Tag: marine

  • ‘Të majtët përdorin drejtësinë për të shtypur fjalën e lirë’/ Trump: Arrestimi i Le Pen është një ‘gjueti shtrigash’

    ‘Të majtët përdorin drejtësinë për të shtypur fjalën e lirë’/ Trump: Arrestimi i Le Pen është një ‘gjueti shtrigash’

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar arrestimin e Marine Le Pen në Francë duke theksuar se të majtët përdorin drejtësinë për të shtypur fjalën e lirë.

    Trump tha se kjo që i ndodhi lideres të së djathtës ekstreme në Francë, i ka ndodhur dhe atij përgjatë qeverisjes së Joe Biden.

    Ai shtoi se ky vendim i gjykatës ndaj Le Pen është diçka shumë negative për popullin e Francës.

    “Gjuetia e shtrigave kundër Marine Le Penis një shembull tjetër i të majtëve evropianë që përdorin drejtësinë për të heshtur Fjalën e Lirë dhe për të censuruar kundërshtarin e tyre politik, këtë herë duke shkuar aq larg sa ta fusin kundërshtarin në burg. Është i njëjta lojë që është përdorur kundër meje nga një grup të çmendurish dhe humbsish si Norm Eisen, Andreë Wiessmann dhe Lisa Monaco. Ata i kaluan nëntë vitet e fundit duke mos menduar për asgjë tjetër dhe dështuan sepse populli i amerikan e kuptoi se ata ishin vetëm avokatë dhe politikanë të korruptuar. Nuk e njoh Marine Le Pen, por e vlerësoj sa shumë ka punuar për kaq shumë vite. Ajo pësoi humbje, por vazhdoi të ecë dhe tani mund të korrte një fitore të madhe. Ata vunë një akuzë të vogël që ndoshta ajo nuk mund të ishte në djeni. Të gjitha këto janë diçka shumë e keqe për Francën dhe popullin francez, pavarësisht se në cilën anë janë. Lironi Marine Le Pen.” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

    President Donald J. Trump stands with Marine Le Pen! pic.twitter.com/k19wt0rlXo— Trump War Room (@TrumpWarRoom) April 4, 2025

     

  • Dha dënimin për Marine Le Pen, gjykatësja kërcënohet me vdekje, reagon dhe Macron

    Dha dënimin për Marine Le Pen, gjykatësja kërcënohet me vdekje, reagon dhe Macron

    Gjykatësja që dënoi lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, duke i ndaluar asaj kandidimin në zgjedhjet presidenciale të Francës në vitin 2027, është vënë nën mbrojtjen e policisë pasi është përballur me kërcënime me vdekje.

    Po ashtu, adresa e saj e shtëpisë është shpërndarë në internet.
    Benedikte de Perthuis, (Benedike De Pertu) kryetarja e një paneli prej tre gjyqtarësh që shpalli Le Penin fajtore për përvetësim të fondeve të BE-së, tani është duke u mbrojtur nga policia, në punë dhe në shtëpi.
    De Perthuis gjithashtu ka marrë kërcënime në mediat sociale, pasi fotoja e saj është përhapur me të madhe në rrjetin social X dhe faqet e ekstremit të djathtë.
    Policia e Parisit ka konfirmuar se një hetim është duke u zhvilluar lidhur me kërcënimet ndaj De Perthuis.
    Le Pen u shpall fajtore të hënën për përvetësim të fondeve të BE-së për ta financuar partinë e saj.
    Ajo përveç që është ndaluar nga kandidimi për poste publike për 5 vjetët e ardhshme, është dënuar edhe me katër vjet burgim, dy prej të cilave me kusht dhe dy të tjera mund t’i kryejë në liri duke mbajtur hallkë elektronike, dhe po ashtu me gjobë në vlerë prej 100.000 euro.
    Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dënuar të mërkurën kërcënimet me vdekje në drejtim të gjyqtares, Benedikte de Perthuis, duke i cilësuar si absolutisht të papranueshme dhe të patolerueshme.
    Macron gjithashtu ka komentuar për herë të parë vendimin e gjykatës për ta dënuar Le Penin, duke theksuar se “dega gjyqësore është e pavarur” dhe se “ligji është i barabartë për të gjithë”.

