Tag: markez

  • Markez absolut, pas pak Gara Sprint e Hungarisë

    Markez absolut, pas pak Gara Sprint e Hungarisë

    102 pole position në karrierë dhe i 8-ti në 2025 për Mark Markez

    Piloti spanjoll Mark Markez me Ducati numër 93, shkëlqen në pistën Balaton në Hungari në MotoGP. Udhëeqësi absolut i këtij botërori ishte i saktë në këtë pistë, duke luajtur me sa duket një sport të ndryshëm krahasuar me rivalët e tij. Me këtë pozicion të parë të fituar në Hungari, Markez arrin në polin e 74-të në MotoGP.

    Pas tij Marko Bexeki me Aprilia-n e tij në vendin e dytë pavarësisht ndërsa në të tretin Fabio Di Xhanantonio i rikthyer në nivele pretendimi. Performancë negative për Françesko banjaia me Ducati por dhe Aleks Markez

    Gara tjetër e MotoGP është planifikuar për sot pasdite, me garën e sprintit që fillon në orën 15:00.

    Vazhdo leximin

  • Mark Markez triumfon në Austri dhe nis festën e …titullit

    Mark Markez triumfon në Austri dhe nis festën e …titullit

    Nëse flitet për MotoGP gjithnjë këtë edicion në plan të parë del piloti spanjoll Mark Markez. Sot pas rikthimit të garës mbi motorë piloti i Ducati shënoi fitoren e tij të nëntë në Austri duke demostruar forcën e një kampioni të lindur.

    Pas ndoqi Marko Bexeki-n në gjysmën e garës ai kapërceu rezistencën e atij që mbajti pozicionin e pole duke ruajtur deri në fund kryesimin për fitoren e tij të gjashtë radhazi, të nëntën e sezonit të tij të jashtëzakonshëm.

    Në fakt kjo ishte fitorja e parë në Austri për kampionin e botës tetë herë (pothuajse nëntë herë). Vendi i dytë i shkoi Fermin Aldeguer, i cili fillimisht arriti Françesko Banjaia dhe Pedro Akosta dhe më pas shfrytëzoi luftën mes tyre për t’i parakaluar e marrë podin e parë. 20 vjeçari një tjetër spanjoll që garon për Racing Gresini.

    Bexeki zuri vendin e tretë në podium pas një performance të pamundur për të mbajtur pas “kanibalin” spanjoll. Ndërkaq me 9-të gara nga fundi i Botërorit 2025, ‘MM93’ kryeson i shkëputur nga vendi i dytë. Ai ka 418 pikë ndërsa Aleks 276 pikë./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Markez i papërmbajtshëm, fiton Garën Sprint në Austri

    Markez i papërmbajtshëm, fiton Garën Sprint në Austri

    Mark Markez përsëri: me garën e sprintit të Grand Prix të Austrisë Ai’a del të fitojë garën Sprint.

    Një tjetër arritje e spanjolit teksa duke marrë parasysh garën e sotme dhe të së dielës, piloti i Ducati tani ka njëmbëdhjetë fitore radhazi në MotoGP.

    Ai fitoi në Spielberg përpara vëllait të tij Aleks dhe Pedro Akosta, duke ecur edhe më tej përpara në renditjen e Botërorit 2025 në MotoGP. Italianët patën një performancë të dobët: Bexeki nisi nga pozicioni i parë, por përfundoi i katërti, ndërsa Peko Banjaia u detyrua të tërhiqej (probleme me gomat e pasme).

    Kështu Mark Markez, me fitoren e tij të 13-të në Sprint, 12 prej të cilave kanë ardhur këtë sezon (Horge Martin, fituesi më i mirë i të gjitha kohërave, ka 16). Dhe tani diferenca me Aleks Markez ( i dyti) është 123 pikë.

    Vazhdo leximin

  • Fragment nga “Dashuria në kohërat e kolerës” e Gabriel Garsia Markezit

    Fragment nga “Dashuria në kohërat e kolerës” e Gabriel Garsia Markezit

    Nga Gabriel Garsia Markez

    “Për të ajo dukej aq e bukur, aq joshëse dhe aq ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, sa që ai nuk mund ta kuptonte se pse askush nuk shqetësoj si ai, nga kërcitja e takeve të saj nëpër rrugën me gurë, pse zemra e askujt tjetër nuk ishte e tërbuar nga flladi i tërbuar që vinte nga velloja e saj, pse askush tjetër nuk çmendej nga nga lëvizja e gërshetave të saj, nga fluturimi i duarëve të saj, nga floriri i buzëqeshjes së saj.

