Tag: mandalay

  • Mbi 1700 viktima, shuhen shpresat për të mbijetuar në Mianmar, temperaturat e larta vështirësojnë kërkimet! Një grua shpëtohet pas 60 orësh

    Mbi 1700 viktima, shuhen shpresat për të mbijetuar në Mianmar, temperaturat e larta vështirësojnë kërkimet! Një grua shpëtohet pas 60 orësh

    Shpresat se më shumë të mbijetuar do të gjenden në rrënoja po shuhen sot në Mandalay, ku shumica e banorëve kaluan një natë tjetër në natyrë pas tërmetit shkatërrues 7.7 ballë që la më shumë se 1700 të vdekur në Myanmar dhe Tajlandë.

    Ekspertët nuk e fshehin frikën e tyre se mijëra të tjerë mund të kenë humbur jetën nën rrënoja, pavarësisht mobilizimit të komunitetit ndërkombëtar për t’i ofruar ndihmë shtetit aziatik ku lufta civile është ndezur dhe mungesa e burimeve është akute.

    Tërmeti i së premtes me magnitudë 7.7 u pasua pak më vonë nga një pasgoditje me magnitudë 6.7, me qendër në Mianmarin qendror.

    Që atëherë, pasgoditjet janë ndjerë vazhdimisht.

    Tërmeti, më i forti që ka përjetuar Mianmari në dekada, shkaktoi skena kaosi dhe paniku deri në 1000 kilometra nga epiqendra, në Bangkok, ku të paktën 18 persona humbën jetën, kryesisht për shkak të shembjes së një ndërtese 30-katëshe në ndërtim e sipër.

    Në Mandalay, qyteti i dytë më i madh i Mianmarit, i mbushur me grumbuj mbeturinash, intensiteti i përpjekjeve të shpëtimit ishte ulur në mëngjes në krahasim me një ditë më parë, pasi temperatura pritej të arrinte 40 gradë Celsius.

    Kushtet tropikale janë një provë e ashpër për qëndrueshmërinë fizike dhe mendore të ekipeve që veprojnë në vendet e fatkeqësive dhe përshpejtojnë dekompozimin e trupave nën rrënoja, duke e bërë procesin e identifikimit të tyre shumë më të komplikuar.

    Megjithatë, një shpëtua e gjallë pas 60 orësh në rrënojat e hotelit, pas një operacioni 5 orësh nga ekipet e shpëtimit nga Kina, Rusia dhe Mianmari.

    Sipas një deklarate nga ambasada kineze, ajo ishte në gjendje të qëndrueshme mëngjesin e sotëm.

    Megjithatë, një grua tjetër shtatzënë nuk ishte aq me fat. Ekipet e shpëtimit e nxorrën atë nga rrënojat pasi ajo mbeti e bllokuar për më shumë se 55 orë. Ia prenë njërën këmbë me shpresën se do ta mbanin gjallë. Por fatkeqësisht humbi jetën.

    “Ne provuam gjithçka për ta shpëtuar”, tha një anëtar i ekipit mjekësor pasi konstatoi vdekjen e saj, por ajo kishte humbur shumë gjak.

    Varrimi i qindra viktimave pritet të bëhet sot, ditën kur komuniteti mysliman, në zi, normalisht do të festonte Bajramin, fundin e muajit të Ramazanit.

    Do të jetë shumë e vështirë të përcaktohet numri i të vdekurve në Myanmar, një vend sa i izoluar aq edhe i fragmentuar: gjeneralët në pushtet janë në luftë me një mori organizatash rebele, veçanërisht pakicat etnike, si dhe kundërshtarët e tyre politikë.

    Zyrtarisht autoritetet dje folën për rreth 1700 të vdekur, 3400 të plagosur dhe 300 të zhdukur.

    Kina, Malajzia dhe India kanë vendosur tashmë ekipe, ato nga Indonezia pritet të mbërrijnë dhe të operojnë sot./vizionplus.tv

  • VIDEO/ Tërmeti shkatërrues në Mianmar, si duken pamjet e qytetit të Mandalay para dhe pas goditjes së fuqishme natyrore

    VIDEO/ Tërmeti shkatërrues në Mianmar, si duken pamjet e qytetit të Mandalay para dhe pas goditjes së fuqishme natyrore

    Imazhet satelitore para dhe pas zbulojnë shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter që goditi Mianmarin të premten, me qendër pranë qytetit të dytë më të madh të vendit, Mandalay.

