Kristjan Asllani po vuan kritika të mëdha në Itali dhe shpeshherë të padrejta. Presioni te Interi është shumë i madh dhe për shkak të gabimeve në të kaluarën dhe mungesës së hapësirës, një gabim i shqiptarit shihet me lupë dhe merr një vëmendje të jashtëzakonshme, ndryshe nga lojtarët e tjerë.
Marash Kumbulla kaloi të njëjtën situatë, por mbrojtësi ynë u transferua te Espanjoli në La Liga dhe aty është kthyer në lojtarin kryesor të ekipit dhe një digë të vërtetë në prapavijë. Në një intervistë për mediat italiane, Kumbulla e ka këshilluar Asllanin të bëj një lëvizje të ngjashme.
“Teknikisht Asllani është shumë i fortë, por nuk e di. Duhet të njohësh dinamikat nga brenda ekipit për të folur. Unë thjesht po iu jap shembullin tim, kur unë nuk luaja shumë te Roma dhe më pas vinte momenti im për të luajtur, nuk ndihesha fare në më të mirën time. Është mënyra sesi ti e percepton, vazhdimësia është ajo që të sjell besimin, kjo vlen shumë për talentet dhe lojtarët e rinj si Asllani apo si unë para dy apo tre vitesh”, tha Kumbulla. /Sport Ekspres/
Tag: marash
-

Kristjan Asllani, dëgjo se çfarë thotë Marash Kumbulla! Mbrojtësi i Shqipërisë e këshillon: Shiko rastin tim…
-

Marash Kumbulla në formacionin e muajit prill në La Liga
Marash Kumbulla, mbrojtësi i Espanyolit dhe Kombëtares është në formacionin më të mirë në muajit prill në La Ligan spanjolle të futbollit. Goli me vlerën e tri pikëve kundër Getafes, apo paraqitjet e mira e kanë vendosur 25-vjeçarin në qendër të prapavijës nga faqja e specializuar “Who Scored”.
Me notën 7.3 ai e ndan prapavijën me shokët e skuadrës, Cabrera, El Hilali apo edhe portierin Garcia dhe mesfushorin Exposito. Në formacionin më të mirë të muajit janë edhe dy yjet e Barçës, Yamal dhe Raphinha apo edhe Isco i Betis.
Nuk është rastësi që pesë nga lojtarët që janë pjesë e më të mirëve i përkasin Espanyolit, me katalanasit e vegjël që duket se kanë siguruar mbijetesën dhe në pesë ndeshjet e fundit kanë vetëm një humbje, tre fitore dhe një barazim.
Sa i takon Kumbullës, mbrojtësi kuqezi këtë sezon ka luajtur 2526 minuta të ndara në 30 ndeshje të La Ligas, duke shënuar edhe tre gola. Tanimë Espanyol është duke menduar seriozisht që të blejë kartonin e Kumbullës te Roma, pasi ai luan në huazim nga klubi i Serie A. -

Marash Kumbulla e gjen veten krahë Modriçit e Rafinjës, mbrojtësi shqiptar vlerësohet si ndër më të mirët e La ligës
Marash Kumbulla është duke përjetuar një nga sezonet më të mira të karrierës së tij. Mbrojtësi shqiptar po zhvillon paraqitje mjaft pozitive me Espanjolin, ku është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për trajnerin. Lojtarit 25-vjeçar nuk i ka munguaf as goli në këtë sezon. I fundit ishte ai i shënuar të premten, që solli edhe fitoren e Espanjolit kundër Getafes.
Paraqitja e tij në këtë përballje është vlerësuar me notën 8.1 nga “Sofascore”. Një notë që e ka përfshirë atë në formacionin më të mirë të javës së 32-të në La Liga. Në formacion gjenden edhe yje të futbollit spanjoll, si Rafinja, Modriçi, Isko e Valverde./Sport Ekspres/ -

Goli i tij e afron Epanjolin me mbijetesën, Kumbulla: Nuk flas deri sa ta arrijmë matematikisht
Marash Kumbulla i dha fitoren Espanjolit mbrëmjen e sotme. Goli i mbrojtësit shqiptar vulosi ndeshjen ndaj Getafes dhe i afroi bardheblutë me zonën e mbijetesës. Kumbulla ka thënë pas ndeshjes se nuk do të flasë për mbrijetesën, deri në momentin që të jetë arritur.
“Jemi shunë të lumtur. Ishte një ndeshje shumë e vështirë kundër një kundërshtari të fortë. Luajtëm shumë mirë. Jam i luntur që shënova dhe për më tepër për fitoren. Këta tifozë na shtyjnë gjithmonë, na japin shumë mbështetje. Jemi një ekip shumë i fortë në shtëpi. Është një fitore shumë e rëndësishme, por nuk dua të flas deri sa (mbijetesa) jonë të jetë arritur matematikisht”, ka thënë Marash Kumbulla./Sport Ekspres/ -

