Tag: marina

  • Është e mbushur me armë bërthamore, nëndetësja ruse rrezikon të shpërthejë në Detin Mesdhe

    Është e mbushur me armë bërthamore, nëndetësja ruse rrezikon të shpërthejë në Detin Mesdhe

    Marina ruse është në gatishmëri të lartë pas raportimeve për një rrjedhje serioze karburanti në nëndetësen ruse me kapacitet bërthamor Novorossiysk, e cila aktualisht po lundron në Detin Mesdhe drejt Gjibraltarit.
    Sipas informacionit të transmetuar nga kanali VChK-OGPU, i cili thuhet se ka qasje në informacionet që rrjedhin nga shërbimet ruse të sigurisë, ekuipazhi i Novorossiysk mund të detyrohet të pompojë karburant nga hambari direkt në det për të shmangur rrezikun e një shpërthimi. Situata konsiderohet kritike, duke pasur parasysh se nëndetësja mund të mbajë armë të përparuara me rreze të gjatë veprimi.
    Nëndetësja “Novorossiysk” i përket Flotës Ruse të Detit të Zi, ka një ekuipazh prej 52 personash dhe mund të qëndrojë nën ujë deri në 45 ditë. Korrikun e kaluar, ajo u vu re nga Marina Britanike duke kaluar Detin e Veriut dhe Kanalin Anglez, gjë që kishte shkaktuar shqetësime të forta në Perëndim në lidhje me lëvizjet e nëndetëseve ruse pranë ujërave strategjike.
    Marina Mbretërore ka rritur patrullat e saj për të parandaluar çdo shkelje dhe për t’u marrë me dyshimet për “sulme hibride” që i atribuohen Moskës përmes të ashtuquajturës “flotë në hije”.
    Edhe pse nuk ka prova që Novorossiysk ishte përfshirë drejtpërdrejt në luftën kundër Ukrainës, Kievi njoftoi në gusht 2024 se kishte fundosur nëndetësen e saj “motër”, Rostov, në një operacion që u konsiderua një goditje e rëndësishme për flotën ruse.
    Zhvillimi aktual me rrjedhjen e karburantit shton një dimension të ri shqetësimeve të Perëndimit, pasi prania e një nëndetëseje potencialisht të armatosur me armë bërthamore në një gjendje teknike të paqëndrueshme në Mesdhe paraqet jo vetëm rreziqe ushtarake, por edhe mjedisore.

  • Alarm në Mesdhe/ Nëndetësja bërthamore ruse me rrjedhje karburanti, rrezikon të shpërthejë

    Alarm në Mesdhe/ Nëndetësja bërthamore ruse me rrjedhje karburanti, rrezikon të shpërthejë

    Marina ruse është në gatishmëri të lartë pas raportimeve për një rrjedhje serioze karburanti në nëndetësen ruse me kapacitet bërthamor Novorossiysk, e cila aktualisht po lundron në Detin Mesdhe drejt Gjibraltarit.

    Sipas informacionit të transmetuar nga kanali VChK-OGPU, i cili thuhet se ka qasje në informacionet që rrjedhin nga shërbimet ruse të sigurisë, ekuipazhi i Novorossiysk mund të detyrohet të pompojë karburant nga hambari direkt në det për të shmangur rrezikun e një shpërthimi. Situata konsiderohet kritike, duke pasur parasysh se nëndetësja mund të mbajë armë të përparuara me rreze të gjatë veprimi.

    Nëndetësja “Novorossiysk” i përket Flotës Ruse të Detit të Zi, ka një ekuipazh prej 52 personash dhe mund të qëndrojë nën ujë deri në 45 ditë. Korrikun e kaluar, ajo u vu re nga Marina Britanike duke kaluar Detin e Veriut dhe Kanalin Anglez, gjë që kishte shkaktuar shqetësime të forta në Perëndim në lidhje me lëvizjet e nëndetëseve ruse pranë ujërave strategjike.

    Marina Mbretërore ka rritur patrullat e saj për të parandaluar çdo shkelje dhe për t’u marrë me dyshimet për “sulme hibride” që i atribuohen Moskës përmes të ashtuquajturës “flotë në hije”.

    Edhe pse nuk ka prova që Novorossiysk ishte përfshirë drejtpërdrejt në luftën kundër Ukrainës, Kievi njoftoi në gusht 2024 se kishte fundosur nëndetësen e saj “motër”, Rostov, në një operacion që u konsiderua një goditje e rëndësishme për flotën ruse.

    Zhvillimi aktual me rrjedhjen e karburantit shton një dimension të ri shqetësimeve të Perëndimit, pasi prania e një nëndetëseje potencialisht të armatosur me armë bërthamore në një gjendje teknike të paqëndrueshme në Mesdhe paraqet jo vetëm rreziqe ushtarake, por edhe mjedisore. 

