Tag: manchester

  • Onana dorëzohet pas interesit që vjen nga Arabia, i hapur për largimin nga Manchester United

    Onana dorëzohet pas interesit që vjen nga Arabia, i hapur për largimin nga Manchester United

    27 Mars 2025

    13:54

    Telesport

    Duket se aventura e portierit kamerunas Andre Onana te Manchester United është drejt fundit. I ardhur me shumë bujë dy sezone më parë, portieri 28-vjeçar më së shumti mbahet mend për gafat e tij me fanellën e “djajve të kuq”.
    Për pasojë, klubi ka vendosur ta largojë në fund të këtij sezoni portierin që ka bërë 91 paraqitje. Ai e ka mbajtur të paprekur portën në vetëm 26 raste, duke pësuar 136 gola. Shifra që nuk e bindin klubin dhe trajnerin Ruben Amorim për ta mbajtur.
    Duket se edhe vetë portieri është i bindur se këmbëngulja e tij për të qëndruar në “Old Trafford” nuk ka më baza, ndaj “talkSPORT” shprehet se Onana ka rënë dakord që të largohet. Destinacioni më i mundshëm është Arabia Saudite.
    Mësohet se për portierin ka interesim serioz nga Saudi Pro League, ndaj klubi anglez do të ishte i gatshëm të dëgjonte ofertat për lojtarin në fund të sezonit. United po planifikon të rinovojë skuadrën e tij këtë verë dhe Onana s’bën pjesë në planet e reja.

  • Interi kërkon yllin e Manchester United, por si do t’i paguajë 70 mln euro?

    Interi kërkon yllin e Manchester United, por si do t’i paguajë 70 mln euro?

    26 Mars 2025

    16:56

    Telesport

    Interi po konsideron një transferim të bujshëm nga Premier League.
    Bëhet fjalë për mesfushorin e Manchester United, Kobbie Mainoo, i cili është një nga emrat më të kërkuar në futbollin europian.
    Anglezi ishte një sensacion i madh i akademisë së “Djajve të kuq”, por kohët e fundit rendimenti i tij ka rënë dhe nuk po konsiderohet si lojtar i pazëvendësueshëm nga Amorim.
    Mesfushori ka luajtur 10 ndeshje për kombëtaren e Anglisë. Kontrata e tij aktuale në “Old Trafford” skadon në 2027 dhe vlera e tij llogaritet 70 mln euro.
    Vështirë që Interi të bëjë një sforco të tillë ekonomike, por ndoshta mund ta huazojë me të drejtë blerjeje.

  • Manchester United në kërkim të një sulmuesi dhe një mesfushori, ja emrat në listën e Amorim

    Manchester United në kërkim të një sulmuesi dhe një mesfushori, ja emrat në listën e Amorim

    Skuadra e Manchester United është duke eksploruar tregun për gjetjen e një sulmuesi të ri verën e ardhshme. Sipas mediave britanike, Viktor Gyokeres i Sporting dhe Victor Osimhen, që luan si i huazuar te Galatasaray, janë dy objektivat kryesorë.
    Gyokeres është favorit, pasi trajneri aktual Ruben Amorim e njeh mjaft mirë, duke qenë se e ka trajnuar para se të vinte në “Old Trafford”. Trajneri portugez do të dilte garant për këtë transferim, duke qenë se kushton edhe më pak se Osimhen.
    Gjithsesi, drejtuesit anglezë po eksplorojnë edhe surprizat nga Bundesliga. Sulmuesi Benjamin Sesko që luan me Leipzig është një emër në listë. Ai mund të largohet nga klubi për shkak të klauzolës së tij të lirimit (80 milionë euro).
    Sulmuesi tjetër për të cilin janë të interesuar është Hugo Ekitike, një lojtar i talentuar francez, që gjithashtu luan në Gjermani. Ai do të largohet nga Eintracht Frankfurt verën e ardhshme, por ata do të kërkojnë 80 milionë euro.
    United është gjithashtu në kërkim të një mesfushori të ri, kryesisht me tipare sulmuese dhe Kenan Yuldiz i Juventus është një nga emrat që ata po shohin. Një tjetër emër është Xavi Simons nga Leipzig, por gjermanët kërkojnë 80 milionë euro edhe për të.

  • Chelsea merr vendimin drastik për Jadon Sancho-n, gati të shpenzojë 6 milionë euro vetëm që të mos nënshkruajë me anglezin

    Chelsea merr vendimin drastik për Jadon Sancho-n, gati të shpenzojë 6 milionë euro vetëm që të mos nënshkruajë me anglezin

    Huazimi i Jadon Sancho nga Manchester United te Chelsea rezultoi një dështim i vërtetë. “Blutë” janë të pakënaqur me anglezin dhe janë të gatshëm të shpenzojnë disa milionë euro për të mos nënshkruar me të.
    “The Athletic” raporton se klubi londinez do të duhet të kompensojë Manchester United me rreth 6 milionë euro për mos ushtrimin e opsionit për të blerë anësorin anglez në fund të sezonit aktual.
    Marrëveshja mes Manchester United dhe Chelsea-s përfshinte një klauzolë që i lejonte “Blutë” të mbanin lojtarin në fund të këtij sezoni për një shifër 30 milionë euro, por, të pakënaqur nga performanca dhe paraqitjet e tij, Klubi londinez ka vendosur të mos e aktivizojë këtë opsion.
    Megjithatë, kjo nuk i përjashton ata nga detyrimi për të paguar një gjobë të përcaktuar më parë në kontratën e huazimit, e cila do të jetë rreth 6 milionë euro.
    Në kohën kur ishte te Dortmund, Jadon Sancho ishte një nga lojtarët më premtues në botë dhe u transferua për 85 milionë euro te Manchester United në verën e vitit 2021, por te “Djajtë” nuk arriti të tregonte vlerat e tij. Më pas erdhën dhe dy huazime radhazi, fillimisht rikthimi te Dortmund dhe më pas huazimi te Chelsea. Në fund të këtij sezoni, Sancho duhet të rikthehet te Manchester United, ku me siguri nuk do qëndrojë gjatë, pasi anglezi nuk është fare në planet e Ruben Amorim dhe do i duhet të gjejë një ekip tjetër për sezonin e ardhshëm.