Tag: marilyn

  • Historia e rrallë: Fotoja e vetme ku shihen Kennedy dhe Monroe, 3 muaj para se ajo të ndahej nga jeta

    Historia e rrallë: Fotoja e vetme ku shihen Kennedy dhe Monroe, 3 muaj para se ajo të ndahej nga jeta

    Ky imazh bardh e zi, i marrë nga ish-fotografi i Shtëpisë së Bardhë, Cecil Stoughton, është fotografia e vetme publike mes John F. Kennedy dhe Marilyn Monroe së bashku.

    Ajo është ende e veshur me fustanin e njohur, të ngushtë dhe të tejdukshëm me diamante të rremë që kishte veshur edhe kur këndoi më herët në Madison Square Garden në ditëlindjen e Presidentit.

    Kennedy mban kokën të anuar pak dhe po shikon poshtë teksa dëgjon Marilyn. Vëllai i tij, Robert Kennedy, është duke qëndruar pranë çiftit duke parë.

    Fotoja është bërë në një shtëpi private në Manhattan dhe ekzistenca e këtij imazhi u mbajt sekret për dekada. Anthony Sherman, një nga agjentët e Shërbimit Sekret që ishte në detyrë atë natë e kujton shumë mirë.

    “Oh mik! Nuk do ta harroj kurrë atë natë. Më caktuan në postbllokun pranë shtëpisë private ku po bëhej festa. Mbaj mend që një makinë u afrua dhe kur dera u hap doli kjo grua jashtëzakonisht e bukur, Marilyn Monroe e shoqëruar nga një burrë i moshuar.

    Ajo kishte veshur këtë fustan – ose çfarëdo qoftë ai – ishte më shumë si një gjë e tejdukshme – që ajo, me sa duket, e kishte veshur në skenë. Çfarë nokauti.

    Të gjithë u ndaluan dhe mbajtën frymën. Ajo erdhi drejt meje. Unë kisha një listë të njerëzve që ishin ftuar dhe më tha: “Përshëndetje, zotëri, unë jam Marilyn Monroe. Unë qëndrova duke bërë si i menduar: “Ju jeni Marilyn Monroe, OK”. Ne buzëqeshëm dhe ndërsa e lashë të kalonte, mendova, wow. Unë punoja për presidentin e Shteteve të Bashkuara, kështu që çdo moment ishte histori. Por kjo? Kjo, për mua, ishte histori” – tha ai, transmeton ‘lapsi.al’.

    Ndërsa Mathilde Krim kujton: “Marilyn erdhi e veshur me një copë të hedhur në trup. Si e mbuluar me temina, të cilat dukeshin sikur ishin ngjitur në lëkurën e saj, sepse rrjeta ishte një ngjyrë mishi”.

    Festimi i ditëlindjes së Presidentit Kennedy u mbajt në Madison Square Garden më 19 maj 1962 dhe morën pjesë më shumë se 15 mijë njerëz, duke përfshirë shumë të famshëm. Veprimtaria ishte një gala për mbledhjen e fondeve për Partinë Demokratike.

    Fustani i Monroe ishte bërë nga një pëlhurë e tejdukshme dhe ngjyrë mishi, me 2500 diamante të rremë vezullues të qepura në të. Fustani ishte aq i ngushtë sa Monroe e kishte të vështirë ta vishte; ajo nuk kishte veshur asgjë poshtë tij.

    Festa e ditëlindjes për mbledhjen e fondeve ishte nata e fundit e njohur kur Kennedy dhe Monroe mund të kenë kryqëzuar rrugët. Aty ajo këndoi versionin e konsideruar skandaloz të “Happy Birthday Mr. President”.

    Kur JFK doli në skenë për ta falënderuar, ai tha: “Tani mund të tërhiqem nga politika pasi më kënduan “Gëzuar Ditëlindjen” në një mënyrë kaq të ëmbël”.

    Publiku kishte shumë dyshime se aktorja e Hollivudit dhe Presidenti ishin dashnorë të fshehtë, por pas kësaj performance i bëri ata objekt spekulimesh sidomos pasi Monroe të vdiste vetëm disa muaj më vonë. Ajo gjithashtu u përfol se kishte një lidhje edhe me vëllain e JFK, Robertin.

    Sipas biografit Donald Spoto, Monroe dhe JFK u takuan 4 herë midis tetorit 1961 dhe gushtit 1962.

    “Takimi i tyre intim” i vetëm besohet të ketë ndodhur 2 muaj para koncertit në një dhomë gjumi në shtëpinë e Bing Crosby më 24 mars 1962, ka thënë masazheri i saj Ralph Roberts.

    Më pak se 3 muaj pas kësaj fotografie, më 5 gusht 1962, Marilyn do të gjendej e vdekur nga një mbidozë barnash në shtëpinë e saj në Los Anxhelos. Ajo ishte 36 vjeç. Një vit më vonë, më 22 nëntor 1963, presidenti Kennedy u vra në Dallas, Teksas. Ai ishte 46 vjeç. 

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “IKI I NGOPUR NGA KJO JETË”: DJALI I KADRI ROSHIT KUJTON MES LOTËSH BISEDËN E FUNDIT TË BABAIT

    Në emisionin “Rudina”, ka qenë i ftuar djali i Kadri Roshit, por njëkohësisht edhe aktor si vetë i ati, Kliti Roshi.

    Kliti Roshi feston 100-vjetorin e lindjes së babait të tij dhe ai ka treguar jo vetëm aktivitetet që ka organizuar, por ka folur edhe për librin “Në jetët e të tjerëve”, i shkruar nga vetë ai, si një dedikim për aktorin e madh.

    Gjatë programit, Roshi, teksa mbante lotët, kujtoi edhe një bisedë të babait me motrën, teksa i thoshte: “Iki i ngopur nga kjo jetë”.

    Kliti Roshi: Ishte një këshillë në formë sharje. Në formë sharje, që ia ka thënë edhe më të rriturve se unë: “A m’çan kokën?”.

