Kuvendi mes tensioneve ka zgjedhur edhe Komisionin e Verifikimit të Mandateve të deputetëve në Kuvend. Partia Demokratike dhe opozita nuk paraqiti 3 emrat e saj duke protestuar të foltorja teksa Berisha kërkonte të mbante fjalim.
Kurse kreu i grupit të PS, Taulant Balla në bazë të nenit nr. 2 të rregullores paraqiti emrat e PS për komisionin, mes tyre Milva Ikonomi, Olsi Komnici, Aulona Bylykbashi, Hatixhe Konomi dhe Alkend Balla. Komisioni do përcaktojë kryetarin dhe më pas do verifikojë figurën e 140 deputetëve dhe mandatin e tyre, për t’ia paraqitur më pas Kuvendit në seancën që u shty në orën 17:00.
Tag: mandateve
-

Shtyhet seanca e parë plenare/ Ngrihet Komisioni Verifikimit të Mandateve, deputetët rikthehen pasdite për t’u betuar
-

Tensione në Kuvend/ Berisha bllokon foltoren, demokratët refuzojnë ngritjen e komisionit për verifikimin e mandateve! Bardhi i prish mikrofonin Taulant Ballës
Ndërkohë që kryesuesi i seancës së parë të Kuvendit, deputeti socialist Vasil Llajo i bëri thirrje kryetarëve të partive politike për të lexuar propozimet për deputetët që do të formojnë komisionin e verifikimit të mandateve, kreu i PD-së refuzoi të bënte propozimet. Në foltore Berisha filloi të akuzonte dhe njëherë PS-së ndërsa Llaho i hoqi fjalën, ndërkohë që u desh ndërhyrja e gardës pas bllokimit të foltores nga ana e demokratëve. “Nuk lexoji emra te Bajrave, e Pëllumb Gjokës, nuk lexoi emrat e partisë së vërtetë, të krimit. Lexoji Lubi Ballukun…”, tha Berisha drejtuar Vasil Llajos pas leximit të emrave të deputetëve që do të formojnë Kuvendin e ri. Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla lexoji 6 propozimet për përbërjen e komisionit të verifikimit të mandateve, ndërsa Bardhi ka prishur mikrofonin. Propozimet kaluan për votim, ndërsa ka qenë po demokratët të cilët kanë prishur kartonat e kolegëve.
-

Llogaritë e Këlliçit: Kemi fituar 75 mandate në zgjedhjet e 11 majit, 25 na i vodhi Edi Rama
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka ndarë disa nga detaje nga mbledhja e kryesisë së kësaj force, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar.
Këlliçi deklaroi se opozita do të kërkojë ngritjen e komisioneve hetimore për disa çështje, mes të cilave për dosjen McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit, të cilat sipas tij prodhuan 25 mandate më pak për PD, pasi u vodhën nga makineria elektorale e pushtetit.
“PD si forca më e madhe në opozitë e ka detyrë dhe mision betejën në çdo front me mazhorancën. Në dhjetor të 2021 në Kuvendin e Rithemelimit, një nga vendimmarrjet ishte miratimi i një rezolute që u dënua djegia e mandateve. Duke qenë se pasojat e djegies së mandateve ishin katastrofale, PD është e pamundur të përsërisë të njëjtin gabim.
Ne pretendojmë se na janë vjedhur 25 mandate. Ne pretendojmë se kemi 75 ulëse në atë parlament. Por nuk mund t’i lemë ato 50 vende bosh që na kanë votuar qytetarët.
Beteja jonë është në mbrojtje të verdiktit të sovranit. Kemi forcën për të bërë avokatinë më të mirë në parlament, sallë, sheshe, mediat…”, tha Këlliçi -

