Tag: mario

  • La Mitajn jashtë listës dhe humbi ndaj Al Nassr-it të Ronaldos, trajneri: Nëse do të zgjidhja Mario …

    La Mitajn jashtë listës dhe humbi ndaj Al Nassr-it të Ronaldos, trajneri: Nëse do të zgjidhja Mario …

    Al Ittihad-i është mposhtur mbrëmjen e sotme me shifrat 0-2 nga Al Nassr-i.  Mario Mitaj e ndoqi këtë duel nga tribuna, teksa nuk u thërrit nga trajneri për këtë ndeshje. Një vendim që ka shkaktuar habi edhe te tifozët, të cilët kanë shlprehur pakënaqësi në rrjetet sociale.
    Në krahun tjetër, Laurent Blanc-u i ka dhënë përgjigjen e tij . “Nëse do të zgjidhja Mario Mitajn dhe Simiçin, atëherë do të përjashtoja dy lojtarë nga vija e sulmit. Ishte zgjedhja ime për ndeshjen e sotme”, ka deklaruar Laurent Blanc-u./Sport Ekspres/

  • Mario Irarrázabal – Skulptori kilian i dorëve gjigante që ka mahnitur botën

    Mario Irarrázabal – Skulptori kilian i dorëve gjigante që ka mahnitur botën

    Mario Irarrázabal (lindur në vitin 1940) është një nga skulptorët më të njohur të kohës moderne, i njohur për veprat e tij të fuqishme prej bronzi dhe skulpturat gjigante të dorës, të cilat ndodhen në hapësira publike në mbarë botën.

    I trajnuar në Shtetet e Bashkuara, Itali dhe Gjermani, Irarrázabal ka zhvilluar një stil shprehës që ndërthur filozofinë, teologjinë dhe formën artistike, duke u bazuar thellësisht në përvojën njerëzore. Çdo skulpturë e tij përçon emocione të forta dhe shpesh përfaqëson mesazhe universale si mbrojtja, shpresa dhe solidariteti.

    Një nga veprat më të famshme të tij është “La Mano” në Punta del Este, Uruguai, një dorë gjigante që del nga rëra e plazhit dhe është bërë simbol i qytetit dhe një atraksion turistik ndërkombëtar. Skulptura është një shembull i qartë i fuqisë së artit publik për të krijuar lidhje emocionale dhe për të bërë vizitorët të ndihen pjesë e një hapësire më të madhe.

    Irarrázabal ka realizuar gjithashtu skulptura në vende të tjera si Spanja, Italia, Chile, dhe madje edhe në Lindjen e Mesme, duke sjellë artin e tij unik dhe mesazhet njerëzore në një shkallë globale. Puna e tij është vlerësuar për ekspresivitetin dhe simbolikën e thellë, që flet për universale të jetës dhe përvojën njerëzore.

    Përmes veprave të tij, Mario Irarrázabal ka arritur të krijojë një lidhje mes artit, natyrës dhe shoqërisë, duke i dhënë skulpturës një dimension emocional dhe filozofik që kap çdo shikues, pavarësisht nga vendi apo kultura./KultPlus.com

  • Balotelli kujton eksperiencën te… Barcelona: Skuadër e papërmbajtshme, mund të fitonim 15-0

    Balotelli kujton eksperiencën te… Barcelona: Skuadër e papërmbajtshme, mund të fitonim 15-0

