Tag: maradonës

  • Ku ndodhet zemra e Maradonës? Drejtësia zbulon misterin 5 vite pas vdekjes së tij

    Ku ndodhet zemra e Maradonës? Drejtësia zbulon misterin 5 vite pas vdekjes së tij

    Diego Armando Maradona vdiq 5 vite më parë dhe ende ka aspekte të paqarta, që autoritetet vazhdojnë t’i hetojnë. Një nga misteret më të mëdha për tifozët e “10” është: Ku ndodhet zemra e tij?
    Trupi i legjendës u varros pa këtë organ, i hequr gjatë autopsisë më 25 nëntor 2020, së bashku me veshkat dhe mëlçinë për qëllime hetimore, një praktikë e zakonshme kur shkaqet e vdekjes nuk janë të qarta. Sidoqoftë, vendndodhja e organeve nuk është më secret. Zemra e Maradonës ndodhet në Departamentin e Anatomisë Patologjike të Policisë së Buenos Aires, në La Plata, nën masa të shumta sigurie.

    Analogjia mes futbollit dhe fesë është e dukshme në Argjentinë, ku fituesit e Kupës së Botës trajtohen si apostuj, me “El Diego” dhe Messin si të zgjedhurit e çdo epoke. Për shkak të planeve të disa ultrasve të Gimnasia dhe Esgrima La Plata për ta vjedhur zemrën, siguria u rrit ndjeshëm.
    Organet e Maradonës do të ruhen deri në vitin 2030, mbërritën aty disa ditë pas konfirmimit të vdekjes së tij. Trupi tjetër është i varrosur pranë prindërve në varrezat e Bella Vista, pa pllakatë, për arsye sigurie.

  • Iu sekuestrohen pasuritë, dy nga motrat e Maradonës akuzohen për mashtrim komercial

    Iu sekuestrohen pasuritë, dy nga motrat e Maradonës akuzohen për mashtrim komercial

    19 Shtator 2025

    11:27

    Alfred Lleshi

    Në Argjentinë, dy motrat e Maradonës, Rita Mabel dhe Claudia Norma, akuzohen për mashtrim tregtar. Pas gjykimit, pasuritë e tyre janë vendosur nën sekuestro për menaxhimin e dyshuar të markës “Diego Maradona”. Vendimi u mor nga gjykatësit Ignacio Rodríguez Varela, Hernán López dhe Julio Marcelo Luciani, pas padive të vajzave të Maradonës, Dalma e Gianinna.
    Për secilën motër është vendosur sekuestro prej rreth dy miliardë pesos (më shumë se 1.15 milionë euro), po ashtu për avokatin e Maradonës, Matías Morla, dhe ndihmësin e tij Maximiliano Pomargo. Të gjithë akuzohen për dëmtimin e trashëgimtarëve ligjorë përmes operacioneve të lidhura me kompaninë “Sattvica S.A.”, e kontrolluar nga Morla dhe motrat e Maradonës.
    Akuza lidhet me të drejtat tregtare, imazhin dhe pronësinë intelektuale të markës, që përfshin veshje sportive, parfume e materiale audiovizuale. Gjykata theksoi se as Morla, as motrat nuk ishin trashëgimtare zyrtare.

  • Mastantuono theu rekordin “10” të Maradonës në kombëtaren e Argjentinës

    Mastantuono theu rekordin “10” të Maradonës në kombëtaren e Argjentinës

    11 Shtator 2025

    8:09

    Alfred Lleshi

    Franco Mastantuono shkroi histori me Argjentinën, pavarësisht humbjes 1-0 ndaj Ekuadorit në eliminatoret e Botërorit 2026. Futbollisti i Real Madridit, vetëm 18 vjeç e 23 ditë, u bë lojtari më i ri në historinë e Albiceleste që vesh fanellën mitike me numrin 10. Ky rekord ishte në fuqi nga viti 1979, kur Diego Maradona u bë “El Diez” në moshën 18 vjeç e 9 muaj.
    Në mungesë të Messit, të lënë pushim nga Scaloni, dhe të Thiago Almada, i dëmtuar, stafi vendosi që pikërisht Mastantuono ta mbante 10-tën. “Fillimisht ishte menduar për Almada, por nuk donim të rrezikonim. Kështu ia dhamë Francos”, – shpjegoi trajneri argjentinas.
    Mastantuono hyri në fushë në minutën e 62-të, pa shkëlqyer, por gjithsesi tregoi personalitet. “Ka guxim, e do topin dhe gjithmonë provon”, – tha Scaloni. Për 18-vjeçarin, ky është një tjetër hap përpara në karrierë, edhe në kombëtare.

