Tag: marine

  • Meloni në mbështetje të Le Pen: Askush që beson në demokraci, nuk mund të jetë i lumtur

    Meloni në mbështetje të Le Pen: Askush që beson në demokraci, nuk mund të jetë i lumtur

    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka dalë në mbështetje të Marine Le Pen, pasi ajo u shpall fajtore me akuzën se ka shpërdoruar fondet e BE-së.
    Në një reagim në rrjetet sociale ajo shkruan se: “Kush beson në demokraci nuk mund të gëzohet për goditjen e një lidere të një partie të madhe dhe që i privon miliona qytetarëve nga përfaqësimin e tyre”.
    Marine Le Pen, udhëhesja e ekstremit të djathtë në Francë, u dënua nga Gjykata e Parisit me 4 vite burg, por ajo nuk do të kalojë asnjë ditë në qeli. Dy vite mund t’i kalojë në liri me kusht dhe dy të tjerë me byzylyk elektronik. Gjobitet edhe me 100 mijë Euro.
    Gjykata i ka ndaluar që për 5 vite ajo nuk do të mbajë asnjë post të lartë publik, gjë që e përjashton nga gara presidenciale 2027.
    Le Pen akuzohet për shpërdorimin e 3 milionë Eurove, para të cilat ajo i përdori për të paguar stafin e partisë së saj, por që ishin të destinuara për ndihmësit e saj si eurodeputete nga viti 2004 deri ën 2016-ën.

  • “Kjo është goditje për demokracinë”/ U dënua me 4 vite burg, Le Pen bën lëvizjen e parë pas vendimit

    “Kjo është goditje për demokracinë”/ U dënua me 4 vite burg, Le Pen bën lëvizjen e parë pas vendimit

    Pas dënimit të saj, Marine Le Pen nuk vonoi të bënte apel ndaj vendimit të gjykatës. Megjithatë, ky apel nuk ka asnjë efekt mbi hyrjen në fuqi të pazgjedhshmërisë së saj.
    Duke marrë parasysh afatet e zakonshme për caktimin e një date gjykimi, procesi i apelit mund të zhvillohet të paktën pas një viti, me një pritje prej tre muajsh për shpalljen e një vendimi të ri, pra, pikërisht para zgjedhjeve të vitit 2027.Në apel, Marine Le Pen mund t’i shpëtojë një pazgjedhshmërie të menjëhershme, gjë që teorikisht do t’i lejonte asaj të kandidonte. Por, nga njëra anë, gjyqi duhet të mbahet brenda këtyre afateve të kufizuara dhe, nga ana tjetër, përgatitja e një kandidature në këtë kontekst duket e vështirë.
    Në rast të një dënimi edhe në apel, mbetet më pas hapi i rekursit në Gjykatën e Kasacionit, përpara se vendimi gjyqësor të bëhet përfundimtar.
    Pas lajmit ka reaguar dhe avokati i saj Rodolphe Bosselut.
    “Kjo është një goditje për demokracinë”, shtoi avokati në një deklaratë të shkurtër për shtypin përpara selisë së partisë në Paris, përpara se t’i bashkohej klientes së tij.

  • “Brukseli na shpalli luftë, nuk dorëzohemi”, Orban e Salvini reagojnë ashpër pas dënimit të Le Pen  

    “Brukseli na shpalli luftë, nuk dorëzohemi”, Orban e Salvini reagojnë ashpër pas dënimit të Le Pen  