  • Marina franceze sekuestron 9.6 tonë kokainë

    Marina franceze sekuestron 9.6 tonë kokainë

    Marina Franceze ka realizuar një nga kapjet më të mëdha të kokainës në historinë e saj, duke sekuestruar 9.6 tonë të lëndës narkotike me një vlerë tregu që tejkalon 500 milionë euro. 
    Operacioni u zhvillua pranë brigjeve të Afrikës Perëndimore, në kuadër të misionit të sigurisë detare “Corymbe”. 
    Sipas njoftimit zyrtar nga Rajoni Detar i Atlantikut, aksioni u krye nga dy anije të Marinës Franceze, pas një operacioni të përbashkët me shërbimet antidrogë, inteligjencën detare dhe bashkëpunimin e policisë britanike. 
    Objektivi ishte një anije peshkimi pa flamur shtetëror, e cila dyshohej për trafik të lëndëve narkotike. 
    Operacioni përfaqëson suksesin më të madh të Marinës Franceze për vitin 2025, i cili tashmë është cilësuar si një vit rekord në luftën kundër trafikut të drogës. 

  • Marina franceze sekuestron gati 10 ton kokainë, me vlerë mbi 500 mln euro

    Marina franceze sekuestron gati 10 ton kokainë, me vlerë mbi 500 mln euro

    sasi rekord droge

    FRANCË- Marina franceze ka sekuestruar gati 10 ton kokainë me vlerë gati 519 milionë euro nga një anije peshkimi në brigjet e Afrikës Perëndimore, thanë autoritetet franceze të enjten, më 25 shtator.
    Sekuestrimi nga dy anije të marinës të hënën pasoi një informacion nga autoritetet e antidrogës dhe inteligjencës detare dhe policia britanike, thanë autoritetet në rajonin detar Atlantik veriperëndimor të Francës.
    Operacioni ishte pjesë e misionit detar Corymbe të Francës, i cili është vendosur në Gjirin e Guinesë që nga viti 1990 për të garantuar sigurinë në një zonë ku pirateria është mjaft e zakonshme.
    “Në total, 9.6 ton kokainë me një vlerë tregu prej gati 519 milionë eurosh u sekuestruan në një anije”, tha prefektura e Atlantikut Detar, duke shtuar se anija nuk ishte e regjistruar në asnjë vend.
    Deri më tani, nuk janë dhënë detaje rreth fatit të ekuipazhit, ndërsa zakonisht në operacione të tilla, droga shkatërrohet dhe anija lejohet të vazhdojë kursin e saj.
    Deri në fund të gushtit, marina franceze kishte sekuestruar gati 6 ton kokainë në brigjet e Afrikës Perëndimore. Me më shumë se 45 ton drogë të sekuestruar nga marina franceze, sekuestrimet e bëra në vitin 2025 kanë arritur tashmë një rekord, tha në atë kohë Admirali Nicolas Vaujour, Shefi i Shtabit Detar.

  • Zhvillimi i marinave/ Arkitekti Luca Dini i bashkohet skuadrës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Balluku: Përvoja e tij, vlerë e shtuar

    Zhvillimi i marinave/ Arkitekti Luca Dini i bashkohet skuadrës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Balluku: Përvoja e tij, vlerë e shtuar

    Arkitekti i njohur, Luca Dini i është bashkuar skuadrës së Minsitrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, për strategjinë e zhvillimit të marinave, ka lajmëruar zv/kryeiministrja Belinda Balluku.

