Tag: marina

  • Misteri i shenjtores “rebele” që u shtir si burrë, u akuzua për përdhunim dhe u dëbua nga manastiri

    Misteri i shenjtores “rebele” që u shtir si burrë, u akuzua për përdhunim dhe u dëbua nga manastiri

    Historia e Shën Marinës, mbetet një nga rrëfimet më të pazakonta të krishtërimit të hershëm. Në shekullin V, në një manastir të Libanit verior, vdiq një murg i ri dhe vëllezërit e Manastirit po e përgatisin për varrim. Kur ia hoqën rrobën, mbetën të tronditur nga një e vërtetë që nuk e kishin imagjinuar kurrë: vëllai i tyre Marino ishte në të vërtetë një grua, Marina.
    Nuk bëhet fjalë për një rast travestizmi apo identiteti gjinor fluid, por për një histori heroike durimi. Pikërisht për këtë Marina do të shpallej e shenjtë: sepse për shumë vite ishte shtirur se ishte burrë, një akt që u interpretua si një përpjekje dhe pendesë e çuar deri në ekstrem.
    Rreth historisë së saj të mistershme janë krijuar dy legjenda, mjaft të ndryshme: më e vjetra është më pranë fakteve, ndërsa e dyta është ndryshuar pesë ose gjashtë shekuj më vonë. Unë preferoj versionin më të vjetër sepse më duket më i vërteti, por (e pranoj) është edhe ai që më pëlqen më shumë. I dyti duket se është shpikur për ta bërë më “të pranueshme” historinë e kësaj shenjtoreje, edhe pse asgjë nuk arrin ta normalizojë plotësisht këtë histori, e cila vazhdon të ruajë elementë të pazakontë.
    Tunika me kapuç
    Ngjarjet zhvillohen në një botë ende jo plotësisht të kristianizuar, ku sapo po eksperimentoheshin format e para të jetës monastike, vetëm për burra. Thirrja fetare e grave, që nënkuptonte virgjëri, nuk shihej me sy të mirë, sepse gratë konsideroheshin të domosdoshme për vazhdimësinë e grupit shoqëror, vazhdimësi gjithmonë e kërcënuar nga vdekjet gjatë lindjes dhe vdekjet e fëmijëve.
    Marina, shumë e re dhe e tërhequr nga krishterimi megjithëse ishte rritur në një familje pagane, e shihte me tmerr afrimin e momentit kur do ta detyronin të martohej me një burrë që as nuk e njihte, ndoshta shumë më të moshuar, dhe që mbase nuk do ta linte të jetonte si e krishterë. Të arratisej as që e mendonte: si mund të mbijetonte një vajzë e vetme në një botë ku gruaja ishte thjesht shtojcë e familjes?
    Me siguri ajo kishte dëgjuar për ekzistencën e atij manastiri mashkullor, një bashkësi burrash të përkushtuar ndaj Zotit në jetë pothuaj eremitike, dhe ndjente një tërheqje të fortë. Por e dinte se një zgjedhje e tillë ishte e pamundur për gratë. Kështu, Marina mori një vendim të guximshëm: fshehu trupin e saj adoleshent në një tunikë me kapuç si ato të murgjve dhe shkoi në manastir, duke u paraqitur si kandidat për jetën monastike. Murgjit e pranuan këtë të ri pa mjekër, që u prezantua me emrin Marino, dhe i cili mësoi shpejt rregullat e jetës monastike, këngët dhe lutjet, duke dëshmuar një thirrje të sinqertë.
    Duke jetuar në një shpellë të errët dhe e dobësuar nga një dietë shumë e varfër, Marina nuk ngjalli kurrë dyshime. Me kalimin e viteve ajo u bë një murg i respektuar dhe i dashur. Pas disa vitesh provë, u konsiderua e gatshme të dilte jashtë manastirit herë pas here, së bashku me murgj të tjerë, për të lypur ushqimin e nevojshëm për mbijetesën e tyre.
    Në një nga këto dalje, kur murgjit kaluan natën në një han, Marina/Marino u akuzua se kishte dhunuar vajzën e hanxhiut, e cila mbeti shtatzënë.
