Tag: margarita

  • Këto pjata nëpër botë kapin shifrën 35.000 dollarë

    Këto pjata nëpër botë kapin shifrën 35.000 dollarë

    Nga ëmbëlsirat që i gatuajmë në përditshmërinë tonë, e deri tek variacionet me ingredientët që gjenden kudo në markete, hotele apo restorante në botë e kthejnë një kokërr vezë në vlerën 30 lekë të reja, në një omëletë 2.000 dollarëshe. 

    Duhet të keni dëgjuar për “Grand Velar Taco” që kap shifrën 25.000 dollarë, apo për picën 12.000 mijë dollarëshe “Louis XIII”. Çfarë ndjell kuriozitet tek njerëzit është pikërisht elementi që i bën këto pjata të kushtojnë mijëra. 

    Në rastin e pudingut të çokollatës 35’000 dollarë nga Chef Marc Guibert në “Lindeth Howe Country House Hotel”, ingrendientët që përdoren përfshijnë çokollatën ultra-ekskluzive “Amadei Porcelana” si edhe fletë ari të ngrënshme. “Fortress Stilt Fisherman Indulgence” shitet për rreth 14.500 dollarë ne Sri Lanka dhe kombinon shijet e kasatës italiane me likere premium, “Irish Cream Mousse” dhe kurorëzohet me një figurë çokollate dhe gur të çmuar si “Aquamarine”. 

    Herën tjetër kur të konsumoni një picë “Margarita” me çmimet e arsyeshme të Tiranës, sigurohuni ta shijoni mirë. Sepse Chef Renato Viola nuk kursehet për variacionin e tij 12.000 dollarësh të picës “Margarita”, ku bën bashkë caviar “Béluga”, “Ossetra” dhe “Sevruga”, arragostë dhe copëza floriri njëzet e katër karatsh. 

  • “Vdekja le të presë”, filmi i fundit i Margarita Xhepës shfaqet premierë në Pogradec/ Zyliha Miloti e përlotur: Rinia duhet t’i shohë skenat prekëse

    “Vdekja le të presë”, filmi i fundit i Margarita Xhepës shfaqet premierë në Pogradec/ Zyliha Miloti e përlotur: Rinia duhet t’i shohë skenat prekëse

    Artistët ikonë të kinemasë shqiptare vijnë me skena të forta e ndjeshmëri të lartë në filmin “Vdekja le të presë”, i shfaqur premierë në qytetin e Pogradecit.

    Premiera e filmit “Vdekja le të presë”, e regjisorit Edmond Topi u shfaq së fundi në qytetin e Pogradecit, aty ku lindi dhe u xhirua pjesa më e madhe e filmit .

    Pjesë e kastit të filmit, janë artistët ikonë si Reshat Arbana, Tinka Kurti, e ndjera Margarita Xhepa, Luftar Paja, Mehdi Malka, Zyliha Miloti etj.

    Regjisori Edmond Topi shprehet se “pleqëria nuk është stacioni i fundit i njeriut për t’u larguar, por është një nga stacionet ku ai duhet të jetojë dhe të vazhdojë të kontribuojë në jetën e tij dhe jetën e shoqërisë”.

    Mes emocionesh të shumta dhe me lot në sy, Zyliha Miloti thotë se filmi përmban skena shumë të forta dhe me ndjeshmëri të lartë.

    Aktorja, Zyliha Miloti shprehet se e emocionuar dhe e përlotur: “Është mrekulli. Një mrekulli që të paktën rinia duhet të shohë. Pashë edhe reagimin e spektatorëve, kishte momente shumë prekëse, skena shumë prekëse”.

    Ema Andrea në rolin e ministres foli për emocionet e gjata në skenë. Gjithashtu rrëfeu edhe pak për rolin e fundit të Margarita Xhepës.

    “Më vjen mirë që kolosët e kinemasë morën duartrokitjet e merituara në Pogradec dhe kam kujtime të paqta me zonjën Margarita. Ka qenë i gjithë brezi i këtyre, i disiplinuar, janë shkollës për të punuar me ta. Lum kush e ka fatin të punojë pranë tyre”, tha aktorja Ema Andrea.

    “Vdekja le të presë” është pjesa e dytë e filmit “ Yjet e së ardhmes”, ndërsa pas premierës të kryer pak kohë më parë në kryeqytet filmi do të bëjë turin e tij në të gjithë vendin, por pikënisja ishte qyteti ku mori jetë kjo vepër artistike.