    Nesër mbush 35 vjeç, por Mario Balotelli ende ruan disa ëndrra për t’i realizuar në futboll. Kanë kaluar kohët kur sulmuesi italian ishte në qendër të polemikave brenda dhe jashtë fushës. Sot, “SuperMario” është baba i dy fëmijëve dhe mendon ndryshe.
    Pas përfundimit të eksperiencës te Genoa me vetëm 6 paraqitje dhe asnjë gol, ai vazhdon të stërvitet çdo ditë në pritje të një mundësie tjetër, përpara se të ribashkohet me vëllain e tij Enock, aktualisht te Vado në kategorinë e katërt të Italisë, dhe ta mbyllë karrierën duke luajtur me të. Këtë e deklaroi për “Gazzetta dello Sport”:
    “Dua të luaj edhe dy ose tri vite të tjera si profesionist, pastaj do të shkoj te vëllai im Enock. Tani ai luan te Vado si amator. Do të shohim. Në fund, i kam premtuar se do ta mbyll karrierën duke luajtur me të”.
    Për këtë ka ende kohë, ndërkohë që Mario Balotelli po kërkon “një klub që të ketë besim tek unë”, por nuk jep asnjë të dhënë për klubet me të cilat është në kontakt. Nuk mund të komentojë, por mund të rrëfejë një ëndërr: “Të luaj për Real Madridin…”
    Në Spanjë, Mario Balotelli në fakt ka qëndruar për një periudhë të shkurtër, që ndoshta jo të gjithë e kujtojnë. Kur ishte ende te të rinjtë e Lumezzane, ai kaloi një eksperiencë 6-mujore me Barcelonën, përpara se Massimo Moratti ta merrte tek Interi dhe të niste epoka e tij e artë me zikaltërit.
    Ajo periudhë e shkurtër me katalanasit ka mbetur e paharrueshme për sulmuesin italian, i cili rrëfen: “Ajo kohë te Barcelona ishte e mrekullueshme, përkova me vëllezërit Dos Santos, Thiago Alcântara dhe Bojan. Luanim lirshëm, na mësonin vetëm teknikë. Ishte kënaqësi të hynim në fushë. Ajo skuadër ishte e papërmbajtshme, fitonim 15-0”.
    Gjashtë muaj te Barça, që mund ta kishin ndryshuar rrjedhën e karrierës së një prej futbollistëve italianë më të dashur, por edhe më të diskutuar, por kurrë të vënë në dyshim për talentin e tij. Po tani, çfarë do të ndodhë? Nuk do të duhet të presim shumë për ta mësuar…

  • Joao Mario prezantohet te Juventusi: Frymëzohem nga CR7, si mbrojtës ngjaj me Cancelo

    Joao Mario prezantohet te Juventusi: Frymëzohem nga CR7, si mbrojtës ngjaj me Cancelo

    “Që i vogël jam frymëzuar nga Cristiano Ronaldo me ambicien e tij për t’u përmirësuar gjithmonë. Në rolin tim, referenca është Cancelo, një lojtar ofensiv, edhe pse është mbrojtës i djathtë. Edhe unë kam karakteristika të ngjashme”.
    Me këto fjalë është prezantuar Joao Mario, mbrojtësi i ri i djathtë i Juventusit, i cili foli për herë të parë si lojtar bardhezi nga grumbullimi në Herzogenaurach. Juventusi ndodhet në Gjermani, në qendrën stërvitore të “Adidas”, aty ku bardhezinjtë zhvilluan një pjesë të përgatitjeve edhe verën e kaluar, nën drejtimin e Thiago Motta.
    Joao Mario pritet të ketë një rol të rëndësishëm në këtë Juventus, edhe për shkak të vendimeve të klubit në merkato. “Jam duke u integruar lehtësisht, – shtoi portugezi. – Bashkatdhetarët e mi, Conceiçao dhe Djalo, po më ndihmojnë shumë. Komunikoj me ta dhe me pjesën tjetër të ekipit për të kuptuar më mirë dinamikat e klubit”.
    Ish-lojtari i Portos, i ardhur në marrëveshjen që e dërgoi Alberto Costa sërish në Portugali, aktualisht është i vetmi mbrojtës i djathtë me rol natyral në skuadrën e Juventusit. Ndërkohë, Timothy Weah nuk do të jetë më pjesë e projektit bardhezi. Ai ka lënë grumbullimin në Gjermani për të fluturuar drejt Francës, ku do të firmosë me Olympique Marseille.
    Klubi francez ka marrë miratimin përfundimtar për huazimin me detyrim blerjeje, një marrëveshje totale rreth 18 milionë euro, përfshirë bonuset. Weah do të bashkohet me trajnerin Roberto De Zerbi, ndërsa Juventusi tani do të kërkojë një tjetër mbrojtës të djathtë për ta alternuar me Joao Mario.

