Tag: manipulim

  • GJKKO i jep të drejtë Aulon Kalasë për manipulim votash, i kërkon SPAK të nisë hetimet

    GJKKO i jep të drejtë Aulon Kalasë për manipulim votash, i kërkon SPAK të nisë hetimet

    GJKKO i jep të drejtë Aulon Kalasë për pretendimin për manipulim votash në Durrës, për zgjedhjet e 11 majit.

    GJKKO i kërkon SPAK që të nisë hetimet për rastin.
    “Çështja e votës është më rëndësi. Të vihen para përgjegjësisë ata që prekën votat”, tha ndër të tjera Kalaja në një prononcim për gazetarët, pas vendimit.

    Top Channel

  • “Manipulim votash në Durrës”, GJKKO i jep të drejtë Aulon Kalasë, urdhëron SPAK të nisë hetimet

    “Manipulim votash në Durrës”, GJKKO i jep të drejtë Aulon Kalasë, urdhëron SPAK të nisë hetimet

    aulon kalaja

    TIRANË- GJKKO i jep të drejtë kandidatit Aulon Kalaja në lidhje me pretendimin për manipulim votash në Durrës, në zgjedhjet përlamentare të 11 majit. Vendimi u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi, pas refuzimit të kallëzimit nga prokurori i SPAK, Ols Dado, i cili e kishte kaluar çështjen për kompetencë te Prokuroria e Durrësit. GJykata e Posaçme i kërkon SPAK që të nisë hetimet për rastin.
    Pas vendimit, Kalaja është prononcuar për mediat, ku kërkoi të vihen para përgjegjësisë ata që prekën votat. 
    “Çështja e votës është më rëndësi. Të vihen para përgjegjësisë ata që prekën votat”, tha Kalaja për gazetarët. 
    Aulon Kalaja, kandidati i listës së hapur të Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 11 majit, kishte depozituar kallëzimin duke ngritur akuza mbi krim zgjedhor, por prokuroria fillimisht e konsideroi çështjen jashtë juridiksionit të saj./ZËRI

  • Janë zhdukur 130 mijë fletë votimi? Pas kërkesës së PD, KAS vendos të hapë 4 kuti në Vlorë

    Janë zhdukur 130 mijë fletë votimi? Pas kërkesës së PD, KAS vendos të hapë 4 kuti në Vlorë

    Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht hapjen e 43 kutive të votimit, duke pretenduar se në këto qendra votimi komisionerët kanë shënuar në procesverbal shifrën zero në kolonën e fletëve të votimit të papërdorura. Sipas PD-së, ky fakt ngre dyshime për manipulim të mundshëm të procesit zgjedhor.
    Administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka refuzuar kërkesën e PD-së, duke argumentuar se bëhet fjalë për një “gabim logjik” nga ana e komisionerëve dhe jo për manipulim, siç pretendon opozita.
    Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të verifikojë katër kuti votimi në qarkun e Vlorës, një proces që pritet të nisë më 4 qershor 2025.
    Sipas PD-së, referuar shifrave të publikuara nga vetë KQZ, ka një diferencë prej mbi 130 mijë votash, mes fletëve që gjenden në kuti dhe atyre të printuara. Në kërkesën e PD flitet vetëm për fletët e përdorura brenda vendit.

  • ‘Pretendimet e PD-së për manipulimin e votës, pa prova’, Spahiu: Asnjë komisioner s’e ka denoncuar në flagrancë

    ‘Pretendimet e PD-së për manipulimin e votës, pa prova’, Spahiu: Asnjë komisioner s’e ka denoncuar në flagrancë

