërsa në burg mbeti dhe Xhenis Dakoli, i cili akuzohet nga prokuroria e rrethit për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Moskallëzimit të krimit”

  • Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës: Hipokrizi, kryeministri sulmon gjyqtarët e prokurorët

    Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës: Hipokrizi, kryeministri sulmon gjyqtarët e prokurorët

    Në një postim në Facebook, Bardhi kujtoi rastin e magjistratit Marko Boshku, i cili sipas tij ka marrë fjalë të mira për profesionalizmin e tij brenda sistemit, por që është shënjestruar nga sulmet e kryeministrit.

    “Autokrati i Tiranës nuk arrin të kuptojë se në këtë vend ka ende njerëz të ndershëm që refuzojnë t’i nënshtrohen abuzimeve dhe paligjshmërisë së tij,” shkruan Bardhi, duke përmendur edhe rastin e uzurpimit të pronës private për transferimin e stafit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

    Bardhi vlerësoi reagimin e gjyqtarëve të Tiranës, Durrësit, Kukësit dhe Shoqatës së Gjyqtarëve, të cilët u ngritën kundër sulmeve ndaj Marko Boshkut, si një shenjë e refuzimit për t’u nënshtruar. Por Bardhi nuk kurseu kritika për Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), të cilin e akuzon për heshtje dhe për mosmbrojtje të pavarësisë së gjyqësorit.

    “Sikur të mendonin për vendin e punës pas detyrës, atëherë nuk kanë qenë kurrë të denjë për rolin kushtetues që kanë,” thekson Bardhi, duke vënë në pikëpyetje integritetin e anëtarëve të KLGJ-së dhe duke i kujtuar historitë e atyre që janë nënshtruar për pushtetin.

  • Jamarbër Marko: Veç ndjenja hesht…

    Jamarbër Marko: Veç ndjenja hesht…

    U mplaka thotë doraDhe shtrëngon më pakU mplaka thotë syriDhe sheh më pakU mplaka thotë mendjaDhe do të dijë më shumëVeç ndjenja heshtNdjenja e harruar.

    ObserverKult

    LEXO EDHE: Jamarbër Marko: Ditët e shkuara po rrallohen

  • Ernest Heminguej – Petro Markos: Shkrimtari që e do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë!

    Ernest Heminguej – Petro Markos: Shkrimtari që e do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë!

    Petro Marko

    Heminguej letër Petro Markos: Shkrimtari, që e do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë!

    Një ndër autorët më të mirë shqiptarë, Petro Marko, la gjurmë të pashlyeshme me librat e tij “Nata e Ustikës”, “Hasta la vista”, “Qyteti i fundit” etj

    Fati kishte dashur që një herë e një kohë, ai të takohej me laureatin e Çmimit Nobel, shkrimtarin e madh Ernest Heminguej.

    Petro Marko dhe Ernest Hemnguej

    Në parathënien e librit “Për kë bie këmbana”, botim i shtëpisë botuese “Ombra GVG”, titulluar “Shkrimtari, që do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë” , Petro Marko shpalos historinë:

    Janë shkruar shumë e shumë vepra letrare për Luftën e Spanjës: romane, poema, drama, tregime, po, sipas mendimit universal, vepra më e mirë është “Për kë bie kambana” e Ernest Heminguejit. Autori, si mjeshtër i madh, ka ditur që, me këtë roman të fuqishëm, t’i japë lexuesit thelbin e Luftës së Spanjës.

    Duke qenë njohës i thellë i folklorit spanjoll e hispanist, i dashuruar pas fiestave, toreadorëve, kurbatkave, pas gjuetisë në tokë e në det, i kacafytur disa herë me vdekjen, Ernest Hemingueji krijoji një roman, ku jepet koha, në të gjitha përmasat e saj. Ide thellësisht humane e përparimtare, realizëm i ashpër, karaktere të forta, stil krejt origjinal – të gjitha bashkë, të shkrira në një, ato të bëjnë për vete e të vënë në mendime, ato të trondisin.