Ervin Salianji akuzon Berishën dhe Gaz Bardhin, për krizën e PD
Ervin Salianji, në intervistën për emisionin “Dekalog” me Roland Qafokun në DritareTV, analizoi situatën aktuale të PD-së dhe përgjegjësitë brenda opozitës.
Salianji pranon qartë se PD-ja ka bërë gabime të mëdha dhe ka faje për këtë situatë ku gjendet sot:
“Sigurisht që ka.
Nuk mund të mos ketë. Ka përgjegjësi për disa vendime që janë marrë. Për shembull, pjesëmarrja në reformën administrative-territoriale ishte një gabim, sepse ndarja që kemi sot është bërë pa ndikimin e PD-së. Po ashtu, përfshirja në reformën në drejtësi pa ndikimin e duhur ka qenë një tjetër gabim”, tha Salianji.
Ai thekson veçanërisht vendimin për lënien e mandateve si gabimin më të madh:
“Gabimi më i madh, pa diskutim, ka qenë lënia e mandateve. Personalisht, kam qenë ndër të paktët që kam votuar kundër. Është e dokumentuar. Lënia e mandateve solli një ndryshim edhe më të tmerrshëm: ndryshimin e kodit zgjedhor që e ka deformuar demokracinë në thelb. Edhe mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale ishte një tjetër gabim fatal.”
Salianji e bën të qartë se përgjegjësia nuk është e një individi të vetëm, por në kolektiv, nga Basha, te Berisha dhe Bardhi:
“Pra, përgjegjësi ka pasur shumë, dhe jo vetëm nga një person. Edhe Lulzim Basha ka përgjegjësi, por edhe të tjerë.
Nuk përjashtohet as Sali Berisha, sepse secili, sipas peshës së ndikimit që ka pasur, mban një pjesë përgjegjësie. Fajet dhe përgjegjësitë duhen pranuar. Sepse nëse nuk bëjmë diagnozën e saktë, nuk mund të gjejmë zgjidhje. Duhet të pranojmë gabimet për të mos i përsëritur më”, tha ai. -

Të premten mblidhet Kuvendi, Spiropali i kërkon KQZ-së emrat e 140 deputetëve për verifikimin e mandateve
Një ditë pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi 12 shtatorin si datën e mbledhjes së parlamentit të ri të legjislaturës së XI, Kuvendi i ka kërkuar KQZ-së që t’i bërë në dispozicion emrat e deputetëve për verifikimin e mandateve në funksion të seancës së të premtes, që pritet të mblidhet në orën 10:00.
“Në përmbushje të detyrës së Kuvendit të Shqipërisë për verifikimin e mandateve të deputetëve shpallur të zgjedhur me vendimin nr/34, datë 28.8.2025 “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025”, kërkojmë nga ana juaj, në respektim të nenit 69 të Kushtetutës, dokumentacionin e depozituar pranë institucionit tuaj për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e datës 11 maj 2025”, thuhet në shkresën drejtuar KQZ-së.
Një ditë më parë, presidenti njoftoi datën e mbledhjes së parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Ai përcolli edhe një mesazh, teksa u kërkoi deputetëve që të përmbushin angazhimet e tyre. Një ditë para mbledhjes së Kuvendit, më 11 shtator do të mblidhet Asambleja e PS, ku do të prezantohet edhe qeveria e re Rama 4.
Më 11 maj, PS fitoi 83 mandate, Partia Demokratike dhe aleatët e saj 50 vende deputetësh, PSD 3 mandate, Mundësia 2 mandate, Lëvizja Bashkë 1 mandat dhe Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat. -

“Djegia e mandateve s’ka efekt, duhet të…”/ Gjendja aktuale e opozitës, reagon deputeti: Ka nevojë për reformim
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka ofruar një analizë të drejtpërdrejtë mbi gjendjen aktuale të opozitës, gjatë një interviste televizive.
Çollaku e përshkroi situatën brenda opozitës si të paqartë dhe të mbërthyer në krizat e brendshme, duke theksuar se, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e fundit, krizat e reja duket se po trokasin.
“Ka një konsensus të gjerë, jo vetëm mes drejtuesve dhe deputetëve, por edhe mes militantëve e simpatizantëve, se në këtë gjendje PD nuk mund të fitojë më. Ne kemi nevojë për një reformim të thellë të opozitës në tërësi,” u shpreh ai.
Ai theksoi nevojën për një ndryshim rrënjësor në konceptin dhe strukturën e PD-së, duke rikujtuar se partia duhet të rikthehet tek baza e saj si një forcë politike e elitave, pluralizmit dhe mendimit ndryshe.
“Sa herë që PD ka përjashtuar ata me mendim ndryshe, ka humbur thellë. ADN-ja e PD-së është hapja, përfshirja dhe liria për të kritikuar, madje edhe liderin. Sëmundja që po e gërryen sot është kthimi në një model të Partisë së Punës, gjë që është mohim i vetvetes,” theksoi Çollaku.
Në lidhje me aksionin opozitar, ai theksoi se nuk është për djegien e mandateve, por mbështet idenë e bllokimit të tyre si një mjet presioni për krijimin e një qeverie teknike.
“Djegia e mandateve nuk ka më asnjë efekt. Seanca mbyllet dhe Edi Rama miraton ligje për 3 minuta. Bllokimi i mandateve, deri në krijimin e një qeverie teknike, mund të jetë një rrugë që ia vlen të shqyrtohet,” tha ai, duke shtuar se PD duhet të konsolidojë kontaktin me qytetarët dhe të dalë nga “flluska e realiteteve virtuale”. -

