Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Dovelanë.
Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete. Shkaku aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Tag: maqellarë
-

VIDEO/ Aksident i trefishtë në aksin Maqellarë-Peshkopi, ja pamjet nga vendngjarja
-

Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë-Peshkopi, 2 të lënduar, shkak dyshohet lagështira në rrugë
Një aksident i katërfishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi.
Si pasojë e përplasjes së 4 makinave ka mbetur i plagosur një nga drejtuesit dhe një pasagjere. Të lënduarit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë.
“Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi, dyshohet se si pasojë e lagështirës në rrugë, janë përplasur katër automjete me drejtues shtetasit U.L., F.P., I.R. dhe H.H.
Si pasojë e përplasjes, është lënduar njëri nga drejtuesit, shtetasi H.H., si edhe një pasagjere, shtetasja I.L. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. -

Aksident në rrugën Maqellarë-Peshkopi, disa të plagosur
Një aksident rrugor u shënua mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur “Grevë”.
Ambulanca është nisur drejt vendngjarjes.
Ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve, por raportohet se dy persona kanë mbërritur në spitalin e Peshkopisë.
Dyshohet se shkak i aksidentit është lagështira në rrugë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.
Dibër/Informacion paraprak
Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi, dyshohet se si pasojë e lagështirës në rrugë, janë përplasur katër automjete me drejtues shtetasit U.L., F.P., I.R. dhe H.H.
Si pasojë e përplasjes, është lënduar njëri nga drejtuesit, shtetasi H.H., si edhe një pasagjere, shtetasja I.L. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, disa të plagosur
Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur “Grevë”.
Ambulanca është nisur drejt vendngjarjes. Ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve, por raportohet se dy persona kanë mbërritur në spitalin e Peshkopisë.
Dyshohet se shkak i aksidentit është lagështira në rrugë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit. -

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur
Pak më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur “Grevë”.
Ambulanca është nisur drejt vendngjarjes. Nga aksidenti raportohet se dy persona kanë mbërritur në spitalin e Peshkopisë.
Dyshohet se shkak i aksidentit është lagështira në rrugë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policise
Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi, dyshohet se si pasojë e lagështirës në rrugë, janë përplasur katër automjete me drejtues shtetasit U.L., F.P., I.R. dhe H.H.
Si pasojë e përplasjes, është lënduar njëri nga drejtuesit, shtetasi H.H., si edhe një pasagjere, shtetasja I.L. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-

Aksident në Maqellarë–Peshkopi/ 4 të plagosur, një në gjendje të rëndë
Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident rrugor në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Në njërën nga makinat udhëtonin 3 shtetas nga kosova, ndërsa në automjetin tjetër një i ri nga Peshkopia.
Sipas informacioneve paraprake, i riu nga Peshkopia ka pësuar fraktura të shumta si pasojë e përplasjes dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Tre shtetasit kosovarë po marrin trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Peshkopisë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë mund të kenë qenë faktorët kryesorë të përplasjes.
Raportohet për 4 persona të plagosur.
-

Aksident rrugor në aksin Bulqizë-Maqellare, përplasen dy makina, 5 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Bulqizë-Maqellare në afërsi të urës së Drinit të Zi në Gjoricë.
Dy makina janë përplasur dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, siç raporton korrespondenti i Top Channel, Dërfim Karaj.
Top Channel
-

