Tag: mario

  • “Call Center” për të shitur drogë, dënohen dy shqiptarët në Angli (EMRAT)

    “Call Center” për të shitur drogë, dënohen dy shqiptarët në Angli (EMRAT)

    Mario Gilaj dhe Mirjan Kastrati

    BRITANI E MADHE-Dy shqiptarë, të arrestuar për trafik droge në Angli, janë dënuar me 14 vite burg për furnizimin e kokainës me vlerë mbi 400 mijë paund në Surrey. Mediat e huaja raportojnë se Mirjan Kastrati, 35 vjeç u dënua me 6 vite e 3 muaj burg, ndërsa Mario Dilaj, 24 vjeç,  u dënua me 8 vjet burg.
    Hetimi nisi më 5 shtator 2024, kur oficerët ekzekutuan një urdhër kontrolli në një adresë në Dartford, e cila përdorej nga dy të akuzuarit si “qendër thirrjesh” (call centre) për furnizimin me kokainë në Surrey. Gjatë ekzekutimit të urdhrit, oficerët e kapën Mirjan Kastratin në flagrancë në një tavolinë të improvizuar duke bërë pazare droge dhe duke komunikuar me klientët. Edhe Mario Gilaj u arrestua pasi tentoi të largohej nga prona.
    Hetimet e mëtejshme zbuluan se dy shqiptarët ishin përgjegjës për furnizimin e rreth 4 kilogramëve kokainë në Surrey në periudhën korrik-shtator 2024, me një vlerë të përgjithshme prej 413,000 paund. Dokumentet dhe të dhënat dixhitale zbuluan lidhjet e tyre të ngushta me trafikun e drogës në rajon./ZËRI

  • Emrat+Fotot/ Kishin hapur Call Centre për shitje kokaine, dënohen dy shqiptarë në Angli

    Emrat+Fotot/ Kishin hapur Call Centre për shitje kokaine, dënohen dy shqiptarë në Angli

    Dy shqiptarë, që merreshin me tregti droge në Angli, janë dënuar me 14 vite burg për furnizimin e kokainës me vlerë mbi 400,000 paund në Surrey.

    Në Gjykatën Chichester Crown, më 31 mars 2025, Mirjan Kastrati, 35 vjeç, nga Romford, u dënua me 6 vjet e 3 muaj burg pasi u shpall fajtor për furnizim të kokainës. Pas një gjyqi gjashtë-ditor, Mario Gilaj, 24 vjeç, gjithashtu nga Romford, u dënua me 8 vjet burg për të njëjtin krim.
    Sipas policisë në Surrey, të cilës i referohet Top Channel, hetimi nisi më 5 shtator 2024, kur oficerët ekzekutuan një urdhër kontrolli në një adresë në Dartford, e cila përdorej nga dy të akuzuarit si “qendër thirrjesh” (call centre) për furnizimin me kokainë në Surrey.
    Mirjan Kastrati
    Gjatë ekzekutimit të urdhrit, oficerët e kapën Mirjan Kastratin në flagrancë teksa negocioi marrëveshje droge dhe komunikonte me klientët. Mario Gilaj u arrestua gjithashtu kur tentoi të largohej nga ambienti.
    Hetimet e mëtejshme zbuluan se dy shqiptarët ishin përgjegjës për furnizimin e rreth 4 kilogramëve kokainë në Surrey në periudhën korrik-shtator 2024, me një vlerë të përgjithshme prej 413,000 paund. Dokumentet dhe të dhënat dixhitale zbuluan lidhjet e tyre të ngushta me trafikun e drogës në rajon.
    “Tregtia e drogës ka një ndikim shkatërrues në komunitetin lokal dhe ne do të vazhdojmë të ndjekim me forcë ata që përpiqen të shpërndajnë drogë në Surrey. Këta dy burra ishin të shqetësuar vetëm për fitimin e paligjshëm dhe tani do të kalojnë 14 vjet në burg, aty ku i përkasin”, tha oficeri hetues, PC David Oliver.
    Mario Gilaj

    Top Channel

  • Vrasja e Martin Canit/ Mario Përlleshajt kundërshton masën “arrest me burg”, Gjykata e Lartë cakton datën 3 prill për shqyrtimin e kërkesës

    Vrasja e Martin Canit/ Mario Përlleshajt kundërshton masën “arrest me burg”, Gjykata e Lartë cakton datën 3 prill për shqyrtimin e kërkesës

