Tag: marash

  • Destinacioni i Marash Kumbullës, në lojë edhe Verona

    Destinacioni i Marash Kumbullës, në lojë edhe Verona

    Marash Kumbulla mund të kthehet vërtet te Verona, ku nisi gjithçka. Sipas asaj që shkruajnë mediat, ka patur kontakte midis agjentit të mbrojtësit dhe drejtorit sportiv Sean Sogliano.
    Kumbulla kaloi disa sezone të vështira, ndërsa pika e kthesës erdhi me huazimin e tij në Spanjë, te Espanyol, ku u shndërrua në protagonist.

    Klubi i Espanyol ka paraqitur një ofertë prej 7 milionë eurosh, të cilën Roma (ekip që zotëron kartonin) megjithatë e konsideroi të pamjaftueshme. Këtu hyn në lojë Verona, e cila ëndërron një rikthim në shtëpi të futbollistit.

  • Gasperini nuk e largon Marash Kumbullën nga Roma, i jep një shans për të parë në miqësoret e verës

    Gasperini nuk e largon Marash Kumbullën nga Roma, i jep një shans për të parë në miqësoret e verës

    Marash Kumbulla ka përfunduar huazimin e tij te Espanyoli dhe është rikthyer te Roma. Në gjysmën e dytë të sezonit në La Liga, mbrojtësi shqiptar ishte titullar i rregullt dhe dha një kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivit të madh të skuadrës: mbijetesa në elitën e futbollit spanjoll. Paraqitjet e tij ishin të qëndrueshme, me disiplinë taktike dhe qetësi në mbrojtje, duke u vlerësuar si një nga pikat e forta të prapavijës së Espanyolit.
    Tashmë, Kumbulla është rikthyer te Roma dhe do të nisë përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Gian Piero Gasperini. Ky i fundit ka shprehur dëshirën ta vëzhgojë nga afër gjatë ndeshjeve miqësore të verës, për të vlerësuar nëse mbrojtësi shqiptar mund të përshtatet në skemat dhe filozofinë e tij të lojës.
    Aktualisht, Kumbulla vjen si alternativa e katërt në hierarkinë e mbrojtjes, por me paraqitje bindëse në fazën përgatitore, ai ka mundësinë të rrisë rolin e tij në skuadër dhe të luftojë për më shumë minuta në sezonin e ri në Serie A. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Marash Logu: Një pushtet që vjedh/blen zgjedhjet nuk jep më llogari

    VIDEO/ Marash Logu: Një pushtet që vjedh/blen zgjedhjet nuk jep më llogari

    Përfaqësuesi ligjor i PD-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Marash Logu, i ftuar në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka folur në lidhje me zgjedhjet dhe situatën politike të pas 11 majit.

    Gjatë bisedës në studio, Logu theksoi se një pushtet që vjedh/blen zgjedhjet nuk jep më llogari, duke u bërë më pak transparent.

    ‘Problemi qe kemi ne në Shqipëri me zgjedhjet, janë probleme të atilla që nuk kanë të bëjnë vetëm me partitë politike, por me jetën dhe përditshmërinë e secilit prej nesh.

    Një pushtet që vjedh zgjedhjet bëhet më pak transparent dhe llogaridhënës dhe nuk e qan kokën për njeri, sepse nuk ka pse të japë llogari.

    Njerëzit duhet të kuptojnë se, problemi që kemi me zgjedhjet, ndikon në përditshmërinë e tyre.

    Një popull apo një shtet që nuk ka një traditë të fortë të demokracisë, zgjedhjeve, standardeve, respektimit të lirisë dhe të drejtave të njeriut, e ka më të vështirë të ketë ndërgjegjësimin se çfarë ndodhur kur i humbet këto vlera dhe standarde.

    Ka qenë një punë sistematike e bërë ndër vite nga njerëz që kanë në dorë pushtet financiar dhe mediatik, dhe kanë bërë një punë shumë të fortë që njerëzit të bëhen të painteresuar ndaj këtyre standardeve.

    Është për keqardhje të themi se, në disa raste njerëzit janë dorëzuar përballë këtij realiteti. Ka një gjë, vërtetë në këto zgjedhje ka probleme të mëdha, por duhet pasur parasysh dhe fakti se këtu votuan 42% e qytetarëve që jetojnë brenda vendit dhe në diasporë 14% e diasporës shqiptare.

    Këto shifra tregojnë se njerëzit në një lloj forme janë bërë të painteresuar ndaj zgjedhjeve se, kanë kuptuar se me votën e tyre nuk e ndryshojnë realitetin’, u shpreh Marash Logu në SYRI TV.