    Juristi Kreshnik Spahiu ka hedhur poshtë pretendimet e Partisë Demokratike për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit, duke i cilësuar si një debat politik pa prova konkrete dhe i mbështetur vetëm në alibi pas humbjes elektorale.
    Gjatë një interviste televizive, Spahiu u shpreh skeptik për të gjitha akuzat që kanë ardhur nga kreu i PD-së, Sali Berisha, për “vjedhje votash”, “trenin bullgar” dhe fletë të manipuluara, duke theksuar se deri tani asnjë provë konkrete nuk është paraqitur, as nga komisionerët e opozitës.
    “Në 5200 qendra votimi, çdo qendër ka nga 5 komisionerë. Gjysma janë të opozitës, që do të thotë mbi 15,600 komisionerë apo numërues në gjithë vendin. Nuk kam parë asnjë prej tyre që të dalë publikisht dhe të thotë: ‘Ja, unë kam kapur manipulim votash në flagrancë.’”
    Ai shtoi se edhe rastet e pretenduara në Peqin nuk kanë lidhje me fletë votimi, por ishin sipas tij “fletë reklame për llustër”, duke përjashtuar çdo provë të vlefshme për manipulim.
    Spahiu theksoi se përpara nisjes së legjislaturës së re, duhet të përfundojë faza e ankimimeve, për të mbyllur çdo diskutim rreth procesit. Ai ironizoi faktin që PD vetë refuzoi votimin elektronik, duke preferuar të mbështetej te komisionerët, të cilët sot nuk paraqesin asnjë provë.
    “Po të ishte kështu siç thuhet, do të ishte pozitive që të paktën një komisioner të kishte kapur një rast manipulimi e ta denonconte. Por asnjë s’ka dalë. Nëse do kishte fakte, duhet t’i kishte denoncuar komisioneri – jo kandidati, jo deputeti.”
    Juristi sfidoi publikisht opozitën që, nga diferenca prej 320 mijë votash me Partinë Socialiste, të tregojë të paktën 32 fletë votimi të manipuluara, për të nisur një debat të qëndrueshëm dhe të bazuar në prova.
    “Janë 320 mijë vota diferencë. Të paktën të dalin për 0.01 për qind, pra 32 fletë, dhe të thonë: ‘ja ku janë të manipuluarat’. Por nuk ka asgjë. As polici, as prokurori, as komisioner nuk po del të thotë që ka kapur manipulim.”
    Ai përfundoi duke theksuar se nëse ka shkelje, duhet të jenë organet ligjzbatuese që të reagojnë, por deri tani, as Policia, as Prokuroria, nuk kanë konstatuar ndonjë shkelje penale.

  • “Masakra elektorale me votat e diasporës”/ Berisha denoncon manipulime të shumta në Vlorë dhe Fier

    “Masakra elektorale me votat e diasporës”/ Berisha denoncon manipulime të shumta në Vlorë dhe Fier

    Kreu i PD Sali Berisha vijoi me akuzat për manipulim masiv të votës së diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, duke paraqitur një seri shifrash që sipas tij tregojnë manipulim sistematik dhe identik në qarqet e Fierit dhe Vlorës.
    Në një deklaratë për shtyp, Berisha e quajti procesin zgjedhor një “farsë elektorale” dhe një “krim madhor elektoral”, duke akuzuar drejtues të lartë të Partisë Socialiste dhe persona të lidhur me ta – si Taulant Ballën dhe “Lubi” Ballukun – për kontroll të plotë të procesit të votimit të diasporës. Sipas Berishës, ky proces është “shtetëzuar” nga c’ka ai e cilëson “narkoshteti”.
    Në shifrat e para të publikuara, në qarqet e Fierit dhe Vlorës, numri i votave për Partinë Demokratike dhe koalicionin e saj është dukshëm i ulët në krahasim me Partinë Socialiste, me përqindje dhe diferenca që përsëriten identike në kuti të ndryshme votimi. Për shembull, në Fier PD-ja rezulton me 21 vota kundrejt 341 votave të PS-së në një kuti, një raport me diferencë prej rreth 15 herësh, dhe kjo tendencë përsëritet në mënyrë të identike në kutitë e tjera.
    Berisha e cilësoi këtë “farsë më të turpshme” dhe paralajmëroi krijimin e një “fronti të përbashkët” në Shqipëri dhe në diasporë për të kundërshtuar regjimin aktual dhe për të mbrojtur të drejtën e votës së lirë.
    Berisha kritikoi ashpër Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin, duke e paralajmëruar që të dorëzojë procesverbalet e qendrave të votimit dhe të hedhë poshtë “qëndrimin turpshëm prej mercenari” të Ilir Rusmalit, i cili sipas tij po bllokon transparencën në procesin e ankimimit.
    Ish-kryeministri zbuloi gjithashtu se opozita disponon dokumente dhe laptopë që përmbajnë prova të komunikimeve dhe veprimtarive të paligjshme të patronazhistëve të PS-së, të cilët janë akuzuar për manipulim dhe përfshirje në krime elektorale.
    Berisha u shpreh se përkundër kërcënimeve dhe presioneve, opozita nuk do të pranojë kurrë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të vazhdojë luftën për votën e lirë me besimin në përkrahjen e qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.
    Duke komentuar deklaratën e Ambasadës Amerikane, Berisha tha se urimi i asaj ambasade për shqiptarët nuk është një përshëndetje për kryeministrin aktual Edi Rama, dhe se ajo ka qenë një reagim institucional i njëjtë si për zgjedhje të tjera të diskutueshme në vende të ndryshme. Ai nënvizoi se përkundër urimeve, problemi kryesor mbetet manipulimi i zgjedhjeve dhe mungesa e transparencës.