  • E BUJSHME: Mario Balotelli merr ofertën surprizë nga Spanja, i japin një pagë “rekord”

    E BUJSHME: Mario Balotelli merr ofertën surprizë nga Spanja, i japin një pagë “rekord”

    30 Korrik 2025

    17:51

    Telesport

    Pasi ka luajtur në disa kampionate të njohura, Mario Balotelli është pranë transferimit në Spanjë për herë të parë në karrierën e tij. Balotelli ka marrë një ofertë nga Real Murcia, një ekip i Primera RFEF që ka tërhequr vëmendjen e sulmuesit veteran me një ofertë konkrete.
    Pas një karriere jo pak të bujshme, por që mund të shkonte shumë herë më mirë, sulmuesi aktualisht është pa klub pas një periudhe të shkurtër te Genoa, ku luajti jo më shumë se 50 minuta në sezonin e kaluar.
    Klubi spanjoll beson se ardhja e Balotellit mund t’i ndihmojë të arrijnë synimin kryesor në sezonin e ri. Real Murcia bën pjesë në Kategorinë e Tretë në Spanjë dhe synimi është që në sezonin e ardhshëm të rikthehet në Segunda Divizion.
    Klubi spanjoll i ka ofruar Balotellit një kontratë një vjetore me pagë 500 mijë euro në sezon, shifër rekord për këtë ekip dhe nivelin ku luan. Sigurisht që për Balotellin kjo është një shifër e “ulët”, por duke ditur që është pa ekip, në gjendje jo fort të mirë fizike, oferta e Real Murcia mund të konsiderohet bujare.
    Lojtari dhe agjentët e tij po vlerësojnë detajet e ofertës së ardhur nga Spanja, por bisedimet mes palëve janë në një fazë shumë të avancuar dhe zyrtarizimi duket çështje kohe.

  • Ndahet nga jeta Paul Mario Day, këngëtari i parë i “Iron Maiden”

    Ndahet nga jeta Paul Mario Day, këngëtari i parë i “Iron Maiden”

    Paul Mario Day, muzikanti britanik dhe këngëtari i parë i grupit legjendar të heavy metal-it Iron Maiden, është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja e tij, e cila njoftoi se ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Australi.
    Edhe pse nuk është dhënë ende një shkak zyrtar i vdekjes, mediat britanike raportojnë se Day kishte vite që luftonte me kancerin.
    Paul iu bashkua grupit në dhjetor të vitit 1975, në moshën 19-vjeçare. Megjithatë, qëndrimi i tij në Iron Maiden zgjati vetëm dhjetë muaj. Në atë kohë, grupi ishte ende i panjohur dhe performonte në lokale të vogla. Kritikët sugjeruan se Paul-it i mungonte karizma në skenë, çka solli përfundimisht edhe largimin e tij nga grupi.
    Në një intervistë të vitit 2019, Day kujtoi kohët e vështira në fillimet e grupit:
    “Kur këndova në Iron Maiden, grupi ishte i ri dhe performonte në bare ku askush nuk na shikonte ose dëgjonte. Ishim anonimë dhe luftonim për çdo shfaqje e çdo audiencë.”
    Megjithëse nuk ishte pjesë e suksesit madhor që do të vinte më vonë, Paul Mario Day mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së një prej grupeve më ikonike të muzikës rock.

