Tag: mandatar

  • Seanca për qeverinë në Kosovë! Përpjekja e fundit e Vetëvendosjes me mandatar për kryeministër Konjufcën

    Seanca për qeverinë në Kosovë! Përpjekja e fundit e Vetëvendosjes me mandatar për kryeministër Konjufcën

    Kuvendi i Kosovës është mbledhur këtë të mërkurë për dy seanca të jashtëzakonshme plenare: fillimisht për miratimin e buxhetit dhe më pas për votimin e zgjedhjes së qeverisë së re.
    Seanca e parë për buxhetin dhe komisionet parlamentare nisi në orën 11, vetëm me prezencën e deputetëve të Vetëvendosjes, pasi partitë e tjera e bojkotuan.
    Deputetët do të mblidhen sërish në mesditë për të votuar për qeverinë e re me mandatar Glauk Konjufcën. Nëse edhe kjo seancë dështon, atëherë Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

    /vizionplus.tv

  • “Pa Kurtin kryeministër”, Konjufca: VV e bëri kompromisin e saj të madh, tani radha e ish-opozitës

    “Pa Kurtin kryeministër”, Konjufca: VV e bëri kompromisin e saj të madh, tani radha e ish-opozitës

    Për herë të dytë, Lëvizja Vetëvendosje po tenton që të krijoj qeverinë, kësaj radhe me mandatar për kryeministër Glauk Konjufcën. Mandatari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pas propozimit për mandatar nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij tha se Vetëvendosja e bëri kompromisin e vet duke propozuar një qeveri ku kryeministër nuk është Albin Kurti, e tani sipas tij, radhën për kompromis e ka ish-opozita. 
    Konjufca, tha se ky propozim ku në krye nuk është Kurti, është një kompromis shumë i madh për Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se më shumë se kaq nuk kanë mundësinë. 
    “Unë e di që në çdo shtet serioz, i zhvilluar pozita dhe opozita arrijnë të ndërtojnë disa qëllime të përbashkëta për hir të interesit të përgjithshëm të qytetarëve dhe vendit, pikërisht tash, ky është momenti në Kosovë. Vetëvendosja po bën kompromisin e vet, më shumë se kaq nuk ka mundësi. Ne po propozojmë një qeveri ku nuk është kryeministër Albin Kurti dhe ky është një kompromis shumë i madh për LVV, tash e ka radhën opozita për kompromisin e vet”, tha Konjufca. 
    Tutje, Konjufca tha se me përulje e pranon këtë detyrë, për të qenë shërbëtor i interesit publik, për të votuar buxhetin për vitin 2026 dhe për të shmangur dy palë zgjedhje të mundshme brenda tre muajsh. 
    “Me përulje dhe obligim më duhet ta pranoj këtë nominim të Këshillit të Përgjithshëm për mandatar kryeministri, këtë e bëjë si thirrje nga detyra, e cila na shndërron në shërbëtor të interesit publik. Cili është interesi më i thellë i popullit dhe shtetit tonë në situatën në të cilën ndodhemi. Lëvizja Vetëvendosje e ka definuar këtë në dy shtylla në rrethana aktuale. Së pari shmangia e dy palë zgjedhjeve të mundshme brenda tre muajsh dhe së dyti votimin e buxhetit për vitin 2026 pa të cilin rrezikohen dimensionet vitale të qytetarëve tanë”, tha Konjufca. 
    Ai iu drejtua edhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, me disa fjalë. 
    Konjufca i tha se sipas tij problemi është se aq sa ka gëzuar popullin, në të njëjtën masë ka nxitur frikë te kundërshtarët politikë, të cilët sipas tij u bashkuan që të pamundësojnë krijimin e Qeverisë Kurti 3. 
    Konjufca ftoi të gjithë partitë politike që të votojnë Qeverinë me mandatar të ri. Më 26 tetor në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, pati dështuar formimi i Qeverisë Kurti 3, me mandatar Albin Kurti. Kosovapress 

  • Edhe një ditë afat/ Mandat i ri apo zgjedhje të parakohshme?

    Edhe një ditë afat/ Mandat i ri apo zgjedhje të parakohshme?

    Edhe një ditë i  ka mbetur presidentes Osmani që ta caktojë rrugën që do të ndiqet tutje, një përpjekje tjetër për formimin e qeverisë apo zgjedhje. Të premten Osmani mblodhi liderët politikë për të diskutuar se çka më tutje, pas dështimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti që ta formojë qeverinë. Pas takimit, liderët e ish opozitës u deklaruan për zgjedhje, ndërsa Kurti nuk foli para gazetarëve. Ai tha vetëm se “kushtetuta dhe ligji janë të qarta”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Siç u tha, Kurti i kërkoi edhe disa ditë kohë presidentes  për të vendosur nëse VV-ja do të dërgojë sërish një emër mandatari në përpjekje për formimin e qeverisë. Deri më tani, vendim nuk ka pasur nga kjo parti.

    Osmani tha se në takim kishte qëndrime të ndryshme nga partitë politike, nëse do të ketë një mandatar të dytë.