    Akuza e rreme për përdhunim
    Për murgjit, ishte e lehtë të besonin akuzën: pavarësisht pamjes së dobët të murgut të ri, ata e dinin nga përvoja se sa të forta mund të ishin tundimet e djallit. Marina/Marino u dëbua nga manastiri dhe më vonë u detyrua të rriste fëmijën.
    Pa protestuar, pa u ankuar, ajo u detyrua të jetonte me lëmosha para portës së manastirit, duke rritur me dashuri një fëmijë që nuk ishte i saji. Pas disa vitesh, ndoshta kur djali vendosi të bëhej murg, Marina/Marino u pranua sërish në manastir, por me detyrën për të kryer punët më të rënda. Pa u ankuar kurrë, ajo jetoi kështu deri në vdekje. Atëherë u zbulua pafajësia e saj dhe falsiteti i akuzës. Durimi i saj i jashtëzakonshëm për një ndëshkim të pamerituar i dha Marinës statusin e shenjtores.
    Rrëfimi ka aspekte shqetësuese. Një prej tyre, ai që dikur shkaktonte problemet më të mëdha, ishte rebelimi ndaj familjes, i ndjekur nga një nismë kaq e guximshme nga një grua. Disa shekuj më vonë, kur kishin kaluar kohërat heroike të krishterimit të hershëm, gratë, sidomos ato të krishtera, duhej t’i ktheheshin bindjes.
    Versioni i dytë
    Kështu, teksti origjinal u modifikua për t’i dhënë një ngjyrë idilike familjare, duke e rikthyer Marinën në figurën e vajzës së bindur. Në këtë version, prindërit ishin të krishterë dhe, pas vdekjes së nënës, babai dhe vajza kishin një lidhje të veçantë. Kur babai, i pikëlluar, vendosi të tërhiqej në manastir, nuk pati zemër ta linte vetëm vajzën dhe, për arsye të paqarta, as nuk mendoi t’i gjente një burrë. Kështu, e mori me vete, të veshur si burrë.
    Sekreti u ruajt edhe pas vdekjes së babait dhe pjesa tjetër e historisë përsërit saktësisht versionin e parë: akuza e rreme, ndëshkimi, dhe zbulimi i identitetit të saj femëror në momentin e vdekjes. Në këtë version gjithçka duket më “e rregullt”: Marina është modeli i të bindurës ndaj familjes, jo si një vajzë e lirë që kërkonte zgjedhje të pavarura.
    Rikthimi tek bindja
    Kështu, Marina nuk është më vajza e fortë dhe e lirë që maskohet si burrë për të gëzuar lirinë e zgjedhjes që u njihej meshkujve, por një vajzë e nënshtruar. Megjithatë, në të dy versionet, mbetet një pikëpyetje: a ka heshtur Marina para akuzës së rreme vetëm për pendesë dhe për t’iu bindur Zotit, apo për të mos zbuluar mashtrimin e saj? A mos ka pasur frikë se, nëse tregonte se ishte grua, do të përballej me një ndëshkim edhe më të rëndë?
    Pavarësisht kësaj historie të ndërlikuar, por magjepsëse, Marina u njoh si e shenjtë falë mrekullive të shumta. Një legjendë thotë se e para që u shërua ishte pikërisht vajza që e kishte akuzuar padrejtësisht. Në Mesjetë, venecianët morën reliket e saj, sot të ruajtura në kishën e Santa Maria Formosa. Marina është ende e nderuar në kishën kopte dhe nga druzët, si dhe në shumë rajone të ish-perandorisë bizantine, përfshirë Italinë jugore: veçanërisht në Pulja, Kalabri e Siçili. Imazhi i saj është gjithashtu shumë interesant: një murg me fytyrë femërore dhe me një fëmijë pranë.
    Shën Marina njihet si mbrojtëse kundër dhimbjes së kokës. Ndoshta, pas gjithë këtyre ndodhive të ndërlikuara, as ajo vetë nuk e dinte më kush ishte dhe përpjekja për ta kuptuar i sillte asaj dhimbje koke.
    Shkrim nga Lucetta Scaraffia për Corriere Della Sera