    Dënimi i kryetares së partisë së djathtë së Frontit Kombëtar në Francë Le Pen ka nxitur reagime të shumta e mesazhe mbështetjeje nga krerë të partive të djathta në Evropë.
    Ata kanë deklaruar se vendimi është qartësisht politik dhe kërkon të pengojë Le Pen nga kandidimi për president në Francë në zgjedhjet e vitit 2027.
    Kryeministri hungarez Orban e zv.kryeministri italian Salvini kanë deklaruar se nuk do ndalen dhe së dënimi është “shpallje lufte” nga Brukseli.
    Kryeministri hungarez Orban shkruan “Je suis Marine!” (Unë jam Marine)
    Presidenti i partisë së Le Pen, Jordan Bardella tha se dënimi nuk është thjesht ndaj Le Pen po ndaj demokracisë franceze.
    “Sot, nuk është vetëm Marine Le Pen ajo që dënohet padrejtësisht: është demokracia franceze ajo që u vra.
    Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini, i partisë Liga:“Ata që i frikësohen gjykimit të votuesve shpesh gjejnë siguri në gjykimin e gjykatave.”Ai e quajti rezultatin një “shpallje lufte nga Brukseli”, duke thënë: “Ne nuk do të frikësohemi, nuk do të ndalemi: Gaz në dërrasë, përparamiqtë e mi.”
    Eric Ciotti, ish-president i republikanëve të qendrës së djathtë“Fati demokratik i kombit tonë i konfiskuar nga një kabala gjyqësore e egër. Kandidatja e favorizuar në zgjedhjet presidenciale pengohetb të kandidojë. Ky nuk është një mosfunksionim i thjeshtë. Është një sistem për të kapur pushtetin që hedh sistematikisht mënjanë çdo kandidat që është shumë larg nga e djathta dhe që ka mundësi të fitojë.
    “Eric Zemmour, presidenti i Partisë së Rikthimit“Nuk u takon gjyqtarëve të vendosin se për kë duhet të votojnë njerëzit. Pavarësisht nga mosmarrëveshjet tona, Marine Le Pen është legjitime të marrë pjesë në zgjedhje.”
    Le Pen pritet ta apelojë vendimit dhe asnjë nga dënimet ndaj saj nuk do zbatohen derisa ankesat e saj në sistemin e drejtësisë të shteren.
    Por dënimi i saj pesëvjeçar i papërshtatshmërisë fillon menjëherë, nëpërmjet një mase të ashtuquajtur “ekzekutim të përkohshëm” të kërkuar nga prokurorët dhe do hiqet vetëm nëse apelohet përpara zgjedhjeve.
    Ajo ruan vendin e saj në Parlament deri në përfundimin e mandatit të saj.Apelimet në Francë mund të zgjasin me muaj apo edhe vite. Dënimi do e ndalojë atë të kandidojë në garën presidenciale të vitit 2027, nëse ajo nuk arrin ta apelojë me sukses.
    Një gjykatë e Parisit dënoi kryetaren e partisë Fronti Kombëtar (National Rally) Marine Le Pen me një ndalim pesëvjeçar për të kandiduar për ndonjë post publik. Vendimi ka efekt të menjëhershëm, duke vënë në dyshim përpjekjen e saj për të kandiduar për presidente në zgjedhjet e vitit 2027.
    Gjykatësi gjithashtu i dha asaj një dënim me katër vjet burg, dy prej të cilave të pezulluara dhe dy të tjerat ku do i duhet të mbikëqyret me byzylyk elektronik, duke tërhequr kritika të menjëhershme në vend dhe nga mbështetësit e saj jashtë vendit.
    Le Pen u largua nga salla e gjyqit përpara se gjyqtari të njoftonte se sa do zgjaste ndalimin e kandidimit të saj në zgjedhje dhe para vendimeve për një dënim të mundshëm me burg dhe gjobë. Kandidatja e trefishtë presidenciale u akuzua se kishte punësuar katër asistentë fiktive kur ishte eurodeputete (2004-2017) ndërkohë që ata dyshohet se kanë punuar për Frontin Kombëtar.
    Asistentët, të cilët paguheshin nga Parlamenti Evropian, dyshohet se kryenin detyra të lidhura me menaxhimin e partisë dhe jo me punë të lidhura me veprimtarinë parlamentare evropiane, siç kërkohet normalisht për poste të tilla. Përveç dyshimeve për punësim fiktive, gjykata dyshon se Le Pen ka qenë në qendër të një “sistemi përvetësimi” të organizuar dhe të centralizuar të parave të paguara nga BE-ja për partinë e saj, midis 2004 dhe 2016.
    Gjatë një séance gjyqësore në vjeshtën e vitit 2024, Le Pen mohoi nocionin e një sistemi, duke pretenduar se kishte mungesë provash dhe kritikoi ato që i quajti “gënjeshtra nga ish-kolegët e saj, të nxitura nga hakmarrja”. Përfshirë Le Pen, nëntë figura nga Fronti Kombëtar u dënuan gjithashtu.
    Dymbëdhjetë asistentë u dënuan gjithashtu për fshehje krimi, me gjykatën që vlerësoi se skema ishte 2.9 milionë euro.Le Pen do japë një deklaratë për mediat në TV në orën 20:00 të mbrëmjes.

  • PËRMBLEDHJA- Gjithë çfarë duhet të dimë për gjyqin e Marine Le Pen!

    PËRMBLEDHJA- Gjithë çfarë duhet të dimë për gjyqin e Marine Le Pen!

