“Ende nuk e kemi një partner për tango”, u shpreh kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, duke folur për bisedimet e mundshme me Republikën e Bullgarisë për përparimin e Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane. Por, sa e gatshme është Sofja për të vallëzuar tango me Shkupin në një situatë kur përballet me probleme të brendshme – protesta masive dhe presion për dorëheqjen e Qeverisë?
Vetëm situata në Bullgari mund të çojë në atë që pala maqedonase të mos ketë me kë të bisedojë, tha profesori universitar Vasko Naumovski, i cili ka qenë ambasador në Uashington dhe ish-zëvendëskryeministër për Integrime Evropiane.
Ai theksoi se deri tani ka pasur iniciativa nga pala maqedonase për rritjen e besimit dhe mbajtjen e disa takimeve në nivel të lartë, por ato nuk janë pranuar.
“Tani mbetet e hapur pyetja nëse në muajt e ardhshëm Bullgaria do të ketë një skenë politike të qëndrueshme dhe do të jetë një partnere stabile me të cilën mund të hyjmë në bisedime të thella. Nëse skena politike atje vazhdon të destabilizohet, ne nuk do të kishim me kë të biem dakord, ose ajo që do të biem dakord nuk do të mbijetonte në Bullgari për një kohë më të gjatë”, tha Naumovski për Radio Evropa e Lirë (REL).
Më 1 dhjetor, Bullgaria u përball me disa nga protestat më të mëdha që nga vitet 1990, të nxitura nga buxheti që e propozoi Qeveria. Ekzekutivi e tërhoqi propozimin, por protestuesit kërkuan dorëheqjen e tij, kërkesë që u mbështet edhe nga presidenti Rumen Radev. Përveç planeve buxhetore, një nga faktorët që shkaktoi zemërim te qytetarët që dolën në rrugë dhe sheshe, siç thanë vetë ata, ishte korrupsioni.
Në kontekstin e Maqedonisë së Veriut, Bullgaria ka rëndësi pasi autoritetet maqedonase kërkojnë garanci se pas ndonjë ndryshimi kushtetues nuk do të ketë kushte të reja për integrimin evropian të vendit. Me ndryshimet kushtetuese, Maqedonia e Veriut duhet të përfshijë komunitetin bullgar në Preambulën e Kushtetutës. Kjo është një detyrë që vendi e mori në vitin 2022, pasi dy vjet më parë Bullgaria kishte vendosur veto për fillimin e negociatave të Shkupit me Bashkimin Evropian.
Ambasadorja gjermane konsideron se ekziston vullnet politik
Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis dy vendeve, ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, Petra Dreksler, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, vlerësoi se “në të kaluarën e afërt mund të dallohen shembuj të mirë” se si ato mund të forcohen.
Si shembull, ajo përmend marrëveshjen për Korridorin 8, të cilën në nëntor e nënshkruan zëvendëskryeministri njëherësh ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, dhe ministri bullgar për Zhvillim Rajonal, Grozdan Karadzhov.
Marrëveshja ka të bëjë me ndërtimin e një tuneli të përbashkët kufitar për nevojat e transportit hekurudhor.
“Ky është një investim nga i cili do të përfitojë e gjithë Evropa, kur të kompletohet rrjeti ynë evropian hekurudhor. Është diçka nga e cila do të përfitojnë fuqishëm të dyja vendet, do të forcojë ekonomitë tona, diçka që mund të nxisë edhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Sipas mendimit tim, padyshim që ekziston interes dhe vullnet politik për përparim, dhe këtë Gjermania e mbështet plotësisht, ashtu si edhe Bashkimi Evropian”, tha Dreksler, në intervistën për Shërbimin maqedonas të REL-it.
Aktivitetet në dy fronte
Por, si mund të vazhdohet më tej, duke marrë parasysh situatën aktuale në Bullgari?
