Tag: margarita

  • PROFILI/ Ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare, jeta artistike e Margarita Xhepës me dhjetëra role në kinematografi

    PROFILI/ Ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare, jeta artistike e Margarita Xhepës me dhjetëra role në kinematografi

    Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, e cila numëron dhjetëra role artistike.

    Ajo është një nga Zonjat e Mëdha të teatrit e filmit shqiptar që startoi karrierën e saj në vitin 1960 dhe vijoi më pas.
    Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor, sot Teatri Kombëtar, dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, në degën e Dramës.
    Ajo ka realizuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve: Majlindën-Majlinda, Dafina-Lumi i vdekur, Filja-Cuca e Maleve, Zonja Mëmë-Kush e solli Doruntinën, Nëna-Përballë vetes, etj.
    Margarita Xhepa ka performuar edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, Ledi Milfordin në dramën “Intrige e dashuri” (F. Shiler), Melën në dramën “Morali i zonjës Dulska” (G. Zapolska), Dafinën në dramatizimin e romanit “Lumi i vdekur” (J. Xoxa) dhe nënën në inskenimin e romanit të Kadaresë, “Kush e solli Doruntinën”, e shumë të tjerë.
    Disa prej personazheve që interpretoi gjatë karrierës së saj janë “Vitet e para” , “Gjurmët”, “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Pranvera s’erdhi vetëm”, “Koncert në vitin 1936”, “E diela e fundit”, “Një djalë edhe një vajzë”, “Apasionata”, “Gjeneral gramafoni”, “Rrethi i kujtesës”, “Vitet e pritjes”, “Dora e ngrohtë”, “Gurët e shtëpisë sime” dhe “I dashur armik”.
    Në vitin 2007, aktores iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës”, ndërkohë është dekoruar edhe me titullin “Artiste e Popullit”.

    Top Channel

  • Ndahet nga jeta Margarita Xhepa. Shuhet një tjetër yll vezullues i konstelacionit të artit skenik shqiptar

    Ndahet nga jeta Margarita Xhepa. Shuhet një tjetër yll vezullues i konstelacionit të artit skenik shqiptar

    Albert Vataj
    Sot u nda nga jeta Margarita Xhepa, një prej figurave më madhështore të skenës dhe kinematografisë shqiptare, një artiste që me talentin dhe magjinë e interpretimit të saj skaliti memorien e publikut për më shumë se gjashtë dekada. Ajo ishte dhe mbetet një nga Zonjat e Mëdha të artit skenik, një simbol i përkushtimit, finesës dhe thellësisë emocionale në interpretim.