  • Marina Britanike “mbikëqyr” anijet ruse, NATO në gatishmëri

    Marina Britanike “mbikëqyr” anijet ruse, NATO në gatishmëri

    Marina Mbretërore  ka shtuar patrullimet e saj në Kanalin Anglez,  duke monitoruar nga afër dy anije luftarake ruse që kanë kaluar nëpër ujërat britanike në dy javët e fundit.
    Ky veprim vjen në një kohë tensionesh të larta midis Londrës dhe Moskës, pas incidentit me anijen ruse Yantar, e cila dyshohet se përdori një lazer ndaj pilotëve britanikë të RAF.
    Autoritetet britanike thonë se mbeten në gatishmëri të plotë për të mbrojtur ujërat e vendit.

    Sipas raporteve të medias britanike, HMS Severn po monitoronte korvetën ruse Stoikiy dhe anijen e furnizimit Yelnya, të cilat po shkonin në perëndim përmes Doverit drejt Kanalit Anglez.
    “Kjo është hera e parë që Yantar ka përdorur këtë metodë kundër RAF.  Ne po e marrim shumë seriozisht”, tha Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar John Healy, duke e përshkruar përdorimin e lazerëve si “veçanërisht të rrezikshëm” dhe duke shtuar se Britania ishte e përgatitur të përgjigjej në përputhje me lëvizjet e anijes.
    Ministria e Mbrojtjes theksoi se forcat e armatosura britanike mbeten në patrullim “nga Kanali Anglez në Polin e Veriut”, në përgjigje të aktivitetit në rritje rus që kërcënon ujërat britanike.
    Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, misionet e mbikëqyrjes së anijeve dhe nëndetëseve ruse janë bërë më të shpeshta, me Marinën Mbretërore dhe RAF që monitorojnë rregullisht çdo kërcënim të mundshëm për sigurinë kombëtare.

  • Marina Mbretërore përgjon dy anije ruse në Kanalin Anglez

    Marina Mbretërore përgjon dy anije ruse në Kanalin Anglez

    Bota E Diel, 23 Nëntor 2025 18:02
    Nje ngjarje e rrezikshme ne kanalin anglez ndodhi sot. Dy anije luftarake ruse janë përgjuar në Kanalin Anglez nga Marina Mbretërore, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes (MoD).
    Në incidentin më të fundit që përfshin anijet ruse që depërtojnë në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar, anija HMS Severn u përball me RFN Stoikiy, një korvetë, dhe Yelnya, një anije cisterne, teksa ato lundronin drejt perëndimit përmes Ngushticës së Doverit në Kanalin Anglez gjatë dy javëve të fundit.

    Javën e kaluar, u bë e ditur se anija spiune ruse Yantar u pa pranë brigjeve të Skocisë dhe përdori lazer për të penguar pilotët e Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) që po gjurmonin lëvizjet e saj.

    Sekretari i Mbrojtjes, John Healey, e cilësoi lëvizjen e anijes Yantar si “thellësisht të rrezikshme” dhe paralajmëroi Rusinë dhe presidentin e saj, Vladimir Putin: “Ne ju shohim. Ne e dimë se çfarë po bëni. Ne jemi gati.”

    Healey tha javën e kaluar se ka pasur një rritje prej 30% të anijeve ruse që kërcënojnë ujërat e Mbretërisë së Bashkuar në dy vitet e fundit.
    Ministria e Mbrojtjes tha se pas përgjimit të anijeve Stoikiy dhe Yelnya, HMS Severn më vonë ia kaloi detyrat e monitorimit një aleati të NATO-s pranë brigjeve të Bretanjës.
    Ajo tha se anija britanike “vazhdoi të vëzhgonte nga distanca dhe mbeti e gatshme t’i përgjigjej çdo aktiviteti të papritur”.
    Kjo nuk është hera e parë që anija Stoikiy gjendet në territorin britanik.
    Në maj, Marina Mbretërore dërgoi dy anije dhe Skuadriljen Ajrore Detare 814 – e njohur gjithashtu si “tigrat fluturues” – për të ndjekur anijen luftarake ruse teksa ajo lundronte drejt perëndimit përmes Kanalit Anglez për t’u takuar me anijet Sparta IV dhe General Skobelev.
    Dy anijet tregtare po ktheheshin nga Mesdheu dhe grupi u drejtua përsëri për në Detin Baltik, i vëzhguar nga HMS Hurworth.
    Healey ka thënë se rritja e aktivitetit rus në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar ishte dëshmi e “agresionit të shtuar rus në të gjitha frontet”, i cili sipas tij po ndikon në Evropë, jo vetëm në Ukrainë.
    E ndërtuar në vitin 2002, HMS Severn është një anije patrullimi në det të hapur e klasit River. Së bashku me anijet e saj simotra, HMS Tyne dhe HMS Mersey, Marina Mbretërore thotë se anijet janë në gjendje “të shoqërojnë anijet luftarake të huaja që kalojnë, të kryejnë inspektime të anijeve të peshkimit dhe të mbrojnë kufirin e Mbretërisë së Bashkuar”.

  • Vlora Marina, nga vizioni në realitet

    Vlora Marina, nga vizioni në realitet

    Punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027
    Punimet për ndërtimin e Vlora Marina kanë hyrë në një fazë vendimtare, duke shënuar hapa konkretë drejt realizimit të një prej investimeve më të rëndësishme në bregdetin shqiptar. Aktualisht, në disa prej nukleve të para, progresi i punimeve shkon deri ne 25% dhe me ritmin aktual, brenda 2027 pritet të përfundojnë plotësisht punimet për njësitë e para. Çdo fazë e punimeve po kryhet me kujdes të veçantë ndaj cilësisë dhe qëndrueshmërisë. Për këtë arsye, Vlora Marina u vlerësua pak kohë më parë nga IFC dhe Ëorld Bank Group me certifikimin EDGE në fazë dizajni, bazuar në eficiencën e energjisë elektrike, kursimin e burimeve ujore dhe përdorimin e materialeve që reduktojnë emetimin e karbonit në mjedis, duke synuar vendosjen e standardeve të reja në ndërtimin e projekteve bregdetare.