    Top Channel

  • Kërcënohet gjykatësja që dënoi Marine Le Pen, merret në mbrojtjen e policisë

    Kërcënohet gjykatësja që dënoi Marine Le Pen, merret në mbrojtjen e policisë

    Gjykatësja që ka dënuar lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, vendim i cili i ndaloi kandidimin në zgjedhjet presidenciale të Francës në vitin 2027, është vënë nën mbrojtjen e policisë.

    Sipas mediave ndërkombëtare, Benedikte de Perthuis është përballur me kërcënime me vdekje.

    Policia e Parisit ka konfirmuar se ka nisur një hetim lidhur me këto kërcënimet.

    Benedikte de Perthuis, kryetarja e një paneli prej tre gjyqtarësh që shpalli Le Penin fajtore për përvetësim të fondeve të BE-së, tani është marrë në mbrojtje nga policia.

    De Perthuis gjithashtu ka marrë kërcënime edhe në mediat sociale, pasi fotoja e saj është përhapur me shpejtësi në rrjetin platformë X .

     

  • U dënua me burg, reagon Marine Le Pen: Bombë bërthamore nga sistemi

    U dënua me burg, reagon Marine Le Pen: Bombë bërthamore nga sistemi

    Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, është rikthyer në mënyrën e zakonshme të fushatës së saj të ashpër këtë mëngjes, pasi sapo ka deklaruar se partia e saj “nuk do t’i lejonte popullit francez t’i vidheshin zgjedhjet presidenciale” pas vendimit të gjykatës së djeshme që e ndaloi atë nga gara e vitit 2027.
    Në komentet e raportuara nga mediat franceze , ajo tha në një takim grupi të hapur për shtyp këtë mëngjes se donte të “mbronte popullin francez, i cili ka të drejtë të votojë për kë të dëshirojë”.

    Le Pen e krahasoi vendimin kundër saj me “një bombë bërthamore” të hedhur mbi të “nga sistemi”, duke argumentuar se “nëse ata përdorin një armë kaq të fuqishme kundër nesh, kjo është sepse ne jemi në prag të fitimit të zgjedhjeve”.
    “Ne nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, shtoi ajo.
    Le Pen gjithashtu fajësoi gjykatat për “ndërhyrje” në procesin zgjedhor , duke thënë se kjo minon aftësinë e Francës për të mbrojtur demokracinë globalisht.
    Megjithatë ajo kritikoi ashpër kërcënimet e raportuara ndaj gjyqtarëve, duke thënë se ato ishin “skandaloze” dhe “të papranueshme”.