Agron Malaj e paditi për blerje votash, shtyhet seanca për Xhelal Mziun! Ja kur mbahet e radhës
agron malaj- Xhelal Mziu
TIRANË- Seanca gjyqësore në ngarkim të deputetit demokrat Xhelal Mziu, i cili është paditur nga Agron Malaj për veprën penale të “Shpifjes e kryer botërisht” është zhvilluar këtë të mërkurë.
Mësohet se në seancën e sotme, avokati i deputetit demokrat Xhelal Mziu, ka pretenduar se deklarata e dhënë nga klienti i tij gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ka qenë në cilësinë e drejtuesit politik të zonës dhe i është referuar informacioneve që atij i kanë ardhur nga strukturat. Marash Logu i kërkoi Prokurorisë së Posaçme t’i vendosë në dispozicion informacionin se në çfarë faze ndodhet hetimi që ka nisur për ngjarjen në Maqellarë dy ditë para zgjedhjeve.
Ndërkohë, nga ana tjetër pala mbrojetëse e Agron Malajt, sot deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në periudhën kur ndodhi deklarata, kryebashkiak i Matit, ka pretenduar se ai nuk ka qenë fare në zonën e Maqellarës ditën kur pretendon Mziu.
Por çfarë ndodhi?
Më 10 maj, në Maqellarë, vetëm një ditë para hapjes së qendrave të votimit, simpatizantë të Partisë Demokratike ndaluan një automjet, duke pretenduar se personat që ishin në të po shpërndanin para me qëllim blerjen e votave në favor të Partisë Socialiste. Lidhur me rastin, drejtuesi politik i Partisë Demokratike, deputeti Xhelal Mziu akuzoi (asokohe) kandidatin socialist Agron Malaj, duke u shprehur se makina ishte e tija.
“Një mjet është në pronësi të Agron Malajt dhe brenda tij janë të paktën dy persona. Ndërkohë, ka një tjetër mjet që i përket një biznesmeni. Ky mjet është bllokuar nga disa demokratë, të cilët po shpërndanin para në lagjen e Magjellarëve. Sot kam denoncuar një numër të konsiderueshëm, më shumë se 80 persona, vetëm në Bashkinë e Dibrës. Rilindja po sheh që rezultati po shkon 4 me 1, dhe është e qartë se kjo po bëhet me urdhër të kryezyrtarit apo edhe të personave të tjerë që duan të blejnë çdo votë. Ata mendojnë se po shpëtojnë nga disfata. Unë nuk e di se kush është kreu i Task Forcës. Nuk kemi pasur asnjë lloj kontakti me ta. Kemi bërë edhe disa denoncime që janë paraqitur formalisht, por nuk ka pasur asnjë reagim dhe nuk kemi pasur asnjë lloj kontakti me autoritetet. Askush nuk është njoftuar deri tani, përveç policisë që është e pranishme,”-tha Mziu.
Si përgjigje, me anë të një videoje, Malaj tha se ai ndodhej në Burrel me shtabin elektoral dhe jo në Maqellarë ku pretendohet se është bllokuar makina nga mbështetësit e PD-së.
Reagimi i Agron Malajt:
“Marr shkas nga deklarata e Xhelal palaços, që thotë makina e Agron Malajt. Agron Malaj është me shtabin elektoral në qytetin e Burrelit dhe nuk ka lidhje fare me makinën e Xhelal palaços edhe Shkëlzen palaços që e nxjerr aty për të përgojuar emrin tim. Makina aty është, makina të verifikiohet. Por këta janë palaço cirku, që Xhelali po përgatit humbjen më të thellë. Dhe i ka ngel në gojë Agron Malaj. Ja, ja ku e keni edhe Xhelo ziun që shpif, që makina në Maqellarë që s’kemi lidhje, dhe ne jemi këtu në Burrel”.
Ndërkohë, bëhet me dije se eanca e radhë do të mbahet më 8 tetor./ZËRI -

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë
Detaje të reja mësohen për ngjarjen në Maqellarë të Dibrës, ku një i ri ka plagosur nënën e tij.
Mësohet se 22-vjeçari me inicialet L.S., që plagosi nënën, është shoqëruar nga policia.
Mësohet se 22-vjeçari ka kryer studimet e larta.
Ndërsa kohët e fundit ka shfaqur shenja të pazakonta për sjelljen e tij, duke u mbyllur në vetvete.
Maqellarë/Dibër
Plagosi me mjet prerës (thikë), nënën e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Pocest, Maqellarë, kishte ndodhur një konflikt në familje, menjeherë kanë shkuar në adresën e marrë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi I.S., 26 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij shtetasen N.S., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Mjeti prerës (thikë), është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme. -

EMRI/ Plagosi 7 herë me thikë nënën e tij, vihet në pranga 26-vjeçari në Maqellarë! Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes tyre
Një 26-vjeçar në Maqellarë, i cili plagosi ditën e sotme më thikë nënën e tij, është arrestuar nga policia.
Në pranga është vënë i riu Itles Sula. Sipas informacioneve zyrtare policore, ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Ndërkohë 50-vjeçarja e plagosur u transportua me urgjencë drejt Tiranës, ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, thikën e përdorur nga i riu.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, ku 25-vjeçari Iltles Sula, i cili ka përfunduar studimet e larta por ishte ende i papunë, ka goditur me mjet prerës nënën e tij 48-vjeçare, N.Sula, drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në Pocest.
NJOFTIMI I POLICISË:
Maqellarë/Dibër
Plagosi me mjet prerës (thikë), nënën e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Pocest, Maqellarë, kishte ndodhur një konflikt në familje, menjeherë kanë shkuar në adresën e marrë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi I.S., 26 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij shtetasen N.S., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Mjeti prerës (thikë), është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.