Marash Kumbulla goleador, vjen rrjeta e tretë në La Liga me aromë fitoreje (VIDEO)
Marash Kumbulla ishte heroi i Espanjolit në triumfin 1-0 ndaj Getafes, në duelin e vlefshëm për javën e 32-të të La Ligas. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 39-të, duke i siguruar 3 pikë tepër të rëndësishme skuadrës së tij.
Ai u zgjodh edhe “Lojtari i Ndeshjes”, nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Shqiptari u vlerësua me notën 8.1, teksa përveç golit, arriti të fitonte edhe 7 nga 9 duelet në total me kundërshtarët. Kumbulla u zëvendësua në minutën e 72-të të ndeshjes.
Në total, ai ka shënuar tashme tri gola në La Liga këtë sezon. Ai është ndëshkuar tetë herë me karton te verdhe. Ishte kundër Sevillas më 25 janar kur Kumbulla shënoi për herë të fundit, duke shënuar në barazim 1-1. Goli i tij hapës i sezonit erdhi në fitoren 2-1 kundër Mallorca më 5 tetor.
Sezonin e kaluar për Sassuolo-n, Kumbulla bëri shtatë paraqitje në Serie A. Kumbulla u lidh me Espanyol si huazim në gusht 2024 nga Roma, për të cilin ai ka bërë 32 paraqitje në ligë në total.
Ishte më 24 gusht 2024 që Kumbulla bëri debutimin e tij në kampionatin spanjoll, në moshën 24 vjeç e 197 ditë, përballë Real Sociedad. Deri më tani në karrierën e tij në La Liga, ai ka luajtur 29 herë në kompeticion, me tri gola dhe ende nuk ka asistuar një bashkëlojtar.
GOLI I MARASH KUMBULLES – VIDEO -

Video/ Marash Kumbulla shkëlqen me Espanyolin, shënon golin e tretë sezonal
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, po kalon një formë mbresëlënëse këtë sezon me fanellën e Espanyolit në La Liga.
Në sfidën ndaj Getafes, Kumbulla realizoi golin e avantazhit në minutën e 39-të, pas një goditjeje precize me kokë që erdhi nga një këndore. Ky ishte goli i tij i tretë sezonal, ndërsa numëron 29 paraqitje deri më tani, duke u kthyer në një titullar të padiskutueshëm në qendrën e mbrojtjes.
Performanca e tij pozitive është një sinjal shumë i mirë për Kombëtaren shqiptare, e cila po përgatitet për ndeshje të rëndësishme në vijim.⚽️ GOAL: Kumbulla
🇪🇸 Espanyol 1-0 Getafepic.twitter.com/lVAbrXv9Sk
— Goals Xtra (@GoalsXtra) April 18, 2025 -

VIDEO/ Marash Kumbulla bën rolin e sulmuesit, tund rrjetën përballë Getafes
Marash Kumbulla ka rilindur në Spanjë. Përpos paraqitjeve pozitive në mbrojtje, lojtari shqiptar po jep kontributin e tij edhe në fazën e sulmit. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka tundur rrjetën përballë Getafes. Kumbulla bëri rolin e sulmuesit në zonë, ku pas një goditjeje nga këndi në minutën e 39 e dërgoi topin në rrjetë.
E majta e tij ishte e saktë dhe i dha epërsinë Espanjolit. Pjesa e parë ka përfunduar me shifrat 1-0 në favor të bardhebluve, ndërsa në lojë janë edhe 45 minuta të tjera për t’u zhvilluar./Sport Ekspres/ -

