Tag: mandateve

  • Dhurata Çupi: Në Tiranë do të fitojmë mbi 50% të mandateve! Lista e hapur të detyron të…

    Dhurata Çupi: Në Tiranë do të fitojmë mbi 50% të mandateve! Lista e hapur të detyron të…

    Kandidatja për deputete e PD-ASHM, Dhurata Çupi foli lidhur me fushatën elektorale të PD-së për zgjedhjet e 11 Majit.

    E ftuar në News 24, Çupi tha se ka bindjen se në qarkun e Tiranës PD do të sigurojë mbi 50% të mandateve.

    Çupi: Demokratët do të votohen nga qytetarët e Tiranës. Unë kam besimin se do të fitojmë mbi 50% të mandateve rreth 18 më 19 mandate.

    Së dyti ka një frymë mbështetjete të qytetarëve për programin e Partisë Demokratike, për opiztën në tërësi dhe unë do bëj beteëjn time elektorale deri në vptën e fundit dhe deri në ditën e fundit. Do ti shërbeëj PD siç kam qenë 34 vite në PD.

    Lista e hapur të detyron të komunikosh më shumë, derë më derë, rrugë më rrugë kam takuar pafund qytetarë.

     

  • ‘Do bëj fushatë për babain e fëmijëve të mi’/ Kryemadhi: Dy gabimet e mia fatale…

    ‘Do bëj fushatë për babain e fëmijëve të mi’/ Kryemadhi: Dy gabimet e mia fatale…

    Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se pavarësisht divorcit po bën fushatë për babin e fëmijëve të saj Ilir Metën.

    “Nuk kërkoj votë për ish bashkëshortin tim por për babain e fëmijëve të mi, që duan apo s’duan ka një histori që mendoj shumë njerëz e kanë obligacion për ta çuar votën e tyre te Meta.

    Është komplet në një situatë më të qetë sa i përket emoicionit.

    Tashmë jam në një pozicion që e shikon gjënë nga jashtë ke këndëvshtrim tjetër, ke kohë për të analizuar gjërat, nuk je peng i agjendës elektorale. Shikoj një fushatë tjetër, në një kod zgjedhor tjetër, në një fushëbetejë që shikon mënyra të ndryshme, kupton nga gabimet e tua të shkuarës”, tha ajo.

    E ftuar në emisionin Debat në A2CNN, Kryemadhi pranoi se braktisja e mandateve dhe zgjedhjeve ishin dy gabime fatale, të cilat ajo ia ka faturuar vetes.

    “Mund të them naiviteti politik si kryetare e LSI që lejoi djegien e mandateve që i dhanë armën në dorë PS.

    Braktisja e zgjedhjeve dhe mandateve, janë gabime fatale.

    Ndryshe nga herët e tjera kam vendosur që gabimet t’ia vë vetes. E marr unë përsipër djegien e mandateve që mund ta quajmë një element reflektues që të mësojmë nga gabimet e së shkuarës”, u shpreh Kryemadhi.

  • “Do bëj fushatë për babain e fëmijëve të mi”/ Kryemadhi hap ‘thesin’: Ja dy gabimet e mia fatale

    “Do bëj fushatë për babain e fëmijëve të mi”/ Kryemadhi hap ‘thesin’: Ja dy gabimet e mia fatale

    Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se pavarësisht divorcit po bën fushatë për babin e fëmijëve të saj Ilir Metën.
    “Nuk kërkoj votë për ish bashkëshortin tim por për babain e fëmijëve të mi, që duan apo s’duan ka një histori që mendoj shumë njerëz e kanë obligacion për ta çuar votën e tyre te Meta.
    Është komplet në një situatë më të qetë sa i përket emoicionit.
    Tashmë jam në një pozicion që e shikon gjënë nga jashtë ke këndëvshtrim tjetër, ke kohë për të analizuar gjërat, nuk je peng i agjendës elektorale. Shikoj një fushatë tjetër, në një kod zgjedhor tjetër, në një fushëbetejë që shikon mënyra të ndryshme, kupton nga gabimet e tua të shkuarës”, tha ajo.
    E ftuar në  një emision televiziv Kryemadhi pranoi se braktisja e mandateve dhe zgjedhjeve ishin dy gabime fatale, të cilat ajo ia ka faturuar vetes.
    “Mund të them naiviteti politik si kryetare e LS që lejoi djegien e mandateve që i dhanë armën në dorë PS.
    Braktisja e zgjedhjeve dhe mandateve, janë gabime fatale.
    Ndryshe nga herët e tjera kam vendosur që gabimet t’ia vë vetes. E marr unë përsipër djegien e mandateve që mund ta quajmë një element reflektues që të mësojmë nga gabimet e së shkuarës”, u shpreh Kryemadhi.