    Marine Le Pen

    PARIS– Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, u dënua për përvetësim të parave të Bashkimit Europian dhe u dënua duke iu ndaluar garimi për poste publike për të paktën 5 vjet. Gjykatësi gjithashtu i dha Le Pen një dënim me katër vjet burg, por 2 vjet do i kalojë me byrzyluk elektronik, ndërsa dy të tjerët iu pezulluan. Po ashtu, u dënua dhe me një gjobë prej 100,000 euro. 
    Por si arritëm këtu? Dhe çfarë është në rrezik? Për çfarë u akuzua Le Pen?
    Le Pen, partia e saj “National Rally” (RN) dhe rreth dy duzina politikanë të tjerë të partisë u akuzuan nga prokurorët për devijimin e mbi 4.1 milion euro të fondeve të Parlamentit Evropian. Paratë duheshin përdorur për të paguar stafin në Parlamentin Europian, por Le Pen e përdori për partinë në Francë. Të pandehurit thanë se paratë ishin përdorur në mënyrë legjitime.
    Çfarë do të thotë vendimi për shpresat presidenciale të Le Pen?
    Vendimi i jep një goditje masive Le Pen, e cila ka garuar tre herë në zgjedhjet presidenciale. Së fundmi, sondazhet kanë treguar se Le Pen ishte kryesuese në garë, madje RN është partia më e madhe e vetme në parlament falë mbështetjes së zgjeruar mes votuesve më të rinj. Por zakonisht në shumicën e rasteve në Francë, dënimet nuk zbatohen derisa të ketë mbaruar edhe procesi i apelimit. Megjithatë, nëse gjyqtarët aplikojnë një ekzekutim të përkohshëm – siç kanë bërë tani – dënimi fillon menjëherë. Ndalimi i përkohshëm i ekzekutimit nuk do të bëjë që Le Pen të hiqet nga vendi i saj në parlament derisa të përfundojë mandati i saj, megjithëse do ta pengojë atë të kandidojë në çdo garë të re elektorale. Ndalimi i përkohshëm pesëvjeçar i ekzekutimit do të bllokojë kandidimin e saj në zgjedhjet e vitit 2027.
    A ia ka hequr shpresat dënimi?
    Jo domosdoshmërisht. Shpresa më e mirë e Le Pen për të kandiduar është që të qëndrojë në shfuqizimin e dënimit në apel përpara zgjedhjeve të 2027. Procesi i apelimit në Francë mund të zgjasë me muaj apo edhe vite.
    Çfarë kanë thënë Le Pen dhe të tjerët për gjykimin?
    Le Pen ka akuzuar prokurorët se i caktuan “vdekjen e saj politike”, duke argumentuar se kërkesa për ekzekutim të përkohshëm ishte “krejtësisht joproporcionale”. Ajo dhe aleatët e saj pretendojnë ka nisur një gjueti shtrigash për të mbajtur “RN” larg pushtetit, duke i bërë jehonë dhe duke hequr paralelizma edhe me problemet ligjore të Donald Trump. Por nuk është vetëm Le Pen dhe aleatët e saj që kanë shprehur shqetësimin për atë që ata e shohin si tejkalim të kompetencave të gjyqësorit.  Kryeministri Francois Bayrou dhe ministri i Drejtësisë Gerald Darmanin, si dhe disa rivalë të krahut të majtë, kanë sinjalizuar “siklet” që gjyqtarët – në vend të votuesve – vendosin se kush mund të kandidojë për postin e presidentit. Kjo ka bërë që prokurorët dhe një gjyqtar të marrin kërcënime me vdekje.
    Çfarë do të bëjë “RN” tani?
    Udhëheqësit e RN kishin thënë se nuk prisnin që Le Pen të përjashtohej, por nëse kjo ndodh, atëherë presidenti 29-vjeçar i partisë, Jordan Bardella do të ishte kandidati i tyre për vitin 2027. Bardella kritikoi vendimin e gjykatës të së hënës, duke thënë: Sot nuk është vetëm Marine Le Pen ajo që u dënua padrejtësisht. Ishte demokracia franceze, ajo që u vra./ZËRI

  • Orban mbështet Le Pen: Jam Marine!

    Orban mbështet Le Pen: Jam Marine!

    Marine Le Pen dhe Viktor Orban

    BUDAPEST- Kryeministri hungarez Viktor Orban ka mbështetur Marine Le Pen, e cila u dënua nga një gjykatë franceze sot me akuzën për shpërdorim të fondeve publike. Në rrjetin social “X”, Orban ka shprehur hapur mbështetjen e tij ndaj koleges së tij.
     
    “Unë jam Marine”, ka shkruar Orban në “X” në frëngjisht, me etiketën e llogarisë zyrtare të Le Pen në të njëjtin rrjet social.
     