  • Berisha akuza për manipulim masiv të votës së diasporës: DHL bashkëpunoi me PS

    Berisha akuza për manipulim masiv të votës së diasporës: DHL bashkëpunoi me PS

    Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se vota e diasporës është manipuluar në mënyrë masive nga PS.
    Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha ss kompania ndërkombëtare DHL, e cila ishte kontraktuar për transportin e zarfeve, ka shkelur kontratën duke përdorur nënkontraktorë të lidhur ngushtë me PS-në.
    “DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë, të cilët kanë bashkëpëunuar ngushtë me PS-në.
    Ndonëse kontrata parashikonte se asnjë lloj nënkontraktimi nuk mund të bëhej. DHL u pranua nga ne për shkak të reputacionit të saj, por segmenti shqiptar i DHL-së funksionoi krejtësisht sipas urdhrave, porosive të qeverisë dhe të Edi Ramës.
    Zarfet, votat, nuk u mbushën nga qytetarët e regjistruar, por ato në mijëra, mijëra, mijëra prej tyre u plotësuan nga patronazhistët, të dërguar nga Tirana, nga punonjës apo ish-punonjës të ambasadave dhe solli një manipulim të dalë jashtë kontrolli”, tha Berisha.

  • Berisha konteston sërish votën e diasporës: Manipulim masiv, zarfet u mbushën nga patronazhistët

    Berisha konteston sërish votën e diasporës: Manipulim masiv, zarfet u mbushën nga patronazhistët

    Sali Berisha, në një konferencë për mediat, vazhdoi sërish akuzat për manipulim zgjedhjesh. Berisha tregoi edhe disa shembuj, që sipas tij, tregojnë këtë ‘farsë elektorale’.
    “Farsa erlektorale maj 2000 maj 11 2025, ka pasur një nga faqet më të shëmtuara, historitë më të turpshme, votën e diasporës apo qëndrimin kriminal të narkomaxhorancës ndaj votës së diasporës. Kjo votë ka pësuar manipulimin më masiv, më të paskrupullt dhe më të hapur. Mish mashi që shpalli Rama me votat e diasporës në Greqi është akti më kriminal i manipulimit ndonjëherë të votave. Por ky mish mash sipas të dhënave tona s’ka ndodhur vetëm në Greqi, edhe në Itali dhe ndonjë vend tjetër. Ky mishmash, për ta realizuar, DHL me urhdër të qeverisë ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë që kanë bashkëpunuar ngushtë me PS, ndonëse kontrata parashikonte asnjë lloj nënkontraktimi nuk mund të bëhej se DHL u pranua nga ne për shkak të reputacionit të saj, por segmenti shqiptar i DHL funksionoi sipas urdhërave dhe porosive të qeverisë dhe Ramës. Zarfet, votat, nuk u mbushën nga qytetarët e regjistruar por me mijëra prej tyre u plotësuan nga patronazhistët të dërguar nga Tiranë, nga punonjës apo ish punonjës të ambasadave dhe solli një manipulim të dalë jashtë kontrolli, aë vulgar dhe aq banal saqë u doli tërësisht jashtë çdo kontrolli dhe tani ndër të tjera dora e zezë e postës shqiptare është një nga faktorët e tjerë që u shtri mbi votën e diasporës. Imagjinoni magazinat e postës shqiptare se si lukunia e patronazhistëve ribëri nga e para votat siç deshi. Proces i kriminalizuar në shkallën më të lartë që nuk do të njihet dhe pranohet kurrë. “