  • Opsionet e Marine Le Pen pas dënimit, 4 SKENARËT e mundshëm

    Opsionet e Marine Le Pen pas dënimit, 4 SKENARËT e mundshëm

    Marine Le Pen

    FRANCË- Lëvizjet e Marine Le Pen nga një këndvështrim ligjor nuk janë të shumta. Asaj i duhet që të përballet me dënimin që i caktoi Gjykata franceze, edhe pse ka premtuar se vendimi do të apelohet. Këto janë procese që mund të zgjasin disa muaj apo dhe disa vite. Siç ka deklaruar Marine Le Pen, përmes avokatit të saj Rodolfo Basseloux, kjo çështje do të apelohet ndaj edhe drejtuesja e “National Rally” nuk do të vuajë menjëherë dënimin e caktuar për të qëndruar 2 vite me byzylyk elektronik në këmbë. 
    Praktikisht do të thotë se deri në një vendim të prerë, Le Pen konsiderohet e pafajshme. Gjykatat tani duhet të presin konfirmimin e dënimit nga Gjykata e Apelit dhe më pas nga Gjykata e Kasacionit, përpara se të mund të zbatojnë dënimin me burg dhe gjobë.
    Por, ndalimi 5-vjeçar për të mbajur poste publike ende mbetet në fuqi. Praktikisht, kjo do të thotë se Le Pen nuk ka gjasa të jetë në gjendje të kandidojë për zgjedhje në pesë vitet e ardhshme. Por mund të vazhdojë dhe të mbajë postin e saj di deputete. 
    Katër skenarë për të ardhmen
    1. Apeli i Marine Le Pen nuk përfundon para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027 ose dëgjohet dhe refuzohet
    Në këtë rast, Jordan Bardella konsiderohet pasardhësi i saj. Thashethemet se mbesa e saj Marion Marechal po e kërcënon, konsiderohen si të pavërteta.
    2. Ankesa e Marine Le Pen dëgjohet në kohën e duhur dhe vendimi i shkallës së parë anulohet para zgjedhjeve të 2027
    Nuk ka shumë gjasa, duke pasur parasysh kohën që duhet zakonisht për të siguruar një gjyq apeli në Francë – por asgjë nuk mund të përjashtohet.
    3. Jordan Bardella zgjidhet president në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 dhe emëron Marine Le Pen si kryeministren e tij
    Le Pen e dëshiron diçka të tillë dhe asgjë nuk do ta pengonte atë të merrte postin e kryeministres, duke përmbysur rolet e dyshes që ajo ka propozuar për 18 muajt e fundit.
    4. Jordan Bardella zgjidhet president në zgjedhjet presidenciale të 2027, fal Le Pen dhe jep dorëheqjen në mënyrë që ajo të mund të kandidojë
    Por falja presidenciale mund të jepet vetëm kur një çështje të jetë vendosur përfundimisht. Edhe në këtë rast duhet vendimi i Apelit.
    Që Le Pen të mund të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, në vitin 2027, është e nevojshme që gjykimi në Gjykatën e Apelit të bëhet para raundit të parë të zgjedhjeve dhe deri atëherë të merret vendimi. Duke qenë se bëhet fjalë për një çështje të madhe me shumë të pandehur, shqyrtimi i çështjes nga Gjykata e Apelit do të zgjaste të paktën 18 muaj dhe do të rezultonte në një gjykim që do të zgjaste disa javë. Ndaj edhe duke folur për mediat franceze, disa avokatë dhe gjyqtarë e konsiderojnë si “të pamundur” që Marine Le Pen të jetë në gjendje të kandidojë në vitin 2027./ZËRI

  • “Nuk do ma vjedhin presidencën”, Marine le Pen: Sistemi na lëshoi bombën bërthamore

    “Nuk do ma vjedhin presidencën”, Marine le Pen: Sistemi na lëshoi bombën bërthamore

