Tag: marina

  • Ne të dy

    Ne të dy

    Poezi nga Marina CvetaevaShqipëroi: Dritëro Agolli

    Ne të dy si dy jehona shkojmë,heshte ti, pas teje hesht dhe unë…Ne të dy si dylli nuk durojmëfati me pak zjarr na djeg pa zhurmë…Dhe kjo ndjenjë, armikja jonë e mirë,shpirtrat tanë i hedh në zjarr të gjallë,ndaj të quhesh mik është e vështirë,por dhe për armik nuk bëhet fjalë…Buzëqeshja mbetet e helmuar,pikëllimi: lodhje e përgjumur,S’m’ë vjen keq për fjalën e shpenzuar,më vjen keq për mallin tim të humbur…Si anatomist ti më mësove,një të keqe, helm me ëmbëlsirë…Po, nëse nga vetja s’m’ë largove,të të quaj mik e kam vështirë…/ KultPlus.com

  • U kap me kokainë në makinë/ Lirohet nga qelia vajza e Eli Farës, lihet në “arrest shtëpie”

    U kap me kokainë në makinë/ Lirohet nga qelia vajza e Eli Farës, lihet në “arrest shtëpie”

    Roxhensa Kapurani, e njohur si Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” nga Gjykata e Tiranës. 39-vjeçarja u arrestua më 21 gusht nga forcat “Shqiponja” në Vorë, pasi u kap me një sasi kokaine në automjetin e saj.
    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës dhe informacioneve shtesë të siguruara nga mediat, Fara u ndalua gjatë një kontrolli rutinë teksa udhëtonte e vetme. Gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 4.4 gramë kokainë, e ndarë në katër doza. Hetuesit dyshuan se sasia ishte e destinuar për shitje.
    Megjithatë, para trupës gjykuese, Fara, e përlotur, deklaroi se lënda narkotike ishte për përdorim vetjak dhe jo për shitje. Pavarësisht këtij pretendimi, Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, duke e liruar nga qelia.
    Ky nuk është incidenti i parë i Marina Farës me drejtësinë. Në vitin 2020, ajo u përfshi në përgjimet e operacionit policor “Mezhgorani”, ku u arrestuan dhjetëra persona për trafik droge. Asokohe, ajo dyshohej se kishte ndihmuar dy persona t’i shpëtonin policisë, por u la me masën “detyrim paraqitje” pasi nuk u gjetën prova që e implikonin drejtpërdrejt.
    Marina Fara, vajza e vetme e këngëtares së mirënjohur Eli Fara, është një figurë e njohur në mediat rozë. Ajo ka tërhequr shpesh vëmendjen për stilin e saj të jetesës, udhëtimet luksoze dhe aktivitetet në rrjetet sociale. Ende nuk ka pasur një reagim publik nga nëna e saj, Eli Fara, lidhur me këtë ngjarje.

  • U kap me kokainë, vajza e Eli Farës i shpëton burgut

    U kap me kokainë, vajza e Eli Farës i shpëton burgut

    eli dhe marina fara

    TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” Marina Farën, vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, duke i shpëtuar burgut.
    E reja u ndalua dje në Vorë nga policia e Tiranës gjatë një operacioni të zhvilluar në kryeqytet, ku ju gjet një sasi prej 4.4 gramë kokainë në portofol. Pas arrestimit ajo ka deklaruar se sasinë e drogës e kishte për perdorim vetjak.

    Kujtojmë që Marina Fara edhe më herët ka qene e përfshirë në skena të ngjashme. 5 vite me parë ajo u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani” ku u arrestuan më shumë se 30 persona në atë periudhë. Vajza e këngëtares dyshohej se kishte ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratiseshin./ZËRI

  • U kap me kokainë në makinë, lihet në “arrest shtëpie” vajza e Eli Farës

    U kap me kokainë në makinë, lihet në “arrest shtëpie” vajza e Eli Farës

    Gjykata ka lënë nën masën e sigurisë “arrest me burg” vajzën e këngëtares Eli Fara, Roxhensa kapurani alias Marina Fara. Marina Fara u kap ditën e djeshme me 2.4 gramë lëndë narkotike kokainë në automjet.
    Në njoftimin e policisë thuhet se shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë së Vorës i gjetën vajzës së këngëtares një sasi kokaine.