  • Berisha, akuza për manipulim masiv të votës së diasporës: DHL dhe Posta Shqiptare bashkëpunuan me PS

    Berisha, akuza për manipulim masiv të votës së diasporës: DHL dhe Posta Shqiptare bashkëpunuan me PS

    Kreu demokrat Sali Berisha ka hedhur akuza të forta lidhur me procesin e votimit të diasporës për zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar atë si faqja më e turpshme e farsës elektorale. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ai tha se vota e diasporës është manipuluar në mënyrë masive, të paskrupullt dhe të koordinuar nga qeveria dhe Partia Socialiste.
    Sipas Berishës, kompania ndërkombëtare DHL, e cila ishte kontraktuar për transportin e zarfeve, ka shkelur kontratën duke përdorur nënkontraktorë të lidhur ngushtë me PS-në, pavarësisht se kontrata ndalonte qartësisht çdo nënkontraktim. Sipas tij segmenti shqiptar i DHL-së ka vepruar sipas urdhrave të Edi Ramës.
    “DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë, të cilët kanë bashkëpëunuar ngushtë me PS-në. Ndonëse kontrata parashikonte se asnjë lloj nënkontraktimi nuk mund të bëhej. DHL u pranua nga ne për shkak të reputacionit të saj, por segmenti shqiptar i DHL-së funksionoi krejtësisht sipas urdhrave, porosive të qeverisë dhe të Edi Ramës. Zarfet, votat, nuk u mbushën nga qytetarët e regjistruar, por ato në mijëra, mijëra, mijëra prej tyre u plotësuan nga patronazhistët, të dërguar nga Tirana, nga punonjës apo ish-punonjës të ambasadave dhe solli një manipulim të dalë jashtë kontrolli”, tha Berisha.
    Berisha akuzoi gjithashtu Postën Shqiptare për përfshirje direkte në manipulim, duke pretenduar se në magazinat e saj janë ribërë zarfe me vota të falsifikuara nga patronazhistët. Ai solli shembuj konkretë nga qarqe të ndryshme si Tirana, Lezha, Dibra dhe Fieri, ku numri i zarfeve të numëruara rezulton më i lartë se ai i zarfeve të dërguara nga diaspora.
    Në disa raste, PS ka marrë deri në 97 përqind të votave, një rezultat që Berisha e krahasoi me Korenë e Veriut.
    “Kjo është një maskaradë zgjedhore që nuk do të njihet kurrë,” deklaroi ai, duke paralajmëruar se opozita do të ndjekë çdo rrugë për të denoncuar dhe dokumentuar këtë “krim elektoral”.

  • “Manipulim masiv, zarfet u mbushën nga patronazhistët”/ Kreu i PD, Berisha konteston sërish votën e diasporës

    “Manipulim masiv, zarfet u mbushën nga patronazhistët”/ Kreu i PD, Berisha konteston sërish votën e diasporës

