Tag: margarita

  • Ndarja nga jeta e Margarita Xhepës/ Sot mbahen homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit

    Ndarja nga jeta e Margarita Xhepës/ Sot mbahen homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit

    Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa dha frymën e fundit një ditë më parë, disa orë pas ditëlindjes së 91-të.

    Sot në orën 10:00-13:00 mbahen homazhet në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
    Për dekada me radhë, ‘artistja e popullit’ portretizoi karaktere të panumërta dramatike duke mbetur përjetësisht në kujdesën e artdashësve.
    Karrierën e nisi që në bankat e shkollës, kur studionte në Lice dhe regjisorët e Teatrit Popullor të asaj kohe spikatën talentin e saj.
    Në skenën e Teatrit interpretoi role të mëdha të dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek “Hamleti”, vajza te “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, apo rolin e nënës nga romanit i Kadaresë, “Kush e solli Doruntinën”.
    Me rolet në filma, Xhepa u bë pjesë e shtëpive të shqiptarëve, që nga ekrani bardh e zi në gjysmën e dytë të shekullit 20, shijuan rolet e saj në filma ikonikë si “Dimri i fundit”, “Koncert në vitin 1936”, “Gjurmët”, “Apasionata”, ku mishëronte rolin e vajzës, gruas, e veçanërisht nënës që sakrifikon çdo gjë për fëmijët.
    Skenës nuk iu nda asnjëherë, ndihej e realizuar, sikurse shprehej në një intervistë për Top Channel një vit më parë, në 90-vjetorin e lindjes.
    Margarita Xhepa lindi në 2 prill 1934 në qytetin e Lushnjës. Ajo la pas qindra role, për të cilat u nderua me titullin “Nder i Kombit” dhe dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Megjithatë, krenarinë më të madhe të jetës konsideronte tre fëmijët që la pas, njëri prej të cilëve, Ndriçim Xhepa, ndoqi hapat e aktores, duke shkëlqyer po aq në skenën e artit shqiptar.

    Top Channel

  • I jepet lamtumira yllit të kinematografisë shqiptare, mbahen sot homazhet për Margarita Xhepën

    I jepet lamtumira yllit të kinematografisë shqiptare, mbahen sot homazhet për Margarita Xhepën

    Margarita Xhepa

    TIRANË- Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa do të përcillet sot në banesën e fundit. Homazhet për aktoren e njohur Margarita Xhepa, e cila ndërroi jetë dje (3 prill 2025) në moshën 91-vjeçare, do të zhvillohen në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
    Vetëm një ditë më parë se të ndahej nga jeta aktorja festoi ditën e saj të lindjes. Margarita Xhepa, lindi më 2 prill 1934 dhe është një nga zonjat më të mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar.
    Gjatë karrierës së saj, ka krijuar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi. Ajo është nderuar me titujt ‘Nderi i Kombit’ dhe ‘Artiste e Popullit e Shqipërisë’. Aktorja është vlerësuar me çmimin ‘Actor Of Europe’ në edicionin e 19-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit.
    Çmimi kryesor për aktrimin më të mirë i takoi një prej aktoreve më të rëndësishme në hapësirën e gjerë të teatrit ballkanik, për rolin e “Zonjës Nënë” në shfaqjen ‘Kush e solli Doruntinën’, me regji të Laert Vasilit. Në vitin 2007 iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit. Krahas teatrit, Xhepa është shfaqur në ekranin e filmit me një galeri të larmishme prej 32 rolesh./ZËRI

  • Ndarja nga jeta e Margarita Xhepës, mbahen sot homazhet për ikonën e kinematografisë shqiptare

    Ndarja nga jeta e Margarita Xhepës, mbahen sot homazhet për ikonën e kinematografisë shqiptare

    Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa do të përcillet në banesën e fundit sot, pas homazheve që do të mbahen nga ora 10:00-13:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Artistja shqiptare ndërroi jetë dje (3 prill) një ditë pasi festoi 91-vjetorin. Margarita Xhepa u shua në një spital privat në Tiranë, ku ishte shtruar për shkak të disa problemeve pulmonare.
    Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1932, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj. Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikur shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani.
    Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës. Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim; Majlindën tek shfaqja “Majlinda”, Dafina tek Lumi i vdekur, Filja tek Cuca e maleve, Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën, Nëna tek Përballë vetes etj. Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.
    Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë, Lena tek Xhaxha Vanja, Ledi Milford tek Luiza Miler, Zonja Berling tek Vizita e inspektorit, Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri, Ana Andrejevna tek Revizori, Marsela tek Qeni i kopshtarit, Mashenka tek Mashenka, Shejla tek Morali i zonjës Dulska, apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.
    Veç roleve në teatër, aktorja ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron Vitet e para dhe Gjurmët, me I. Muçajn e K. Mitron Dimri i fundit, Tokë e përgjakur, Një djalë edhe një vajzë dhe Apasionata, me Viktor Gjikën, Gjeneral gramafoni, me E. Musliun, Rrethi i kujtesës dhe Vitet e pritjes, me Kujtim Çashkun, Dora e ngrohtë, me Dhimitër Anagnostin, Gurët e shtëpisë sime, me P. Milkanin, Pranvera s’erdhi vetëm, me S. Kumbaron, Koncert në vitin 1936, me Gj. Xhuvanian E diela e fundit dhe I dashur armik.
    Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim”. Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit. Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.

  • Artistë e studiues arti: Margarita Xhepa shkëlqeu si yll për të mbetur mbretëreshë e skenës dhe ekranit

    Artistë e studiues arti: Margarita Xhepa shkëlqeu si yll për të mbetur mbretëreshë e skenës dhe ekranit