  • ‘Loja’ për 37 mandate/ ‘Lufta e madhe’ për Tiranën, si mund të ndahet ‘torta’ e 11 Majit nga PS-ja dhe PD-ja

    ‘Loja’ për 37 mandate/ ‘Lufta e madhe’ për Tiranën, si mund të ndahet ‘torta’ e 11 Majit nga PS-ja dhe PD-ja

    Tirana konsiderohet si beteja më e rëndësishme e zgjedhjeve të 11 Majit, dhe kjo jo pa arsye, pasi në kryeqytet janë në lojë plot 37 mandate. Në emisionin “Opinion”, gazetarë dhe analistë diskutuan mbi ecurinë e rezultateve që nga viti 2013 dhe ndanë pritshmëritë e tyre për mënyrën se si do të shpërndahet “torta elektorale” këtë vit. Rritja e popullsisë në 12 vitet e fundit është një tregues i qartë i transformimeve që ka pësuar Tirana, e cila më shumë se një dekadë më parë kishte vetëm 32 mandate.
    Gjatë kësaj periudhe, numri i mandateve është rritur me 5, të cilat janë transferuar nga qarqe të tjera, duke e çuar totalin në 37. Sa i takon sistemit zgjedhor, partitë dhe koalicionet – përfshirë dhe Partinë Demokratike – marrin pjesë në zgjedhje me lista të mbyllura dhe të hapura. Në rastin e Tiranës, 12 mandate do të përcaktohen nga lista e mbyllur, ndërsa pjesa tjetër do të ndahet përmes listës së hapur.
    Por për çfarë luftojnë partitë kryesore në këto votime?
    Sipas analistit Artan Hoxha, Partia Socialiste do të qëndrojë në kuotën e votave që ka marrë përgjatë viteve të kaluara duke fituar këtë vit 18 ose 19 mandate.
    “Gjasat janë që në 2025-ën probabiliteti më i mundshëm i ngjarjes është që të ketë përsëri 18 ose 19 [mandate]. Pastaj se çfarë ndodh politikisht, që mund ta rrisë ose pakësojë, këto janë pastaj ngjarjet që lidhen me këto zgjedhje”, tha Hoxha.
    Sa i përket Partisë Demokratike, ai tha se hyn me avantazhe dhe disavantazhe politike, duke përmendur “betejën” 4-vjeçare brenda partisë. Sipas tij, selia blu bashkë me aleatët mund të ndahen me 15 mandate nga kryeqyteti.
    “PD në raport me 2021-shin ka avantazhe dhe disavantazhe politike. Kemi parasysh që nga 2021-shi në 2025-ën, PD-ja vjen pas një 4-vjeçari masakrues për të. Nuk mund të them dot parashikim, por them që 15 do ruhet. PD mendoj lufton për 15 [mandate]”, tha Hoxha.
    Ndryshe mendon gazetari Anri Sala sa i përket opozitës. Sipas tij, PD rrezikon, duke bërë krahasimin edhe me zgjedhjet e tjera.
    “Mund të marrë Jorida Tabaku 40 mijë vota, por nëse nuk plotësohet lista e 30%, Jorida Tabaku nuk del deputete. Mund të qëndrojë në 12-çe, por nëse nuk e kalon 30 përqindëshin Jorida Tabaku edhe pse ka 40 mijë vota nuk hyn. Këtu e shoh PD-në më të rrezikuar. Unë besoj sipas sondazheve PD minimalisht luhatet mes 12-13 mandateve në Tiranë”, tha ai.
    Sa i përket shumicës socialiste, sipas gazetarit, synimi është minimalisht 19 mandate.
    “Unë besoj minimalisht 19 mandate”, tha ai.
    Për gazetaren Marsela Karapanço, PD-ja në kryeqytet mund të luhatet mes 13 deri në 14 mandate. Sipas saj, për listën e hapur deputetët e selisë blu do të luftojnë maksimalisht për 2 karrige në parlament.
    “Partia Demokratike për Tiranën do shkoja mes 13 dhe 14 mandateve, duke bërë një betejë mes kandidatëve në listën e hapur për 1 ose 2 mandateve”, tha ajo.
    Sa i përket socialistëve, Karapanço tha se shtesa e mandatit të marrë nga Korça do të shkojë për PS-në.
    “Mendoj që shtesa shkon për PS-në, 19 ose 20 mandate. Mbeten diku te 4 ose 5 mandate të lira pastaj që shkojnë për partitë e reja”, u shpreh ajo.
    Ndërsa analisti Mark Mark argumentoi se dy partitë më të mëdha në vend hyjnë me disavantazhe të mëdha në garë. Mirëpo kur vjen puna te listat, sipas tij, PS-ja e ka bërë më pragmatiste.
    “PS ka bërë një listë më pragmatiste në taktikën elektorale, ka futur figura të pranueshme në listën e sigurtë, nga ana tjetër ka hedhur figurat që kanë ndikim në elektorat dhe ata do luftojnë. Ata kanë jo vetëm 1 prapavijë elektorale, por edhe një përvojë”, tha ai.
    Sa i përket opozitës, mendon se LSI-ja është më e dobët se 4 vite më parë. Sipas Markut, zgjedhjet në Tiranë mund të ndahen në këtë mënyrë:
    “Unë mendoj që PD-ja është te 14-15 mandate në rastin më të mirë dhe PS-ja është te 18-19”, u shpreh ai.