Historia e flamurit që u la me gjak dhe mëvetësia e shqiptarëve e shpallur më 6 prill 1911 në Deçiq
Albert Vataj
Më 6 Prill të vitit 1911, një vit para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, flamuri shqiptar u valëvit në Deçiq. Ai ishte flamuri që u la me gjak. Ajo ishte maja që u muar me jetë të sakrifikuara. Ajo ishte mëvetësia e shqiptarëve që u fitua nga gryka e pushkës. Gjatë Kryengritjes së Malësisë së Madhe, më 6 prill 1911, luftëtarët e Hotit pushtuan majën e Bratilës dhe me urdhër të Dedë Gjo’ Lulit, Nikë Gjelosh Lulit vendosi flamurin shqiptar kuq e zi në afërsi të majës së Deçiqit. Ngritja e flamurit shqiptarë ishte edhe kulmimi i Kryengritjes dhe treguesi më i qartë se qëllimi e Kryengritjes së Malësisë të vitit 1911 ishte luftë për liri, komb dhe shtet shqiptar. Për këtë ishin përbetuar prijësit e 7 bajraqeve të Malësisë: Hot, Grudë, Kastrat, Kelmend, Shkrel, Triesh, Kojë, por edhe fiset e tjera jashtë Malësisë së Madhe.Për këtë flamur luftuan malësorët me prijësit e fiseve që udhëhoqën Kryengritjen e Malësisë, në krye me kryeprijsin e Kryengritjes, Dedë Gjo’ Lulit.Hotit i prinë: Dedë Gjo; Luli, vojvodë i Traboinit-Hotit, Nikë Gjelosh Luli, Gjekë Marash Gjeloshi, Gjon Nikë Plluci, Lulash Zeka, Zef Lan Ula, Kolë Marash Vata, Dedë Gjoni, të gjithë nga bajraku i Traboinit.Nga Rapsha e Hotit, Gjeto Marku, Lucë Muça, Zef Marashi, Luc Marku, Tomë Nikolla (vojvodë) dhe Gjon Pllumi.Grudës i prinë: Dedë Nika, bajraktarë i Grudës, Sokol Baci (vojvodë), Kolë Zefi, Tomë Zoli, Marash Dashi, Marash Ujka, Lucë Gjeloshi, Kolë Deda (vojvodë), Tomë Gjoni si dhe Prenk Ujka e në disa dokumente përmendet edhe e bija e Smajl Martinit (bajraktarë i parë i Grudës), Tringë Smajlja.Kastratit (Selcës) i prinë: Dodë Prëçi, bajraktar i Kastratit, Nikollë Doda, Mark Dashi, Mirash Luca, Gjelosh Gjoka (vojvodë), Pjetër Gjoka, Dedush Marashi dhe Lulash Dashi.
Këlmendit i prinë: Palë Luca (vojvodë), Lucë Marku, Vocërr Preçi, Lucë Gjoni dhe bajraktari Gjon Voci.Vuklit i prinë: Gjon Uci, bajraktarë, Dosh Prenka, Zef Uci (vojvodë) dhe Lul Rapuka.Nga Nikçi: Gjon Sokoli dhe Lulash Kolë Shyti.Nga Shkreli: Tomë Nika, Prelë Prëka dhe Zef Mali.Nga Shala: Mehmet Shpendi (vojvodë), Marash Delia, Mark Alia.Në Kryengrtije morën pjesë edhe Trieshi e Koja, edhe pse në atë kohë ishin nën Mal të Zi.Kojën e udhëhoqi bajraktari Prëtash Zeka (foto e flamurit që u ngrit në Deçiq, e bërë nga Marubi).***Është e njohur kjo foto e Marubit që paraqet flamurin e shpalosur nga Ded Gjo’ Luli gjatë kryengritjeve të mëdha për pavarësi më 1911-1912. Çka dihet më pak, është se ky flamur mund të jetë pikërisht ai që sollën në truallin mëmë, me porosi të diasporës shqiptare në SHBA, dy patriotë përmetarë, Gore Dindi dhe Toke Pollo. Ata u nisen për të luftuar së bashku në Kosovë dhe për t’u pjekur me heroin kryengritës më 1911. Asnjë nga të dy luftëtarët toskë, të cilët rrugëtuan në Kosovë e Shqipëri, pa mundur ta takonin vetë gegun e madh Ded Gjo Lulin, nuk e morën kurrë vesh se çfarë u bë me flamurin pasi ja dorëzuan një emisari të tij.
Çka mund ta bëjë të besueshme tezën se bëhet fjalë për këtë flamur, nuk është vetëm cilësia e përpunimit të tij, por edhe dy fakte të tjera: Mbi flamur është vendosur një cohë ku shkruhet “Flamuri i Liris” mars 1911, vit që përkon me nisjen e dy patriotëve drejt Kosovës. Ndërkohë, në shtizën mbajtëse, shohim një shqiponjë njëkrerëshe, e cila është konform shqiponjës simbol të SHBA.
Flamuri paraqitet në formën e labarum-it, në stilin e legjioneve romake përfshirë edhe në kohën e Kostandinit të madh, gjë që të kujton strofën e famshme të himnit të flamurit të Imz. Nolit, “Flamur që lind Shën Kostandinin, pajton Islamn’e Krishtërimin, çpall midis feve vllazërimin, flamur bujar për Njerëzi” -

Marash Kumbulla dhe Espanjoli vendosin titullin në La Liga, heqin Atletiko Madridin nga gara
Espanjoli ka hequr Atletiko Madridin nga gara e titullit kampion. Ekipi i Marash Kumbullës ka barazuar sot në shtëpi ndaj ekipit të SImeones në shifrat 1-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Azpilicueta-s në minutën e 39.
Ndërkohë vendasit barazuan me Puadon në të 71 nga pika e bardhë e penalltisë. Marash Kumbulla luajti për 90 minuta në këtë takim dhe sipas Flashscore, meritonte notën 6.8. Pas këtij barazimi, Atletiko qëndron 6 pikë larg Barcelonës kryesuese dhe me një ndeshje më shumë të luajtur që do të thotë, kapitullim për vendin e parë. /Sport Ekspres/