    Nga Julia Vrapi
    Aktorja Margarita Xhepa në dhjetëra role shkëlqeu si yll për të mbetur mbretëresha e skenës dhe ekranit. Margarita Xhepa “Nderi i Kombit” u nda nga jeta vetëm një ditë pasi festoi 91-vjetorin e lindjes. Gjatë karrierës së saj, krijoi mbi 150 role në teatër dhe mbi 40 role në kinematografi, por artistë dhe studiues arti shprehen se ishte mbretëresha e skenës dhe ekranit. Me një karrierë që zgjati dekada, ajo ishte një nga figurat më të rëndësishme të teatrit dhe kinemasë shqiptare, duke sjellë role që kanë mbetur të paharruar. Studiuesi i artit Agim Janina shprehet se Margarita Xhepa ishte një interpretuese e nivelit të lartë artistik. “U rritëm me Margarita Xhepën, duke e parë në teatër, në filma dhe duke e dëgjuar në radio në dramatizime të ndryshme. Një portret me shumë hijeshi e bukuri, një zë i ngrohtë dhe një interpretuese e nivelit të lartë artistik, në zbërthimin e dhjetra e dhjetra personazhesh. Tejet e pranishme në jetën e gjithsecilit, sa kishte prekur pavdekësinë.
    Dha gjithçka në skenë dhe la shpirtin e saj plot shpërthime ndjenjash, ku spikatin cilësitë më të larta interpretuese, zotëronte skenën dhe ekranin me lojën plastike, figurën e plotë femërore sa depërtonte plotësisht në shpirtin e shikuesit apo dëgjuesit. U shfaq si një kometë në fillimet e saj, shkëlqeu si yll për të mbetur mbretëreshë e skenës”, shprehet Agim Janina studiues arti. Regjisori Ilir Harxhi sjell në vëmendje bashkëpunimin e tij për filmat me aktoren e madhe, ndërsa tregon se pak kohë më parë i kishte dhënë skenarin për një tjetër film. “Me Margarita Xhepën kam pasur fatin ta kem aktore në dy nga filmat e mi. Është një humbje e madhe për teatrin dhe kinemanë shqiptare. Para pak kohësh i dhashë skenarin për filmin që kam në proces dhe ma pranoi rolin duke më thënë se do ta bëj patjetër, vetëm të kem shëndet. Me figurat artistike që ka krijuar ajo, do të jetoj përjetë dhe kjo është privilegj i saj”, thotë regjisori Harxhi. Filmi “Koncert në vitin 1936” prodhim i vitit 1978 me regji nga Saimir Kumbaro do të kishte në role aktoren e madhe Magarita Xhepa, por dhe aktorin Nikolla Llambro.
    Aktori Llambro thotë se është një humbje e madhe ndarja e saj nga jeta. “Diva jonë e teatrit dhe e kinematografisë Margarita Xhepa “Nderi i Kombit””, thotë aktori Llambro. Regjisori Kiço Londo ndërsa vlerëson punën e madhe të saj si aktore thotë se kudo ajo vinte shpirtin e saj, energjinë e saj. “Rezultati ishte i ndriçuar, i arrirë: në kinema, në teatër, në recitimin e poezive, të cilat i bënte aq bukur”, thotë Londo. Ylli i kinematografisë mbylli sytë në një nga spitalet e kryeqytetit. I biri, aktori Ndriçim Xhepa, konfirmoi lajmin për mediat duke thënë se prej kohësh kishte qenë e rënduar nga problemet me mushkëritë. Ngushëllime për këtë humbje të madhe të artit shqiptar shprehën edhe personalitete të jetës politike në vend dhe më gjerë.
    Një nga aktoret e para të skenës dhe kinemasë shqiptare
    Aktorja Margarita Xhepa me rolet e saj u bë një emër shumë i dashur për publikun. Dhuroi emocione dhe u vlerësua shumë. Producenti dhe kineasti Skënder Jaçe thotë se Margarita ishte një nga aktoret e para të skenës dhe kinemasë shqiptare. “Ajo solli një lloj modeli të aktrimit në skenë dhe kinema, duke përfaqësuar me dinjitet gruan dhe nënën shqiptare me rolet e saj mjaft të arrira. Janë të panumërt rolet e saj, të cilat janë fiksuar në memorien e kombit tonë. O e Kozmajt o e Kozmajt, të vranë o miti të vranë…pasuri vlerë e kinemasë shqiptare. Gruaja fisnike, fjalë pakë e plot mençuri ajo ngjiti shkallët e suksesit dhe mbetet e gjallë dhe ai shpirt i bukur prej një artiste. Të bashkëpunoje me Margaritën do ndiheshe mjaft komod. Në dhjetra festivale, premiera të ndryshme dhe në aktivitetin mbarëkombëtar “Open Cinema” ku ishte e ftuar speciale, ajo rrethohej plot dashuri nga publiku që aq shumë e admironte.  Padyshim Margarita mbetet një shkollë e teatrit dhe kinemasë shqiptare, iku fizikisht por mbetet e gjallë me rolet e saj, e përjetësuar, duke  i folur brezave ndër vite”, thotë Jaçe.
     Aktiviteti artistik dhe vlerësimet
    Margarita Xhepa një nga zonjat e mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar, me role brilante, që prej fillimit të karrierës së saj. Ndër rolet e fundit të saj është dhe ai në filmin “Bubbles” me regji nga Meri Dishnica,  që u xhirua në pranverën e vitit 2023. Aktorja e madhe lindi më 2 prill 1934 në qytetin e Lushnjës, nga ku nisi të ndërmarrë hapat e parë drejt karrierës së saj të lavdishme. Nga viti 1950 u aktivizua si artiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës. Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek filmi “Majlinda” (Xh. Broja), Dafina tek “Lumi i vdekur” (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek Cuca e maleve (Loni Papa), Zonja Mëmë tek “Kush e solli Doruntinën” (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani), Nëna tek “Përballë vetes” (Ruzhdi Pulaha), etj. Ka qenë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dado te “Romeo e Zhulieta”, mbretëresha Margaret te “Rikardi III”, të Shekspirit.
    Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek “Dhelpra dhe rrushtë” (Figereido), Lena tek Xhaxha Vanja (Çehov), Ledi Milford tek “Luiza Miler” (Shiler),  zonja Lomen tek “Vdekja e një komisioneri (A. Miller), Ana Andrejevna tek “Revizori” (Gogol), etj. Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe mbi 40 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me Kristaq Dhamon xhiron “Vitet e para”, me Ibrahim Muçajn e Kristaq Mitron “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë edhe një vajzë” dhe “Apasionata”, me Viktor Gjikën “Gjeneral gramafoni”, me Esat Musliun “Rrethi i kujtesës” dhe “Vitet e pritjes”, me Dhimitër Anagnostin “Gurët e shtëpisë sime”, me Piro Milkanin “Pranvera s’erdhi vetëm”, me Saimir Kumbaron “Koncert në vitin 1936”, etj. Ndër filmat e saj të fundit janë dhe “Bolero në vilën e pleqve”me regji nga Spartak Pecani që ka fituar disa çmime. Aktorja Margarita Xhepa është nderuar me titujt “Artiste e Popullit”, “Mjeshtre e Madhe”, “Nderi i Kombit”, titulli “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Ndër të tjera është vlerësuar dhe me çmimin “Actor of  Europe 2021” për interpretimin e saj në rolin e Zonjës Mëmë te shfaqja “Kush e solli Doruntinën”, me regji të Laert Vasilit.

  • Berisha mban një minutë heshtje për Margarita Xhepën: Mbeti një nga artistet më të çmuara të Shqipërisë!

    Berisha mban një minutë heshtje për Margarita Xhepën: Mbeti një nga artistet më të çmuara të Shqipërisë!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjan nga jeta të aktores Margarita XhepaNë konferencën e sotme për mediat, Berisha tha se Xhepa ishte një artiste e papërsëritshme që shndriti në skenë dhe ekran.
    Teksa i shprehu ngushëllimet familjes së saj, kreu i PD theksoi se ajo do të mbetet një nga artistet më të dashura e më të çmuara të Shqipërisë.“Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Xhepa, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjitha artdashësve, pasi sot u nda nga jeta artistja më përfaqësuese e skenës shqiptare në disa dekada, Margarita Xhepa. Është një artiste e papësëritshme që shndriti në qindra role në skenën e teatrit dhe në filma, me një talent të rrallë, me një forcë intelekti të jashtëzakonshëm.
    Mbeti një nga artistet më të dashura, më të çmuara të Shqipërisë. E ndaj dhimbjen dhe zinë me familjen Xhepa, me të gjithë miqtë dhe të afërmit e të ndjerës, më të gjithë artdashësit që e kanë dashur, vlerësuar”, tha Berisha.

  • Taulanda Jupi kujton Margarita Xhepën: Një simbol i përkushtimit artistik

    Taulanda Jupi kujton Margarita Xhepën: Një simbol i përkushtimit artistik

    Pusho në paqe, zonjë e paqtë e skenës shqiptare. Trashëgimia jote do të jetojë përgjithmonë” – me këto fjalë, kandidatja për deputete Taulanda Jupi i dha lamtumirën aktores legjendare Margarita Xhepa.
    Në statusin në facebook, Jupi vlerësoi rolin e Xhepës si një urë frymëzuese mes brezave dhe një figurë që mishëronte dinjitetin në art. Ajo e quajti Xhepën “një nga zërat më të hijshëm të artit tonë skenik e kinematografik”. Ky mesazh i qartë dhe prekës është një thirrje për ta mbrojtur e nderuar trashëgiminë kulturore të vendit – jo vetëm me fjalë, por me vepra.
    Postimi i plotë:
    Lamtumirë, zonjë e skenës dhe shpirtit shqiptarSot Shqipëria humbi një nga zërat më të hijshëm të artit tonë skenik e kinematografik. Margarita Xhepa nuk ishte vetëm një aktore. Ajo ishte një simbol i përkushtimit artistik, një frymëzim për breza të tërë dhe një ikonë që e mbajti gjallë shpirtin e skenës shqiptare.
    Me një prani të rrallë në skenë dhe në ekran, ajo i dha jetë roleve që do të mbeten të paharruara në kujtesën tonë kolektive. Me dinjitetin, thjeshtësinë dhe fuqinë e saj shpirtërore, Margarita Xhepa u bë një urë midis brezave dhe një shembull për të gjithë ne që besojmë në aftësinë e artit për të formësuar shoqërinë.
    Në këtë ditë zie për kulturën shqiptare, shpreh mirënjohjen më të thellë për gjithçka që ajo i dha vendit tonë dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e saj.
    Pusho në paqe, zonjë e paqtë e skenës shqiptare. Trashëgimia jote do të jetojë përgjithmonë.