  • Dështon konstituimi i Kuvendit, opozita voton kundër verifikimit të mandateve, Kurti akuzon: Sulm kundër Republikës!

    Dështon konstituimi i Kuvendit, opozita voton kundër verifikimit të mandateve, Kurti akuzon: Sulm kundër Republikës!

    Verifikimi i mandateve nuk është bërë i mundur sot, duke çuar në ndërprerjen e seancës së Kuvendit të Kosovës.
    Kryesuesi i seancës konstituive të parlamentit, Avni Dehari, tha se do të njoftojë presidenten Osmani për situatën e krijuar.Lexo edhe :Related Posts
    “Për shkak të rrethanave të krijuara, meqë raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme. 52 deputetë pro , 46 kundër dhe 11 kanë abstenuar. Në bazë të kësaj, konstatojmë se raporti i Komisionit të Përkohshëm nuk kalon. Në këto rrethana detyrohem ta ndërpresin seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten se si do të veprohet në të ardhmen”, tha ai.  

    Ndërkohë  kryeministri i Kosovës Albin Kurti nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit aktual të Kuvendit Glauk Konjufca, bëri të ditur dorëheqjen.
    “Që nga 23 marsi kur përfundoi mandati i plotë katërvjeçar i qeverisjes sonë, qeveria është në detyrë/dorëheqje. Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, me deklaratën që kam dhënë dhe është pranuar në KQZ me datë 27 mars 2025, dhe me qëndrimin tim publik të po asaj dite, efektivisht jam i dorëhequr bashkë me kabinetin qeveritar”, thuhej në letrën e kryeministrit Kurti.
    Por sipas liderëve të opozitës Kurti është në shkelje të Kushtetutës dhe kjo sipas tyre është  arsyeja që PDK, LDK dhe AAK  votuan kundër certifikimit të mandateve.
    “Aktualisht në të njëjtën kohë që nga kryeministri Kurti e të gjithë ministrat që janë zgjedhur deputetë po tentojnë që të mbajnë edhe pozitë ekzekutive e edhe legjislative, që ua ndalon Kushtetuta e Kosovës. Kushtetuta e thotë qartë që nuk mund të behësh deputetët nëse je në pozicion ekzekutiv”, tha kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.
    “Ky është episod i errët në demokracinë parlamentare. Nuk mund të jesh edhe deputet edhe kryeministër e edhe ministër. Një njeri që jep dorëheqje  nuk vazhdon punën si kryeministër I Kosovës. LDK mbështet nëse deputetët janë vetëm deputet”, tha kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
    Por kryeministri në detyrë Albin Kurti e quajti “sulm brendainstitucional kundër Republikës së Kosovës” mosvotimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.
    “Deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë”, tha Kurti.
    Kjo situatë bën që Kosova të vijojë të jetë në një kaos politik, ndërsa bëhet edhe më i vështirë krijimi i institucioneve të reja të  vendit./vizionplus.tv