    Për më shumë klikoni më videon më poshtë:

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ISMAIL SYLA: TOKA, DHEU, BALTA

  • “I ndarë nga partnerja, por jo nga kredia”, kush e merr shtëpinë pas divorcit?

    “I ndarë nga partnerja, por jo nga kredia”, kush e merr shtëpinë pas divorcit?

    “Ligji i rrugës” është rubrika me avokaten Margarita Kola në programin “Rudina” në Tv Klan që trajton problemet e jetës së përditshme të qytetarëve, të cilat jo gjithmonë gjejnë zgjidhje ligjore. Këtë herë, një mesazh i një zotërie ka mbërritur në redaksinë e emisionit duke kërkuar një përgjigje për situatën e tij.

    Ai është divorcuar nga bashkëshortja, por vazhdojnë të paguajnë detyrimet e kredisë për shtëpinë. Zotëria thotë se ai ka paguar më shumë para dhe do që ta mbajë shtëpinë, e jo ta shesë siç i thotë ish-gruaja.

    “Përshëndetje Rudina, përshëndetje edhe avokates në studio. Jam një burrë 35 vjeç dhe para 4 vitesh së bashku me ish-partneren time, me të cilën kemi 5 muaj që jemi ndarë, kemi marrë me kredi një shtëpi ku të them të drejtën ndonëse ishte në emër të të dyve…detyrimet më të shumta janë paguar prej meje. Tani ish-partnerja më kërkon ta shesim që të shlyhet banka dhe çfarë mbetet ta ndajmë…por unë dua ta mbaj shtëpinë pasi kam investuar tek ajo ….Çfarë të bëj?”

    Avokatja këshillon që para se të arrijnë në gjykatë, çifti të përpiqet ta zgjidhë me marrëveshje.

    Margarita Kola: Në raste të tilla dhe këtë e them në mënyrë rekomanduese të fortë, çiftet duhet të bien në një marrëveshje për arsye se nëse nuk bien në një marrëveshje, do të zgjaten tej mase në vendime gjykatash, çështje gjyqësore, teknikalitete të tjera si këto.

    Nëse marrëveshja nuk arrihet, gjykata përcakton që kontributi i të dyve ka qenë i përbashkët për regjimin pasuror.

    Margarita Kola: Gjykata dhe ligji përcakton të drejtat dhe detyrimet. Kur gjykata të ndajë të drejtën se kush do ta ndajë këtë shtëpi, kush do të paguajë çfarë dhe sa për këtë kredi. Për kohën dua të bëj një marrëveshje të fjalës. Për kohën që çifti ka qenë i martuar, kushdo që ka shkuar e ka derdhur shumën në bankë të kredisë, ajo prezumohet si kontribut i të dy bashkëshortëve. Pra, në qoftë se do të shkosh me këtë lloj këndvështrimi në gjykatë dhe do të thuash, shiko se unë kam paguar më tepër nga kjo kredi, gjykata menjëherë do të thojë, pavarësisht se kush e ka derdhur shumën, ekonomia ka qenë e përbashkët, regjimi pasuror ka qenë i përbashkët dhe konsiderohet sikur e kanë derdhur të dy.  

    Në ndarjen e shtëpisë, personi që e mban do të paguajë edhe kredinë. Një specialist bën përllogaritjet që ish-partneri të kthejë gjysmën e kontributit.

    Margarita Kola: Bazuar në faktin kush do të mbajë shtëpinë, ai do të paguajë kredinë dhe gjykata bën llogaritjet, kush ka paguar më shumë, i kthehen disa para nga partneri që ka paguar më pak.

  • Margarita Xhepa, artistja që bëri epokë

    Margarita Xhepa, artistja që bëri epokë

    Nga Kastriot Kotoni

    Arti shqiptar i kultivuar e ka jetën e tij shumë të shkurtër dhe ai ka ecur nëpër shtigje të pashkelura, jo vetëm për shkaqet historike, por edhe mentale. Në këtë dorëzim të fatit të tij, arti pa femrën shqiptare ishte i cunguar përpara viteve 1930. Historia e përfshirjes së femrës shqiptare në art fillon me artin muzikor, ku mund të përmendim Tefta Tashko Koçon, Lola Gjokën, Jorgjie Trujën. Arti skenik dhe dramaturgjik megjithë që kishte kohë që lëvrohej, rolet e femrave i luanin burrat. Artisti shqiptar erdhi nga një lëvizje e gjerë amatore si nevojë shpirtërore e popullit shqiptar edhe pas vitit 1944. U NGRITËN INSTITUCIONET E PARA ARTISTIKE NË MËNYRË INSTITUCIONALE.