    “Gjatë këtij takimi, diskutuam për një sërë çështjes, kryesorja natyrisht që konsultimet të ndodhin para caktimit të mandatarit tjetër, dhe diskutuam nëse dikush nga partitë politike e kanë shumicën e nevojshme për qeveri. Besoj i keni dëgjuar përfaqësuesit e parive politike, disa kishin qëndrime që nuk mund të krijojnë shumicë, por edhe që duhet të takohemi sërish për caktimin e një mandatari të ri. Institucioni i presidencës i ka 10 ditë në marrjen e vendimit nëse mandatohet mandatori i dytë. Kjo skadon më 5 nëntor. Deri në atë ditë unë do të vazhdoj komunikimin me krerët e partive. A do të ketë propozim për mandatar tjetër apo jo, është çështje e partive. Kishte qëndrime jo unanime rreth asaj se a mund të ketë mandatar tjetër apo jo”, tha Osmani.

    Ajo e bëri të qartë se nuk mund ta nominojë liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti për mandatar, për herë të dytë.

    Pas takimit me liderët politik, Osmani ka theksuar se tri aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese tregojnë se për mandatar të dytë duhet të caktohet një person tjetër. Ajo ka shtuar se është e detyruar t’i respektojë këto vendime.

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me presidenten, ka thënë se në takim u bë e qartë se askush nuk mund ta krijojë shumicën e re parlamentare, bazuar në legjislaturën aktuale.

    “Takimi bëri të qartë se askush nuk mund ta krijojë shumicën e re parlamentare, bazuar në legjislaturën aktuale. Kurti na i ka humbur 8 muaj me manipulim e mashtrim dhe tash po i kërkon dhe disa ditë. Ai në mënyrë të kundërligjshme po vazhdon që të qëndrojë në zyrë dhe të marrë vendime të kundërligjshme. Është e qartë se as në ëndrrat e tij më të mira, ai nuk mund ta bëjë shumicën. E mori fjalën kah gjysma e takimit, nuk është se tha shumë diçka. Vetëm ka të nënkuptohet se dëshiron me i pasë edhe disa ditë për me vazhdu këtë agoni”, tha Krasniqi.

    Kurse, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se në takim ironikisht u përmend ideja e qeverisë së unitetit, por shtoi se kjo në këtë fazë është e pamundur.

    Abdixhiku ta se në takim pati edhe pretendime nga kreu i VV-së, Albin Kurti që duhet provuar edhe një herë formimin e qeverisë.

    “Kishim takim konsultativ, për të diskutuar një pikë të vetme, caktimi i mandatarit tjerër. U dëshmua që në Kosovës sipas rezultatit të 9 shkurtit, nuk ka shumicë parlamentare. Në rrethanat e tanishme rrjedhimisht afatet kushtetuese na detyrojnë të shkojmë drejt zgjedhjeve të reja. Në këtë takim u përmend shumë më shpesh ironikisht qeveria e unitetit. Tani kërkohet një fazë parlamentare për krizë por është e pamundur. Sa më parë që organizojmë zgjedhjet, i shmangim krizat e mëtejshme. Pat dhe pretendime nga kryetari i VV-së se ndoshta duhet provuar edhe njëherë, por shumica e partive politike ishin të qarta se nuk ka shumicë”, tha Abdixhiku pas takimit.

    Ndërsa ai i AAK-së, Ramush Haradinaj,  pas takimitha se Osmani u ka kërkuar partive të sqarojnë se e kanë shumicën, teksa zbuloi se kreu i VV’së ka kërkuar disa ditë kohë, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Haradinajt, me shumë gjasë s’do të ketë mandatar tjetër, por se Kurti po e shfrytëzon këtë veç për të fituar kohë.

    “Në takimin e sotëm, Presidentja kërkoi nga ne të sqarojmë se a e kemi shumicën për qeveri, dikush nga ne nëse e ka dhe kërkoi të gjendet zgjidhje e përkohshme për buxhetin dhe fondin nga BE…Kurti nuk ishte i qartë se a e është vetë mandatar apo e propzon veten. Situatë jo e lehtë për Presidenten””, deklaroi Haradinaj.

    Ai tha se vendi po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare, teksa si datë që tha se e cilëson si të përshtatshme për zgjedhje është 7 dhjetori.

    I mandatuari i VV-së, kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk arriti të sigurojë shumicën në Kuvend për formimin e Qeverisë.

    Ai u votua me 56 vota për, të pamjaftueshme për të formuar Qeverinë. 

  • Vendi pa qeveri/ Presidentja e Kosovës, Osmani pret sot liderët e partive politike në takim

    Vendi pa qeveri/ Presidentja e Kosovës, Osmani pret sot liderët e partive politike në takim

    Pas shumë muajsh ngërçi politik në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, vendi mbetet pa qeveri funksionale pasi në seancën e fundit dështoi formimi i qeverisë me mandatar, Albin Kurtin.
    E para e vendit do të ketë takim konsultativ teksa ka bërë thirrje për marrëveshje politike mes subjekteve për të kaluar bllokadën shtetërore.
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka hedhur poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës në rast se presidentja e pyet nëse ka shumicën, teksa nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu thotë se LVV do të dal me qëndrim nëse do të ketë mandatar të ri pas takimit me Osmanin.
    Kujtojmë se mandatari i parë i LVV-së për kryeministër Albin Kurti mori 56 vota pro në seancën e fundit, teksa presidentja pas dështimit të mandatarit të parë sipas Kushtetutës duhet të caktojë mandatarin e radhës në periudhën brenda 10 ditësh.