Tag: margarita

  • Lamtumira e Margarita Xhepës! Homazhet për ikonën e kinematografisë në Teatrin e Operas e Baletit

    Lamtumira e Margarita Xhepës! Homazhet për ikonën e kinematografisë në Teatrin e Operas e Baletit

    Aktorja Margarita Xhepa, “Nderi i Kombit”, që ndërroi jetë një ditë u përcoll sot në banesën e fundit.

    Për tre orë në hollin e TKOB u mbajtën homazhet në nder të ikonës së kinematografisë, në praninë e familjarëve, miqve, kolegëve dhe qytetarëve të shumtë.
    Ndriçimi Xhepa, që ndoqi hapat e së ëmës në skenë, kujton dashurinë e që Margarita pati për artin deri në muajt e fundit, kur sëmundja e gjunjëzoi.
    Mes dhimbjes, lotëve dhe mirënjohjes, artistët nderuan Mbretëreshën e Teatrit.
    Mes qindra të pranishmëve, ishin dhe qytetarë lushnjarë, që vendosën lule pranë arkmortit të artistes, që qytetin e lindjes s’e harroi kurrë.
    Aktorja që dha shpirtin në skenë, me qindra role në teatër dhe kinematografi nuk është më mes nesh fizikisht, por mbetet përjetësisht në kujdesën e artdashësve.

    Top Channel

  • Homazhe për Margarita Xhepën, artistë dhe politikanë: Trashëgimi e përjetshme për Shqipërinë

    Homazhe për Margarita Xhepën, artistë dhe politikanë: Trashëgimi e përjetshme për Shqipërinë

    Personalitete të artit, kulturës e politikës kanë nderuar artisten e madhe të skenës shqiptare, Margarita Xhepa, në homazhet e mbajtura në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
    Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, ka shprehur ngushëllime dhe nderim për ikjen e artistes së madhe Margarita Xhepa, duke theksuar rëndësinë e veprës së saj të paharruar për kulturën dhe artin shqiptar. Ai ka theksuar se, megjithëse ajo u nda fizikisht nga jeta, shoqëria dhe komuniteti i artit dhe kinemasë do ta nderojnë dhe do ta kujtojnë veprën e saj epokale për brezat që do të vijnë.
    “Margarita Xhepa la një pasuri të jashtëzakonshme që do të mbetet në kujtesën e popullit shqiptar dhe e trashëguar përmes pasardhësve të saj, të cilët janë gjithashtu krenaria e kombit dhe artit tonë”, ka thënë ai.
    Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur ngushëllimet në emër të partisë për ndarjen nga jeta të artistes së madhe, duke e cilësuar si një ditë zie për artin shqiptar.
    “Në këtë ditë të trishtë, ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen Xhepa dhe nderojmë veprën e paharruar të Margarita Xhepes, e cila është një figurë e pazëvendësueshme për kulturën dhe artin shqiptar”, ka deklaruar Blushi.
    Regjisori i njohur Mevlan Shanaj, i njohur për bashkëpunimin e tij me Margarita Xhepën, ka shprehur mirënjohje dhe nderim të thellë për figurën e saj.
    “Margarita ishte një njeri që ka marrë vetëm dashuri nga të gjithë. Nuk ka njohur ndonjë fjalë të keqe, vetëm dashuri dhe respekt. Ajo ishte një aktore e jashtëzakonshme, një njeri i madh. Margarita ishte unikale, emri i saj është një sinonim i bukurisë dhe hijes, si një margaritar”, ka përfunduar regjisori.
    Nderime për Margarita Xhepën ka kryer edhe kryedemokrati Sali Berisha, i cili u shpreh se artistja e skenës shqiptare do mbetet e gjallë përjetë në kujtesën e artit dhe kulturës.
    “Erdhëm të shprehim nderimin tonë më të thellë dhe mirënjohjen e pakufishme për kontributin e jashtëzakonshëm të Margatia Xhepës në 7 dekada, sa askush tjetër në skenën dhe filmin shqiptar. Ajo do mbetet përjetë e gjallë në memorien e atryre që ndoqën me admirim interpretimet e saj.
    Do mbetet e gjallë në memorien e artit dhe kulturës shqiptare”, tha Berisha.
    Njeri i madh e ka cilësuar aktorja e mirënjohur Tinka Kurti, artisten e ndjerë Margarita Xhepa.
    Kurti i është bashkuar personaliteteve të shumta në homazhet ndaj Margarita Xhepës e cila u nda nga jeta ditën e djeshme.
    “Për mua ka qenë një njeri i madhnueshëm, për mua dhe për popullin”, tha Tinka Kurti.
    Aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa, djali i artistes së ndjerë Margarita Xhepa ka deklaruar se mamaja e tij e mbylli ciklin e jetës në mënyrë krejtësisht normale, ndërsa rrëfeu edhe dëshirën e fundit të saj për të qenë pjesë e një filmi.
    Ndriçim Xhepa shprehu ndërkaq edhe emocionet për homazhet dhe nderimet për mamanë e tij.
    “Mbylli jetën e saj në mënyrë normale pavarësisht se pati sisa probleme muajt e fundit të karakterit shëndetësor, pulmonit. Se dhe lodhjet e vetë viteve bëjnë të vetën. Ka disa vite që thoshte: ndoshta në skenë nuk kam mundësi më. Kurse te filmi e kishte një ëndërr se mund të bënte një tjetër punë. Roli i fundit që bëri me Spartak Pecanin “Bolero në vilën e pleqve” sikur përkoi dhe me jetën sicc erdhi dhe finalja. Mesa duket kjo ishte dhe perdja e jetës si perdja e skenës. Rëndësi ka që atë që thashë përpara, mënyra si po respektohet sot është kënaqësia më e madhe që mund të marrin familjarët dhe shpirti i saj”, deklaroi aktori.
    Margarita Xhepa do të kujtohet gjithmonë si një ndër emrat më të shquar dhe më të dashur në historinë e artit dhe kinematografisë shqiptare. Pasuria e saj artistike do të mbetet përjetësisht e pranishme në zemrat e shikuesve dhe në pasurinë kulturore të vendit.