  • Beteja për emrin e Maradonës, fëmijët e legjendës argjentinase fitojnë gjyqin miliona dollarësh ndaj motrave të tij

    Beteja për emrin e Maradonës, fëmijët e legjendës argjentinase fitojnë gjyqin miliona dollarësh ndaj motrave të tij

    Sanjay Wadhwani, një kapitalist britanik i sipërmarrjes, aplikoi për një markë tregtare për të përdorur emrin e futbollistit në produkte si pije, ushqime, veshje dhe lojëra.

    Diego Maradona mahniti botën e futbollit duke udhëhequr Argjentinën drejt lavdisë në Kupën e Botës me “dorën e Zotit” në vitin 1986 dhe duke u shpallur Lojtari i Shekullit nga FIFA.
    Por jashtë fushës, ai luftoi me varësinë ndaj kokainës dhe jeta e tij personale, shpesh e trazuar, la pas vetes një rrëmujë të madhe pas vdekjes së tij nga një atak kardiak në moshën 60-vjeçare, në vitin 2020.Tani, fëmijët e tij kanë fituar ndaj motrave të Maradonës në një mosmarrëveshje për të drejtën e përdorimit komercial të emrit të tij, sipas New York Times.
    Çështja ligjore u përqendrua rreth një marrëveshjeje të shpallur dy vite pas vdekjes së Maradonës nga Sanjay Wadhwani, i cili e përshkruan veten si një “superfans i Maradonës”, me motrat e futbollistit, Lili dhe Rita.
    Marrëveshja përfshinte plane për të përdorur emrin e Maradonës në artikuj si pije, ushqime, rroba dhe lojëra, si dhe krijimin e një fondacioni bamirës për të ruajtur trashëgiminë e tij.
    Wadhwani aplikoi në Zyrën e Pronësisë Intelektuale (IPO) për të regjistruar si markë tregtare emrin e Maradonës si dhe nënshkrimin e tij së bashku me numrin “10”, që kishte në bluzën e tij të futbollit. Ai tha se besonte se motrat kishin të drejtën ligjore për emrin pasi i ishte thënë se Maradona kishte hequr nga trashëgimia fëmijët e tij.
    Aplikimi për markë tregtare u kundërshtua nga pesë prej fëmijëve të Maradonës, nga tre gra të ndryshme: Diego Maradona Sinagra; Dalma Maradona Villafañe; Dinorah Maradona Villafañe; Diego Maradona Ojeda; dhe Jana Maradona.
    Teresa Perks, nga IPO, vendosi kundër aplikimit për markë tregtare duke deklaruar se “provë materiale tregon që [fëmijët] janë trashëgimtarët e futbollistit të famshëm të ndjerë Diego Armando Maradona”.Rose Gilroy, avokate e specializuar për markat tregtare nga firma Stevens Hewlett & Perkins, e cila përfaqësoi fëmijët, e përshkroi çështjen si një “vendim të rëndësishëm”.
    Ajo tha se aplikimi kishte lidhje me Sattvica SA, një kompani argjentinase e themeluar nga ish-avokati i Maradonës, e cila dështoi në përpjekjen për të kaluar markën tregtare të Maradonës në Bashkimin Europian në emrin e saj.
    Ajo shtoi se një marrëveshje e pretenduar me kompaninë u shpall “e pavlefshme” në Argjentinë “për shkak të raporteve mjekësore që tregonin se Maradona nuk ishte në zotërim të plotë të aftësive mendore kur e nënshkroi atë pak para vdekjes”.
    Gilroy deklaroi se aplikimi në Mbretërinë e Bashkuar ishte bërë “me qëllim të keq” në një përpjekje për të “përvetësuar trashëgiminë e Maradonës” dhe e përshkroi vendimin si “një afirmim të fuqishëm të të drejtave të trashëgimtarëve për të mbrojtur trashëgiminë e një ikone të ndjerë”.
    Vendimi erdhi si një surprizë për Wadhwani, i cili tha se nuk kishte dijeni për seancën gjyqësore derisa u kontaktua nga gazeta The Times. Ai ka paraqitur një ankesë kundër vendimit.
    Wadhwani, i cili pretendon se ka punuar më parë me David Beckham, ish-kapitenin e Anglisë, dhe këngëtarin Robbie Williams, tha:
    “Pata mundësinë të përgatisja propozime për njerëz që ne besonim se ishin mbajtësit e të drejtave të emrit Maradona. Ambicia ime ishte të përdorja markat tregtare për të ndërtuar një fondacion që do të bënte vepra bamirësie për të nderuar trashëgiminë e Diegos dhe për të krijuar një burim të ardhurash për të përfituar trashëgimtarët – që është ajo që Diego do të kishte dashur”.
    “Kalova shumë kohë me motrat e Diego Maradonës dhe isha vërtet i bindur nga ato që më thanë, se Diego Maradona kishte hequr nga trashëgimia fëmijët e tij… dhe se ai kishte caktuar të drejtat mbi emrin e tij në mënyrë që ato të kontrolloheshin nga motrat. Për sa më përket mua, kjo kishte ndodhur.”
    Ai shtoi:“Kisha një marrëveshje me motrën për të drejta të ndryshme të pronësisë intelektuale dhe për të drejtën për të përdorur emrin e tij [të Maradonës] kudo në botë.”Wadhwani tha se kishte paguar qindra mijëra paund Ritës. Marrëveshja përfshinte marrjen e 493 fanellave të fundit të nënshkruara nga Maradona, shumicën e të cilave ai i shiti te një tregtar kujtimesh për nga 2,000 paund secila – por kjo nuk e kompensoi plotësisht shpenzimet e tij.
    “Ka mjaft njerëz që kanë humbur shumë para në disa vite të fundit anembanë botës,” shtoi ai. “E gjithë kjo histori e ngatërruar e të drejtave të Maradonës – unë kam qenë në vijën e parë për katër vjet me radhë. Tani jam bashkuar me një kompani filmash dhe dokumentarësh. Është një histori që ka gjithçka. Është plot me intriga. Gjithmonë kam vepruar me ndershmëri dhe jam i kënaqur që trashëgimtarët do të marrin këto marka tregtare.”