    Disa ditë pasi Gjykata e Tiranës vendosi të dërgojë për gjykim dosjen ndaj Mario Përlleshajt për akuzën e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, Gjykata e Lartë ka caktuar datën për shqyrtimin e kërkesës së tij për ndryshimin e masës së sigurisë, e cila është arrest në burg.
    I mituri është akuzuar si autori i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani, ngjarje që ndodhi më 18 nëntor të vitit të kaluar pranë shkollës “Fan Noli”.
    Trupi gjykues, i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, do të shqyrtojë kërkesën më 3 prill në orën 10:00, për të vendosur nëse do të pranojnë kërkesën e mbrojtjes për ndryshimin e masës së sigurisë, apo do të lënë në fuqi vendimet e shkallëve më të ulëta të gjyqësorit.
    Avokatët e Mario Përlleshajt argumentojnë se nuk ekzistojnë dyshime të arsyeshme mbi fajësinë e tij, kontestojnë ekspertizën dhe rrethanat e ngjarjes, si dhe theksojnë nevojat specifike të tij për edukim dhe zhvillim, duke kërkuar që të merren parasysh nenet për mbrojtjen e të miturve dhe trajtimin e tyre në kuadër të Kodit të Drejtësisë Penale për të mitur.

  • Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Lartë shqyrton në 3 prill kërkesën e Mario Përlleshit për liri

    Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Lartë shqyrton në 3 prill kërkesën e Mario Përlleshit për liri

    Mario Përlleshi, Luis Meçe dhe Martin Cani

    TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur që të kalojë për gjyqim ankimimin e Mario Përlleshit lidhur me masën e sigurisë që i është caktuar nga shkalla e parë për vrasjen e Martin Canit. Trupa gjykuese, e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, do të vendosin më datë 3 prill në orën 10:00 nëse do e pranojnë kërkesën e mbrojtjes ndaj të miturit, ose do të lënë në fuqi masën “arres me burg”.
    Mbrojtja e të miturit shtjellon në rekursin e saj kërkesën për të mos ndërprerë proceset edukative, të mirërritjes dhe të zhvillimit normal të një të mituri si dhe marrjen në konsideratë të nenit 86 të Kodit të Drejtësisë Penale për të mitur, ku parashikon rrezikshmërinë.
     

  • Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimin e kërkesës së Mario Përlleshajt

    Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimin e kërkesës së Mario Përlleshajt

    Gjykata e Lartë ka caktuar datën për shqyrtimin e kërkesës së Mario Përlleshajt mbi kundërshtimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.
    Mario Përlleshaj akuzohet si autor i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij 14-vjeçarit Martin Cani. Seanca do të zhvillohet me datë 3 prill në orën 10:00.
    Togat e zeza të Gjykatës së Lartë të përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici do të vendosin nëse do pranojnë kërkesën e mbrojtjes së Mario Përlleshajt.

  • Ja si qëndron e vërteta e lidhjes së Eglit Takos me instruktorin e palestres

    Ja si qëndron e vërteta e lidhjes së Eglit Takos me instruktorin e palestres

    Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullojnë spekulime se Egli Tako është në një lidhje me Mario Olldashin, një instruktor palestre, duke lënë të kuptohet se ai mund të jetë partneri i saj jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
    Por e vërteta është krejt ndryshe! Mario dhe Egli janë vetëm miq, dhe ai është thjesht instruktori i palestrës ku Egli stërvitet. Aludimet për një romancë mes tyre nuk janë të reja, pasi një situatë e ngjashme ndodhi edhe pas ndarjes së Eglit me Olsi Bylykyn. Asokohe, Egli reagoi ashpër ndaj këtyre lajmeve, duke shkruar: “Si dreqin jeni kaq të pangopur? Kaq të pacipë dhe të këqinj?”

    Ajo theksoi se është absurde të mos mund të kesh një mik të ngushtë në rrethin shoqëror pa u aluduar për një lidhje romantike:
    “Në atë video mund të ishte kunati im, mund të ishte shoku im i ngushtë që nga 9-vjeçarja, mund të ishte djali i tezes sime apo çdo mashkull tjetër që më do qejfi të mbaj në rrethin tim shoqëror dhe ndihem mirë që i kam pranë!”

  • Vrasja e Martin Canit/ Gjykata rrëzon kërkesën e Mario Përlleshit për gjykim të shkurtuar

    Vrasja e Martin Canit/ Gjykata rrëzon kërkesën e Mario Përlleshit për gjykim të shkurtuar

    Luis Meçe dhe prindërit e Martin Canit

    TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen e 14-vjeçarit Mario Përlleshi, i cili vrau me thikë bashkëmoshatrin, Martin Cani në shkollën “Fan Noli”. Përlleshi do të gjykohet nga Gjykata e Tiranës me akuzën “vrasje në rrethana të tjera cilësuese’ ndaj një të mituri.
    Në seancën e sotme morën pjesë edhe prindërit e viktimës, Ëngjëll dhe Florina Cani. Në seancë është paraqitur edhe shoku i tij, Luis Meçe i cili mbeti i plagosur gjatë konfliktit. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, edhe pse në seancën e kaluar nëna e të ndjerit kërkoi që të zhvillohej me dyer të hapura.
    Jashtë ambienteve të Gjykatës, Luis Meçe, i cili mbeti i plagosur u shpreh se është gati të dëshmojë në gjyq, nëse i kërkohet. 
    “Nuk e kam përjetuar mirë seancën, por dua të them se kërkojmë drejtësi. Jam gjithnjë i gatshëm të dëshmoj në gjyq nëse më kërkohet”, tha ai.