  • Lamtumirë Margarita Xhepa! Aktorja e njohur përcillet në banesën e fundit

    Lamtumirë Margarita Xhepa! Aktorja e njohur përcillet në banesën e fundit

    Ikonës së kinematografisë shqiptarë, Margarita Xhepa, i është dhënë lamtumira e fundit këtë të premte. Në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, miqtë, kolegët, bashkëpunëtorët, përfaqësues të pushtetit vendor, dhe qytetarët e shumtë kryen homazhe pranë trupit të pajetë të Artistes së Merituar.
    Në lot e dhimbje i biri, Ndriçim Xhepa, tregon për dëshirat dhe projektet e lëna përgjysmë. Margarita Xhepa kishte pranuar mbylljen e karrierës së saj në teatër, por gjithmonë ka mbajtur dëshirën për të realizuar një film të ri.
    “Në 91 vite jetë, 70 vite i pati në skenë dhe ekran. Punoi me dashuri dhe pasion të madh. Mbylli jetën e saj në mënyrë normale edhe pse dy muajt e fundit kishte probleme të karakterit shëndetësor, lodhjet e viteve bëjnë të vetën. Kishte një natyrë të çuditshme, madje kur binte biseda në momente të shkëputura, kishte vite që thoshte për skenë nuk kam fuqi, por për filmin kishte dëshirë të bënte edhe një. Filmi “Bolero në vilën e pleqve” përkon edhe me fundin e jetës së saj”, tha Ndriçim Xhepa.

    Kolegët me të cilët ndau një jetë në skenë dhe jashtë saj shprehin dhimbje për ikjen e aktores së njohur.
    “Është simboli i artistes në gjithësi. Do të mbetet e paharruar tek artdashësit. Po ta shikoni në këto homazhe ka një trysni të njerëzve që vijnë e duan ta nderojnë. Kam një kujtim të rrallë, kam bërë një skenë të Hamletit me të. E kam edhe të regjistruar”, tha aktorja Tinka Kurti.
    “Ruaj kujtimet më të jashtëzakonshme me të. Do të mbetet e paharruar. Po të shihni në këtë homazh ka një vizitë një ardhje një trysni të njerëzve që duan të vijnë e ta nderojnë. Kam një kujtim të rrallë me të, një skenë të Hamletit me nënën. E kam të filmuar dhe e kam si kujtim të rrallë”, tha aktori Timo Flloko.
    Margarita Xhepa, përveçse artiste në skenë ishte mikeshë dhe bashkëpunëtore e të gjithë artistëve.
    “U shkëput si një tërmet i madh. Ishte një mal i madh artistik, do të jetë e pazëvendësushme në radhët tona. Kemi xhiruar një film që nuk ka dalë akoma. Titulli i filmit është ‘Vdekja le të presi’,  por Margarita nuk priti dot. Prehu e qetë zonjë e madhe, do ecim përpara në gjurmët e tua”, tha aktori Luftar Paja.
    Mes duartrokitjesh, ashtu siç përfundonte dhe çdo interpretim i saj në skenë, aktorja u përcoll drejt banesës së fundit.
    Nderi i Kombit Margarita Xhepa ndërroi jetë mëngjesin e 3 prillit një ditë pasi festoi 91-vjetorin, si pasojë e disa problemeve pulmonare. Aktorja ka interpretuar mbi 150 role në teatër, si dhe ka realizuar 32 role në kinematografi./vizionplus.tv