    Top Channel

  • Skandal me gjyqin e Maradonës! Anulohet procesi në Argjentinë, gjyqtarja jep dorëheqjen pasi shfaqet në një serial

    Skandal me gjyqin e Maradonës! Anulohet procesi në Argjentinë, gjyqtarja jep dorëheqjen pasi shfaqet në një serial

    Një skandal i paprecedentë ka tronditur sistemin gjyqësor argjentinas, duke çuar në anulimin e gjyqit të shumëpritur mbi vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Maradona.

    Gjykata e Penale e San Isidros shpalli zyrtarisht anulimin e procesit, pas një skandali që përfshiu njërën nga gjyqtaret e çështjes.
    Gjyqi, që kishte për qëllim të përcaktonte përgjegjësinë për vdekjen e Maradonës në nëntor 2020, ku shtatë anëtarë të stafit mjekësor që kujdeseshin për të pas një operacioni në tru ishin akuzuar për vrasje me dashje të mundshme, u pezullua fillimisht pas shfaqjes së papritur të gjyqtares Julieta Makintach në një dokumentar televiziv.
    Pamjet e dyshuara se janë filmuar brenda sallës së gjyqit pa leje përbëjnë shkelje serioze të procedurës gjyqësore, dhe pas kësaj, policia sekuestruar provat.
    Për shkak të këtij skandali, gjyqtarja Makintach dha dorëheqjen nga çështja, duke shkaktuar shpalljen e procesit si “i pavlefshëm”.
    Pas largimit të saj, trupa gjykuese mbeti me vetëm dy anëtarë, Maximiliano Savarino dhe Verónica Di Tommaso. Gjyqtari Savarino njoftoi anulimin e gjyqit, duke deklaruar se “Gjithçka po shkonte mirë, përveç një personi që doli jashtë vijave..”
    Vendimi shkaktoi emocione të forta në sallën e gjyqit, ku vajzat e Diego Maradonës, Dalma dhe Gianinna, shpërthyen në lot.
    Diego Maradona, ikona e futbollit botëror, ndërroi jetë në nëntor 2020 në moshën 60-vjeçare nga një atak në zemër, ndërsa po rikuperohej në shtëpi pas një operacioni të ndërlikuar në tru.