    Kryedemokrati Sali Berisha, ka reaguar në një konferencë për mediat , për zgjedhjet e 11 majit, duke mos njohur rezultatin e votës së Diasporës.
    Sali Berisha:
    “Farsa erlektorale maj 2000 maj 11 2025, ka pasur një nga faqet më të shëmtuara, historitë më të turpshme, votën e diasporës apo qëndrimin kriminal të narkomaxhorancës ndaj votës së diasporës. Kjo votë ka pësuar manipulimin më masiv, më të paskrupullt dhe më të hapur. Mish mashi që shpalli Rama me votat e diasporës në Greqi është akti më kriminal i manipulimit ndonjëherë të votave. Por ky mish mash sipas të dhënave tona s’ka ndodhur vetëm në Greqi, edhe në Itali dhe ndonjë vend tjetër. Ky mishmash, për ta realizuar, DHL me urhdër të qeverisë ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë që kanë bashkëpunuar ngushtë me PS, ndonëse kontrata parashikonte asnjë lloj nënkontraktimi nuk mund të bëhej se DHL u pranua nga ne për shkak të reputacionit të saj, por segmenti shqiptar i DHL funksionoi sipas urdhërave dhe porosive të qeverisë dhe Ramës.
    Zarfet, votat, nuk u mbushën nga qytetarët e regjistruar por me mijëra prej tyre u plotësuan nga patronazhistët të dërguar nga Tiranë, nga punonjës apo ish punonjës të ambasadave dhe solli një manipulim të dalë jashtë kontrolli, aë vulgar dhe aq banal saqë u doli tërësisht jashtë çdo kontrolli dhe tani ndër të tjera dora e zezë e postës shqiptare është një nga faktorët e tjerë që u shtri mbi votën e diasporës. Imagjinoni magazinat e postës shqiptare se si lukunia e patronazhistëve ribëri nga e para votat siç deshi. Proces i kriminalizuar në shkallën më të lartë që nuk do të njihet dhe pranohet kurrë.”

  • Skandal në Eurovision 2025? Belgjika dhe Spanja kërkojnë hetim për manipulim votash pro Izraelit

    Skandal në Eurovision 2025? Belgjika dhe Spanja kërkojnë hetim për manipulim votash pro Izraelit

    Eurovision 2025 është përfshirë në një skandal pas akuzave për manipulim votash që, sipas disa vendeve, i dhanë Izraelit një vend të dytë të papritur në garë. Transmetuesit publikë të Spanjës (RTVE) dhe Belgjikës (VRT) kanë kërkuar hetim të sistemit të televotimit, pasi Izraeli mori 357 pikë nga votimi publik, përkundër faktit që juritë profesionale të të dyja vendeve i dhanë zero pikë, raporton “The Telegraph”.
    Sipas sistemit të votimit të Eurovision-it, vendet japin pikë nga juria dhe publiku, me maksimumin 12 pikë nga secila palë. Megjithatë, shqetësimi i ngritur nga VRT dhe RTVE lidhet me mundësinë e manipulimit përmes televotimit, ku publiku lejohet të votojë deri në 20 herë kundrejt një pagese.

    Katia Segers, deputete flamande, theksoi se një sistem që lejon deri në 20 vota për person mund të nxisë manipulime të organizuara. Ajo kërkoi që VRT të udhëheqë një hetim brenda EBU-së për këtë çështje dhe për vetë pjesëmarrjen e Izraelit në garë, në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm në Gaza dhe hetimeve për krime lufte ndaj Izraelit.
    Performanca e këngëtares izraelite Yuval Raphael u ndërpre nga protestues pro-palestinezë që u përpoqën të hynin në skenë gjatë finales në Bazel të Zvicrës. RTVE, nga ana tjetër, shfaqi një mesazh solidariteti me Palestinën gjatë transmetimit të finales, duke shkruar: “Kur të drejtat e njeriut janë në rrezik, heshtja nuk është një opsion”.

    Drejtori i Eurovision-it, Martin Green, mohoi çdo parregullsi dhe theksoi se votimi monitorohet nga ekipe të pavarura. Megjithatë, VRT paralajmëroi se pa transparencë të plotë për rregullat dhe procesin e votimit, pjesëmarrja e ardhshme në këtë garë është e diskutueshme.
    Eurovision 2025 u fitua nga Austria me këngën “Wasted Love” të interpretuar nga JJ, duke grumbulluar 436 pikë në total, 258 nga juria dhe 178 nga televotimi. Ndërsa kënga shqiptare “Zjerm”, e interpretuar nga grupi Shkodra Elektronike, u rendit në vend të tetë.