    U krijua “Teatri Popullor” me një frymë të re emancipuese ku në sajë të një konkurence u evidentuan artistet e ardhshme që i vunë themelet gjinisë së teatrit dhe filmit në Shqipëri. E tillë ishte edhe vajza nga qyteti i Lushnjës Margarita Xhepa e cila luajti në krah të artisteve Violeta Manushi, Marie Logoreci, Drita Pelingu, Antoneta Papavli, Besa Imami, Liza Vorfi, Roza Anagnosti, Yllka Mujo, etj…artistët si Loro Kovaçi, Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sandër Prosi, Prokop Mima, Pjetër Gjoka, Ndrek Luca, Lazër Filipi, Kujtim Spahivogli, Robert Ndrenika, Agim Qiriaqi, Andon Çezari, Fatos Haxhiraj, etj…i kanë dhënë jetën e tyre artit shqiptar. Këta artistë nuk e gjetën shtruar rrugën e tyre drejt artit, as tapet të kuq nuk kishin parë, por vunë talentin, dijet dhe vullnetin e tyre në shërbim të përmbushjes shpirtërore të spektatorit shqiptarë që aq shumë i çmonte.

    Ata artistë ishin prindër, nëna dhe anvisa, baballarë që duhej të kryenin edhe shërbimet familjare, jo si artistët në botën perëndimore. Duhej të dilnin në skenë edhe kur kishin mort në shtëpitë e tyre ose të të afërmëve. Punë dhe sakrifica të panumërta.

    Margarita Xhepa e pohonte vetë: jam një grua, si të gjitha gratë shqiptare, me problemet e mbingarkesat që të afron jeta e përditshme. Pasi gruaja jonë është e ngarkuar, e lodhur, që harron veten e saj. Sepse gruaja shqiptare është gruaja e sakrificës, padyshim është më e lodhura, më e vuajtura në familje dhe në shoqëri. Si nënë jam e lumtur. Kam rritur tre fëmijë, me shumë mundim. Por tashti jam e kënaqur, pasi fëmijët e mi janë bërë të zotët e vetes dhe për shoqërinë, unë lumturohem, sepse nuk më shkoi mundi dhe sakrifica dëm. Dhe kjo është dhurata më e madhe që i bëhet nënës, kur i sheh fëmijët e saj të rritur, të edukuar, të zotë në profesionet e tyre duke qenë vetvetja. Si artiste në skenë kam qenë e mbingarkuar duke luajtur në teatër, si në komedi, tragjedi, drama, në kinematografi nëpër filma dhe jam ndjerë e respektuar nga artëdashësit shqiptar. Unë kam rilindur nga duatrokitjet e ngrohta të spektatorit shqiptar. U rrita me besimin e regjizorëve tanë të talentuar të cilët më besonin role të cilët më rrisnin përgjegjësinë dhe përkushtimin, më nxitën dashurinë për profesionin tim si aktore.

    Pasi arti si profesion ka kënaqësinë që të ngjit në majë, dhe lum kush punon për të ngjitur këto maja. Ndër të tjera Margarit Xhepa në shumë biseda dhe intervista në media të ndryshme insiston në trajtimin që u bëhet artistëve nga shteti. Më tej ajo me shqetësimin intelektual, diku është shprehur: Artistët tanë në Shqipëri janë nga kontigjenti më i persekutuar nga vetë shteti shqiptar, me rroga skandaloze dhe pensione qesharake që s’na dalin as për kafetë që pijmë në pushim të provave. Dhe kjo është varfëria profesionale e një shteti të pakonsoliduar kurrë, që nuk mendon, jo vetëm për artistët, por edhe në shumë fusha të tjera shumë të rëndësishme, si shëndetësia, arsimi, duke krijuar kështu mundësinë e korrupsionit të llahtarshëm. Ka artistë që nuk kanë një shtëpi ku të fusin kokën, kurse politikanët kanë nga dy tre vila. Është e dhimshme.  Megjithëse ne artistët mbijetojmë në xhunglat e padrejtësive, të nëpërkëmbjes së shtetit të djeshëm dhe të sotëm, që na diskretiton me ndarje dhe fshirje personalitetesh, ne kemi punuar me pasion dhe kemi fisnikëruar shpirtin e shoqërisë shqiptare.