  • A guxon Silvinjo ta shoh në sy Marash Kumbullën? Ditmar Bicaj dhe Celmeta njëzëri: Më mirë mos ta shohi fare, ishte për faqe të zezë 

    A guxon Silvinjo ta shoh në sy Marash Kumbullën? Ditmar Bicaj dhe Celmeta njëzëri: Më mirë mos ta shohi fare, ishte për faqe të zezë 

    Marash Kumbulla është zhgënjimi më i madh te Shqipëria sa i përket talenteve të shumëpërfolura në Kombëtare. Pikërisht ato talente të cilat ngrihen në lartësi të mëdha, që performojnë mirë apo keq në klubet e tyre, por kur vijnë në Kombëtare, janë gjithmonë në gjendje të dobët. Kumbulla është i vetmi rast që te Shqipëria ka performuar gjithmonë nën nivel, duke përjashtuar pak raste ku ka shkëlqyer dhe ka mbajtur pritshmëritë. 
    Në emisionin Max Sport që transmetohet në “EuroNeës” është bërë një analizë me emra konkret të secilit lojtar se kë prej tyre Silvinjo mund të shoh në sy, nisur nga marrëdhëniet që ai ka me secilin lojtar dhe minutat që i jep në fushë. Kur erdhi tema te Marash Kumbulla, menaxheri Roland Celmeta tha: “Marash Kumbullën dhe mos ta shohi në sy mirë bën, se ky luajti dhe ishte faqja e zezë. 90 minuta luajti dhe ishte shumë keq, këtë mund ta shohi lehtë në sy”. 
    I të njëjtit mendim ishte edhe trajneri Ditmar Bicaj: “Nga të gjithë këta që po diskutojmë, Kumbullën mund ta shohi në sy Silvinjo. Për mundësinë e dhënë dhe atë performancë të bërë”, tha Bicaj. /Sport Ekspres/ ?

  • E ardhmja e Marash Kumbullës në duart e Gasperini. Tek Espanyol duan ta mbajnë, por…

    E ardhmja e Marash Kumbullës në duart e Gasperini. Tek Espanyol duan ta mbajnë, por…

    9 Qershor 2025

    13:10

    Alfred Lleshi

    Marash Kumbulla është kthyer te Roma pas eksperiencës në huazim tek Espanyol. Ai do të vlerësohet nga Gian Piero Gasperini përpara se të merret një vendim për të ardhmen. Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb”, ish-trajneri i Atalantës duket i prirur ta mbajë mbrojtësin shqiptar dhe t’i japë besim gjatë një sezoni ku verdhekuqtë do të jenë të angazhuar në disa fronte, përfshirë “Europa League”.
    Megjithatë, spanjollët janë shumë të kënaqur me paraqitjet e lojtarit të lindur në vitin 2000 dhe do të donin ta kishin sërish në skuadër, edhe për sezonin e ardhshëm. Problemi qëndron te fakti se klubi katalanas nuk ka burime financiare për ta blerë kartonin e tij përfundimisht, ndaj do të preferonte një zgjidhje të ndryshme, fjala vjen tjetër huazim, ndoshta me përfshirjen e një opsioni blerjeje.
    Nga kryeqyteti italian, megjithatë, nuk e shohin me sy të mirë këtë mundësi. Për këtë arsye duket e vështirë që ai të luajë sërish në La Liga sezonin 2025-2026. Në karrierën e tij, 25-vjeçari ka grumbulluar 68 ndeshje dhe 4 gola me Romën, 36 ndeshje dhe 3 gola me Espanyol, 28 paraqitje dhe 1 gol me Hellas Verona dhe 7 ndeshje me Sassuolo. Këtyre iu shtohen edhe 23 ndeshje me përfaqësuesen e Shqipërisë.

  • Gasperini do t’i japë shansin, Marash Kumbulla gati t’ja rinisë te Roma

    Gasperini do t’i japë shansin, Marash Kumbulla gati t’ja rinisë te Roma

    Marash Kumbulla do të rikthehet në Romë pas grumbullimit me Kombëtaren. Mbrojtësi shqiptar ka përfunduar huazimin e tij 1-vjeçar te Espanjoli, ku ishte një nga pikat kyçe të skuadrës. Shtatlarti kuqezi la pas një sezon të shkëlqyer në La Liga, duke ndihmuar ekipin të siguronte qendrimin në elitë.
    Sipas “La Gazzeta dello sport”-it, Marash Kumbulla do të ketë shansin e tij te Roma. Gasperini ka kërkuar përforcime për prapavijën dhe pritet t’i japë mundësinë Kumbullës të tregojë vlerat e tij gjatë fazës përgatitore. Një tjetër emër që kërkohet nga trajneri italian ësht edhe Edvin Kurtulusi./Sport Ekspres/

  • PD kërkon përjashtimin e ish-zv/kryeministrit demokrat Ilir Rusmalit nga KAS

    PD kërkon përjashtimin e ish-zv/kryeministrit demokrat Ilir Rusmalit nga KAS

    Partia Demokratike do të kërkojë përjashtimin e Ilir Rusmalit nga shqyrtimi i të gjithë kërkesave që ka bërë PD në KAS për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit në qarqet e Shqipërisë.
    Njeriu i Edi Ramës në KAS, mercenari Ilir Rusmali, që votoi pak ditë më parë për të mos u dhënë procesverbalet e qendrave të votimit PD-së për Kukësin, ka përsëritur sjelljet e një njeriu pa normë e pa etikë.

