Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shpërndajë sot mandatet për për qarqet Durrës, Elbasan dhe Fier. Gazetari Ergys Gjençaj raporton se një nga pikat e mbledhjes së sotme, do të jetë edhe fakti që Maldrita Bardhi ka dorëzuar dorëheqjen nga mandati. Në vend të saj në Kuvend do të shkojë Zegjine Caushi.
Në mbledhjen e sotme pritet të diskutohet edhe parashtrimi i kërkesës nga Andia ulliri në listën e hapur të Aleanca për Shqipërinë Madhështore që kërkon marrjen e mandatit pasi pretendon se duhet të marrë mandat edhe pa marrë votat e nevojshme dhe i pari ka qenë Adrian Ndoji. Ulliri pretendon se në listën e mbyllur nuk është pasqyruar kuota gjinore e cila më pas sipas saj duhet të reflektohet në listën e hapur.
Tag: mandatet
-

KQZ “vulos” Fierin, Durrësin dhe Elbasanin, shpërndan sot mandatet për subjektet politike
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të shpërndajë sot përfundimisht mandatet e qarqeve Fier, Durrës dhe Elbasan, pas më shumë se dy muaj nga zgjedhjet e 11 majit. Ky hap vjen pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi ankimimin e Partisë Demokratike, e cila pretendonte manipulim të votave. PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe përsëritjen tyre në këto qarqe, me pretendimin për parregullsi dhe manipulime gjatë votimit dhe numërimit. Megjithatë, Kolegji Zgjedhor i ka konsideruar të pabaza këto pretendime.
Kujtojmë se PD pësoi humbje të thellë në Elbasan ku mori vetëm 4 mandate, ndërsa PS me 10 mandate. Në Durrës, demokratët pësuan një rënie të thellë krahasuar me zgjedhjet e 2021, duke fituar 6 mandate përballë 8 mandateve të fituara nga socialistët. Ndërkohë në Fier PD pësoi humbjen e thellë teksa mori vetëm 4 mandate, teksa nga ana tjetër PS fitoi 10./ZËRI
-

Mbaron saga e 11 majit, KQZ vulos sot mandatet për tre qarqet e fundit
Pas më shumë se 2 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, KQZ do të vulosë sot mandatet e qarqeve Fier, Durrës dhe Elbasan duke vulosur përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve. Rrëzimi i ankimit të PD edhe në Kolegj Zgjedhor i hapi rrugë KQZ certifikimit të rezultatit në këto 3 qarqe ku opozita pretendonte manipulim të rezultatit edhe përmes fenomenit të trenit bullgar, por as rinumërimi nuk solli asnjë ndryshim.
Në Elbasan PD pësoi humbje të thellë dhe rezultati u nda 10 me 4 për PS. Në Durrës PD ruajti rezultatin 6 me 8 por me një rënie të thellë prej 10% krahasuar me zgjedhjet e 2021. Edhe Fieri ishte një prej qarqeve ku opozita pësoi disfatë, 12 mandate shkuan për PS dhe vetëm 4 për PD. Ndërkohë, sa i takon kampit socialist pavarësisht se Zegjine Caushi humbi nga rinunërimi, KQZ pritet t’ia japë asaj mandatin e deputetit, pasi kandidatja Maldrita Bardho ka dorëzuar dorëheqjen. -

Shqipëria me 280 deputetë, të hënën ndahen mandatet e Elbasanit, Fierit e Durrësit, të vjetrit ikin në 9 shtator
Mesditën e së hënës komisionari shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi do të shpërndajë mandatet e deputetëve për qarkun e Fierit, Durrësit dhe Elbasanit.
Këto ishin 3 qarqet e fundit për të cilat kolegji zgjedhor vulosi se procesi ishte i rregullt dhe tashmë nuk ka asnjë pengesë që Celibashi të shpallë se cilët deputetë do të përfaqësojnë qytetarët e Fierit Durrësit dhe Elbasanit në kuvendin e Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme.
Ashtu siç lajmëroi publikisht kandidatja e PS në qarkun e Fierit Maldrita Bardho ka dorëzuar zyrtarisht në KQZ dorëheqjen nga mandati i deputetit, mandat të cilin e ajo e fitoi pas rinumërimit të votave në këtë qark. Si pasojë e kësaj dorëheqje të hënën Zegjine Caushi do të jetë zyrtarisht deputete në parlamentin e Shqipërisë.Pasi komisioneri Celibashi të ndajë ditën e hënë mandatet për 44 deputetë e këtyre 3 qarqeve, i takon komisionit rregullator të shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare. Vendimi merret me shumicë të thjeshtë ndaj nuk pritet të këtë vonesa duke zyrtarizuar pas 2 muaj e gjysmë rezultatet e procesit të 11 majit.
Sipas 2 vendimeve të gjykatës kushtetuese të vitit 2011 dhe të vitit 2016, nga e hëna 140 politikanët që fituan në 11 maj janë zyrtarisht deputetë.
Në vitin 2011 kur para kushtetueses ishte çështja e mandatit të Ilir Beqjas asokohe deputet i PS, gjyqtarët theksuan se “deputeti konsiderohet i tillë që në momentin e shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.”
Po të njëjtin arsyetim gjykata kushtetuese bëri edhe në vitin 2016 kur shqyrtoi kërkesën e opozitës për ti hequr mandatin deputetit te PS, Koço Kokëdhimës.
Në vendimin përfundimtar shkruhet se “mandati i deputeti fillon kur KQZ shpall rezultatin; ndërsa betimi në kuvend shënon fillimin e ushtrimit të detyrës.”
Në këtë këndvështrim Shqipëria ka sot 280 deputetë; 140 që kanë dalë nga zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021 e që janë në detyrë deri në 9 shtator. Dhe 140 deputetët që fituan në zgjedhjet e 11 majit.
/vizionplus.tv -