    Gjatë prezantimit të tij, Balluku u shpreh se ‘përvoja, njohuritë dhe ekspertiza janë një vlerë e shtuar dhe e pazëvendësueshme, që do të na ndihmojnë të ndërtojmë një model të qëndrueshëm dhe konkurrues të turizmit detar, në përputhje me standardet më të mira europiane’
    Pjesë nga takimi:
    Balluku: Në Konferencën e 5-të ndërkombëtare për Marinat Inteligjente dhe të Qëndrueshme të zhvilluar në Monako, bëra prezantimin e strategjisë kombëtare të Shqipërisë për marina, së bashku me një nga arkitektët më të njohur italian, Luca Dini, i cili na është bashkuar muajt e fundit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe është duke dizenjuar, së bashku me skuadrën e tij, një nga strategjitë më inovative për marina, duke e bërë kështu pjesë Shqipërinë të një rrjeti që nis nga Kroacia, Mali i Zi dhe më pas kalon për në Greqi. Sigurisht, industria detare është një nga industritë më të rëndësishme, por nuk mund të jetë vetëm industri komerciale, tregtare, e ngarkimit apo shkarkimit të mallrave të ndryshme, por nga ana tjetër, është edhe një industri e cila është lidhur ngushtësisht me turizmin dhe për të gjetur çelësin e suksesit duhen mjeshtra të mëdhenj, ashtu siç është Luca Dini.
    Pra, i dashur Luca, po shpjegoja çfarë kemi bërë sot në Monako në këtë konferencë me të vërtetë të rëndësishme, që ka të bëjë me marinat inteligjente që sot po ndërtohen në gjithë Evropën, por nga ana tjetër edhe ato që janë ndërtuar prej vitesh po pësojnë ndryshime për ta çuar këtë industri të re në një nivel tjetër. Çfarë po ndodh me Shqipërinë?
    Luca Dini: Atëherë, mirë a keq, jemi me fat sepse nga ky këndvështrim po nisim nga një fletë bosh. Kemi një fletë bosh mbi tavolinë, siç ndodh shpesh në studiot e arkitekturës dhe duhet të të vijë ideja fituese. Ja pra, ideja fituese vjen edhe nga përvoja. Ne kemi mbi 30 vjet që jemi në këtë fushë, ideja e parë ka qenë ajo e krijimit të një marine të vitit 3000, jo një marine që frymëzohet nga e kaluara. Duhet të mendojmë për një përdorim inteligjent të bregdetit, me respekt. Me respekt edhe për traditat e vendit tuaj dhe mbi të gjitha të krijojmë atë që ende nuk ekziston në botën e yachting-ut: një marinë të shpërndarë.
    Kjo do të thotë të krijojmë që në fillim një manual me rregulla të qarta se si duhet ndërtuar, por mbi të gjitha të përdoren marinat jo më si parking për anije, por si një aktivizim i gjithë vendit. Nga marina fillohet, pra nga deti mbërrin për të shkuar në tokë, jo anasjelltas siç është bërë vitet e fundit. Nga deti nisesh për të zbuluar fshatrat në male, për të zbuluar qytetet që ka, kulturën që ka Shqipëria. Pra, ideja është të studiohet një strategji duke filluar nga zero, një strategji e synuar për të krijuar një vend që në Mesdhe ende nuk ekziston.
    Ministrja Balluku: Dhe kjo është një histori e bukur për t’u besuar, por nga ana tjetër kërkon shumë punë, jo vetëm nga ministritë e linjës, apo institucionet shtetërore, por edhe nga investitorët që duhet të kuptojnë si do të funksionojë kjo marinë e re, inteligjente.
    Luca Dini: Qasja duhet të jetë krejtësisht e kundërt me atë që ka qenë deri tani. Investitori duhet të përqafojë projektin dhe vizionin, jo anasjelltas. Shpesh investitori mendon të imponojë shifra, metra katrorë, por nuk është kështu. Në këtë vend, sugjerimi ynë është pikërisht ai i përqendrimit fillimisht tek linjat udhëzuese: ku duam të shkojmë, çfarë duam të bëjmë. Kjo vjen edhe nga përvoja jonë në yachting, ne dimë saktësisht çfarë kërkojnë pronarët e anijeve. Ata kërkojnë përvoja, nuk kërkojnë më një vend ku të tregojnë pasurinë e tyre, ata duan të përjetojnë një eksperiencë edhe një eksperiencë kulturore.
    Ministrja Balluku: Çfarë do të thotë kjo? Pra, një marinë nuk është vend parkimi, është diçka tjetër.
    Luca Dini: Absolutisht. Ajo që ka qenë deri tani, deri para disa vitesh, ka qenë vërtet vendi ku të pasurit tregonin sa të fuqishëm ishin. Sot kjo ide është plotësisht e ndryshuar. Sot pronarët e anijeve duan të mbërrijnë në një marinë për të përjetuar eksperienca, që mund të jenë që nga një restorant tipik lokal deri tek mundësia për të marrë një mjet dhe për të vizituar vendet përreth. Kthehet në një udhëtim, marina bëhet pjesë e udhëtimit dhe përvojës, nuk është pika e mbërritjes. Nuk është më si dikur: “Arrij këtu dhe ju tregoj sa i fuqishëm jam.” Nuk është më kështu. Njerëzit kanë shumë më tepër kulturë dhe respekt dhe, megjithëse kanë mundësi të mëdha, duan të zbulojnë vendet. Ata nuk duan të jetojnë në Shqipëri sikur të ishin në Sardenjë, apo si në Amerikë. Ata duan të jetojnë Shqipërinë, traditën, kulturën që ka këtu. Kjo është një gjë shumë e bukur që po e zbulojmë pas disa vitesh dhe është ajo mbi të cilën kemi bazuar, së bashku me ju, strategjinë. Po studiojmë pikërisht strategjinë se si vendi do të ofrojë përdorimin e bregdetit dhe të marinave të reja që do të lindin.
    Ministrja Balluku: Nga ana tjetër kërkohet të kemi të gjithë personelin që do të operojë këto marina, kështu që një sfidë tjetër do të jetë krijimi i një grupi njerëzish, të rinjsh, që në të ardhmen do të punojnë në këto marina.
    Luca Dini: Kjo do të jetë një mundësi e madhe, krijimi i shkollave të dedikuara pikërisht për këtë. Ka nevojë absolute për ekuipazhe që e dinë çfarë do të thotë të jesh në bord të një yacht-i. Ka nevojë për vende dhe hapësira të dedikuara yachting-ut. Nuk është më si dikur. Dikur ekuipazhet ishin shpesh banorë lokalë që gjatë verës bënin sezonin me zotërinjtë e pasur në bord. Nuk është më kështu. Kjo ishte bota e viteve ’70, nuk është aspak më kështu. Sot kemi nevojë për profesionistë, profesionistë të shërbimit dhe prandaj ata duhet të edukohen në një nivel ndërkombëtar. Kjo është e rëndësishme. Duhet dhe do të bëhet një vend ndërkombëtar me shkolla ndërkombëtare dhe kjo i jep mundësi vendit të rritet shpejt dhe në një nivel shumë të lartë.
     