  • SYRI TV/ Reagime për shuarjen e Margarita Xhepës, Budina: Xhepa një institucion i kulturës!

    SYRI TV/ Reagime për shuarjen e Margarita Xhepës, Budina: Xhepa një institucion i kulturës!

    SYRI TV

    Margarita Xhepa, një ikone e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të paharrueshme artistike. Reagimet për shuarjen e saj kanë qenë të shumta, duke përfshirë ngushëllime dhe vlerësime nga figura të shquara  kulturës dhe politikës. Xhepa do të kujtohet gjithmonë për ndikimin e saj të thellë në artin shqiptar dhe për pasionin e papërsëritshëm që ka sjellë në çdo interpretim.

    Margarita Xhepa, aktorja që i dha skenës dhe ekranit disa nga interpretimet më të paharrueshme, është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare. Me një zë që drithëronte dhe një prani që mbushte skenën me dritë, ajo mbeti për dekada një ikonë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Aktorja Zamira Kita, në një reagim për Syri TV, e cilësoi Xhepën si një figurë të rrallë, ndërsa regjisori Robert e quajti aktoren një institucion të kulturës.

    Për shuarjen e Margarita Xhepës ka reaguar edhe politika. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar ” Lamtumirë yll”, ndërsa lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një konference për gazetarët, e vlerësoi figurën e Margarita Xhepës, duke theksuar se ajo mbeti një nga artistet më të dashura dhe më të çmuara të Shqipërisë. Berisha mbajti një minutë heshtje në nder të saj. “Së pari, dua të shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Xhepa…”

    Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, me një mesazh të ngarkuar me emocione, e cilësoi humbjen e Xhepës si një moment të rëndë për kulturën shqiptare, duke theksuar trashëgiminë e jashtëzakonshme artistike që ajo la pas. “Margarita Xhepa është një artiste e papërsëritshme, një dhuratë e çmuar për artin shqiptar,” shkruan Meta në rrjetet sociale.

    Presidenti Bajram Begaj, po ashtu, shprehu trishtimin për humbjen e një ikone të artit shqiptar, duke theksuar se Xhepa do të mbahet mend për dritën që i dha ekranit dhe skenës, si dhe për angazhimin e saj të pashoq për kauzat e grave dhe fëmijëve. Margarita Xhepa ka lënë një trashëgimi të paharrueshme, duke interpretuar me pasion dhe mjeshtëri, dhe do të kujtohet gjithmonë për pasurinë që ka dhuruar për artin shqiptar.

  • SYRI TV/ Reagime për shuarjen e Margarita Xhepës/ Kita: Kemi humbur një ikonë të artit…

    SYRI TV/ Reagime për shuarjen e Margarita Xhepës/ Kita: Kemi humbur një ikonë të artit…

    Margarita Xhepa, një ikone e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të paharrueshme artistike. Reagimet për shuarjen e saj kanë qenë të shumta, duke përfshirë ngushëllime dhe vlerësime nga figura të shquara  kulturës dhe politikës. Xhepa do të kujtohet gjithmonë për ndikimin e saj të thellë në artin shqiptar dhe për pasionin e papërsëritshëm që ka sjellë në çdo interpretim.

    Syri TV

    Margarita Xhepa, aktorja që i dha skenës dhe ekranit disa nga interpretimet më të paharrueshme, është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare. Me një zë që drithëronte dhe një prani që mbushte skenën me dritë, ajo mbeti për dekada një ikonë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Aktorja Zamira Kita, në një reagim për Syri TV, e cilësoi Xhepën si një figurë të rrallë, ndërsa regjisori Robert e quajti aktoren një institucion të kulturës.

