Tag: manga

  • Profecia e librit që tronditi Azinë, ëndrrat e shkrimtares japoneze parashikuan dy tërmete në Paqësor

    Profecia e librit që tronditi Azinë, ëndrrat e shkrimtares japoneze parashikuan dy tërmete në Paqësor

    Të mërkurën, një cunami i fuqishëm u përhap nëpër Oqeanin Paqësor, duke shkaktuar alarm global.

    Ndërkohë, në Kinë, mbi një milion njerëz kërkonin online fjalën “profeci”, të nxitur nga një manga japoneze e vitit 1999 që, sipas disa besimeve, kishte parashikuar ngjarjen.
    Manga titullohet “E Ardhmja që Pashë” dhe është krijuar nga artistja Ryo Tatsuki. Në të, ajo përshkruan ëndrrat e saj që ngjajnë me ngjarje reale. Libri paralajmëronte për një katastrofë në mars 2011, e cila përkoi me tërmetin dhe cunamin shkatërrues në rajonin Tohoku të Japonisë. Në versionin e vitit 2021, ajo përmend një tjetër tërmet të madh që do të ndodhte në korrik 2025.
    Ndërsa kjo datë afrohej, në rrjetet sociale në Azi u përhapën teori dhe meme, duke nxitur panik. Shumë turistë, sidomos nga Kina dhe Hong Kongu, anuluan udhëtimet në Japoni, duke iu referuar parashikimit të Tatsukit dhe paralajmërimeve nga fallxhorë të tjerë.
    Pas tërmetit të fundit, i cili shkaktoi cunami të vogël dhe dëme minimale, disa ndihen më të qetë, por të tjerë mbeten të shqetësuar. Një vajzë 25-vjeçare nga Kina tha se anuloi udhëtimin e saj për në Japoni sepse kishte frikë për jetën e saj. Ajo shtoi se nuk planifikon të udhëtojë atje për pjesën e mbetur të vitit.
    Edhe pse nuk ka prova shkencore që tërmetet mund të parashikohen, manga e Tatsukit ka bërë bujë. Ajo ka pasur ndjekës besnikë që nga botimi i parë, dhe popullariteti i saj u rrit veçanërisht pas ngjarjeve të vitit 2011. Disa besojnë se ajo kishte parashikuar edhe vdekjen e Princeshës Diana dhe këngëtarit Freddie Mercury, ndonëse skeptikët i konsiderojnë vizionet e saj shumë të paqarta për t’u marrë seriozisht.
    Shkencëtarët paralajmërojnë se nuk ka mënyrë të saktë për të parashikuar një tërmet. Vetë Tatsuki ka thënë në intervista që njerëzit nuk duhet të ndikohen shumë nga ëndrrat e saj, por kjo nuk e ka ndalur përhapjen e spekulimeve.
    Frika ndaj “tërmetit të madh” është gjithmonë e pranishme në Japoni, një vend që ndodhet në “Unazën e Zjarrit”, një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Qeveria japoneze ka paralajmëruar për mundësinë që një tërmet i fuqishëm të godasë Brazdën Nankai në 30 vitet e ardhshme – një zonë që ka prodhuar tërmete shkatërruese në të kaluarën.
    Autoritetet japoneze kanë zhvilluar një sistem të avancuar paralajmërimi dhe janë të përgatitura për evakuime masive. Këtë javë, më shumë se dy milionë njerëz u urdhëruan të zhvendosen në zona më të larta, ndonëse fatmirësisht nuk pati pasoja të mëdha.
    Megjithëse tërmeti i fundit nuk përputhej me parashikimin e saktë të mangës, ndikimi i saj ka qenë real, duke rritur vetëdijen për përgatitje ndaj katastrofave.
    Në rrjetet sociale kineze, shumë përdorues e konsideruan “profecinë” si një kujtesë të rëndësishme për t’u përgatitur më mirë dhe për të marrë masat e duhura.
     