    Pasi u dënua në Francë me “vdekje politike”, Marine le Pen reagon furishëm me një gjuhë lufte.
    “Sistemi ka lëshuar bombën e tij bërthamore dhe nëse përdor një armë kaq të fuqishme kundër nesh, është sigurisht se ne jemi duke fituar zgjedhjet. Prandaj ata i thonë vetes se gjithçka që kanë vënë në zbatim deri më tani nuk ka funksionuar dhe se mund t’u duhet të kalojnë në një nivel tjetër”, tha Le Pen.
    Liderja e ekstremit të djathtë vazhdoi më tej të kundërshtojë vendimin e gjykatës që e dënoi me përjashtim 5 vite nga gara për postet publike, përfshirë atë të presidentit, 4 vite burg nga të cilat 2  të pezulluara dhe 2 të tjera me një byzylyk elektronik, duke përsëritur se është plotësisht politik, pavarësisht se u shpall fajtore për përvetësim të fondeve të Bashkimit Europian.
    “Ata na vodhën zgjedhjet legjislative përmes manovrave skandaloze. Dua të jem e qartë, ne nuk do të lejojmë që zgjedhjet presidenciale të na vidhen ne francezëve. Prandaj do ta mbrojmë veten dhe do të përdorim të gjitha mënyrat në dispozicion për të lejuar që populli të zgjedhë liderin e ardhshëm të tij. Ne do të fitojmë.”
    Marine le Pen akuzoi drejtësinë franceze se po prish demokracinë dhe po shkel sundimin e ligjit duke u vënë në dispozicion të pushtetit dhe kundërshtarëve të saj.
    “Nëse liderët politikë të gjyqtarëve janë ata që vendosin se kush mund të kandidojë dhe për kë mund të votojnë francezët, atëherë ne nuk jemi më në një demokraci. Dhe kështu do të luftojmë, të gjitha mjetet ligjore do të analizohen dhe përdoren”, Le Pen.
    Marine le Pen sinjalizoi organizimin e protestave të mëdha për të kundërshtuar dënimin, i cili gjithashtu do të apelohet në gjykatë dhe do të dërgohet për shqyrtim në Këshillin Konstitucional. Ndalimi për të garuar për 5 vite për poste publike ka thyer ëndrrën e politikanes për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, në të cilat rezulton favorite në sondazhe. Në vend të saj mund të garojë lideri i Frontit Nacional Jordan Bardella.

  • Nga Donald Trump te Orban dhe Salvini, cilët janë politikanët që i dolën në krah Marine Le Pen pas dënimit nga gjykata franceze

    Nga Donald Trump te Orban dhe Salvini, cilët janë politikanët që i dolën në krah Marine Le Pen pas dënimit nga gjykata franceze

    Marine Le Pen është një ikonë e së djathtës nacionaliste të Francës: një nga figurat politike më të njohura dhe më të pëlqyera të vendit, me agjendën e saj “Franca e Para”, anti-woke dhe kundër emigracionit.