Sipas Naumovskit, aktivitetet nga pala maqedonase duhet të vazhdojnë me paraqitjen e qëndrimeve të saj para institucioneve të BE-së, dhe me këtë të pritet që “institucionet evropiane ose shtetet anëtare të nisin që ta nxisin Bullgarinë që të heqë dorë nga e drejta e vetos”.
“Paralelisht me këtë, duhet të vazhdojnë edhe nismat për një qasje dypalëshe drejt zgjidhjes së këtij problemi me institucionet përkatëse në Bullgari. Përmes këtyre dy proceseve paralele, mund të shpresojmë se mund të bëjmë një hap përpara gjatë vitit të ardhshëm”, tha Naumovski.
Ndërsa mbetet e hapur pyetja se çfarë dhe nëse do të ndryshojë diçka në periudhën e ardhshme, pala bullgare deri tani ka përsëritur vazhdimisht qëndrimin se Maqedonia e Veriut është ajo që duhet të përmbushë detyrimet e saj.
Presidenti bullgar, Rumen Radev, deklaroi ditë më parë se me përfshirjen e komunitetit bullgar në Kushtetutë, Maqedonia e Veriut do të përshpejtojë ndjeshëm procesin e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Shpresoj që fqinjët tanë jugperëndimorë ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur për të hapur dyert për negociata për anëtarësim të plotë”, deklaroi Radev gjatë pritjes për përfaqësuesit e organizatave të bullgarëve nga Maqedonia e Veriut.
Mickoski: Nuk kemi informacione nga pala bullgare
Nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë një bisedimi me gazetarët më 4 dhjetor, përsëriti qëndrimet e tij se nëse Maqedonia e Veriut bënë ndryshime kushtetuese, kjo mund të rezultojë me kërkesa të reja, prandaj nevojiten garanci.
“Ndryshimet kushtetuese janë vetëm fillimi. Edhe sikur nesër t’i përfshijmë bullgarët në Kushtetutë, pyetja mbetet vetëm nëse për tre, gjashtë apo nëntë muaj do të ketë një kusht të ri”, tha Mickoski.
Ai theksoi se ka pasur nisma nga “disa vende me ndikim” në BE për takime me Bullgarinë në nivel të lartë, por shtoi se deri tani nuk ka informacione nga pala bullgare për gatishmërinë për bisedime.
Mickoski theksoi se është dilemë se si eventualisht Sofja do të donte të zhvilloheshin bisedimet. Nga njëra anë, u shpreh ai, Bullgaria pretendon se “kjo nuk është më një çështje dypalëshe” dhe se logjike është të bisedohet me Brukselin.
“Këtu pala bullgare thotë se mund ta zgjidhim vetë. Le të vendosin… Nëse është dypalëshe, jemi të gatshëm të bisedojmë me ta. Nëse jo, atëherë të bisedojmë me Brukselin”, tha Mickoski për gazetarët.
Ndërkaq, opozita ka kritika për këtë çështje. Lidhja Socialdemokrate (LSDM) e ka akuzuar Qeverinë se me qëllim po pengon rrugën evropiane, se nuk dëshiron reforma dhe nuk lejon funksionimin e shtetit ligjor.
Qeveria do të dëgjojë mesazhet për ndryshimet kushtetuese nga Brukseli
Ndërkohë, Këshilli i Evropës po përgatitet të miratojë konkluzionet për zgjerimin. Parashikohet që kjo të ndodhë më 16 dhjetor, periudhë kur kryeministri Mickoski dhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë maqedonase do të jenë në Bruksel, ku do të mbahet edhe samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Sipas draft-konkluzioneve, të cilat i ka parë më herët Radio Evropa e Lirë, Këshilli parashikon t’i bëjë një thirrje tjetër Maqedonisë së Veriut për të përmbushur detyrimet dhe për të kryer ndryshimet kushtetuese.
Sipas këtyre draft-konkluzioneve, Këshilli “konfirmon gatishmërinë e tij për të thirrur edhe një konferencë ndërqeveritare, pa vonesa të mëtejshme apo vendime politike shtesë”.
Aty thuhet po ashtu se “Këshilli është i gatshëm të hapë grup-kapitullin e parë negociues sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Këto konkluzione bazohen në raportet e Komisionit Evropian të publikuara në nëntor lidhur me progresin e vendeve aspiruese për anëtarësim.
Tag: maqedonase
-