    Top Channel

  • Histeri për një manga, parashikoi tmerr në Japoni

    Histeri për një manga, parashikoi tmerr në Japoni

    Manga

    TOKIO- Një profeci nga një libër komik po shkakton tmerr në Japoni. Aq sa turistët kanë anuluar udhëtimet në Japoni për shkak të frikës nga 5 korriku. E gjitha sepse manga “The Future I Saw/E ardhmja që pashë” parashikon një fatkeqësi natyrore këtë të shtunë. Manga flet për një katastrofë të madhe që godet vendin këtë muaj. 
    “E ardhmja që pashë” e Ryo Tatsuki-t tërhoqi vëmendjen pas tërmetit dhe cunamit të Tohoku-s në vitin 2011, kur u zbulua se kopertina e librit me sa duket kishte parashikuar një katastrofë që do të ndodhte në mars të vitit 2011. Në vitin 2020, manga tërhoqi edhe më shumë vëmendje pavarësisht faktit se botuesi origjinal (Asahi Sonorama) ishte mbyllur dhe vetë libri nuk shtypej më, duke shkaktuar rritjen e çmimeve të kopjeve. Ribotimi i vitit 2021, duke përfituar nga ky popullaritet i ringjallur, paralajmëroi për një “katastrofë të vërtetë” në korrik të vitit 2025, duke shkaktuar histeri masive.
    Dhe ndikimi nuk ishte vetëm vendas. Udhëtimet verore drejt Japonisë nga Azia Lindore ranë ndjeshëm dhe disa linja ajrore anuluan fluturimet drejt Japonisë, me sa duket për shkak të shqetësimeve të udhëtarëve se parashikimet e mangës do të realizoheshin.
    Shqetësimet u shtuan kur qeveria japoneze paralajmëroi të hënën për mundësinë e tërmeteve të tjera të forta në pjesën jugperëndimore të vendit, por u bëri thirrje qytetarëve të mos u besojnë parashikimeve të pabaza për dridhje shumë të mëdha. Ndaj të premten e kaluar, autoritetet japoneze evakuuan disa banorë të kompleksit të izoluar të ishujve Tokara, i cili i përket prefekturës Kagoshima, në jug të ishullit Kyushu, që u goditën nga një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter. Ndaj edhe shqetësimet janë shtuar. 
    Ryo Tatsuki, artistja pas manga-s “The Future I Saw”, është përpjekur të shuajë histerinë, duke theksuar se ajo “nuk është një profete”.
    Me një popullsi prej 125 milionë banorësh, Japonia ndodhet në pikën e takimit të katër pllakave kryesore tektonike, në zemër të “Unazës së Zjarrit” të Paqësorit, duke e bërë atë një nga vendet më sizmikisht aktive në botë. Arkipelagu regjistron rreth 1,500 tërmete në vit, që përbëjnë rreth 18% të tërmeteve në botë. Më 1 janar 2024, një tërmet me magnitudë 7.5 ballë, më i forti që ka goditur vendin në më shumë se 10 vjet, goditi Gadishullin Noto në Japoninë qendrore, duke vrarë 470 persona, shumë prej të cilëve ishin të moshuar./ZËRI

  • Brazili në zi, ndërron jetë portieri legjendar

    Brazili në zi, ndërron jetë portieri legjendar

    Haílton Corrêa de Arruda, i njohur si Manga, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçari. Ish-portieri i Brazilit mbylli sytë përgjithmonë në spitalin e Rio De Zhaneiros.
    Manga ishte pjesë e përfaqësues së Brazilit në Botërorin e famshëm të vitit 1966. Debutimin me “Seleçaon” e pati në vitin 1965, ndërsa 1 vit më vonë udhëtoi me ekipin e parë për Botërorin e Anglisë.
    Me Brazilin ai numëroi 12 ndeshje. Ish-portieri i njohur numëroi tituj kampion me Botagon dhe Sport Klub Internacion në Brazil.

    Më pas në me Klub Nacional në Uruguai shkruajti histori duke fituar katër herë titullin dhe po ashtu Kupën e Libertadores dhe Kupën Interkontinentale.
    Shumë klube futbolli shprehën ngushëllimet e tyre për lajmin e trishtë, disa prej tyre qëndronin si rivalë në të kaluar.

  • Sporti në zi! Mbyll sytë përgjithmonë ish-portieri i njohur (Emri + Foto)

    Sporti në zi! Mbyll sytë përgjithmonë ish-portieri i njohur (Emri + Foto)

    Hailton Korea de Aruda, i njohur si Manga, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçari. Ish-portieri legjendar i Brazilit mbylli sytë përgjithmonë në spitalin e Rio De Zhaneiros.

    Manga ishte pjesë e përfaqësues së Brazilit në Botërorin e famshëm të vitit 1966. Debutimin me “Seleçaon” e pati në vitin 1965, ndërsa 1 vit më vonë udhëtoi me ekipin e parë për Botërorin e Anglisë.

    Ish-portieri i njohur numëroi tituj kampion me Botagon dhe Sport Klub Internacion në Brazil. Më pas në me Klub Nacional në Uruguai shkruajti histori duke fituar katër herë titullin dhe po ashtu Kupën e Libertadores dhe Kupën Interkontinentale.
    Shumë klube futbolli shprehën ngushëllimet e tyre për lajmin e trishtë, disa prej tyre qëndronin si rivalë në të kaluar.