    Për shuarjen e Margarita Xhepës ka reaguar edhe politika. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar ” Lamtumirë yll”, ndërsa lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një konference për gazetarët, e vlerësoi figurën e Margarita Xhepës, duke theksuar se ajo mbeti një nga artistet më të dashura dhe më të çmuara të Shqipërisë. Berisha mbajti një minutë heshtje në nder të saj. “Së pari, dua të shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Xhepa…” Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, me një mesazh të ngarkuar me emocione, e cilësoi humbjen e Xhepës si një moment të rëndë për kulturën shqiptare, duke theksuar trashëgiminë e jashtëzakonshme artistike që ajo la pas.

    “Margarita Xhepa është një artiste e papërsëritshme, një dhuratë e çmuar për artin shqiptar,” shkruan Meta në rrjetet sociale. Presidenti Bajram Begaj, po ashtu, shprehu trishtimin për humbjen e një ikone të artit shqiptar, duke theksuar se Xhepa do të mbahet mend për dritën që i dha ekranit dhe skenës, si dhe për angazhimin e saj të pashoq për kauzat e grave dhe fëmijëve.

    Margarita Xhepa ka lënë një trashëgimi të paharrueshme, duke interpretuar me pasion dhe mjeshtëri, dhe do të kujtohet gjithmonë për pasurinë që ka dhuruar për artin shqiptar.

  • Gjergj Luca: Vdekja e Margarita Xhepës është dhimbje e dyfishtë për familjen tonë

    Gjergj Luca: Vdekja e Margarita Xhepës është dhimbje e dyfishtë për familjen tonë

    Gjergj Luca, djali i prindërve artistë, ka shprehur hidhërimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të ikonës së teatrit dhe kinemasë shqiptare, Margarita Xhepa. Me fjalë të mbushura me emocion dhe respekt, ai ka nderuar figurën e saj të ndritur, duke vënë në pah trashëgiminë artistike të pavdekshme që ajo lë pas.
    “Margarita Xhepa la pas emrin e madh, rolet e pavdekshme dhe dashurinë e pafund që ka marrë e do vazhdojë të marrë ndër breza dhe dekada. Vdekja e saj është dhimbje e dyfishtë për ne në familjen Luca. Qofsh e parajsës princeshë!” – shkruan Luca në një postim prekës, të cilin e ka shoqëruar me një fotografi të tij me aktoren e paharrueshme.

    Margarita Xhepa, një nga figurat më të ndritura të skenës dhe ekranit shqiptar, u shua në moshën 92-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike që do të vijojë të frymëzojë brezat e ardhshëm. Rrugëtimi i saj në art ishte i mbushur me role që prekën zemrat e publikut, me një interpretim plot ndjenjë, forcë dhe fisnikëri, duke e bërë atë një nga aktoret më të dashura dhe të nderuara të kombit.
    Gjergj Luca, duke ardhur nga një familje me rrënjë të thella në art, e ka ndjerë këtë humbje jo vetëm si një dhimbje kolektive, por edhe si një boshllëk të thellë personal. Me mesazhin e tij prekës, ai ka përçuar ndjenjat e respektit të pakufishëm dhe mirënjohjes për një grua që i dha kaq shumë skenës dhe shpirtit artistik të shqiptarëve.
    Albert Vataj

  • “Një nga artistet më të çmuara”/ Reagon Berisha pas ndarjes nga jeta të aktores Margarita Xhepa

    “Një nga artistet më të çmuara”/ Reagon Berisha pas ndarjes nga jeta të aktores Margarita Xhepa

    Kreu i PD Sali Berisha e ka nisur me një minutë heshtje konferencën për shtyp, në nder të ikonës së artit shqiptar, Margarita Xhepa.
    “Një nga artistet më të dashura, më të çmuara të Shqipërisë. Ndaj me këtë rast duke ndarë dhimbjen dhe zinë me familjen Xhepa me të gjithë miqtë dhe të afërmit, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nder të saj”, tha ai.