  • Abuzoi me fondet e BE! Marine Le Pen dënohet me 4 vite burg, i ndalohet kandidimi në zgjedhjet 2027

    Abuzoi me fondet e BE! Marine Le Pen dënohet me 4 vite burg, i ndalohet kandidimi në zgjedhjet 2027

    Marine Le Pen

    FRANCË-Liderja e Ekstremit të Djathtë në Francë, Marine Le Pen dhe tetë eurodeputetë u shpallën fajtorë për përvetësim të fondeve të Bashkimit Europian. Le Pen është dënuar me 4 vjet burgim, si dhe ndalimi për të kandiduar për poste publike për pesë vjet, duke i vënë në rrezik karrierën politike, pasi i shuhen aspiratat për të marrë pjesë në garën presidenciale në Francë. Gjithashtu, Marine Le Pen është gjobitur edhe me 100 mijë euro gjobë.
    Sa i përket dënimit me burg, Le Pen nuk do të shkojë në qeli, pasi i është konvertuar dhe për dy vite do të monitorohet me byzylyk elektronik. Liderja e Ekstremit të Djathtë në Francë pritet ta apelojë vendimin e Gjykatës së Parisit dhe ky vendim nuk do të zbatohet tani.
    Ajo mohoi akuzat se ishte në krye të “një sistemi” që synonte të përfitonte nga paratë e parlamentit të BE për partinë e saj, duke argumentuar në vend të kësaj se ishte e pranueshme të përshtatej puna e ndihmësve parlamentar me nevojat e ligjvënësve të partisë së saj.
    Le Pen i tha gjykatës: Unë absolutisht nuk ndjej se kam kryer parregullsinë më të vogël, lëvizjen më të vogël të paligjshme.

    Le Pen dhe 24 kolegë të tjerë të Tubimit Kombëtar janë akuzuar për përvetësim të parave të destinuara për ndihmësit e Parlamentit Evropian për të paguar stafin që punonte për partinë gjatë një periudhe 4-vjeçare. Parlamenti Evropian vlerësoi se fondet e supozuara të përvetësuara arrinin në rreth 7 milionë euro.
    Me çfarë akuzash përballet Le Pen?
    Hetimi paraprak u hap pas një raporti nga Komisioni Kombëtar për Llogaritë e Fushatës dhe Financimin Politik. Organi është përgjegjës për monitorimin e shpenzimeve të kandidatëve. Në zgjedhjet franceze, kandidatëve u ndalohet të tejkalojnë një kufi të caktuar parash. RN (i njohur më parë si Fronti Kombëtar) u akuzua se midis viteve 2004 dhe 2016, kishte punësuar asistentë parlamentarë për të punuar vetëm për partinë e saj, por i paguante me fondet e BE-së. Në punë ajo kishte marrë një truprojë për të, e një për të atin Jean-Marie Le Pen./ZËRI

  • Marine Le Pen shpallet fajtore, përvetësoi fondet e BE, dënohet me katër vjet burg dhe gjobë

    Marine Le Pen shpallet fajtore, përvetësoi fondet e BE, dënohet me katër vjet burg dhe gjobë

    Liderja e Ekstremit të Djathtë, Marine Le Pen është shpallur fajtore për shpërdorim të fondeve evropiane për të financuar partinë e saj Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë.

    Ajo është dënuar me 4 vite burg, dy prej të cilave do të jenë dënim me kusht si dhe një gjobë prej 100.000 euro.

    Lexo edhe :

    Related Posts

    Vendimi shuan  shpresat e saj për të kandiduar për presidente në vitin 2027.

    Le Pen pritet të apelojë vendimin ndërsa dy masat ndaj saj, burgimi dhe gjoba, nuk do të zbatohen deri në vendimin e formës së prerë.

    Le Pen, dhe shumë figura të tjera partiake u akuzuan për devijimin e fondeve të Parlamentit Evropian për të paguar stafin e partisë./vizionplus.tv

  • U shpall fajtore për përvetësim fondesh të BE-së, Marine Le Pen përjashtohet nga politika aktive për 5 vjet

    U shpall fajtore për përvetësim fondesh të BE-së, Marine Le Pen përjashtohet nga politika aktive për 5 vjet

    Politikanja franceze, Marine Le Pen, u shpall fajtore për shpërdorim të fondeve evropiane, me qëllim financimin e partisë së saj të ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar.
    Gjykata ia ndaloi të mbajë poste publike për pesë vjet, çfarë do të thotë se ajo nuk do të mund të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës, më 2027.