  • ‘Fllad Vere’ – Ekspozita e piktorit Mario Shemaj: Figurat janë simbolikë e intimes

    ‘Fllad Vere’ – Ekspozita e piktorit Mario Shemaj: Figurat janë simbolikë e intimes

    Peizazhe verore me sfond detin apo bregdetin me pisha! Figura njerëzore të zhytura në veprime të thjeshta të përditshmërisë: një përqafim, një përkëdhelje, lexim ose thjesht qëndrim në heshtje përballë horizontit e që lëvizin qetësisht nëpër peizazhe që ngjasojnë më shumë me ëndrrat se me realitetin.Kjo është ajo çfarë ofrojnë pikturat e artistit të ri Mario Shemaj në ekspozitën e parë të çelur prej tij në galerinë e Tiranës.“Ka filluar për pasion: me peizazhe verore, ku në sfond janë deti e pishat, gradualisht duke i shtuar figura, që krijojnë lidhje të drejtpërdrejta me natyrën e gati intime. Shumica e figurave janë të kthyera me kurriz, simbolikë intimiteti e një momenti melankolik e nostalgjik.”, – thotë Shemaj për “Report TV”.

    Personazhet, njëherësh të njohur e të panjohur, i kthejnë shpinën shikuesit. Jo për t’u larguar por për të ruajtur intimitetin e brishtë të çastit. Kjo mosprezencë e drejtpërdrejtë krijon një hapësirë reflektimi, ku çdo shikues është i ftuar të projektojë përjetimet e veta.“Nisën para katër vitesh me skica, me vizatime të thjeshta, me peizazhe. Vazhdimisht punoja, bëja dhe punë të tjera, por këto piktura, që ndërtoja në periudhën e verës, më vinin më të gëzueshme.”, – vëren artisti.Sfondet janë të ndezura, të zhytura në dritë, ku qielli dhe deti shkrihen në një të vetme. Format katrore të telajos sjellin një ndjesi stabiliteti dhe ndaljeje, ndërsa loja delikate e kompozimeve dhe e ngjyrës përçon idenë e një kohe që nuk matet me sekonda, por me ndjenja. Një kohë pa kohë, ku gjithçka qëndron pezull, ashtu si flladi i një vere që nuk mbaron.

  • Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

    Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

    Juventus është përforcuar në merkato teksa ka siguruar shërbimet e Joao Mario.Mbrojtësi i krahut, i cili vjen nga Porto, ka nënshkruar kontratë, të vlefshme deri në vitin 2030.
    Në sezonin e fundit në Portugali, Mario luajti 27 ndeshje, duke dhuruar paraqitje pozitive. Debutimi i tij te Juventus në një ndeshje zyrtare mund të vijë në ndeshjen e parë të kampionatit, ndaj Parmës me 24 gusht.

     

  • “Tërbohet” Juve, në Torino vjen Joao Mario, në sulm edhe për Kolo Muanin

    “Tërbohet” Juve, në Torino vjen Joao Mario, në sulm edhe për Kolo Muanin

    Jo vetëm te Milan, Vlahovic është njeri kyç edhe për merkaton e Juves. Largimi i tij nga Torino do të krijonte të gjithë kushtet që Igor Tudor të ketë në dispozicion sulmuesin që kërkon, Kolo Muani. Trajneri i “Zonjës së Vjetër” ia ka bërë të qartë drejtuesve të klubit, kërkon rikthimin e francezit me çdo kusht, por të negociosh me PSG nuk është aspekt e lehtë.
    Klubi francez kërkon 40 milionë euro për Kolo Muanin, të vetëdijshëm se këtë shifër mund ta marrin lehtësisht pasi për Kolon interesohen fuqishëm Newcastle dhe Man.United, pa harruar edhe disa ekipe nga Arabia Saudite. Juve e kërkon francezin në formë huazimi edhe për një tjetër vit, me të drejtë blerje, ndërsa PSG mund ta lë të lirë në huazim për këtë vit, por me detyrim blerje në 2026 me një çmim të fiksuar prej 40-50 milionë euro.