    Atij nuk i kishte shpëtuar as edhe një veprim dhe as një shenjë e karakterit të saj, por ai nuk guxoi t’i afrohej asaj, nga frika e prishjes së kësaj magjie.” / ObserverKult

    Gabriel José de la Concordia García Márquez (6 mars 1927 – 17 prill 2014)

    Lexo edhe:

    GABRIEL GARSIA MARKEZ: SI U BËRA SHKRIMTAR…

    Nga Gabriel Garsia Markez

    Unë kurrë nuk e imagjinova se, nëntë muaj pasi kisha mbaruar shkollën e mesme, tregimi im i parë do të botohej në Fin de Semana, shtojca letrare e fundjavës në gazetën El Espectador, në Bogota, dhe suplementi më interesant e më kërkues i kohës. Dyzet e dy ditë më vonë, tregimi im i dytë u botua. Megjithatë, gjëja më e habitshme për mua ishte një shënim hyrës nga redaktori i shtojcës, Eduardo Zalamea Borda (emri i të cilit ishte Ulises), kritiku më i shquar kolumbian në atë kohë dhe ai që ishte më i vëmendshmi ndaj shfaqjes së tendencave të reja.

    Mënyra sesi ndodhi e gjithë kjo ishte aq e papritur sa nuk është e lehtë ta ritregosh. Në shkurt të vitit 1947, unë u regjistrova në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Kombëtar të Bogotasë: si prindërit dhe unë ishim dakord. Kam jetuar në qendër të qytetit, në një pension në Calle Florián, që popullohej kryesisht nga studentë që ishin, si unë, nga Bregu i Atlantikut. Gjatë pasditeve të lira, në vend që të punoja për të mbështetur veten, lexoja ose në dhomën time ose në kafenetë ku lejohej.

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Markez pa rivalë, Botërori 2025 nën “rrotat” e ‘MM93’

    Markez pa rivalë, Botërori 2025 nën “rrotat” e ‘MM93’

    Pas garës Sprint, Markez fitoi sot dhe Çmimin e Madh të Çekisë.

    Mar Markez vijon të dominojë botërorin e MotoGP të vitit 2025. Spanjolli fitoi Çmimin e Madh të Çekisë, duke siguruar fitoren e tij të tetë të dyfishtë në Sprint-GP.

    “Përbindshi”, që garon për Ducati, priti deri në xhiron e tetë për të marrë kryesimin, pastaj i kaloi të gjithë, duke kaluar vijën e finishit i vetëm për të shumëfishtën herë.

    Italiani Marko Bexeki përfundoi i dyti me Aprilia-n e tij, i ndjekur nga Pedro AKosta me KTM, i cili i mbajti larg sulmet e Françesko Banjaia-s në xhirot e fundit. Piloti piemontez përfundoi i katërti.

    Pas këtij raundi Mark Markez kryeson me 381 pikë. Aleks Markez 261 ndërsa Banjaia ka 213 pikë.

    Vazhdo leximin

  • 11 triumfe nga 12 ‘Gara Sprit’, Markez i pandalshëm në MotoGP

    11 triumfe nga 12 ‘Gara Sprit’, Markez i pandalshëm në MotoGP

    Edhe njëherë Mark Markez dëshmoi se mbetet njeriu për t’u mundur mbi motorë. Spanjolli fitoi sot Garën Sprint të Çmimit të Madh të Republikës Çeke, raundin e 12-të të Kampionatit Botëror MotoGP 2025 zhvilluar në Brno. Pilotit të Ducati-t i duheshin vetëm disa kthesa për të parakaluar Françesko Banjaian nga vendi i parë dhe për të marrë kryesimin.

    Në fakt Markez rrezikoi një penalizim për mospërmbushjen e kërkesave minimale të temperaturës dhe presionit të gomave, por pas një hetimi të shkurtër, administratorët konfirmuan fitoren e tij.

    Përgjithësisht një garë disi e çmendur, por me një përfundim të njohur. Njëmbëdhjetë herë, për të qenë të saktë, aq ka fituar MM93 në dymbëdhjetë Gara Sprint këtë sezon. Pak xhiro të patrajtuara në stërvitje nuk i lejuan ekipet të gjenin cilësimet ideale të gomave dhe kryesuesit morën një rrezik.