    -Dhe kur e thoshte këtë, kur e përdorte këtë?

    Kliti Roshi: Ndoshta, ndoshta, një orë para se të mbyllte sytë. Ndoshta, për herë të fundit. Dhe fjala e tij që (nuk mban lotët)… më falni. Fjala e tij që vërtet më ngopi, ishte biseda që bëri me motrën, por që u ndodha dhe unë pak më larg: “Iki i ngopur nga kjo jetë” (i tha Kadri Roshi të bijës).

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    Kujtim M. Shala

    KUJTIM SHALA: ZOT E ROB TE KAMBA JOTE…

    Tash kam me të dashtë egërpa andrrueme të prekë plot dimënme vdekë të bardhëNë tokën e shkretë me ta zgjatë dorënlumë të andrruem gjatëKam me të dashtë plot zipa andrrasotPa të trillueme ta zanë flokun në grushtme e mbyllë bukurinë e dritënZot e rob te kamba joteMe të dashtë egërplot zistuhi që mban gjallëujë që përmbytdorë që përmbys kohënrandë

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Veshja e Marilyn Monroe, flet për herë të parë Kim Kardashian!

    Veshja e Marilyn Monroe, flet për herë të parë Kim Kardashian!

    Kim Kardashian ka mbajtur në mister detajet për një nga momentet më të diskutuara të saj në tapetin e kuq, atë të veshjes së fustanit legjendar të Marilyn Monroe në Met Gala 2022. Në një intervistë me kolegen e saj, Teyana Taylor, për Vanity Fair, Kim nuk pranoi të japë përgjigje për pyetjen nëse ajo kishte dëmtuar fustanën ikonë, siç është spekuluar nga shumë persona. Taylor, duke u munduar ta sqaronte, e pyeti drejtpërdrejt: “A e ke prishur fustanën e Marilyn Monroe?” Kim u përgjigj duke thënë një “jo” të fuqishëm dhe shtoi: “Nuk e di si arriti tek unë, por tani është perfekte.”
    Ky moment i veçantë i veshjes së fustanit të vitit 1962, i dizajnuar nga Jean Louis dhe që kushtonte 12,000 dollarë në kohën e tij, ka ngjallur shumë polemika. Fustani u bë i famshëm për performancën e Marilyn Monroe për Presidentin John F. Kennedy në një ngjarje bamirësie, ku ajo këndoi “Happy Birthday” në vitin 1962. Për të mundur të vishej me këtë fustan, Kim kaloi një transformim të jashtëzakonshëm fizik, duke humbur 16 paund në tre javë dhe duke ndjekur një dietë strikte.
    Në intervistë, Kim gjithashtu komentoi mbi mundësinë e dëmimit të fustanit, duke thënë se kishte pasur shqetësime për sigurimin e saj dhe se kishte frikë se do të humbiste 10 milionë dollarë. Pavarësisht kritikave dhe thashethemeve, momenti i saj në Met Gala vazhdon të mbetet një nga më të diskutuarit në historinë e këtij eventi prestigjioz.

  • Shtëpia e Marilyn Monroe në rrezik shembjeje, pronarët kërkojnë vendim nga gjykata

    Shtëpia e Marilyn Monroe në rrezik shembjeje, pronarët kërkojnë vendim nga gjykata

    Shtëpia në Los Anxhelos ku Marilyn Monroe kaloi ditët e fundit të jetës së saj, rrezikon të shembet.

    Pronarët aktualë, Brinah Milstein dhe Roy Bank, e blenë pronën në vitin 2023 për 8.4 milionë dollarë dhe kanë kërkuar leje për ta rrënuar, me synim që ta bashkojnë me shtëpinë e tyre ngjitur.

    Pas reagimeve, konservatorët kulturorë arritën që ndërtesa të shpallet monument historik, duke ndaluar përkohësisht shembjen. Çështja tani është në duart e Gjykatës së Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit, e cila do të vendosë nëse planet e pronarëve do të realizohen.

    Milstein dhe Bank kanë propozuar që ndërtesa të zhvendoset në një vend publik, për të shmangur shqetësimet nga vizitat e turistëve dhe përdorimi i dronëve që cenojnë privatësinë e tyre./KultPlus.com

  • Shtëpia e fundit e Marilyn Monroe në rrezik shembjeje për shkak të mosmarrëveshjeve ligjore

    Shtëpia e fundit e Marilyn Monroe në rrezik shembjeje për shkak të mosmarrëveshjeve ligjore

    Shtëpia në Brentwood, ku Marilyn Monroe jetoi ditët e fundit të jetës së saj, është në rrezik të shembet, sepse pronarët e saj aktualë, Brina Milstein dhe Roy Bank, duan ta prishin.

    Por ata po përballen me kundërshtime ligjore, sipas një raporti nga Bloomberg. Milstein, vajza e manjatit të pasurive të patundshme në Cleveland, Michael Milstein, dhe Bank, një producent i reality show-ve, blenë pronën në 12305 Fifth Helena Drive vitin e kaluar, duke paguar 8.4 milionë dollarë. Shtëpia ndodhet pranë një parcele toke që çifti e ka në pronësi që nga viti 2016. Menjëherë pas blerjes së saj, ata siguruan një leje prishjeje, por ruajtësit arritën të bindnin autoritetet e Los Angeles që ta njihnin shtëpinë si një monument historik-kulturor, duke ndaluar procesin e prishjes.