    Gjithë jetën e shkrinë, rininë e tyre me vetmohim e sakrificë për të bërë art të vërtetë. Kurrë nuk e trajtoj artin e interpretimit si biznes. I kam rënë Shqipërisë pashë më pashë, realiteti shqiptar përjeton në çdo kohë tragjedi të tilla, siç kanë shkruar Naimi, Mjeda , Fishta, e Migjeni. Më dhemb shpirti për popullin tim që është i destinuar të vuaj përgjithnjë mungesën e një shteti të fuqishëm ligjor, që të jetë në shërbim të qytetarëve të tij. Shpesh më ftojnë në promovime librash poet e krijues të ndryshëm. Jam munduar që artit t’i jap shpirt, nga shpirti im.

    Margarita Xhepa studioi në Liceun Artistik dega dramë Aleksandër Moisiu në Tiranë. Margarit Xhepa luajti për herë të parë në Teatrin Popullor të Tiranës në vitin 1951 më rolin e shërbyeses, në një dramë ruse “Makar Dubrov”. Më pas vazhdoi me dramën “Zëri i Amerikës”. Në vitin 1952-1957 (aktore Estradën e profesioniste të Tiranës). “Majlinda” Teatrin Popullor, “Në anën tjetër”, “Trimi i mirë me shokë shumë”, Trgjedia “Hamleti”, “Mbreti Lir”, “Rikardi i tretë”, “Dhelpra dhe rrushtë”, “Romeo e Zhuljeta” Shekspir, “Helenën” nga Çehov, “Cuca e Maleve”, “Lumi i vdekur”, “Kush e solli Doruntinën”, “Përballë vetes”, “Xhaxha Vanja”, “Vizita e inspektorit”, “Marçela”; “Arturo Ui” “Streha e të harruarve” etj… Në kinematografi ajo fillon me filmin “Vitet e para” në vitin 1964, Tokë e Përgjakur, “Dimi i fundit”, “Koncert në vitin 1936”, “Vitet e pritjes”, “Dora e ngrohtë”, “Apasionata”, “Dollia e dasmës sime”; “Pranvera s’erdhi vetëm”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Militanti”, “Misioni përtej Detit”, “Gabimi im”, “Ne dhe Lenini”, “Mirupafshim” me regjizorin grek Jorgo Koras, etj… filmi i fundit i saj i cili mori pjesë në festivalin ndërkombëtar Dea ishte “Vdekja le të presë”.Një sukses tjetër i saj ishte pjesëmarrja në Teatrin e Athinës me “Elektra të Sofokliut në rolin e Dados, me regjizorin e mirnjohur grek , Dhimitër Mavriqo. Ajo kishte titujt Artiste e popullit, Mjeshtre e madhe, Nderi i Kombit tituli Gjergj Kastrioti dhe ishte fituese e “Actor of Europë 2021”, për interpretimin e rolit të Mëmës tek shfaqja “Kush e solli Doruntinën”. Ajo bashkëpunoi me regjizorët më të mëdhenj shqiptarë, Kristaq Dhamo, Dhimitër Anagnosti, Sajmir Kumbaro, Esat Mysliu në 40 filma dhe Sokrat Miho, Kujtim Spahivogli, Pirro Mani Mihallaq Luarasi etj…në 150 role në teatër . U nda nga jeta në moshën 91 vjeçare një ditë pas festimit të ditëlindjes së saj më 2 prill të 1934-tës.

    Margarita Xhepa dhe kolegët e saj të cilët nuk janë më në këtë botë, të cilëve u ndritë shpirti bënë epokë me artin e tyre. Në kujtesën e spektatorit shqiptar ata kanë lënë gjurmë të thella të pashlyeshme, kanë edukuar breza me ndjenjën e së bukurës dhe kanë fiksuar me artin e tyre historinë e jetës shpirtërore shqiptare.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NË KUJTIM TË MIKES DHE POETESHËS PA NJË TË DYTË SE VETVETJA, LINDITA AHMETIT

  • Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka publikuar një foto nga filmi shqiptar “Vitet e Para” (1965), me aktoren Margarita Xhepa, duke e vendosur përballë një skene ikonike të Sharon Stone nga filmi hollyëoodian “Basic Instinct” (1992), si pjesë e një paralelizmi vizual mes dy epokave të kinemasë.