    Progresi i punimeve përbën një hap të madh drejt zhvillimit urban dhe turistik të Vlorës. Ky zhvillim modern pritet të gjenerojë përfitime të rëndësishme ekonomike për qytetin dhe vendin, duke nxitur turizmin cilësor dhe duke tërhequr vizitorë, investitorë dhe banorë të rinj. Vlora Marina do të sjellë për herë të parë në Shqipëri një marinë të standardeve botërore, me mbi 400 vende ankorimi për jahte dhe megajahte, nën konsulencën e rrjetit prestigjioz D-Marin, të pranishëm në Mesdhe dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Përveç marinës, projekti përfshin ndërtimin e mbi 800 apartamenteve premium buzë detit, të konceptuara për një stil jetese modern, me shërbime ekskluzive dhe hapësira për relaks, argëtim dhe mirëqenie. Një tjetër element i rëndësishëm është hoteli i parë Marriott në bregdetin shqiptar, i cili do të shoqërohet edhe me 150 apartamente të branduara. Këto njësi do të kombinojnë rehatinë e jetesës së përditshme me luksin dhe shërbimet e një hoteli ndërkombëtar.

    Me vizionin e qartë dhe ritmin e qëndrueshëm të punimeve, Vlora Marina po shndërrohet me shpejtësi në realitet, duke e pozicionuar Vlorën si një pol të ri turizmi dhe investimesh, të aksesueshëm lehtësisht nga deti, toka dhe ajri.

  • Vlora Marina, nga vizioni në realitet! Punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027

    Vlora Marina, nga vizioni në realitet! Punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027

    Punimet për ndërtimin e Vlora Marina kanë hyrë në një fazë vendimtare, duke shënuar hapa konkretë drejt realizimit të një prej investimeve më të rëndësishme në bregdetin shqiptar. Aktualisht, në disa prej nukleve të para, progresi i punimeve shkon deri ne 25% dhe me ritmin aktual, brenda 2027 pritet të përfundojnë plotësisht punimet për njësitë e para. Çdo fazë e punimeve po kryhet me kujdes të veçantë ndaj cilësisë dhe qëndrueshmërisë. Për këtë arsye, Vlora Marina u vlerësua pak kohë më parë nga IFC dhe World Bank Group me certifikimin EDGE në fazë dizajni, bazuar në eficiencën e energjisë elektrike, kursimin e burimeve ujore dhe përdorimin e materialeve që reduktojnë emetimin e karbonit në mjedis, duke synuar vendosjen e standardeve të reja në ndërtimin e projekteve bregdetare.

    Progresi i punimeve përbën një hap të madh drejt zhvillimit urban dhe turistik të Vlorës. Ky zhvillim modern pritet të gjenerojë përfitime të rëndësishme ekonomike për qytetin dhe vendin, duke nxitur turizmin cilësor dhe duke tërhequr vizitorë, investitorë dhe banorë të rinj. Vlora Marina do të sjellë për herë të parë në Shqipëri një marinë të standardeve botërore, me mbi 400 vende ankorimi për jahte dhe megajahte, nën konsulencën e rrjetit prestigjioz D-Marin, të pranishëm në Mesdhe dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Përveç marinës, projekti përfshin ndërtimin e mbi 800 apartamenteve premium buzë detit, të konceptuara për një stil jetese modern, me shërbime ekskluzive dhe hapësira për relaks, argëtim dhe mirëqenie. Një tjetër element i rëndësishëm është hoteli i parë Marriott në bregdetin shqiptar, i cili do të shoqërohet edhe me 150 apartamente të branduara. Këto njësi do të kombinojnë rehatinë e jetesës së përditshme me luksin dhe shërbimet e një hoteli ndërkombëtar.

    Me vizionin e qartë dhe ritmin e qëndrueshëm të punimeve, Vlora Marina po shndërrohet me shpejtësi në realitet, duke e pozicionuar Vlorën si një pol të ri turizmi dhe investimesh, të aksesueshëm lehtësisht nga deti, toka dhe ajri.