    Udhëheqësit e së djathtës ekstreme, të cilët aktualisht po fitojnë gjithnjë e më shumë mbështetje në pjesën më të madhe të Evropës, e shohin atë si “një nga grupi i tyre”, edhe nëse nuk pajtohen në çdo çështje.
    Shumë prej këtyre liderëve dolën në rrjetet sociale të hënën, pasi Le Pen u ndalua të kandidojë për një post politik për pesë vjet, pasi u akuzua, së bashku me të tjerë, për përvetësimin e 2.9 milionë eurove (3.4 milionë dollarë; 2.5 milionë paund) nga fondet e BE-së për t’u përdorur në Francë nga partia e saj, Tubimi Kombëtar.
    Për ta, kjo ishte një mundësi, jo vetëm për të treguar mbështetje për Le Pen, por edhe për të përdorur rastin e saj për të theksuar atë që ata e shohin si kauzën e tyre të përbashkët – një betejë kundër politikës tradicionale, e cila sipas tyre kërkon të heshtë ose të minojë agjendën e tyre nacionaliste.
    Por për Le Pen, kjo mund të jetë fundi i ambicies së saj të kahershme për t’u bërë presidente e Francës. Ajo kishte një pozicion të fortë në sondazhe përpara zgjedhjeve të ardhshme, të planifikuara për pas dy vitesh.
    Ajo dhe bashkëpunëtorët e saj politikë këmbëngulin se janë të pafajshëm. Ata kanë apeluar vendimin.
    Në një shfaqje të bujshme solidariteti të hënën, kryeministri kontrovers i Hungarisë, Viktor Orban, shkroi në X në frëngjisht: *”Je suis Marine”* (“Unë jam Marine”).
    Populisti Geert Wilders, lideri i partisë më të madhe politike në Holandë, postoi në X se ishte i sigurt që Le Pen do të fitonte apelin dhe se ajo do të bëhej presidentja e ardhshme e Francës.
    Zëvendëskryeministri i linjës së ashpër të Italisë, Matteo Salvini, gjithashtu reagoi në rrjetet sociale:
    “Ne nuk trembemi… përpara me shpejtësi të plotë, mikja ime!”
    “Ata që kanë frikë nga gjykimi i votuesve shpesh kërkojnë ngushëllim nga gjykatat. Në Paris, ata e kanë dënuar Marine Le Pen dhe duan ta largojnë atë nga jeta politike”, shkroi ai.
    Gjykatat franceze mohojnë se janë të politizuara. Ata thonë se puna e tyre është të administrojnë drejtësinë.
    Shumë në Francë, 57% sipas një sondazhi nga “BFMTV”, besojnë se drejtësia u vu në vend në çështjen e Le Pen pa paragjykime.
    Por një dyshim se gjykata ishte e njëanshme – e vendosur për të bllokuar suksesin politik të Le Pen, e cila e quan veten “zëri i popullit” – u përsërit nga mbështetësit e saj brenda dhe jashtë Francës të hënën.
    Nga Rusia, madje edhe Kremlini u përfshi. Zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov, shprehu një interes të papritur për demokracinë, duke deklaruar se “Situata e Marine Le Pen përbën një shkelje të normave demokratike”.
    Në disa vende evropiane, sistemet juridike kombëtare duket se janë të kapura në mes të një epoke të re përçarjesh dhe dyshimesh të thella në shoqëri – duke çuar në një luftë të ashpër mes politikanëve populistë dhe kundërshtarëve të tyre, të cilët akuzojnë njëri-tjetrin për përdorimin e drejtësisë për të mbrojtur interesat e tyre politike. Shembujt më të fundit janë Franca, Rumania dhe Hungaria.
    Ashtu si edhe Shtetet e Bashkuara.
    Donald Trump e quajti dënimin e Le Pen një “çështje shumë të rëndësishme”.
    Duke folur në një ceremoni nënshkrimi në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Trump shtoi:
    “[Le Pen] u ndalua për pesë vjet dhe ajo ishte kandidatja kryesore.”
    “Kjo më tingëllon si ky vend (SHBA), shumë si ky vend.”
    Kur ai u përball me disa sfida ligjore përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor, Trump sulmoi të gjithë ata që ishin të përfshirë në proceset gjyqësore kundër tij, si dhe mediat që bënë investigime për të – të cilat muajin e kaluar i quajti sërish “të paligjshme”.
    Por tani që është kthyer në Shtëpinë e Bardhë, kritikët e kanë akuzuar atë se po përpiqet të përdorë gjykatat për t’u hakmarrë ndaj kundërshtarëve politikë.
    Megjithatë, problemet e tij ligjore nuk e dëmtuan fatin e tij politik.
    Në Francë, është e mundur që – pavarësisht se çfarë ndodh me të ardhmen politike të Le Pen – partia e saj do të përfitojë dhe do të rritet në popullaritet nga gjithë vëmendja mediatike rreth vendimit të së hënës, apelimit që do të vijojë dhe një ndjenjë sfide mes një pjese të madhe të votuesve kundër establishmentit francez, që ata besojnë se po përpiqet të shuajë vullnetin e popullit – duke u mohuar atyre kandidatin e preferuar për president.

    Top Channel

  • “Je suis Marine”/ Dënimi i Le Pen, ngrihet ekstremi i djathtë në Europë

    “Je suis Marine”/ Dënimi i Le Pen, ngrihet ekstremi i djathtë në Europë

    Dënimi i Marine Le Pen, ikona e së djathtës nacionaliste të Francës dhe një nga figurat politike më të njohura të vendit – me axhendën e saj Franca e Para e kundër emigracionit, ka shkaktuar një tërmet në Europa.