    Imazhet e publikuara nga Guardian tregojnë ndërtesa të dëmtuara, ura të shembura dhe rrugë të shtrembëruara në të gjithë Mianmarin qendror.
    Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për një periudhë të tretë 24-orëshe, me ekipe vendase dhe ndërkombëtare që bëjnë përpjekje të shumta për të gjetur të mbijetuarit nën rrënoja.
    Numri tragjik i deritanishëm përfshin të paktën 1,700 të vdekur, mbi 3,400 të plagosur dhe 139 të zhdukur, ndërsa numri i viktimave mund të rritet me përparimin e operacioneve.
    Tërmeti ndodhi herët pasdite të së premtes dhe shkaktoi shkatërrim të paparë në historinë moderne të rajonit. Mandalay, i cili ishte në epiqendër, pësoi një goditje të rëndë, me lagje të tëra të rrafshuara.

    Top Channel

  • Tërmeti vdekjeprurës në Mianmar, imazhet satelitore tregojnë shkallën e shkatërrimit të ndërtesave

    Tërmeti vdekjeprurës në Mianmar, imazhet satelitore tregojnë shkallën e shkatërrimit të ndërtesave

    Bota E Shtunë, 29 Mars 2025 22:02
    Imazhet satelitore të publikuara nga Maxar Technologies, kanë zbuluar disa nga dëmtimet në Mandalay dhe Sagaing pas tërmetit të djeshëm 7.7 ballë, i cili deri më tani ka shkaktar vdekjen e mbi 1600 personave.
    Pamjet e kapura sot, 29 mars, tregojnë dëme në faltore, tempuj dhe ndërtesa banimi, si dhe urën e Sagaing, e cila u shemb në lumin Irrawaddy.

    Në imazh, grumbuj ndërtesash në një zonë jugore të Mandalay janë shembur plotësisht. Një ekspert i inxhinierisë strukturore, ka thënë për BBC, se më pak se 10% e ndërtesave në Bangkok janë rezistente ndaj tërmeteve.
    Amorn Pimarnmas, president i Shoqatës së Inxhinierëve Strukturorë të Tajlandës, thotë se një ligj i 2007-ës që kërkon dizajn rezistent ndaj tërmeteve zbatohet vetëm për ndërtesat e reja. Kjo do të thotë se çdo i ndërtuar para vitit 2007 ka të ngjarë të mos jetë i projektuar për tërmete.
    Ai gjithashtu paralajmëron se lëkundjet e tokës në Bangkok mund të jenë tre deri në katër herë më të forta sepse qyteti është ndërtuar në tokë të butë.

  • Tërmeti në Mianmar shemb urën historike të ndërtuar në 1934

    Tërmeti në Mianmar shemb urën historike të ndërtuar në 1934

    Teksa trupat po nxirren nga rrënojat e një rrokaqielli në Tajlandë, në Mianmar, një zyrtar ka thënë se ka shumë viktima në një spital të madh në kryeqytetin Naypyidaw.
    Postimet në mediat sociale tregojnë ndërtesa të shembura në qytetin e Mandalay, i cili është rreth 17 kilometra nga epiqendra e tërmetit 7.7 ballë.

    Dramatike është edhe videoja e shembjes së urës historike Ava apo Sagaing.
    Ura u ndërtua 91 vjet më parë, gjatë periudhës koloniale britanike, dhe kalonte lumin Irrawaddy duke lidhur rajonet Mandalay dhe Sagaing.
    Mandalay është qyteti i dytë më i madh i Mianmarit dhe videot që po publikohen tregojnë një shkatërrim të madh.

    A powerful earthquake, with 7.7 richter scale in magnitude, near the epicenter Mandalay, Myanmar. It causes the Ava Bridge in Myanmar and unknown 14 floors building in Thailand collapse. Pray for Myanmar and Thailand 🙏 #แผ่นดินไหว #earthquake #breakingnews pic.twitter.com/hX4908pQnd
    — Aman Journalist (@edween88) March 28, 2025

  • Tërmetet e frikshëm në Mianmar dhe Tajlandë, Viktimat nxirren nga rrënojat, konfirmohen 11 të vdekur

    Tërmetet e frikshëm në Mianmar dhe Tajlandë, Viktimat nxirren nga rrënojat, konfirmohen 11 të vdekur

    Dy tërmete të njëpasnjëshme, 7.7 dhe 6.6 ballë kanë goditur Mianmarin, duke prekur dhe Tajlandën. Siç raporton Guardin, deri më tani numërohen 8 viktima në Mandalay, qyteti i dytë më i madh i Mianmarit dhe tre në Bangkok, kryeqytetin tajlandez.

    Gjithashtu mijëra persona kanë ngelur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të rrëzuara, me autoritetet që janë vendosur menjëherë në ndihmë të qytetarëve.
    “I gjithë qyteti Mandalay u prek nga tërmeti. Ne po menaxhojmë me burimet që kemi në lagje”, tha një dëshmitar okular.