Demokratët po punësohen në administratë, Spahiu: Më i moralshëm se pranimi i mandateve nga deputetët
Juristi Kreshnik Spahiu komenton strategjinë e kryeministrit Edi Rama që po punëson në administratë përfaqësues të PD-së dhe opozitës pas zgjedhjeve të 11 majit. Ai e cilësoi një strategji për të përçarë edhe më shumë opozitën, por nga ana tjetër theksoi se punësimi i demokratëve në administratë është më i moralshëm sesa pranimi i mandateve nga deputetët e PD-së.
”Të drejtën e marrëveshjeve e kanë vetëm liderët e partive të mëdha, kreu i opzoitës apo i mazhorancës dhe kjo s’është e drejtë. Unë mendoj se punësimi i demokratëve në administratë është më i moralshëm sesa pranimi i mandateve nga deputetët e PD-së. Edhe kryetari i PD-së së Vlorës nuk mund të presë 36 vite në opozitë, sa të vijë PD në pushtet. Që ka strategji nga PS që po i punëson ata, sepse po rekruton në administratë të gjithë njerëzit me influencë të PD-së, duke u ofruar punë dhe ngjallur xhelozi apo nxitur përplasje brenda PD”,-tha në Report TV.Po ashtu ndau mendimin se ky është një cikël i mbyllur për opozitën, e cila aktualisht kontrollohet nga regjimi i kryeministrit Rama. ”PS erdhi me dualitet në qeveri dhe tani e ka timonin e vetëm. Mungesa e pushtetit të bën që opozita të konsumohet dhe të humbasi rrugës. Mendoj se ky është një cikël i mbyllur. Edhe liderët e PD-së mendoj dhe jam i bindur se janë të kontrolluar nga regjimi i Edi Ramës”.
-

Vulosen zgjedhjet e 11 maji/ Frrok Çupi: Certifikimi i mandateve, i vonuar, rasti i Andia Ullirit…
Analisti Frrok Çupi certifikimi i mandateve për zgjedhjet e 11 majit nga KQZ, ishte i vonuar. Në një intervistë Çupi u shpreh se opozitarët duan të shkojnë në Kuvend për interesin e tyre, duke iu referuar edhe rastit të Andia Ullirit, që kërkonte mandatin e Arjan Ndojës.
“Është pikë përfundimtare e zgjedhjeve, por është shumë vonë. I bëget qejfi opozitës, opozitë konsiderohet Sali Berisha që është i plagosur politikisht dhe i pavlefshëm për të dominuar në skenën politike. Ishte kohë bosh, e përdorur keq. E dinim të gjithë, asnjë surprizë nuk kishte. shtë situatë ku janë krijuar dyshime, ku mendohet se në Shqipëri vidhen votat, qeveria i tha opozitës, çfarë do? Kjo që ndodhi, ndodhi në mënyrë spektakolare. Kjo ka ndodhur edhe me zonjën Ulliri, ku përveçse në thelb, në opozitë, shkojnë me idenë për t’i shërbyer mandatin e tyre. Në raport të zonjës Ulliri me të drejtën, kjo ha diskutim. Zonja Ulliri po i afrohet Berishës si politikane, kurse kushërira e saj për të minizuar veprat e tij.”, theksoi ai -

Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike
Pas më shumë se dy muajsh shqyrtimesh teknike, verifikimesh dhe debatesh ligjore Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli ndarjen përfundimtare të mandateve për qarkun e Tiranës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli të mërkurën (23.07) ndarjen përfundimtare të 37 mandateve për qarkun e Tiranës, në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Vendimi i kryekomisionerit Ilirjan Celibashi , i cili zyrtarizoi përbërjen e deputetëve që do të përfaqësojnë kryeqytetin në legjislaturën e re erdhi pas më shumë se dy muajsh shqyrtimesh teknike, verifikimesh dhe debatesh ligjore mbi interpretimin e listave.
Sipas vendimit të KQZ-së, Partia Socialiste ruan shumicën në Tiranë me 19 mandate, ndërsa Partia Demokratike si pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” konfirmon pozicionin si forca e dytë më e madhe në kryeqytet, me 13 mandate.
Përtej dy partive kryesore, harta politike e Tiranës pasqyron rritjen e fragmentimit të përfaqësimit në Kuvend. Partia “Mundësia”, një forcë e re politike, siguroi 2 mandate, ndërsa me nga një mandat përfaqësohen Lëvizja Bashkë, Partia Socialdemokrate (PSD) dhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Përplasjet për mandatin brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”
Përplasja brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për mandatin e vetëm të fituar në Tiranë u mbyll këtë të mërkurë, me vendimin e KQZ-së për t’ia dhënë atë Kleana Xhuvelit, kandidate nga partia “Shqipëria Bëhet”.
Ky vendim erdhi pas një procesi të zgjatur me interpretime të ndryshme ligjore dhe mosmarrëveshje brenda koalicionit, i përbërë nga dy forca politike “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”.
Sipas një marrëveshjeje të brendshme të nënshkruar përpara zgjedhjeve, kandidatët e listës së mbyllur kishin deklaruar paraprakisht dorëheqjen nga mandati, për t’i hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur, nga të cilët më i votuari rezultoi Adriatik Lapaj. Por KQZ rrëzoi këtë pretendim, duke argumentuar se dorëheqjet e nënshkruara para miratimit zyrtar të listave nuk kanë vlerë juridike.
“Nuk ka dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar. Kjo është e qartë në Kod dhe është kështu për çdo lloj shkaku apo motivi” – u shpreh Celibashi.
Situata u komplikua më tej kur kandidati Zeqir Kordhoni, renditur i nënti në listën e mbyllur dhe i afërm me bashkëdrejtuesin e koalicionit Endri Shabani paraqiti kërkesë për të marrë mandatin e deputetit. Meqë disa prej kandidatëve më lart ishin tërhequr, mandati përfundoi te Kleana Xhuveli, e katërta në listë.
Ndërkohë, edhe Partia Socialdemokrate (PSD) e drejtuar nga Tom Doshi, zgjodhi të tërhiqte të gjithë kandidatët nga lista e mbyllur, duke ia hapur rrugën kandidatit më të votuar në listën e hapur. Si rezultat, mandati i vetëm i PSD-së në Tiranë i kaloi Tedi Mulës, një 30-vjeçar që siguroi rreth 2.500 vota preferenciale dhe kryesoi listën e hapur të kësaj force politike.
Me shpërndarjen e mandateve për Tiranën, përmbyllet zyrtarisht procesi i ndarjes së vendeve në Kuvendin e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.Fotografi: Olsi Shehu/Anadolu/picture alliance
Kuvend i ri po me shumicë të njohur
Me shpërndarjen e mandateve për Tiranën, përmbyllet zyrtarisht procesi i ndarjes së vendeve në Kuvendin e ri që del nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Partia Socialiste fitoi 83 vende, Partia Demokratike në koalicion me “Aleancën për Shqipërinë Madhështore” siguroi 50 mandate, ndërsa forca të vogla si PSD fitoi 3 mandate, Partia “Mundësia” vetëm 2, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” plotësuan përbërjen parlamentare me nga 1 mandat secila.
Ky ishte votimi i parë që u zhvillua sipas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të miratuara në vitin 2024, të cilat sollën një model të kombinuar me lista të mbyllura dhe të hapura. Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit morën pjesë rreth 44.8% e votuesve të regjistruar në Shqipëri. Për herë të parë u përfshi edhe diaspora, ku 191 mijë shqiptarë jashtë vendit dorëzuan fizikisht votën./DW -