    Udhëheqësit e djathtë në kontinentin e vjetër, numri i të cilëve sa vjen e po rritet, e konsiderojnë Le Pen-in njërrën dhe ndonëse mund të mos bien dakord me të për çdo çështje, menjëherë i kanë dalë në krah pas dënimit të saj nga gjykata.
    Shumë prej këtyre liderëve vërshuan në postime në mediat sociale pasi Marine le Penit iu ndalua kandidimi për poste publike për pesë vjet, e akuzuar bashkë me disa të tjerë se kanë përvetësuar mbi 4 milion dollarë fonde të BE-së për t’u përdorur nga partia e saj, Tubimi Kombëtar.
    Për këta udhëheqës, thotë BBC, ky ishte një shans për të dëshmuar jo thjesht mbështetjen për Le Pen, por edhe për ta përdorur rastin e saj me qëllimin të evidentojnë kauzën e tyre të përbashkët, luftën kundër një rryme politike tradicionale, që kërkon të mbysë apo minojë axhendën e tyre nacionaliste.
    Kryeministri hungarez Victor Orban shkroi në X “Je suis Marine”, Unë jam Marine”. Po përmes të njëjtës platformë populisti holandez Geert Wilders përcolli bindjen se ajo do ta apelojë vendimin dhe do të bëhet presidentja e ardhshme e Francës’; “Ne nuk frikësohemi”, ishte komenti i zëvendëskryeministrit italian Matteo Salvini.
    Vendimi i gjykatës nënkupton fundin e ambicieve politike të saj, për të pasuar në krye të Elizesë Emmanuel Macron në presidencialet e 2027-tës. Sondazhet më të fundit të opinionit, tregonin se Marine Le Pen kryesonte dhe kishte gjasat më të mëdha për fitore.

    Top Channel

  • Donald Trump reagon për dënimin e Marine Le Pen: Më kujton vendin tonë!

    Donald Trump reagon për dënimin e Marine Le Pen: Më kujton vendin tonë!

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar për herë të parë lidhumr me vendimin e Gjykatës Franceze për të dënuar lideren e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen.
    Gjatë një konference me gazetarët nga Zyra Ovale, Trump tha se vendimi i gjykatës për të ndaluar kandidimin e Le Pen në zgjedhje ngjason shumë me procesin gjyqësor të bërë ndaj tij në SHBA, për ta ndaluar të garonte për president.

    “Kjo është një çështje e madhe. Është një çështje shumë e madhe. Di gjithçka rreth saj dhe shumë njerëz mendonin se ajo nuk do të dënohej. Nuk e di nëse kjo nënkupton një dënim të plotë, por asaj i është ndaluar kandidimi për pesë vjet, dhe ajo është kandidatja kryesore. Kjo më kujton këtë vend. Kjo më kujton shumë vendin tonë”, tha Trump.

  • Një vetëkrahasim me Jezu Krishtin në politikën franceze

    Një vetëkrahasim me Jezu Krishtin në politikën franceze

    Bruno Gollnisch, një bashkëpunëtor i Marine Le Pen, i cili, si ajo, u dënua për përvetësim fondesh, bëri një paralele të çuditshme midis situatës së tij dhe Jezu Krishtit.
    Pasi mësoi për dënimin e tij, i cili përfshin tre vjet burg dhe një ndalim pesë-vjeçar për angazhim politik, Gollnisch deklaroi: “Edhe Jezu Krishti u dënua dhe pse ishte i pafajshëm”. Edhe pse ai theksoi se nuk po e krahasonte veten dhe Le Pen me Jezusin, ai shtoi se ata ishin gjithashtu “të pafajshëm”.
     Ai më pas komentoi se ky ishte “fundi i demokracisë” dhe shprehu pakënaqësinë me vendimin. Gollnisch, i cili është 75 vjeç, ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Jean-Marie Le Pen, themeluesit të partisë së ekstremit të djathtë Fronti Popullor, e cila më vonë u drejtua nga vajza e tij Marine. /tesheshi.com/