Tag: marjani

  • “Mund ta ketë sulmuar dikush tjetër”, 25-vjeçari që vrau babain me thikë ‘habit’ me deklaratën në gjyq

    “Mund ta ketë sulmuar dikush tjetër”, 25-vjeçari që vrau babain me thikë ‘habit’ me deklaratën në gjyq

    Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për 25 vjeçarin, Marjan Kodheli, i cili tre ditë më parë vrau më thikë babain e tij.
    Gjatë seancën u sqaruar dhe dinamika e ngjarjes “horror” në familjen Kodheli. Ngjarja është zhvilluar në kuzhinën e banesës së familjes Kodheli, kur Marjani dhe i ati, Pjetri kanë mbetur të vetëm. Janë konstatuar 7 plagë në trupin e viktimës, i cili u gjet i shtrirë në tokë me dy hematoma në kokë e 5 plagë në trup. Në vendngjarje u gjetën dy thika që dyshohet se janë përdorur për krimin.
    Marjani rrinte i mbyllur që kur ishte kthyer nga Franca, ndërsa deklarata e familjarëve të tij hedh poshtë pretendimin e problemeve me shëndetin mendor.
    Pas ngjarjes 25-vjeçari ka deklaruar para hetuesve se në një moment babai i ka kërkuar që të angazhohet me shumë në pritjen e njerëzve, pasi i kishte vdekur gjyshja.
    Ndërkohë në seancë Marjani deklaroi: “Nuk është se jam sulmues, mund të ketë qenë ndonjë tjetër, nuk e kam sulmuar unë. Nuk ndihem i qetë. Me vjen shumë keq që jam këtu për një situate të tillë, nuk di si të shpjegohem. Kam punuar në ndërtim, kam qenë 6 vjet jashtë dhe nuk kam patur asnjë lloj problemi më parë. Nuk kam aktivitet negativ në përgjithësi.”

  • “Ishte njeri i mbyllur, viktima kishte pajtuar edhe gjaqe”/ Vrau babanë me thikë, avokatja e 25-vjeçarit: I ati i ka thënë kujdes…

    “Ishte njeri i mbyllur, viktima kishte pajtuar edhe gjaqe”/ Vrau babanë me thikë, avokatja e 25-vjeçarit: I ati i ka thënë kujdes…

    “U vendos arrestimi i ligjshëm dhe u la në burg, Marjan Kodheli. Akoma nuk është bërë një ekzaminim paraprak, ai ende nuk e kupton veprimin që ka bërë. Marjani shihet si një njeri i mbyllur dhe i heshtur, nuk e dimë se çfarë ka vuajtur ai nga brenda. Është një veprim i rëndë, ka qenë veprim i pa paramenduar nga askush.
    Ka qenë një veprim i momentit. Në komunitet ka qenë një familje e rregullt dhe punëtore. I ndjeri ka qenë familjar dhe i rregullt, punëtor, që ka kontribuar për familjen e tij. Nga njerëzit kam dëgjuar se ai ka pajtuar edhe gjaqe. Mamaja e autorit dhe bashkëshortja e të ndjerit ka deklaruar se nuk kanë pasur asnjëherë konflikte. Marjani që 18 vjeç ka emigruar, ka mbaruar shkollën e mesme. Gjatë kohës që ka qenë në shkollë edhe ka punuar.
    Pas moshës 18-vjeçare ka qenë emigrant, nuk e dimë se si është ndjerë ai atje. Kur është kthyer, në qershor, ka qenë një njeri i heshtur. Po priste të merrte një biletë dhe të kthehej në vendin e punës, para pak ditësh atij i kishte vdekur gjyshja. I ati i ka kërkuar të qëndrojë edhe disa ditë, i ka thënë kujdes kur vijnë njerëzit t’i presësh dhe përcjellësh. Këto fjalë atij mund të mos i kenë pëlqyer. Marjani nuk është shoqëruar asnjëherë në komisariat”, tha avokatja autorit të krimit, Tone Lekgegaj.

    Top Channel

  • Vrau babain dhe del i buzëqeshur në gjykatë/ Avokatja: Mariani nuk i kupton veprimet e tij

    Vrau babain dhe del i buzëqeshur në gjykatë/ Avokatja: Mariani nuk i kupton veprimet e tij

    25 vjeçari Marjan Kodheli, i cili vrau babanë pak ditë më parë në fshatin Shkallnur të Durrësit, ka dalë para gjykatës për masën e sigurisë. Asnjë avokat nuk është paraqitur për mbrojtjen, ndërsa gjykata i caktoi një avokat kryesisht dhe u tërhoq për t’i dhënë kohë pët të lexuar aktet shtesë.
    Teksa operatorët e filmojnë, i riu qëndron i qetë dhe qesh herë pas here. Çështja po shqyrtohet nga gjyqtari Xhevdet Lika, ndërsa Prokuroria e Durrësit përfaqësohet nga prokurorja Matilda Fetau.
    Ai ka dëshmuar se një javë më parë i kishte vdekur gjyshja dhe se i ati i kishte kërkuar që të angazhohet në pritjen e njerëzve dhe të ketë kujdes me pagesat.
    Marjani ka deklaruar se “unë këtu jam” duke mos u dhënë rëndësi fjalëve të të atit. Në një moment, ka deklaruar se i ati është afruar dhe e ka kapur prej fyti.  “Unë i kam bërë ditët e mia”, mësohet t’i ketë thënë i ati, sipas deklaratës së 25-vjeçarit.
    “Jam ndjerë i bllokuar, nuk merrja dot frymë”, ka thënë ai.
    Më pas ka kapur thikën që ka pasur më afër dhe e ka qëlluar. 25-vjeçari, sipas Prokurorisë, ka dëshmuar se në atë moment ka ndërhyrë e ëma e tij dhe më pas është larguar nga banesa me vrap. Është kthyer sërish pasi ka harruar telefonin dhe ka parë që thika ishte hequr.
    “Ndjejmë keqardhje për ngjarjen. Marjani ende nuk i kupton veprimet që ka kryer. Kërkojmë të bëhet një akt ekspertimi mjeko ligjor psikik”, thotë avokatja.
    Marjani ka thënë se nuk ishte ai sulmuesi.
    gijotina.com/

  • “Mund ta ketë sulmuar dikush tjetër”, lihet në burg 25-vjeçari që vrau babain me thikë në Durrës

    “Mund ta ketë sulmuar dikush tjetër”, lihet në burg 25-vjeçari që vrau babain me thikë në Durrës