  • Artur Meçollari i kujton Belinda Ballukut se Presidenti Bajram Begaj e ka “paketuar” për në SPAK, ja firmat që…

    Artur Meçollari i kujton Belinda Ballukut se Presidenti Bajram Begaj e ka “paketuar” për në SPAK, ja firmat që…

    Ndërkohë që e gjithë Tirana zien për fletë-thirrjen që Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka dërguar në zyrë për ta marrë në pyetje sot, Belinda Ballukun,ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari ka rikthyer në vëmendje dokumente të vjetra që lidhen me koncesionin për Portin e Limionit, duke nxjerrë në pah situatën e vështirë në të cilën ndodhet ministrja, pasi edhe kjo dosje po hetohet nga SPAK. “Bella, të paketoi Barjami”, shkruan Meçollari duke nxjerrë faktet. Sipas tij, Presidenti Begaj ishte në dijeni të shkeljeve ligjore lidhur me koncesionin, të kryera nga ministria e Ballukut, por nuk arriti t’i shmangë ato. Meçollari citon SPAK-un, sipas të cilit dhënia me koncesion e Portit Turistik “Marina Limion” është në kundërshtim me nenin 6 të Ligjit nr. 125/2013 “Për koncesionet”. Begaj dorëzoi vullnetarisht dokumentet që përmbajnë firmën e Ballukut, pa kërkesë të SPAK-ut.  “SPAK: “dhënia me koncesion të Portit Turistik (“Marina Limion”) ËSHTË NË KUNDËRSHTIM EDHE ME PARASHIKIMIN E NENIT 6 TË LIGJIT NR. 125/2013 “PËR KONCESIONET”.  Sipas Meçollarit, Begaj dorëzoi me vullnet, pa kërkesën e SPAK, këtë praktikë ku figurojnë disa shkresa me firmën e ministres Belinda Balluku. “Me shkresën nr. 402, datë 13 janar 2020, e MIE për Ministrinë e Mbrojtjes (MM) dhe katër ministri të tjera, firmosur nga Belinda Balluku, me objekt “kërkohet mendim për projejektvendimin”, bashkalidhur gjenden 1) projektvendimi i Këshillit të Ministrave, relacioni i MIE për Këshillin e Ministrave “për miratimin e kontratës konçesionale / PPP të Portit Turistik dhe Shërbimeve “Marina Limion” me firmën e Ballukut dhe draft-kontrata midis MIE dhe shoqërisë “Marina Limion”’, shkruan Meçollari.
    Detajet
    Sipas Artur Meçollarit, më 23 qershor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) lidh kontratën me shoqërinë “Marina Limion” për dhënien e Portit Turistik dhe shërbimeve me koncesion, në formë Partneriteti Publik-Privat. Kjo kontratë u miratua edhe nga Këshilli i Ministrave me VKM nr. 515, datë 1 korrik 2020. Problemi është se prona ku do të bëhej investimi, prona nr. 696 “Baza Ndihmuese Limion” në Sarandë, ishte nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila i kishte dhënë përgjigje negative MIE-së. Megjithatë, Balluku vijoi procedurat dhe kontrata u lidh, pavarësisht paralajmërimeve. SPAK nënvizon se kjo pronë ka status të veçantë, sepse është bazë ushtarake dhe ka rëndësi për sigurinë kombëtare. Ligji për koncesionet nuk lejon që prona të tilla të jepen me koncesion pa masa të veçanta sigurie. Prandaj, miratimi i kontratës është në kundërshtim me ligjin dhe rrit përgjegjësitë penale për të gjithë të përfshirët.  “Në datën 23 qershor 2020 MIE lidhi kontratën nr. 864 Rep. dhe nr. 380 kol. me shoqërinë “Marina Limion” për dhënen me konçesion / Partneritet Publik Privat (PPP) të Portit Turistik dhe të Shërbimeve “Marina Limion”. Po ashtu KM do të miratonte VKM Nr. 515, datë 1.7.2020, për miratimin e kontratës së e firmosur nga MIE me shoqërinë “Marina Limion” më 23 qershor 2020. Të dy këto dokumenta janë të njëjtë me draftet që MIE i dërgoi MM me shkresën nr. 402, datë 13 janar 2020, pavarësisht se prona mbi të lidhej kontrata ishte në një prone në administrim të MM dhe kjo e fundit i kishte kthyer përgjigje negative MIE. Pas kërkesës së “Marina Limion” në MIE, në datën 2.9.2019, komisioni i dhënies me koncesion pa verifikuar statusin e pronës, miraton kërkesën dhe në 10.10.2019 njofon “Marina Limion” se ishte fitues. Shihet qartë nga skema e investimit që gjendet në Relacion me firmën e Ballukut, se investimi do të kryhet në pronën nr. 696 “Baza Ndihmuese Limion, Sarandë”, në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes nga vitit 2014, si dhe kjo skemë investimi do të bllokonte hyrjen e bazës detare. Edhe pse MIE morri përgjigje negative nga Ministria e Mbrojtjes në datë 30.01.2020, ministrja Balluku vijojë me lidhjen e kontratës me “Marina Limion” në datën 23 qershor 2020 dhe miratimin e saj me VKM nr. 515, date 1 korrrik 2020. Sipas SPAK (Vendimi i Gjykatës se Lartë Nr.00-2023- 1001, datë 15.06.2023) “Ministri i Mbrojtjes nëpërmjet shkresës nr. 227/6 prot., datë 30.01.2020, i drejtuar Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë (më poshtë referuar si MIE) shpreh mosdakordësinë për miratimin e projektit”. në datë 2.9.2019, ora 14:00, ofertuesi ka paraqitur propozimin e tij në lidhje me procedurën konkurruese “Oferta e koncesionarit”, e pranuar nga Autoriteti Kontraktues (komisioni i dhënies me koncesion) dhe Autoriteti Kontraktues, me shkresën nr. 8507 prot., datë 10.10.2019, i ka dërguar koncesionarit “Njoftimin e fituesit”, nëpërmjet të cilës është ftuar ofertuesi fitues (koncesionari) për negocimin e kontratës koncesionare”. Po ashtu SPAK shprehet se “Në përfundim të këtij procesi, është hartuar dhe miratuar VKM nr. 515, datë 1.7.2020, “Për miratimin e Kontratës së Koncesionit Partneritet Publik Privat, për dhënien me koncesion partneritet publik privat te Portit Turistik dhe të Shërbimeve Marina Limion, ndërmjet Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ofertuesit. Prokuroria e Posaçme ka analizuar se është disponuar me një kontratë koncesioni mbi një pronë të vendosur në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes, të miratuar me Dekret të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, pronë e cila shërben për ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe se, nga korrespondenca e kryer me Presidentin e Republikës, por dhe nga tërësia e akteve të administruara, nuk ka asnjë komunikim me këtë institucion në lidhje me pronën nr. 696, pronë e cila sipas Dekretit nr. 8539, datë 17.6.2014, bën pjesë në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes”. Në fund SPAK konkludon se “Përfshirja e kësaj prone me status të veçantë, pasi përbën bazë ushtarake, ku funksioni primar i saj është ruajtja e sigurisë kombëtare, në VKM-në për dhënien me koncesion të Portit Turistik ËSHTË NË KUNDËRSHTIM EDHE ME PARASHIKIMIN E NENIT 6 TË LIGJIT NR. 125/2013 “PËR KONCESIONET”: “Ky ligj nuk zbatohet për koncesionet/partneritetet publike private, në rastet e mëposhtme: b) kur realizimi i tyre duhet të shoqërohet me masa të veçanta të sigurisë, në përputhje me ligjet, rregulloret ose dispozitat administrative në fuqi apo kur një gjë e tillë kërkohet nga mbrojtja e interesave thelbësorë të shtetit”, shkruan ndër të tjera Meçollari.