    Marilyn Monroe’s last home faces demolition in battle over landmarkshttps://t.co/i3g1miPAkS pic.twitter.com/bnG7NM6ni0
    — Edmonton Sun (@Edmontonsun) August 29, 2025

    Pronarët po presin një vendim nga Gjykata e Lartë e Qarkut të Los Anxhelosit për të vazhduar me prishjen e shtëpisë me dy dhoma gjumi, në stilin spanjoll. Plani është që prona të bashkohet me rezidencën e tyre, por statusi i një vendi historik ua kufizon të drejtat.
    “Los Anxhelosi ka mijëra njerëz të famshëm që jetojnë dhe vdesin këtu”, tha avokati i tyre, Peter Sheridan, për Bloomberg. “A është çdo shtëpi ku kanë jetuar këta njerëz një ‘vend historik’? Aspak.” Ata pretendojnë në padinë e tyre se “nuk ka prova që Monroe kaloi një ditë të vetme atje”.
    Monroe e bleu shtëpinë për 75,000 dollarë, që sot ka një vlerë rreth 800,000 dollarë. Ishte shtëpia e parë që ajo kishte në pronësi që nga divorcet e saj nga Joe DiMaggio dhe Arthur Miller. Gjatë kohës që qëndroi atje, ajo fitoi një Golden Globe dhe dha performancën e famshme të këngës “Happy Birthday, Mr. President” për John F. Kennedy. Shtëpia ka ndërruar pronar 14 herë që nga vdekja e saj dhe i është nënshtruar rinovimeve dhe shtesave të shumta, duke përfshirë një dhomë argëtimi dhe një studio.
    Bank dhe Milstein janë të hapur për ta shpëtuar shtëpinë, duke sugjeruar zhvendosjen e saj në një vend më publik, pasi privatësia e saj është kompromentuar nga turizmi dhe dronët që kanë pushtuar lagjen e tyre.

    Top Channel

  • Shtëpia e fundit e Marilyn Monroe në rrezik shembjeje! Pronarët kërkojnë prishjen

    Shtëpia e fundit e Marilyn Monroe në rrezik shembjeje! Pronarët kërkojnë prishjen

    Shtëpia ku Marilyn Monroe kaloi ditët e fundit të jetës së saj në lagjen Brentwood të Los Anxhelosit është në rrezik të shembet, pasi pronarët aktualë, Brinah Milstein dhe Roy Bank, kanë kërkuar leje për ta rrënuar atë. Blerë në vitin 2023 për 8.4 milionë dollarë, shtëpia është e vendosur ngjitur me rezidencën e çiftit. Pas blerjes, ata siguruan leje për prishjen, por konservatorët kulturorë arritën të bindin autoritetet lokale për ta shpallur ndërtesën si monument historik, duke e ndaluar ndërtimin përkohësisht.
    Tani, Milstein dhe Bank presin vendimin e Gjykatës së Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit për të ditur nëse do të mund të vazhdojnë planet e tyre për të bashkuar shtëpinë me pronën ekzistuese. Megjithatë, statusi si monument historik kufizon mundësitë e tyre si pronarë të pronës. Avokati i çiftit, Peter Sheridan, ka theksuar se Kalifornia ka shumë shtëpi ku kanë jetuar të famshëm, por kjo nuk do të thotë që ato duhet të shpallen si monumente.
    Monroe bleu shtëpinë në vitin 1962 për 75.000 dollarë, ndërsa gjatë qëndrimit të saj aty fitoi një Golden Globe dhe u bë e famshme për performancën e saj “Happy Birthday, Mr. President” për John F. Kennedy. Pas vdekjes së saj, shtëpia ka kaluar në duar të ndryshme, duke pësuar ndryshime të shumta.
    Në një përpjekje për të ruajtur ndërtesën, Milstein dhe Bank kanë propozuar që ajo të zhvendoset në një vend publik, pasi privatësia e tyre është cënuar nga turistët dhe përdorimi i dronëve për fotografi.

  • Jeta e Marilyn Monroe, që nga shkëlqimi deri tek fundi i saj tragjik

    Jeta e Marilyn Monroe, që nga shkëlqimi deri tek fundi i saj tragjik

    Për publikun, ajo konsiderohej si femra më e bukur bjonde e Hollivudit, por përbrenda, modelja e shndërruar në aktore përballej dita-ditës me demonët që e çuan në vdekjen e saj të parakohshme në moshën 36-vjeçare. Në njëfarë mënyre, dukej se në gusht të vitit 1962, Marilyn Monroe po e sistemonte disi jetën e saj. Ajo sapo kishte blerë shtëpinë e parë në lagjen Brentwood të Kalifornisë për 75,000 dollarë, ishte në kopertinën e revistës “Life” dhe sapo ishte ripunësuar në filmin “Something’s Got to Give”.

    Por nga ana tjetër, pas shumë pak kohësh, gjithçka dukej se po shkonte keq për aktoren. Ajo u divorcua nga bashkëshorti i saj i tretë, dramaturgu Arthur Miller, ndërkohë që një vit përpara divorcit, qarkulloninzëra për një lidhje të supozuar mes saj dhe presidentit John F. Kennedy. Daljet e saj në publik, të cilatnormalisht ishin perfekte më parë, u zëvendësuan me një gjendje jo të mirë të Monroe. Filloi madje tëdilte në skenë me thonj që kishin nevojë për manikyr dhe pedikyr, pa makiazh. Pra, filloi ta linte shumëveten pas dore.

    Më 5 gusht 1962, Monroe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në 12305 Fifth Helena Drive. Ajo mbante një aparat telefoni në dorë dhe u gjet e shtrirë përtokë dhe lakuriq. Pranë saj u gjet edhe një shishe bosh pilulash që mbante një sasi maksimale prej 50 tabletash Nembutal (Pentobarbital), një ilaç që përdoret shpesh si pilulë gjumi, ama kur merret në doza të larta, shkakton vdekje për shkak të frenimit të sistemit nervor qendror.

    Jeta e Marilyn Monroe, që nga shkëlqimi i saj pas braktisjes nga prindërit që fëmijë e deri tek fundi i saj tragjik, ngjan paksa me historinë e Hirushes. Ndërkohë që vdekja e saj në moshën 36-vjeçare, u cilësua si një vetëvrasje, megjithëse teoritë mbi shkakun e vdekjes së saj mbeten ende të shumta.

  • Viti 1962: Momenti më i rrezikshëm i Luftës së Ftohtë

    Viti 1962: Momenti më i rrezikshëm i Luftës së Ftohtë

    Cilat janë ngjarjet që kanë shënuar shqiptarët dhe botën në vitin 1962?

    Në Kosovë, më 1962 fillon vaksinimi kundër difterisë, si sëmundje e rëndë ngjitëse. Numri i të infektuarve zvogëlohet gradualisht, ndërsa në vitin 1980 regjistrohet pacienti i fundit me këtë sëmundje. Ndërkaq, Shqipëria rreshtohet pas Kinës komuniste dhe bëhet zëdhënëse e saj në OKB, meqë atëherë Tajvani ishte i pranuar si shtet në këtë organizatë.

    Më 1962, Papa Gjoni John XXIII shkishëron Fidel Castron, ndërsa ShBA-ja shpall embargon ekonomike ndaj Kubës. Kuba më 1962 ishte shteti i cili për pak sa nuk e çoi botën në holokaustin bërthamor. Fjala është për atë që njihet si Kriza Kubane e Raketave, që kulmon më 27 tetor. Sipas historianit Arthur Schlesinger, ky ishte momenti më i rrezikshëm i Luftës së Ftohtë dhe momenti më i rrezikshëm në historinë e njerëzimit. “Mendova se ishte e shtuna e fundit që do të shihja ndonjëherë”, ka thënë ministri i Mbrojtjes i administratës së John Kennedyt, Robert McNamara.

    Reklama

    Gjithçka filloi disa muaj më parë, kur Bashkimi Sovjetik kishte filluar instalimin e raketave në Kubë – të afta për të mbajtur koka bërthamore – më pak se 150 kilometra larg brigjeve të Floridës, që mund të goditnin të gjitha qytetet e bregut lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në Kubë, njerëzit e Fidel Castros kishin marrë pushtetin në janar 1959, duke rrëzuar pro-amerikanin Fulgencio Batista. Pas përpjekjes së dështuar për të pushtuar Gjirin e Derrave, Kuba futet nën krahët e BRSS-së, shtet ky qe te Kuba shihte mundësinë e balancimit me Shtetet e Bashkuara (që me vendosjen e kokave bërthamores në Turqi, “kërcënonte” shumë qytete në Rusi dhe në republikat tjera sovjetike).

    Fillimi zyrtar i krizës është data 14 tetor, kur një aeroplan amerikan spiun U-2 fotografoi një raketë që po instalohej në ishullin e Karaibeve. Kennedy më 16 tetor mblodhi një komitet ekzekutiv të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Vendimi për të mos lejuar BRSS-në që të instalonte raketat, ishte unanim. Por, konfrontimi do të kishte ndezur një luftë botërore midis fuqive që zotëronin armët bërthamore. Prandaj, Kennedy hodhi poshtë opsionin e drejtpërdrejtë ushtarak, duke preferuar atë të “karantinës” detare të Kubës, me ndalimin e anijeve të çdo kombësie për t’iu afruar ishullit pa iu nënshtruar inspektimit. Frika, veçanërisht në ShBA, bëri që njerëzit të krijojnë rezerva ushqimi dhe karburanti.

    Reklama

    Kulmi i krizës u arrit të shtunën, më 27 tetor, kur një tjetër aeroplan U-2 u godit mbi Kubë, ndërkohë që një forcë e gatshme për sulm ishte gati të nisej nga brigjet amerikane për në ishull. Mirëpo, Rusia vendosi të tërhiqej, nëse Shtetet e Bashkuara premtonin të mos pushtonin ishullin. Kështu ndodhi. Mëngjesin e së dielës, më 28 tetor, “Radio Moska” transmetoi përgjigjen e liderit sovjetik Nikita Khrushchev se, për të eliminuar çdo kërcënim, për kauzën e paqes, urdhëroi heqjen e raketave nga Kuba dhe transferimin e tyre në Bashkimin Sovjetik. Më pas – në realitet disa vjet më vonë – u mësua se ShBA-ja u pajtua të largonte raketat “Jupiter” nga Turqia.

    Pas kësaj krize, Kuba zëvendëson ShBA-në me BRSS-në si partner kryesor ekonomik. Castro e aplikon në Kubë marksizëm-leninizmin, por jo edhe pas vitit 1974. Atëherë e refuzon formulën marksiste “nga secili sipas mundësive dhe për secilin sipas nevojave të tij”, me urdhrin që secili kuban duhet të “marrë sipas punës së vet”. Në vitet 1976-1981, Castro ishte i involvuar në revolucione dhe në kriza revolucionare në Afrikë, duke dërguar ushtrinë e tij si surrogat sovjetik.

    Reklama

    Miqtë e dikurshëm: Millovan Gjilas dhe Tito

    Meqë u përmend Kennedy, një delegacion i grave mban në OKB ligjërata ku thonë se ato mund të jenë gra-kryetare. Kjo i kishte shkuar disi në nerva kryetarit amerikan, prandaj reagon: “Jam shumë nervoz se si flisni për gratë që janë aktive në politikë … a duan ato që të cilësohen si gra apo si politikane”?

    Pas 132 vjetëve si pjesë e Francës, tensionet midis Francës dhe popullsisë algjeriane çuan në fillimin e Luftës Algjeriane e cila përfundoi me marrjen e pavarësisë së Algjerisë më 5 korrik 1962: krijimin e Republikës Demokratike Popullore më 20 shtator 1962. Presidenti i parë i vendit emërohet Ahmed Ben Bella. Mirëpo, Franca ende e ka barrën e pashkarkuar nga fajësia kolektive për 1.5 milionë algjerianë të vrarë gjatë luftës antikoloniale më 1954-1962.