  • Blendi Gonxhja parashikon rezultatin e PS në Tiranë: Synojmë mbi 20 mandate

    Blendi Gonxhja parashikon rezultatin e PS në Tiranë: Synojmë mbi 20 mandate

    Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja ishte i ftuar në emisionin Debat në A2 CNN ku foli rreth përgatitjeve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit dhe objektivat e saj gjatë këtij procesi.
    Teksa, shpjegoi se fryma në terren karshi mazhorancës është pozitive dhe e shëndetshme, Gonxhja u shpreh se në çdo qark PS do të synojë maksimumin e mandateve, duke bërë dhe një parashikim për kryeqytetin.
    “Këto janë zgjedhje komplekse dhe duhet të përballemi, kërkon shumë solidaritet. Ky është një motivim i shtuar dhe përqendrim tek ato që ne i detyrohemi qytetarëve. Tirana ka një rëndësi thelbësore. Ne do të marrim maksimumin e mandateve në Tiranë, 19, 20 do të mundohemi dhe më shumë. Diaspora do të jetë risi. Ne do të mundohemi deri në fund.
    Dialogu që zhvillojmë është i shëndetshëm, rezultativ, kemi gjithçka mundemi, kemi 37 kandidatët të listës së hapur që ndihmon që komunikimi të jetë me të gjithë njerëzit në çdo lagje, komunitet. Nuk mungon eksperienca, energjia, motivimi”, tha mes të tjerash Gonxhja.

  • Shkaku i divorcit me Ilir Metën? Monika Kryemadhi: Fajtor mund të jetë edhe Lulzim Basha… Lulit iu refuzua viza amerikane në 2018-n

    Shkaku i divorcit me Ilir Metën? Monika Kryemadhi: Fajtor mund të jetë edhe Lulzim Basha… Lulit iu refuzua viza amerikane në 2018-n

    Kur divorci i çiftit më jetëgjatë në politikë, mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Meta është zyrtar, ende nuk janë bërë me dije shkaqet që e çuan në zgjidhjen e kësaj martese.

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan, shprehet se as ajo vetë nuk është e qartë përse Ilir Meta kërkoi divorcin. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Deputetja Kryemadhi hedh aludime se sipas saj shkak i divorcit mes saj dhe Metës mund të ketë qenë djegia e mandateve të deputetëve të LSI-së në atë kohë, në vitin 2019.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Kujtojmë se në atë periudhë, Kryemadhi drejtonte LSI-në, pasi Ilir Meta ishte President i Republikës.

    Sa i përket djegies së mandateve, që mesa duket ka prekur edhe martesën e saj, deputetja Kryemadhi bën fajtor edhe Lulzim Bashën si drejtues i opozitës në atë kohë, i cili mori garanci për mbështetje nga Gjermania pas aktit ekstrem politik të djegies së mandateve në bllok.