    Në postimin e bërë në rrjetet sociale, AQSHF thekson se fotoja e Margarita Xhepës është marrë nga arkivi i saj, konkretisht nga filmi i vitit 1965 “Vitet e Para”, me regji të Kristaq Dhamo dhe skenar nga Fatmir Gjata.
    Ndërsa në anën tjetër është Sharon Stone, në një nga skenat më të famshme të filmit “Basic Instinct”, me regji nga Paul Verhoeven dhe skenar nga Joe Eszterhas.
    “Sepse ne jemi Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, ose kinemaja që s’ka mbaruar kurrë”, shkruhet në postim.
    Në foto, Margarita Xhepa shfaqet në një pozë joshëse, krejt ndryshe nga imazhi i përmbajtur që lejohej në filmat e realizmit socialist, duke sfiduar normat e kohës me një prani tërheqëse dhe të guximshme.

    Top Channel

  • Arkivi i filmit publikon foton e panjohur joshëse të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur joshëse të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka publikuar një foto nga filmi shqiptar “Vitet e Para” (1965), me aktoren Margarita Xhepa, duke e vendosur përballë një skene ikonike të Sharon Stone nga filmi hollyëoodian “Basic Instinct” (1992), si pjesë e një paralelizmi vizual mes dy epokave të kinemasë.

    Në postimin e bërë në rrjetet sociale, AQSHF thekson se fotoja e Margarita Xhepës është marrë nga arkivi i saj, konkretisht nga filmi i vitit 1965 “Vitet e Para”, me regji të Kristaq Dhamo dhe skenar nga Fatmir Gjata.
    Ndërsa në anën tjetër është Sharon Stone, në një nga skenat më të famshme të filmit “Basic Instinct”, me regji nga Paul Verhoeven dhe skenar nga Joe Eszterhas.
    “Sepse ne jemi Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, ose kinemaja që s’ka mbaruar kurrë”, shkruhet në postim.
    Në foto, Margarita Xhepa shfaqet në një pozë joshëse, krejt ndryshe nga imazhi i përmbajtur që lejohej në filmat e realizmit socialist, duke sfiduar normat e kohës me një prani tërheqëse dhe të guximshme.

    Top Channel

  • Kur shkruhet me shkronjë të madhe, “Toka”, dhe kur me të vogël, “toka”?

    Kur shkruhet me shkronjë të madhe, “Toka”, dhe kur me të vogël, “toka”?

    Nga Eroll Sejdiu

    Në shkrimet e shumta, si në medie po ashtu edhe në libra të ndryshëm e hasim herë të shkruar “Toka” e herë “toka”. Por, si duhet të shkruhet saktësisht?

    Shkruhen me shkronjë të madhe emërtimet e planetëve, të yjeve, të yjësive e të trupave të tjerë qiellorë. P.sh.:Arusha e Madhe, Arusha e Vogël, Galaktika, Jupiteri, Kashta e Kumtrit, Dielli, Hëna, Marsi, Neptuni, Saturni, Toka, Urani, Ylli Polar etj.Mirëpo, emrat: dielli, dheu, hëna, toka etj., shkruhen me shkronjë të vogël, kur nuk përdoren si terma të astronomisë. P.sh. perëndimi i diellit; temperatura në det e në tokë është e ndryshme; një natë pa hënë etj.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    73 VITE SUKSESI NË SKENË, AKTORJA E MADHE MARGARITA XHEPA: KUR ERDHA NË TIRANË S’DIJA AS KU ISHTE TEATRI…

    Ikonë e filmit dhe teatrit, Margarita Xhepa ka një vend special në listën e personazheve të vitit. E ftuar në “Opinion” ajo rrëfeu pak nga 73 vitet intensive të saj në skenë.

    Për herë të parë para publikut ajo doli në moshën 15 vjeçare, dhe prej atëherë pati suksese të njëpasnjëshme.

    -Kur ke dalë në skenë për herë të parë?

    Margarita Xhepa: Në moshë shumë të re. Sa mbarova 7-vjeçaren.

    -7 vjeçaren?!

    Margarita Xhepa: Në 1950-ën, në Lushnje.

    -73 vjet përpara ke dalë në skenë!

    Margarita Xhepa: Me poezinë, aty kishim një shtëpi kulture dhe një pjesë ruse ma besuan mua, dola mirë në atë rol dhe seksioni i arsimit më nxori bursën për në Liceun Artistik. Erdha në Tiranë dhe aty fati më ndoqi, kryeregjisor i Teatrit Popullor atëherë ishte Pandi Stillo. Sikur lashë përshtypje të mira, unë dy poezi kisha.,,

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Margarita Xhepa: Si ma shpëtoi Ilia Terpini jetën?