    ‘U arrestua shtetasja R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike kokainë’, thuhet në njoftimin e uniformave blu.
    Vajza e këngëtares, në momentin e ndalimit, ka qenë e vetme në makinë. Kokaina në mjetin e Marina Farës u kap gjatë një kontrolli rutinë policor.
    Në polici, ajo ka deklaruar se drogën e kishte për përdorim vetjak.

  • U kap me kokainë në makinë, gjykata lë në “arrest shtëpie” vajzën e Eli Farës

    U kap me kokainë në makinë, gjykata lë në “arrest shtëpie” vajzën e Eli Farës

    Gjykata ka lënë nën masënm e sigurisë “arrest me burg” vajzën e këngëtares Eli Fara, Roxhensa kapurani alias Marina Fara.
    Marina Fara u kap ditën e djehsme me 2.4 gramë lëndë narkotike kokainë në automjet.
    Në njoftimin e policisë thuhet se shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë së Vorës i gjetën vajzës së këngëtares një sasi kokaine.
    ‘U arrestua shtetasja R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike kokainë’, thuhet në njoftimin e uniformave blu.
    Vajza e këngëtares, në momentin e ndalimit, ka qenë e vetme në makinë. Kokaina në mjetin e Marina Farës u kap gjatë një kontrolli rutinë policor.
    Në polici, ajo ka deklaruar se drogën e kishte për përdorim vetjak.

  • U kap me kokainë, Gjykata jep vendimin për vajzën e Eli Farës

    U kap me kokainë, Gjykata jep vendimin për vajzën e Eli Farës

    Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Marina Farën, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, e cila u ndalua një ditë më parë pasi u kap me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë.

    39-vjeçarja, e regjistruar në dokumente me emrin Roxhensa Kapurani, u ndalua në zonën e Vorës, ku gjatë kontrollit iu gjetën 4.4 gram kokainë, e fshehur në portofol. Gjatë dëshmisë përpara Policisë, ajo ka deklaruar se lënda ishte për përdorim personal.
    Kjo nuk është hera e parë që Marina Fara del në vëmendjen e autoriteteve. Pesë vite më parë, ajo ishte përfshirë në dosjen e operacionit “Mezhgorani”, ku u arrestuan mbi 30 persona të dyshuar për trafik droge. Në atë kohë, ajo dyshohej se kishte ndihmuar dy prej të dyshuarve të arratiseshin.

    Hetimet për çështjen vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.
    /vizionplus.tv

  • U kap me kokainë në makinë, gjykata jep vendimin për vajzën e Eli Farës

    U kap me kokainë në makinë, gjykata jep vendimin për vajzën e Eli Farës

    Gjykata ka lënë nën masënm e sigurisë “arrest me burg” vajzën e këngëtares Eli Fara, Roxhensa kapurani alias Marina Fara.
    Marina Fara u kap ditën e djehsme me 2.4 gramë lëndë narkotike kokainë në automjet.
    Në njoftimin e policisë thuhet se shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë së Vorës i gjetën vajzës së këngëtares një sasi kokaine.
    ‘U arrestua shtetasja R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike kokainë’, thuhet në njoftimin e uniformave blu.
    Vajza e këngëtares, në momentin e ndalimit, ka qenë e vetme në makinë. Kokaina në mjetin e Marina Farës u kap gjatë një kontrolli rutinë policor.
    Në polici, ajo ka deklaruar se drogën e kishte për përdorim vetjak.