    Corriere
    Jo vetëm Kolo Muani, në Torino mezi pret të transferohet edhe Sancho, por dhe këtu diskutimi është thuajse i njëjtë, fillimisht duhet të largohet një lojtar, në këtë rast Nico Gonzales. “Zonja e Vjetër” është sërish një ekipet më aktive edhe këtë verë në Serie A pasi dy ditë më parë bënë zyrtare blerjen e Conceicaos.
    Tuttosport
    Këtë të enjte në Torino zbarkon edhe Joao Mario, me Juven dhe Porton që realizuan me sukses shkëmbimin e dy lojtarëve, Joao Martio me Alberto Costan.
    ()

  • “U zumë në Snapchat”/ Mario Përlleshaj dëshmon për vrasjen e Martin Canit: Thikën e gjeta në rrugë, pastaj s’mbaj mend

    “U zumë në Snapchat”/ Mario Përlleshaj dëshmon për vrasjen e Martin Canit: Thikën e gjeta në rrugë, pastaj s’mbaj mend

    Mario Përlleshaj dhe Martin Cani

    TIRANË- Mario Përlleshi ka dëshmuar sot në Gjykatë për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Canit. Në prani të një psikologeje, i mituri është marrë në pyetje nga avokatët e pranishëm për të treguar edhe njëherë gjithë dinamikën e ngjarjes dhe arsyen e përplasjeve me Martinin. Sipas të pandehurit për vrasje, sherri kur ishin takuar në shkollë, Martin Cani e kishte goditur me grushta. Më pas, Cani i kishte bërë një ftesë në rrjetin social “Snapchat”, ku edhe kishte vijuar debati mes tyre. E gjithë kjo ngjarje sipas tij, ka ndodhur 3 ditë para vrasjes së Canit. 
    Përlleshi thotë se shkaqet e sherrit, ishin vijim i debateve të 3 ditëve para ngjarjes ku ka pretenduar se është goditur me grushta nga Martin Cani. Ky i fundit i ka dërguar ftesë në “SnapChat” sipas Përlleshajt, ku kanë vijuar debatet dhe në fund, Mario pretendon se e kanë lënë të sqarohen të hënën, ditë kur edhe ka ndodhur ngjarja e rëndë.
    “Sherri nisi në TikTok. 3 ditë para ngjarjes ai më goditi me grushte. Debatuam edhe në Snapchat dhe e lamë që do të sqaroheshim ditën e hënën,”-tregon i riu. Ndërkohë që për pyetjet që i janë bërë ditën e ngjarjes, i mituri ka zgjedhur që të përgjigjet vetëm me “nuk e mbaj mend”.
    Ndërsa në lidhje me mjetin prerës ai ka thënë se nuk ka patur thikë me vete atë ditë, por ka gjetur mjet prerës në rrugë.
    Edhe seanca e sotme, si gjithë të tjerat është zhvilluar me dyer të mbyllura, kjo edhe për shkak të moshës së mitur të të akuzuarit Përlleshaj. Ky i fundit do të merret në pyetje edhe në seancën e ardhshme, pasi këtë të hënë, avokatët e palës së dëmtuar kanë paraqitur kërkesa të tjera sa i takon ekspertizave të kryera.
    Si ndodhi krimi?
    Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Sherri mes të miturve kishte nisur që të premten. Të hënën ishin riparë dhe ishin zënë gjatë orarit të pushimit të gjatë në oborrin e shkollës. Pas përfundimit të mësimit, të dy kishin mbledhur shokët për t’u përballur, por situata ka agravuar në përdorimin e thikës. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës.
    Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa shoku i tij, Luis Meçe, mori 4 goditje me thikë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Autori gjithashtu mbeti i plagosur në dorë, por kjo nuk e pengoi që pak çaste pas krimit të rëndë autori të pozonte për “Snapchat”. Sipas Policisë, fotoja i është bërë nga një shok i papërfshirë në përplasje teksa ishin duke shkuar me taksi për në spital. Pas ngjarjes, pasi mori mjekimin në një spital privat, 14-vjeçari u shoqërua në institucionin për të miturit në Kavajë, në pritje të verdiktit për dënimin e tij./ZËRI