    Margarita Xhepa: Si ma shpëtoi Ilia Terpini jetën?

    Të xhiruar ashtu thjeshtë, bardhë e zi, pa teknologjinë e sotme filmat e prodhuar para viteve ’90-të prekin çdo shqiptar, këtu apo në çdo cep të botës.

    Në kujtesën kolektive të të gjithëve një film përgjithësisht mbahet mend falë batutës ose muzikës. Ndaj mjafton të dëgjojmë notat e para të këngës epike të mjeshtrit të madh Aleksandër Lalo “Djemtë tanë luftojnë malet” dhe njeherazi kuptojmë se bëhet fjalë për filmin “Dimri i fundit” realizuar më 1976.

    Mbase nuk ishte kohë e dashurisë dhe ishte kohë e luftës së klasave. Mistereve tronditëse dhe sekreteve të paudha, por ama ishte kohë e kinemasë!

    E asaj që u zhvillua në diktaturë dhe kapërceu hendekun mes së vërtetës dhe gënjeshtrës, duke konvertuar histori të panumërta në celuloid përmes imazhit. Mjaft të rikthehemi tek ato filma për të cilët ndiejmë nostalgji dhe të duket sikur fluturon me një dron nëpër kujtime të një shqipeje që i përket një epoke diktatoriale plot uragane ndaj artit dhe artistëve. Ishte koha ku megjithatë, regjisorët tanë e gjetën çuditërisht shtegun e inteligjencës për ta shtruar më pas në sofrën e varfër të çdo shqiptari.

    Kjo është ndjesia që të krijohet kur dëgjon Margarita Xhepën dhe përjetimet e saj në filmin “Dimri i fundit”. Dhe paskësaj mahnitesh se si ajo përcjell me aq emocion nostalgjinë e këtij filmi të paharruar për të dhe jo vetëm, dhe atë të rolit xhiruar më shumë se 42 vjet më parë. Shumëkush nuk e di se ishte filmi i parë i dy regjisorëve Ibrahim Muço dhe Kristaq Mitro.

    “Ata ishin një trup, një mendje dhe një merak, tregoi, kohë më parë, Margarita (tashmë e ndjerë). Roli im kishte vetëm një faqe tekst, por vepronte dhe mendonte shumë. Nuk doja ta pranoja! Bashkëshortin e kisha sëmurë dhe dy djemtë të vegjël. Ku të shkoja? Xhirimet nisnin në janar. “Do bëjmë si do bëjmë pa ty këtë dimër”, më tha im shoq dhe u binda. Pranova!”

    Skenari i shkruar me mençuri flet për luftën nacional çlirimtare të vitit 1944. Pati një bashkëpunim shumë të ngrohtë midis aktoreve që ishin pesë dhe grave të fshatit të cilat iu bashkuan xhirimeve. Shumëkush nuk e di që artistët si Liza Laska, Agim Qirjaqi, Guljem Radoja, Rajmonda Bulku dhe Dhimtra Plasari shkonin çdo ditë në këmbë nga Korça për në Dardhë. Por ndonjëherë ndodhin edhe aksidente. Margarita kujtoin mbi të gjitha skenën e pakëndshme në atë acar:

    “E kam jetën nga operatori i shkëlqyer Ilia Terpini. Personazhit tim i digjet shtëpia. Kinostudio bleu asokohe një shtëpi të vjetër që ta digjte, mirëpo trarët ishin aq të kalbur sa nëse nuk do të dëgjoja thirrjen për t’u larguar nga Ilia, do të kisha vdekur. Trau që digjej më ra në këmbë. Unë isha në rol e sipër, artisti harron. Por arti është magji dhe nuk ndikoi aspak kjo skenë që ndodhi për të vazhduar xhirimet. E harrova.”

    Gjatë periudhës dy mujore, vështirësitë ishin të shumta por filmi në atë kohë kishte një fuqi udhërrëfyese në jetën e gjithësecilit prej aktorëve. Episod tjetër që Xhepa tregoi duke qeshur ishte çasti i rrëshkitjes së grave në dëborë. Aktorja kujtoi se kishte hall mos thyente ndonjë këmbë apo krah dhe u fut enkas mes grave dardhare që ishin mësuar me dimrin e sertë të çdo viti, që nuk ishte assesi i fundit.