    Reklama

    Më 7 prill 1962, riarrestohet bashkëpunëtori i dikurshëm i ngushtë i Titos, Millovan Gjilas. Babai i tij ka vrarë Isa Boletinin. Gjilasi për këtë ka shkruar: “Beteja e Isës me ushtarët e tij vullnetarë nuk kishte vazhduar shumë, pavarësisht heroizmit të rreptë të shqiptarëve. Nga kjo goditje kishte rënë udhëheqësi i tyre dhe besnikët e tij të devotshëm. Njerëzit më të afërt të Isës ishin likuiduar dhe të tjerët ishin shpërndarë në katër anë. Isa Boletini ishte vrarë, por kishte luftuar trimërisht, madje për një kohë të gjatë, pavarësisht se kishte mbetur i vetëm në rrugë të madhe. Ashtu, i plagosur, ishte ngritur në gjunjë dhe sado që nuk kishte fuqi për të mbajtur pushkën, qëllonte me revole që të paktën të vriste ndonjë prej armiqve, para se të jepte shpirt. Babai im ishte turrur me vrap drejt tij dhe shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen në dorën e majtë, por nuk kishte pasur kohë të hapte zjarr. Një ushtar e kishte vënë në shenjë dhe Isa bie përdhe. Babai ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte vështruar me sytë e mëdhenj dhe të përgjakur, kishte thënë çka në gjuhën e tij amtare dhe në atë çast kishte dhënë shpirt”!

    Reklama

    Gjilas më 1948 ishte pjesë e delegacionit jugosllav që viziton Josip Stalinin në Moskë. Për këtë takim, Gjilasi ka shkruar: “Unë fillova të shpjegoj: ‘Nako Spiru iu ka kundërvënë lidhjes së Shqipërisë me Jugosllavinë, është izoluar në Komitetin e tij Qendror’. Mirëpo, as nuk kisha mbaruar, kur Stalini në befasinë time tha: ‘Ne nuk kemi kurrfarë interesash të veçanta në Shqipëri. Ne pajtohemi që Jugosllavia ta gëlltisë Shqipërinë’! Me atë rast ai i tuboi gishtat e dorës së djathtë dhe duke i bartur kah goja, bëri me ta gjestin e gëlltitjes. Mua më befasoi, ajo mënyrë e shprehjes së gjestit të gëlltitjes nga ana e Stalinit, por nuk e di nëse kjo vërehej edhe në fytyrën time, sepse u përpoqa që tërë atë ta kthejë në humor dhe ta kuptojë si të zakonshme mënyrën e shprehjes figurative të Stalinit. Përsëri shpjegova: ‘Nuk është fjala për gëlltitje, por për bashkim’! Mirëpo, me këtë rast ndërhyri (Vyacheslav) Molotovi: ‘Po, kjo është gëlltitje’! Kurse Stalini, sërish me atë gjestin e tij: ‘Po, po, gëlltitje. Mirëpo, ne me atë pajtohemi. Ju duhet ta gëlltitni Shqipërinë, sa më parë aq më mirë’”.

    Reklama

    “Kanaçet e supës së Campbell”

    Më 9 korrik u ekspozua vepra revolucionare e pop-artistit Andy Warhol: “Kanaçet e supës së Campbell”. Fjala është për 32 kanavaca të shtypura. Që më 1960, Warhol kishte eksperimentuar me këtë teknikë, me reprodukimet që ngjanin me stripat amerikan. Por, e vërteta është se Warhol e përdorte këtë supë për çdo ditë në drekë, për njëzet vjet rresht. Përsëritja nuk e pengoi; “e njëjta gjë pa pushim” ishte ajo që kërkoi. Konsumi ishte dhe është zemra e shoqërisë amerikane, dhe Warhol këtë dëshironte: të fuste në art konsumin real masiv.

    The Beatles duke incizuar në studion “Abbey Road”, në shtator 1962

    Më 1962 arrestohet Nelson Mandela, me urdhër të pushtetit të Afrikës Jugore. Po këtë vit, nis pushtimi i botës nga grupi anglez The Beatles. Më 1962 lansohet singli “Love me Do”. Me këtë grup ndodhi gabimi më i madh në historinë e muzikës: The Beatles disa nga incizimet i dërgon tek kompania diskografike “Decca”, njëra prej më të rëndësishmet të viteve të ‘60-ta të shekullit të kaluar. Përgjegjësi për grupet e reja pranë “Decca Recording Company”, në këtë mënyrë do t’i përgjigjet ofertës: “Nuk më pëlqen tingulli i tyre … Pastaj, grupet me kitara elektrike janë në perëndim e sipër…”. Supozohet që ky ka qenë vlerësimi më i gabueshëm në historikun e muzikës rok. The Beatles pas këtij refuzimi do të nënshkruajnë kontratën me “Parlophone”, që ishte pjesë e shtëpisë së madhe diskografike “EMI”. Në karrierën e tyre tetëvjeçare, The Beatles do të incizojnë 205 këngë dhe do të shesin qindra milionë kopje albumesh. Përndryshe, “Decca” nuk do ta bëjë të njëjtin gabim me The Rolling Stones, në fillim të karrierës së tyre.

    Reklama

    Demonstruesit në mbrojtje të “Der Spiegel”-it

    Në vitin 1962 doli një teori e çuditshme që thotë se dituria mund të hahet! Psikologu shtazor dhe biologu James McConnell, kinse i mësoi skrrajat shpatuke për një refleks të caktuar dhe pastaj i mbyste ato duke ua dhënë skrrajave tjera të pamësuara për t’i ngrënë ato të mbyturat; kështu, edhe skrrajat e pamësuara veçse e dinin më pas refleksin e tillë!

    Po më 1962, “revista nga Hamburgu” – siç e quanin të gjithë ata që nuk donin t’ia përmendnin emrin – botoi një tekst kritik mbi një manovër të NATO-s dhe mbi gjendjen e keqe të Ushtrisë gjermane (Bundeswehr). Pushtetarët e atëhershëm, një qark katolikësh konservatorë të Unionit Demokristian, marshuan kundër “Der Spiegel”-it. Në parlament (Bundestag), kancelari i atëhershëm Konrad Adenauer u zemërua për tradhtinë e “Der Spiegel”-it. Botuesi Rudolf Augstein u arrestua dhe qëndroi në burg për 103 ditë. Para selisë së “Der Spiegel”-it, njerëzit protestuan: “Nëse vdesë ‘Der Spiegel’, atëherë vdesë liria”. Sulmi i shtetit kundër shtypit i kushtoi shtrenjtë qeverisë. Ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, bavarezi Franz-Joseph Strauss, u detyrua të japë dorëheqje.

    Reklama

    Marilyn Monroe në numrin e parë të revistës “Playboy”

    Më 4 gusht 1962, Marilyn Monroe gjendet e vdekur, në apartamentin e saj. ishte 36 vjeçe. Versioni zyrtar i vdekjes së saj është se ajo bëri vetëvrasje, duke përdorur barëra për qetësim, pa të cilat nuk mund të flinte. Megjithatë, sot e kësaj dite, vdekja e saj cilësohet si enigmatike dhe e pasqaruar deri në fund. Shumëkush është i prirë të lidhë vdekjen e saj me lidhjet që kishte me vëllezërit Kennedy – presidentin e ShBA-së, John, dhe me vëllain e tij, kryeprokurorin Bob. Këto afera i shkaktuan, sipas të gjitha gjasave, kriza të mëdha nervore. Lidhja e saj me Bobin ka shkaktuar lansimin e teorive sipas të të cilave Marilynit i ishte mërzitur jeta edhe për shkak të insistimit të Bobit që patjetër të ndahet prej saj. Sidoqoftë, popullariteti i saj nuk pësoi fare rënie pas vdekjes. Përkundrazi. Filmat e saj janë përherë shumë të popullarizuar, ndërsa CD-të me muzikën e filmave, ku edhe kjo këndon, janë gjithmonë të mirëpritur nga publiku.

    Në vitin 1999, kur Magazina “Playboy” – më e njohura në botë për “shijen mashkullore” – bëri përzgjedhjen e njëqind femrave më joshëse të shekullit XX, Marilyn Monroe pothuaj nuk kishte konkurrencë të denjë. Ajo pra u shpall si Njëshi i botës femërore në qindvjeçarin e kaluar. Por, pakkush mund të kontestojë që ajo vdiq si femra më e famshme dhe njëkohësisht më fatkeqe në Amerikë.

    Monroe në paraqitjet e saj publike dukej shumë e lumtur, e dëlirë, e kënaqur me jetën e saj, e pabrengë. Por, në jetën reale ishte tjetër. Ishte femër shumë neurotike e cila nuk arrinte dot të kontrollojë sjelljet dhe karrierën. Gati gjithmonë e dehur dhe e droguar, Marilyn u pat shndërruar në problem të madh gjatë xhirimit të filmave. Për karakterin e saj problematik dhe mëdyshjet se çfarë duhet të bëjë me jetën, flet edhe fakti që ishte e martuar me sportistin (bejsbollistin Joe Dimaggio) dhe me dramaturgun më të njohur amerikan (Arthur Miller), profesione këto që të thuash nuk kanë asgjë të përbashkët.

    Sidoqoftë, askush nuk mund të kontestojë një meritë të madhe që ka Marilyn Monroe: Paraqitja e saj ndërroi pikëpamjen për seksin në tërë Amerikën dhe në mbarë botën. Ajo për herë të parë nisi të komunikojë hapur për seksin, me opinionin amerikan. Marilyn Monroe nuk është njeriu i parë dhe as i fundit që pësoi prej famës së madhe. Sipas të gjitha gjasave, këtë titull më së pari e meritoi filozofi antik, Sokrati, i cili vërtet u dënua me vdekje, pasi që fama e tij ishte e papërballueshme për Athinën antike. Por, pakkush si Marilyn Monroe ka vazhduar të jetë i famshëm edhe pas vdekjes. Ajo erdh dhe u bë një ikonë moderne, falë edhe manipulimeve artistike të Andy Warholit. Aq më tepër, imitimi i saj, është një trend i cili vazhdon të jetë i fuqishëm në Hollivud dhe gjetiu.

    Fotoja ikonike e Marilyn Monroes

    Kur është fjala te seksi, në vitin 1961 shikuesit për herë të parë panë “puthjen franceze” në ekran: Protagonistë ishin Warren Beatty dhe Natalie Wood në filmin “Splendor in the Grass”. Por, tek në vitin 1962 u lejua që një çift të dalë në TV, së bashku në shtrat. Ishin këta Hermand dhe Lily Munster, në një serial televiziv.

    Më 1962 jepet premiera e filmit të parë për agjentin James Bond. Është fjala për filmin “Dr. No”. Kështu filloi Revolucioni Bond. Të njëjtin vit lindin aktorët Jim Carrey, Tom Cruies, Steve Carell, Jodie Foster, Ralph Fiennes dhe Demi Moore; këngëtarët Axl Rose, Jon Bon Jovi dhe Paula Abdul.

    Më 1962 lindin atdhetarët shqiptarë të Kosovës: Mehë Uka, Hakif Zejnullahu dhe Zahir Pajaziti. 60 vjet më vonë, revista e famshme “National Geographic”, nga 2 238 899 fotografi të dërguara, nga më të mirat përzgjedh njërën nga Llapi. Fotografia shoqërohet me këto fjalë: “Lladovc, Kosovë: Një Lladë është mbyllur në një kuti xhami, në një memorial për heronjtë e hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Vetura mbante anëtarët e UÇK-së, Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahu, kur u zunë në pritë nga forcat serbe më 1997.”

    Fotografia e publikuar në “National Geographic”

    Më 1962 lindi edhe gazetari dhe publicisti i njohur Tim Judah, njohës i rrethana për Kosovën dhe autor i shumë librave.

    Ndërsa, këtë vit vdesin shkrimtarët William Faulkner dhe Hermann Hesse; fituesi i Nobelit për Fizikë më 1922, Niels Bohr; si dhe nazisti Adolf Eichmann. Ky i fundit në mbrojtje thotë se ka bërë atë që i kanë thënë. Kjo deklaratë e ka shtyrë psikologun amerikan Stanley Milgram, t’i hulumtojë dëmet që i shkakton bindja ndaj autoriteteve. Eichmann gjatë gjykimit në Izrael fotografohet nga shqiptari Gjon Mili. /Telegrafi/

    Eichmann hante vetëm, ndërsa kontrollohej nga jashtë. Shumica e rojeve nuk flisnin gjermanisht dhe të gjithëve iu ndalua të flisnin me të (foto: Gjon Mili)

  • Marilyn Monroe, 63 vite nga shuarja e mistershme e një ylli në galaksinë e ëndrrës amerikane

    Marilyn Monroe, 63 vite nga shuarja e mistershme e një ylli në galaksinë e ëndrrës amerikane

    Nga Albert Vataj
    Vdekja e saj nuk ishte thjesht një fund tragjik, por një fillim i mjegullt i një miti të përjetshëm. Më 5 gusht 1962, në një dhomë gjumi në Brentwood të Los Angeles-it, u gjet pa jetë trupi i Marilyn Monroe, një ikje që nuk pushoi së vezulluari as pas heshtjes së fundit. Nuk ishte një vdekje e zakonshme, ishte një skenë e fundit, një akt i errët në teatrin e famës dhe dëshirës, një mister që nuk u shua kurrë, përkundrazi, mbeti ndezur në hijet e supozimeve, në thashethemet e historisë, në teoritë konspirative që sfidojnë logjikën dhe faktin.Ajo ishte më shumë se një aktore, më shumë se një ikonë seksi. Marilyn ishte një yll që nuk lindi për të qetësuar, por për të tronditur. Nuk ishte më e bukura ndër gratë, por bukuritë e tjera humbisnin ngjyrë para pranie së saj. Nuk ishte më sensualja, por ishte ajo që përvëlonte imagjinatat, që zgjonte dëshirat më të thella dhe të pathëna. Ishte ajo që i bëri për vete burrat më të pushtetshëm të botës, që nga vëllezërit Kennedy, tek Frank Sinatra, Arthur Miller dhe Joe DiMaggio, jo vetëm për hir të linjave të saj magjepsëse, por për shkak të asaj përzierjeje të rrallë mes brishtësisë dhe guximit, mes dëlirësisë fëminore dhe hijeshisë fatale.Monroe ishte një manifest i shpërthimit estetik të pasluftës, një shëmbëlltyrë e ëndrrës amerikane, e një epoke që donte të jetonte shpejt, të shkëlqente fort dhe të harrohej me stil. Ajo nuk ishte thjesht simboli i viteve ’50, ishte shpërfaqja më e ndritshme dhe më tragjike e një kohe që e dehte veten me famë dhe epsh, me sukses dhe rrënim. Ishte një e përkëdhelur nga fati, por edhe një e ndëshkuar nga ai. E zhveshur nga intimiteti dhe paqja, Monroe u kthye në një ikonë që nuk dinte të fshihej më nga vetvetja.Ajo e pati jetën si një film pa fund të lumtur, një narrativë me shkëlqim dhe zbrazëti, me magji dhe vetmi. Dhe kur u mbyll perdet, skena mbeti ende e ndezur. Vdekja e saj, e shpallur zyrtarisht si vetëvrasje përmes një mbidoze barbituratesh, kurrë nuk u besua plotësisht. Ishte më shumë një çelës për dyer të mbyllura, një sfidë për historianët dhe adhuruesit, një enigmë që nuk do të zgjidhej kurrë, por do të vazhdonte të joshte me po aq fuqi sa vetë jeta e saj.Marilyn Monroe nuk vdiq. Ajo thjesht u shndërrua në mjegull, në kujtim, në simbol, në mall. Edhe sot, 63 vite më vonë, ajo mbetet një nga figurat më ndriçuese që ka kaluar ndonjëherë në ekranin e kinemasë, në pasarelat e modës, në galeritë e mitit modern. Vdiq për të jetuar më gjatë, për të sfiduar përfundimin. Vdiq, duke fituar edhe nga vdekja, një lavdi që nuk i vdiq me trupin, por u shumëfishua në çdo imazh të saj, në çdo shikim që rrëshqet mbi portretin e saj të përjetshëm.Ajo ishte dhe mbeti ëndrra e ndaluar e Amerikës, grua që i përkiste të gjithëve, por që në të vërtetë nuk i përkiste askujt.

  • Në përvjetorin e vdekjes së Marilyn Monroe, ikona që nuk vdes kurrë

    Në përvjetorin e vdekjes së Marilyn Monroe, ikona që nuk vdes kurrë

    Më 5 gusht të vitit 1962, bota humbi një nga figurat më ikonike të kinemasë dhe kulturës pop, Marilyn Monroe. Sot, në përvjetorin e saj të ndarjes nga jeta, kujtojmë jo vetëm yllin e ndritshëm të Hollywoodit, por edhe gruan e ndjeshme pas buzëqeshjes së famshme dhe syve plot ëndërrim.

    E lindur si Norma Jeane Mortenson më 1 qershor 1926, jeta e saj ishte e mbushur me kontraste: lavdi dhe vetmi, sukses të jashtëzakonshëm dhe pasiguri të thella. Monroe u kthye në një simbol të bukurisë, feminitetit dhe seksit, por gjithashtu mbeti një prej figurave më të keqkuptuara të shekullit XX.

    Ajo u bë e njohur për rolet e saj në filma të tillë si “Gentlemen Prefer Blondes”, “Some Like It Hot”, dhe “The Seven Year Itch”, ku përmes karizmës dhe humorit të saj natyral, i dha jetë personazheve që mbetën të pavdekshëm. Por ajo ishte shumë më tepër se një “bjonde naive”, ishte një aktore që kërkonte role më të thella dhe respekt si artiste.

    Përtej kamerave, Monroe luftoi me ankthin, depresionin dhe vetminë. Jeta e saj personale shpesh ishte nën lupën e medias, që e shndërroi në objekt spekulimesh dhe thashethemesh, duke e privuar nga intimiteti dhe qetësia që çdo njeri meriton. Vdekja e saj tragjike në moshën 36-vjeçare tronditi botën, duke lënë pas jo vetëm mistere, por edhe një ndjenjë të thellë humbjeje.

    Në këtë përvjetor, kujtohet jo thjesht ylli i ekranit, por edhe gruaja që kërkoi dashuri, kuptim dhe liri në një botë që shpesh e trajtoi si një produkt. Kujtohet Marilyn për buzëqeshjen që ndriçonte ekranin, për zërin e butë që tingëllonte si melodi dhe për shpirtin që, edhe pse i lënduar, vazhdonte të besonte në dashuri dhe ëndrra.

    Sot, figura e saj mbetet frymëzim për breza të tërë, një simbol i ndritshëm i një kohe të artë, por edhe një kujtesë e çmuar për rëndësinë e empatisë dhe humanitetit pas çdo emri të madh. Marilyn Monroe mund të ketë ndërruar jetë, por prania e saj ndjehet ende në çdo cep të kulturës moderne./KultPlus.com

  • Vdekja e Marilyn Monroes e kishte tronditur këtë shkrimtar, ja fjalët e tij

    Vdekja e Marilyn Monroes e kishte tronditur këtë shkrimtar, ja fjalët e tij

    Më 22 prill 1960, shkrimtari Truman Capote mbërriti me anije në portin francez të Le Havre me synimin për të kaluar një periudhë të gjatë në Evropë dhe për të përfunduar romanin e tij, “Gjak i ftohtë”, për të cilin ai kishte mbledhur tashmë informacione të mëdha. Shkrimtari Capote shoqërohej nga partneri i tij, romancieri Jack Dunphy, një mace, dy qen dhe 25 valixhe. Dhe pas një udhëtimi katër-ditor rrugor, ai arriti në Palamós, të cilin e kishte njohur përmes gazetarit Robert Ruark, të instaluar në Sant Antoni de Calonge.

    Natën e parë e kaluan në hotelin Trias, por shpejt ata u vendosën në një shtëpi përballë plazhit të Catifa, me qira nga diplomati John Y. Millar dhe në këtë shtëpi, e cila u shkatërrua në 2005, ai qëndroi deri në mes të qershorit kur u zhvendos në një shtëpi tjetër në Platja d’Aro, në qarkun Sant Jordi, në pronësi të biznesmenit Alfredo Klaebisch, ku qëndruan deri në fund të tetorit.

    Kur mbërriti sezoni i dimrit, ata shkuan në Verbier, në Alpet Zvicerane, afër Lozanës, sepse Jack Dunphy dëshironte që ai të mund të bënte ski. Por marrëdhënia e Truman Capote me Palamós zgjati edhe për dy vera.

    Vitin pasues ata ishin përsëri në shtëpinë Millar midis fundit të prillit dhe fundit të shtatorit dhe në 1962, pas një vizite të shkurtër në Córcega, e cila nuk i bindi ata, ata u kthyen në Palamós dhe kësaj here ata morën me qira një shtëpi që i përkiste Luis Urquijo, Markezi i Amurrios (më vonë i fituar nga biznesmeni Carlos Ferrer Salat) në Cala Sanià.

    Truman Capote i dërgoi një letër Inspektorit të FBI Alvin Dewey dhe gruas së tij më 8 gusht 1962, duke thënë: “Unë jam shumë i trishtuar për Marilyn Monroe: ajo ishte një vajzë e mrekullueshme dhe një mikja ime shumë e mirë. E kam dashur ”. Dhe të njëjtën ditë ai gjithashtu i shkroi Newton Arvin dhe pasi shpjegoi se kishte pasur një sulm reumatizmi, ai shtoi: “Nuk mund ta besoj që Marilyn vdiq. Ajo ishte një vajzë kaq e këndshme, kaq e pastër, në të vërtetë, ajo ishte më afër se kushdo me engjëllorët. Krijesë e varfër. Zoti e ka në gji të tij ”.

    Aktorja Marilyn Monroe kishte vdekur në Los Angeles më 4 gusht, në rrethana asnjëherë të sqaruara plotësisht. Ishte vetëm 36 vjeç.

    Kur autori i “Gjaku i ftohtë” mësoi për vdekjen e Marilyn Monroe, ai po qëndronte në një shtëpi në Cala Sanià, në Palamós.

    Sipas Josep Colomer, pronari i hotelit Trias, shkrimtari mësoi për vdekjen e Marilyn kur ai shkoi për të blerë gazetën në librarinë “Cervantes”, në Calle Mayor de Palamós. Dhe pastaj shkoi në hotel me një shishe xhin në dorë dhe duke bërtitur: “Shoqja ime ka vdekur!”

    Në fillim të tetorit Capote dhe Dunphy u nisën përsëri për në Zvicër. Më parë, në një letër tjetër drejtuar Deweys, ai shpjegoi një fatkeqësi tjetër, përmbytjet tragjike që kishin ndodhur në Terrassa. Kjo ishte vera e fundit e Truman Capote në Palamós. Disa vjet më parë, pas botimit të romanit “L’home dels pijames de seda”, nga Màrius Carol, këshilli i qytetit të Palamós krijoi një rrugë letrare për vendet ku shkeli Truman Capote./Josep Playà Maset/Lavanguardia-(Fjala.al)

    Truman Capote

    —————–

    Lexo edhe:

    Përvjetori i vdekjes: Marilyn Monroe i mori në varr sekretet, por imazhi i saj ende mahnitë publikun