Tag: marcelo

  • Marcelo: Ndeshja më e vështirë në jetën time? Humbja 5-0 ndaj Barcelonës, nuk e shikonim topin…

    Marcelo: Ndeshja më e vështirë në jetën time? Humbja 5-0 ndaj Barcelonës, nuk e shikonim topin…

    8 Dhjetor 2025

    11:06

    Alfred Lleshi

    Marcelo, tashmë i tërhequr nga futbolli, ishte një nga mbrojtësit më të mirë të majtë në historinë e futbollit, veçanërisht në aspektin sulmues. Ai shkëlqeu te Real Madridi për mbi një dekadë falë talentit natyror në sulm. Edhe pse kritikohej për mungesën e përqendrimit në mbrojtje, ai ofronte shumë në mesfushë dhe përpara.
    Marcelo ishte pjesë e një prej periudhave më të suksesshme të Real Madridit, duke fituar 5 Champions League dhe 6 La Liga, duke u përballur me dy Barcelona dominuese; atë të Guardiolës dhe Luis Enrique. Në podcastin e Iker Casillas, “Bajo palos”, ish-portieri e pyeti për ndeshjen më të vështirë që mbante mend. Marcelo nuk ngurroi: “5-0 në ‘Camp Nou’. Nuk e shikonim topin”.
    Casillas shtoi: “Kishim blindat ulur…” Marcelo kujtoi: “Xavi, Iniesta, Pedro… edhe Messi. Ishim kundër Barcelonës më të mirë të historisë”. Ndeshja u luajt më 29 nëntor 2010, Xavi, Pedro, Villa (dy gola) dhe Jeffren shënuan, Ramos u përjashtua me të kuq, ndërsa Messi nuk realizoi.

  • Marcelo “pa filtra”, i dërgon mesazh Vinicius: Le të flasin të tjerët, ruaj qetësinë

    Marcelo “pa filtra”, i dërgon mesazh Vinicius: Le të flasin të tjerët, ruaj qetësinë

    Marcelo Vieira, legjenda braziliane e futbollit, u tërhoq këtë vit, në moshën 38-vjeçare, pas 25 titujve me Real Madridin: 5 Champions League, 4 Botërorë për Klube dhe 6 La Liga. Në episodin e nëntë të podcastit ‘Bajo Los Palos by Flexicar’ me Iker Casillas, braziliani foli për karrierën, marrëdhënien me Mourinho dhe jetën personale.
    Ai komentoi edhe situatën e Vinicius Jr., që është bërë një nga lojtarët kyç të Real Madridit, por shpesh vihet në qendër të mediave për sjelljen e tij në fushë. Marcelo kujtoi se Vinicius, kur mbërriti në Madrid, ishte një djalë 18-vjeçar, me shumë për t’u përmirësuar: “Ishte me zemër të mirë dhe shumë inteligjent, e dinte çfarë duhej të përmirësonte”.
    Ai e përshkroi sulmuesin brazilian si “të pakontestueshëm, inteligjent dhe me shpejtësi të madhe në pasim”. Për çështjet jashtëfutbollistike, Marcelo tha: “Kur je te Real Madridi, vihesh gjithmonë në fokus. Çfarë ndodh me Vinicius është pak më shumë, por duhet të flasë me trajnerët dhe të përqendrohet te vetja”.
    Mesazhi i tij për Vinicius: “Duhet të qëndrosh i qetë, të stërvitesh, të luash, të shënosh gola dhe le të flasin të tjerët… Ruaj qetësinë, siç po bën tani”.

  • Marcelo kujton “rivalin e përjetshëm”: Me Barcelonën ndodh gjithmonë e njëjta gjë…, jemi mësuar

    Marcelo kujton “rivalin e përjetshëm”: Me Barcelonën ndodh gjithmonë e njëjta gjë…, jemi mësuar

    3 Nëntor 2025

    9:32

    Alfred Lleshi

    Marcelo është rikthyer të luajë pas njoftimit të tërheqjes nga futbolli, duke marrë pjesë në dy ndeshje të “Kings League” me ekipin e tij, Skull FC, për ta ndihmuar të fitojë. Në ndeshjen e parë kundër Rayo de Barcelona humbi pa shumë polemika. Në ndeshjen ndaj XBuyer Team, Marcelo u zemërua shumë me gjykimin e arbitrit Ángel, që i kujtoi gjykimet e “El Clasico” ndaj Barcelonës.
    Ai postoi në X një mesazh shoqëruar me video nga ndeshja: “Në BARCELONË gjithmonë ndodh e njëjta gjë prej shumë kohësh…, jemi mësuar. A duhet të them diçka tjetër?” Ky postim ndezi rrjetet sociale, duke marrë reagime pro dhe kundër, me referenca për “Negreira” dhe pretendime për “vjedhje” të Real Madridit.
    Marcelo i ka entuziazmuar fansat e “Kings League” me lojën e tij dhe ka mobilizuar ndjekësit e Real Madridit e Barcelonës vetëm me një publikim në rrjetet sociale.