11 majit ‘i vjen fundi’/ KQZ certifikon të hënën mandatet për qarqet Fier, Durrës dhe Elbasan
Pas dritës së kuqe nga Kolegji Zgjedhor, e cila rrëzoi plot 12 ankimime të opozitës, tashmë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve I është hapur rruga për ti dhënë mandatet deputetëve fitues nga gara e 11 majit.
Bëhet fjalë për tre qarqet e fundit, përkatësisht Fieri, Elbasani dhe Durrësi. Të hënën kryekomisioneri Ilirian Celibashi pritet të shpërndajë mandatet, të cilat do të përmbyllin dhe procesin e 11 majit.
Në qarkun e Durrësit, pritet që ti jepen 8 mandate Partisë Socialiste dhe 6 mandate Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Në qarkun Fier, PS e cila fitoi bindshëm do të marrë 12 mandate ndërsa 4 do ti kalojnë opozitës. Edhe Elbasani është i njëjti precedent, ku PS do ti vulosen 10 mandatet e fituara ndërsa PD-ASHM 4 mandate.
Në këto tre qarqe më herët u rihapën kutitë për tu rinumëruar me vendin të KAS, pasi opozita pretendonte se ishin manipuluar votat gjatë procesit të numërimit në 11 maj.
Megjithatë nga rinumërimi nuk pati ndryshim mandatesh, përveç një rrokade në qarkun e Fierit nga kandidatët e PS.
Ndërkaq, opozita nuk u bind me rihapjen e kutive, pasi ankimuan në Kolegjin Zgjedhor vendimin dhe kërkuan pavlefshmëri të rezultateve të 11 majit. Por edhe aty, togat e zeza e rrëzuan kërkesën duke vulosur garën parlamentare të pranverës. -

KQZ ndan mandatet/ Cilët janë deputetët e qarkut Tiranë që pritet të ulen në Kuvend në shtator
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka ndarë sot 37 mandatet e qarkut Tiranë për deputetët që pritet të ulen në Kuvend në shtator.
19 mandate janë për PS, 13 për PD, 2 për Mundësia, 1 për PSD , 1 për Lëvizjen Bashkë dhe 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet.
TIRANE – 37 MANDATE
PS: 19 mandate
Edi RamaOgerta ManastirliuElisa SpiropaliLindita NikollaTaulant BallaAdea PirdeniAlbana KoçiuIgli HasaniDelina IbrahimajIlva GjuziIris LuarasiErion Malaj
Nga lista e hapur:Blendi GonxhjaErion BraçeErvin HoxhaFatmir XhafajOrnaldo RakipiAnila DenajOlta Xhaçka
PD: 13 mandateSali BerishaFlamur NokaAlbana VokshiBelind KëlliçiTedi BlushiJozefina TopalliFatmir MediuEdi PalokaErisa XhixhoMesila DodaKlevis BalliuBesart Xhaferi
Nga lista e hapur: Jorida Tabaku
Partia Mundësia: 2 mandateAgron ShehajErald Kapri
Lëvizja Bashkë: 1 mandat
Redi Muçi
Nisma Shqipëri Bëhet
Kleana Xhuveli
PSD
Tedi Mula.Top Channel
-

KQZ shpërndau sot mandatet, dorëhiqen kandidatët e listës së mbyllur të PSD
KQZ ka shpërndarë sot mandatet për subjektet politike dhe kandidatët fitues për qarkun e Tiranës.
Teksa ende nuk është vendosur se kush do ta marrë mandatin e vetëm të Nisma “Shqipëria bëhet”, mësohet se edhe PSD e Doshit do të djegë listën e mbyllur të Tiranës.
Mandati pritet t’i kalojë të parit nga lista e hapur, Tedi Mula. 30-vjeçari mori 2500 vota, dhe është nipi i Avni Mulës e Inva Mulës, dhe sipërmarrës në fushën e AgroPërpunimit. -