    Monika Kryemadhi: Me sa kam dëgjuar ka qenë djegia e mandateve. Ilir Meta ka qenë në Gjermani, mandatin do ta digjja vetëm unë, ndërkohë pjesa tjetër e kërkuan edhe ata. Mos harrojmë edhe garancinë që erdhi nga z.Basha që do dilte Kancelarja gjermane në atë kohë, do ishte ajo që do mbështeste opozitën në djegien e mandateve për të çiar vendin…sepse ishin disa procedura që për hir të së vërtetës kishin ndodhur shumë shkelje ligjore në mënyrë flagrante nga mazhoranca në atë kohë dhe e vetmja mënyrë në atë kohë që ishte reaguese ishte edhe djegia e mandateve për të vendosur në një pozicion me shpatulla pas muri Edi Ramën. Që faktikisht vendosi Edi Rama opozitën me shpatulla pas muri.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Blendi Fevziu: Në aspektin politik i bie që z.Basha ju paska thënë diçka që duhet të jesh super naiv “ta hash”, që Kancelarja gjermane del dhe përshëndet djegie mandatesh, kurse në aspektin personal z.Basha qenka shkaku i divorcit tuaj me z.Meta.

    Monika Kryemadhi: Kjo është, konfliktet politike që çuan drejt një pamundësie të bashkëjetesës familjare.

    Blendi Fevziu: Ka ditur gjë apo jo Ilir Meta?

    Monika Kryemadhi: Jo, ka ditur vetëm për mandatin tim. Z.Basha në atë kohë dhe jo vetëm Basha por dhe shumë anëtarë të PD, deputetë apo ish-deputetë që janë sot tek z.Berisha apo në PD, kanë qenë njerëzit kryesorë të cilët kanë mbajtur kontaktet me CDU-në në atë kohë. Unë kam qenë për hyrje në zgjedhjet lokale, por gjithë ambienti politik thoshte mos hyjmë. CDU ishte ajo që i kërkoi Ilir Metës në atë kohë të bënte ndryshimin e datës së zgjedhjeve lokale. Ka pasur ndërhyrje nga jashtë për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve. Se si ka qenë kjo ndërhyrje, kjo është për t’u parë që për mua kërkon investigim zyrtar. Kjo do t’i vijë në një kohë të dytë. Në këndvështrimin tim, sjellja e z.Basha ishte e shitur.

    Monika Kryemadhi i është përgjigjur në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan akuzës së ish-Presidentit Ilir Meta se i është bërë një puç për ta lënë jashtë partisë.

    Kryemadhi u shpreh se djegia e mandateve erdhi si pasojë e mos pasjes eksperincë si kryetare dhe jo për të lënë jashtë Ilir Metën.

    Depuetja e Partisë së Lirisë tha për herë të parë në studion e ‘Opinion’, një fakt që askush deri më sot nuk e kishte zbuluar për Lulzim Bashën.

    Kryemadhi u shpreh se Lulzim Bashës i është refuzuar viza amerikane në 2018 për arsye te dosjes së financimeve ruse.

    “Sigurisht në këndvështrimin e LSI apo Partisë së Lirisë nuk ka pasur asnjë lloj puçi të tillë, mund të ketë pasur një mungesë eksperiencë nga ana ime si kryetare partie në atë kohë, mungesa e një grupi këshillues dashamirës në atë kohë, por ndoshta urrejtja e personave të caktuar, kishin urrejtje personale ndaj Edi Ramës apo PS, të cilët pranonin çdo lloj vendimi ekstrem.

    Megjjithatë, ndryshimi që u bë në Kodin Zgjedhor në marrëveshjen e 5 Qershorit në një farë mënyre e redutoi sado pak konfliktin e parlamentit, djegjen e mandateve sepse Këshilli Politik i dha mundësinë opozitës që të të futej në zgjedhjet e 2021 me koalicion. Personi që e shkatërroi marrëveshjen e 5 Qershorit, e dimë shumë mirë, nuk është thjesht Edi Rama ai cili bëri ndryshimet kushtetuese në parlamet. Por personi që e shkatërroi është vet Lulzim Basha me Yuri Kim. Në takimet e mëvonshme që unë kam pasur në SHBA edhe mbas zgjedhjeve të 2021, por edhe më vonë, në të gjitha kontaktet  që kam pasur unë kam kërkuar që cila është arsyeja që DASH pranoi rrëzimin e marrëveshjes së 5 Qershorit.