    Ndonëse e pamundur të përmbledhësh në një shkrim tërë peripecitë e “Dimri i fundit” vlen të theksohet se sfida që ai i bëri kohës, atëherë dhe tani, e vendos atë në piedestal të kinematografisë shqiptare. Me një perceptim të qartë vizual dhe lëvizje të ndjeshme estetike ky film ka ngjallur mjaft debate meqë trajtonte luftën partizane, një epokë kjo që nuk mund ta mohojmë./(Ilnisa Agolli-konica.al)

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MARGARITA XHEPA RRËFEN HISTORINË E TRISHTË TË AKTORES QË NUK JETON MË: IA HIQNIN EMRIN NGA FILMAT

  • “Ta kanë luajtur fenë!” I dhuron shtëpinë nipit, motra refuzon ta mbajë: Te unë s’ke punë!

    “Ta kanë luajtur fenë!” I dhuron shtëpinë nipit, motra refuzon ta mbajë: Te unë s’ke punë!

    “Të dalë jashtë fishek!”, u shpreh Lefteria në insertin prezantues në “Shihemi në Gjyq” për motrën e saj, Margaritën kurse kjo e fundit refuzoi. Konflikti që i ka sjellë të dyja në rubrikën e së “Dielës Shqiptare”në Tv Klan është qëndrimi i Mrgaritës në shtëpinë e Lefterisë. Kjo e fundit thotë se ka familje dhe nuk mund ta mbajë ndaj motra duhet të gjejë rrugën e saj.
    Sipas Lefterisë, motra ia ka dhuruar shtëpinë nipit, djalit të motrës tjetër. E pyetur për arsyen, Margarita thotë se ai i ka premtuar që do ta mbante.
    Lefteri: Ç’është ky muhabet? Si shkon e merr letrat dhe përplaset te shtëpia ime? Çfarë mund t’i bëj unë kësaj njëherë?
    Ardit Gjebrea: E ke motër!
    Margarita: Të rri në rrugë?
    Eni Çobani: Sa motra jeni?
    Lefteri: Jemi 6 motra me vëllezër bashkë, 2 vëllezër e 4 motra. Pse nuk erdhi ta qante hallin me motrën?  O motër, unë kam këtë problem. 4 vjet ka dhënë lekët, unë nuk di gjë çfarë ka bërë, absolutisht! Më tha unë i kam rregulluar punët e mia, të lutem shumë, po deshe t’i bie këto dy rroba këtu? Kam blerë shtëpi në Shqipëri më the! More vesh? Kështu më ke thënë! Posi thashë unë, s’bëhet qameti, motra jemi ne. Hajde ikim bashkë, ta ndihmoj me rrobat. Dolën probleme të tjera. Kjo ç’bëri tani? Kjo i ka bërë dhuratë nipit! Pse s ‘ma bëre dhuratë mua meqë do të rrish me mua? Ja fol një çikë, ta dëgjojnë!
    Margarita: Nuk ta bëra dhuratë ty, por ia bëra Miguelit.
    Lefteri: Pse?
    Margarita: Se e kisha çunin e motrës dhe më premtoi se do të më mbajë. 
    Margarita jetonte në Greqi dhe për 28 vjet, ka ndihmuar nipin, Miguelin. Ajo thotë se i ka dhënë 27 mjë euro, kurse Lefteria ia kthen se po vuan pasojat e vendimeve të saj. Motra vijon duke  thënë se nuk e ka përkrahur askush dhe i kërkon Lefterisë mos ta përzërë,  por ajo është e palëkundur.
    Eni Çobani: Tani sa lekë i ke dhënë Miguelit?
    Margarita: Miguelit i kam dhënë 27 mijë euro.
    Lefteri: Ta kanë bërë mirë motër, ta kanë  luajtur fenë! E di kujt i thonë fenë? E ke pak! Nuk bëhen punët kështu! Ti ke vëllezër, ti ke motra, mund ta qaje hallin me ne.
    Margarita: Ju s’më afruat asnjë se isha e vetme, isha pa fëmijë!
    Lefteri: Lëre, lëre!
    Margarita: Ç’të lë ato? Jo mi jo, unë them drejt, nuk i lë ato! Po i them të gjitha drejt! Për çfarë, për të  më bërë një kafe? Të hanim një drekë?
    Lefteri: Epo lekë s’kam pasur të të jap ty motër!
    Margarita: Nuk kam pasur nevojë për lekë se lekët që pata, i shkunda!
    Lefteri: Motër, dy pensione, një në Greqi, një në Shqipëri! I thonë një kokë, 700 euro në muaj, i ke pak?  Qira shtëpie s’ke pasur, ujë e drita një njeri. Ku i  ke çuar lekët? Shko gjeji! Te unë s’ke punë! Kjo është fjala ime e fundit! Zgjidhe problemin!
    Margarita: Të më mbash, mos të më nxjerrësh përjashta, mos të më hedhësh në rrugë!