    Në seancën e mesditësë sotme në KAS ku po shqyrtohej ankesa e PD-së për të shpallur të pavlefshëm votimin në qarkun e Dibrës ofendoi përfaqësuesin ligjor të PD-së, Marash Logu.
    Ilir Rusmali: “Ti je djalë i ri dhe gabon vazhdimisht. Ishte e qartë kërkesa ime.  Fodullin mos e bëj në institucion.
    Marash Logu: Kërkoj procedurialisht që Rusmali të përjashtohet nga shqyrtimi it ë gjithë kërkesave që ka bërë PD se nuk garanton paanshmëri në këtë proces. Ka dhe konflikt interesi.  Në këtë moment ti ndërpritet fjala e të mos përfshihet në procedurë. këto fjalë ‘fodullëk’ ti mbajë për vete, e kërko fajlje e ruaj etikën.
    Kërkesa pritet të dorëzohet sa më parë pranë KAS.
    Partia Demokratike kundështoi sot Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve tabelat e rezultatit të zgjedhjeve në qarkun Dibër, duke kërkuar pavleshmërinë e zgjedhjeve të zhvilluara më 11 maj, në këtë  qark.  Perfaqësuesi ligjor I PD Marash Logu, paraqiti  në KAS, provat dhe faktet që dëshmojnë se se shteti u shkri në nje me partinë dhe si administrata e resurset shtetërore u përdorën për të blerë zgjedhjet në këtë qark.  PD kërkon të administrojë të dhënat e kryqezuara të pajisjes PAY dhe të dhenat nga DHL për shpërndarjen e votës së diasporës.

  • Marash Kumbulla renditet i dyti në listën e mbrojtësve në La Liga, ja statistika që e dallon në kampionatin spanjoll

    Marash Kumbulla renditet i dyti në listën e mbrojtësve në La Liga, ja statistika që e dallon në kampionatin spanjoll

    Marash Kumbulla ka përjetuar një sezon mbresëlënës me fanellën e Espanjolit. Mbrojtësi shqiptar ishte një titullar i padiskutueshëm i bardhebluve, të cilët i ndihmoi të arrinin objektivin e tyre në këtë sezon, mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll. “Flashscore” ka shpërndarë një statistkë që e rendit lojtarin e Kombëtares kuqezi të dytin në La Liga.
    Marash Kumbullua ka arritur të spastrojë zonën e tij në 221 raste përgjatë kampionatit. Vetëm Omar Alderete i Getafes numëron më shumë largime të topit nga zona e tij, plot 238 të tilla. Një sezon i shkëlqyer nga Marash Kumbulla, që përfundoi me sukses huazimin e tij te Espanjoli dhe tashmë do të rikthehet në Romë për të vendosur të ardhmen e tij./Sport Ekspres/

  • Festë e çmendur në ekipin e Marash Kumbullës, tifozët mësyjnë në fushë për sigurimin e qendrimit në La Liga

    Festë e çmendur në ekipin e Marash Kumbullës, tifozët mësyjnë në fushë për sigurimin e qendrimit në La Liga

    Espanjoli do të jetë pjesë e La Ligës edhe në sezonin e ardhshëm. Bardheblutë kanë mposhtur sot Las Palmasin me shifrat 2-0, duke siguruar kështu matematikisht qendrimin në elitën e futbollit spanjoll.
    Tifozët kanë mësyrë në fushë pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit kryesor të takimit, duke nisur kështu festën e tyre të çmendur. Meritë në suksesin e Espanjolit në këtë sezon ka edhe Marash Kumbulla, i cili ka zhvilluar një kampionat mjaft pozitiv me ekipin spanjoll./Sport Ekspres/

    CELEBRAR QUE SOMOS EL REAL CLUB DEPORTIVO ESPANYOL #RCDE https://t.co/c0PvAgpiLU
    — LOIEL DE LÚLIA ??? (potra salvaje’s version) (@rogerdelluria_) May 24, 2025

  • VIDEO/ I pafat! Ngatërrohet me portierin, Marash Kumbulla bën autogol në La Liga 

    VIDEO/ I pafat! Ngatërrohet me portierin, Marash Kumbulla bën autogol në La Liga 

    E kemi parë shpesh që të festojë golat e shënuar në La Liga me Espanjolin, por këtë herë në portën e gabuar. Marash Kumbulla është kthyer në një lider dhe titullar të padiskutueshëm te kjo skuadër, që është disi e qetë sa i përket mbijetesës në La Liga. 
    Kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga fundi, diferenca me vendin që të rrëzon nga La Liga, Leganesin, është 5 pikë. Pra Espanjoli mund ta quajë veten të qetë, por do ta kishte mbyllur matematikisht llogarinë nëse do t’ia dilte me një rezultat pozitiv sot kundër Leganesit. 
    Këta të fundit po fitojnë në shifrat 3-1 ndaj Espanjolit, teksa në golin e fundit të realizuar nga Leganes, protagonist ishte Marash Kumbulla. Pas një mos marrëveshje të këtij të fundit me portierin në dalje, topi do të shkonte në rrjetë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/