    Ka qenë vet zoti Basha që në një farë mënyrë për problemet e tij, ndoshta refuzimin e vizës amerikane që iu bë në 2018. Jam e sigurt sepse ne do të iknim bashkë në Miçigan, ku unë kisha disa takime të tjera dhe ai do të bënte disa takime të tjera dhe zotit Basha iu refuzua viza amerikane. Dhe për këtë arsye duke qenë se ka filluar edhe presioni i McGonigal në atë kohë që nuk është thjesht si çështje, por ekziston një file për financimet ruse”, tha  Kryemadhi.

  • Lulzim Basha shkaku për divorcin Meta-Kryemadhi? Flet deputetja: Ishte një konflikt…

    Lulzim Basha shkaku për divorcin Meta-Kryemadhi? Flet deputetja: Ishte një konflikt…

    Divorci mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Meta është zyrtar dhe çështja po zhvillohet në gjykatë.
    Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, thotë se as ajo vetë nuk është e qartë përse Ilir Meta kërkoi divorcin. Madje ajo thotë se padinë civile të bërë nga Ilir Meta për zgjidhjen e martesës e mësoi nga një gazetar i “Zërit të Amerikës”.
    Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, deputetja Kryemadhi u shpreh se mendon që shkak i divorcit mes saj dhe Metës ka qenë djegia e mandateve të deputetëve të LSI-së në atë kohë, në vitin 2019.
    Sipas Monika Kryemadhit, konflikti për çështjen e mandateve mund të jetë shkaktari edhe për shkatërrimin e martesës së saj me Ilir Metën. Kujtojmë se në atë periudhë, Kryemadhi drejtonte LSI-në, pasi Ilir Meta ishte President i Republikës.
    Sa i përket djegies së mandateve, që mesa duket ka prekur edhe martesën e saj, deputetja Kryemadhi bën fajtor edhe Lulzim Bashën si drejtues i opozitës në atë kohë, i cili mori garanci për mbështetje nga Gjermania pas aktit ekstrem politik të djegies së mandateve në bllok.
    Monika Kryemadhi: Me sa kam dëgjuar ka qenë djegia e mandateve. Ilir Meta ka qenë në Gjermani, mandatin do ta digjja vetëm unë, ndërkohë pjesa tjetër e kërkuan edhe ata. Mos harrojmë edhe garancinë që erdhi nga z.Basha që do dilte Kancelarja gjermane në atë kohë, do ishte ajo që do mbështeste opozitën në djegien e mandateve për të çiar vendin…sepse ishin disa procedura që për hir të së vërtetës kishin ndodhur shumë shkelje ligjore në mënyrë flagrante nga mazhoranca në atë kohë dhe e vetmja mënyrë në atë kohë që ishte reaguese ishte edhe djegia e mandateve për të vendosur në një pozicion me shpatulla pas muri Edi Ramën. Që faktikisht vendosi Edi Rama opozitën me shpatulla pas muri.
    Blendi Fevziu: Në aspektin politik i bie që z.Basha ju paska thënë diçka që duhet të jesh super naiv “ta hash”, që Kancelarja gjermane del dhe përshëndet djegie mandatesh, kurse në aspektin personal z.Basha qenka shkaku i divorcit tuaj me z.Meta.
    Monika Kryemadhi: Kjo është konfliktet politike që çuan drejt një pamundësie të bashkëjetesës familjare.
    Blendi Fevziu: Ka ditur gjë apo jo Ilir Meta?
    Monika Kryemadhi: Jo, ka ditur vetëm për mandatin tim. Z.Basha në atë kohë dhe jo vetëm Basha por dhe shumë anëtarë të PD, deputetë apo ish-deputetë që janë sot tek z.Berisha apo në PD, kanë qenë njerëzit kryesorë të cilët kanë mbajtur kontaktet me CDU-në në atë kohë. Unë kam qenë për hyrje në zgjedhjet lokale, por gjithë ambienti politik thoshte mos hyjmë. CDU ishte ajo që i kërkoi Ilir Metës në atë kohë të bënte ndryshimin e datës së zgjedhjeve lokale. Ka pasur ndërhyrje nga jashtë për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve. Se si ka qenë kjo ndërhyrje, kjo është për t’u parë që për mua kërkon investigim zyrtar. Kjo do t’i vijë në një kohë të dytë. Në këndvështrimin tim, sjellja e z.Basha ishte e shitur.