  • “Jam nënë qyqe!” Britma e dhimbjes së Margaritës: Njëri djalë vdiq nga bomba, tjetri në ’97-ën

    “Jam nënë qyqe!” Britma e dhimbjes së Margaritës: Njëri djalë vdiq nga bomba, tjetri në ’97-ën

    Puntata e “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan sjell këtë të diel një  përballje të vështirë mes dy motrash, Lefterisë dhe Margaritës. Kjo e fundit është vendosur në shtëpinë e Lefterisë dhe nuk pranon të largohet pasi thotë se ka mbetur në mes të rrugëve.

    Lefteria ka ardhur që t’i kërkojë ta lërë të qetë sepse jeton edhe me nusen e djalin, ndaj nuk mund të krijojë  probleme në familje. Margarita thotë se asnjë nga 5 motrat e vëllezërit e tjerë nuk e përkrah. Ajo është e vetme dhe me një histori shumë të dhimbshme nga pas sepse ka humbur dy djemtë.

    Margarita: Unë jam vetëm! Unë jam nënë qyqe! Unë kam shtënë dy fëmijë në tokë! Dy fëmijë, një 8 vjeç,  një 27 vjeç! I kam futur atje në Tufinë, prandaj erdha të rri në Shqipëri, nuk erdha për gjë tjetër!

    Lefteria tregon se motra u martua për herë të dytë me një shtetas grek, me të cilin nuk kishte fëmijë. Humbja e tyre ishte tragjike pasi njëri ndërroi jetë nga bomba, kurse tjetri në trazirat e vitit 1997.

    Lefteri: Kjo jeton në Greqi, plaku ku ka jetuar me këtë ka vdekur, ia ka lënë shtëpinë derisa të jetë gjallë.

    Eni Çobani: Ka qenë e lidhur atje me martesë?

    Lefteri: Po, po të rregullt. 

    Eni Çobani: Me grek apo me shqiptar?

    Lefteri: Me grek.

    Eni Çobani: Ka qenë e martuar zonja. Fëmijët nuk i ke me grekun?

    Margarita: S’kam fëmijë znj. Eni. Me martesën e parë, kam pasur dy çuna. Plasi bomba brenda në shtëpi. Kalamajtë e mi janë gjetur lart në tavan.

    Ardit Gjebrea: Të plasi bomba?

    Margarita: Po.

    Ardit Gjebrea: Bombola apo bomba?

    Margarita: Jo, jo, bomba.

    Ardit Gjebrea: Bomba? Çfarë bombe?

    Margarita: Në “Kinostudio”, ku janë pallatet dykatëshe.

    Lefteri: Në ’82-shin, fëmijët siç kanë luajtur jashtë, siç kanë qenë ferrat  e “Kinostudios”, ne flasim në ’82-shin, jo sot.

    Ardit Gjebrea: Këtu në “Kinostudio”?

    Lefteri: Këtu në “Kinostudio” kemi banuar neve. Kanë gjetur kalamajtë jashtë, i kanë futur brenda. Ai ishte i vogël, fëmijë i vogël, 8 vjeç. Motra ka qenë në shtëpi, motra 20 vjeç. I kanë hequr siguresat se ne kemi bërë zbor e dimë, kuptojmë, i ka hequr siguresën, ajo ka shkuar t’ia marrë se e ka kuptuar, ka plasur ajo. Tani nuk dua të flas më. Kjo është një nënë e djegur! Kjo është një nënë e përvëluar por unë nuk kam ku ta çoj! Nuk kam ku ta shpie! Çfarë mund t’i bëja?

    Ardit Gjebrea: Ti e kishe bashkëshortin apo ishe e ndarë?

    Margarita: Jo, isha e ndarë.

    Ardit Gjebrea: Ah, ishe e ndarë!

    Lefteri: Në martesë kishte dy fëmijë. Në ’97-ën u vra tjetri, kuptoje vetë, në rrëmuja e sipër.

    Stylish GIF