  • Dosja e pronave të ushtrisë/ SPAK dhe BKH zbarkojnë në “Marina Bay Saranda”

    Dosja e pronave të ushtrisë/ SPAK dhe BKH zbarkojnë në “Marina Bay Saranda”

    Dosja e pronave të ushtrisë/ SPAK dhe BKH zbarkojnë në “Marina Bay Saranda”
     
    Një vendim gjykate ka autorizuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe Byrojnë Kombëtare të Hetimit (BKH) të kryejnë kontrolle në pronat dhe bizneset e dy personave që kanë lidhje me kompleksin “Marina Bay Saranda”. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari i Weblajm, Arsen Rusta.
     

     
    Sipas burimeve, hetimi lidhet ngushtë me pronat e Ushtrisë, konkretisht me territorin e portit ushtarak në Limion, Sarandë. SPAK ka arritur të bindë gjykatën se ky kontroll ishte i domosdoshëm për të siguruar prova mbi dyshimet për manipulim të kontratës së përdorimit të këtij porti strategjik.
     
    Operacioni është ende në vijim dhe pritet të pasohen me sekuestrime dokumentesh, verifikime të transaksioneve dhe lëvizjeve të pronësisë. Burime bëjnë të ditur se kontrollet nuk kufizohen vetëm te pronarët e dyshuar, por përfshijnë edhe disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të niveleve të ndryshme shtetërore, të cilët mund të kenë pasur rol në procesin e miratimit apo negocimit të kontratave.
     
    SPAK, prej kohësh, ka shprehur interes për hetimet mbi mënyrën e shfrytëzimit të pronave ushtarake në zonën bregdetare, mes dyshimeve se asetet strategjike janë përdorur për interesa private në kundërshtim me ligjin. Më herët për këtë çështje është pyetur ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Për gati një orë funksionarja e lartë dha qëndrimin e saj në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat.
     
