Tag: marinaj

  • Zjarret në Malësi të Madhe, digjet një mjet zjarrfikës, Marinaj: Tregoni kujdes, mos jini shkaktarë të vatrave…

    Zjarret në Malësi të Madhe, digjet një mjet zjarrfikës, Marinaj: Tregoni kujdes, mos jini shkaktarë të vatrave…

    Forcat zjarrfikëse të Malësisë së Madhe po përballen me një situatë tepër të vështirë si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë disa zona të territorit tonë. Vetëm në 24 orët e fundit, ekipet tona kanë qenë të angazhuara pa ndërprerje në shuarjen e disa vatrave aktive në Aliaj, Pigza, Pjetroshan, Premal, Jeran dhe Grishaj.
    Situata ka qenë jashtëzakonisht problematike. Fatkeqësisht, gjatë ndërhyrjes në terren është djegur plotësisht një automjet zjarrfikës dhe një efektiv është lënduar, por është jashtë rrezikut për jetën.
    Dua t’i bëj thirrje të gjithë banorëve të Malësisë së Madhe që të tregojnë kujdes maksimal, të mos jenë shkaktarë të zjarreve, as me qëllim dhe as nga pakujdesia. Gjithashtu, ju ftoj që të njoftoni menjëherë autoritetet sapo vini re ndonjë vatër zjarri, në mënyrë që të ndërhyjmë sa më shpejt dhe të parandalojmë përshkallëzimin e situates.
    Në fshatin Grishaj, për shkak të rrezikut të për jetën, është bërë edhe evakuimi i disa banorëve. Efektivët tanë po bëjnë të pamundurën për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të mbrojtur komunitetin tonë.
    Shpreh mirënjohjen time të thellë për sakrificën, përkushtimin dhe guximin e të gjithë forcave zjarrfikëse dhe uroj që këtë situatë të rënduar ta kalojmë sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja. /Publikuar në Facebook nga kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin MARINAJ/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Tonin Marinaj shkatërron pronën private të ish-kryetarit demokrat Rush Dragu sepse…

    Tonin Marinaj shkatërron pronën private të ish-kryetarit demokrat Rush Dragu sepse…

    Rush Dragu, ish-kryetar i Komunës Rush në Malësinë e Madhe, ka bërë publik një denoncim të rëndë ndaj kryetarit aktual të Bashkisë, Tonin Marinaj. Sipas Dragut, Marinaj dhe ekipet e tij kanë shkatërruar me fadroma rreth 300 metra katrorë arë me patate, tokë private në Qafë Predelec, në hakmarrje për mosdhënien e tenderave gjatë kohës që ai ishte në detyrë. Ky akt antiligjor është denoncuar edhe nga lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili kërkuar ndalimin e këtyre shkeljeve flagrante në Malësinë e Madhe.

    Postimi i plotë:

    Tonin Marinaj i prish arën me patate, pronë private ish-kryetarit demokrat të Komunës Rush Dragu

    Dënoj me forcën më të madhe këtë akt mafjoz antiligjor të kreut të narko-mafias në Malësinë e Madhe.

    [📩] Lexoni denoncimin e pronarit legjitim!

    Pershendetje Doktor

    Tonin Marinaj kryetari i bashkise Malesi e Madhe

    Ka 2 vjet qe me ka mbydhe rrugen per te shkuar ne shtepine time private ne Tamare

    Ne Qafe te Predelecit ne fushe e futbollit qe prinderit e mije e kane lene ne funksion te komunitetit ai njerzit e tij i lejon te ndertojne pa leje

    Ne pronen time bile ekzaktesisht aty ku e kam marre edhe nga 7501 e kam mbjedhe patate dhe para 3 ditesh naten ka çua fadromat e bashkise dhe i kane shkatrruar 300 meter kateror ne kohe lulzimit

    Kjo me pretekstin se do ta kthejme toke publike

    Kjo vjen si shenje hakmarrje ndaj meje se kur kam qene kryetar komune nuk i kam dhene tendera se ishte nje hajdut tipik

    Kam nevoje per ndihmen tuaj se pakut mediatikisht

    Respekt

    Rush Dragu

    jam kthyer nga SHBA keto dite

    Ai me ka pase çue edhe Pllumb Gjoken por ai e theu qafen

    Vendi quhet

    QAFE PREDELECIT

    KELMEND

    MALESI E MADHE

    Pronari

    RUSH DRAGU

  • VIDEO – “Nyje vitale dhe thelbësore”, Tonin Marinaj: Rruga Bratosh- Vrrith bashkon Kelmend- Kastrat- Shkrel