Analiza: A mund të “vallëzojnë tango” Shkupi dhe Sofja?
-

Zgjedhjet në RMV, “Shqiptarët, s’kanë qenë kurrë më të përçarë”/ Minxhozi: Antagonizmi mes partive shqiptare, i dëmshëm
Analisti Skënder Minxhozi komentoi për ‘Real Story’ zhvillimet post zgjedhore në Maqedoninë e Veriut me fitoren e partisë VLEN në zgjedhjet e kësaj të diele. Kësaj force politike iu besua qeverisja në komunat kryesore shqiptare si Tetova, Çairi etj.
Minxhozi tha se shqiptarët në këtë republikë nuk kanë qenë kurrë më të përçarë dhe se antagonizmi mes partive shqiptare është i dëmshëm. Më tej, në analizën e tij Minxhozi tha se ndërhyrja e Kurtit në skenën politike maqedonase krijoi një rreth inatesh mes kandidatit që mbështetej nga Rama.
“Edi Rama ka qenë ekliptik ndaj skenës politike maqedonase. Ka qenë mbartës i një ideje gjysmë romantike.
Ka qenë një vizion i të gjitha qeverive që nuk kanë pasur një qasje proaktive ndaj skenës maqedonase. Mbetet në kufijtë e kontakteve njerëzore sesa në konvergim të ideve poltike. Nuk ka sot një ide të pjekur se çfarë qasje do kemi ne ndaj situatës në RMV. Ardhja e VMRO ka qenë një këmbanë alarmi, krijoi mëdyshje ndaj BE, hodhi hije mbi statusin e shqipes etj.
Edhe në raport me Shqipërinë e shohim në planin A: disa parti luftojnë për pushtet, plani B: një e treta e popullsisë me status kushtetues shtetformues që ndihet jo mirë për të drejtat dhe standartet dhe që papritur sheh që shqiptarët kanë përçarje. Kemi dy parti që luftojnë në mënyrë antagoniste, kjo përçarje me sytë e një shqiptari përjetohet si një gjë e çuditshme sesi shqiptarët me nevojën akute që kanë të jenë një faktor i vetëm, e kanë gjetur luksin dhe kohën që të jenë në një antagonizëm me njëri tjetrin ku ka krijuar hapësira për partitë e mëdha të përfitojnë.
Ndërhyrjet gjysmë ideologjike dhe personale të Kurtit në skenën politike maqedonase vetëm se Ali Ahmeti mbështetet nga Rama, krijohet rrethi i inateve. Dy shtetet e mëdha shqiptare janë sjellë keq.“
-

Ndërpritet puna në pikën kufitare të Qafë Thanës/ Pala maqedonase me probleme në sistemin e regjistrimit të…
Puna në pikën kufitare, në dalje të Shqipërisë, është ndërprerë.
Sipas njoftimit pala maqedonase ka probleme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve.
“Njofton DVKM Korçë, se në PKK Qafë Thanë, prej orës 12:50-13:10 është ndërprerë puna në dalje të RSh-së, pasi pala Maqedonase ka pasur probleme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve. Për momentin nuk ka fluks të shtuar dhe puna po vazhdon normalisht”, raportojnë autoritetet. -

Ndërpritet puna në pikën kufitare të Qafë Thanës, pala maqedonase me probleme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve
Puna në pikën kufitare, në dalje të Shqipërisë, është ndërprerë.
Sipas njoftimit pala maqedonase ka probleme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve.
“Njofton DVKM Korçë, se në PKK Qafë Thanë, prej orës 12:50-13:10 është ndërprerë puna në dalje të RSh-së, pasi pala Maqedonase ka pasur probleme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve. Për momentin nuk ka fluks të shtuar dhe puna po vazhdon normalisht”, raportojnë autoritetet.Top Channel
-