    Midis shumë çështjeve për ushtrinë që po trajtohen nga SPAK, kallëzimi për portin e Limioinit u dorëzua nga gjenerali Artur Meçollari.
    Ne cilësinë e ish zv.komandantit të Flotës Detare, Meçollari e akuzon Xhaçkën dhe ish-shefin e shtabit Bardhyl Kollçakun për shpërdorim detyre, mashtrim dhe korrupsion. Sipas Mecollarit, funksionarët anashkaluan flotën detare gjatë procedurave për dhënien me qera të pronës së ushtrisë në Sarandë.
     
    Koncensionin për Portin e Limionit në Sarandë e ka fituar bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Kastrati”dhe “Edil Al” të cilët do të kenë të drejtën e shfrytëzimit të tij për 35 vite. Në 2018-ën qeveria kaloi këtë port me qira me të drejtë 20 vjet dhe më pas u miratua edhe leja për ndërtimin e “Marina Bay Saranda”.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Pas arrestimit me kokainë, rikthehet vajza e Eli Farës: Vajzat meritojnë të jetojnë përrallën e tyre

    Pas arrestimit me kokainë, rikthehet vajza e Eli Farës: Vajzat meritojnë të jetojnë përrallën e tyre

    Në muajin gusht, Marina, vajza e këngëtares së njohur të muzikës popullore Eli Fara, u vu në pranga nga policia e Tiranës pasi u kap me kokainë. Pas procedurave dhe hetimeve, Gjykata vendosi që ajo të mbahej në arrest shtëpie, ndërsa Marina deklaroi se lënda narkotike ishte për posedim vetjak.
    Pas këtij incidenti, Marina u tërhoq për një periudhë nga rrjetet sociale, ku më parë kishte qenë mjaft aktive dhe e ndjekur nga një numër i madh fansash. Megjithatë, së fundmi ajo është rikthyer sërish në Instagram, duke postuar disa foto ku shfaq hiret e saj dhe tërheq vëmendjen e ndjekësve.
    Një prej fotove të publikuara së fundmi shoqërohet edhe me një mesazh të fuqishëm: “Vajzat meritojnë të jetojnë përrallën e tyre.” Ky postim duket të jetë një sinjal i qartë i dëshirës së Marinës për të shkuar përpara dhe për të treguar forcën dhe pavarësinë e saj pas përballjes me situatën ligjore.
    Rikthimi i saj në rrjetet sociale ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe mediave rozë, të cilët komentojnë jo vetëm pamjen e saj, por edhe mesazhin që ajo përcjell.
    Ndërkohë, Marina duket e vendosur të vazhdojë rrugën e saj personale dhe artistike, duke u fokusuar te jeta dhe aspiratat e saj.
     

  • Green Coast dhe Vlora Marina në vëmendjen e investitorëve ndërkombëtarë

    Green Coast dhe Vlora Marina në vëmendjen e investitorëve ndërkombëtarë

    Green Coast mirëpriti një grup investitorësh dhe sipërmarrësish nga Holanda, në një aktivitet të veçantë që ndërthurte biznesin me sportin. Për tre ditë me radhë, të ftuarit u njohën nga afër me mundësitë që ofron Shqipëria në sektorin e real estate, përmes vizitave në projektet më të rëndësishme të bregdetit, Green Coast dhe Vlora Marina.CEO e Balfin Real Estate, znj. Ledia Telhai dhe Drejtori i Shitjeve, z. Eltion Koçi, prezantuan vizionin dhe zhvillimet e projekteve, duke theksuar interesin gjithnjë e më të madh të investitorëve të huaj për tregun shqiptar. “Në sektorin e real estate, Shqipëria ofron mundësi që pak vende në rajon mund t’i garantojnë,” u shpreh znj. Telhai, duke theksuar se kërkesa e lartë për prona përgjatë bregdetit po reflektohet në rritjen e qëndrueshme të vlerës dhe në kthimin e tyre në një investim të sigurt e afatgjatë.Duke ndalur tek rëndësia e këtij aktiviteti, z. Koçi, theksoi se ky event ishte një mundësi për të prezantuar nga afër potencialin e jashtëzakonshëm të këtyre projekteve, si dhe për të treguar se Shqipëria po fiton vendin e merituar në hartën e investimeve ndërkombëtare.”Edhe vetë investitorët e huaj u shprehën të impresionuar nga përvoja e tyre në Shqipëri.“Ka qenë një eksperiencë vërtet e jashtëzakonshme. Gjatë këtyre ditëve në Shqipëri patëm mundësinë të njiheshim me potencialin e madh që ofron vendi për investime dhe me bukurinë natyrore të rivierës. Patëm mundësinë të organizonim turneun tonë të padelit pikërisht këtu në Green Coast, ku gjetëm të gjitha facilitetet e nevojshme. Jam i bindur se Shqipëria po pozicionohet si një destinacion shumë tërheqës për investitorët,” u shpreh një prej tyre.Programi i aktivitetit përfshiu një tur informues në Green Coast, ku të ftuarit vizituan “Galeria by TEG”, qendra e vetme tregtare në rivierën shqiptare, e pozicionuar brenda resortit, për të vijuar më pas në Lifestyle Center “La Vista”, si dhe shëtitoren buzë detit. Turit iu shtua edhe vizita në rezidencat tashmë të përfunduara dhe të banuara, ku investitorët patën mundësi të shihnin nga afër atmosferën e një destinacioni tashmë të konsoliduar, përpara se të njiheshin me ecurinë e fazave të reja të projektit dhe tipologjive që ofrohen.Eksperienca u plotësua me një udhëtim në det përgjatë Rivierës Shqiptare, nga Green Coast drejt Vlora Marinës. Teksa shijuan panoramën e gjireve dhe plazheve përgjatë vijës bregdetare, pjesëmarrësit u ndalën për të parë në terren zhvillimin e punimeve në projektin Vlora Marina si dhe më pas në ambientet e zyrave, ku janë njohur me vizionin dhe konceptin e këtij projekti, që pritet të sjellë në Shqipëri marinën e parë të klasit botëror dhe një kompleks rezidencial me apartamente premium buzë detit. Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm në prezantimin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për kapitalin ndërkombëtar, duke e pozicionuar rivierën tonë jo vetëm si një destinacion turistik, por edhe si një qendër të re mundësish për investime në Mesdhe