  • Margarita Xhepa, ikona e kinematografisë dhe teatrit përcillet për në banesën e fundit!

    Margarita Xhepa, ikona e kinematografisë dhe teatrit përcillet për në banesën e fundit!

    Mes shumë të afërmve familjarë, por dhe kolegë e aktorë ishin të pranishëm sot në homazhet dedikuar aktores së madhe Margarita Xhepa.
    Homazhet nisën në orën 10.00 dhe u zhvilluan në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit(TKOB).
    Me lule dhe duartrokitje është përcjellë për në banesën e fundit ikona e teatrit dhe kinematografisë Margarita Xhepa.

  • Timo Flloko për Margarita Xhepën: Çdo komb me një artiste si ajo ndihet krenar

    Timo Flloko për Margarita Xhepën: Çdo komb me një artiste si ajo ndihet krenar

    Aktori i njohur, Timo Flloko, tha sot se çdo komb krenohet dhe ndihet me fat që ka një artiste si Margarita Xhepa.
    Teksa mori pjesë në homazhet për nderim të ikonës së kinematografisë shqiptare, Flloko tha se është aktorja më jetëgjatë në krijimet speciale në hapësirën krijuese.
    “Margarita Xhepa, si një ikonë që jetoi gjatë, 91 vite, erdhi në prill, e iku në prill, në kohën e shpërthimit të luleve, të jetës, të shpresës.
    Çdo komb me një artiste të madhe si Margarita Xhepa ndihet fatlum e krenar njeherësh. Ajo me mendimin tim është aktorja më jetëgjatë në krijimet speciale në hapësirën krijuese dhe që I mbiejtoi situatave, sikur e kishte mision për të jetuar jetn gjatë për të bërë sa më shumë role. Ndaj dhe ajo mbretëroi me kurorën, me brilante të artistës së madhe shqiptare dhe në fakt sic them margaritë, margaritare.”, tha ai për mediat.

  • Luiza Xhuvani për Margarita Xhepën: E privilegjuar që kam pasur fatin të rrugëtoj me të

    Luiza Xhuvani për Margarita Xhepën: E privilegjuar që kam pasur fatin të rrugëtoj me të

    Aktorja e njohur Luiza Xhuvani tha se Margarita Xhepa krijoi imazhin e gruas në të gjitha dimensionet.
    Teksa mori pjesë në homazhet në nder të ikonës së kinematografisë shqiptare, Xhuvani shprehet se ndihet e privilegjuar që ka pasur fatin të rrugëtojë me Margarita Xhepën profesionalisht dhe jo vetëm.
    “I gjithë rrugëtimi i adhurueshëm profesional i saj.  Krijoi imazhin e gruas në të gjitha dimensionet, si vajzë, si nënë, si motër, si kolege. Unë jam e privilegjuar që kam pasur fatin të rrugëtoj me të edhe profesionalisht. Rrugëtim i adhurueshëm. Nga eksperiencat më të bukura të bashkëpunimit me Margaritën”,shprehet aktorja Luiza Xhuvani.

