Tag: maqedoninë

  • Festë kuqezi në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija shpallet fituese e titullit kampion

    Festë kuqezi në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija shpallet fituese e titullit kampion

    Sot do të ketë festë kuqezi në Maqedoninë e Veriut. Titulli kampion për edicionin 2024/35 shkon në duart e lojtarëve të Shkëndijës. Skuadra nga Tetova është shpallur kampione 2 javë përpara përfundimit të kampionatit.
    Fitorja e sotme 2-1 kundër Rabotniçkit i ka siguruar kuqezinjve matematikisht vendin e parë në renditje. Kjo është hera e 5-të në historinë e klubit shqiptar që fiton titullin kampion në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë kampione në fuqi ishte një tjetër skuadër shqiptare, Struga Trim&Lum./Sport Ekspres/

  • Festë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija e Tetovës shpallet kampione sezonin 2024–2025

    Festë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija e Tetovës shpallet kampione sezonin 2024–2025

    Shkëndija e Tetovës ka fituar zyrtarisht titullin kampion të Maqedonisë së Veriut për sezonin futbollistik 2024–2025, duke shënuar suksesin e pestë në historinë e klubit. Kuqezinjtë siguruan matematikisht trofeun dy javë para përfundimit të kampionatit, pas një fitoreje 2-1 në ndeshjen ndaj Rabotnickit, të zhvilluar në stadiumin e tyre.
    Skuadra e drejtuar nga trajneri Jeton Beqiri shfaqi një ecuri të qëndrueshme gjatë gjithë sezonit dhe mbajti vendin e parë për pjesën më të madhe të kohës. Edhe pse ndjekësi më i afërt në renditje, Sileksi, ndodhet vetëm katër pikë larg, rezultati i ndeshjes së ardhshme kundër Gostivarit — që është tërhequr nga kampionati — pritet të regjistrohet si fitore në tavolinë për Shkëndijën, duke vulosur përfundimisht kreun e tabelës.
    Ky është titulli i parë për Shkëndijën pas një pritjeje katërvjeçare, që nga fitorja në sezonin 2020–2021. Kampionatet pasuese janë dominuar gjithashtu nga ekipe shqiptare: Shkupi u shpall kampion në vitin 2022, ndërsa Struga triumfoi në dy sezonet e fundit.
    Me rikthimin e Shkëndijës në fronin e futbollit vendor, vazhdon zinxhiri i sukseseve të klubeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke konfirmuar dominimin e tyre në kampionatin elitar të vendit.

  • 6 gola në derbin e madh të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por në fund askush nuk fiton

    6 gola në derbin e madh të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por në fund askush nuk fiton

    27 Prill 2025

    17:57

    Telesport

    Shkëndija-Shkupi ishte kryendeshja e javës së 29-të në Maqedoninë e Veriut. Derbi i shqiptarëve solli 6 gola dhe në fund nga një pikë për secilën skuadër.
    Në mënyrë të habitshme, për 2 minuta u shënuan dy autogola në secilën portë. Shkupi shënoi edhe dy herë të tjera Brenda pjesës së parë, me Imeri në minutën e 17-të dhe Ibishi në minutën e 37-të. Pjesa e parë mbyllet 1-3 për Shkupin.
    Në pjesën e dytë, Shkëndija do të barazonte shifrat. Fillimisht falë një autogoli të Diene në minutën e 51-të dhe golit të Adenis Shalës në minutën e 85-të.
    Pas këtij barazimi, Shkëndija mbetet në vendin e parë me 63 pikë, 4 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Sileks. Kur duhen edhe 4 javë nga fundi i kampionatit, renditja e ekipeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut është e tillë: Shkëndija në vend të parë, Gostivari dhe Struga mbajnë vendet 4 dhe 5, Shkupi në vend të shtatë dhe Besa 1976 dhe Voska Sport mbyllin abelën. Voska Sport është tërhequr nga gara për shkak të problemeve dhe pakënaqësive që ka me Federatën vendase.

  • Narkoshteti po godet biznesin shqiptar, Meta: PL mbështet kërkesat e eksportuesve për rimbursim të menjëhershëm me 10% të TVSH

    Narkoshteti po godet biznesin shqiptar, Meta: PL mbështet kërkesat e eksportuesve për rimbursim të menjëhershëm me 10% të TVSH

    Narkoshteti po godet biznesin shqiptar, Meta: PL mbështet kërkesat e eksportuesve për rimbursim të menjëhershëm me 10% të TVSH

    PL, shkruan Meta, “Mbështet kërkesën për kompensim të zhvlerësimit të valutës së huaj, duke mbajtur një kurs fiks të këmbimit të lekut, ashtu siç ndodh në Maqedoninë e Veriut”.

    Partia e Lirisë, është në mbështetje të plotë të eksportuesve të bimëve mjekësore dhe aromatike, të cilët po përjetojnë një situatë tejet të rënduar dhe që ka të bëjë me gati 100 mijë shqiptarë.

    Sot edhe më shumë ndodhemi në krah të eksportuesve vendas të cilët po përjetojnë një diskriminim të paparë nga taksat, tarifat dhe kostot e papërballueshme në rritje të lëndëve të para të prodhimit, të imponuara nga Narkoshteti.

    Për të gjitha këto arsye eksportet janë në pikiatë ndërsa importet në rritje të pandalshme.

    Vetëm gjatë vitit të kaluar, në tërësi eksportet ranë me rreth 15% ndërsa këtë tre mujor bilanci është akoma më i rënduar.

    Eksportet në tërësi zënë vetëm 8% të Prodhimit Brendshëm Bruto duke na renditur të fundit në rajon, ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut, eksportet janë mbi 57% e PPB.

    Përballë konjukturave të reja të disfavorshme të tregtisë dhe të një regjimi tatimor mizor mbi prodhimin vendas, ky bilanc negativ pritet të rëndohet.

    Partia Lirisë mbështet kërkesat e shoqatës së eksportuesve për rimbursim të menjëhershëm me 10% të tatimit mbi vlerën e shtuar.

    Mbështet kërkesën për kompensim të zhvlerësimit të valutës së huaj, duke mbajtur një kurs fiks të këmbimit të lekut, ashtu siç ndodh në Maqedoninë e Veriut.

    Mbështet përgjysmimin e menjëhershëm të taksave dhe të tatimeve në të gjithë zinxhirin prodhues.

    Mbështet heqjen e tatimit mbi pagat deri në 80 mijë lekë, veçanërisht për punonjësit sezonale.

    Mbështet kërkesë e eksportuesve për pagesën nga qeveria të kontributeve të sigurimeve shoqërore për punonjësit për muajt e vjeljes dhe grumbullimit të prodhimit.

    Të gjithë ata që duan të prodhojnë dhe të eksportojnë, kanë vetëm një rrugë:

    Të votojnë më 11 Maj Nr. 1 “PD-ASHM”, për Shqipërinë si fuqi prodhuese dhe eksportuese.

    Ne angazhohemi të 3-fishojmë pagesat direkte për çdo njësi sipërfaqe dhe njësi prodhimi vendas.

    Me taksa të ulëta dhe me 3-fishim të mbështetjes me para në dorë për prodhimet vendase, do ta shndërrojmë Shqipërinë Madhështore.

    [✅] [🗳] [🇦🇱] VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

    [✅] [🗳] [🇦🇱] VOTO ILIR METAJ, deputet në Qarkun TiranëTVSH

    [✅] [🗳] [🇦🇱] VOTO ILIR METAJ, deputet në Qarkun Tiranë