    Ndaj Mario Përlleshit rëndon akuza për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, në dëm të Martin Canit dhe Luis Meçja. Përlleshi prej nëntorit të 2024, mbahet në instuticionin e të miturve në Kavajë, pasi u arrestua pas vrasjes së bashkëmoshatarit tij në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë. 
    Si ndodhi krimi?
    Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Sherri mes të miturve kishte nisur që të premten. Të hënën ishin riparë dhe ishin zënë gjatë orarit të pushimit të gjatë në oborrin e shkollës. Pas përfundimit të mësimit, të dy kishin mbledhur shokët për t’u përballur, por situata ka agravuar në përdorimin e thikës. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës.
    Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa shoku i tij, Luis Meçe, mori 4 goditje me thikë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Autori gjithashtu mbeti i plagosur në dorë, por kjo nuk e pengoi që pak çaste pas krimit të rëndë autori të pozonte për “Snapchat”. Sipas Policisë, fotoja i është bërë nga një shok i papërfshirë në përplasje teksa ishin duke shkuar me taksi për në spital. Pas ngjarjes, pasi mori mjekimin në një spital privat, 14-vjeçari u shoqërua në institucionin për të miturit në Kavajë, në pritje të verdiktit për dënimin e tij./ZËRI

  • Vrasja e Martin Canit, kalon për gjykim çështja ndaj Mario Përlleshajt

    Vrasja e Martin Canit, kalon për gjykim çështja ndaj Mario Përlleshajt

    Gjykata e Tiranës ka vendosur që të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të të miturit Mario Përlleshaj.
    Ai akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani ngjarje e ndodhur në 18 Nëntor të vitit të shkuar në afërsi të shkollës Fan Noli.
    Gjyqtarja Migena Laska ka pranuar kërkesën e prokurorisë për gjykim të dosjes penale. 14 vjeçari Përlleshaj do të gjykohet për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave. Gjykata rrëzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga 14 vjeçari.
    Në sallë psikologia Lindita Hoxha është shprehur se është dakord që të vijojë gjykimi i zakonshëm për shqyrtim me të detajuar të çështjes në themel, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Ho

  • Vrasja e Martin Canit, familjarët në gjykatë! Sot seanca për Mario Përlleshajn, i pranishëm edhe shoku që u plagos

    Vrasja e Martin Canit, familjarët në gjykatë! Sot seanca për Mario Përlleshajn, i pranishëm edhe shoku që u plagos

    Luis Meçe dhe prindërit e Martin Canit

    TIRANË-Në Gjykatën e Tiranës mbahet sot seanca e radhës për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçari i cili humbi jetën pas sherrit me bashkëmoshatarin e tij, Ëngjëll dhe Florina Cani janë paraqitur sot në Gjykatën Penale, ku zhvillohet sot seanca paraprake për Mario Përlleshajn, autor i ngjarjes. Në seancë është paraqitur edhe shoku i tij, Luis Meçe i cili mbeti i plagosur gjatë konfliktit.
    Sot pritet vendimi për kalimin e dosjes për gjykim. Mësohet se seanca gjyqësore zhvillohet me dyer të mbyllura, edhe pse në seancën e kaluar nëna e të ndjerit kërkoi që të zhvillohej me dyer të hapura.

    Ndaj Mario Përlleshajt rëndon akuza për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, në dëm të Martin Canit dhe Luis Meçja. Përlleshaj prej nëntorit të 2024, mbahet në instuticionin e të miturve në Kavajë, pasi u arrestua pas vrasjes së bashkëmoshatarit tij në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë. 
    Si ndodhi krimi?
    Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Sherri mes të miturve kishte nisur që të premten. Të hënën ishin riparë dhe ishin zënë gjatë orarit të pushimit të gjatë në oborrin e shkollës. Pas përfundimit të mësimit, të dy kishin mbledhur shokët për t’u përballur, por situata ka agravuar në përdorimin e thikës. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës.
    Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa shoku i tij, Luis Meçe, mori 4 goditje me thikë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Autori gjithashtu mbeti i plagosur në dorë, por kjo nuk e pengoi që pak çaste pas krimit të rëndë autori të pozonte për “Snapchat”. Sipas Policisë, fotoja i është bërë nga një shok i papërfshirë në përplasje teksa ishin duke shkuar me taksi për në spital. Pas ngjarjes, pasi mori mjekimin në një spital privat, 14-vjeçari u shoqërua në institucionin për të miturit në Kavajë, në pritje të verdiktit për dënimin e tij./ZËRI