‘Aksionet në Theth, arrogancë e 83 mandateve të PS’/ Paralajmërimi i Cakranit: Rama brenda dy viteve ndryshon Kushtetutën, bëhemi Republikë…
Të gjithë aksionin e përbashkët mes IKMT dhe Policisë së Shtetit për hapësirat publike dhe ndërtimet pa leje, avokati Kujtim Cakrani nuk e konsideron gjë tjetër, veçse arrogancë të 83 mandateve të PS.
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Cakrani tha se është faji i popullit qe e besoi kryesocialistin duke e votuar në mandatin e katërt qeverisës, ndërsa shtoi se qëllimi i mazhorancës që me ndryshimin e Reformës në Drejtësi, ishte shkatërrimi i sigurisë juridike, në mënyrë që t’i paraprijë asaj që ne shohim sot në Theth apo edhe në aksionet e tjera në vend.
Si një prej qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që i është marrë prona private, Cakrani tha se Belinda Balluku ia ka rrëmbyer për t’ua dhënë investitorëve strategjikë.
Është e pamundur theksoi avokati Cakrani që të presësh nga opozita, sa kohë që vetë qytetari nuk e do lirinë, dhe kjo sipas tij është një problem tejet i madh dhe shqetësues.
Ndërkohë avokati bëri dhe një paralajmërim të fortë për Ramës, ku tha se qëllimi ti ij i vetëm është ndryshimi i Kushtetutës për ta bërë Shqipërinë Republikë Presidenciale, dhe brenda dy viteve theksoi Cakrani, do t’ia arrijë kësaj.
Kjo që po shikojmë është arroganca e 83 mandateve, ajo ka nisur që kur mbyllën… arrogancë e 83 mandateve, Rama s’duhet të vijojë më qeverisjen, ata që e prisnin me daulle në Theth dhe i besuan, kur të gënjejnë për hërë të parë s’është faji yt, por hera e 2-3 dmth s’e ke problem. Ata banorë duhet ta njohin mirë këtë strukturë të kësaj partie. Zona aty s’ka pasur plan studimi, vendor e kombëtar, banorët kanë pasur të drejtë që në pronat e tyre t’i jepnin të drejtën për të investuar. Ka 12 vite që ndodh. Të sjellin 1 letër të premten e ke 5 ditë afat për ta çuar në gjykatë për ta kundërshtuar. Ata s’të lënë afatin kohor që parashikon ligji. Si mundet në një vend ku s’ka gjykata, dhe siguria juridike zero. Qëllimi i reformës ishte shkatërrimi i sigurisë juridike.
Këta duan shtet ligjor, represiv e terrorist që do t’u marrë pronën nga mëngjesi në darkë. Unë jam njeriu që jam më i prekur, ku Belinda Balluku më ka marrë pronën time dhe jep çdo javë investitorë strategjike të prona ime. S’kam folur asnjëherë për hallet e mia. Kam folur për parime, këta s’duan t’u flasësh për parime e si funksionon shteti i së drejtës. Këtu bën ligje pushteti vendor, me 2/3 e ia jep një biznesmeni. Ka ndodhur në të gjitha bashkitë, asnjë nuk ndihet. Kjo është situata sot. Opozita njerëzit janë, nëse ti se voton, çfarë kërkon nga opozita. Ky popull e shikojnë një ligj të caktuar në favor të tyre. E duan SPAK për të goditur të tjerët. Ne flasim kur njerëzit nuk të dëgjojnë.
Shqiptarët s’e njohin lirinë, s’e kanë kulturën. Është produkt i popullit socialist. S’kanë çfarë e duan lirinë. Nuk e do lirinë, është problem. Rama në shtator, qëllimi i tij është të bëjë Shqipërinë Republikë Presidenciale. Do ndryshojë Kushtetutën, sepse do të dalë me platformën që Shqipëria…s’jemi ne për parlamentarizëm. Do jetë vetë president, kryeministër kukull si Zegjineja. Ëndrra e tij në sirtar, është ta bëjë Shqipërinë Republikë Presindeciale. Begaj mbaron mandatin më 2027 dhe Rama do të bëhet president.