    E lindur më 2 Prill 1932 në Lushnjë, Margarita Xhepa hyri në botën e artit që në rininë e saj të hershme, duke u bërë pjesë e Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) që prej vitit 1950, fillimisht si artiste provë, ndërsa njëkohësisht studionte në Liceun Artistik, në degën e Dramës. Që nga hapat e parë të karrierës së saj, ajo u dallua për talentin e saj të spikatur, duke u kthyer shpejt në një nga aktoret më të adhuruara të skenës shqiptare.
    Një karrierë monumentale në teatërGjatë jetës së saj artistike, Margarita Xhepa interpretoi mbi 150 role në teatër, duke u bërë mishërimi i gruas shqiptare në të gjitha dimensionet e saj – nga nëna e dhembshur, tek heroina e sakrificës, tek grua e fuqishme dhe e ndritur. Ajo shkëlqeu si Majlinda në filmin “Majlinda”, Dafina në “Lumi i vdekur”, Filja në “Cuca e maleve”, Zonja Mëmë në “Kush e solli Doruntinën”, Nëna në “Përballë vetes” dhe në shumë e shumë role të tjera që mbeten të pavdekshme në historinë e teatrit shqiptar.
    Por Xhepa nuk ishte vetëm një ikonë e dramaturgjisë shqiptare. Ajo dha interpretim brilant edhe në skenën e dramaturgjisë botërore, ku spikati me rolet e saj madhështore: Ofelia në “Hamleti”, vajza e dytë në “Mbreti Lir”, dado në “Romeo dhe Xhulieta”, Mbretëresha Margaret në “Rikardi III” të Shekspirit. Po aq e fuqishme ishte edhe në rolet e tjera të letërsisë botërore si Klea tek “Dhelpra dhe rrushi” (Figereido), Lena tek “Xhaxha Vanja” (Çehov), Ledi Milford tek “Luiza Miler”, Zonja Berling tek “Vizita e inspektorit” (Priestley), Ana Andrejevna tek “Revizori” (Gogol), Marsela tek “Qeni i kopshtarit”, Mashenka tek “Mashenka”, Shejla tek “Morali i zonjës Dulska” dhe Dado tek “Elektra” e Sofokliut, rol që e interpretoi në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis.
    Një yll edhe në kinematografiMargarita Xhepa nuk ishte vetëm një figurë e ndritur e skenës teatrale, por edhe një nga aktoret më të mëdha të ekranit shqiptar. Ajo interpretoi në 32 filma, duke punuar me disa nga regjisorët më të njohur të kinemasë shqiptare dhe duke dhënë jetë roleve që mbeten të paharrueshme për publikun. Ndër filmat më të spikatur të saj janë:“Vitet e para”“Gjurmët”“Dimri i fundit”“Tokë e përgjakur”“Një djalë edhe një vajz딓Apasionata”“Gjeneral gramafoni”“Rrethi i kujtesës”“Vitet e pritjes”“Dora e ngroht딓Gurët e shtëpisë sime”“Pranvera s’erdhi vetëm”“Koncert në vitin 1936”“E diela e fundit”“I dashur armik”
    Në vitin 1997, ajo interpretoi në filmin grek “Mirupafshim”, një rol që i dha asaj njohje ndërkombëtare dhe që e bëri të nderohej me Çmimin e Nderit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik.
    Një trashëgimi e pashlyeshmePër kontributin e saj të jashtëzakonshëm në artin shqiptar, Margarita Xhepa është nderuar me një sërë çmimesh dhe titujsh të lartë, përfshirë titullin “Artiste e Merituar” dhe “Artiste e Popullit”, dy nga vlerësimet më të larta për artistët në Shqipëri. Personaliteti i saj i ndritur, pasioni dhe përkushtimi i pakufishëm ndaj artit lanë një gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare, duke frymëzuar breza të tërë artistësh dhe spektatorësh.Margarita Xhepa nuk ishte vetëm një aktore. Ajo ishte një institucion, një shenjë e pashlyeshme e kulturës shqiptare, një grua që jetoi për artin dhe që do të mbetet e përjetshme në kujtesën e publikut shqiptar.Sot, skena ka humbur një nga yjet e saj më të ndritur, por emri dhe vepra e Margarita Xhepës do të vazhdojnë të jetojnë në zemrat e të gjithë atyre që e kanë dashur dhe admiruar artin e saj të madhërishëm.U prehtë në paqe!

  • PROFIL/ Mbylli sytë përgjithmonë në moshën 91-vjeçare, kush ishte Margarita Xhepa, ikona e kinematografisë shqiptare

    PROFIL/ Mbylli sytë përgjithmonë në moshën 91-vjeçare, kush ishte Margarita Xhepa, ikona e kinematografisë shqiptare

    Sot, kinematografia dhe arti shqiptar kanë humbur një nga emrat më të shquar dhe të dashur, aktoren Margarita Xhepa, e cila ndërroi jetë në moshën 93- vjeçare. Me një karrierë që zgjati dekada, ajo ishte një nga figurat më të rëndësishme të teatrit dhe kinemasë shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur dhe të paharrueshme.
    Margarita Xhepa u shfaq në disa nga filmat më të dashur të kinematografisë shqiptare, dhe rolet e saj të paharrueshme i siguruan një vend të veçantë në zemrat e publikut.
    Përveç punës së saj në skenën e teatrit dhe në ekranin e madh, Xhepa ishte gjithashtu një mentor dhe një frymëzim për aktorët e rinj, duke kontribuar në zhvillimin e artit shqiptar. Vepra e saj do të mbetet një pasuri e çmuar dhe një referencë për brezat që do të vijojnë. Margarita Xhepa do të kujtohet gjithmonë si një ikonë e padiskutueshme e kulturës shqiptare.

    Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj. Gjatë karrierës së saj, aktorja e madhe Margarita Xhepa ka krijuar mbi 150 role në teatër.
    Veç suksesit me veprat e shumta të dramaturgëve shqiptarë, Margarita Xhepa ka korrur sukses edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, etj.
    Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.
    Në vitin 2007 iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit.
    Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë.
    Margarita Xhepa ka qenë pjesë e filmave “Vitet e para” , “Gjurmët”, “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë edhe një vajzë”, “Apasionata”, “Gjeneral gramafoni”, “Rrethi i kujtesës”, “Vitet e pritjes”, “Dora e ngrohtë”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Pranvera s’erdhi vetëm”, “Koncert në vitin 1936”, “E diela e fundit” dhe “I dashur armik”.
    Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjeçare. Krahas teatrit, Xhepa është shfaqur në ekranin e filmit me një galeri të larmishme prej 31 rolesh.
    Xhepës i janë akorduar gjithashtu edhe titujt “Artiste e Popullit”, “Nderi i Kombit”, dhe Urdhri i Lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”./vizionplus.tv

  • E trishtë/ Një ditë më parë festoi ditëlindjen, ndahet nga jeta ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa

    E trishtë/ Një ditë më parë festoi ditëlindjen, ndahet nga jeta ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa

    Është ndarë nga jeta në moshën 92- vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa. Aktorja ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen.
    Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.

  • E TRISHTË – Ndërron jetë aktorja Margarita Xhepa, një nga yjet e skenës dhe ekranit shqiptar…

    E TRISHTË – Ndërron jetë aktorja Margarita Xhepa, një nga yjet e skenës dhe ekranit shqiptar…

    Është ndarë nga jeta aktorja e madhe shqiptare, Margarita Xhepa. Ylli i kinematografisë shqiptare ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Lajmi është konfirmuar edhe nga i biri, aktori Ndriçim Xhepa, pak orë pasi e ndjera festoi ditëlindjen.
    Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku ka filluar hapat e parë drejt karrierës së saj.
    Gjatë karrierës së saj, aktorja e madhe Margarita Xhepa ka krijuar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi.
    Veç suksesit me veprat e shumta të dramaturgëve shqiptarë, Margarita Xhepa ka korrur sukses edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, etj.
    Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

  • Arti shqiptar në zi! “Shuhet” Margarita Xhepa! Një ditë më parë festoi ditëlindjen

    Arti shqiptar në zi! “Shuhet” Margarita Xhepa! Një ditë më parë festoi ditëlindjen

    Kinematografia shqiptare është në zi! Margarita Xhepa, një nga ikona shqiptare të filmit dhe teatrit është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare.
    Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1932, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj. Gjatë karrierës së saj, aktorja e madhe Margarita Xhepa ka krijuar mbi 150 role në teatër.
    Veç suksesit me veprat e shumta të dramaturgëve shqiptarë, Margarita Xhepa ka korrur sukses edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, etj.
    Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.
    Në vitin 2007 iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit. Krahas teatrit, Xhepa është shfaqur në ekranin e filmit me një galeri të larmishme prej 32 rolesh. Disa prej personazheve që interpretoi mjeshtërisht janë Zyraka te “Vitet e para” (1965), Shano te “Dimri i fundit” (1976), pianistja te “Koncert në vitin 1936” (1978) dhe Lena te “Tokë e përgjakur” (1976).

  • Ndahet nga jeta aktorja Margarita Xhepa

    Ndahet nga jeta aktorja Margarita Xhepa

    Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P
    Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.