    Unë e njoha Heminguejin në Valencia, në Kongresin e Shkrimtarëve më të shquar të botës, si: Pablo Neruda, Nikolas Giljen, Andre Marlo (i cili ka shkruar romanin e madh “Shpresa” për Luftën e Spanjës), Nekse, Ana Segers, Luvdig Ren, Aleksej Tolstoj, Rafael Alberti, Antonio Maçado, etj.

    Ky dukej më i gjalli. Unë, për herë të parë, i shikoja dhe u dëgjoja emrin këtyre kalorësve të letërsisë bashkëkohore, të cilët, me mendimet dhe shkrimet e tyre, i dhanë një hapësirë më humane, më internacionale dhe socialiste letërsisë dhe artit botëror.

    Isha kureshtar për këtë njeri, trupmadh dhe të ngarkuar me kamera (se xhironte filma për zhurnalet e kinemave të botës dhe i shiste për t’i ardhur në ndihmë Republikës), të ngarkuar me bomba, me dylbi, me pistoleta, aq sa një shkrimtar tjetër i njohur i tha:– Si shumë t’i rëndojnë supet hekurat, që mban!– Më shumë më rëndojnë mendimet se hekurat, – iu përgjigj Ernest Hemingueji.Këtë nuk e harroj kurrë. Erdhi në një konkurs dhe na foli gjatë për rëndësinë e artit dhe për shkrimtarët. Midis të tjerave, tha se shkrimtari duhet të jetë koherent me jetën dhe idealet e tij, kur shkruan, se ka disa që ndryshe jetojnë, ndryshe mendojnë dhe ndryshe shkruajnë.Po e pashlyeshme do të më mbetet në kujtesë silueta e tij në Frontin e Kastuerës, afër Badajozit, kur ai, mbi një gur, si monument, xhironte betejën e ashpër, që vazhdonte e tërbuar. Xhironte për t’i treguar botës sesi luftonin Vullnetarët e Lirisë, bijtë më të dashur të proletariatit botëror. Ai vizion kurrë nuk më është shqitur nga mendja. E shoh gjithnjë, duke xhiruar betejën për triumfin e Jetës.

    Kur lexova romanin e tij u mahnita, prandaj nisa dhe unë të shkruaja romanin “Hasta la vista”. Kur u botua, i dërgova edhe atij një kopje, ku i shkruajta: “I frymëzuar thellë dhe i nxitur nga romani juaj “Për kë bie kambana”, kushtuar vullnetarëve amerikanë, që ranë në Spanjë, unë shkrova këtë roman modest, kushtuar shqiptarëve, që ranë në Spanjë”

    Pas dy a tre muajsh, mora një kartë postale. E hapa dhe lexova këto fjalë të Heminguejit, shkruar në gjuhën spanjolle: “I dashur Pedro, mora romanin tuaj dhe ju falënderoj. Mjerisht, unë nuk e lexoj dot, se nuk di gjuhën tuaj. Vetëm për një gjë jam i sigurt: shkrimtari, që e do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë…”

    Pas “Lamtumirë armë”, “Të kesh a të mos kesh”, “Plaku dhe deti” dhe shumë tregimeve, tani lexuesi ynë do ta njohë më mirë këtë kolos të letërsisë përparimtare botërore të shekullit tonë, fama e të cilit sa vjen e rritet, nëpërmjet romanit “Për kë bie kambana”.Në Afrikë ku shkonte për të gjuajtur dhe ku u frymëzua dhe shkroi “Dëborat e Kilimanxharos”, ra me aeroplan në një shkretëtirë. U përhap lajmi në botë se Ernest Heminguej vdiq. Tërë shtypi botëror shkroi për këtë shkrimtar të madh fjalët më të mira dhe tha se bota humbi shkrimtarin më të talentuar. Por ai u gjet i gjallë dhe, kur u kthye në shtëpinë e tij në Havanë, ku banonte, lexoi dhe pa me sytë e tij se sa lartë e vlerësonte një botë e tërë. Ishte shkrimtari i vetëm që mësoi se ç’do të thuej pas vdekjes së tij.Petro Marko

    ———————————————

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    LETRA E RAMIZ ALISË: ROMANI I PETRO MARKOS TË NDALOHET DHE TË BËHET KARTON E ASNJË KOPJE TË MOS QARKULLOJË