    Top Channel

  • Gjyqi për vdekjen e Maradonës është anuluar, tani fillon nga fillimi

    Gjyqi për vdekjen e Maradonës është anuluar, tani fillon nga fillimi

    Diego Maradona

    ARGJENTINË- Gjyqi për rrethanat e vdekjes së Diego Maradonës është anuluar vetëm pak muaj pasi filloi. Sipas mediave argjentinase, ky zhvillim erdhi pas zbulimit se një nga gjyqtarët mori pjesë – pa dijeninë e të gjithëve – në përgatitjen e një dokumentari rreth çështjes, gjë që çoi në skualifikimin e saj.
    Gjykata, e cila ndodhej në San Isidro, në veri të Buenos Airesit, e shtyu vendimin për çështjen e procedurave. Megjithatë, shumë burime të ndryshme tani konfirmojnë se i gjithë gjyqi konsiderohet i pavlefshëm dhe pritet të përsëritet nga fillimi. Rasti përfshin tetë profesionistë mjekësorë dhe të kujdesit shëndetësor të akuzuar për vrasje të paqëllimshme të legjendës së futbollit botëror në vitin 2020, në moshën 60-vjeçare.
    Maradona vdiq në vitin 2020 pasi pësoi një atak në zemër në shtëpinë e tij, dy javë pasi doli nga spitali ku kreu një operacion pas një gjakderdhjeje në tru. 60-vjeçari u nderua si një nga futbollistët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. Legjenda e Argjentinës u varros në varrezat Jardin Bella Vista në kryeqytetin e Argjentinës./ZËRI

  • “Ndonjëherë më duket sikur flas ende me të…”; rrëfimi prekës i ish-bashkëshortes së Maradonës

    “Ndonjëherë më duket sikur flas ende me të…”; rrëfimi prekës i ish-bashkëshortes së Maradonës

    Në një intervistë emocionuese me Oriana Sabatini në podkastin “Where We Go When Dreams”, Claudia Villafañe, dashuria e madhe e Diego Armando Maradonës, ka hapur dyert e privatësisë së saj për të treguar jetën me “Pibe de Oro”. Nga adoleshenca te ndarja e dhimbshme dhe pritja e gjatë për drejtësi, sipërmarrësja dhe organizatorja e dasmave ka folur si kurrë më parë, veçanërisht për mënyrën se si “komunikon” me ish-futbollistin, pas vdekjes së tij.
    “Vij nga një familje tradicionale, shumë normale, – rrëfen Claudia. – Prindërit e mi kanë punuar gjithmonë. Jetonim me gjyshërit nga nëna, motrën time, babanë, mamanë, unë dhe gjyshërit në Desaguadero dhe Baigorria, afër burgut të Devotos. Aty u rrita deri në moshën 12-vjeçare”.
    Gjyshi italian, që kishte mbërritur në Argjentinë në moshën 9-vjeçare, ka lënë gjurmë të thella në familje. Falë tij, Claudia arriti vite më vonë të merrte shtetësinë italiane: “Jemi një familje shumë e bashkuar, besoj se lind me këtë ndjenjë. Pastaj varet nga personaliteti i gjithsecilit. Nuk më ka shkuar kurrë në mendje çfarë do të përjetoja apo si do të bëhej jeta ime, por nuk pendohem për asgjë. Do ta bëja sërish të njëjtën gjë”.
    Kur ishte e vogël, ëndërronte të studionte për ekonomi, i pëlqente matematika, por nuk pati mundësi ta vazhdonte shkollën pasi në moshën 14-vjeçare u dashurua me Diego Maradonën.

    Dashuria me Diegon lindi në mënyrë krejt të rastësishme: “Ai ishte zhvendosur në një apartament ngjitur me shtëpinë time në Villa del Parque. Unë isha 14 vjeç, ai 15. Argentinos Juniors i kishte dhënë një apartament përballë shtëpisë sime. Ishte fat, unë sapo do të filloja vitin e tretë të shkollës së mesme në atë kohë”.
    Në moshën 20-vjeçare, ajo udhëtoi drejt Barcelonës dhe më pas Napolit për ta ndjekur në karrierë. “U largova pa jetuar bashkë me të. Bashkëjetesa nuk ekzistonte atëherë. Imagjino të largoheshe pa u martuar, çfarë thonin njerëzit…”, – kujton ajo, duke iu referuar kohëve kur normat shoqërore ishin shumë të ndryshme. Martesa erdhi vetëm në vitin 1989, kur tashmë kishin lindur vajzat Dalma dhe Gianinna.
    Claudia pranon se vdekja e ish-bashkëshortit ishte shumë e vështirë për të, është e pikëlluar që Diego nuk pati mundësi të shijonte rritjen e nipërve dhe mbesave. “Nuk e njohu kurrë Azul, vajzën më të vogël të Dalmas, vetëm Roma. E donte shumë Benja, shkonte me avion për ta vizituar kur jetonte në Madrid. Benja e mban mend. Edhe Roma, edhe pse e pa shumë pak, e kujton. Edhe Azul e përmend sikur ta ketë njohur, por nuk është ashtu. Këto gjëra më dhembin shumë, sidomos kur mendon çfarë ndodhi dhe që ende po presim drejtësi”, – tha ajo, duke iu referuar procesit gjyqësor për vdekjen e Maradonës.

    Claudia zbuloi se pas ndarjes, ata ruajtën një marrëdhënie të mirë dhe takoheshin shpesh në evente familjare. “Edhe pse ishim ndarë, ndanim shumë gjëra bashkë: darkat me vajzat, ditëlindjet e Benja, prezantimet e Dalma, Giani, gjithçka. Një udhëtim i gjatë, me të bukurat dhe të këqijat e veta. Gëzime, trishtime”.
    Ajo që preku më shumë ishte rrëfimi i saj se ende “flet” me Maradonën: “Ndonjëherë flas me të. Kur je vetëm edhe mendon: More, ti duhej të ishe këtu, të shijoje shumë gjëra…”
    Dhe shton: “Ka gjëra që më dhembin më shumë kur kanë të bëjnë me vajzat e mia”.
    Ajo i referohej gjithmonë procesit në të cilin janë përfshirë Dalma dhe Gianinna, të cilat kanë premtuar se do të bëjnë gjithçka për të bërë drejtësi për babain e tyre.

  • Gjyqi për vdekjen e Maradonës, të tjera dëshmi rrëqethëse mbi trajtimin e tij skandaloz mjekësor

    Gjyqi për vdekjen e Maradonës, të tjera dëshmi rrëqethëse mbi trajtimin e tij skandaloz mjekësor

    Fernando Villarejo, kreu i repartit të terapisë intensive në klinikën “Olivos”, ku Diego Maradona u operua për herë të fundit më 3 nëntor 2020, para se të vdiste 22 ditë më vonë, ka deklaruar gjatë procesit gjyqësor, që po mbahet për vdekjen e legjendës argjentinase të futbollit se Leopoldo Luque, kirurgu që drejtoi ekipin mjekësor, i cili trajtoi Diegon në ditët e tij të fundit, iu ka ndaluar hyrjen mjekëve që duhej ta vlerësonin pas ndërhyrjes në tru.
    Mediat kryesore argjentinase e kanë raportuar këtë informacion. “Luque ndaloi hyrjen e mjekëve që duhej ta vlerësonin Maradonën, Mario Schiter dhe një psikiatër që ishin kontaktuar nga vajzat e Maradonës dhe ishin afruar në klinikë, – ka thënë Villarejo, duke e cilësuar atë ndalim si “të çuditshëm dhe të papërshtatshëm”. Ai ka shpjeguar se specialistët, të cilët ishin thirrur nga njerëz të afërt me ish-futbollistin, kërkonin të përcaktonin nëse Maradona duhej të çohej në një klinikë rehabilitimi.
    Në deklaratën e tij, mjeku ka denoncuar se, kur iu afrua klinikës “Olivos” për të vlerësuar ish-pacientin e tij, pas operacionit në kokë, nuk iu lejua hyrja, por mundi të shikonte dosjen mjekësore të tij, nga e cila mësoi se Maradona vazhdonte të ishte “një pacient shumë kompleks, me shumë sëmundje të vështira për t’u kontrolluar”.

  • Vajza e Maradonës shpërthen në lot, gjatë procesit gjyqësor: Vdiq në një vend të neveritshëm…

    Vajza e Maradonës shpërthen në lot, gjatë procesit gjyqësor: Vdiq në një vend të neveritshëm…

    Procesi gjyqësor për vdekjen e Diego Armando Maradonës vazhdon të prodhojë dëshmi shumë të forta dhe prekëse. Kështu ndodhi edhe kur u paraqit në sallën e gjyqit Dalma Nerea Maradona, një nga vajzat e “El Pibe de Oro”, lindur nga martesa me Claudia Villafañe. E reja, ashtu si edhe dëshmitarë të tjerë para saj, nuk e përballoi dot emocionin dhe shpërtheu në lot ndërsa tregonte detaje për periudhën e fundit të jetës së të atit.
    Ajo zbuloi se kishte kuptuar që diçka nuk shkonte në menaxhimin mjekësor të të pandehurve në këtë proces. Vajza e Maradonës veçoi sidomos neurokirurgun Leopoldo Luque, psikiatren Agustina Cosachov dhe psikologun Carlos Díaz, të akuzuar për vrasjen e të atit me dashje:
    “Ne i kishim paralajmëruar që 6 muaj më parë se babai im nuk ishte mirë, ndërsa ata na mashtruan në mënyrën më mizore që të pranonim këtë zgjidhje. Të tre ata thoshin gjithmonë që babai im ishte një pacient kompleks, kështu që iu thashë të largoheshin dhe do kërkonim mjekë të tjerë, por nuk u larguan kurrë”.
    Alarmi i parë erdhi kur Dalma dhe familjarët e tjerë panë një foto të Maradonës me bluzë spitali dhe fashë në kokë, pas operacionit në tru, në shoqërinë e mjekut personal Luque. U ngritën shumë dyshime mbi nevojën e atij operacioni, u bë kërkesa për ta zgjeruar stafin mjekësor, çka nuk u mor parasysh. Besimi ndaj mjekut u shpërblye keq, pasi u refuzua propozimi për ta sistemuar Maradonën në tri shtëpi të ndryshme, që ai të jetonte “si mbret”.
    Dalma tregoi se ishte në dijeni të varësive të të atit nga kokaina dhe alkooli dhe se e kishte ndihmuar për t’i kapërcyer ato. Sidoqoftë, në periudhën e fundit, gjendja ishte përkeqësuar dhe u bë alarmante. Rrëfimi për video-thirrjet e fundit ishte prekës: “Babai im kishte momente kur e humbiste. Nëse ishim në video-thirrje, nuk dinte me kë po fliste. Ditët e fundit para vdekjes së tij kishim ndërprerë çdo kontakt”.
    Dalma shpërtheu në lot kur tregoi për mbërritjen në shtëpinë ku kishte vdekur Maradona: “Pashë që ishte i mbuluar me një çarçaf, por ishte shumë i fryrë. U hodha mbi të, duke menduar se do të zgjohej. I kishte duart shumë të fryra, ashtu edhe barkun. Mbërrita me nënën time, sepse Gianinna na kishte telefonuar dhe na kishte thënë që po përpiqeshin ta reanimonin”.
    Edhe ajo përshkroi kushte katastrofike ku po mjekohej: “Kur mbërrita, hyra në dhomë me nënën time. Vendi ishte i neveritshëm. Kishte erë urine. Ndarëset ishin aty sepse dhoma ishte improvizuar. Nuk kishte banjo afër dhe kuzhina ishte e ndotur”.
    Në përfundim të dëshmisë, asnjë dyshim për fajin e të pandehurve: “Edhe sot, katër vite pas vdekjes së tij, mësojmë gjëra të reja. Mësojmë si këta profesionistë të shëndetit e kanë trajtuar babanë tim. Si e kanë menaxhuar kujdesin ndaj tij.
    Është shumë e dhimbshme që tani duan të na akuzojnë ne si përgjegjës. Ne nuk kemi marrë asnjëherë vendime. Kur kemi provuar të propozojmë diçka që nuk i përfshinte ata, nuk na u dha mundësia. Më mungon çdo ditë dhe nuk ndaloj dot së menduari se, nëse ata do ta kishin bërë punën e tyre, babai im nuk do të kishte vdekur”.

  • Ish-partnerja e legjendës përlotet në sallën e gjyqit, teksa dëshmonte: E lanë Maradonën të vdiste i braktisur

    Ish-partnerja e legjendës përlotet në sallën e gjyqit, teksa dëshmonte: E lanë Maradonën të vdiste i braktisur

    San Isidro, Argjentinë… Me zërin që i dridhej dhe sytë e mbushur me lot, Verónica Ojeda, ish-partnerja e Diego Armando Maradonës dhe nëna e djalit të tij më të vogël, Dieguito Fernando, dëshmoi në seancën e nëntë të gjyqit penal për vdekjen e legjendës së futbollit. Në një dëshmi tronditëse, ajo ngriti akuza të drejtpërdrejta ndaj ekipit mjekësor që kishte në dorë shëndetin e Maradonës ditët e fundit të jetës së tij.
    “Të gjithëve na thoshin se ishte më mirë ta shtronim në një shtëpi, pra të ndiqej në kushte shtëpie, – tregoi Ojeda para trupit gjykues. – Na thanë se do të kishte infermierë, se do të ishte sikur i shtruar në spital. Gjithçka që do të kishte në një spital, do të ishte edhe në shtëpi. Luque dhe Cosachov na thanë kështu…”
    Por realiteti ishte krejt ndryshe nga premtimet. Verónica e përshkroi shtëpinë ku u vendos Maradona në Tigre si të papërshtatshme dhe të padenjë për një njeri në gjendjen e tij shëndetësore: “Shtëpia në Tigre nuk ishte e pajisur me aparatura mjekësore, ishte e ndotur. Pra, nuk ishte e përshtatshme për ta ndjekur nga ana shëndetësore aty. Nuk kishte as një banjë të denjë”.
    Më tej, Ojeda vuri në shënjestër edhe rrethin e afërt të Maradonës, duke sugjeruar se shumë prej tyre nuk donin të mirën e tij. “Ata donin ta shihnin Diegon keq, nuk donin ta shihnin mirë. Nuk donin që ai të ishte i vetëdijshëm dhe i aftë për ta shijuar jetën”, – u shpreh ajo me trishtim.
    Një moment veçanërisht prekës ishte përshkrimi i vizitës së saj të fundit te Diego, vetëm dy ditë para vdekjes së tij, më 23 nëntor 2020. “Mbërrita rreth orës 5 të pasdites, – kujtoi ajo. – Diego ishte vetëm, me Corian dhe një infermiere bionde, që rrinte ulur në dhomën e ndenjjes duke lexuar një revistë. Kur hyra, i thashë: Diego, çfarë të ka ndodhur? Ishte i fryrë, i shformuar, barku, duart… të gjitha të fryra”.
    Në dëshminë e saj, Ojeda tha gjithashtu se ishin mashtruar nga mjekët që kujdeseshin për Maradonën. Ajo akuzoi neurokirurgun Leopoldo Luque dhe psikiatren Agustina Cosachov për mungesë transparence gjatë një operacioni vendimtar: “Luque na tha se e kishte operuar ai vetë, por më pas mësuam që e kishte operuar një tjetër mjek. Është çmenduri, por kështu ka qenë. Na gënjyen në sy të gjithëve. Na qeshën në fytyrë”.
    Në këtë proces gjyqësor, ku janë të pandehur 7 persona, përfshirë Luque dhe Cosachov, dëshmia e Ojeda pritet të luajë një rol kyç në zbardhjen e përgjegjësive për vdekjen tragjike të një prej figurave më të dashura të futbollit botëror.