    Mark duhej të ngadalësonte, ta linte Akostën ta kalonte dhe të qëndronte pas tij për disa xhiro. Pastaj, në xhiron e parafundit, ai e theu bllokimin dhe mori fitoren me lehtësi, i bindur se ishte brenda parametrave. Kontrollet pas garës i dhanë të drejtë. Mark kryeson me 356 pikë, i ndjekur nga Aleks Markez me 261 dhe Banjaia me 200 pikë. Gara për Çmimin e Madh nesër në orën 14:00.

    Vazhdo leximin

  • MotoGP/ Rrëzohet Markez, Banjania ‘Pole Position’ i parë i vitit, rikthehet Martin

    MotoGP/ Rrëzohet Markez, Banjania ‘Pole Position’ i parë i vitit, rikthehet Martin

    Për herë të parë këtë sezon, Francesko Banajia do të nisë nga pozicioni i parë në Garën Sprint dhe në Çmimin e Madh të Republikës Çeke, në raundin e dymbëdhjetë të Kampionatit Botëror MotoGP 2025.

    Piloti i Ducati tregoi krenarinë e tij si kampion pas një të premteje shumë sfiduese, duke kaluar nga Q1 për të vendosur kohën më të shpejtë në Q2 me një kohë prej 1’52.303. Pas tij do të jetë shoku i tij i skuadrës Mark Markez (+0.219), i cili përfundoi garën e tij të dytë në zhavorr pikërisht kur ishte gati ta rrëzonte Peko-n nga vendi i parë.

    Në rreshtin e parë, me dy Desmosedici-t, do të jetë Yamaha e Fabio Kuartararo-s (+0.305), ndërsa në krye të rreshtit të dytë do të jetë Aprilia e Marko Bexeki-t (+0.341). Lajm i mirë kthimi i kampionit të edicionit të kaluar Horge Martin, duke u pozicionaur do të nisë i 12-ti.

  • Lideri absolut i MOTO GP, Mark Markez: Gjithçka nën kontroll, fitova pa rrezikuar

    Lideri absolut i MOTO GP, Mark Markez: Gjithçka nën kontroll, fitova pa rrezikuar

    Mark Markez shijon triumfin e radhës sezonit pas një gare pa histori në Saksenring, në të cilën dominoi ndaj rivalëve që prej startit e deri në mbërritjen në finish.
    “Thjesht, pata një ritëm të shkëlqyer”, ishin fjalët e para të Markezit për “Sky”, menjëherë pasi kishte shënuar suksesin në Çmimin e Madh të Gjermanisë, Më tej piloti i Dukatit shtoi: “Ndihesha shumë mirë në motor, jam shumë i lumtur.

    E ruajta ekuilibrin në fillim, duke u larguar për të dhjetat e sekondës pa u përpjekur të krijoja një diferencë të madhe menjëherë, dhe pastaj duke i menaxhuar gjërat drejt fundit. Të shtunën, në shi, rrezikova dyfish, por në garë sot gjithçka ishte nën kontroll”, u shpreh ndër të tjera lideri i Kampionatit Botëror të Moto GP-së.

  • Markez, ‘Çmimi i Madh’ i Gjermanisë e afron me titullin e nëntë mbi Motor

    Markez, ‘Çmimi i Madh’ i Gjermanisë e afron me titullin e nëntë mbi Motor

    Fitorja e 200 për ‘MM93’, kryeson me 80 pikë larg vendit të dytë.

    Absolut! Mark Markez, pasi fitoi dje garën Sprint arrin të fitojë edhe Çmimin e Madh të Gjermanisë në MotoGP.

    Spanjolli me Ducati edhe pse e nisi jo aq mirë ia doli të marrë kreun në një pistë ku plot 8 garues u rrëzuan.

    Pas tij vllai Aleks me Ducati Gresini dhe italiani Banjaja po me Ducati.

    Vazhdo leximin

  • Markez, ‘Çmimi i Madh’ i Gjermanisë e afton me titullin e nëntë mbi Motor

    Markez, ‘Çmimi i Madh’ i Gjermanisë e afton me titullin e nëntë mbi Motor

    Fitorja e 200 për ‘MM93’, kryeson me 80 pikë larg vendit të dytë.

    Absolut! Mark Markez, pasi fitoi dje garën Sprint arrin të fitojë edhe Çmimin e Madh të Gjermanisë në MotoGP.

    Spanjolli me Ducati edhe pse e nisi jo aq mirë ia doli të marrë kreun në një pistë ku plot 8 garues u rrëzuan.

    Pas tij vllai Aleks me Ducati Gresini dhe italiani Banjaja po me Ducati.

    Vazhdo leximin