    Top Channel

  • Geti dhe Marina pa folur asnjë fjalë tregojnë të vërtetën për martesën e tyre

    Geti dhe Marina pa folur asnjë fjalë tregojnë të vërtetën për martesën e tyre

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Cindy Marina dhe Genar Topalli kurorëzojnë dashurinë në martesë

    Cindy Marina dhe Genar Topalli kurorëzojnë dashurinë në martesë

    Modelja dhe prezantuesja Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Genar Topalli teksa ka shpërndarë foto nga ceremonia, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se nga sot nis një kapitull i ri. Ai thekson se kanë marrë edhe bekimin e Papës, që e shnndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm.
    “Sot, në Romë, zemra jonë rreh më fort se kurrë. Është një ditë e mbushur me emocione të pafundme, lumturi dhe shumë dashuri. Në këtë ditë të shenjtë, unë dhe Cindy kurorëzojmë dashurinë tonë, duke marrë edhe bekimin e Papës – një bekim që e shndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm. Sot nis një kapitull i ri i jetës sonë, një rrugëtim i përbashkët i ndërtuar mbi dashuri, besim dhe përkushtim”, shkruan Genari.
    Në fund ai nënvizon se është njeri me fat që ka gjetur Cindyn, teksa nuk harron të falënderoj të gjithë miqtë e familjarët që festuan për dashurinë e tyre.
    “Me Cindyn pranë meje, ndihem njeriu më me fat në botë – sepse kam gjetur shpirtin tim binjak, shoqen time më të mirë dhe dashurinë e jetës sime. Faleminderit familjes, miqve dhe të gjithë atyre që janë pjesë e këtij momenti të paharrueshëm. Sot në Romë, nën qiellin e hapur, dashuria jonë merr formën më të bukur të saj: përjetësinë”, përfundon ai.

  • Merr fund martesa e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës?

    Merr fund martesa e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës?

    Prej disa ditësh ka qarkulluar lajmi në media dhe në rrjetet social se martesa mes Getoar Selimit dhe Marina Vjollces ka marrë fund, duke ngjallur kureshtje të madhe tek publiku. Arsyeja kryesore që ndezi dyshimet ishin mungesa e postimeve të përbashkëta në rrjete sociale dhe fakti që çifti nuk është parë shpesh në publik kohët e fundit.
    Megjithatë, fotot e fundit tregojnë krejt të kundërtën. Çifti është parë krah njëri-tjetrit në kryeqytet, të buzëqeshur e të qetë, duke ecur dorë për dore si gjithmonë. Pamjet e tyre flasin vetë: mes tyre nuk ka asnjë krizë dhe lidhja e tyre vazhdon më e fortë se kurrë.

    Geti dhe Marina shfaqen të natyrshëm, duke treguar se dashuria nuk ka nevojë gjithmonë të ekspozohet në rrjete sociale për të qenë e vërtetë. Përkundrazi, ata e ruajnë privatësinë dhe e jetojnë marrëdhënien aty ku ka më shumë rëndësi, në jetën e përditshme, në Tiranë, por edhe në Prishtinë, aty ku dhe u fotografuan.
    Ky nuk është hera e parë që përflitet për një ndarje mes tyre, por duket se të gjitha zërat mbeten thjesht spekulime të kota. Realiteti është se Geti dhe Marina vazhdojnë bashkë, duke ecur përpara si çift i konsoliduar dhe i dashuruar.

  • “Jam e vdekur” – Çfarë po ndodh me Marina Vjollcën?

    “Jam e vdekur” – Çfarë po ndodh me Marina Vjollcën?

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA