Tag: marina

  • Kapet me kokainë në Tiranë, arrestohet vajza e Eli Farës

    Kapet me kokainë në Tiranë, arrestohet vajza e Eli Farës

    Policia e Tiranës ka arrestuar Marina Farën, vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, pasi u kap me lëndë narkotike kokainë.

    Mësohet se Marina Fara, 39 vjeçe e cila njihet edhe me emrin Roxhensa Kapurani u kap në Vorë në makinë teksa ka qene e vetme.
    Arrestimi i saj u bë një ditë më parë.

    “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan, R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine”, njoftoi Policia e Tiranës./vizionplus.tv

  • Kokaina e fshehur në portofol! Arrestohet vajza e Eli Farës: E kisha për përdorim vetjak

    Kokaina e fshehur në portofol! Arrestohet vajza e Eli Farës: E kisha për përdorim vetjak

    Eli dhe Marina Fara

    TIRANË-Policia në Tiranë ka ndaluar vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, Roxhensa Kapurani e njohur me emrin Marina Fara, gjatë një operacioni të zhvilluar në kryeqytet. Pass arrestimit ajo ka deklaruar se drogën e kishte për përdorim vetjak. Sasia prej 4.4 gramë kokainë iu gjet në portofol gjatë një kontrolli rutinë nga autoritetet në Vorë. Edhe pas deklaratës së saj, vajza e këngëtares është vendosur në pranga, pasi për përdorim personal lejohet posedimi deri në 0.3 gramë lëndë narkotike.
    “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan, R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine”, njoftoi Policia e Tiranës.
    Kujtojmë që Marina Fara edhe më herët ka qene e përfshirë në skena të ngjashme. 5 vite me pare Marina Fara, u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani” ku u arrestuan më shumë se 30 persona në atë periudhë. Vajza e këngëtares dyshohej se kishte ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratiseshin./ZËRI

  • “K*kainën e kisha për përdorim personal”, zbardhet dëshmia e Marina Farës pasi u kap nga policia

    “K*kainën e kisha për përdorim personal”, zbardhet dëshmia e Marina Farës pasi u kap nga policia

    Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara u kap ditën e sotme me një sasi kokaine.
    39-vjeçarja, e cila në dokumente mban emrin Roxhensa Kapurani, u kap në Vorë me 4.4 gram kokainë, që e kishte fshehur në portofol.
    Para uniformave blu, ajo ka deklaruar se lëndën narkotike e kishte për përdorim personal.
    Kujtojmë që Marina Fara edhe më herët ka qene e përfshirë në skena të ngjashme.
    5 vite me pare Marina Fara, u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani” ku u arrestuan më shumë se 30 persona ne ate periudhe.
    Në atë kohë, dyshimet për Marina Farën ishin se kishte ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratiseshin.

  • Nga molet e thjeshta tek marinat e klasit botëror, rrugëtimi që ka transformuar turizmin detar

    Nga molet e thjeshta tek marinat e klasit botëror, rrugëtimi që ka transformuar turizmin detar

    Lundrimi është ndër aktivitetet më të lashta dhe më të rëndësishme në historinë e njerëzimit. Që prej periudhave prehistorike, kur komunitetet e hershme bregdetare ndërtuan mjetet e para lundruese për peshkim dhe tregti, e deri në ditët e sotme, deti ka qenë gjithnjë një urë lidhëse mes qytetërimeve.

    Foto nga Vangjush Mio
    Portet e dikurshme, nga nevoja funksionale tek pikat tregtare
    Gjatë mijëvjeçarëve të parë, portet u zhvilluan kryesisht si pika ngarkimi dhe shkarkimi për mallra, anije tregtare dhe mjete peshkimi. Infrastruktura ishte minimale, shpesh një mol i thjeshtë prej guri ose druri dhe shërbimet ishin pothuajse inekzistente. Nuk kishte objekte për mirëmbajtjen e mjeteve, nuk kishte siguri të organizuar apo ambiente për udhëtarët.
    Porti më i hershëm i njohur në botë është ai i Lothal, në Indi, i ndërtuar rreth vitit 2400 para erës sonë. Ky port artificial i qytetërimit të Luginës së Indit përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme për kohën, duke shërbyer si një nyje kyçe për tregtinë ndërkombëtare të asaj periudhe. Nga ajo kohë e deri më sot kanë kaluar mbi 44 shekuj dhe industria detare ka pësuar një evolucion të jashtëzakonshëm.
    Marinat moderne, një mënyrë jetese, jo vetëm një ndalesë

    Në shekullin XXI, ideja e një porti nuk kufizohet më te funksioni i thjeshtë logjistik. Marina është kthyer në një destinacion më vete, një hapësirë multifunksionale që përfshin elemente të infrastrukturës detare, mikpritjes, teknologjisë, sigurisë dhe jetesës luksoze. Marinat e sotme moderne shërbejnë si porta hyrëse për qytete bregdetare, nxisin turizmin elitar dhe krijojnë vende të reja pune në sektorë të ndryshëm si hoteleria, gastronomia dhe shërbimet teknike. Një marinë moderne është gjithashtu një tregues i zhvillimit urban dhe i aftësisë së një vendi për të tërhequr investime ndërkombëtare.
    Ajo që e dallon një marinë të klasit botëror, nga një marinë e zakonshme nuk është vetëm infrastruktura moderne, apo kapaciteti për të pritur qindra jahte e megajahte, por eksperienca e plotë që ajo ofron. Nga shërbimet 24/7 dhe siguria maksimale, tek ambientet luksoze, apo klubet elitare të jahteve, një marinë e këtij niveli bëhet epiqendër e jetës detare dhe një pikë takimi për komunitetin e saj.
    Me kalimin e kohës, përmirësimi i teknologjisë dhe kalimi nga portet tradicionale te marinat moderne, nuk ka ndryshuar vetëm mënyrën si udhëtohet, por edhe lidhjen që krijojmë me vendet ku ankorohemi. Falë shërbimeve të personalizuara, klubeve të jahteve, aktiviteteve komunitare dhe cilësisë së jetesës që ofrojnë, këto hapësira bëhen më shumë sesa një ndalesë, bëhen vende ku krijohen kujtime, përjetime dhe ndjenja përkatësie. Marina kthehet kështu në një vend me të cilin nuk lidhemi vetëm praktikisht, por edhe emocionalisht, një destinacion ku rikthimi ndjehet si rikthim në shtëpi

     Vlora Marina një kapitull i ri në turizmin detar në Shqipëri
    Shqipëria e njohur për vijën e bukur bregdetare dhe pozicionin strategjik në Mesdhe, po hap një kapitull të ri në turizmin detar përmes të parës marinë të klasit botëror në vend. Vlora Marina, një projekt që po realizohet në zemër të qytetit të Vlorës do të sjellë jo vetëm një marinë moderne, por edhe një kompleks rezidencial apartamentesh buzë detit si dhe çdo njësi shërbimi si për rezidentët ashtu edhe për vizitorët.
    Me një kapacitet prej mbi 400 vende ankorimi për yahte e megayahte, Vlora Marinaështë projektuar të ofrojë të gjitha njësitë e shërbimit për një përvojë të plotë detare duke nisur që nga furnizimi me karburant i mjeteve lundruese, infrastruktura e nevojshme për mirëmbajtjen  e tyre, siguri 24 orë, zona rekreative dhe argëtuese, mundësi akomodimi dhe akses të drejtpërdretë në shëtitore, apo në qytet me të gjitha njësitë e shërbimit fare pranë zonës ku është ankoruar mjeti.
    Në një kohë kur aksesueshmëria po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për vlerën e pasurive të paluajtshme, Vlora Marina është idealisht e pozicionuar në zemër të qytetit të Vlorës, lehtësisht e arritshme si në rrugë tokësore ashtu edhe në rrugë detare e ajrore, me mundësi eksplorimi të mbi 120 plazheve e gjireve natyrore, me ujëra të kristalta dhe bukuri mahnitëse, shpellave karakteristike, lagunave e shumë atraksioneve të tjera përreth.

    Pozicioni strategjik e bën Vlora Marinën jo vetëm një nyje lidhëse për lundrim në të gjithë Mesdheun Lindor, por një mundësi të artë investimi. Sipas trendeve në rajon dhe vendeve të ngjashme mesdhetare, investimi në marina të menaxhuara profesionalisht ofron një kthim të investimit mesatar prej 6-8% në vit. Ky potencial rritet edhe më shumë falë konsulencës së D-Marin, një nga rrjetet më të mëdha të marinave në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme, i njohur për standardet e tij të larta të menaxhimit, eksperiencën ndërkombëtare dhe komunitetin ekskluziv që ndërton rreth çdo marine që operon. Vlora Marina nuk është thjesht një vend ankorimi, por një vizion i ri për jetën bregdetare në Shqipëri. Ky projekt bën bashkë jetesën premium me funksionalitetin dhe përvojën autentike mesdhetare në një destinacion të vetëm.
     

  • “Tango del Mar” në Marina Orikum! Grupi muzikor “Terra del Sole” dhuron një mbrëmje magjike për publikun

    “Tango del Mar” në Marina Orikum! Grupi muzikor “Terra del Sole” dhuron një mbrëmje magjike për publikun

    Marina Orikum ishte mbrëmjen e të dielës skena e 4 artistëve virtuozë italianë, të cilët sollën tek publiku magjinë e tangos latine.

    Koncerti Live “Tango del Mar” në Marina Orikum ishte premiera e një serie koncertesh të cilat do të organizohen në qytetin bregdetar të Vlorës përgjatë muajit gusht, në kuadrin e MAREMEUM Festival 2025 në edicionin e tij të II-të.
    Grupi muzikor “Terra del Sole” njihet në mbarë botën si instrumentistë të shkëlqyer të muzikës tango, teksa në skenën e koncertit në Marina Orikum performuan vokalistja Eleonora Pascarelli, violinë Domenico Zezza, piano Enrico Tricarico dhe firzamonikë Alessandro Gazza.

    Në fjalën përshëndetëse Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Achille Provenzano evidentoi vlerat që përcjellin organizime të tilla artistike që shërbejnë si ura miqësie dhe bashkëpunimi vëllazëror mes dy vendeve tona, Italisë dhe Shqipërisë.
    Marina Orikum vazhdon të mbetet një pikë-takim i bukur për artin shqiptar, teksa gjatë edicioneve të fundit kanë performuar artistë të ndryshëm të muzikës klasike.
    Me transformimin rrënjësor që pritet të ndodhë së shpejti, duke u jetëzuar projekti i arkitektit austriak Chris Precht, natyrshëm që Marina Orikum do të jetë skena e eventeve të mëdha botërore të muzikës.
    Duke e kthyer këtë investim të shkëlqyer në një prej destinacioneve më atraktive të Shqipërisë, e duke i dhënë një zhvillim të jashtëzakonshëm jo vetëm Orikumit dhe Vlorës, por edhe si një indikator i “ekonomisë blu”, prej së cilës vendi ynë pret të jetë një prej industrive më kryesore.
    Projekti i ri i Marina Orikum, i cili pritet të startojë në shtatorin e ardhshëm parashikon ndërtimin e një prej marinave më të mëdha në Mesdhe, me afërsisht 850 poste barkash. E gërshetuar kjo me pjesën e hotelerisë me 5-yje por edhe me atë rezidenciale “luxury” me apartamente dhe vila të dizenjuara me mjaft pasion dhe talent nga ana e arkitektit me famë botërore Chris Precht.
    /vizionplus.tv

  • Blenard Azizaj, koreograf i veprës më të madhe të karrierës së Marina Abramovic

    Blenard Azizaj, koreograf i veprës më të madhe të karrierës së Marina Abramovic

    Këtë vjeshtë, artistja e njohur Marina Abramović do të sjellë në skenë një shfaqje provokuese që bashkon seksin, ritualin dhe mbinatyroren, përmes një rikrijimi skenik të riteve erotike ballkanike. 

    Balkan Erotic Epic (2025) është vepra më e re e saj, e porositur nga Factory International – organizata kulturore me bazë në Manchester, Angli, që organizon edhe Manchester International Festival. 

    Shfaqja do të ketë premierën më 9 tetor në Aviva Studios dhe do të qëndrojë në skenë deri më 25 tetor. 

    Me mbi 70 performues, kjo do të jetë vepra më e madhe e Abramović deri më sot, dhe për koreograf ka koreografin shqiptar Blenard Azizaj, i cili do të jetë edhe pjesë e performancës.

    Balkan Erotic Epic është e rrënjosur në folklorin dhe zakonet e lashta ballkanike, duke eksploruar tema si dëshira, spiritualiteti dhe trupi. 

    Përmes 13 skenave të koreografuara dhe vignetave interaktive, performuesit – kërcimtarë, këngëtarë dhe muzikantë – do të shpalosin një përvojë të thellë emocionale dhe fizike. 

    Pamja nga arkiva e Marina Abramovic

    “Në kulturën e sotme, gjithçka erotike e etiketojmë si pornografi,” tha Abramović në një deklaratë për shtyp. “Balkan Erotic Epic është vepra më ambicioze e karrierës sime. Kjo më jep mundësinë të rikthehem tek rrënjët dhe kultura ime sllave, të shoh pas tek ritualet e lashta dhe të përballem me seksualitetin në lidhje me universin dhe pyetjet pa përgjigje të ekzistencës sonë. Me këtë projekt, dua të shfaq poezinë, dëshpërimin, dhimbjen, shpresën, vuajtjen – dhe të reflektoj mbi vdekshmërinë tonë.” 

    Ritualet që do të performohen përfshijnë skena si “Riti i Pjellorisë”, ku performuesit do të përdridhen mbi tokë si një thirrje për pjellori, apo “Të Frikësosh Perënditë”, që rikrijon një rit ku njeriu zhvesh trupin ndaj qiellit për të larguar stuhitë. Në një tjetër skenë të titulluar “Masazhimi i Gjirit”, gratë performuese do të realizojnë gjeste simbolike për të “zgjuar tokën” pranë vendeve të varrimit, sipas njoftimit për shtyp. 

    Abramović do të mbajë një ligjëratë më 11 tetor në Aviva Studios, për të shënuar premierën botërore të shfaqjes. Pas kësaj, Balkan Erotic Epic do të udhëtojë në vende të tjera, duke nisur nga Barcelona në janar 2026. 

    “Kjo vepër e re performative ofron një mundësi që nuk duhet humbur për publikun – për të përjetuar kapitullin e radhës të jetës krijuese të Abramović: e guximshme, përfshirëse dhe në një shkallë krejt të paprecedentë,” tha John McGrath, drejtor artistik dhe CEO i Factory International. Ndërkohë, Abramović ka në plan edhe projekte të tjera, përfshirë lançimin e një projekti të ri NFT, për të cilin foli në The Artsy Podcast./ KultPlus.com 

  • Durrës Marina, “projekti strategjik” mbledh 42 mln euro nga shitja e apartamenteve në ajër

    Durrës Marina, “projekti strategjik” mbledh 42 mln euro nga shitja e apartamenteve në ajër

    Projekti strategjik i marinës së Jahteve në Durrës, që u reklamua si një investim prej 2 miliardë eurosh, dhe po zhvillohet në zonën ku sot ndodhet Porti i Durrësit, të paktën në dy vitet e para, po e siguron kapitalin për ndërtimin e tre godinave të para nga shitja e apartamenteve me parapagim.“Durrës Marina sha”, kompania që po menaxhon projektin strategjik të Marinës së jahteve në Durrës, sipas të dhënave nga bilanci, ka arkëtuar nga klientët rreth 4.17 miliardë lekë (rreth 42 milionë euro) në periudhën 2023-2024, kryesisht nga shitja e apartamenteve “në ajër”.E dhëna bëhet e ditur në bilancin e vitit 2024 të kompanisë, ku zëri “Detyrime nga kontratat me klientë” është 4.17 miliardë lekë, ose rreth 42 milionë euro, duke u dyfishuar në raport me 2023-n, kur ishte dhe viti i parë që filloi aktivitetin. Ky zë, sipas bilancit, përfshin: “detyrimet nga kontratat me klientët janë detyrime për të transferuar njësitë ndërtimore tek klientët për të cilat Shoqëria ka marrë një parapagim”.Megjithatë, kompania ka deklaruar të ardhura zero, sepse “të ardhurat do të njihen në momentin e dorëzimit të njësive të banimit, fillimisht në vitin 2025”. “Shoqëria ka arritur në konkluzionin që të ardhurat nga shitja e pronave njihen në një moment në kohë kur transferohet kontrolli, në përgjithësi me përfundimin e pronës dhe pranimit nga ana e klientit”. Humbjet ishin 522 milionë lekë në 2024-n, nga 612 milionë lekë në 2023-n.Ndonëse ky është një investim që ka përfituar, përjashtime nga taksat, madje dhe atë të infrastrukturës, si dhe ka marrë një sipërfaqe të madhe prone falas për zhvillim, investitori, në dy vitet e para të të aktivitetit, vetëm sa ka mbledhur para nga shitja e apartamenteve në “ajër”.Kompania u paraqit si investitore, por ajo rezulton se po i arkëton paratë nga parapagimet e klientëve, të cilat janë një “komponent i rëndësishëm i financimit”, siç thuhet në raport. “Përgjithësisht, Shoqëria arkëton parapagime afatgjata nga klientët. Shoqëria ka arritur në përfundimin që për këto kontrata kemi përfshirjen e një komponenti të rëndësishëm të financimit”.Të ardhurat e mbledhura deri tani duket se janë të mjaftueshme për të financuar shenzimet e ndërtimit në vitin 2024. Shoqëria raporton në bilanc se kostot e ndërtimit për vitin 2024 ishin rreth 3.4 miliardë lekë, ose rreth 35 mln euro (Kostot e ndërtimit 1,9 mld lekë; Kostot e zhvillimit 899 milionë lekë; Kostot e infrastrukturës për ndërtesat 28 milionë lekë; Inventare të tjerë 563 milionë lekë). Këto kosto janë të lidhura me tre godinat e para, A01, A02, A04, të cilat janë aktualisht në ndërtim e sipër.Shitja e apartamenteve në zonën ku do të zhvillohet projekti strategjik u njoftua që në fund të vitit 2022.Që nga ajo kohë kompania ka hapur disa herë procesin e shitjes së godinave të ndryshme, teksa çmimi është rritur vazhdimisht, duke arritur në mbi 3000 euro/m2, nga rreth 1500-1600 euro që nisën shitjet në fillim.Durrës Marina pritet të hapë shitjet në ajër edhe për 2 godina; Çmimet i kalojnë 3 mijë euro/m²Shitjet, jo vetëm që filluan pa u marrë leja e ndërtimit, por në kontratë parashikohej që dhe 40% e vlerës së apartamenteve do të paguhet para marrjes së lejes së ndërtimit e ndarë në 20% e çmimit të blerjes që paguhet brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paraprake të Shitjes; 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 3 muaj nga data e lejes së ndërtimit dhe 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 6 muaj nga data e lejes së ndërtimit. Projekti “strategjik”Durrës Marina Sha. u krijua nё Tirane si njё shoqёri aksionare mё datё 30 Janar 2023. Aktiviteti i saj është zhvillimi i pasurive të paluajtshme, për përdorime të ndryshme, në përputhje me Master Planin e kompanisë Durrës Marina, si dhe operimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të ndryshme të biznesit në përputhje me Planin e Biznesit të projektit Durres Yachts & Marina.Shoqëria është pajisur me Status të ‘’Investim/Investitor Strategjik’’ për projektin e investimit ‘Durrës Yachts & Marina’, për një periudhe 20 vjeçare, sipas Marrëveshjes Kuadër Jahtet dhe Marina Durrës mes Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development dhe Albanian Seaports Development Company, të nënshkruar më 30 janar 2023.Pasuria mbi të cilën do të zhvillohet projekti është në pronësi të Albanian Seaport Development Company.Referuar marrëveshjes se zhvillimit mes Durrës Marina Sha dhe Albanian Seaport Development company datë 19 Korrik 2023, pasuria do të jetë në dispozicion të zhvilluesit të projektit duke respektuar afatet e dorëzimit të specifikuara në kontratë.Eagle Hills Real Estate Development zotëron 67% të aksioneve në Durrës Marina, ndërsa kompania që përfaqëson palën shqiptare, Albanian Seaports Development Company, mban 33% të aksioneve.Kompania Eagle Hills Real Estate Development, përfaqëson në investim biznesmenin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar. Kjo kompani ka bërë një rritje kapitali prej 7 milionë eurosh në korrik 2023, që mbeti i pandryshuar dhe në 2024.Pala shqiptare ka kontribuar me tokën ku do të ndërtohet kompleksi rezidencial Durrës Marina. Në muajin shkurt 2023, qeveria shqiptare i transferoi aksionerit shqiptar një listë me 281 prona shtetërore për një sipërfaqe totale prej 818 mijë m2, sipërfaqe që do të përdoret në funksion të projektit.Përveç ofrimit të truallit, qeveria shqiptare do të çlirojë kompaninë nga detyrimi për pagesën e taksës së ndikimit të infrastrukturë dhe fondit të strehimit social, që vlerësohen në rreth 7% të vlerës së parashikuar të shitjeve.Gjithsej, parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8,600 në fazën e dytë), ndërsa do të këtë vetëm pak hotele me më shumë se 850 dhoma.Parashikohen vetëm 280 vende për jahte. 93% e sipërfaqes së ndërtimit të parashikuar do të jetë rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare.Projekti parashikohet të ketë një vlerë prej rreth dy miliardë eurosh, por vetëm një pjesë e vogël e tij do të financohet me kapitalet e investitorit kryesor, Mohamed Alabbar. Pjesa më e madhe e kompleksit rezidencial do të financohet nga shitja e pronave që para ndërtimit të tyre dhe eventualisht nga burime të tjera, si financimet bankare.I gjithë projekti pritet të gjenerojë në 35 vjet rreth 3.2 miliardë euro të ardhura. Nga shuma totale e të ardhurave, 2.26 miliardë euro, ose 70% e totalit të të ardhurave do të gjenerohet nga shitja e apartamenteve.Kompania: Zona e projektit shumë e ndotur Në raportin e aktivitetit 2024, kompania pranon se po përballet me sfidat e ndotjes në zonën ku po zhvillon projektin, si më poshtë:1) Studimet e kryer tregojnë nivel të lartë të ndotjes në zonën e plazhit për shkak të veprimtarisë aktuale të portit dhe të depozitimit qymyrit.2) Nivelet e sipërme të tokës u konstatuan se ishin shumë të kontaminuara.3) Për të pasur cilësinë e dëshiruar të plazhit, u krye një model ushtrimi me valë, i cili tregoi se shtrirja ekzistuese e plazhit kërkon mbrojtje dhe bonifikimin e tokës.4) Më pas janë kryer teste të cilësisë së ujit të cilat treguan sasi të larta të lëndëve të ngurta dhe mbetjeve të bimëve për shkak të shkarkimeve të ujërave të zeza në tokë, duke përkeqësuar më tej cilësinë e ujit.“Shoqëria është shumë e kujdesshme ndaj mjedisit dhe si një zhvillues global që u përmbahet standardeve ndërkombëtare, beson fuqimisht se është detyra e Shoqërisë që të mbrojë mjedisin”, thuhet në raport.Burimi: QKBKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Cirku “Marina Orfei” jep shfaqje në Gjirokastër

    Cirku “Marina Orfei” jep shfaqje në Gjirokastër

    Trupa e cirkut italian “Marina Orfei” çeli siparin e turneut me një shfaqje të veçantë plot ngjyra, spektakël dhe emocione, në qytetin e Gjirokastrës.

    Në shesh ishin mbledhur spektatorë të moshave të ndryshme dhe veçanërisht fëmijë, të cilët duartrokitën shkathtësinë e akrobatëve, mjeshtërinë e zhonglerëve, humorin e kllounëve apo magjinë e iluzionistëve.

    Bashkia Gjiroskastër, në një publikim në rrjetet sociale ndau imazhe nga spektakli që ofruan akrobatët e cirkut italian dhe shkroi se do të vazhdojë të mbështesë dhe kontribuojë për organizime të tilla, duke rikthyer traditën e pasur të cirkut në Gjirokastër.

    Cirku legjendar “Marina Orfei”, ndër më të famshmit në Evropë, ka mbi 50 vjet traditë, me akrobaci befasuese, iluzionistë dhe kllounët që mbushin arenën me të qeshura dhe gëzim të pakufishëm./atsh/KultPlus.com

  • “Superpazari i shekullit”, Rama dhe Alabbar arkëtojnë miliona nga “ajri” në Durrës, Marina turistike  shiti 43 mln €..

    “Superpazari i shekullit”, Rama dhe Alabbar arkëtojnë miliona nga “ajri” në Durrës, Marina turistike shiti 43 mln €..

    Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama mblodhi ndërtuesit për t’iu prezantuar vizionin e tij dhe reformat që do të ndërmerren për këtë sektor. Një nga shqetësimet e ngritura nga shefi i qeverisë ishte metoda e financimit të sektorit përmes shitjes së apartamenteve në ajër. “Në mënyrë që ndërtimi të mos bazohet tek parashitja dhe të mos bazohet tek kleringu, sepse janë dy forma që ishin të kuptueshme dhe të pranueshme për një periudhë të caktuar kohe, por nuk mund të jenë më as të kuptueshme, as të pranueshme sot, kur mundësitë janë për të pasur akses në forma të tjera financimi”, tha Rama. Por ndërsa kryeministri kërkon ndalimin e kleringut dhe shitjes së hiçit, një kompani e qeverisë në Durrës po bën namin duke shitur apartamente në ajër. Durrës Marina, shoqëria e themeluar posaçërisht për të realizuar resortin e madh turistik në Portin e Durrësit si ortakëri mes qeverisë shqiptare dhe biznesmenin Mohamed Alabbar raportoi 4.17 miliardë lekë ose gati 43 milionë euro arkëtime nga kontratat me klientët, ndonëse aktualisht godinat e saj janë në fazat fillestare të ndërtimit.
    Sipas bilancit të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Durrës Marina arkëtoi 19.2 milionë euro gjatë vitit 2023 dhe 23.7 milionë euro të tjera gjatë vitit të kaluar nga rezervimit e apartamenteve. Këto para nuk u raportuan si të ardhura në pasqyrat financiare të kompanisë, sepse njohja e tyre do të bëhet në momentin e transferimit të apartamenteve tek klientet.
    Shit dhe ndërto
    Durrës Marina u ngrit në formën e shoqërisë aksionare për të realizuar projektin turistik në Portin e Durrësit. Ajo zotërohet në masën 67 për qind nga shoqëria Eagle Hills e Mohamed Alabbar dhe 33 për qind nga qeveria shqiptare, përmes kompanisë Albanian Seaports. Kompania filloi punimet në terren në korrik të vitit 2023 dhe deri në fund të vitit të kaluar ajo kishte në proces ndërtimi 3 godina, të emërtuara A01, A02 dhe A04. Sipas të dhënave nga bilanci zyrtar, Durrës Marina ka shpenzuar në total 44 milionë euro për punimet që ka në proces. Nga këto para 35 milionë euro janë shpenzime për zhvillimin e projektit dhe ndërtimit të godinave, ndërsa 9 milionë euro janë kosto për përmirësimin e infrastrukturës.