    VIDEO – “Nyje vitale dhe thelbësore”, Tonin Marinaj: Rruga Bratosh- Vrrith bashkon Kelmend- Kastrat- Shkrel

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj: Po punohet intensivisht në një tjetër kryevepër infrastrukturore për bashkinë Malësi e Madhe.
    Rruga Bratosh – Vrrith është një nyje vitale dhe thelbësore që i shërben shumicës së popullsisë, duke bashkuar 3 njësi administrative, Kelmend- Kastrat- Shkrel, por edhe duke lidhur me njëra-tjetrën atraksionet malore të Alpeve tona madhështore.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “Një jetë të tërë i shërbeu komunitetit”, ish- kryekomunari u nda nga jeta, reagon kryebashkiaku Marinaj

    “Një jetë të tërë i shërbeu komunitetit”, ish- kryekomunari u nda nga jeta, reagon kryebashkiaku Marinaj

    Me hidhërim mora lajmin e ndarjes nga jeta të një figurë të shquar të Kelmendit dhe mik i veçantë i imi Ndue Lelçaj.
    Një jetë të tërë i shërbeu komunitetit si mësues i dalluar dhe i përkushtuar ndaj formimit dhe edukimit të brezave, mision të cilin e ka përmbushur me sukses, sepse akoma edhe sot ish nxënës të tij shprehen me nderimet më të larta për mësuesin e tyre.
    Edhe në rolin e kryetarit të komunës së Kelmendit, ai sërish çdo ditë zgjodhi t’i shërbejë komunitetit me ndershmëri dhe përkushtim.
    Krejt jeta e Ndue Lelçaj është një udhërrëfyes për çdo individ dhe për çdo shoqëri që zgjedh ta ndërtojë vetveten përmes rrugës së drejtë, dijes, sakrificës, shërbimit, tolerances dhe punës së palodhur.
    Për krejt virtytet e tij, ndihem i privilegjuar që si kryetar bashkie i kam dorëzuar “Certifikatë Mirënjohjeje” në vitin 2022, ndërsa si mik i tij, kam marrë shumë më shumë në këmbim, një shembull frymëzues që do ta kem gjithmonë në mendjen time.
    Largimi i tij nga kjo jetë është një humbje e madhe për familjen e tij, miqtë, bashkëpunëtorët, të afërmit por edhe për krejt komunitetin Malësor dhe Kelmendas në veçanti.
    Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje! Shpirti i tij pushoftë në paqe!
    Përcjellja në banesën e fundit bëhet nesër, ditën e premte | datë 27 qershor | ora 14:00 në varrezat pranë Kishës Selcë. Lamtumirë mik i mirë! /Publikuar në Facebook nga kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm

    “Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj: Të angazhuar maksimalisht për të menaxhuar me sukses furnizimin me ujë të pijshëm për Malësinë e Madhe.
    Me drejtorin rajonal të Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër, z.Besmir Lesha kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim nga të gjitha palët e përfshira, për të garantuar një situatë optimale në pikun e sezonit veror.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • FOTO – “Dy projekte do të realizohen së shpejti për Bogën”, kryebashkiaku Tonin Marinaj: Shumë i lumtur…

    FOTO – “Dy projekte do të realizohen së shpejti për Bogën”, kryebashkiaku Tonin Marinaj: Shumë i lumtur…

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj: Shumë i lumtur që dy projekte të mëdha dhe të rëndësishme do të realizohen së shpejti për fshatin Bogë. Sistemi i furnizimit me ujë dhe kanalizimet si dhe shtegu e biçikletave.
    Sot zhvilluam dëgjesën publike me banorët, ku diskutuam hapur mbi projektet dhe ndikimin e tyre në komunitet. Ky është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës dhe kthimit të Bogës në një destinacion të vërtetë turistik malor.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • REZULTATI PËRFUNDIMTAR – Malësia e Madhe fitore të thellë për PS, kryebashkiaku Tonin Marinaj i pamposhtur

    REZULTATI PËRFUNDIMTAR – Malësia e Madhe fitore të thellë për PS, kryebashkiaku Tonin Marinaj i pamposhtur