  • U kap me kokainë, historia e vajzës së Eli Farës, që u prangos edhe 5 vite më parë se ndihmoi dy trafikantë

    U kap me kokainë, historia e vajzës së Eli Farës, që u prangos edhe 5 vite më parë se ndihmoi dy trafikantë

    Ronxhensa Kapurani, e njohur me emrin Marina Fara, ka rënë në prangat e policisë dy ditë më parë.
    Vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, është arrestuar në Vorë, ku sipas policisë, posedonte një sasi kokaine.
    Mësohet se 39-vjeçares, i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike.
    “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan -R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine”, njoftoi policia.
    Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që Marina Fara ka probleme me drejtësinë.
    Në vitin 2020, ajo u la në masën detyrim paraqitje nga Prokuroria, pasi u përfshi në përgjime gjatë një operacioni policor ku u arrestuan dhjetëra persona.
    Asokohe, policia ushtroi kontroll në banesën e saj, por nuk gjeti asgjë që e implikonte me grupin.
    Ajo u arrestua pasi dyshohet se ndihmoi dy persona t’i shpëtonin policisë.
    Personat në fjalë ishin në ndjekje nga uniformat blu, ndërsa sipas raportimeve të 5 viteve më parë, Fara i ndihmoi së bashku me një mikeshën e saj duke i marrë me makinë.
    Megjithatë nuk u faktua që vajzat të kishin dijeni për drogën.
    Ende nuk dihet se çfarë ka deklaruar 39-vjeçarja për arrestimin e dy ditëve me parë, ndërsa nuk ka asnjë reagim as nga mamaja e saj Eli Fara.

  • Kapet me kokainë, arrestohet në mes të Tiranës vajza e Eli Farës

    Kapet me kokainë, arrestohet në mes të Tiranës vajza e Eli Farës

    Një ngjarje e bujshme ka tronditur ditën e djeshme kryeqytetin. Në pranga ka përfunduar Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, e njohur si Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur shqiptare Eli Fara.
    Arrestimi u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, gjatë një kontrolli fizik, ku sipas burimeve zyrtare iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë. Pas zbulimit, Marina Fara u shoqërua menjëherë për në komisariat, ndërsa materialet procedurale tashmë i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
    Detajet mbi rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Nuk dihet nëse ajo ishte e shoqëruar nga persona të tjerë apo nëse droga që iu gjet lidhet me konsum personal apo me qëllime të tjera.
    Rasti ka ngjallur reagime të shumta, për shkak se Marina Fara është një emër i njohur në rrjetet sociale. Ajo është përfolur shpesh për jetën e saj luksoze, postimet provokuese dhe marrëdhëniet me persona që kanë pasur probleme me drejtësinë. Arrestimi i saj e kthen edhe një herë në qendër të vëmendjes, kësaj radhe për një skandal që pritet të tronditë jo vetëm opinionin publik, por edhe botën e showbiz-it shqiptar.
    Deri tani, policia dhe prokuroria nuk kanë dhënë informacione të tjera, ndërsa hetimet për rolin dhe përgjegjësinë e saj vijojnë.

  • Vajza e Eli Farës u kap me një sasi kokaine, ja çfarë tha në polici Marina Fara

    Vajza e Eli Farës u kap me një sasi kokaine, ja çfarë tha në polici Marina Fara

    Showbiz E Premte, 22 Gusht 2025 14:44
    Një ngjarje e bujshme ka ndodhur në showbizz, ku Policia e Shtetit ka vënë në pranga Roxhensa Kapuranin, 39-vjeçe, e njohur me emrin Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara. Arrestimi u krye nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pas një kontrolli fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë.
    Gjatë kontrollit asaj iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë. Edhe pse deklaroi në polici se e kishte drogën për përdorim vetjak, ajo sërish u vu në pranga. Kjo, pasi lejohet për përdorim personal deri 0.3 gramë lëndë narkotike.

    Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e publikut, jo vetëm për shkak të natyrës së saj, por edhe për faktin se personi i arrestuar është vajza e një prej artisteve më të dashura për publikun shqiptar, Eli Fara.
    5 vite më parë Marina Fara, u përfshi në përgjimet e policisë në operacionin “Mezhgorani” ku u arrestuan më shumë se 30 persona në atë periudhë. Në atë kohë, dyshimet për Marina Farën ishin se kishte ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratiseshin.