Tag: maqellarë

  • Plagosi me thikë nënën e tij pas një konflikti, arrestohet 26-vjeçari në Maqellarë

    Plagosi me thikë nënën e tij pas një konflikti, arrestohet 26-vjeçari në Maqellarë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Pocest, njësia administrative Maqellarë, ku një 26-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.
    Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Dibrës, pas marrjes së njoftimit për një konflikt familjar, shërbimet policore janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi I. S., 26 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) nënën e tij, shtetasen N. S., 50 vjeçe.
    E plagosura është transportuar menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
    Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë nga Policia, ndërsa arma e krimit, një thikë, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme hetimore.

  • Plas sherri mes socialistëve në Maqellarë, kandidati për deputet akuzohet se goditi me grusht punonjësin e Ujësjellësit

    Plas sherri mes socialistëve në Maqellarë, kandidati për deputet akuzohet se goditi me grusht punonjësin e Ujësjellësit

    Paraditen e sotme, në qendrën e votimit 1122 të vendosura në Njësinë Administrative Maqellarë, Dibër, është regjistruar një incident, ku një përplasje verbale mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste, ka degjeneruar në dhunë fizike.
    Sipas burimeve nga vendngjarja, kandidati i Partisë Socialiste, z. Danjel Gjura, thuhet se ka goditur me grusht shtetasin Florian Lazri punonjës i Ujësjellësit, gjatë një debati që mendohet të jetë zhvilluar në lidhje me veprimtari të karakterit elektoral dhe ndikimin mbi votuesit.

    Lazri thuhet se ishte në mbështetje të kandidatit Agron Malaj.
    Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të qendrës së votimit, në prani të qytetarëve dhe anëtarëve të komisionit zgjedhor.
    Menjëherë pas incidentit, policia është thirrur në vendngjarje për të marrë deklaratat e palëve të përfshira dhe për të nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.
    Deri në momentin e publikimit të këtij informacioni, Partia Socialiste, nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar në lidhje me rastin.
    Burime jozyrtare tregojnë se konflikti mund të ketë lindur nga mosmarrëveshje të brendshme brenda strukturave lokale të kësaj force politike, të cilat dyshohet se lidhen me menaxhimin e listave të mbështetësve dhe ndikimin mbi elektoratin.
    Ky incident ndodh në një klimë të tensionuar politike në qarkun e Dibrës, ku rivaliteti mes forcave politike është intensifikuar ndjeshëm në ditët e fundit dhe janë shtuar raportimet për presion mbi votuesit./A2CNN

  • Sherr brenda partisë! Kandidati socialist godet komisionerin e PS në Maqellarë të Dibrës

    Sherr brenda partisë! Kandidati socialist godet komisionerin e PS në Maqellarë të Dibrës

    Një incident është shënuar rreth orës 13:00 në qendrën e votimit në Maqellarë të Dibrës.
    Raportohet se një kandidat i PS ka goditur komisionerin e të njëjtës forcë politike.
    Nuk dihet ende detaje të tjera nga konfrontimi fizik mes socialistëve.

  • Pretendimi se po bliheshin vota/ Momente nga ndalimi i makinës në Maqellarë, mbështetës të irrituar dhe tension i lartë

    Pretendimi se po bliheshin vota/ Momente nga ndalimi i makinës në Maqellarë, mbështetës të irrituar dhe tension i lartë

    Në një ngjarje të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maqellarë, pamjet e ndalimit të makinës nga Policia e Dibrës pas një telefonate për shpërndarje parash në këmbim të votave kanë qenë të tensionuara.

    Veprimet e shpejta të policisë për të ndaluar makinën dhe ndërhyrjen e grupeve hetimore janë shoqëruar me reagime të forta nga mbështetësit e përfshirë në incident.
    Përveç forcave të rendit, në pamje shihen edhe disa mbështetës të irrituar që janë përpjekur të ndërhyjnë dhe të pengojnë veprimet e policisë. Ky moment ka shfaqur tensionin dhe frustrimin e grupeve të ndryshme gjatë hetimeve që po zhvillohen për dyshimet e korrupsionit në zgjedhje.
    Pavarësisht këtij reagimi të ashpër, Policia ka vijuar me procedurat e saj ligjore, duke siguruar një proces hetimor në përputhje me ligjin. Hetimet janë në vazhdim, ndërsa pritet që SPAK të marrë masa ligjore ndaj individëve të dyshuar për shpërndarje të parave në këmbim të mbështetjes zgjedhore.

    Top Channel

  • Bllokuan makinën me pretendimin se po bliheshin vota në Maqellarë, Policia çon në SPAK kandidatin e PD dhe disa persona të tjerë

    Bllokuan makinën me pretendimin se po bliheshin vota në Maqellarë, Policia çon në SPAK kandidatin e PD dhe disa persona të tjerë

    Policia e Dibrës ka bërë me dije se dje rreth orës 21.15, në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka mbërritur një telefonatë nga Xhemal Gjunkshi, kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike, i cili shprehej se në Maqellarë, përfaqësues të subjektit politik të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.

    Menjëherë, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore.
    “Për sa më sipër, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve A.K., 29 vjeç; H.H., 48 vjeç; Xhemal Gjunkshit, 62 vjeç; E.Gj., 33 vjeç.
    Në vijim të hetimeve të kryera lidhur me ngjarjen e datës 09.05.2025, në Maqellarë, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, në ngarkim të shtetasve H.M., 54 vjeç; dhe F.P., 57 vjeç”, njofton policia.

    Top Channel

  • Akuza për blerje votash në Maqellarë? Policia çon në SPAK materialet për 4 persona

    Akuza për blerje votash në Maqellarë? Policia çon në SPAK materialet për 4 persona

    Policia e Dibrës ka dhënë detaje në lidhje me incidentin e mbrëmjes së kaluar në Maqellarë, ku mbështetës të PD kanë ndaluar dy mjete ku udhëtonin përfaqësues të PS me pretendimin se po shpërndanin para në këmbim të votës.
    Uniformat blu bëjnë me dije se janë vënë në lëvizje në orët e vota të së shtunës pas telefonatës që ka mbërritur në Komisariatin e Dibrës nga kandidati Xhemal Gjunkshi.
    Mësohet se janë referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve A.K., 29 vjeç; H.H., 48 vjeç; Xh.Gj., 62 vjeç; E.Gj., 33 vjeç”, njofton policia.
    “Me datë 09.05.2025, rreth orës 21.15, në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka mbërritur një telefonatë nga shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), i cili shprehej se në Maqellarë, përfaqësues të subjektit politik të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.
    Menjëherë, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore.
    Për sa më sipër, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve A.K., 29 vjeç; H.H., 48 vjeç; Xh.Gj., 62 vjeç; E.Gj., 33 vjeç”, njofton policia./Opinion.al

  • Tentativë për blerje votash? Policia jep detaje për ngjarjen në Maqellarë: Referohen materialet në SPAK për..

    Tentativë për blerje votash? Policia jep detaje për ngjarjen në Maqellarë: Referohen materialet në SPAK për..

    Njoftimi i Policisë Dibër:
    Me datë 09.05.2025, rreth orës 21.15, në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka mbërritur një telefonatë nga shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), i cili shprehej se në Maqellarë, përfaqësues të subjektit politik të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.
    Menjëherë, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore. Për sa më sipër, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve A.K., 29 vjeç; H.H., 48 vjeç; Xh.Gj., 62 vjeç; E.Gj., 33 vjeç.

  • Bllokuan makinën në Maqellarë me pretendimin se po bliheshin vota, Policia çon në SPAK Xhemal Gjunkshin dhe 3 militantët e PD

    Bllokuan makinën në Maqellarë me pretendimin se po bliheshin vota, Policia çon në SPAK Xhemal Gjunkshin dhe 3 militantët e PD

    Policia e Dibrës ka njoftuar se mbrëmjen e 9 majit, rreth orës 21:15, ka marrë një telefonatë denoncimi nga shtetasi Xh.Gj., kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, i cili ka pretenduar se përfaqësues të Partisë Socialiste po shpërndanin para në këmbim të votave në njësinë administrative Maqellarë.
    Menjëherë pas sinjalizimit, në terren është dërguar një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili, nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit, ka kryer veprimet e para procedurale dhe hetimore.
    Sipas njoftimit zyrtar të policisë, materialet janë referuar pranë SPAK për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, ndërsa në hetim janë përfshirë edhe veprat “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”.
    Të proceduar për këtë ngjarje janë shtetasit A.K., 29 vjeç; H.H., 48 vjeç; Xh.Gj., 62 vjeç (kandidati denoncues i PD-së); si dhe E.Gj., 33 vjeç.
    Njoftimi i Policisë Dibër:
    Me datë 09.05.2025, rreth orës 21.15, në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka mbërritur një telefonatë nga shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), i cili shprehej se në Maqellarë, përfaqësues të subjektit politik të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.
    Menjëherë, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore.
    Për sa më sipër, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve A.K., 29 vjeç; H.H., 48 vjeç; Xh.Gj., 62 vjeç; E.Gj., 33 vjeç.

  • Dyshime për shitblerje votash/ Bllokohen brenda makinës së tyre dy persona në Maqellarë, mes tyre biznesmeni Fiqiri Pali

    Dyshime për shitblerje votash/ Bllokohen brenda makinës së tyre dy persona në Maqellarë, mes tyre biznesmeni Fiqiri Pali

    Pamje nga vendngjarja

    DIBËR- Dy persona u bllokuan mbrëmjen e djeshme brenda dy automjeve të tyre që po qarkullonin, pasi dyshoheshin se po shpërndanin para dhe tollona karburanti në Maqellare. Ngjarja ka ndodhur pranë zyrave elektorale të Partisë Socialiste në Maqellarë. Sipas pamjeve të mëposhtme, në vendngjarje ka mbërritur Policia, ndërsa ata janë të bllokuar në makinat e tyre.

    Dyshohet se personat e bllokuar janë kandidati i PS në Dibër, Agron Malaj dhe biznesmeni Fiqiri (Cil) Pali. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të vona të natës, ndërsa nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për këtë rast./ZËRI

  • Berisha takim në Maqellarë/ Qytetarët i shtrojnë tapetin blu…

    Berisha takim në Maqellarë/ Qytetarët i shtrojnë tapetin blu…

    Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar edhe një takim të paprogramuar në Maqellarë.

    Banorët e kësaj zone i kanë shtruar një tapet blu liderit të Opozitës që po shkonte drejt Dibrës për takimin përmbyllës të fushtës elektorale.