EMRAT / KQZ shpërndan mandatet për PS, PD, Partinë Mundësia dhe Lëvizjen Bashkë për Tiranën
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë sot (23 korrik) mandatet për kandidatët fitues në zgjedhjet e 11 majit për Qarkun e Tiranës për Partinë Socialiste, koalicionin PD-ASHM, Partinë Mundësia dhe Lëvizjen Bashkë. Ndërkohë, vendimi se kujt do t’i takojë mandati i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, që ka çuar në përplasje bashkëkryetarët Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, pritet të shpallet më vonë gjatë ditës së sotme nga KQZ.
Dorina Prethi, përfaqësuese ligjore e partisë “Shqipëria Bëhet”, pretendoni gjatë mbledhjes së KQZ-së se mandati i vetëm i fituar nga ky koalicion duhet t’i kalojë kandidatit më të votuar nga lista e hapur, me arsyetimin e kandidatët e listës së mbyllur u tërhoqën nga kandidimi në ditën e zgjedhjeve, më 11 maj. Më i votuari në listën e hapur të këtij koalicioni rezulton Adriatik Lapaj, por ky i fundit, ditën e djeshme deklaroi se do të hiqte dorë nga mandati dhe ftoi edhe Shabanin të bëjë të njëjtën gjë, duke propozuar që mandatin ta marr Greta Ambeli.
Ndërkohë KQZ pritet të vendosë edhe në lidhje me mandatin e PSD për Tiranën, e cila ka depozituar kërkesën për djegien e listës së mbyllur.
Shpërndarja e mandateve:
PS
1. Edi Rama
2. Ogerta Manastirliu
3. Elisa Spiropali
4. Lindita Nikolla
5. Taulant Balla
6. Adea Pirdeni
7. Albana Koçiu
8. Igli Hasani
9. Delina Ibrahimaj
10. Ilva Gjuzi
11. Iris Luarasi
12. Erion Malaj
13. Blendi Gonxhja
14. Erion Braçe
15. Ervin Hoxha
16. Fatmir Xhafaj
17. Ornaldo Rakipi
18. Anila Denaj
19. Olta Xhaçka
PD-ASHM
1. Sali Berisha
2. Flamur Noka
3. Albana Vokshi
4. Belind Këlliçi
5. Tedi Blushi
6. Jozefina Topalli
7. Fatmir Mediu
8. Edi Paloka
9. Erisa Xhixho
10. Mesila Doda
11. Klevis Balliu
12. Besart Xhaferi
13. Jorida Tabaku
Partia Mundësia
1. Agron Shehaj
2. Erald Kapri
Lëvizja Bashkë
1. Redi Muçi -

“Mandatet, letra pa vlerë”/ Rezultati mes deputetëve, reagon Berisha: Kush shkel ligjin të ndëshkohet
Kryetari i Partisë Demokratike, në një konferencë për mediat pohoi se cilido që ka tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve duhet të përballet me ligjin.
Lëvizjet masive të votave mes kandidatëve në qarkun e Fierit, një fenomen i regjistruar edhe në radhët e Partisë Demokratike, janë komentuar nga Sali Berisha.
“Cilido që nuk zbaton ligjin, për mua do të jetë përgjegjës para ligjit. Pikë. Ky është komenti im. Por dallimi është i madh. Nuk kemi lëvizje mandati. Sigurisht nuk duhet të ndodhi, pikë. Qëndroj tek ajo që thashë”, tha Berisha.
Kreu i opozitës pohoi se edhe pas rinumërimit nuk do të njohin zgjedhjet, por shton se do të vijojnë sërish të kërkojnë qeveri teknike. Sipas tij edhe refuzimi i mandatit nga Maldrita Bardho që për 10 vota i zuri vendin Zegjine Çaushit në Fier, tregon se mandatet janë letra pa vlerë.
“E patë si i kaloi asaj tjetrës së i duhet Zegjineja. Shikoni se çfarë janë, nuk ka rëndësi vullneti, nuk ka fare rëndësi qytetari. Qytetarët votuan për atë zonjën tjetër. Brenda 5 orëve mandatin e saj e bënë të paqenë. E kthyen tek Zegjineja. E kthyen por dolën lakuriq para botës, ja se ç’janë, ja si votuan, ja si i numëruan”, shtoi kreu i PD.
Kreu i opozitës komentoi edhe vizitën e tij në Portugali ku mori pjesë në asamblenë parlamentare të OSBE, teksa pohoi se paraqiti prova dhe fakte për atë që e quajnë farsë zgjedhore.