    Me pak fjalë, kompania është duke iu përmbajtur saktësisht modelit shit dhe ndërto, pasi shuma e arkëtuar nga shitja e apartamenteve në ajër është e barabartë më kostot e punimeve në proces.
    Modeli
    Durrës Marina i shet apartamentet përmes një marrëveshje standard. Sipas saj 40 për qind e parave për blerjen e apartamentit duhet të paguhen pa filluar ndërtimi, raporton “Kapitali.al”. Më saktësisht, marrëveshja parashikon se 20 për qind e çmimit total paguhet brenda 5 ditëve nga marrëveshja paraprake e shitjes dhe 20 për qind të tjera paguhen brenda 6 muajve nga data e lejes së ndërtimit. Kjo bën që Durrës Marina të mos ketë nevojë fare për financim nga bankat, të paktën deri në këtë fazë, pasi kompania arkëton nga kontratat dhe ndërton. Megjithatë projekti i Durrësit është ende larg realizimit. Ata që kanë parapaguar për apartamentet e tyre do t’u duhet të presin vite të tëra për të marrë banesat e tyre. Durrës Marina pritet të gjenerojë rreth 3.2 miliardë euro të ardhura në total, nga të cilat pjesa dërrmuese do të vijnë nga shitja e apartamenteve.

  • 30 vjetori i ‘Stuhisë’/ Marina Kroate demostron spektakël në Adriatik

    30 vjetori i ‘Stuhisë’/ Marina Kroate demostron spektakël në Adriatik

    Marina Kroate ka kryer stërvitjen përfundimtare të anijeve në kazermat Lora në Split të mërkurën, duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për pjesëmarrjen në një paradë të madhe në Adriatik, e cila do të mbahet më 31 korrik për të shënuar 30-vjetorin e operacionit ushtarako-policor ‘Stuhia’.

    Parada do të mbahet njëkohësisht me paradën qendrore të Forcave të Armatosura Kroate në Zagreb, dhe 13 anije të Marinës Kroate do të tregojnë forcën në det të hapur.

    Ky është një nga aktivitetet më të mëdha detare të Marinës Kroate këtë vit, e cila synon të demonstrojë nivelin e lartë të gatishmërisë operacionale, koordinimit dhe profesionalizmit të forcave detare.

    ‘13 anije të Marinës Kroate do të marrin pjesë në paradën ushtarake, e cila do të demonstrojë stërvitjen, sinergjinë, forcën dhe vendosmërinë tonë. Duke vepruar kështu, ne duam të paraqesim aftësitë dhe gatishmërinë operacionale të ekuipazheve tona’, njoftoi kapiteni i Fregatës, Ante Sršen.

    Ai shtoi se ky është një aktivitet i rregullt që rezulton nga një proces trajnimi afatgjatë. ‘Për ne, kjo është vetëm një ditë në kuadër të ushtrimeve ushtarake të vazhdueshme. Nuk përfaqëson një sfidë të veçantë, por një demonstrim të asaj që bëjmë çdo ditë’, tha Sršen.

    Niveli i lartë i koordinimit të ekuipazheve konfirmohet edhe nga Ivica Šantić, komandanti i anijes patrulluese ‘Faust Vrančić’, një nga anijet që do të marrë pjesë në patrullim.

    ‘Ekuipazhi ynë është i trajnuar, kemi punuar së bashku për një kohë të gjatë dhe kjo është e dukshme në punën tonë të përditshme’, tha ai, duke theksuar se oficerët e rinj u përfshinë në detyra operative përmes projektit ‘Kadet’.

    Ai gjithashtu theksoi se patrullimi nuk është përjashtim, por pjesë e ritmit të vendosur ushtarak.

     ‘Ne ushtrohemi rregullisht në mënyrë të pavarur, por edhe me marinat e vendeve partnere dhe aleate. Çelësi i zhvillimit profesional nuk është thjesht përsëritja e asaj që është mësuar, por përmirësimi i vazhdueshëm, përshtatja dhe hapja ndaj sfidave të reja’, tha Šantić.
    Komandanti i anijes patrulluese, kapiteni i fregatës Srđan Bilić, theksoi se të gjitha përgatitjet janë drejt përfundimit dhe se anijet dhe ekuipazhet janë plotësisht të gatshme për të marrë pjesë në ngjarjen e rëndësishme që simbolikisht u bën homazh të gjithë pjesëmarrësve në operacionin ‘Stuhia’ dhe kujton kontributin e Marinës Kroate në mbrojtjen e sovranitetit të Republikës së Kroacisë.