  • Timo Flloko për Margarita Xhepa: Çdo komb me një artiste si ajo ndihet krenar

    Timo Flloko për Margarita Xhepa: Çdo komb me një artiste si ajo ndihet krenar

    Aktori i njohur, Timo Flloko, mori pjesë gjithashtu në homazhet për nderim të ikonës së kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa.
    Me fjalë zemre Flloko tha se çdo komb krenohet dhe ndihet me fat që ka një artiste si Margarita Xhepa.
    “Margarita Xhepa, si një ikonë që jetoi gjatë, 91 vite, erdhi në prill, e iku në prill, në kohën e shpërthimit të luleve, të jetës, të shpresës. Çdo komb me një artiste të madhe si Margarita Xhepa ndihet fatlum e krenar njeherësh. Ajo me mendimin tim është aktorja më jetëgjatë në krijimet speciale në hapësirën krijuese dhe që I mbiejtoi situatave, sikur e kishte mision për të jetuar jetn gjatë për të bërë sa më shumë role. Ndaj dhe ajo mbretëroi me kurorën, me brilante të artistës së madhe shqiptare dhe në fakt sic them margaritë, margaritare.”, tha ai për mediat.

  • Tinka Kurti nderon në homazhe Margarita Xhepën: Kam dhimbje shumë të madhe

    Tinka Kurti nderon në homazhe Margarita Xhepën: Kam dhimbje shumë të madhe

    E emocionuar dhe me zërin që i dridhej, aktorja e mirënjohur Tinka Kurti i dha sot lamtumirën koleges së saj, Margarita Xhepa.

    Kurti mori pjesë në homazhet në ndër të aktores, Margerita Xhepa e cila u nda nga jeta një ditë më parë.

    “Unë e kisha vajzë e kisha shoqe dhe e kisha mikeshë. Nuk kemi ç’të bëjmë, unë jam më e madhe se ajo, duhet të hesht se kam dhimbje të madhe shumë, shumë”, tha ajo për mediat.

  • Lamtumirë Margarita Xhepa! Përfundojnë homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, aktorja dërgohet drejt banesës së fundit

    Lamtumirë Margarita Xhepa! Përfundojnë homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, aktorja dërgohet drejt banesës së fundit

    Homazhet në nder të aktores së madhe Margarita Xhepa kanë përfunduar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

    Arkëmorti me trupin e saj u nis drejt banesës së fundit, ku do të prehet, në Varrezat e Sharrës.
    Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa dha frymën e fundit një ditë më parë, disa orë pas ditëlindjes së 91-të.
    Nga pamjet e siguruar nga Top Channel, familjarët, miq, kolegë, artistë dhe qytetarë të shumtë morën pjesë në homazhe.
    Për dekada me radhë, ‘artistja e popullit’ portretizoi karaktere të panumërta dramatike duke mbetur përjetësisht në kujdesën e artdashësve.
    Skenës nuk iu nda asnjëherë, ndihej e realizuar, sikurse shprehej në një intervistë për Top Channel një vit më parë, në 90-vjetorin e lindjes.
    Margarita Xhepa lindi në 2 prill 1934 në qytetin e Lushnjës.
    Ajo la pas qindra role, për të cilat u nderua me titullin “Nder i Kombit” dhe dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.
    Megjithatë, krenarinë më të madhe të jetës konsideronte tre fëmijët që la pas, njëri prej të cilëve, Ndriçim Xhepa, ndoqi hapat e aktores, duke shkëlqyer po aq në skenën e artit shqiptar.

    Top Channel

  • Homazhet për Margarita Xhepën, i biri zbulon ‘pengun’ e fundit: Kishte dëshirë edhe për…

    Homazhet për Margarita Xhepën, i biri zbulon ‘pengun’ e fundit: Kishte dëshirë edhe për…

    Aktori Ndriçim Xhepa ka ndarë emocione në homazhet për nënën e tij, aktoren e njohur Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 91-vjeçare.
    Ai ka treguar për periudhën e fundit të jetës së saj, duke theksuar se “mbylli jetën e saj në mënyrë normale pavarësisht se dy muajt e fundit kishte probleme shëndetësore; lodhjet e viteve bëjnë të vetën.”
    Ai ka ndarë gjithashtu disa mendime mbi natyrën e saj të veçantë: “Kishte një natyrë të çuditshme. Madje, kur binte biseda në momente të shkëputura, kishte vite që thoshte se për skenë nuk kam fuqi, por për filmin kishte dëshirë të bënte edhe një.”
    Ai ka përmendur se filmi “Bolero në vilën e pleqve” është vepra që përkon me fundin e jetës së saj, duke e theksuar pasionin e saj të pandalshëm për artin deri në momentet e fundit.