  • Tronditje në Gjermani, akrobatja bie nga trapezi dhe humb jetën gjatë një shfaqjeje cirku përpara spektatorëve

    Tronditje në Gjermani, akrobatja bie nga trapezi dhe humb jetën gjatë një shfaqjeje cirku përpara spektatorëve

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një shfaqje cirku në Gjermani, ku një akrobate spanjolle humbi jetën përpara dhjetëra spektatorëve, mes tyre edhe fëmijë.

    Marina B., 27 vjeçe, nga ishulli spanjoll Mallorca, humbi jetën pasi ra nga një lartësi prej pesë metrash gjatë një performance solo në trapez, në çadrën e Circus Paul Busch, në qytetin Bautzen, në lindje të Gjermanisë.
    Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën pasdite, rreth orës 17:45, përpara rreth 100 spektatorëve, shumë prej të cilëve ishin familje me fëmijë.
    Sipas dëshmitarëve, publiku shpërtheu në britma teksa Marina ra në dysheme, ndërsa prindërit mbulonin sytë e fëmijëve të tyre. Disa të pranishëm u larguan menjëherë nga çadra e cirkut, të tronditur nga ajo që panë.
    Stafi i cirkut dhe emergjencat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por Marina ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.
    Një punonjës i cirkut tha për gazetën gjermane Bild: “Nuk mund ta besojmë që kjo ndodhi.”
    Policia gjermane konfirmoi se Marina nuk kishte përdorur litar sigurie, por theksoi se sipas rregullave, nuk ishte e detyruar ta përdorte.
    Zëdhënësi i policisë, Stefan Heiduck, deklaroi: “Ajo vendos vetë nëse do ta përdorë apo jo. Askush tjetër nuk ishte në pistë gjatë aksidentit.”
    Ralf Huppertz, kreu i Shoqatës Gjermane të Cirqeve, u shpreh se është e pazakontë që një artiste kaq e stërvitur të mos mbijetojë nga një rënie prej pesë metrash. Ai tha: “Ndoshta u ndje e trullosur në trapez.”
    Menjëherë pas aksidentit, Circus Paul Busch anuloi të gjitha shfaqjet e planifikuara. Një njoftim i vendosur në sportelin e biletave të dielën lexonte: “Për shkak të një humbjeje, cirku do të qëndrojë i mbyllur.”
    Pavarësisht moshës së re, Marina kishte mbi 10 vite përvojë në botën e cirkut. Ajo ishte e apasionuar pas artit të akrobacisë dhe shpesh shprehej se çdo shfaqje ishte një mundësi për të ndarë pasionin e saj me publikun.
    Në një nga postimet e fundit në Instagram, ajo shkroi poshtë një fotoje teksa fluturonte në ajër: “Lart, unë punoj më mirë. Besoj se arti ka fuqinë të krijojë momente të paharrueshme.”
    Pas ndarjes nga jeta, një homazh prekës për të u publikua në rrjetet sociale: “Edhe pse nuk je më këtu, dashuria dhe drita jote do të më udhëheqin çdo ditë. Marina Barcelona.”
    Kryetari i bashkisë së Bautzen, Karten Vogt, shprehu keqardhjen e thellë për ngjarjen tragjike.
    Ai tha për MDR: “Aksidenti na ka prekur të gjithëve. Në emër të qytetit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të saj.”

    Top Channel