Thirrjet antishqiptare, Presidentja maqedonase: Jo urrejtje ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka thënë se populli maqedonas është i turpëruar nga thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve, nga tifozët në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në fundjavë në qytetin e Kumanovës.
“Për shkak të analfabetizmit tonë sportiv, që ndodh për të kush e di të satën herë, me të drejtë nuk ndalen reagimet ndaj incidentit të tmerrshëm në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, ku disa tifozë të papërgjegjshëm qëlluan me plumba urrejtjeje ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë, por në fakt, na goditën të gjithëve, madje edhe vetveten, dhe sërish jemi të turpëruar”, ka shkruar ajo në Facebook.
Siljanovska Davkova ka thënë se Maqedonia nuk do të lejojë më që arenat sportive të kthehen në “arena tifozësh gladiatorësh”.
Sipas presidentes maqedonase, mësimi i parë se “si të brohorasësh” mësohet në shtëpi e më pas në shkolla. Ajo ka thënë se shteti duhet t’u kundërvihet urrejtjes së tifozëve dhe të mësojë se si të brohorasin. Sipas saj, Maqedonia e Veriut ka nevojë për “një alfabet të brohoritjes si kënaqësi sportive”.
“Maqedoni e pastër”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, janë disa nga parullat e kënduara nga tifozët vendas, thirrje të lidhura me retorikën naziste të shfarosjes. Thirrjet u bënë në praninë e kryeministrit maqedonas e zyrtarëve të lartë shtetërorë.
-

Vatër zjarri pranë doganës së Gorricës/ Pala maqedonase pezullon përkohësisht punën
Nje zjarr i rënë 10 km ne thellesi te kufirit me Maqedonine, ne afersi te qytetit te Resnjes, ka pezulluar levizjen ne te dyja anet e kufirit ne doganen e Gorrices ne Pustec. Lajmi konfirmohet edhe nga Drejtoria e Policise se Korçes. Ka qene pala maqedonase ajo qe ka pezulluar veprimet ne doganen e Gorrices.Kjo doganë qe gjendet ne bashkinë e Pustecit, nuk ka qarkullim te madh te mjeteve.Pala maqedonase ben te ditur se kjo mase paraprake behet per arsye sigurie, pasi zjarri eshte fare prane rruges qe lidh qytetin e Resnjës me doganen e Gorrices.
-

Radhë kilometrike në Qafë-Thanë, qytetarët presin me orë të tëra për të kaluar kufirin
Burime pranë kësaj pike kufitare bëjnë me dije se situata ka ardhur si pasojë e mungesës së personelit të mjaftueshëm në kabinat e kontrollit nga pala maqedonase. Kontrolli kufitar në këtë pikë kryhet në mënyrë të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj maqedonase, por ngadalësimi i procedurave ka shkaktuar bllokime të njëpasnjëshme.
Udhëtarët raportojnë pritje të gjata nën temperatura të larta, duke shprehur shqetësimin për mungesën e informacionit dhe ritmin e ngadaltë të kalimit.
Autoritetet shqiptare po monitorojnë situatën, ndërsa mbetet për t’u parë nëse pala maqedonase do të rrisë kapacitetet për të normalizuar qarkullimin në një nga pikat më të frekuentuara gjatë sezonit turistik. -

Ministri i Jashtëm i RMV: Do kërkoj një konsullatë maqedonase në Korçë, do mbështetim komunitetin tonë
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timcho Mucunski zhvilloi të mërkurën një vizitë në Pustec, ku zhvilloi takime me komuniteti maqedonas atje.
Në një komunikim për mediat Mucunski tha se qeveria e RMV duhet të bëjë më shumë për këtë komunitet ndërsa shtoi se do t’i kërkojë homologut të tij shqiptar hapjen e një konsullate maqedonase në Korçë.
“Këtu në Pustec kemi komunitetin tonë maqedonas, kam ardhur me ministrin e brendshëm dhe pas pak do na bashkohet dhe ministri i kulturës. Komuniteti ka kontribuar në shoqërinë shqiptare ndërsa ne si qeveri duhet të bëjnë me tepër për minoritetin maqedonas në Pustec.
Duhet të financojmë projekte sociale dhe kulturore në këtë zonë. Duhet një nivel më i lartë konsullor, jo vetëm pasaportizimi i tyre por dhe aspekte të tjera. Unë do të takoj javën tjetër kolegun tim Igli Hasani javën tjetër në Ohër, kemi një marrëdhënie fantastike me të. Gjithashtu do i kërkoj ministrit shqiptar hapjen e një konsullate maqedonase në Korçë”, tha ministri maqedonas.
I pyetur lidhur me takimet që kryeministri shqiptar dhe ai i Kosovës zhvilluan me subjektet shqiptar në RMV Mucunski u përgjigj:
“Kryeministri kosovar e shqiptar ishin të ftuar dje për një samit të suksesshëm për axhenden europiane. Unë mund të them se ishte një samit që shkoi mirë. Aktivitetet politike janë normale kudo.
Unë jam një besimtar i demokracisë. Po, kemi zgjedhje pas pak kohësh, ku ne si koalicion qeveritar jemi besimplotë qe do te fitojmë për punët e bëra. Jemi një shoqëri multietnike”, u shpreh ai. -