    Ndërsa ka përfunduar zyrtarisht numërimi i votave, PS në Malësinë e Madhe ka regjistruar një fitore të thellë: 1 nga 2 banorët e kësaj treve kanë votuar këtë forcë politike ose 48.28 % të totalit të votave. Padyshim, është meritë e kryebashkiakut Tonin Marinaj, si drejtues i fushatës, i cili prej 3 mandatesh radhazi, ka marrë votat e malësorëve për të qeverisur në nivel lokal.
    Shifrat janë kokëforta, teksa PS ka fituar në të gjitha njësitë administrative përbërëse Gruemirë, Kastrat, Kelmend, Koplik, Qendër dhe Shkrel. Pra, i bie që PS në Malësi të Madhe, ka humbur vetëm në disa qendra votimi. Në fakt, edhe ky rezultat është në vazhdën e atij të marrë nga Tonin Marinaj në 2023 për zgjedhjet vendore.
    Përballë Isa Ramaj, Marinaj mori 57.1% të totalit të votave ose mbi 9157 vota nga 14.237 votues. Dhe kjo, në mandatin e tretë radhazi, duke patur përballë 3 rivalë të ndryshëm. Pavarësisht sulmeve që iu bënë për ta dëmtuar edhe në prag të kësaj fushate, pavarësisht “goditjeve poshtë brezit” nga kundërshtarët politikë, besimi i malësorëve tek kryebashkiaku i tyre, vazhdon të jetë në nivele të larta edhe pas dy viteve nga votëbesimi i tretë.
    Në nivel qarku, Malësia e Madhe është e vetmja bashki ku PS jo vetëm ka fituar por fitorja ka përmasa të thella dhe merita duhet ti njihet sigurisht, kryebashkiakut Tonin Marinaj. Shkodra, Puka, Fushë- Arrëzi u fituan nga PD, ndërsa Vau dejësi u fitua nga PSD- ja.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • “Ne nuk fitojmë për ngjyrat e partisë”, Tonin Marinaj: Por për ngjyrat kuq e zi të Shqipërisë

    “Ne nuk fitojmë për ngjyrat e partisë”, Tonin Marinaj: Por për ngjyrat kuq e zi të Shqipërisë

    Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, vijon takimet intensive për zgjedhjet e 11 maj 2025. Ai po takon të gjithë banorët, të cilët i kanë besuar duke e votuar 3 herë radhazi si keyebashkiak.

    “Me banorët e Hotit, Rapshes dhe Vukpalajve, për të vazhduar angazhimin tonë në shërbim të të gjithë njerëzve. Ne nuk fitojmë për ngjyrat e partisë por për ngjyrat kuq e zi të Shqipërisë.”, shkruan Marinaj në rrjetet e tij sociale.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • VIDEO – “Përshkon disa fshatra…”, përfundon rruga Aliaj- Marshej, kryebashkiaku Marinaj: Nxit turizmin dhe ekonominë

    VIDEO – “Përshkon disa fshatra…”, përfundon rruga Aliaj- Marshej, kryebashkiaku Marinaj: Nxit turizmin dhe ekonominë

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj: Shumë i lumtur të ndaj me ju lajmin e mirë të përfundimit të rrugës Aliaj – Marshej, një ndër segmentet më të rëndësishme të bashkisë sonë, me gjatësi 6 km, kjo rrugë përshkon disa fshatra dhe ju shërben një numri të madh banorësh.
    Ky investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit lidh dy njësi administrative dhe do të nxisë zhvillimin turistik dhe ekonomik.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • FOTO – “Jemi grupimi më i fuqishëm politik”, Tonin Marinaj: Me ne janë njerëzit, Diaspora dhe Europa…

    FOTO – “Jemi grupimi më i fuqishëm politik”, Tonin Marinaj: Me ne janë njerëzit, Diaspora dhe Europa…

    Shkruan në Facebook Tonin Marinaj, kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe: Asnjëherë më parë PS në Malësi të Madhe nuk ka qenë më e fortë dhe më e bashkuar. Jemi grupimi më i fuqishëm politik, sepse ne dimë të korrigjojmë vetveten.
    Me grupet e punës në Njësinë Qendër jemi të angazhuar maksimalisht për të fituar në çdo kuti votimi, sepse me ne janë njerëzit, me ne është Diaspora, me ne është Europa

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!