Tag: marciniak

  • Inter-Barcelona, supersfida i besohet Marciniak. Zikaltrit kanë precedentë jo pozitivë me kryesorin polak

    Inter-Barcelona, supersfida i besohet Marciniak. Zikaltrit kanë precedentë jo pozitivë me kryesorin polak

    4 Maj 2025

    13:10

    Alfred Lleshi

    Szymon Marciniak do të jetë arbitri i gjysmëfinales së kthimit të Champions League, Inter-Barcelona, e cila do të luhet të martën në mbrëmje në “San Siro”. Gjyqtari polak do të ndihmohet nga asistentët Listkiewicz dhe Kupsik, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Raczkowski. Në VAR do të jenë holandezët Higler dhe Van Boekel.
    Marciniak ishte arbitri i finales së Ligës së Kampionëve 2023, kur Interi u mund 1-0 nga Manchester City i Pep Guardiolës me golin e Rodrit. Por jo vetëm kaq: polaku gjykoi edhe ndeshjen e kthimit të 1/8-ave mes Interit dhe Atletico Madridit, sezonin e kaluar, ku zikaltërit u eliminuan pas goditjeve nga pika e bardhë, përballë skuadrës së Diego Simeone.
    Ky arbitër ka gjykuar dy herë më parë edhe përballjet mes Interit dhe Barcelonës. Në të dyja rastet kanë dalë barazime: 1-1 në “San Siro”, në fazën e grupeve të sezonit 2018-2019, dhe 3-3 në “Camp Nou”, po në fazën e grupeve të sezonit 2022-2023.
    Rrezik për Barcelonën; “madridisti” Marciniak pritet të gjykojë gjysmëfinalen e kthimit ndaj Interit

  • Nga gjysmëfinalja Inter – Barcelona, gjyqtari Szymon Marciniak vjen në Tiranë

    Nga gjysmëfinalja Inter – Barcelona, gjyqtari Szymon Marciniak vjen në Tiranë

    Gjyqtari i njohur polak Szymon Marciniak do të jetë në qendër të vëmendjes këtë javë, pasi do të gjykojë gjysmëfinalen e kthimit të Champions League mes Interit dhe Barcelonës, që zhvillohet të martën, më 6 maj, në orën 21:00, në stadiumin “San Siro”.
    Por Marciniak nuk do ndalet me kaq. Pas përballjes gjigante të Milanos, ai do të udhëtojë drejt Shqipërisë për të arbitruar finalen e Superligës shqiptare, që luhet të dielën, më 12 maj, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.
    Finalja do të dalë nga përballjet gjysmëfinale të “Final 4”:

    Vllaznia – Dinamo, të dielën
    Egnatia – Partizani, të hënën

    Kjo përzgjedhje nënvizon nivelin e lartë të arbitrimit që kërkohet për ndeshjen që vendos titullin kampion në Shqipëri. Marciniak, që ka arbitruar ndeshje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare përfshirë finalen e Kupës së Botës dhe të Champions League, vlerësohet për autoritetin dhe përvojën e tij, ndaj i është besuar edhe ky duel i rëndësishëm në Tiranë.

  • Rrezik për Barcelonën; “madridisti” Marciniak pritet të gjykojë gjysmëfinalen e kthimit ndaj Interit

    Rrezik për Barcelonën; “madridisti” Marciniak pritet të gjykojë gjysmëfinalen e kthimit ndaj Interit

    Katalanasja “Sport”, media pranë blaugranëve të Hansi Flick, ka bërë një paralajmërim: “Rrezik për Barcelonën, ‘madridisti’ Marciniak mund ta gjykojë ndeshjen e kthimit në Milano”. Shkrimi në fjalë vazhdon si më poshtë:
    “UEFA do të bëjë publike të dielën e ardhshme emrin e gjyqtarit që do të drejtojë ndeshjen e kthimit mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League, por nga Polonia vjen një paralajmërim i fortë.
    Sipas medias “Meczyki”, favorit absolut për këtë detyrë është Szymon Marciniak, arbitri kontrovers që së fundi u përfshi në polemikën e madhe për penalltinë e anuluar të Julián Álvarez kundër Real Madridit për ‘prekje të dyfishtë’ të topit.
    Ky mund të shihet si shpërblim i UEFA-s për një gjyqtar që, pavarësisht kritikave të mëdha, ka vazhduar të drejtojë takime të nivelit të lartë. Nga ambienti katalanas nuk ka ende një konfirmim zyrtar, por emri i Marciniak ka ngjallur shqetësim të madh te Barça, sidomos për shkak të së kaluarës së tij.
    Një histori që shqetëson Barcelonën
    Marciniak është akuzuar shpesh për favore të mundshme ndaj Real Madridit. Në dy sezonet e fundit, ka marrë shumë kritika për vendime të dyshimta në ndeshje kyçe që përfshijnë klubin madrilen. Në sezonin e kaluar, nuk lejoi një gol të De Ligt në gjysmëfinalen Real Madrid-Bayern Munich; ndali aksionin për një pozicion jashtë loje, pa lejuar që loja të vazhdonte me kontroll të mundshëm nga VAR-i, edhe pse pamjet tregonin se goli duhej akorduar. Bayerni protestoi formalisht, por pa rezultat.
    Ndërkohë, pas ndeshjes AtleticoMadrid-Real Madrid në këtë sezon, ku Marciniak anuloi një penallti të transformuar në gol nga Álvarez për ‘prekje të dyfishtë’, polaku u rikthye në skenë me ndeshjen Gjermani-Itali në ‘Nations League’. Sinjal se UEFA e mbështet ende fuqishëm.
    Statistika që nuk favorizojnë Barçën
    Marciniak është gjithashtu gjyqtari që ka arbitruar dy nga disfatat më të thella të Barcelonës në Champions vitet e fundit: 3-0 ndaj Juventusit dhe 4-0 ndaj PSG-së. Për këtë arsye, shumë në Katalonjë e shohin emërimin e tij të mundshëm si ogur të keq për ndeshjen vendimtare në ‘San Siro’.
    Rreth këtij lajmi nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga klubi blaugrana, por emri i Marciniak nuk kalon pa u vënë re. Tashmë mbetet të shihet nëse UEFA do ta konfirmojë atë të dielën si arbitrin e përballjes së kthimit më 6 maj”.