PPE tërhiqet në minutën e fundit, shtyhet raporti për Maqedoninë e Veriut në PE
Parlamenti Evropian shtyu të mërkurën votimin për raportin e progresit të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në BE, pasi Partia Popullore Evropiane (PPE) tërhoqi mbështetjen në minutën e fundit. Eurodeputeti austriak Thomas Waitz, autor i raportit, denoncoi presione dhe kërcënime që sipas tij synonin të ngadalësonin procesin e anëtarësimit të Shkupit në union.
Raporti ishte planifikuar të votohej së bashku me dosjet për vende të tjera kandidate si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, dhe Gjeorgjia, të cilat u miratuan pa pengesa. Por në rastin e Maqedonisë së Veriut, ndryshimi i qëndrimit të PPE-së – nën ndikimin e eurodeputetëve bullgarë – rezultoi në mungesë të shumicës për miratim.
Burime nga Parlamenti thanë për Euronews se vendimi për tërheqjen e mbështetjes erdhi një ditë para votimit, për shkak të paqartësive në tekstin që i referohej identitetit dhe gjuhës maqedonase. Eurodeputeti bullgar Andrey Kovatchev deklaroi se formula aktuale mund të çojë në “keqkuptime”, duke kërkuar sqarime shtesë për të shmangur interpretime politike të papranueshme për Sofjen.
Mosmarrëveshjet identitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë kanë qenë një pengesë e kahershme për rrugën integruese të vendit. Në vitin 2022, BE përfshiu kërkesat e Bullgarisë në konkluzionet për hapjen e negociatave, duke kërkuar përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën maqedonase – një ndryshim që ende nuk është realizuar.
Ndërkohë, Thomas Waitz denoncoi atë që e quajti një “fushatë shpifjeje”, duke thënë se ka marrë kërcënime dhe se numri i tij i telefonit u publikua në rrjetet sociale. Ai mohoi akuzat për ndikim nga qeveria maqedonase, duke theksuar se raporti ishte produkt i negociatave gjithëpërfshirëse në PE dhe se synonte të ishte i balancuar dhe objektiv.
Votimi për raportin do të riplanifikohet më 24 qershor.
-

Mickoski u zotua se do të luftojë për ‘çështjen maqedonase’/ reagon shtypi grek, ‘janë thjesht pasardhës të,,, ‘
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, theksoi se çështja maqedonase do të vendoset në tryezën e fuqive të mëdha.
Mickoski tha se çdo gjë që Maqedonia e Veriut e ka humbur në të kaluarën do ta fitojë shumë shpejt.
“Çështja maqedonase nuk është e mbyllur. Çështja maqedonase në një moment do të vendoset në tryezën e fuqive të mëdha botërore dhe jam i bindur se me fuqinë e argumenteve do të rivendosim gjithçka që kemi humbur jo vetëm në vitet e fundit, por ndoshta edhe në dekadat dhe shekujt e kaluar në të kaluarën. Nuk jam i sigurt se ne jemi brezi që do ta arrijmë këtë, por jam i sigurt se do të vendosim themelet që brezat e ardhshëm, ta arrijnë këtë”, tha Mickoski.
Pas kësaj deklarate ka reaguar dhe shtypi grek duke e quajtur një provokim të Mickoskit për arsye se sipas tyre, ai i referohet ‘Maqedonisë Aegjeane’ rajon i cili ndodhet në Greqi me kryeqendër Selanikun.
“Pasardhësit e refugjatëve politikë me origjinë sllave, të cilët pas përfundimit të luftës civile në Greqi përfunduan në Maqedoninë e sotme të Veriut , si dhe qarqet nacionaliste në vend, e quajnë Maqedonia Aegjeane”, shkruan Protothema. Syri.net-Protothema.