    Gjykata ia shqiptoi edhe dënimin me katër vjet burgim, dy prej të cilëve do të pezullohen.
    Dy të tjerët, ndërkaq, do t’i kalojë me etiketë elektronike dhe jo në paraburgim.
    Ajo, gjithashtu, u dënua me 100.000 euro gjobë.
    Me shumë mundësi, Le Pen do ta apelojë dënimin me burg, kështu që ky dënim nuk do të zbatohet tani.
    Ajo u largua nga salla e gjyqit derisa gjyqtari lexonte dënimin.
    Le Pen, së bashku me më shumë se 20 figura të tjera të larta partiake, u akuzuan për punësimin e asistentëve që punonin për partinë e saj dhe jo për Parlamentin Evropian, që i paguante.
    Gjatë gjyqit vitin e kaluar, ajo mohoi se kishte kryer “parregullsinë më të vogël”./rel

  • Marine Le Pen dënohet me 4 vjet burg dhe 5 vjet ndalim të kandidimit për poste zyrtare

    Marine Le Pen dënohet me 4 vjet burg dhe 5 vjet ndalim të kandidimit për poste zyrtare

    Një vendim gjykate me pasoja të rënda politike. Marine Le Pen u dënua mëngjesin e kësaj të hëne për përvetësim të fondeve publike në rastin e asistentëve të Parlamentit Evropian të Tubimit Kombëtar. Ish-presidenti i Tubimit Kombëtar (RN) u dënua me katër vjet burg, dy prej të cilave u vunë nën monitorin e kyçit të këmbës, dhe gjithashtu me pesë vjet pamundësi perfaqësimi apo kandidimi për poste zyrtare me ekzekutim të përkohshëm.

    Prandaj, ajo nuk duhet të jetë në gjendje të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, edhe në rast të një apeli.

    Marine Le Pen, e cila u largua nga salla e gjyqit para vendimit, nuk i është përgjigjur ende dënimit të saj. U dënuan edhe ish-deputetë të tjerë të RN, duke përfshirë Louis Aliot dhe Nicolas Bay.

  • U shpall fajtore për shpërdorim të fondeve evropiane, Le Pen ndalohet të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027

    U shpall fajtore për shpërdorim të fondeve evropiane, Le Pen ndalohet të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027

    Pasi u shpall fajtore nga Gjykata e Parisit për shpërdorim të fondeve të BE-së, liderja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen u ndalua të kandidojë për poste politike për pesë vjet me efekt të menjëhershëm, që do të thotë se ajo nuk është në gjendje të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 2027-ës.

    Kryetari i gjykatës, Bénédicte de Perthuis, tha se veprimet e Le Pen përbënin një “sulm serioz dhe të qëndrueshëm ndaj rregullave të jetës demokratike në Evropë, por veçanërisht në Francë”.

    Lexo edhe :

    Related Posts

    Le Pen u largua nga salla e gjyqit përpara se dënimi i saj të lexohej i plotë, shkruan CNN. 

    Aktualisht, anëtare e parlamentit francez, Le Pen u shpall fajtore së bashku me tetë eurodeputetë nga partia e saj dhe 12 asistentë. Ata u akuzuan për përdorimin e parave të Parlamentit Evropian për të paguar stafin që në fakt punonte për partinë e saj politike, Rally National (RN), në Francë.

    Prokurori i Parisit kishte kërkuar një dënim me pesë vjet burg, duke përfshirë dy me kusht; një gjobë prej 300,000 € (325,000 dollarë) dhe pamundësi për të kandiduar për poste politike për pesë vjet. Prokurorët kishin kërkuar që ndalimi të qëndronte edhe nëse ajo apelonte.

    Sondazhet e mëparshme treguan se Le Pen ishte në rrugën e duhur për të zëvendësuar Emmanuel Macron, i cili nuk do të jetë në gjendje të kërkojë një mandat të tretë radhazi në detyrë.

    Nën udhëheqjen e saj, RN është përpjekur të distancohet nga rrënjët e saj raciste dhe antisemitike, duke shpresuar t’i japë partisë një fytyrë më të pranueshme.

    Vendimi i gjykatës ka nxitur tashmë aleatët evropianë të krahut të djathtë të Le Pen të mblidhen në mbrojtje të saj.

    Vetëm pak minuta pas vendimit, kryeministri hungarez Viktor Orban i dërgoi një mesazh solidariteti Le Pen. “Je suis Marine (Unë qëndroj me Marine)!” shkroi ai në X./vizionplus.tv